VOAL

VOAL

“Kapeni dhe mbyteni”, Gjata: Ja pse Dollapi vrapoi t’i ikte Policisë (video)

May 12, 2019

Komentet

Alarm për ekonominë shqiptare, Buxhuku: 2027-a parashikohet vit pesimist. Nga ulja e taksave nuk përfitojnë qytetarët

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë, ka ngritur shqetësime lidhur me Paketën Fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2027, duke theksuar se të dy dokumentet nuk janë në përputhje me njëri-tjetrin dhe se parashikimet buxhetore rrezikojnë të rëndojnë barrën fiskale mbi biznesin dhe ekonominë shqiptare.

I ftuar në emisionin Minuta e Parë, Buxhuku bëri të ditur se Konfindustria ka paraqitur problematikat dhe propozimet e saj për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas tij, qëndrimi i Konfindustrisë është që të mos ketë rritje të taksave dhe tatimeve, por të ardhurat në buxhet të sigurohen përmes luftës kundër korrupsionit, kontrabandës dhe informalitetit.

“Ne duam që të mos rriten taksat e tatimet, por të ketë luftë kundër korrupsionit dhe kontrabandës, që paratë të gjenden brenda për brenda sistemit”, deklaroi Buxhuku.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për perspektivën ekonomike të vitit 2027, duke theksuar se vlerësimet e paraqitura për ekonominë shqiptare japin sinjale pesimiste. Sipas kreut të Konfindustrisë, këto pritshmëri duhet të merren në konsideratë gjatë hartimit të politikave fiskale dhe buxhetore.

Një tjetër problematikë e evidentuar nga Buxhuku lidhet me efektin real të uljes së taksave te konsumatorët. Ai shprehu dyshimin se lehtësimet fiskale nuk do të reflektohen domosdoshmërisht në uljen e çmimeve për qytetarët, por mund të përfundojnë në rritjen e fitimeve të tregtarëve.

“Qeveria ul taksën, por kjo nuk shkon në formën e uljes së çmimit për qytetarët, por shkon për fitime më të mëdha për ata që shesin”, u shpreh ai.

Sipas Buxhukut, mungesa e konkurrencës së ndershme dhe prania e karteleve e oligopoleve në sektorë të ndryshëm, përfshirë tregun e karburanteve dhe atë të ushqimeve, krijojnë rrezikun që përfitimet nga lehtësimet fiskale të mos mbërrijnë te konsumatori.

“Kartele dhe oligopole ka edhe në naftë dhe në çmimet e ushqimeve”, theksoi ai, duke paralajmëruar se përfitimet mund të përfundojnë në xhepat e tregtarëve dhe jo të qytetarëve.

Konfindustria kërkon që politika fiskale e vitit 2027 të mos mbështetet në rritjen e taksave, por në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës, si dhe në krijimin e kushteve që lehtësimet fiskale të reflektohen realisht në ekonomi dhe në çmimet për konsumatorët. BW

Chabad House pritet të hapet në Shqipëri- Qendër fetare dhe komunitare me sinagogë dhe shërbime për hebrejtë

TIRANË- Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-it është njoftuar se rabini Yossi Fridman dhe bashkëshortja e tij, Etka Fridman, së bashku me djalin e tyre, Meir, do të vendosen në Shqipëri për të ngritur shtëpinë e parë të përhershme të organizatës në vend. Familja Fridman do të angazhohet për t’i shërbyer komunitetit hebre vendas, si dhe numrit në rritje të turistëve dhe vizitorëve hebrenj që mbërrijnë në Shqipëri.

Shqipëria zë një vend të veçantë në historinë hebraike edhe për shkak të qëndrimit të shqiptarëve gjatë Holokaustit. Tradita e besës, një nga shtyllat e kulturës shqiptare, u bë pjesë e historisë së shpëtimit të hebrenjve, pasi familje të shumta shqiptare i strehuan dhe i fshehën ata në shtëpitë e tyre, duke i mbrojtur nga përndjekja naziste. Në deklaratën e tij, rabini Yossi Fridman e lidh vendosjen në Shqipëri me traditën e besës dhe mikpritjen shqiptare ndaj hebrenjve.

“Koncepti shqiptar i besës do të thotë që ti e mban premtimin ndaj mysafirit tënd pavarësisht kostos. Gjatë Holokaustit, ata e mbajtën atë premtim ndaj popullit hebre. Ne kemi ardhur për të ndërtuar një shtëpi ku çdo hebre që hyn në derë trajtohet si familje, ashtu siç e trajtoi Shqipëria popullin tonë kur kishte më shumë rëndësi”, është shprehur ai.

