VOAL

VOAL

Kastriot Dervishi: Vetëm në 1945 regjimi dha 528 dëmine me vdekje të gjykatave ushtarake

December 5, 2021

Komentet

‘Fakte që nuk fshihen dot’- Salianji reagon nga burgu: Xhafaj përlotet për gabimin ‘e vogël’ të vëllait 22 vjeçar trafikant

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për deklaratat e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, të dhëna një ditë më parë në Opinion.

Në një reagim të shpërndarë për mediat nga selia blu, Ervin Salianji rendit 10 fakte që sipas tij nuk i fshehin dot.

Sipas tij, “Fatmir Xhafaj dhe dështimi i tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e përgatiti vetë!”. “Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara.

Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi”, shkruan Salianji.

REAGIM NGA KABINA TELEFONIKE E ERVIN SALIANJIT

Fatmir Xhafaj dështoi që nëpërmjet mashtrimit të mbronte vendimin e Gjykatës  që e ka shkruar vetë!

Deklarimet e tij si çdo montim e sajim tjetër në këtë proçes bien të gjitha në përballje me dokumenta shkencore apo dëshmi zyrtare!

Qarja e tij e stisur nga gëzimi që arriti të përdorë funksionet e tij për të “larë” veten dhe përfshirjen dhe ndihmën që i jep trafikantëve ishte neveritëse!

Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane pas një operacioni të DEA-s Amerikane, ishte krenar që e vazhdonte trafikun bashkë me ndihmën e familjarit ministër dhe me emërimet e drejtuesve të policisë, ndërkohë unë jam krenar për veten që në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit, takoja ćdo qytetar dhe protestoja për shqetësimet e tyre,  denoncoja trafikun e drogës të qeverisë apo bandar kriminale me emra dhe mbiemra, çdo denoncim në 11 vite opozitë mu faktua si i drejtë me kalimin e kohës!

Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë e paturp të një të moshuari që ka 40 vjet që me keto makinacione e ka zyrën në po të njetin vend tek ish Komiteti Qëndror!

Kështu:

1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa),  ka deklaruar që investigimin e ka autorizuar ai!
​Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e ka kryer ai.
​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.
Të gjitha të dhëna në dosje.

2. F.Xhafaj tha: ​​Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti:​ Prokurorua ka kërkuar 6 muaj konvertuar në  shërbim prove.

3. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Ervin Salianji, investigimin e ka  marrë të gatshëm dhe në fillimet e denoncimit kam ruajtur anonimitetin e dëshmitarëve dhe invetigiesve që më pas i identifikoi vetë Geron Xhafaj! Dëshmitariivetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitariirremë Alizotiicili instruktohet dhe paguhet nga drejtoret e policise qe tw luaje rolin e Gerontit!
Ndërkohë ky personazh eshte kontigjent i policisë dhe nuk ka për një komunikim timin me Alizotin!
Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

4. F.Xhafaj tha: ​​Vëllai im Geroni në orën 13:30 ka qenë në Fier!

Fakti:​Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e qelizave telefonike të cilatika prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, localiGeron Xhafaj në Vlorë.

5. F.Xhafaj tha: ​​Komunikimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun kur na kerkuan mbrojtjen per shkak te investigimit te forte!
Dokumenti:

6. F.Xhafaj tha: ​​Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

Fakti:​Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë imen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.
Faktithënë para drejtësisë.

7. F.Xhafaj tha: ​​Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë qe e kane sajuar! 

Fakti:​Përgjimet e stimuluara duke dhenë para Alizotit drejtuesit e policise, mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

8. F.Xhafaj tha: ​​Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti:​Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, së pari nuk e arrestoi dhe as e mbajten ne Shqiperi qe te hetohej, ti merrej celulari, komunikimet, komunikimet me drejtuesit e policise, me trafikantet etj.

