Pasi u zhduk për një javë me radhë, Edi Rama iu fsheh edhe Parlamentit të enjten.
Opozita kishte kërkuar mocion me debat pa limit kohor me Ramën, ndërsa deputeti Gazment Bardhi donte interpelancë me të.
Por në frikësuar në palcë, Rama i bëri bisht përballjes në Kuvend për skandalin e tij me McGonigal dhe i delegoi interpelancën Elisa Spiropalit.
Mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu e ilustron gjendjen e Ramës përmes një krijimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku Rama përveçse i delegon interpelancën Spiropalit, ka ndërruar edhe rrobat me të, duke i marrë fustanin, ndërsa i ka dhënë brekushet.
Edi Rama po fshihet përgjegjësisë për skandalin me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, edhe në SHBA është lajm i ditës tashmë prej më shumë se 1 jave.
Rama akuzohet se ka korruptuar McGonigal për të goditur opozitën dhe Partinë Demokratike, përmes lobimeve në SHBA. syri.net