Një nga arsyet që ka nxitur këtë nismë është edhe rritja e turizmit në Shqipëri, përfshirë numrin e vizitorëve izraelitë. Sipas organizatorëve, kjo ka shtuar nevojën për shërbime fetare dhe komunitare, si ushqim kosher, një sinagogë dhe ambiente ku udhëtarët hebrenj mund të qëndrojnë dhe të festojnë Shabatin. Familja Fridman synon të bashkëpunojë me komunitetin ekzistues hebre për të zhvilluar më tej jetën fetare në vend, duke ofruar njëkohësisht shërbime për vizitorët që kërkojnë një hapësirë për lutje, një vakt Shabati apo kontakt me komunitetin hebre gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri./Dosja.al

Pasoi Vlora Hysenin, kush është Esmeralda Hasani, drejtuesja e re e SHISH?

Esmeralda Hasani është emri i propozuar nga Kryeministri dhe i dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), duke zëvendësuar Vlora Hysenin, e cila u largua nga detyra pas zhvillimeve në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

Por kush është drejtuesja e re e institucionit më të rëndësishëm të inteligjencës në vend?

Hasani ka një profil profesional të lidhur kryesisht me drejtësinë, akademinë, administratën publike dhe menaxhimin e projekteve europiane.

Ajo ka studiuar të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Milanos dhe ka ndjekur studime pasuniversitare në fushën e planifikimit dhe menaxhimit të projekteve europiane në Bruksel. Profili i saj akademik përfshin gjithashtu studime doktorale, ndërsa është angazhuar si pedagoge e së drejtës europiane.

Në aspektin profesional, Hasani ka mbajtur disa pozicione në institucione dhe organizata të ndryshme. Gjatë periudhës 2015-2019 ka drejtuar Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, ndërsa në vitet 2017-2018 ka ushtruar detyrën e këshilltares dhe shefes së kabinetit pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Në vitin 2018 është përfshirë gjithashtu në strukturat drejtuese të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, si përfaqësuese e ministrit.

Ajo është prezantuar edhe si konsulente e lartë pranë Kryeministrisë, me angazhime në planifikimin e projekteve dhe sigurimin e financimeve.

Hasani rezulton bashkautore e një studimi të publikuar në vitin 2023, që trajton kuadrin ligjor dhe institucional të Shqipërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm në hapësirën kibernetike.

Ndërkohë më parë në SHISH, ku ka mbajtur pozicionin e shefes së Departamentit Mbështetës gjatë drejtimit të institucionit nga Vlora Hyseni. Panorama

Taksistët dalin në protestë, kërkojnë uljen e kostove dhe kufizimin e licencave

Ashtu siç kishin paralajmëruar, shoferët e taksive kanë dalë në protestë ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sindikata e Transportit Taksi ka deklaruar se shkak për protestën është bërë mungesa e reagimit nga institucionet për kërkesat e përsëritura të tyre lidhur me problematikat e sektorit.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, Gëzim Karanxha, renditi disa nga arsyet që i kanë çuar taksistët drejt protestës. Ai përmendi numrin e lartë të licencave, cilësinë e karburanteve, taksat e larta dhe mungesën e vendqëndrimeve për taksitë.

Mes kërkesave kryesore të taksistëve janë:

Respektimi i tarifave të taksimetrit dhe përcaktimi i kritereve për personat që ushtrojnë këtë shërbim.

Targat, pulla e Bashkisë dhe licenca të jenë në pronësi të personit që ushtron aktivitetin.

Largimi nga shërbimi i automjeteve që nuk janë të licencuara.

Ulja dhe stabilizimi i çmimit të karburantit, si dhe garantimi i cilësisë së tij.

Trajtimi me përparësi i shërbimit taksi nga organet e qarkullimit rrugor.

Përcaktimi i numrit të licencave në bazë të numrit të banorëve.

Subvencionimi i karburantit, duke qenë se transporti taksi konsiderohet prej tyre si shërbim publik. Panorama

Emrat e tyre dolën në dosjen e Belinda Ballukut, Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Aviacionit Civil! Dorëhiqet edhe Viola Haxhiademi nga drejtimi i KESH

Dy drejtorë institucionesh në varësinë e ministrisë që dikur e drejtonte Belinda Balluku kanë dhënë dorëheqjen.

Bëhet fjalë për Maksim Et’hemaj, i cili është larguar nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021. Në vend të tij është emëruar Dritan Isaku, i cili ishte në krye të Albcontrolit.

Po ashtu edhe Viola Haxhiademi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Një ditë më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Portual Durrës edhe Liburn Aliu dhe në vend të tij u emërua Andrea Shllaku.

Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin.

