MOLLA E PANDALUAR
Ti më zgjat. Më zgjate ti. E kapa.
Ti më shkurton. Më shkurtove ti. E këputa.
Ti më zgjeron. Më zgjerove ti. E humba.
E PANJOHURA E RRITJES
Kur ishim të vegjël luanin me tollumbace,
I fryje dhe i hidhje ti,i fryja dhe i hidhja unë.
“Puf,puf,..’pëllciste e panjohura e rritjes, “puf,puf…”
AKT BIOLOGJIK
Duart hymbin te ty.Pa le se ku në ç’florë,
Këmbët gjithashtu.Pa le se ku në ç’faunë,
Trupi i gjymtuar përpëlitet.Pa le se ku në ç’botë.
SIZIFI I DASHURUAR
Këmba e padurimit s’i mbajti,i shkau,
Në fund të kodrës së femrës u rrëzua.
Sizifi mashtron,vetë kthehet mbrapsht nga maja.
NATË E PËRTEJ VARRIT
E gjallë.E ç’virgjër,
E vdekur.E virgjër.
Krevati i varrit nuk lëviz.
LIMIT
E para përshëndetje e parë,në fund javë,
E fundit përshëndetje e fundit,në fillim javë.
E para-e fundit,E fundit-e para ,gruaja.
PAS DIVORCIT
Mur jo i lëndës në mes dy trupave të tyre,
Veshët secili vë në vrimën e secilës zanore.
Zërin tënd dëgjoj,zërin tim përgjon.
LIRIKË
Kur vjen ti,drita e syve e lëshon vendin e vet,
Në errësirën e të verbërit bëjmë dashuri.
Prandaj ajo lloj errësire gjithë jetën zgjat.
PËR ISMAI KADARENË
Ja,”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,ja.
Ata që nuk lexojnë.Ushtria e vdekur e tij,
Ata që e përfolin .As për ushtarë kush s’i merr.
BRAKTISJA E EPSHEVE
Flakët u venitën,mbaruan.
Prushi i ndezur zuri ndryshk.
Hiri i braktisjes ai ndryshk.
SEMANTIKË
Të gjithë dritën që del nga trupi yt ma fale për një natë,
Që nga femra e parë e deri te femra e fundit e botës.
Nëpër atë dritë po shoh,po shoh zanafillën e çdo specje.
LINDJE E VONUAR
Ngadalë,ngadalë sikur përgjimi i gjahut,
Nga mali-guaskë kryet nxjerr dielli-kërmill.
Me vaj drite vështrimet përlyn.
TRILL
“Oh të lutem…”.Titull i autonomisë dhe pavarësisë së vehtes,
Shkop i bardhë i të verbërit në ditën e shkopit të bardhë.
Degë ideografike në ajër,me shpendë hormonesh e tejmbushur.
AJRORE
E hap natën,natën e të gjithëve.Ti sytë i mbyll,
E mbyll ditën,ditën e të gjithëve.Ti sytë i hap.
Puthja -çelës.Hap në të djathtë,mbyll në të majtë.
PASTHIRMA “Eh”…
Pasthirma“Eh”.Nga cila grykë në mes dritës dhe hijes?
Instinkt në dilemë.Kënaqësie apo moskënaqësie?
“Eh-,semafor.Të kalosh a të mos kalosh nga skaji në skaj.
PËRDERISA
E kujt je?Përderisa i gjithë hajku vetëm për ty.
E gjithëkujt.Përderisa i gjithë hajku vetëm për ty.
E askujt.Përderisa i gjithë hajku vetëm për ty.
ÇLIRIMI I VEHTES
Ike duke thirrur në ozon:”-Ikaaa…”
Rrugët pa rrugë:Të vërtetat e pashkruara asnjëherë.
Rrugët me rrugë:Rrenat e kësaj bote dykalimshme.
PËRSHËNDETJA E KUNDËRSHTIVE
Natën e mirë!E mira e natës- e bardha e rracës,
Ditën e Mirë!E mira e ditës- e zeza e rracës.
Bebja dhe plaku sëbashku tok, gri.
HËNË INVALIDE
Patericë njëri mal,në të djathtë,
Patericë tjetri mal,në të majtë.
Gjysma e munguar,platonike.
THITHJA E DETIT
Ç’po shkruan për ty deti?Dallgën fjali e zgjatka?
Pingul me kokë poshtë zhytet syhapur,symbyllur.
Pikëçuditëse,me trup njerëzor dhe kryet e tij-pikë.
ORËT E ËNDRRËS
Në mes të kupës së qiellit,kafazi i natës varet.
Shpendët cijasin,përplasen nëpër hekurat e hijeve.
Hëna në buzën e poshtme të luginës- pirsing.
NATYRË NJERËZORE
Dru i lartë i dashjes,duke u rritur shkurtohet,
Pemë e gjërë e dyshimit,duke u hapur ngushtohet.
Hije lagësht në trajtën e llapës së gjuhës.
ULIKS DHE CIRCE
M’i ke rrëmbyer mendimet,me thonj duke i kruar:”-Ohhh..”.
