VOAL

VOAL

KANINA FLET ME GJUHËN E HESHTJES! – Nga KADRI TARELLI

December 27, 2021
blank
1 Comments
  • author avatar
    kadri tarelli 5 months ago Reply

    Pershendetje dhe mirenjohje, qe publikuat kete shkrim disi te gjate. Ështe nje analize per nje liber historik-shencor mbi Kninen, si truall arbnor, qe i ka rezistuar shekujve, per te deshmuar. Faleminderit!

Komentet

blank

Veprat e kompozitorëve të rinj Eriona Rushiti & Enis Mullaj do të luhen në Sydney të Australisë

Veprat e kompozitorëve të rinj Eriona Rushiti & Enis Mullaj do të luhen në Australi.

Këtë lajm përmes rrjetit social e jep vetë kompozitorja.

“Jam shume e lumtur qe nje nga veprat e mia per trompe e piano, do te luhet ne Australine e larget”, shkruan Eriona Rushiti dhe më poshtë jep programin:

Vepra nga dy prej brezit të ri kryesor të kompozitorëve shqiptarë

Shën Stefanit Macquarie St, Sydney

E premte 3 qershor në orën 13:10

Në kompozime kontrasti që ndalen te ndjesia e humbjes,

Eriona Rushiti dhe Enis Mullaj tregojnë zërin e ri të muzikës klasike shqiptare në një mënyrë vërtet dramatike dhe romantike.

Enis Mullaj – Pa titull (fyell dhe piano)

Eriona Rushiti – Për Andrean (trombe dhe piano)

dhe vepra nga Johanna Selleck, Georges Hue dhe Alan Holley

Melissa Coleman – flaut,

Sumiko Yamamura – piano

Harriet Channon dhe Adelaide Channon trumpetojnë”

 

Alan Holley (repost)
Works by two of the leading young generation of Albanian composers
at St Stephens Macquarie St, Sydney
Friday 3rd June at 1.10pm
In contrasting compositions dwelling on the feeling of loss, Eriona Rushiti and Enis Mullaj show the new voice of Albanian classical music in a truly dramatic and romantic way.
Enis Mullaj – No Title (flute and piano)
Eriona Rushiti – For Andrea (trumpet and piano)
and works by Johanna Selleck, Georges Hue and Alan Holley
Melissa Coleman – flute,
Sumiko Yamamura – piano
Harriet Channon and Adelaide Channon trumpets
blank

Drama “Natë me hënë” sipas novelës së Kadaresë Nga Mexhit Prençi

 

01

Fillimviti 1990, fill pas përmbysjes së diktaturës enveristo-staliniste shfaqet spektakli “Natë me hënë” i Budinës në Teatrin Kombëtar, sfidues i realizmit socialist që u prit me duartrokitje entuziaste si asnjëherë tjetër në këtë skenë. Është një prurje e re regjisoriale, moderne e postmoderne. Regjisori aplikoi mjete të larmishme figurative që nga teatri i hijeve, maskave, vodevilit & gjer te teatri performatist. Larmia e formave të artit skenik realizuar bukur, ngjizen me larminë e fushës së formave të natyrës, siç do të thoshte Hegeli.

02

Shestimi dhe formësimi i spektaklit “Natë me hënë” është sprovë e suksesshme eksperimentale dhe alternative që solli risi në regjisurë duke sfiduar regjisurën e politizuar të soc-realizmit e në të njëjtën kohë ishte promovuese e talentit të regjisorit. Leximi i vëmendshëm dhe i mprehte i tekstit të autorit nga Budina, (Fatos Arapi thoshte: “Lexues i mirë nuk është ai që lexon shumë, por ai që bluam mirë) – e ka orientuar regjisorin në qasjen kritike, për të fshikulluar e stigmatizuar dukuritë negative që përshkojnë ngjarjet, situatat, rrethanat personazhet ‘alibistë’ dhe sekretaren e partisë në një ndërmarrje, e cila terrorizon Marianën e bukur, me akuza për qëndrime liberale ndikuar nga bota borgjezo-revizioniste dhe për lirinë e saj të dashurisë që e konsideron imoralitet.

03

Në gjithë përbërësit e spektaklit aplikimi i GROTESKUT si mjet modern për t’i bërë më të dukshme dukuritë negative dhe për të stigmatizuar botën e shëmtuar të personazheve, është këndvështrim i kthjellët i realizuar mrekullisht.