Ndërkohë kujtojmë që emrat e Viola Haxhiademit dhe Maksim Et’hemajt kanë dalë në dosjen e Belinda Ballukut. Në telefonin e ish-drejtoreshës, hetuesit kanë gjetur një grup në Ëhatsapp, të krijuar në qershor të vitit 2019 nga Balluku i titulluar “Dhërmi”. Panorama

Vllehët e Shqipërisë, nga blegtorë e humanistë, te korrierë të sulltanit

Stereotipi i vllehëve të Shqipërisë, ishte personifikim i bariut. Në fakt ata kanë kryer edhe funksione të tjera ekskluzive si prijës karvanesh, dhe korrierë. Profesor Pëllumb Xhufi, në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Vllehtë e Shqipërisë në kontekstin ballkanik”, tha se burime nga shekulli 15 e tutje i quajnë korrierët që përcillnin postën e mesazhet urgjente nga Stambolli me termin ulak.

“Marin Barletit ndalet në këtë kategori shërbimi. Ai citon një rast kur gjatë rrethimit të Beratit nga forcat e Skënderbeut më 1455, sulltani dërgon një mesazh urgjent në Gjirokastër që korrierët vllehë e sollën me shpejtësinë e erës. Nga Stambolli në Gjirokastër e sollën për 3 ditë, por kjo rrugë zakonisht zgjaste me 1 muaj. Kjo thotë Barleti, sepse sulltani kishte nxjerr një urdhër sipas të cilit korrierët vllehë, mund t’i kërkonin kujtdo që ndeshnin rrugës, ndërrimin e kuajve, ndaj vinin shpejt”, tha Xhufi.

 

Konferenca solli në vëmendje tipare të ndryshme të kësaj bashkëjetese, bashkë me zhvendosjet e tyre, nga malësitë e Oparit, Voskopojës, Kolonjës, Këlcyrës drejt Myzeqesë, një tjetër zotërim i Muzakajve. Për Ferit Dukën, në rastin e Voskopojës, duhet megjithatë kuptuar se regjistrat osmanë e shënojnë ardhjen e tyre.

“Dokumentet osmane tregojnë se pjesa me e madhe e popullsisë voskopojare ishte autoktone, banorë historikë e këtij fshati. Të ardhurit kur ka pasur të tillë, janë regjistruar me vete dhe me emrin e origjinës, sikundër ndodhi me meçovitet e Voskopojës” tha Duka.

Studiues të ndryshëm u ndalën në aspekte të ndryshme të jetës së Vllehëve, si humanistë, filantropë e artistë, kontributin në sovranitetin e Shqipërisë, por edhe rolin e tyre në Greqi e më gjerë. bw

BIRN: ‘Rama rikthen metodat bolshevike’/ Gjobat e AMA-s cenojnë lirinë e shprehjes

 

Sanksionet e vendosura nga AMA ndaj disa emisioneve televizive për gjuhën e përdorur nga të ftuarit në transmetime live ngrenë shqetësime për kufizimin e debatit publik dhe lirisë editoriale gjatë protestave antiqeveritare.

BIRN

Gazetari Blendi Fevziu e nisi emisionin e tij “Opinion” me një notë proteste mbrëmjen e së enjtes. I veshur me një uniformë me mbishkrimin “Policia AMA”, Fevziu ironizoi efektin e një gjobe të vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për “përmbajtje të gjuhës së papërshtatshme”.

“Unë nuk po ankohem për gjobën, por po ankohem që pas 30 vitesh në këtë studio… veshjen time normale duan ta kthejnë në veshjen e një polici të AMA-s,” deklaroi Fevziu.

“Unë nuk duhet të jem më gazetari që drejton një debat midis dy palëve të balancuara ose mbi një temë që ka këndvështrime të ndryshme, por duhet të jem polici që qëndroj këtu për të check-uar dhe certifikuar çdo fjalë që thotë çdo i ftuar, për ta qortuar atë nëse është e papërshtatshme,” shtoi më tej ai.

Gjoba në adresë të emisionit “Opinon” lidhet me debatin e datës 22 tetor mbi protestat anti-qeveritare, ku gazetari Armand Shkullaku deklaroi mes të tjerash se: “Nuk e dimë dhe sa ditë do të rrijë Rama në pushtet, se Rama në fund do tërhiqet zvarrë, e ka kaluar vijën e kuqe, ia ka hequr mundësinë vetes për negociata”.

Për drejtuesin e emisionit që transmetohet çdo mbrëmje “live’, kjo është një masë qesharake, që ka për synim që t’u diktojë të ftuarve se çfarë të thonë apo t’i censurojë ata.

Emisioni “Opinion” nuk është i vetmi.

Në ditët e përplasjeve të dhunshme gjatë protestave studentore, një numër emisionesh politike në ekrane të tjera janë përballur me gjoba të ngjashme nga AMA, me pretendimin e shfaqjes së pamjeve të dhunshme apo përdorjes së gjuhës së urrejtjes, nxitjes apo justifikimit të dhunës nga të ftuarit në panele.

Mes të gjobiturve janë emisioni “Ora e Betit” në TV Ora News, “Kafe Shqeto” në Syri TV apo Të Paekspozuarit në Vizion Plus.

