VOAL

VOAL

Kandidati presidencial i Austrisë: Të dashur austriakë me origjinë shqiptare, më votoni!

April 22, 2016
blank

Komentet

blank

Zhaneta Tola, vajza nga Librazhdi e ftuar në Festivalin “Sanremo 2023”- Nga Çaush Kullafi

Një ndër qytetet e bukur, plot gjelbërim dhe freski është Librazhdi. Ky qytet shtrihet në krahun e djathtë të lumit Shkumbin, në buzë të rrugës kombëtare Elbasan – Korçë.
Librazhdi në çdo kohë indentifikohet me rrugën “Egnatia”, ku gjurmët e kësaj rruge ende janë sot në fshatrat e tij.
Librazhdi, ky qytet me burime të shumta natyrore, të aventurës së agroturizmit, siç është Parku Kombëtar i Shebenikut. Në Librazhd, pikërisht në Bushtricë, është një ndër urat më të larta të vëndit, ura e Bushtricës. Poeti Koçi Petriti e gdhendi bukur në vargjet e tij:
…Unë i shoh gjith` urat

Nga urë e Bushtricës:
Ja urë e Qabesë,
Ja e Drashovicës……
Para disa viteve qyteti i Librazhdit ishte një nyje e rëndësishme linjës hekurudhore.
Librazhdi është vend i mrekullive dhe burimeve natyrore, qytet që zgjohet për çdo mëngjes me rrjedhën e lehtë të lumit Shkumbin, i cili shquhet për kulturën e tij të trashëguar në vite. Nga Librazhdi kanë dalë shumë artistë të zhanerve të ndryshme që kanë performuar në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. Krenaria e Librazhdit, koregrafi Sadi Halili (Artist i Merituar), i njohur në Shqipëri dhe jashtë saj për vallet e tij që interpretohen në gjithë trevat e Shqipërisë; me madhështorja, “Vallja e Rrajcës”. Muhamet Muça, djali nga Librazhdi, aktori që me zërin e tij kumboi skenat e teatrit dhe filmave shqiptarë. Lumnie Çota, na ka bërë krenare me arritjet e saj në skenat botërore. Presidentja e sozive në Itali i ka besuar Lumnie Çotës nga Librazhdi detyrën e shtrirjeve të këtyre aktiviteteve dhe në Shqipëri. Asaj iu akordua çertifikata, si Sozia Klaudia Cardinales.. Juria e festivalit në Sanremo i dorzon Lumnie Çotës çertifikatën e nderit.

blank

Shkrimi ynë sot nis udhën e tij për një vajzë tjetër nga Librazhdi, Zhaneta Benga Tola, lindur dhe rritur në qytetin e vogël të Librazhdit, që këtë vit u prit në Sanremo 2023. Zhaneta Tolës, vajzës nga Librazhdi ju akordua në Sanremo nga presidentja e Sozive Botërore Miranda Liz Taylor Giuffre çertifikata si Sozia e Sharon Ston. Ky vlerësim për Zhanetën është dhe një krenari për Librazhdin qytetin e saj të lindjes. Zhaneta, bijë e dy prindërve të mrekullueshëm, Nexhdet dhe Kushe, që në moshë të re ishte e apasionuar pas librit dhe artit. Pas lidhjes bashkëshortore me Arjanin, lindin dy fëmijë si drita, Artemis dhe Xhino, të rritur dhe edukuar me dashurinë për familjen dhe atdheun. Të dy fëmijët mbaruan studimet e larta në Bukuresht.