FRIDRIH DYRENMAT do të thoshte: “Forma mbizotëruese e letërsisë moderne dhe artit modern, është GROTESKU, i cili paraqet pasqyrën e fytyrës se botës personale dhe të shëmtuar”

04

Siç dihet nga njerëzit e teatrit, m i z a n s k e n a, është gjuha e regjisorit ashtu si teksti i veprës – gjuhë e autorit. Tekstin me vlera te larta e gjallëron regjisura profesionale cilësore, e cila krijon hapësira për lëvizjet psiko-vizive të personazheve që ta ndjejnë veten si në shtëpi të tyre ku lirshmëria e natyrshme është çelës për shpërfaqjen emocionale të botës së personazhit.. Mënyra si e ka konceptuar dhe realizuar Budina tregon pjekuri që në krijimin e platformës regjisoriale që e konsideroj te nivelit të klasit të parë. (Më lejoni të bëj një paranteze). Ndër regjisorët më të shquar para 1990-s, Serafin Fanko është mjeshtër i madh i pakrahasueshëm në krijimin e platformës regjisoriale. As dje, as sot, asnjë regjisor nuk ka arritur ta kalojë.

05

Komponenti tjetër kryesor është a k t r i mi, në spektaklin “Natë me hënë”. sipas gjykimit tim kemi dy nivele aktrimi te aktorëve në rolet respektive: Nivel të larte dhe te mesëm. Aktrimi në nivel të lartë është i barasvlershëm me nivelin e lartë të regjisurës siç e analizova më sipër. Vlerat e larta janë mbizotëruese në të gjithë komponentët e tij.

Qasja ime në analizën e spektaklit dhe aktrimit është sipas kritikës moderne, e gjykoj spektaklin ashtu si e ka menduar dhe realizuar regjisori, e në të njëjtën kohë sfidoj ata kritikë që marrin rolin e dhaskalit dhe japin këshilla si duhej të ishte realizuar shfaqja, kështu apo ashtu, si mendonin ata duke cenuar individualitetin e regjisorit.

06

Spektakli “Natë më hënë është kompleks, kërkon një studim të thelluar vertikal e horizontal, për të gjithë komponentët, që nuk është objekt i këtij shkrimi të shkurtër, ndaj do të përqendrohem në aktrim tek tre figura kryesore të spektaklit: Yllka Mujo – Sekretarja e partisë, Ema Andrea -Mariana e bukur dhe Shlëlqim Basha -Drejtori i ndërmarrjes.

Po para se të artikuloj mendimet e mija për vlerat e aktrimit të tyre e shoh të nevojshme të jap një informacion nëpërmjet përshkrimit për të vërtetën e asaj nate me hënë: ç’ndodhi me Marianën dhe Gazmendin, burrin e martuar, çka e bën analizën time më të kuptueshme për lexuesin që të formulojë mendimet dhe qëndrimin e tij për personazhet dhe për analizën sipas optikes sime.

07

Pas akuzave të rënda në gjyqin e kolektivit të ndërmarrjes Mariana largohet e tronditur. Në kokën e saj buçisnin thirrjet në kor të personazheve të depersonalizuar e nënshtruar, egoiste e cmirëzi…: “Imorale, imorale imorale”. Pastaj zëri i frikshëm i sekretares: Vajza e bukur me biografi të keqe, është ndikuar nga shfaqjet e huaja bogjezo-revizioniste, lexon libra të ndaluar, që propagandojnë lirinë e dashurisë, e të tjera e ë tjera … Gazmendi, sapo u largua Mariana e ndoqi pas. Rrugës, në një moment, ajo i lexon një poezi, që indirekt provokonte dashuri. Ai e donte

Marianën e bukur dhe fisnike, por besnikëria bashkëshortore e frenoi, sa as një puthje nuk i dha, ndonëse e përqafoi. Këtë skenë ia tregoi te shoqes, e cila u trondit kaq shumë, sa me imagjinatë sajoi puthjen e tyre, në atë natë me hënë dhe dha berihanë… Pjesa më e madhe e personazheve filluan fushatën e trillimeve, sajimeve, kurdisjeve e thashethemnajave me lojë lloj-lloj variantesh për ta diskredituar e poshtëruar atë.. Një pjesë tjetër e kolektivit e mbështetën Marianën e bukur, madje nuk ishin dakord as me kërkesën e keqdashësve, që kërkonin të paraqiste raport mjekësor për virgjërinë. Pas një grindjeje e dylyftimi me veten, Mariana e bëri vizitën, e mori ”certifikatën”e virgjërisë… por e grisi letrën përpara kolektivit dhe sekretares së partisë e në të njëjtën kohë grisi maskat e shëmtuara të tyre dhe alibitë e të pavërtetës që e paraqitnin si të vërtetë duke promovuar shëmtimin shpirtëror të botës së tyre të pistë e të ndyrë.

08

Yllka Mujo– Sekretare e partisë.

