Kur Gandi studionte për drejtësi në Universitetin e Londrës, ai kishte një profesor, Peters, i cili nuk mund ta duronte; Gandi, megjithatë, nuk ishte nga ata që mund të frikësoheshin. Një ditë profesori po hante në tryezë dhe Gandi u ul pranë tij.
Profesori tha: “Zoti Gandhi, a e dini se një derr dhe një zog nuk mund të hanë së bashku?”
“Ok Prof, unë po fluturoj larg…” u përgjigj Gandi, i cili shkoi të ulej në një tavolinë tjetër. Profesori, thellësisht i mërzitur, vendosi të hakmerrej në provimin e radhës, por Gandhi iu përgjigj shkëlqyeshëm të gjitha pyetjeve.
Pastaj vendosi t’i bënte pyetjen e mëposhtme:
“Zoti Gandhi, imagjinoni se jeni duke qëndruar në rrugë dhe vini re një çantë; e hap dhe gjen mençuri dhe shumë para. Cilën nga dy gjërat e mban për vete?”
“Sigurisht që paratë, Prof.!”
“Ah, në vend të tij do të kisha zgjedhur mençurinë”
” Ke të drejtë Prof; në fund të fundit, secili zgjedh atë që nuk e ka!”
Profesori i tërbuar shkroi në librezë fjalën IDIOT dhe ia ktheu. Gandi lexoi rezultatin e provimit, u kthye menjëherë dhe, duke buzëqeshur, tha:
“Profesor, ju e hodhët firmën në librezë, por keni harruar të vini notën!!!”
Këndi i humorit: Një natë një grup hajdutësh hyri në shtëpinë e Nastradinit

Komentet