Emisioni “Ora e Betit” e gazetares Beti Njuma u gjobit me 100 mijë lekë, mes të tjerash me argumentimin se drejtuesja e programit nuk kishte reaguar për t’i dënuar këto qëndrime dhe as nuk ishte distancuar prej tyre, duke shkelur kështu rregullat e etikës, moralit publik dhe Kodit të Transmetimit që ndalojnë rreptësisht përmbajtjet që nxisin dhunën apo diskriminimin.

Gazetarja Beti Njuma i tha BIRN se kjo fushatë po rikthen “metodat bolshevike të ndëshkimit për mediat dhe protestuesit kritikë”.

“Jam pa fjalë nga kjo sjellje e drejtueses se AMA-s, që në vend të një institucioni rregullator më ngjan me Ministrinë e së Vërtetës tek 1984 e Orwell, që kërkon të kontrollojë dhe censurojë edhe atë që njerëzit mendojnë,” tha Njuma në shenjë proteste.

Ndërkohë, moderatori Flavio Qarri i Syri TV deklaroi publikisht se ishte gjobitur pasi kishte transmetuar pamjet e shoqërimit nga policia të një protestuesi me këmbë të thyer.

AMA nuk komentoi deri në publikimin e këtij shkrimi nëse shtimi i masave administrative ndaj emisioneve të debatit lidhej me protestat e fundit dhe klimën e tensionuar politike në vend dhe nëse interpretimet ligjore mund krijonin efekt censurues dhe frikësues për mediat.

‘Zinxhir ndëshkimesh’ për protestat

Shoqatat në mbrojtje të gazetarëve dhe ekspertë të medias i shohin me shqetësim sanksionet  ndëshkuese të AMA-s ndaj gazetarëve, të cilat vijnë në të njëjtën kohë me masa të tjera represive ndaj tubimeve dhe protestuesve.

Sipas tyre, AMA po përdor formulimet ligjore për të tentuar censurë apo vetëcensurë si ndaj mediave kritike, ashtu edhe ndaj gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, kërkoi të enjten që AMA të tregojë vetëpërmbajtje në vendosjen e sanksioneve ndaj mediave dhe të respektojë standardet evropiane të lirisë së shprehjes, duke konsideruar se gjobat janë vendosur në rrethana që “ngrenë pikëpyetje mbi proporcionalitetin e ndërhyrjeve administrative dhe respektimin e lirisë së shprehjes”.

“Liria e shprehjes, e garantuar nga neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk mbron vetëm informacionet dhe opinionet që priten pozitivisht, por edhe ato që mund të fyejnë, tronditin ose shqetësojnë shtetin apo një pjesë të shoqërisë,” thuhet në deklaratën e AGSH-së.

Edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, e konsideroi shqetësuese sjelljen e AMA-s, duke e cilësuar institucionin si “policia e mendimit në mashën e sistemit”. Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik njoftuan se kishin kërkuar për raportim mbi këtë çështje drejtoreshën e AMA.

I pyetur nga BIRN, gazetari Lutfi Dervishi e sheh sjelljen e AMA-s si pjesë të një fushate më të gjerë kundër protestave antiqeveritare.

“Po krijohet përshtypja e një zinxhiri ndëshkimesh: gjoba për ata që protestojnë, gjoba për televizionet që transmetojnë protestat dhe presion mbi gazetarët që i diskutojnë ato. Nëse kjo logjikë vazhdon, nuk do të ishte çudi që një ditë të diskutohej edhe gjoba për shikuesit që ndjekin televizionin e ‘gabuar’,” ironizoi Dervishi.

Ndërsa thekson se nxitja e dhunës është e papranueshme dhe media ka përgjegjësinë që të mos shndërrohet në platformë për kërcënime, Dervishi bën një dallim thelbësor mes një televizioni që promovon dhunë dhe një televizioni, ku një i ftuar përdor gjuhë të papranueshme gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë – ku gazetari nuk mund të konsiderohet automatikisht përgjegjës.

“Në një periudhë protestash të vazhdueshme, përplasjesh me policinë dhe tensionesh politike, kur qeveria po ashpërson legjislacionin për tubimet dhe po rrit sanksionet ndaj protestuesve, autoriteti rregullator i medias “duket se ka nisur një fushatë ndëshkuese ndaj televizioneve që transmetojnë drejtpërdrejt këto zhvillime,” theksoi ai.

Për pedagogun e komunikimit, Erlis Çela, praktika e fundit e AMA-s ka një ndryshim të dukshëm nga mënyra se si institucioni ka vepruar më parë ndaj debateve politike televizive.

Ai ngre shqetësimin se shtimi i masave ndëshkuese në kohën e protestave mund të krijojë perceptimin e përdorimit politik të institucionit dhe të ndikojë drejtpërdrejt në kufijtë e lirisë së shprehjes.