Sapo ngrihet sipari, një mjedis i errët me personazhe hije e maska dhe portreti i saj i frikshëm, fantazmagorik si i një shtrige e keqe. Aktrimi fantastik. Më pastaj shfaqet sekretarja e dhunshme e partisë, me autoritet te fortë, personazh i fryrë i realizmit socialist Kur deklamon togfjalësh që thoshte Diktatori i Madh, imitonte bukur intonacionet e zërit tij, deklamon e reciton me ngritje e ulje të zërit dhe intonacione me ngjyrime koloristike duke ironizuar e satirizuar me aktrim mjeshtëror. Portreti i saj ndryshon sipas situatave dhe rrethanave;: Xheloze e smirëzezë për Marianën e bukur nxjerr ligësitë brenda vetes për ta përbaltur dhe kurdis e menaxhon akuzat alibiste duke nxitur kolektivin që të hidhen ne sulm me çdo mënyrë e mjet. Veprimet psikofizike të saj janë të klasit të parë. Sipas meje në interpretimin tërësor të saj në këtë spektakël shfaqet e mrekullueshmja, e çuditshmja dhe fantastikja, siç do të thoshte kritiku dhe esteti, Todorovski.

09
Ema Andrea- Mariana e bukur

Aktron bukur. Lëvizjet psikofizike të Emës-Marianë realizohen me shije estetike dhe vërtetësi jetësore. Emeson do të thoshte: “E bukura vetë e arsyeton ekzistencën e saj”. Ema e shpirtëzon figurën e Marianës duke i dhënë frymë e shpirt nga të sajat, siç do të thoshte Aleksandër Moisiu. Në aktrimin e saj spikatin, konkretësia dhe thjeshtësia pa rënë në thjeshtëzim. Me interpretim sipas realizmit në zhvillim & me elemente moderne, shpreh bukur shqetësimet e Marianës, tronditjet e saj, përballimin dhe kundërshtimin e akuzave poshtëruese, të rrezikshme e të frikshme duke zotëruar durimin dhe frenuar zemërimin në situata të vështira e të rënda.

10

Shkëlqim Basha- Drejtori

Personazhi i drejtorit është një figurës ndryshe nga drejtorët e fryrë si personazh pozitiv i socrealizmit. Basha- drejtor nuk është i divorcuar nga ideologjia komuniste, ai më shumë luan vetveten se figurën. Basha është i natyrshëm në aktrim. Si figurë artistike është antipod me atë të sekretares se partisë.. Shqetësimin që ka përbrenda e shpreh duke ruajtur sensin e masës në të gjitha veprimet psikofizike, çka sipas meje aktrimi i tij arrin nivelin mesatar ndonëse stili i interpretimit nuk është në unison me stilin e përgjithshëm të aktorëve të tjerë dhe komponentëve të spektaklit.

Këtu ka munguar orientimi i regjisorit. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar në imazhin e spektaklit modern, postmodern dhe performatist të Budinës.

Konkluzë

Spektakli i regjisorit Edmond Budina “Natë me hënë” padyshim është dhe do mbetet si spektakli i parë që sfidoi teatrin e socrealizmit. Prurjet e reja të një regjisure eksperimentale, moderne, postmoderne dhe performatiste, jo vetëm pasurojnë fushën e larmishme të formave artistike skenike, por sjellin risi në qëndrimin kritik ndaj këtij realiteti ku zhvillohen ngjarjet e dhunohet liria, dashuria e lirë dhe denigrohet njeriu. Alibia e të vërtetë vret të vërtetën. Ema Andrea-Mariana e bukur, gris maskat e shëmtuara të botës personale të shëmtuar ku del në dritë e vërteta.

Mesazhi kryesor ne formulimin tim do të ishte: Revolta për të vërtetën dhe guximi për ta mbrojtur atë e në të njejtën kohë lirinë e dashurisë dhe lirinë në tërësi shkëlqen bukur në interpretim brilant të Emës-Marianë. Emererson do të thoshte: E bukura vetë e aryston ekzistencën e saj.”

Ndërsa Umberto Ecco do të shoshte: “Kritika e vërtetë, është ajo, që qesh e fundit, sepse e lë secilin të shijojë, por u tregon të gjithëve, arsyen përse pëlqehet një vepër”

blank

Muzika e filmit ‘Duaje Emrin Tend’ të Maestro Thomas Simaku eshte transmetuar nga Radio – France – France-Musique!

Muzika e filmit ‘Duaje Emrin Tend’ eshte transmetuar nga Radio – France – France-Musique!
Kjo eshte muzika e pare per film, qe e kompozova sapo kisha mbaruar Institutin e larte te Artve, siç quhej atehere.
Regjizoret Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muço po kerkonin nje kompozitor te ri (isha nja 20 e pak) – dhe e gjeten!
Kjo tani eshte nje pjese per piano a botuar nga Univerity of York Music Press.
Programmation musicale
12h27
6 études op 111 : 6. Toccata en Fa maj
Camille Saint Saens
6 études op 111 : 6. Toccata en Fa maj
Interprètes Marie Ange Nguci
Album Marie Ange Nguci : En miroir (2017)
Label MIRARE (MIR362)
12h32
Duaje emrin tënd – pour piano
Thomas Simaku
Duaje emrin tënd – pour piano
Interprètes Marsida Koni
Album Albanie : Musique pour piano (2018)
Label PIANO CLASSICS (PCL10149)

blank

Maestro Bujar Llapaj koncert në Mbretërinë e Bashkuar

Maestro Bujar Llapaj do të japë koncert në Mbretërinë e Bashkuar. Ai e shpreh kënaqësinë e tij në rrjetin social si më poshtë:

“I feel delighted and honored to be invited by the Hertfordshire Chamber Orchestra for two concerts. Dear friends and compatriots living in the UK attached is the necessary information for anyone who wants and has the opportunity to attend these concerts. Thank you!”