blank

Që në moshë të re Zhaneta kishte pasion sportin. Ajo ishte bërë pjesë e ekipit të volejbollit të Librazhdit, i cili luante në Kategorinë e Parë. Kur bisedon me Zhanetën ajo përserit moton e saj: “Mëndja e shëndoshë në trup të shëndoshë!” Libri është pjesë e jetës së përditëshme të Zhanetës. Ajo ka bibliotekën e saj me një numër të konsiderueshëm librash. Ulesh dhe bisedon me Zhanetën dhe për një moment ajo të tërheq në bisedën e saj me atë buzëqeshjen e ëmbël, duke treguar për jetën e saj plot sfida dhe arritje. Nuk ndalem, vazhdon Zhaneta. Sanremo-ja më dha impulse që unë të hartoj plane të reja dhe të guximshme me tej në fushën e kulturës.
Zhaneta përfundoi me sukses studimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Është bukur të vazhdosh studimet në moshë të re, tregon Zhaneta, por më bukur akoma është t’i vazhdosh ato në moshë të madhe ashtu sikurse i vazhdova unë. Një ndër sfidat më të rëndësishme të saj ishte kandidimi për në parlamentin shqiptar.

blank

Krahas shumë sfidave të shumta në fusha të ndryshme, bashkë me Arjanin u morën me rritjen dhe edukimin e dy fëmijeve të saj të mrekullueshëm dhe me ngritjen e një biznesi në qytetin e Librazhdit, ku e zhvillojnë dhe sot si ndihmesë per ekonominë e tyre shtëpiake. Me duart e arta të Zhanetës janë zbukuruar me qindra nuse, në ditën e dasmës së tyre.
Zhaneta nuk ndalet në vënien në zbatim të synimeve të saj. Ajo fillon punë si mësimdhënëse në disa shkolla. Nxënësit dhe kolegët e saj për çdo ditë gjetën një mësuese dhe një kolege të shkëlqyer. Ajo sot vazhdon si profesoreshë në gjimnazin “Qemal Safa”, Tiranë ku jep lëndën gjermanisht.
Vite të arta Zhaneta quan vitet kur kreu studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, profili gjermanisht, histori. Vitin më të artë në jetën e saj Zhaneta quan vitin 2023 kur ajo u ftua në Snremo, në Grand Gala, në inagurimin e kalendarit të sosive në “Sanremo Festival 2023”, me presidente Miranda Luiz Talyor Giuffre. Ajo ndjehet krenare se ju bë realitet ëndërra për të shkelur mbi tapetin e kuq në Sanremo, si sozia e Sharon Ston. Kjo është një nga arritjet më të rëndësishme në gjithë prioritetet e Zhanetës në jetën e saj. Kurre s’kisha kaluar kaq emocione, tregon Zhaneta, se sa kur pashë veten në skenën e festivalit të Sanremos.
Zhaneta Tola e ftuar në festivalin e Sanremos është arritja më e lartë në jetën e saj. Ajo bëri krenare familjen e saj.
Zhaneta ndjehet krenare që u bë pjesë e veprimtarive artistike në Sanremo 2023.
Qyteti i Librazhdit është krenar që e rriti këtë vajzë plot pasion dhe dashuri dhe i fali asaj energjinë e gruas së guximshme dhe sfidave. Ajo në gjithë jetën e saj ka sakrifikuar në arritjen e çdo synimi dhe kurdoherë ka patur sukses.
Duke hulumtuar për jetën dhe veprimtarinë e Zhaneta Tolës nga Librazhdi them me shumë krenari se ky qytet ka rritur dhe edukuar djem dhe vajza që me arritjet e tyre e kanë bërë krenar në çdo kohë. Zhaneta tashmë shënon me germa të arta emrin e saj në krah të gjithë personaliteteve të Librazhdit
Urime dhe suksese Zhaneta Tola!

blank

blank

Gani Azemi – jetoi gjithë jetën me dashuri për atdheun Nga Xhafer LECI

Pak fjalë për jetën, familjen dhe veprimtarinë patriotike e atdhetare të Gani Azemit (30.07.1951- 25.11. 2012)

blank

Majtas: Hysen Gërvalla, vëllai i madh i heronjëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Gani Azemi  dhe Xhafer Leci-Koshare,23.08.1999 