Një për një i ke kyçur.Jashtë të mos dalë asnjëri prej tyre.
Pa mendime,pa mendime,në shtratin-vathë,vathën-shtrat.
KOHA QË NUK JETOJMË
Po fle me fotografinë e saj sonte,
Nga fotografia del dhe ik ajo.
Silueta e zbrazët të gjithë të sotmit veç e veç i zë.
KOMPOZITË E MARTESËS
Gjumë i zmadhuar,
Krevat i zvogëluar,
Divorc në ëndërr.
PËRJETIM I ASAJ
Majat e gishtave në rërën e plazhit,
Mjekër e flokëve nga mbrapa ,pa fytyrë.
Dritare misterioze e krahëve të ngritur,në majë lidhur.
VETËDIJA E ERRËSIRËS
Errësirën boll e shani,e mallkoni,e përgojni,errësirën.
Ajo hesht. Me ujin më të kulluar jetën lakuriqe lan e shpëlan.
Ajo s’flet.Me dheun më pjellor jetën e çveshur e vesh,e vesh.
NIMFA E VERËS
E lirshme në rërën e bregut ,
I hap këmbët,i hap si të dojë.
Deti ia ngjit.Bëhet nimfë.
SIMBOL I NJERIUT
Asnjëherë numuri 1,
Kurdoherë numuri 10.
Trupi-shtati ,zero-barku.
PIKËLLIM I VIZIONIT
Furçë me gjemba të gjatë qerpikësh,
Nata e qorruar me të bardhë dallgësh.
Yje -midhje nga guaskat e rrudhave dalë.
DORA E SAJ
Po mërdhij si në hijen e lagësht,
Po dridhem si nga lutja e sinqertë.
Hëna në trajektoren e kurrizit.
FATI LUAN
Steka,në shenjë çokun e trekëndëshit me sy të ngrirë.
Lënda godet tjetrin,lënda,
Prekja të godet ty në hormone.
VJESHTA XHELOZE
Vjeshta.E femrës.
Çipi i gjethes pas këpucës.
Rruga e pangopur.
NDJENJA GJAHU
Gracka e syrit të djathtë u mbyll.
Thërmia e bebes e gënjeu.
Zogu këndon dhe në kafazin e varur.
ARKITEKTURË E ANATOMISË DELIRANTE
Gradaçelë hibnoze. Ambjente deliri epshak.
Piramidë, me bazë poshtë dhe kokën sipër.
Piramidë, me bazën lart dhe kryet poshtë.
DITAR I VJESHTËS
Kam lindur në vjeshtë.
Ditarin tim vjeshta e mban,
Gjethet e të tjerëve duke mos i mbajtur.
ZGJIMI I STINËS
Zgjimi tek deti.I lëvizshëm,
Zgjimi tek qiejt .Numuri 7,
Zgjimi tek ti.Krejt ditët e netët e javës .
EKSTAZA MEMECE
Asgjë nuk i ke thënë ti asaj gjersa të rrojë,
Asgjë nuk të ka thënë ty ajo gjer në gjallje.
Gojën me gojë po ia mbyllni njeri tjetri.
BIOLOGJI E FIGURËS
Qytet bregdetar i buzëve vajzërore.
Anija e pasthirmave..dhe pak..dhe pak..
Çengel i spirancës me dy anë- seksi.
GJYSMA E DOMOSDOSHME
Gjysëm zemre.Veshi i majtë,
Gjysëm zemre.Veshi i djathtë.
Gënjeni.Zemra nuk dëgjohet me veshë.
EPET E EKLIPSIT
Dorën i shtërngon.Ngroh natën e ftohtë,
Dorën i lëshon.Ftoh ditën e ngrohtë.
Flokë të shtypur.Nga eklips i hënës nudo me diellin lakuriq.
FORMA TË SHUMËFISHTA
Çarçafët grisen nga majat e qerpikëve,
Zanoret e rrokjeve mbyllin sytë.
Fjala- krevat kërcet.
ARKEOLOGJI JO NË DHE
Vapori “Titanik”- nata mengadalë,
Errësira – uji me këmbët e dallgëve.
Të mbyturit lart,në sipërfaqe të qiellit.
PREKJA E MOLEKULAVE
Qilim i vërtetë në ëndërr,
Qilim fluturues në zhgjëndër.
S’pushon avlëmënd i buzëve.
E PAPRITURA
Jorganin e dallgëve vera e tërheq,
Deti nxiton,lakuriq të mos jetë.
Dhe ty me tjetrin në lëng për rroba të vesh.
FYTYRA E GJINIVE
E librit të shkruar,kapak,
E librit të pashkruar,ballinë.
Në kopertinë sytë,njëri emri,tjetri mbiemri..
AG I VENDLINDJES
Rrota e mullit të diellit ec dhe venddnumuro,
Uji qiellor kurrë nuk e shterr të bardhën blu.
Me miell të dritës së syve dëng thasët e reve.