“Ndihem i kënaqur dhe i nderuar që jam ftuar nga Orkestra e Dhomës Hertfordshire për dy koncerte. Të dashur miq dhe bashkatdhetarë që jetojnë në MB bashkangjitur është informacioni i nevojshëm për këdo që dëshiron dhe ka mundësi të ndjekë këto koncerte. Faleminderit!”

 

blank

 

 

blank

Violina në art – nga baroku në ditët tona – interpreton Florian Vlashi shoqëruar në violonçel nga Martin Vlashi

Një koncert i rrallë nga një violinist i shquar si Florian Vlashi i shoqëruar në violonçel nga një figlio d’arte që është Martin Vlashi i biri. Koncerti do të mbahet më 29 maj në një qytet turistik, në Vila Nova de Gaia, Portugali, i njohur për guvat e famshme, që e ruajnë verën e vjetër, ku dy artistët do të interpretojnë vepra magjike nga Bach tek Xenakis që koha i ka konservuar duke ua shtuar bukurinë. Rreth koncertit, Florian Vlashi shkruan vetë në rrjetin social  si më poshtë:

“Qe ne krijimin e saj, violina ka pasur nje prani supreme ne veprat e medha te artit: Caravaggio, Rafael, Gentileschi, Matisse, Chagall, Picasso etj.

Thoshte poeti i madh frances Jean Cocteau:

se endrra e tij ishte te degjonte muziken e instrumentave te Picasso-s.

Mbi kete ide eshte ndertuar i gjithe koncerti ku, me tre violina (baroke, klasike dhe elektrike),

do te luaj vepra nga Bach tek Xenakis si dhe nje premiere boterore te shkelqyer te kompozitorit spanjoll Paulino Pereiro,

te cilin e falenderoj shume per dedikimin.

Violina do te tingelloje “brenda” ngjyrave te pikturave dhe here-here e shoqeruar nga “basso continuo” i violonçelit te Martin Vlashit.”

 

blank

 

 

blank

Koncert sinfonik i Orkestrës të RTSH me veprat e Aleksandër Peçit & LVBeethoven violinist Elvin Hoxha Ganiyev dirigjent Murat Cem Orhan

Orkestra Sinfonike e Radio Televizionit Shqiptar shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit më 10 qershor, ora 19:00 një koncert sinfonik me vepra të Maestro Aleksandër Peçi dhe Ludvig Van Beethoven.

Veprat e interpretuara me solist violinistin e shquar Elvin Hoxha Ganiyev dhe nën drejtimin e dirigjentit Murat Cem Orhan janë :

Aleksandër Peçi: Diellore, valle sinfonike, premierë botërore

Aleksandër Peçi: Koncert për violinë dhe orkestër, premierë botërore

L.V.Beethoven: Sinfonia Nr.3 (Heroike)

blank

 

 

blank

Ikona e muzikës shqiptare Justina Aliaj paraqitet përpara publikut me – Kënga e Mjekut”

Voal.ch – Artistja shqiptare Justina Aliaj ka lajmëruar përmes rrjetit social interpretimin nga ana e saj të hitit “Kënga e Mjekut”, kompozuar nga Agim Prodani me poezi të poetit Odise Grillo, interpretuar mrekullisht nga Anita Take ku Justina Aliaj tregon fuqinë dhe potencialin e personalitetit të saj unik në muzikën shqiptare me këtë perlë të muzikës shqiptare.

Voal.ch ju fton që ta ndiqni për të kuptuar fuqinë që ka arti i vërtetë shqiptar,

Justina Aliaj me mrekullinë e zërit dhe interpretimitj ka krijuar një perlë bis, një diamant për fondin e kulturës shqiptare.

Vetë Artistja e shquar justina Aliaj shkruan në rrjetin social si më poshtë:

“Të dashtun miq e mikesha të mija, po ju paraqes këto dy video-klip të fundit të mijat.
Uroj e shpresoj t’i pëlqeni, sado që janë kaq të vështira me i pa pa dhimbje.

