Kanga XXIX
Gjithe ai njeri qe vuente n’ate hata
Me kishte preke aq fort mes asaj nate,
Sa tjeter s’doja veç me ndeje tue qa.
.
Porse Virgjili m’tha: <<Pse mendjes sate
I asht ngule kaq fort kjo pamje e me zell
Po vren hijet e trishtuna e sakate?
.
Keshtu nder lugje tjera nuk je sjelle;
Mejto se po t’numrosh kete mizeri,
Njezetedymij mil ban rreth me u sjelle.
.
Nen kambet tona hana ra, e dij
Se per kete udhe pak kohe ne na kane dhane,
Sa gjana prap do shohesh n’pus te zi!>>
.
<<Ti po ta dije, – zuna une me I thane,
– arsyen e forte per t’cilen u ndalova,
ndoshta dhe pak me ndeje do m’kishe lane.>>
.
Por ai u nis e une nga pas i shkova,
Biseden prap vazhdova gjalle ta mbaj
Tue I gjegje keshtu: <<Shikimin tim leshova
.
N’ate grope edhe aq vrejta mbrenda saj,
Se atje m’u duk se pashe nje t’gjakut tim,
Qe vuen per faj qe po I kushton aq vaje!>>
.
At’here mesuesi: <<Kot, pa nje qellim,
Ti mos u lodh t’mendosh per ate mkatnuer,
N’pune tande rri, ta vuej ai ate denim;
.
Se une e pashe te kambet e asaj ure,
Kur duel e te kanosej fort me gisht;
Gjeri del Belo ndjeva tue thirre, kur
.
Ti ishe I habitun krejtesisht
Nga ai qe Altaforten pat per dore,
E kah s’e kqyre aspak, ai bani bisht.>>
.
<<O pris, – I thashe, – vrasja e tij mizore,
qe pa u hakmarre ka mbete, ate e merzit,
kjo gja per fisin tone asht turp e kore;
.
idhnue me ne, pra, iku ai paprite,
pa m’thane nje fjale, une kete pershtypje kam,
– ma fort dhimbja per te tash me trondit.>>
.
Vazhduem biseden mbi ate ure tane shkamb,
Deri n’ate pike, ku mund te vresh me sy
Gjithe lugjen poshte, po te kete drite tamam.
.
N’lugje te fundit kur filluem me hy
Te Lugjezezes edhe mizerija
E shpirtnave ma qarte na duel aty,
.
Ankime te cuditeshme me mija
Porsi shigjeta zemren ma coptuen,
Prandej veshet i zuna me duer t’mija.
.
Gjithe dhimbjet e pafare po u grumbulluen
Nga spitalet e Valdikjanes n’vere,
Sardenja e Marema po iu shtuen,
.
Dhe ne nje grope te rrasen menjehere,
S’maten me ç’pashe; ndihej nje qelbesine
Si prej gjymtyresh qe kane marrun ere.
.
Majtas, n’pende t’fundit, harkun ku e shtrin
E gjata ure, mbrrijtem me t’shtrejtin pris;
E at’here munda me pa ne thellesine
.
E atij hon, ku dora e Perendise
Me drejtesine e vet te pagabueme
Per dnim falsifikuesit ka gremise.
.
S’asht pa ndo’jhere nje pamje ma e trishtueme
As ne Egjine, ku njerzit rane perdhe,
Nder kafshe kur atmosfera e helmueme
.
Der te ma i vogli krymb as nje per be
Nuk la ne kambe, edhe, sikur rrefyen
Poetet per ate kohe kur ra kjo rrfe,
.
Ne njerez milingonat u kembyen;
Se sa ti sheh n’kete lugje pa fare drite,
Qe shpirtnat kapa-kapa mbrende i ndryn.
.
Dikush mbi bark, dikush mbi shpine i rrite
Shokut te vet, ndonje barkas tue ra
Rreshqanthi shtegut te mallkuem i bite.
.