9. F.Xhafaj tha: ​​Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

Fakti:​Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që most ë niste hetimiiri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.
​Gazetari Jetmir Olldashi la deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.
​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Thelbi i dënimit tim politik eshte i qartë, të denohet denoncuesi dhe të devijohen hetimet që Agron dhe Fatmir Xhafaj të shpetonin nga denimi me burg për trafik dorge në bashkëpunim!

10. F.Xhafaj: ​përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti:​Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje:  Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent sipas tij ishte i pastër? Dhe a e ka ndihmuar ai familjarin e vet nga arrestimi pêr trafikun e drogës duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë?!

11. Xhafaj tha nuk eshte dorezuar paisja origjinale! 

Fakt. Paisja origjinale eshte dorezuar tek krimet e renda dhe gjykata nuk pranoi ta merrte si prove! Pavaresisht kesaj akt ekspertiza e laboratorit britanik ka vertetuar qe zeri i Agron Xhafajt eshte i njejte/i ngjashem me zerin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike!sn

Përfundon takimi mes Ramës e Erdoganit, ja marrëveshjet që u nënshkruan mes dy shteteve

Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar tre marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe arsimit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Edi Rama u takuan në Kryeministri, ndërsa pritet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Lista e marrëveshjeve: 

1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

 

Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë bw

Erdogani në vizitë në Shqipëri

Jetmira Delia-Kaci

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron për vizitë në Shqipëri. Me ceremoni zyrtare Erdogan të enjten u prit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Të dy krerët e shteteve fillimisht do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, dhe më pas do t’u bashkohen edhe delegacionet nga të dyja palët.

Më vonë, Erdogan pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama. Kurse më pas do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi dhe në përfundim të saj pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve që lidhen me arsimin, bujqësinë dhe median.

Të dy presidentët, Erdogan dhe Begaj, duke shtrënguar duart.

Të dy presidentët, Erdogan dhe Begaj, duke shtrënguar duart.

Marrëveshja për krijimin e këtij Këshilli u nënshkrua në janar të vitit 2021, ndërsa mbledhja e parë u mbajt në shkurt të këtij viti.

Në Ankara, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje më 20 shkurt, u nënshkruan gjashtë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushën e mjedisit, bujqësisë, medias dhe ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi në mars të këtij viti gjatë një fjalimi në Kuvend, se Turqia është një shtet ‘me të cilin kemi një bashkëpunim intensiv në fushën e sigurisë mbrojtjes dhe emergjencave civile’.

Ai bëri të ditur se aktualisht është duke u zbatuar mbështetja e grantit prej 100 milionë lirash turke për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe se mbi këtë marrëveshje u siguruan edhe tre dronët Bayraktar.

Prej ardhjes në pushtet të partisë Socialiste, kryeministri Rama e ka cilësuar Turqinë partner strategjik dhe ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të arrijë në nivele të panjohura më parë.

Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompanitë turke që operojnë në Shqipëri.

Rreth mesditës, presidenti Erdogan dhe kryeministri Edi Rama pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Ndërkaq, ceremonia e përurimit të xhamisë së Namazgjasë do të mbahet pasdite, para orës 17:00.

Në këtë ceremoni të rëndësishme për besimtarët myslimanë, nuk do të marrë pjesë kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, dhe as drejtues të tjerë. Komuniteti do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili do të jetë edhe drejtues i xhamisë së Namazgjasë.

Në shtator të këtij viti u bë publike në media një letër e KMSH-së, ku theksohej se ky institucion jep pajtimin që Xhamia e Namazgjasë të administrohet nëpërmjet një fondacioni, i cili do të jetë “autoriteti i vetëm në këtë aspekt” dhe do të ketë si qëllim të veçantë të tij “marrjen përsipër të menaxhimit, administrimit, funksionimit dhe përdorimit pa afat të xhamisë, si dhe të kompleksit përreth saj”.

Ndërtimi i xhamisë nisi në vitin 2015 dhe themeli u vendos nga presidenti turk, Erdogan. Ai pati deklaruar në atë kohë se organizata FETO ka strukturat e saj edhe në Shqipëri, dhe se u kishte kërkuar krerëve të institucioneve “eliminimin” e tyre.