E në kujtim e mirënjohje të gjithçkaje që kaluem, u deshtë nga ana jeme me i fiksu kot dhimbje
absurde në këto dy kangë.
Ju due fort.”

blank

PO HARROJMË TË QESHIM… VLERËSIME PËR LIBRIN: “ALI MULA -në pendën e humoristëve: Hasan Buçpapaj, Isa Breçani dhe Ali Syla” Nga HAKI ZLLAMI

Thonë se e qeshura të zgjat jetën, të bën që të çlirohesh nga steset e jetës nga skamja dhe dertet. Vet titulli i kësaj eseje “Po harrojmë të qeshim… na çon tek mendimi filozofik se:
” Njerëzve t’u krijojmë  mundësi që të jenë sa më të lumtur, sa më të gëzuar se vetëm kështu nuk harrojnë të qeshin”.Perkundrazi.Për fatin e mirë, janë të njohura  disa vepra me vlera të mëdha njerëzore në fushën e artit kinematografik, në artin e muzikës, të pikturës apo ndoshta  edhe më shumë në letërsinë artistike që njerëzve ua forcojnë shpirtin duke u krijuar situata të gëzuara, të qeshura, për të mos harruar të qeshurën…

Edhe Ali Mula, “Mjeshtri i Madh i Punës”, një artist që gjithë jetën e tij e lidhi me humorin brilant,  është  ai që me gazmoret e tij bën që mos të harrohet e qeshura, ndaj dhe librin për të cilin po flasim, iu kushtua këtij humoristi në zë.

Ndalem tek disa vlera të librit të  këtyre tre autorëve, të cilët i përgëzoj për një punë te kujdesshme dhe me përkushtim . Ky libër është i llojt të veçantë, si poemë satirike e copëzuar që pjesët i bashkon një temë dhe një ide e përbashkët:
“Humori i Ali Mulës ndër vite”dhe  si ide “Shakatë dhe humori  fshikullojnë përmes të qeshurës, dukuritë e papëlqyera të njerëzve, të pushtetarëve, të partiakëve , në luftën e klasave në shoqërinë tonë”.

Kjo ide përkon me atë që njerëzit të respektohen, pa u ofenduar në asnjë rast,  në çdo shaka theksohet me forcë dashuria dhe respekti për njeriun.

Të tre humoristët tropojanë i kthyen mahitë e Ali Mulës  në vargje që të bëjnë të qeshësh me të madhe. Libri që kemi në duar  është një tjetër vlerë artistike e letërsisë tropojane dhe këtë  të tre autorët e shkruan duke e ndjekur Ali Mulën,siç i thonë fjalës “me bukë në strajcë” hap pas hapi, në të gjitha ato vende e me ato përsonazhe ku “pikonte” humor.

Dhe këto vargje do të lexohen nga brezat. Do të mburremi  me to, ne dhe ata.

Është domethenës fakti se nga vijne keta krijues: njëri nga trualli poetik  Buçpapaj, tjetri nga rrënja e rapsodisë së Tropojës, ku lindi rapsodi popullor Sokol Arifi dhe i treti nga vendi  i istikameve të mejdaneve të Gashit të gurit. Këta të tre poetë që ditën për bukuri t’i bashkonin: metaforët e përsonifikimet, ironitë e sarkazmat, alegoritë e arkaizmat duke i shprehur me asteizëm (me fjalë therëse), në vargjet e këtij libri të gjinisë së veçantë  me 300 e ca faqe e me mijëra  vargje.

Pra, s’ka fare nevojë të ndalem për t’i ndarë vlerat sipas autorëve . Kështu që janë të falenderuar  të tre për punën serioze që bënë. Kemi lexuar raste nga letersia botërore , si vëllezërit Grim, ose në letërsinë tropojane,vëllezërit  Balaj ,këta e të tjerë, i kanë shkruar librat  bashkërisht , dakord se këta i bashkoi gjaku ,nëna,ndërsa  humoristët tanë, i bashkoi vullneti i mirë i përbashkët, për të bërë diçka të bukur.

E pyeta njërin nga këta: si arritët  këtë bashkim?

-Mos më pyet fare se ne të tre ramë dakord për bukuri – m’u përgjigj ai.

Këtu po përmend për punën e vyer redaktorin, poetin me vlera ballkanike e europiane, Mujë Buçpapaj i cili me veprat e tij në poezi, tashmë ecën i sigurt nga suksesi në sukses. Mburrem me të dhe e admiroj për punën që bën me talentin e tij, si më i miri, ish-nxënësi ekselent i mi, për katër vjet në shkollën e mesme të Tropojës.

Faleminderit  poeti ynë Mujo Buçpapaj !

Shkrimtarët satirik Hasan Buçpapaj, Isa Breçani dhe Ali Syla në këtë libër me vargje plot jetë, kanë përcjellë me realizëm bëmat artistike të një njeriu që jetën e tij e bëri  art, si dhe të qindra përsonazheve të çuditshme, diallogje e situata komike që  përfitojnë të qeshura të forta, në të gjitha anët, por edhe shumë besim për të mirën tonë.

Ali Mula del ashtu siç është, si një  artist i madh, gojëembël, origjinal dhe shumë i pranueshëm për  të madhin e të voglin.Shakat e tij  kanë edhe frena.  Rrugëtimi i tij njerëzor gjatë 70 viteve është origjinal , është një shembull për  gjithë krijuesit.

