Kanga XVIII
Nje vend quejte Lugjezeza asht ne hon,
Me shkrepa ngjyrehekur i ndertuem,
Si qarku nalt, qe rreth e rreth i shkon.
.
Në mes te ketij logu te mallkuem
Hapet nje pus i gjane e i thelle sa s’ka,
– Do flas ma vonë se si asht i sajuem.
.
I rrumbullakte asht brezi i tokes, pra,
Qe ndan kete pus nga ajo e perpjete malore,
E ne dhjete lugje gjithe ky brez asht nda.
.
Sikur e kane te pamet do llogore,
Keshtjellave shumfish perqark qe u shkojne
Dhe mprojne te lartat ledhe madheshtore,
.
Po ate pershtypje lugjet te perftojne;
Si dyerët e fortesave i kanë
Urat, qe tej llogores te kalojne,
.
Ashtu permbi seicilen lugje t’gjane
Shum ura te medha gjithe shkrep e gur
Ngrihen e n’fund bashkohen pusit pranë.
.
Na ne kete vend u gjetem at’here kur
Iu ulem tok Gerjonit, e poeti
Nga e majta shkoi dhe mbrapa tij me muer.
.
Por ne te djathten syni im me mbeti
Mbi te denuem te tjere, tjere kerbaçtarë,
Dhe vlonte e para lugje asi rrëmeti.
.
Te gjithe ishin picak ata mkatarë;
Nje valë drejt nesh, nje vale shkonte perpjetë
Tue ecë ma shpejt se na, siur ma parë
.
Banor’t e Romes, ne te shenjten vjete
Te jubileut te madh, kur uren dalin,
Menyre te lehte per kete kalim kane gjete,
.
Keshtu disa perballe keshtjelles ndalin
Hapin e vet per t’shkue ne Shejtënoren
E Sh’Pjetrit, ndersa tjere perballe kane malin.
.
Kendej edhe andej neper shkamboren
E zeze pashe djaj brinoça me kamxhike,
Qe tue rrahe shpirtnat nuk e matshin doren.
.
Sa shpejt ata t’shkallmuem dijshin me hike
Me kerbaçin e pare! Asnjanit ma
S’i binte mall te dyten here me u fshike!
.
Ndersa ecja, shikimi im me ra
Mbi njanin, dhe mendueshem thashe ne cas:
“Me duket kete fytyre diku e kam pa!”
.
Ta shoh ma mire u ndala n’kambe enkas
Dhe prisi u ndal me mue, n’orzezen troke
Pranoi qe une te kthej dy hapa pas.
.
E ai shpirt i fshikulluem at’here me koke
Te ulun desh t’kaloje, por kot e pat,
Se i thashe: “O ti, qe syte po i hjedh pertoke,
.
Me duket se ta njoh holle ate surrat,
– Ti Venedik Kacjanemiku je!
Ç’te coi te tharten salce me e pase per fat?”
.
E ai m’u gjegj: “Shum keq ngushtue me ke;
Por m’ban me folë e qarta gjuhe e jote,
Qe ma kujton aq ambel t’lashtin dhe.
.
Jam ai qe Gizolabelën ia çote
Markezit, me u kenaqe me trup te saj,
Megjithse per kete turp fliten fjale kote.
.
Por s’jam i vetmi bolonjez n’kete vaje,
Sepse si une te tjere ketu do gjeni,
Qe shprehjen “sipa” e kuptojne me rraje,
.
Ma shum se ka ne mes Savene e Reni;
Per t’me besue, ti vetem te mendosh
Se bolonjezi asht koprrac si qeni.”
.
Fjalet pa i krye, nje dreq atij balosh
T’ia mshoi kerbaç e i briti me terbim:
“Ik! Ktu nuk shiten femna, he kodosh!”
.
At’here une shkova prane mesuesit tim;
Pastaj mbas disa hapash na arritem
N’nje vend ku nje ure gjetem per kalim.