“Kur ndërhyrja ndëshkuese bëhet më intensive dhe kthehet në një normë, krijohet një terren i përshtatshëm për censurë dhe autocensurë,” thotë Çela.

Kritikat e ashpra ndaj qeverisë, shprehjet provokuese apo deklaratat që shqetësojnë pushtetin nuk mund të klasifikohen automatikisht si nxitje e dhunës, thekson Çela, duke e konsideruar këtë një precedent të rrezikshëm për lirinë editoriale.

Ai paralajmëron se rreziku kryesor nuk lidhet vetëm me gjobat konkrete, por me krijimin e një praktike ku redaksitë fillojnë të marrin vendime editoriale duke parashikuar reagimin ndëshkues të autoritetit rregullator.  Për këtë arsye, Çela kërkon që qasja e AMA-s të kundërshtohet publikisht dhe që komisioni parlamentar përgjegjës të kërkojë llogari për mënyrën se si institucioni po ushtron kompetencat e tij.

Edhe Dervishi ngre disa pyetje nëse AMA i ka zbatuar të njëjtat standarde edhe në raste të mëparshme, pavarësisht përmbajtjes dhe autorëve të deklaratave.

“Nëse standardi bëhet më i ashpër vetëm kur protestat vënë në vështirësi qeverinë, atëherë problemi nuk është më vetëm administrativ, por prek drejtpërdrejt besueshmërinë dhe pavarësinë e rregullatorit”- përfundon ai.

Sindikata e Universiteteve në mbështetje të studentëve, kërkon ndryshime në kalendarin akademik

TIRANË– Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka dalë në mbështetje të protestave paqësore të studentëve, duke kërkuar njëkohësisht marrjen e masave për përshtatjen e kalendarit akademik. Sindikata vlerëson se studentët kanë të drejtën kushtetuese të protestojnë dhe shprehin shqetësimet e tyre, ndaj kërkon që aktivitetet e tyre të zhvillohen të mërkurave dhe të shtunave, sipas orareve të përcaktuara prej tyre.

Në këtë kuadër, drejtuesve të universiteteve u kërkohet të bëjnë riorganizimet e nevojshme në procesin mësimor, në mënyrë që protestat të mos sjellin pengesa në zhvillimin e leksioneve dhe aktiviteteve akademike. Sindikata thekson se është e rëndësishme të ruhet vijimësia e mësimit, por pa cenuar të drejtën e studentëve për të protestuar dhe për të kërkuar zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Njëkohësisht, ajo ka bërë të ditur se do të monitorojë zbatimin e këtyre masave dhe do të bashkëpunojë me drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim që as studentët dhe as pedagogët të mos penalizohen për pjesëmarrjen në protesta./Dosja.al
Sindikata e Universiteteve në mbështetje të studentëve,

 

 

SPAK nis hetim pasuror për Vlora Hysenin- Gazetari: Prokurorët po verifikojnë Izet Dingler, vëllanë e ish-shefes së SHISH

Nga Elton Qyno

Prokuroria e posaçme SPAK, ka hapur një hetim pasuror ndaj Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shqiptar dhe familjarëve të saj, me shpresën e gjetjes së pasurive të fshehura prej saj në Tiranë, Gjermani dhe Kosovë.

Hetimi po zhvillohet paralelisht me çështjen penale Nr.20/1 kundër Vlora Hysenit që lidhet me dy akuzat e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”. Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për dyshimet në përfshirjen e saj në akuzën e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Verifikimet janë duke u kryer nga dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Bledar Maksuti dhe 6 oficerëve të BKH-së, të cilët pasi kanë konstatuar një tentativë transferte bankare prej 450 mijë euro nga llogaria e kompanisë së një biznesmeni, në drejtim të një kompanie gjermane që është e regjistruar në emër të vëllait të Vlora Hysenit, Izet Hyseni alias Dingler, kanë vendosur të realizojnë një hetim pasuror ndaj ish-funksionares së lartë të SHISH, Vlora Hyseni.

Njëri nga këta njerëz të afërt të Hysenit, është Izet Hyseni alias Dingler, që sipas mediave italiane rezulton të jetë ndaluar në vitin 2020 gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Karaburun”, duke çuar në arrestimin e 90 personave mes të cilëve 27 shtetasve Kosovarë.

Por tashmë emri i Izet Dingler, ka dalë në një çështje tjerë në prokurorinë e Posaçme SPAK, të cilët në kuadër të verifikimeve kanë dërguar dy letërporosi në Gjermani dhe Kosovë, për të mësuar transfertat bankare, pasuritë e Dingler dhe motrës së tij, Vlora Hyseni në këto dy shtete.