Humori i tij ka një gjuhë të gjatë, të thjeshtë, të kuptueshme, lakonike. Beteja intelektuala e tij përmes gërrithjeve mahitare,  krijoi tablo të gjata nga jeta e përditshme me një vertetësi të pashoqe, shumë  nga aforizmat e mendimet e tij kanë hyrë dhe përdoren me një vertetësi të pashoqe në jetën praktike,në trevat tona.

Me të drejt shtrohet pyetja : përse ka  gjithë këtë shtrirje hapsinore dhe vërtetësi njerëzore, arti i Ali Mulës?

Përgjigjja është më se e qartë:  është art që mbështetet në folklorin tradicional, në krijimtarinë popullore, është një art që shquhet për urtësinë e shprehjes, është origjinal.

Ali Mula , dallohet si improvizuesi më I veçantë e më i shpejtë,  koherent , në betejat e tij intelektuale duke dialoguar me politikanë, intektualë, mjekë, mësues, kuadro të partisë dhe te pushtetit.E veçanta, është se gjithnjë fiton e drejta, gjithnjë  triumfon etika morale e shtresave të ulta.Është shumë i madh ndikimi  i artit alimuljan  tek shkrimtarët tropojan e më gjërë…
Ali Mula, një artist që të sjell  kënaqësi artistike, të bën që të qeshësh, të fal humor,mjafton që Ali Mula të kop gishtat dhe ta bëjnë sallën  gjithë gaz e hare…

Të tillë, artist, Ali Mulën e bëri vetë nëna natyrë , fati e ndihmoi në këtë fushë. Ali Mula gjithkund, në shfaqjen e estradës, Alia në orkestër, Alia në spartakiadë, Alia në klinikë, Alia  në ekipe, Alia në garë pas zagarit…

Aliu e deshi shumë punën, e do shumë vendlindjen aq sa që edhe në Amerikë e Kanada, ëndrrat e tij gjithnjë i shihte në Tropojë..

Shakatë i filloi me njerëzit e tij,  me nënën Bejaze dhe dajën Brahim…

Ai kurrë nuk u tall me njerëzit,shakat e tij  ishin të pastra si uji  i Valbonës,shakatë e Ali Mulës të kafshojnë si qëngji…

Humori i tij si sheqer e mjaltë, humor që të flladit, humor që të ngroh, ai flet më shumë me vehten se sa me të tjerët.Në humorin e tij,  asnjëherë s’gjen njerëz të sëmurë, me të meta trupore ose psiqike,përkundrazi,në batutat  tij , s’ka egoizëm, s’ka ofeza. Humori i tij është mësim,  ai të bën të meditosh.

A mjaftojnë këto për  mahitë e Ali Mulës, sigurisht se  jo, se duhet  te mendosh , të shkruash dhe të flasësh edhe më tepër…

Fati i dhuroi ngjarje jetësore që ngjanin me arra të forta,të cilat I “përtypi” mbasi dhëmbët i ka të fortë , sepse  i ndreq vetë, siç ka ndrequr me dhjetra dhe qindra gjatë karierës së tij në profesionin e dentistit.

Shumë suksese artisti i madh Ali Mula ! Të paçim me jetë të gjatë dhe me humorin tënd gazmor!

Bajram Curri,  më 3 maj 2014

blank

Maestro Aleksandër Peçi i zhgënjyer për këngën shqiptare në Eurosong: E dini kush ishte minister kulture, deputet ne kohe te Beethoven, Çajkovskit, Migjenit??

Ka reaguar i zhgënjyer Maestro i shquar Aleksandër Peçi rreth performancës shqiptare në Eurosong 2022 si më poshtë:

“….Ronela ka ze te mire dhe mjaft energji por kompozicioni i kenges eshte jashteqitje kompozicionale.

Pislleku i Lanes me gjithë jashteqitjet e njerezve perveçse shkon ne det ka depertuar edhe neper kenge.

Kenga eshte akt kompozicional qe e prodhon shpirti, truri, inteligjenca kompozicionale mjeshteria dhe jo organ tjeter i trupit i destinuar per jashteqitje.

E drejte kur flisni per injorance.

Mjeshteria eshte Ari i Artit.

Dhe perpara mjeshterise se Krijuesit të perulen si para Zotit drejtore, ministra, ministre kulture drejtore artistike, dekane, rektore, deputete, kryepelamentare, drejtore institucionesh etc etc…..

….Qe sot jane e neser harrohen e mbetet vlera qe prodhon mjeshteria e krijuesit.

Ja ato kenge te arta te Limoz Dizdari qe po vuan ne menyre te pamerituar e gjithe neve te tjereve.

E dini kush ishte minister kulture, deputet ne kohe te Beethoven, Çajkovski, Migjenit??