Punimet u tha se do të përfundonin për tre vjet, por u deshën rreth nëntë vjet që xhamia të përurohet.
Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe prej 10.000 metrash katrorë dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë. Pjesë e saj janë edhe bibliotekat, qendra kulturore, parkingu, kursi i librit të shenjtë, Kuranit, salla e ekspozitave, mensa, salla e konferencave etj.REL

U paraqit në SPAK dy ditë më parë, deputeti i PS dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit.

Cyrbja është paraqitur dy ditë më parë në Strukturën e Posaçme.

Kujtojmë se Çyrbja ishte në godinën e SPAK për rreth pesë orë, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja që çoi në marrjen e vendimit për të dorëzuar mandatin.

Për Cyrbjan është bërë kallëzim për shpërdorim detyre nga PD për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.bw

Njeriu më i afërt i Erion Veliajt thirret në SPAK

Pas arrestimeve të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, në lidhje me skandalin e inceneratorëve dhe të kompanisë ‘5D’, Erion Veliaj i ka zëvendësuar njerëzit e tij më të afërt, me të tjerë drejtorë të administratës bashkiake.

Elton Kacidhja, drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, aktualisht është krahu i djathtë dhe njeriu më i afërt i Veliajt në punët e tij të bashkisë.

Por Kacidhja sot është thirrur në SPAK.

 

Mësohet se, atij i është kërkuar që të paraqitet në SPAK me qëllim që ti merren deklarimeve në lidhje me hetimet që po bëhen në bashki.

Elton Kacidhja është thirrur herët në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të shmanget prania e medieve, por që nuk ja kanë dalë.sn

Erdogani të enjten përuron Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë

Xhamia e Namazgjasë, e cila do të inaugurohet të enjten, në prani të presidentit turk, Erdogan.

 

Jetmira Delia-Kaci

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë të enjten Shqipërinë, dhe bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, do të përurojnë Xhaminë e Namasgjazë, siç njihet Xhamia e Madhe e Tiranës.

Njoftimi është bërë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), i cili e ka konsideruar këtë përurim si “ëndërr të bërë realitet”.

Njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë erdhi pas lajmeve që u përcollën në media se Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi e ka caktuar tashmë imamin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Sipas mediave, vetë imami i quajtur Enes Bastur, e ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale, por më pas e ka fshirë atë.

Interesimit të Radio Evropa e Lirë për këtë çështje, Zyra e shtypit pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar, iu përgjigj duke deklaruar se “nuk ka asgjë zyrtare”.

Më pas, KMSH-ja shpërndau njoftimin për mediat, ku pranon se xhamia më e madhe në vend, nuk do të administrohet nga ky institucion fetar, por “nga pala tjetër”.

“Presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë, gjithashtu, edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”, thuhet në njoftimin e KMSH-së, duke lënë të kuptohet që xhamia do të administrohet nga Turqia.

Përurimi do të bëhet të enjten në orën 10:00.

Xhamia e Namazgjasë ndodhet pranë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë dhe Katedrales katolike ‘Shën Pali”, si dhe përballë Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ndërtimi i saj nisi në vitin 2015 dhe themeli u vendos nga presidenti turk Erdogan.

Ai pati deklaruar në atë kohë se organizata FETO ka strukturat e saj edhe në Shqipëri, dhe se u kishte kërkuar krerëve të institucioneve “eliminimin” e tyre.

Punimet u tha se do të përfundonin për tre vjet, por u deshën rreth nëntë vjet që xhamia të përurohet.

Organizata FETO

Turqia i referohet me akronimin FETO, lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen.

Ankaraja e ka shpallur terroriste lëvizjen “Hizmet” në maj të vitit 2016, duke i akuzuar mbështetësit e saj për përpjekje për të rrëzuar Qeverinë turke.

