VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Në dhomën e fëmijëve Beni filloi të bërtiste

June 19, 2017

Komentet

Këndi i humorit: Jeni i zemëruar me dikë?

Jeni i zemëruar me dikë? Mendoni para se të flisni.
Nëse personi është më i ri se ju, numëroni deri në 10 dhe më pas flisni.
Nëse personi është në moshën tuaj, numëroni deri në 30 dhe më pas flisni.
Nëse personi është më i vjetër se ju, numëroni deri në 50 dhe më pas flisni.
Nëse personi është gruaja juaj, vazhdoni të numëroni dhe mos flisni!!!

 

Këndi i humorit: Një ditë 3 burra shkuan në një shëtitje

Një ditë 3 burra shkuan në një shëtitje.

Papritur u gjendën përballë një lumi të furishëm.

Ata absolutisht duhej të shkonin në anën tjetër, por ata nuk e kishin idenë se si ta kalonin atë.

Njëri nga burrat iu lut Zotit:

– Të lutem, Zot, më jep forcë të kaloj lumin!

Puff… Zoti i dha krahë të mëdhenj dhe këmbë shumë të fuqishme dhe ai mundi të notonte përtej lumit në 2 orë, por rrezikoi të mbytej dy herë.

Duke parë këtë, edhe burri i dytë iu lut Zotit:

– Të lutem, Zot, më jep forcën dhe… mjetet për të kaluar lumin.

Puff… Zoti i dha një kanoe dhe disa rrema dhe ai e kaloi lumin brenda një ore, duke rrezikuar të përmbyset dy herë.

Burri i tretë, i fuqizuar nga përvoja e 2 shokëve të tij, vendosi gjithashtu t’i lutej Zotit:

– Të lutem, o Zot, më jep forcë, mjete dhe zgjuarsi të kaloj lumin.

Dhe Puff… Zoti e transformoi atë në një Grua.

Ajo kontrolloi hartën, eci rreth 200 metra dhe kaloi urën…

Këndi i humorit: Gjatë një takimi të Byrosë Politike, Stalini kërkoi t’i sillnin një pulë

Gjatë një takimi të Byrosë Politike, Stalini kërkoi t’i sillnin një pulë.
Sapo ia sollën, ai e kapi me njërën dorë, ndërsa me tjetrën me kujdes filloi t’ia hiqte pendët. Pula bërtiti nga dhimbja dhe u përpoq të shpëtonte në çdo mënyrë, por pa sukses, shtrëngimi i Kobës ishte shumë i fortë për të; ia doli t’i hiqte të gjitha pendët pa probleme të mëdha dhe, sapo mbaroi, u tha të pranishmëve: “Tani shikoni mirë…”

Në atë moment xhaxhoja e vuri pulën në tokë dhe u largua prej saj për të marrë pak kokrra gruri.
Udhëheqësit dhe zyrtarët sovjetikë e shikonin të habitur: pula e lënduar dhe e gjakosur vrapoi drejt tij ndërsa ai hidhte grushta grurë në dysheme dhe rrotullohej rreth dhomës.
Çdo hap i ndërmarrë nga Stalini korrespondonte me të njëjtin numër hapash të ndërmarra nga pula. Dhe Jozef Stalini iu tha: “A e keni parë se si pula më ndjek me përulësi, pavarësisht nga dhimbjet që i kam shkaktuar? Pra, shumica e njerëzve me marrëzi vazhdojnë t’i ndjekin sundimtarët dhe politikanët, me gjithë dhimbjen që u shkaktojnë, me të vetmin qëllim për të marrë një dhuratë të pavlerë ose thjesht një ushqim për disa ditë.”

Këndi i humorit: Një vajzë e vogël pyet nënën e saj: “Mami, çfarë është dashuria?”

Një vajzë e vogël pyet nënën e saj: “Mami, çfarë është dashuria?”

Dhe ajo: -“Dashuria? Për shembull, dashuria është takimi me një zotëri të pasur që të çon në një hotel luksoz në Venecia, që të çon në një udhëtim me gondolë, që të çon për të ngrënë në një restorant të shtrenjtë, që të blen makinë, që të blen apartament në Paris dhe vilë në rivierën franceze, që të blen gjerdanë diamanti dhe unaza ari… kjo është dashuria”

Dhe vajza: -“Mami, ku janë ndjenjat, dëshira, rrahjet e zemrës, takimi i parë, puthja e parë?”

Dhe e ëma: -“Këto janë marrëzi që i kanë shpikur humbamenot!!!”

