Më 26 shkurt 2026 u shënuan 75 vjet nga maskra e 26 shkurtit 1951, një nga aktet më mizore të diktaturës komuniste në Shqipëri, kur pa hetim dhe pa gjyq u ekzekutuan 22 intelektualë, midis tyre një shkencëtare grua Sabiha Kasimati. Ekzekutimi i 22 figurave të shquara të elitës shqiptare u krye pas një shpërthimi në territorin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt 1951.
Më 20 shkurt, regjimi komunist krerët komunistë zhvilluan një asamble ku vendosën marrjen e masave që çuan në ekzekutimin e intelektualëve.
Këto krime të diktaturës janë faqja më e turpëshme e këtij tranzicioni sepse vazhdojnë të mbulohen me heshtjen e shtetit
Këtë vit në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, ishte do të ishte Keda Kaceli, anëtarja e këtij Këshilli Bashkiak, mbesa e njërit prej martirëve të pushkatuar, gjyshit të saj Jonuz Kacelit, që do t’i kërkonte gjithë Këshillit Bashkiak të mbante një minutë heshtje në kujtim të viktimave të pafajshme, në 75 vjetorin e pushkatimit të tyre pranë Urës së Beshirit buzë lumit Erzen dhe trupat e tyre mes të cilëve e vetmja grua, Sabiha Kasimati, u hodhën në një varr të përbashkët, që do të zbulohej vetëm në vitin 1994.
Këshilli Bashkiak sipas kërkesës së Keda Kacelit, mbesës së Jonuz Kacelit, u ngrit në këmbë dhe mbajti një minutë heshtje në kujtim të 22 intelektualëve të pafajshëm që u pushkatuan të gjithë sipas një skenari të organizuar nga vetë diktatori.
