BEOGRAD, 21 MARS – “Populli serb dhe unë kemi fituar tashmë. Republika Srpska u krijua dhe populli serb është i lirë në shtetin e vet”. Kështu thotë Radovan Karaxhiç, ish kreu i serbëve boshnjakë, i cili dje u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë për gjenocid, krime lufte dhe kundër njerëzimit. Në një mesazh të besuar avokatit të tij Marko Sladojeviç dhe transmetuar nga televizioni i Republika Srpska, Karaxhiç thotë se vuajtja e tij është më e vogël se ajo e të tjerëve. “Mijra dhe mijëra të rinj kanë ndërtuar Republika Srpska me jetën e tyre, shumë prej tyre janë bërë invalidë të luftës, vuajtjet më të mëdha kanë përjetuar nënat, fëmijët e të cilëve, shumë shpesh vetëm fëmijë, dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit serb. “Këto janë vuajtjet e vërteta” – tha Karadzic, siç raportohet nga avokati i cili pas dënimit foli me të për gjysmë ore. Karaxhiç flet për “hakmarrje të padobishme” të Tribunalit të Hagës, i cili për të, tani i moshuar, nuk do të ketë efekt.
Komentet