Mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu ka pasqyruar më së miri marrëveshjen dhe misionin e Enkelejd Alibeajt me Edi Ramën dhe Taulant Ballën për zgjedhjet lokale të 14 majit, me qëllim humbjen e opozitës.
Pasi Rama dhe Balla i dhanë logon, vulën, financimet dhe kohën televizive për të goditur opozitën në 14 maj, tashmë duket se misioni ka përfunduar për Alibeajn, duke dhënë dhe ‘dorëheqjen’ nga kryetar i komanduar ditën e djeshme.
‘Mision i kryer’, shkruan Kapexhiu, duke treguar Ramën dhe Ballën të cilët falenderojnë Alibeajn për ‘fitoren’ e tyre në 14 maj, si dhe vulën e PD-së që nuk i intereson aspak këtij të fundit, duke e lënë në tokë ta pshurri edhe qeni. syri.net