 

blank      

Në foto bashkëshortët, Gani e Mejreme Azemi

Çifti Gani dhe Mejreme Azemi, janë gazetarë e publicistë profesionalistë, në gjuhë shqipe dhe frenge, në mediet belge dhe shqiptare. Gjithashtu, ishin veprimtarë të shquar të çështjes tonë kombëtare. Çifti i harmonishëm e plotësonin njëri-tjetrin.
Dy librat e Gani Azemit :
1.-“Stina e zgjuar” 1982 shtypshkronja , “Viktor Hugo” Bruksel
Citate:
F.41 “Zgjohu nënë të thërrasin varret e Kosovës
Se kurrë nuk janë ngroh me rreze të lirisë…”

blank
F.125.- “ Çka më duhet e gjora kokë,
Kur nuk jam zot në timen tokë…”
2.- “Letra për fqinjin tim serb” Nga Teuta Shkupi, përkthyer në frengjisht “Lettre à mon voisin serbe”

Me Gani Azemin jemi njohur  në fillim-vitet 1980-ta.
Po përmendi 3 raste nga kujtimet e mia: Me rastin e atentatit – vrasjes nga UDB-ja jugosllave të veprimtarit  Enver Hadri, më 25.02.1990, me shumë shokë nga Esslingeni i Gjermanisë, udhëtuam me autobus, të cilin e ngiste veprimtari Nami Ramadani, për të marrë pjesë në varrimin e tij.
Organizatorë kryesorë në varrimin e heroit Enver Hadri ishin: Gani Azemi, Ramadan Gashi, Reshat Sahitaj e tjerë. Pjesëmarrës ishte edhe kryetari i “Besëlidhjes Shqiptare”, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, Ibrahim Kelmendi nga LPK. Xhafer Shatri, gjithashtu bashkëpuntor i Enver Hadrit, në pamundësi të pjesëmarrjes për shkak të refuzimit të vizës, kishte përgatitur një fjalë, e cila u lexua në momentin e varrimit.
Nga Amerika  kishte ardhur edhe Joseph DioGuardi, kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i shoqëruar nga veprimtarët shqiptarë në Amerikë, Xhim Xhema, Rexhë Xhakli, Shaqir Gashi – Belushi dhe shokë e bashkëveprimtarë tjerë të tij. Edhe pse të gjithë ndjenim dhimbje të mëdha, për vrasjen e Enver  Hadrit, duke  dëgjuar fjalimet e zjarrëta të organizatorëve atdhetarë, patriotë dhe intelektualë  të çështjes tonë  madhore, ata na lehtësonin dhimbjet dhe na jipnin forcë e shpresë, për të vazhduar aktivitete për bërjen e Shqipërisë Etnike, punë kjo hiq e lehtë, por hsitoria është si lumi, i cili nganjëherë del nga shtrati, por përsëri i kthehet shtratit.
Në Konferencën e Dytë të Degëve të LDK-së për Evropën Perëndimore, SHBA, Kanada dhe Australi me 16-17 janar 1999 në  Novotel Stuttgart, të cilën e drejtonte Hafiz Gagica, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe Kolegjiumit të Degëve në Diasporë, ku merrnin pjesë Prof. Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa ministër i Financave, Fatmir Rexhepi, Sali Çekaj dhe nga Amerika Marjan Cubi, Ramazan Bekteshi e Agim Hadri nga Kanada, të cilët unë i prita në Aeroportin e Stuttgart-it, ku me veturën time i solla në sallën e tubimit. Gani Azemi m`u afrua dhe me përgëzoi për shkrimet e mia që po bëja tek gazeta “Bota Sot”, duke më thënë : “ Mos mendo se nuk ka më të mençur se ti, por po u mungon guximi”. Unë u përgjigja:  Ka shumë më të mençur dhe më  trima se unë, por janë më të kujdesshëm se unë, për shkak të situatës së acaruar…
U qeshëm dhe u përqafuam.
Më 23 gusht 1999, për rivarrimin e dëshmorëve nga Gjilani, udhëtuam për Koshare me Sinan Gagicën (babai i Hafiz Gagicës) etj. Atje folën Kolonel Rrustem Berisha, Ramush Haradinaj etj.
Aty takova Xhemail Mustafën, këshilltarë i presidentit Dr. I. Rugova, së bashku me Halit Muharremin, ministër i Drejtësisë në qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit. Në pyetjen time, pak me humor, a jeni hiq burra të fortë? Ata u përgjigjën: “Kur nuk ka më të fortë se ne, jemi të fortë, kur ka më të fortë, u themi vazhdone rrugën. ”Në Koshare, pas një bisede që patëm me Gani Azemin  dhe Hysen Gërvallën, Ganiu më tha :” Sot të kesh kujdes çka po flet, sepse këtu ka gjithçka, situata është e rëndë, shumë shpejt  mund të vijë te ndonjë konflikt i papritur.”
E bëmë një foto, pa menduar se Ganiu do ikën në amshim në moshë të re. Do e ruaj si kujtim për gjithë jetën.
Gani Azemi, ka udhëhequr në Bruksel, së bashku me Ramadan Gashin (Ganiu Drejtues e Ramadani Sekretar), Zyrën e Republikës së  Kosovës për Beneluks  dhe Unionin Europian (1995-2000), gjithmonë duke qenë ndër bashkëpuntorët më të afërt të Presidentit Dr. I. Rugova.