Na ecnim dalngadale edhe pa za
Tue kqyre e tue degjue t’smundit e shkrete,
Qe s’do te ngrehin krye as shtat kurrma.
.
Pashe dy, qe u ngriten ndeje tue u mbeshtete
Si dy tava mbi zjarr vendosun ngjite,
Ne dregza t’neveritshme trupin krejt.
.
Kale nuk kam pa keshtu tue u kashagite
Nga djale qe e pret zotnija me nxitim
Ose qe pagjumsija e ka merzite,
.
Si I pashe te dy tue u krue me t’madh terbim,
Kah mishi u hante ne menyre barbare,
Ne u dhashte vecse lenurja lehtesim!
.
Lekuren e zgjebosun shkulnin fare,
Si te qerosh me thike ndo’jhere te ngjan
Krap o peshk tjeter me ma t’forta pare.
.
<<O ti, qe i paske gishtat si gerhane,
– prisi u suell e i tha njanit prej tyne,
– dhe i perdoroke ndonjehere per dane, –
.
me thuej mos ka latin ne mes ketyne,
qe jane ketu, t’mjaftofshin gishti
e thoni me t’shkye per jete te jetes si te shkyene!>>
.
<<Latin te dy na jem’ qe po shikoni
kaq te dermishun, – njani u gjegj tane lote,
– po ti kush je qe pyet, c’lyp ketij honi?>>
.
<<Kam ra ketu, – mesuesi i tha atbote,
– me nje te gjalle tue zbritun shkrep me shkrep
e jam tue I tregue te zezen bote.>>
.
U shkoqen prej shoshoqit me gazep;
Tue u dridhe kah une dhe tjere nisen me u prire,
Permbi te cilet ajo fjale u shkrep.
.
E m’u drejtue at’here mesuesi i mire,
<<fol, – tue me thane, – çka zemra te deshrofte!>>
E une u fola ashtu si pat deshire:
.
<<Kujtimi juej n’ate bote kurr mos u shofte
nder mendje dhe nder zemra njerezore,
por vjet e vjet me radhe atje qendrofte!
.
Kush jeni ju, nga cila dege fisnore?
Flisni pa frike, megjithse kjo nafake
E zeze ju paska gjete e ba ksodore!>>
.
<<D’Areco qeshe, – tha njani, – dhe nder flake
Alber da Siena m’hodhi e m’dogji fjalle,
Por per cka vdiqa, ketu s’me kane flake.
.
Asht e vertete se atij i thashe, me u talle.
Se mesue kisha mire me fluturue,
E ai, qe ish kureshtar e pak budalle,
.
M’kerkoi ate mjeshteri me ia tregue;
E pse Dedal s’e bana t’shkoje perpjete,
M’paditi t’et e i jati n’turre me vu.
.
Porse ne lugje t’fundit, e jane dhjete,
Nga se alkimise n’ate bote iu pata fute,
M’denoi ai qe s’gabon – Minosi vete.>>
.
E une pyeta poetin: <<M’thuej, per skrute
Sjenezve, valle, ndokush a ua kaloi?
Si ata as vete francezet s’i kane trute!>>
.
I gerbuluemi tjeter, kur m’degjoi,
U gjegj: <<Veç Strikes s’duhet me i hy n’hak, –
Ai, po, me mend e mase gjithmone shpenzoi;
.
E as Nikolles, qe ma i pari pak
I hodhi karafil pjates se zgjedhun
E ‘j kopesht plot e mbolli per marak;
.
E as çetes, ku d’Ashiani ç’kish pat hjedhun,
Sa bani rrush e kumblla vneshte e pylle,
E ku Abaljati duel aq mendjembledhun!
.
E qe ta dijsh kush gojen s’di me e mbylle
Me ty kunder sjenezve, m’kqyr nder sy
Me t’u kujtue fytyra ime dylle.
.
Kapokjo jam, qe desha me u shkembye
Metaleve vetite me alkimi;
N’se t’njofta, m’njeh ti mire, – une tue shkerbye
.
Natyren, mora nam n’majmuneri!>>
Komentet