Kanga XXIII
N’heshtje, vetare, si i iken asaj valle,
Shkonim njani mbas tjetrit me krye ule
Si franceskan kur ecin n’per rruge t’madhe.
.
Te prralla e Ezopit m’ishte ngule
Mendja ime, si pashe gjithe ate rremuje,
Ku ai tregon si kneten not e duel
.
Mi e bretkoce. Ma fort dy pika uje
S’gjasojne, se te dy ngjarjet kur i ven
Perballe, kushdo e sheh kete gjase po t’duej.
.
Si nga nje tjeter nje mendim shperthen,
Keshtu m’vetoi diçka nder mend ma vone,
Qe frike ne palc me shtiu sa bese s’e zen.
.
Ja çka mendoja: “Kta per fajin tone
Pesuen ç’pesuen e keq u vune ne loje,
Kjo gja i poshtnoi keta te patenzone,
.
Prandej inatin gja s’do t’ua ndaloje,
Do te bijne permbi ne si kokrra e rrfese,
Si qeni kur ia njet leprit me goje.”
.
Prej frike po m’u çojshin leshte e krese
E siellja koken mbrapa tash e pare,
Prandej thashe: “Pris, ne qe se pa vonese
.
Nuk fshihemi, s’besoj se pa zarar
Do ndahmi; diku mbrapa i kemi lane;
S’i shoh, por m’duket se mbi qafe m’jane vare.”
.
E ai: “Dhe t’isha nje pasqyre e gjane
S’do ta feksoja ftyren tande aq kthielle,
Sa shoh mendimet tua ane per ane.
.
Çka n’mendje ke, tue rrjedhe tani asht fill
Kah une, e ne çdo gja te dy perkojme,
Pra çeshtjen per te dy keshtu e kam zgjidhe:
.
N’qofte bregu i djathte me i ulte e na mund t’shkojme
Me zbrite ne lugjen tjeter pa u ndale,
Ndjekjes, qe po i friksohmi, i shpetojme.”
.
Ende s’i kishte thane ai keto fjale
E, ja, djement i pashe tue fluturue
Drejt nesh, me flatra t’shtrime, pale e pale.
.
Mesuesi menjehere me kapi mue
Si ajo nana, qe papritmas zgjohet
Nga zhurma e sheh se flaka e ka rrethue;
.
Foshnjen rremben e rend me vrap, s’ndalohet,
Kujdes per vehte s’ka, po per ferishte,
Vetem me ate kmishe ne shtat e nuk kujtohet.
.
Poshte kodres se rrembyeshme ashtu si ishte
Shkiti dhe prisi, per ate shkamb mbeshtete,
Qe lugjes tjeter nga nje ane iu vishte.
.
S’rrjedh uje neper kanal me vrull tatpjete
Per me sjelle nje mulli ngulun ne toke,
As kur te jete tue u futun neper flete,
.
Si rrshqiti prisi im neper ate boke;
Ne parzem me shterngonte pa ia da,
Si t’me kish bir e jo si t’ishim shoke.
.
Mire n’fund te lugjes tjeter s’kishim ra
E ata ia behen n’zgrip te asaj rrepine
Shi permbi ne, por s’kishin ç’me na ba;
.
Se Pushteti Hyjnor u dha mundsine
Lugjes se peste si roje me i qendruem,
Por tutje nuk e shtrinin dot fuqine.
.
U gjetem mes do shpirtnash te ngjyruem,
Qe ecnin dalngadale si n’procesjon,
Tue qa, e u dukshin t’lodhun, te dermuem.
.
Manteli me kapuç seicilin mblon
Deri nder sy; po aq persosmenisht
Ne Keln mungaret t’vishen kane zakon.
.
Ai ar perjashta t’i merr syte krejtsisht,
Permbrenda por jane plumb qe nuk peshohet,
Ata t’Federikut mund t’i mbajsh ne gisht.
.
O peshe e rande, qe per amshim do çohet!
Na majtas shkuem, me ta krahas perhere,
E qanin me lot t’idhun sa s’tregohet.
.
Por te randuem se tepri ata te mjere
Ecnin mezi, mertisun kambe e krye,
Sa ne cdo hap u gjindshim me te tjere.
.
At’here une prisit: “Fort te lutem ty,
M’afro te ndonje shpirt qe ka lane nam,
Tue ece shiko mos njeh njeri me sy!”