Përmes disa pyetjeve të renditura në letërporosi, SPAK ka kërkuar nga autoritet e Drejtësisë Gjermane të mbledhin informacion për shtetasin Izet Dingler dhe mundësojnë marjen në pyetje të tij.

Të lokalizojnë dhe venë në dispozicion bilancet financiare të kompanisë së tij në Gjermani dhe çdo aktivitet tregtar dhe pronësor që ai ka kryer dhe zotëron në këtë shtet.

Të njëjtat pyetje i janë dërguar dhe autoriteteve të Kosovës, ku i është kërkuar informacion për Vlora Hysenin, familjarëve të saj dhe vëllain, Izet Dingler.

Fatmir Mediu: Koalicion qytetar-politik kundër Ramës, kandidatë të përbashkët të opozitës në zgjedhjet vendore

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, propozoi krijimin e një koalicioni qytetar-politik, të thirrur nga studentët, pedagogët dhe protestuesit, si një front i përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës, si dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Republikane, zoti Mediu vlerësoi protestën e të rinjve si shpresë për ndryshimin e vendit dhe kërkoi bashkimin e forcave politike dhe qytetare në një koalicion që nuk thirret nga partitë politike, por nga vetë përfaqësuesit e protestës.

“Ndërtimi i një koalicioni qytetar politik të thirrur nga protestuesit, studentët, pedagogët, pa asnjë përjashtim politik, si një front i qartë kundër korrupsionit, dhunës, pabarazisë dhe qeverisë së Edi Ramës dhe me një qëllim thelbësor, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha zoti Mediu, duke theksuar se bashkimi rreth dis kërkesave kryesore politike do t’u shërbente qëllimeve të përbashkëta të të gjitha forcave opozitare.

“E para, dorëheqjen e Edi Ramës si një zgjidhje politike e domosdoshme për të rikthyer besimin tek shoqëria shqiptare që ne mund ta ndryshojmë këtë vend.

E dyta, krijimin e një qeverie të re kujdestare me një mandat të qartë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke e vendosur atë si një detyrim kushtetues përpara çdo zgjedhje parlamentare.

E treta, një reformë zgjedhore, e cila garanton që parlamenti dhe deputetët të jenë të përfaqësuar sipas votës së lirë dhe garës së ndershme me lista të hapura”, u shpreh zoti Mediu në Asamblenë Kombëtare të PR-së.

E katerta: Reforme teritoriale e cila garanton autonominë lokale dhe qeverisjen në gjithë territorin e vendit

E pesta: Limitimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate.

E gjashta: Daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të dalë nga kualicioni qytetar-politik sipas kritereve dhe procedurave të vendosura nga ky kualicion.

Kreu i republikanëve, i cili është një nga kritikët më të hershëm të sistemit aktual zgjedhor, theksoi prioritetet që duhet të ketë komisioni parlamentar i reformës zgjedhore, ku përmendi edhe kufizimin në dy mandate të kryeministrit.

“Ne nuk mund të bëhemi fasadë e një komisioni të reformës zgjedhore për të vazhduar axhendën e Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës. Ne nuk mund të diskutojmë reformën zgjedhore pa zgjidhur së pari dy elementë të rëndësishëm që duhet të jenë prioriteti i kësaj reforme zgjedhore. E para, ndarja e shtetit nga krimi. E dyta, listat e hapura”, tha zoti Mediu.

Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme lokale, Fatmir Mediu propozoi daljen me një kandidat të vetëm për çdo bashki, të mbështetur nga të gjithë faktorët opozitarë.

“Meqenëse jemi para zgjedhjeve lokale, nuk ka asnjë rrugë tjetër për t’i bërë sfidën e parë pushtetit të krimit dhe të korrupsionit të Edi Ramës, përveç daljes me kandidatë të përbashkët dhe mendoj që nëpërmjet sondazheve, duke i dhënë mundësi të propozojë kushdo, Fronti Rinor, partitë politike të opozitës, kandidatura dhe kush del që mbështetet më shumë nga sondazhet popullore, të cilat organizohen nga grupe profesionistësh apo institute të njohura, ne të përcaktojmë një kandidat, një ekip dhe ta mbështesim të gjithë politikisht dhe gjithë shoqëria shqiptare”, u shpreh zoti Mediu në Asamblenë e PR-së.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Republikane vuri në dukje korrupsionin e qeverisë dhe lidhjet me krimin e organizuar, duke e cilësuar situatën në vend si pasojë të një regjimi ku narkotrafiku dhe paraja e krimit dominojnë jetën politike dhe ekonomike. Mediu ngriti shqetësimin edhe për shpopullimin masiv të Shqipërisë, rënien e lindshmërisë dhe plakjen e popullsisë, të cilat i cilësoi probleme të rënda sociale dhe ekonomike me pasoja afatgjata për vendin.