MOTIV I KUPTIMIT
Gjuhë e gjallë. Mendime të vdekura,
Gjuhë e vdekur.Mendime të gjalla.
Në shtëpi pa ty,në varr me ty.
GJALLËRIA E GRUAS
Ti i hap dritaret në çdo shtëpi të botës,
Në çdo shtëpi të planetit ti dyert i mbyll.
Nga dera-trupi,nga dritarja-fryma.
TRIUMF I BOTËVE
Duke të parë nga lart.I qërruar,
Duke të puthur nga poshtë.I pa frymë.
Në shtresën e ozonit bulëza sperme.
KONCENSION I KULTIT
Lumi i devijuar nga humbja e muskujve,
Fushë,e mbetur vejushë në mes stinësh.
Radiografi e relievit me vajtje ardhje narciste.
ANKTH I MËDYSHJES
Fshehtësi e dukur kur zhduket,
Fshehtësi e zhdukur kur duket.
Dy vrimat e strofkullës,sytë.
PRITSHMËRI E SË NESËRMES
Lugët e yjeve në reçelin e natës ,
E bymyer llapa e hënës si ajo e qenit llup-llup.
Tas i alumintë përmbys.
REKUEM PËR DIMRIT
Galeri e nekropoleve si zakonisht,
Të vdekurit skeletet e tyre ekspozojnë.
Shikim të mbarë,të skeletit tënd .
RELIEV I METAFORËS
Të uriturit hanë me sy,
Dhëmbët u ikin nga goja,
Maja të mrehta,vargmale.
PASIGURI E JETËS
Lëkura e ajrit me smog i ç’ngjyrosur,
Qen Lume i lidhur brenda daulles,
“Hum-hum,..”pa asnjë “a” habitore
LEXIMI I SHTYPIT TË DITËS
Ju falenderoj ju shkronja të shtypit të përditshëm,
Ecni drejt.Sikur ushtarët e gardës rrini drejt.
Sytë që ju shohin,trupin e bëjnë të shtrembët.
PREKJA E INDEVE
Shuplakë e tejngopur,
Gishtrinj të uritur,
Merimanga e dorës.
I GJYMTUAR I TRANZICIONIT
Dy gishtat nga “V” lart,më në fund u lodhën
Me një këmbë,në zyrën e përkrahjes sociale.
Dy gishta të kthyer përmbys për patericë .
GJUHË EROTIKE
Ndajfolja- femër,femër,
Kallzuesi-krevati.
Kryefjala ndërron vend.
TRANSFERIMI I MESUESVE
Kore e skuqur nga diabeti.Nuk e kishte,
Amanetet që la i ngjiti shuk gëlbaza që s’i dilte.
“-Duart m’i lini jashtë..”-tha.Për kë i donte?
DASHURIA E TRUPIT
Shpirti shkëputjen ( jo të tij ) bën më në fund,
Nëpër shkallët e vertebrave të gjoksit.Ja si ngjitet.
Puthjen e fundit te buza ai të prekë.
“LIRI-DEMOKRACI” E GISHTËRINJËVE
Historia e njerëzimit – ujë i pijëshëm.
Nuk ka formë sikur uji i paanshëm.
Mos i thyeni stalaktitet,stalakmitet,vizitorë.
ARRA E SHPIRTIT BINJAK
Thelb,
Dy mushkëri,
Bashkë.
FLOKË NË ANKAND
Me një shuk flokësh të shkulur në duar ajo,
Po shkon t’i shesë ato flokë jo t’i falë.
Aktor mashkull me atë tufë flokësh në paruke.
MESNATË DITURAKE
Gjysëm – Ai.
Gjysëm – Ajo.
Mesnatë -të Dy.
UDHËTAR ROMANTIK
Me këmbë të kam shkruar,
Me këmbë të shkruaj.
Gjurmët-shkronja,rrugët-fjali.
MIRËNJOHJA E NATYRËS
Embrioni i vizës nga pika del në ujë,
Deti për herë të parë me valët e përkëdhel.
Peshqit për luspa valët e detit mbajnë.
ELI FARA
Jo më kot e trashëgon atë mbiemër kjo nimfë,
Dhe detin me fara notash muzike e mbjellë.
Pentagramët e valëve sikur pemët i shkund era.
JO VETËM PËR BUKËPJEKËSIN
Site miellin,site,o furrëtar i bukës së përditshme,
Krundet apo himet- insekte të pangopura.
Gudulisje thellë e më thellë në organet gjenitale.
PLATONIKE
Jam dashuruar me ferrën e rrugës.Thonj.
Bëj të iki,ajo degën e vet këput.Thonj.
Para më del dhe prapë mbin.Thonj.
TOPI I DËBORËS
E pres topin tënd të dëborës me duar,
I puth vijat dhe shenjtat e lëkurës së bardhë.
Fryma u fryn xixave brenda bulëzave.
SHTATË QIEJTË
Gjethet e puthjeve flake kanë marrë,
Përsëri gjethe me flakët duke krijuar.
Vaji i sentimenteve digjet në shatë qiejtë.
Komentet