–
E njani, qe toskancen ndjeu n’ate lame,
Briti mbas nesh: “O ju, qe aq me vrap
Po ngitni neper terr, qendroni n’kambe!
.
Ndoshta ndo’j gjegje edhe une ta jap.”
Mesuesi at’here m’u suell: “T’i presim pak
E pastaj ecu krahas hap per hap.”
.
E ndala e pashe dy vete, qe n’ate sokak
Po nguteshin, te une me ardhe tue dashte,
Por ajo barre s’i linte e i ngushti cak.
.
Kur mbrriten, syte u kishin dalun jashte,
Me kqyren pa ba za, pastaj te kthyem
Nga shoqishoj peshpriten si tue drashte:
.
“I gjalle ky duket, shih si merrka fryme;
por n’qofte se ata kane vdeke, me thuej per hir
te kuj ecin pa qene n’mantel mberthyem?”
.
Pastaj thane: “O toskan, qe n’monastir
Te hipokriteve fatzez je rrase,
Kush je ti na trego, mos t’ardhte veshtire!”
.
“Kam le edhe jam rrite, – u thashe n’ate rase,
– n’Firence, permbi ate Arnin e madhnueshem,
e jam gjithnje me trupin qe kam pase.
.
Kush jeni ju, qe n’kete menyre, ngashrueshem,
Po ecni rande e lot ju shkojne rrekaje?
Ç’asht ky denim qe ndritka mrekullueshem?”
.
“Kjo pelerine e arte, – tha njani n’vaje,
– asht prej plumbi te trashe e barre e keme,
si terezi con supat pesha e saj.
.
Freten defryesa e bolonjez na jeme:
Ky – Loderingu, une jam Katalani;
Te ftuem per paqe nga toka jote qeme,
.
Si thirret nje i urte, qe i ka dale zani
Per ndershmeni, sa t’gjithe na bijshin n’gjuj,
Por nderi yne n’Gardingo shih cka bani!”
.
“O freten, t’zezat tueja”… thashe tane huj,
por m’u pre fjala n’goje, porsa m’u shfaq
nje kryqezue ne toke keq me tre huj.
.
Kur m’pa, ç’e perdrodh trupin garravac!
Iu çue mjekrra n’hava tue psheretite;
E frati Katalan, ku pa pse kaq
.
Shtang mbeta, tha: “Ai ngule, qe po sodit,
Keshilloi farizejt, se e lypte puna
Per popull nje njeri ne kryq me e ngjite.
.
Shkelmue e lakuriq, mes rruges, dhuna
Asht ba e tjerve, ta provoje mbi koke
E permbi parzem sa peshojne kto guna.
.
Vjehrri keshtu i mundohet me gjithe shoke
T’Sinedrit, ketu n’varrin e mallkuem,
Qe u dhane judejve t’mbrapshten n’qiell e toke.”
.
Virgjilin pashe at’here te mrekulluem
Mbi ate njeri t’kryqzuem, mbi ate mkatar
Denue e poshtnue n’merigimin e amshuem.
.
Pastaj u suell e i tha fratit te pare:
“A na tregon, ne qofte se kush s’ju ndale,
n’se ka nga e djathta jone kund ndonje fare
.
gryke, ku t’mundemi kendej pa fjale
me u ike engjujve t’zez, qe nga ky hon
mbrapa na vijne e nuk na lane me dale?”
.
E ai u gjegj: “Ma afer se e shpreson
Gjindet nje ure e madhe, sa ‘i kala,
Qe siper t’gjitha lugjevet kalon.
.
Vetem se ne kete ane ajo ka sha;
Prap mund te hypni ju mbi ato rrenime,
Qe bregut e ne fund grumbull jane ba.”
.
E prisi, me koke ule, ra nder mendime,
Me tha pastaj: “Sa fort na paska gnjye
Ai, qe mkataret cfurkte pa fare dhimbe!”
.
E frati: “Ne Bolonje me kane rrefye
Se djalli ka shum vese; nder te tjera
Asht baba i rrenes, rrencak kambe e krye.”
.
E mandej prisi iku porsi era,
Pak i idhnuem e ne fytyre i vrame,
Dhe une nga te ngarkuemit ika at’hera,
.
Mesuesin tim tue e ndjekun kambe per kambe.
Komentet