Zoti Mediu theksoi se familja, prona dhe kombi duhet të mbeten në qendër të programit të Partisë Republikane, ndërsa bashkëpunimi politik dhe qytetar duhet të synojë kapërcimin e pasojave të keqqeverisjes, rikthimin e besimit te institucionet dhe krijimin e kushteve që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PARTISË REPUBLIKANE, FATMIR MEDIU, NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË PARTISË REPUBLIKANE

Shpresa jonë është protesta e të rinjve.

Është gjëja më e bukur që ka parë në këto vite Shqipëria dhe dua të falënderoj të gjithë anëtarët e kryesisë së Partisë Republikane, aktivistët e Partisë Republikane që janë bërë pjesë e kësaj proteste, jo për t’u dukur në atë protestë, por për të qenë një zë qytetar dhe politik bashkë me studentët kundër një qeverisjeje të korruptuar dhe të inkriminuar.

Jetojmë sot në kushtet e një regjimi jo thjesht autokratik, por të një regjimi të narkotrafikut, ku paraja, korrupsioni dhe krimi dominojnë jetën tonë të përditshme.

Korrupsion çdo javë, një skandal i ri.

Krimi është evident në çdo skaj të Shqipërisë, me peshë në vendimmarrje, me forcë për të vendosur se kush duhet të jenë deputetët, i lidhur me qeverinë dhe me kryeministrin, duke mos lejuar asnjë hapësirë për liri ekonomike, për liri për të zgjedhur dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë evropiane.

Fatkeqësisht, në gjithë këto vite kemi shpopullim masiv të Shqipërisë, ku rreth 47% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Kjo është një plagë e madhe sociale, politike dhe ekonomike, me kosto jashtëzakonisht të mëdha.

Po ju përmend një fakt. Sot kemi më pak lindje sesa ç’kemi pasur njëqind vite më parë, kur Shqipëria ka pasur vetëm një milion banorë. Kjo është shenja e qartë e një shoqërie që plaket, e një shoqërie pa vitalitet dhe me probleme të mëdha për të ardhmen.

Ne, si Parti Republikane, atë pjesë të programit tonë dhe qëllimet tona, t’i bëjmë pjesë të diskutimit me njerëzit, por edhe të vendimmarrjes së opozitës: familjen, pronën, kombin, të cilat janë padyshim vlerat më të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Duhet të flasim hapur që e djathta nuk mund të zhvillohet pa konkurrim, pa lista të hapura. Nuk mundet që marrëveshjet politike apo vendimet e kryetarëve të vendosin se kush duhet të jetë në Parlament apo kush duhet të jetë në qeveri.

Dhe duhet, mbi të gjitha, në këtë moment që jemi, dhe ky është propozimi i parë, që ne të kërkojmë të krijohet një koalicion qytetar-politik, jo i thirrur nga partitë politike.

Ndërtimi i një koalicioni qytetar-politik, të thirrur nga protestuesit, studentët, pedagogët, pa asnjë përjashtim politik, si një front i qartë kundër korrupsionit, dhunës, pabarazisë dhe qeverisë së Edi Ramës dhe me një qëllim thelbësor: zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dhe si Parti Republikane nuk mund të shtojmë asgjë më shumë sesa ajo që kanë thënë fort shqiptarët në çdo moment nëpërmjet zërit të protestës, studentëve dhe pedagogëve.
E para, dorëheqjen e Edi Ramës si një zgjidhje politike të domosdoshme për të rikthyer besimin te shoqëria shqiptare se ne mund ta ndryshojmë këtë vend.

E dyta, krijimin e një qeverie të re kujdestare me një mandat të qartë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke e vendosur atë si një detyrim kushtetues përpara çdo zgjedhjeje parlamentare.

E treta, një reformë zgjedhore, e cila garanton që Parlamenti dhe deputetët të jenë të përfaqësuar sipas votës së lirë dhe garës së ndershme me lista të hapura.

Ne nuk mund të bëhemi fasadë e një komisioni të reformës zgjedhore për të vazhduar axhendën e Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës. Ne nuk mund të diskutojmë reformën zgjedhore pa zgjidhur së pari dy elemente të rëndësishme, që duhet të jenë prioriteti i kësaj reforme zgjedhore.

E para, ndarja e shtetit nga krimi. E dyta, listat e hapura.

Pika katër është një reformë administrativo-territoriale, ku të rikthehet autonomia e pushtetit vendor përmes decentralizimit të kompetencave dhe burimeve financiare, duke shmangur manipulimin politik që bën Edi Rama.

Kufizimi në dy mandate i mandatit të kryeministrit me Kushtetutë. Më shumë se dy mandate, historia e ka provuar që kryeministrat tanë sillen sikur janë pronarë të qytetarëve dhe të shtetit.
Prandaj kufizimi në dy mandate, i cili është një rregull që funksionon në shumë vende me çdo lloj sistemi, mendoj që do të ishte një zgjidhje shumë e mirë.