Gani Azemi, si  veprimtar me përvojë të madhe edhe në fushën e diplomacisë, i shoqëruar edhe nga miku e bashkëveprimtari tij, Ismail Bytyqi, fillimi i bombardimeve nga NATO kundër Serbisë pushtuese dhe vrastare, në  vitin 1999, i gjen në bazën ajrore të NATO-s, në Aviano të Italisë, nga ku  informoi shtypin ndërkombëtar në Aviano, për situatën në Kosovë.
Gani Azemi, tri vitet e fundit para vdekjes së tij, punoi këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.
Gani Azemi së bashku me Enver Hadrin e të tjerë, ishin në ballë të disa nismave, si bashkëthemelues të Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut…
Ndërsa Enver Hadri, tani hero i Kosovës, është shqiptari i parë, i cili ka hapur dyert e Parlamentit Evropian, duke prezantuar terorinë e Serbosllavisë pushtuese ndaj kërkesave legjitime të shqiptarëve në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, të cilët vetëm pse kërkonin barazi kombëtare, vriteshin, burgoseshin dhe maltretoheshin në mënyrë shtazarake. Ndërsa Gani Azemi, Reshat Sahitaj, Ramadan Gshi, Ismail Bytyqi, e tjerë, pas vrasjes së Enver Hadrit, gjatë demonstratave të viteve 1990-ta, kanë arritur të mbajnë lidhje të mira, në përkrahje të lirisë për Kosovën nga Parlamenti Evropian.
Në Bruksel kishte 3 klube: “Bashkimi”, klub jugoslav thmeluar, në vitet ’70-ta; “Idriz Seferi”, themeluar në vitet ‘80-ta; “Anton Çetta” në fillim vitet ‘90-ta të mijëvjeçarit të shkuar.
Brukseli kishte një brigadë të veprimtarëve atdhetarë shqiptarë, e cila mbante lidhje të ngushta me veprimtarët e çështjes tonë kombëtare në SHBA, të gjithë të ndjekur dhe të denigruar politikisht, nga të gjitha trojet e Shqipnisë Etnike, ashtu sikur edhe  paraardhësit e tyre.
Shokët bashkëveprimtarë të Gani  Azemit në Bruksel ishin shumë: Enver Hadri (2 prill 1940 – 25.02.1990), i vrarë nga UDB-ja në  Bruksel, më 25 shkurt 1990, Ramadan Gashi, Vehbi Ibrahimi (23 maj 1938 -10 tetor 1981), i vrarë nga UDB-ja në Bruksel, 10 tetor 1981. (Vehbiu në atë kohë ka qenë sekretar i “Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, më seli  në Donzdorf të Gjermanisë, të cilën e drejtonte kryetari i saj Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, tash i ndjerë. Vehbi Ibrahimin e kam njohur personalisht në vitin 1970, në Kufstein të Austrisë). Reshat Sahitaj dhe bashkëshortja e tij Behare Rexhepi, Ismail Bytyqi, Ramiz Zekolli, tani i ndjerë, Riza Kadrijaj-Budakova, tani i ndjerë, Agim Demaj, Agim Radoniqi, i ndjerë, Musa Hoti (11.07.1946 – 16.01.2004), i vrarë, gjegjësisht, i mbytur në Bruksel, më 16 janar 2004.