Sigurisht s’ka si ta dini se krijuesi i ka mbuluar me vlerat qe i ka lene njerezimit!”

blank

Dje në Teatrin Migjeni Inva Mula dhe Genc Tukiçi në koncertin “Për ty Babë” –

 
Dje në Shkodër sopranoja me famë botërore Inva Mula bashkë me pianistin e shquar Genc Tukiçi u kthyen në skenën e Teatrit Migjeni  pas shumë vitesh për një koncert shumë të veçantë.
Koncerti i mbuluar nga Bashkia e Shkodrës titullohet “Për ty babë”- dhe u kushtohej dy Etërve të tyre, te dy Artista të Popullit, Avni Mulës dhe Ibrahim Tukiçit, Artistë dhe Miq të pandarë.
Drejtor Artistik i shfaqjes Florent Boshnjaku.
Ja çfarë shkruan në ditarin e tij Avni Mula për Ibrahim Tukiçin dhe miqësinë e tyre:
“Ibrahim Tukiçi shoku i fëmijërisë, i rinisë dhe i pleqërisë.
U njoha në moshën shtatëvjeçare në Shkodër, në klasën e parë. Ai nga lagjja “Rus”, unë nga lagjja “Parrucë”.
Na bashkoi edhe festa e mevludit, më xhaminë e bukur “Fusha e Qeles”, ku këndonim rituale fetare.
Kështu për çudi, për afro 70 vjet, nuk u ndamë asnjëherë. Fëmijërinë dhe rininë bashkë.
Paradite në shkollë, pasdite unë furxhi e ai kovaç.
Pas çlirimit unë mësues, ai mekanik.
Për gjashtë vjet na bashkoi Ansambli Artistik i Ushtrisë.
Në studimet e larta nga viti 1952 në të njëjtin konservator në Moskë, me të njëjtin profesor, unë bariton, ai tenor.
Të dy profesionistë, solist lirik, në TOB më 1957. Me dhjetëra e qindra koncerte dhe role të përbashkëta, brenda e jashtë shtetit.
Të dy Artistë të Merituar, Artistë të Popullit.
Unë kompozitor, ai edhe solist me Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Por papritmas më iku shoku, miku, vëllai.
Ai është legjenda e këngës popullore qytetare, e këngës shkodrane e mbarë kombëtare. Zë timbrik, i fuqishëm, dramatik e lirik në interpretim, i thjeshtë, i dashur, besnik, kavalier e patriot.
Këngëtar si Ibrahimi një herë lindin. Unë me dy vajza: një pianiste e një këngëtare. Ibrahimi me dy djem dhe një vajzë. Një pianist, Genci, tjetri kompozitor, Davidi dhe Lejla, mjeke. Sikur na ka lindur një nënë.”
blank
blank
blank