Të përcjellim në Kuvend, me mirëkuptim, pikën e gjashtë, në bashkëpunim me përfaqësues të protestës, të gjitha ligjet që janë shqetësim i menjëhershëm sot.

Investimet strategjike, zonat e mbrojtura e të tjera me radhë, në mirëkuptim me ta, në bashkëpunim me ta, dhe kjo do të krijonte një harmoni dhe një marrëdhënie më të drejtë me ata që janë në protestë dhe me qëllimet e tyre.

Meqenëse jemi para zgjedhjeve lokale, nuk ka asnjë rrugë tjetër për t’i bërë sfidën e parë pushtetit të krimit dhe të korrupsionit të Edi Ramës, përveç daljes me kandidatë të përbashkët. Dhe mendoj që, nëpërmjet sondazheve, duke i dhënë mundësi të propozojë kushdo, Fronti Rinor, partitë politike të opozitës, kandidatura, dhe kush del që mbështetet më shumë nga sondazhet popullore, të cilat organizohen nga grupe profesionistësh apo institute të njohura, ne të përcaktojmë një kandidat, një ekip dhe ta mbështesim të gjithë politikisht dhe e gjithë shoqëria shqiptare. bw

Alarm për ujin e pijshëm në Vlorë! Analizat në kopshtin nr. 10 zbulojnë ndotje fekale, të prekur fëmijë dhe të rritur

Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë evidentuar prani të ndotjes fekale. Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Vlorës raportohet për shtim të pacientëve me simptoma diarreje, mes tyre fëmijë dhe të rritur.

Situata raportohet se është bërë shqetësuese pas rasteve të fëmijëve që janë paraqitur në spital me probleme shëndetësore, pas konsumimit të ujit në një kopsht të qytetit. Sipas informacioneve të siguruara, analizat e mostrave të marra nga depozita e ujit në këtë institucion kanë konstatuar fillimisht prani të amoniakut dhe mungesë të klorit, ndërsa rezultatet e fundit kanë evidentuar edhe përmbajtje fekale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Prania e baktereve si E. coli në ujin e pijshëm është tregues i mundshëm i ndotjes fekale dhe përbën rrezik për shëndetin publik. Megjithatë, mbetet për t’u sqaruar nëse ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes problematikave të konstatuara në ujë dhe shtimit të pacientëve që paraqiten në spital.

Sipas të dhënave, NJVKSH Vlorë po monitoron rrjetin e ujësjellësit dhe po kryen analiza çdo dy orë. Ndërsa uji i marrë drejtpërdrejt nga rrjeti ishte raportuar i pastër në analizat e mëparshme, rezultatet e marra nga depozita e kopshtit kanë ngritur shqetësime për cilësinë e tij.

Deri tani, qytetarët presin sqarime nga institucionet përgjegjëse nëse uji i furnizuar në qytet është i sigurt për konsum dhe çfarë masash do të merren për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shëndetin.

SPAK nis hetimet për “Albanian Files”, Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj “Albanian Files”, të cilin ajo e prezantoi më 24 qershor 2026. Zhupa e kishte paralajmëruar se botimi do të shndërrohej në një dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën.

Sipas saj, libri ekspozon 523 projekte të realizuara nga studio ndërkombëtare, përmes të cilave ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin dhe ligjet e miratuara sipas interesave të investitorëve të privilegjuar.

Zhupa kërkon që hetimi të shkojë deri në fund, duke zbardhur lidhjet mes arkitektëve, investitorëve dhe vendimmarrjes shtetërore, ndërsa thekson se “Albanian Files” do ta çojë Ramën në burg, nëse hetimi bëhet real.

Reagimi Ina Zhupës:

Më 24 qershor 2026, kam paraqitur para shqiptarëve librin që, siç e kam thënë që në ditën e prezantimit, do të bëhej dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën.

SPAK ka konfirmuar nisjen e hetimeve për librin “Albanian Files”.

Një botim që ekspozon Shqipërinë private të Edi Ramës: betonin, privilegjet dhe territoret e dhuruara. 523 projekte, të realizuara nga studio ndërkombëtare, që duhen hetuar për mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin, qepjen e ligjeve me porosi për ta dhe lidhjet mes arkitektëve, investitorëve dhe vendimmarrjes shtetërore.

Territori është trajtuar si plaçkë për t’u ndarë, ndërsa ligjet dhe institucionet janë përdorur për t’iu përshtatur interesave të investitorëve të privilegjuar sipas dëshirave të Edi Ramës.

Prova e SPAK nuk është rregjistrimi i një procedimi por t’i shkojë deri në fund. Nëse hetimi bëhet real, Albanian Files do e çoj Ramën në burg! bw


Send this to a friend