Këndi i humorit: -Sot kishim provim në lëndën e gjuhës shqipe

-Sot kishim provim në lëndën e gjuhës shqipe.
– Epo, si shkoi?
-Nuk e di, dorëzova letrën bosh.
-Pse?
-Sepse heshtja vlen sa një mijë fjalë.
-Por ke lindur kështu apo je bërë budalla me kalimin e kohës?…

 

Këndi i humorit: Presidenti i një kompanie të madhe kërkon një sekretare

Presidenti i një kompanie të madhe kërkon një sekretare dhe i duhet këshilla e një psikologu për ta ndihmuar në zgjedhjen e tij. Kur shfaqen tri vajza, psikologu pyet njërën: – “Sa bëjnë katër plus katër?”
-“Tetë.” përgjigjet ajo.
– “Por mund të jetë edhe dyzet e katër!” thotë e dyta.
-Unë do të thosha se ose tetë ose dyzet e katër do të ishte mirë! përfundon e treta.
Psikologu duke iu drejtuar presidentit:
-“Për mendimin tim, të tria janë në rregull: E para dha përgjigjen më të qartë, e dyta futi imagjinatën në të dhe e treta kombinoi mendjen dhe imagjinatën! Kështu që zgjidhni bazuar në cilën nga këto karakteristika ju intereson më shumë.”
Presidenti përqendrohet, e mendon seriozisht dhe në fund thotë:
-“Ok jam mirë me atë të gjatën me vithe mandoline!”

Këndi i humorit: Në shtëpinë e një biznesmeni të pasur

Në shtëpinë e një biznesmeni të pasur, shërbëtorja shkon për t’i kërkuar pronares një rrogë pas tre muajsh punë. Zonja nuk është aspak dakord, në fakt ajo është mjaft e irrituar nga kërkesa. Kështu ajo fillon të bëjë disa pyetje:

-Maria, më trego pse e meriton një rritje page. Ju keni vetëm tre muaj që punoni këtu dhe tashmë i lejoni vetes të bëni disa kërkesa.

-Zonjë, ka tri arsye pse e meritoj këtë rritje. E para është se unë hekuros më mirë se ju.
-Kush e tha këtë?
– Burri juaj, zonjë! Arsyeja e dytë është se unë gatuaj më mirë se ju.
-Çfarë marrëzie Maria, dhe kush të tha?
-Prapë burri juaj, zonjë. E treta, më e rëndësishmja nga të gjitha, është se unë jam më mirë se ju edhe në shtrat!

– Kurvë e keqe…! Si guxon? Kush jua tha këtë? Prapë burri im?
– Oh jo, zonjë! Nikolla, SHOFERI juaj, ma tha këtë…

Këndi i humorit: Një grua e tradhton për të disatën herë burrin e saj

Një grua e tradhton për të disatën herë burrin e saj, i cili zbulon lidhjen dhe, i tërbuar e i lodhur duke e falur, e hedh nga kati i sipërm i pallatit.
Për fat të mirë, rënia është zbutur nga tendat e dritareve poshtë, kështu që gruaja shpëton.

Gruaja e zemëruar kthehet lart dhe i bie ziles, burri i saj hap derën dhe bërtet i habitur:
-Bobooo, duke kapur zogj, mësove edhe të fluturosh, ah!??

Këndi i humorit: Një zonjë rreth të gjashtëdhjetave ishte mbështetur në parmakë në një anije turistike

Një zonjë rreth të gjashtëdhjetave ishte mbështetur në parmakë në një anije turistike.
Me të dyja duart e mbante kapelën që të mos fluturonte…
Një zotëri i afrohet asaj dhe i thotë:
-Zonjë, më falni por era po ju ngre fundin…

Zonja përgjigjet:
– I dashur zotëri, nëse i heq duart nga kapelja, ajo do të fluturojë larg…
-E kuptoj zonjë e dashur…por ti nuk ke mbathje dhe…
Zonja shikon poshtë, pastaj shikon zotërinë dhe thotë:
-Zotëri, çfarëdo që patë këtu poshtë është mbi 60 vjeç. Ndërsa kapelën e bleva dje!!

Këndi i humorit: Mbreti i fundit i një populli kishte dhjetë qen të egër

“Mbreti i fundit i një populli
kishte dhjetë qen të egër.
Ai i përdorte ata për të torturuar dhe gllabëruar
ndonjë nga shërbëtorët që bënin ndonjë gabim.

Një nga shërbëtorët dha një mendim të kundërt,
dhe mbretit nuk i pëlqeu fare.
Për këtë urdhëroi që shërbëtori
t’iu hidhet qenve.

Shërbëtori tha: “Të kam shërbyer për dhjetë vjet,
dhe ma bën këtë? Te lutem më jep
dhjetë ditë afat para se të më hedhësh mes qenve”,
dhe mbreti ia dha.