KUR FLASIM PËR AGIM MATON- Nga Timo Mërkuri

Kur flasim për Agim Maton nuk ia kërkojmë datëlindjen në certifikatën e gjendjes civile, ku me një kaligrafi fine është shënuar data 12 mars 1947. Kjo është datëlindja e njeriut, ndërsa ne te Agim Mato shohim poetin, ndaj për të gjetur ditëlindjen e tij, lexojmë vargjet që ai vetë ka shkruar me ngjyra deti: “[…] u mblodhën aromat e tokës, gjithë dritat, gjithë rënkimet e detit, meditimet e ullinjve, dhe krijuan mua… biri i brigjeve të gjelbra. Biri i rërës dhe i detit…” dhe aty kërkojmë një datë.
Agim Mato ishte një poet që jetën e tij e shtriu dhe e shkriu në vargje, madje dhe dhimbjen e persekutimit si bir i një të dënuari politik, si një krijues që iu hoq e drejta e botimit, madje gjithë privacionet e kohës çuditërisht i derdhi në vargje që rrëzëllejnë si ar i derdhur në kurora dafinash.
Është i vërtetë fakti që për gati 30 vjet ai heshti (si bilbili në degë) së botuari, por poeti nuk heshti kurrë së krijuari. Ai mblidhte në shpirtin e tij poezinë, siç mbledh mali në basemet brenda shpateve e gërxheve ujërat e shiut për burimet, poezi që do shpërthente me vrull pas viteve ..2009 kur pa dhe ndjeu që koha dhe shokët prisnin vargun e tij poetik.
Ai erdhi me vrullin e ujërave pranverore, me ngjyrat dhe meloditë e kësaj stine, madje këto i solli si: “[…] biri i brigjeve të gjelbra, biri i rërës dhe i detit / Fytyrën time nuk mund ta ndash kurrsesi / nga buzëqeshja e portokalleve dhe trungjet e menduara të ullinjve …”, pa turfulluar hakmarrje e përmbytje.
Agim Mato u rikthye si poet jonian, me shikimin e tij plot dritë drejt të nesërmes, pavarësisht se mund të shkruante për të djeshmen a për të sotmen. Vargu i tij kishte një hapësirë të kaltër deti, plot jod e lule të vockla ulliri që ndjellin paqen edhe në mes të rrebeshit. Fjala poetike e tij është si një pulëbardhë, që me lojën e saj mbi valë, tërheq shikimin e meditimin, ngjall shpresë e buzëqeshje edhe te njerëzit e dëshpëruar.
Me poezinë e tij ai i dha formë e jetë stilit modern të poezisë joniane, duke i ngritur hymne jetës në mes të mortit, ngjyrosi me kaltërsinë e detit shpirtin e njerëzve, mbolli në jetët e tyre një … ulli, pavarësisht se prej tyre pati hequr …të zitë e ullirit.
Kur flasim për poezinë e Agim Matos, flasim për një hapësirë të kaltër, gati qiellore, plot yllësi metaforike apo njelmësi detare, që të fton t’i lexosh dhe rilexosh dhe të pyesësh veten se nga vjen kjo ngrohtësi në këto poezi. Ai e shihte veten si pjesë të detit, madje deti fillonte te zemra e tij për të vazhduar më tej, nëpër brigje. Kudo që shkonte, detin e merrte (metaforikisht) me vete, me valët e stërkalat e tij, me anijet e sandalet e peshkatarëve, me pulëbardhat mbi valë e myshqet në fund të detit. “Gjithë ditën fjalosemi me detin” pohon poeti te “Ode e fëmijërisë” se: -“Jemi ende fëmijët e tu të përjetshëm / shtangur para magjive jonike”.
Madje edhe ngritja në rang kombëtar dhe roli i një “institucioni poetik” të Klubit të Krijuesve Jonianë dhe të Manifestimeve poetike “Trirema joniane” lidhet me punën dhe përkushtimin e tij, veçse duhet të saktësojmë se: ky fakt s’ka të bëjë me ndonjë talent apo aftësi drejtuese e organizuese të lindur a të fshehur të Agim Matos. Kjo ka të bëjë thjeshtë me intuitën poetike të tij për rinovimin e përvojës së arritur, gjetjen dhe krijimin e kontakteve me poetët e duhur që lëvronin forma dhe stile të reja poetike në një nivel sipëror.
Kjo dëshmon faktin që “Klubi i Krijuesve Jonianë” u shndërrua në një qendër promovimi e prezantimi të poetëve shqiptarë dhe krijimeve të tyre, ndërkohë që poetët më në zë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia Jugore ishin “në shtëpinë e tyre” në Manifestimet e Triremës sonë Joniane apo në ngjarjet tona promovuese. Saranda mirëpriti poetë nga Spanja, Kroacia, Bosnjë Hercegovina, Qipro, Franca, Rusia, Siria, Tunizia etj. të cilët nxitonin plot dëshirë dhe kuriozitet drejt këtij qyteti me Klubin e Krijuesve Jonianë si “Farin e vetmuar në Jug”.
Në qoftë se Agim Mato mbylli sytë në 10 maj 2021, me këtë akt ai nuk shkoi drejt harresës, por hyri në mesin e atyre poetëve, të cilëve pikërisht në ditën që pushojnë së frymuari fillon e u përcaktohet pavdekësia.
Tashmë ne do hyjmë plot kujdes e vëmendje brenda vargjeve të tij, si në një galeri mali për të arritur, gjetur e marrë poezinë e vërtetë, si një madem xeherori të rrallë. Do të pasurohet së tepërmi ai që do gjejë qoftë edhe një copë të vogël nga ky “mineral”.
Pra, ju them: datëlindja e njeriut Agim Mato është një datë e regjistruar në gjendjen civile, datëlindja e poetit Agim Mato është në vitin 1969, kur botoi librin e parë poetik JUG, ndërsa prej 10 Majit 2021 filloi …”e vazhdon përjetësia” e tij.
Sarandë, prill 2022
blank

Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”: Në Gjakovë sot Dita Qëndrore e Mitingut të Poezisë 2022

Erdh Dita Qëndrore e Mitingut të Poezisë 2022, pas një muaji promovimesh të çdo javshme!
Të hënën me 9 Maj, në ora 18:00, në Pallati i Kulturës, ” Asim Vokshi”( salla solemne),
Do të jetë Mbremja qëndrore e poezisë,
Do të këtë festë krijuesish dhe do të ndahet Çmimi” Teki Dervishi” proza më e mirë 2021-2022 prozatorit elitar shqiptar Z. Zija Çela i cili e nderon mitingun me praninë e tij fisnike!
Dhe Çmimi ” Ali Podrimja” poezia më e mirë ndërmjet dy mitingjeve, që ndahet pasë deklamimit të poezive nga poetet e pranishëm, nga juria e klubit.
Festa letrare në Gjakovë po shënonë mitingun e poezisë të 58-tin me radhë! Urime, Gjakovë! Urime letërsisë bashkëkohore shqipe!
Pjesëmarrja e juaj publikë artëdashës na nderon!
Jeni të ftuar!
Klubi letrar”Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
blank

Send this to a friend