.
Me lehtesi te madhe asaj iu ngjitem
E, tue u sjelle nga e djathta, u shkeputem
Nga ata qe siellen me t’amshuemin ritem.
.
Kur na deri ne mes ures iu futem,
Nen t’cilen fishkullon dredha gjithmone,
Prisi me tha: “Ndalu paksa, te lutem,
.
Siellu e veshtro te tjere te patenzone,
Qe t’i shikosh qepari s’pate rase,
Mbasi po ecnin ne drejtimin tone!”
.
Nga ura e lashte veshtroja njerz pa mase,
Qe vinin varg drejt nesh nga tjetra ane,
Dhe n’ta kamxhiku rrin tue u perplase.
.
Prisi, ndonse me pyete s’e çova zane,
Me tha: “Shih ç’burre na vjen kesaj terthore,
Porsi te tjeret vuejtka, e nuk qan!
.
Edhe ketu e ruen pamjen mbretnore!
Ai asht Jasoni, me trimni e urti
2bashken e arte2 ua hoq Kolkve prej dore.
.
Ujdhez’n e Lemnit preku kamba e tij,
Mbasi te pameshirshmet gra barbare
Gjithe mashkujt kishin fute ne dhe te zi.
.
Atje me ambelsi, fjale lajkatare
Izifilin mashtroi, nje vashe te re,
Po ate qe duel per shoqe genjeshtare.
.
E braktisi shtatzane, qyqe mbi dhe,
Ai faj me te tille vuejtje e ka denue,
Vuen per çka i bani dhe t’shkretes Mede.
.
Keshtu peson kush femna ka mashtrue;
Ma e para lugje vetem kaq perfshin,
Ti shpirtnat pe qe mbrenda jane ndeshkue.”
.
Kishim arrite ku ura si rrypine
E ngushte me pend’n e dyte fill kryqezohet,
Qe nje ure tjeter mban pastaj ne shpine.
.
Q’andej degjuem si n’lug te dyte ankohet
Nje turme, qe turfullon turijt e ngrate,
Rreh vehten me shuplake edhe dermohet.
.
Si myk u ngjeshej brigjeve per t’gjate
Avulli i dendun qe nga fundi afshon
– T’vinte me vjelle tue pa e tue nuhate.
.
Poshte ka aq terr, sa gja ti nuk veshtron,
Ne maje po s’i shkove atij qemer
Ure, ku ma qarte syni deperton.
.
Mbrrijtem aty e pame ne ate humnere
Njerz zhyte ne ***, thue se ketu kane shfrye
Gjirizet e mbare botes menjehere.
.
Ndersa une po kerkoja mbrende me sy,
Pashe nje, s’e dij a prift a shekullar,
Se n’krye ma shum se tjeret ishte zhye.
.
“Ç’po kqyr ashtu? – therriti ai shpirt i vdare,
– veç une ty te terhiqkam nder kaq shoke?”
“Pershtypje kam, – ia ktheva atij qyqar, –
.
se te kam pa dikur terun me floke;
ti Aleks Intermineli je, per bese,
prandej ia ngula syte une asaj koke.”
.
Ai briti, tue i ra vehtes grushta krese:
“Miklimet m’hodhen n’kete gjiriz t’peshtire,
kjo gjuhe kurr s’me pushoi lajka te qese.”
.
E prisi tha: “Hidh syte ma tej, o bir,
Qe te arrije shikimi yt i pake
Me e vrejtun ne fytyre ate kurve ma mire,
.
Qe, ndye e shprishun, qenka ba si shakë;
Me thoj tane *** dermishet, tjeter s’ban
Vec ço e ul, e u llokoçit n’ate brrake.
.
Taida asht, ******; nje jaran
Kur pyeti: – A po ma din per nder? – kjo hore
Ambel iu gjegj mejhere: – Oh, fort, o xhan!
.
Por mjaft i ngope syte ne kete llogore!”
Komentet