Gulen ka qenë aleat i presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deri në vitin 2013.

Çfarë përfshin Xhamia?

Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe prej 10.000 metrash katrorë dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, rreth 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin.

Ndërtimi i xhamisë është financuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, dhe kap vlerën e rreth 30 milionë eurove.

Pjesë e saj janë edhe bibliotekat, qendra kulturore, parkingu, kursi i librit të shenjtë, Kuranit, salla e ekspozitave, mensa dhe salla e konferencave, si dhe Muzeu i Bashkëjetesës.

Komuniteti Mysliman Shqiptar thekson se xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vend për falje, por një kompleks multifunksional, që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

Vizitat e krerëve të Turqisë në Tiranë, janë shoqëruar gjithnjë me thirrjen për të “pastruar mbetjet e organizatës FETO”.

Jo zyrtarisht është raportuar se edhe përurimi i xhamisë së Namazgjasë ka mbetur pezull pikërisht për shkak të pretendimeve të Turqisë se anëtarë të FETO-s janë pjesë e drejtimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Në njoftimin e këtij institucioni vihet re se asnjë prej drejtuesve të saj nuk do të jetë pjesë e ceremonisë, por KMSH-ja do të përfaqësohet me myftiun e Tiranës.

Dy vjet më parë, Erdogan paralajmëroi se kjo çështje do të ishte përcaktuese në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në shkurt të këtij viti, Erdogan gjatë një vizite të kryeministrit Rama në Turqi, tha se kjo organizatë “vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona”.

Marrëdhëniet Shqipëri – Turqi

Në janar të vitit 2021, Shqipëria dhe Turqia kanë firmosur Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Marrëveshjet e firmosura mes dy vendeve, shtrihen në disa fusha si teknologjia, transporti, energjia, mbrojtja, shëndetësia, turizmi, arsimi, mjedisi si dhe kultura.

Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompanitë turke që operojnë në Shqipëri.

Në mars të këtij viti ushtria e Shqipërisë pranoi tre dronë të prodhimit turk Bayraktar.

Së fundmi, Shqipëria po përpiqet të rikthejë në funksionim industrinë e vjetër ushtarake.

Autoritetet kanë thënë se investitorë dhe kompani të huaja, që synojnë prodhimin e armëve dhe municioneve, kanë treguar interesim, ndërsa Shqipëria synon të jetë partnere si aksionare në biznes dhe jo thjesht t’i japë ato me koncesion. REL

Protestuesi Kujtim Emiri flet për SYRI TV: Infermierja më tha ‘turp që proteston’

Kujtim Emiri, protestuesi që pësoi djegie të shumta në gjymtyrët e poshtme gjatë protestës së djeshme, pasi policia i hodhi molotov tek këmbët, dha një intervistë telefonike, ekskluzive për Syri TV nga Spitali i Traumës.

Emiri ka dhënë detaje të asaj se çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës në protestën e opozitës.

Sipas tij, djegia që ka pësuar ka ardhur për shkak të mungesës së profesionalizmit, ndërsa tha se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nuk e ka vizituar në spital.

Njëri oprej dy policëve që ishte në dhomën e spitalit ku po merrte ndihmë mjekësore, sipas Emiri, u detyrua të linte spitalin për të takuar ministrin Hoxha, propagandë kjo e përdorur nga ky i fundit.

Protestuesi Emiri shprehu keqardhje që sipas tij, jo vetëm policia dhe institucionet e tjera po shërbejnë si militantë të pushtetit, por edhe shëndetësia është bërë pjesë e saj.

Emiri thotë se aktualisht po merr mjekim te Trauma për djegie të shkallës së tretë dhe bashkë me të në dhomë është edhe një punonjës policie.

Një nga infermieret, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protestë.

Në shumë zona ka arritur në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrët e poshtme.

Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu, por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën.

Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi.

Më vjen keq nga deklaratat e minsitrit, jam në një dhomë me një efektiv policie. Nuk ditëm të reagonon, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron. Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim. Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njerëz që dalin nga mllefi dhe varfëria. Kanë bërë veprime të papërshtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje.

Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur.

Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë, njëri që iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie. Njërin nga policët, që ishte më mirë, e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim.

Policia ia dogji babain gjatë protestës- Aktorja e njohur: Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

Aktorja e njohur, Juli Emiri, reagoi pasi babai i saj u dogj kur policët i hodhën flakëhedhëse te këmbët gjatë protestës së djeshme.

POSTIMI I PLOTË

Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj,  bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot.

Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë “mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)”, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend! sn

PAMJE TË RËNDA- Digjet nga molotovi në protestë, babai i aktores shqiptare: Policia i hedh flakadanin në trup

Një protestues ka pësuar djegie të rënda nga molotovi i hedhur në protestën e Partisë Demokratike.

Protestuesi ka marrë djegie të rënda në pjesën e krahut, dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ai është babai i aktores shqiptare Juli Emiri.

Sipas protestuesve që ndodheshin aty, ai është plagosur pasi është hedhur një molotov, dhe një efektiv i policisë e ka marrë dhe ua ka hedhur sërish protestuesve.sn

 

Policia politike e pinjollit të Enver Hoxhës nis arrestimet e protestuesve: Dy furgona me qytetarë i dërgojnë në komisariatin…

Pas mbylljes së protestës së opozitës, pushteti i Edi Ramës, përveçse i mbyti qytetarët me gazlotsjellës dhe ujë me spec djegës, ka nisur menjëherë përndjekjen e tyre.

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj raporton se policia politike e pushtetit, e drejtuar nga një pinjoll i familjes diktatoriale të Enver Hoxhës ka mbushur dy furgona me qytetarë të cilët i ka shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Ndërkohe raportohet se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, emëruar nga bandat kriminale, Ilir Proda, janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për të vizituar policët e lënduar sot gjatë protestës së opozitës.

Drejt policëve të cilët kanë formuar kordonë sigurie përreth institucioneve të shënjestruara nga protestuesit është hedhur molotov, i cili ka dëmtuar disa prej tyre.sn

Pjesë e politikës?- Argita Malltezi: Të mos angazhohesh është gabim!

Për Argita Malltezin të mos angazhohesh në jetën publike, është dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve.

Në një intervistë televizive, Argita Malltezi e konsideron gabim të mos angazhohesh në politikë.

Edhe pse nuk e ka menduar më parë të bëhet pjesë e politikës, sot as nuk e përjashton këtë si opsion.

Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani.

Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”. sn

Demokratët përgatiten për protestën, Këlliçi dhe Muçollari “marrin në patronazh” Tiranën, çfarë u tha në takimin me strukturat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Kelliçi dhe anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, mbajtën takim me strukturat, anëtarët dhe demokratët në Kryeqytet, njësia 7, në prag të marshimit të 7 tetorit.

Protesta e parashikuar për të hënën pasdite, shihet si një moment i fortë kthese.

Belind Këlliçi u shpreh se pakënaqësia është shumë e madhe ngado, dhe tek socialistët e ndershëm, të cilët presin që Opozita të sjellë ndryshimin.

Drejtuesi politik i Tiranës sapo është kthyer nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku pati rastin të takohet me Presidentin Trump. Ai i siguroi demokratët, se PD nuk është e izoluar siç propaganda tenton të imponojë.

Grigels Muçollari u shpreh se data 7 tetor është momenti për të treguar rezistencë ndaj rënies së Kushtetutës, dhe momenti për t’i kthyer dinjitetin qytetarëve të nëpërkëmbur nga qeverisja e keqe.

“Është radha jonë”, tha Muçollari duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Protesta e 7 tetorit vjen në kohën kur kriza politika është thelluar, nga aktet arbitrare të qeverisë, me përndjekjen gjyqësore të Opozitës, me refuzimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndëshkimin masiv të deputetëve të PD në Parlament. bw


Send this to a friend