Në ato dhjetë ditë shërbëtori iu kthye
rojës që kujdeset për qentë dhe i tha
se dëshiron t’u shërbejë qenve për dhjetë ditët e ardhshme.

Kujdestari i qenve ishte i hutuar, por ra dakord,
dhe shërbëtori iu përkushtua të ushqyerit
të qenve, pastrimit, larjes dhe
çdo lloj rehatie për ta.

Kur mbaruan dhjetë ditët,
mbreti urdhëroi që shërbëtori t’iu hidhej
qenve për dënimin e tij.

Kur e hodhën, të gjithë ishin
habitur kur panë se qentë nuk pushonin
duke ia lëpirë këmbët shërbëtorit!

Mbreti, i shqetësuar nga kjo
ajo që po shihte, tha:
“Çfarë ndodhi me qentë e mi?”

Shërbëtori u përgjigj:
“Unë iu shërbeva qenve
vetëm dhjetë ditë dhe nuk kanë harruar
shërbimet e mia.
Unë të kam shërbyer ty për dhjetë vjet dhe ti
harrove gjithçka,
sapo unë bëra gabimin tim të parë!”

Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdhëroi
shërbëtorit të lirohet.

Dedikuar të gjithë atyre që harrojnë
gjërat e bukura që iu ka bërë një njeri
dhe vetëm pse ai njeri
bën një gabim,
e përzënë.

Këndi i humorit: Një çift po feston martesën e argjendtë dhe njëkohësisht 60 vjetorin e lindjes

Një çift po feston martesën e argjendtë dhe njëkohësisht 60 vjetorin e lindjes.
Gjatë festës shfaqet një zanë dhe i thotë çiftit: “Si shpërblim për besnikërinë tuaj prej 25 vitesh, dua t’ju plotësoj nga një dëshirë”.
Gruaja e entuziazmuar thërret: “Dua të bëj një udhëtim rreth botës me burrin tim” dhe menjëherë pasi zana jep një prekje të shkopit magjik, shfaqen biletat e avionit dhe kuponat e hotelit.

Burri mendon për një moment dhe i drejtohet gruas së tij: “Kjo klimë është shumë romantike, por kjo mundësi vjen vetëm një herë në jetë, kështu që më fal e dashur, por dëshira ime është të kem një grua 30 vjet më të re se unë”.
Gruaja është e tronditur, por dëshira është dëshirë, kështu që zana e kënaq atë, me një goditje të shkopit dhe fap… burri bëhet nëntëdhjetë vjeçar!
Morali: burrat janë bastardë, por zanat janë femra.

Këndi i humorit: Një çift është i ftuar në një festë maskarade

Një çift është i ftuar në një festë maskarade.
Ndërkohë, e goditur nga një migrenë e tmerrshme, ajo i kërkon të shoqit të shkojë vetëm në festë.
Kështu ai merr kostumin e tij dhe shkon.
Por, pasi ka fjetur një orë, gruaja e tij, duke u ndjerë më mirë, vendos t’i bashkohet.
E sigurt që i shoqi nuk e njeh kostumin e saj, ajo vendos të argëtohet duke vëzhguar si sillet ai kur është vetëm.
Pasi arrin në festë, ajo sheh të shoqin duke kërcyer dhe duke flirtuar me të gjithë ato që takon.

Ajo vendos të shohë sa larg mund të shkojë ai dhe fillon ta ngacmojë me këmbëngulje.
Në fund ai nuk mund të rezistojë dhe e tërheq zvarrë në një dhomë të errët dhe ata bëjnë seks në të gjitha mënyrat.
Pa thënë asgjë dhe pa hequr maskat, të dy largohen, ajo vrapon me ligësi në shtëpi, fsheh fustanin dhe e pret të shoqin në shtrat, për të parë si do të sillet ai kur të kthehet.
Kur ai kthehet ajo bën sikur sapo është zgjuar dhe e pyet se si shkoi.
Ai i thotë: “Si zakonisht, ti e di që nuk argëtohem kurrë pa ty.”
Pastaj ajo këmbëngul: “A ke kërcyer shumë?”
Dhe ai pergjigjet,
“Të betohem, nuk kam kërcyer as edhe një herë. Sapo mbërrita takova Pjetrin, Antonin, Gjinin dhe miq të tjerë, u ngjitëm menjëherë në papafingo dhe luajtëm poker gjithë mbrëmjen, nuk e dëgjova as muzikën, edhe pse mendoj se ishte një festë e bukur. Ai të cilit ia dhashë kostumin tim, më siguroi se ishte dëfryer çmendurisht…”.


Send this to a friend