Kur flas për Gani Azemin,nuk mund mos ti them pak fjalë për bashkëveprimtarin e Tij më të afërm, Ramadan Gashin, ai rrjedh nga një familje nacionaliste, e cila brez pas brezi ka zhvilluar luftime kundër Serbisë dhe Jugosllavisë së vjetër në kuadër të çetave të Azem Bejtë Galicës dhe në Brigadat e Shaban Polluzhës, kundër çetnikëve të Drazha Mihajlloviqit.
Pas ndjekjeve nga autoritetet e ish-Jugosllavisë, për shkak të angazhimeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ai vendoset në Bruksel në vitin 1974, ku iu bashkua Enver Hadrit, të cilin e njihte që në Kosovë, si bashkëvendas që ishin të lindur në Pejë ! Ata bashkëvepruan në kuadër të Rezistencës Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës, deri në vrasjen e Enverit.
Pas organizimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramadan Gashi ishte Sekretar i Degës së LDK-së për Beneluks për disa mandate, dhe më vonë Sekretar i Zyrës së Republikës së Kosovës për Beneluks dhe Unionin Europian
Pas shpalljes së pavarësisë, Ramadan Gashi emërohet Konsull pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel (2009 – 2013), pastaj këthehet në MPJ në Prishtinë, ku ishte Zyrtarë i Lartë për Afrikën.
Më datë 23 nëntor 2016, Ramadan Gashi emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm në Senegal, prej nga ai mbulonte Guinea Bissaun, Gambinë, Çadin dhe 13 shtete tjera të Afrikës.
Ai jeton në Pejë dhe Bruksel. Është i martuar Me Ganimete Gashin dhe kanë dy vajza e dy djem.
Plaku i maleve, Hysen Xhelili – Kalishta nga Gostivari, të cilin e kam takuar dy herë, në demonstratën e 30 majit 1981 në  Gjenevë, bashkë me HysenTërpezën dhe në  demonstratën e Strasburg-ut, në Francë, më 1983, ku me këtë rast e kam pyetur: Si e kaloni në Bruksel me vëllazërit nga Shqipëria, të cilët sikur ju me Xhemë Hasa i Simnicës të Gostivarit, që keni luftuar për bërjen e Shqipërisë Etnike, edhe ata janë djathtistë. Hyseni: “ Disa nga ata mendojnë se ne shqiptarët e mbetun në Jugosllavi, jemi aq të pasun, sa edhe magarit i japim sheqer me hangër!”

Në Bruksel kishte shumë emigrantë, veprimtarë nga Shqipëria, të  strehuar politik, pas mbarimit të LDB-re, të cilët drejtonin disa organizata djathtiste, por edhe parti, si Balli Kombëtar dhe Legalistët e Mbretit Ahmet Zogu, Kolonel Muharrem Bajraktarin, Dr. med. Idriz Basha, Naim Basha  e shumë të tjerë.
E djathta shqiptare luftohej brenda dhe jashtë vendit të trojeve të Shqipërisë Etnike, nga dy shtete  komuniste, Jugosllavia dhe Shqipëria.
U pa se komunistët shqiptarë dekoronin me medalje komunistët serbë. Edhe sot figuron në arkivat e Shqipërisë emri i kriminelit serb Aleksandër Rankoviç, ndërsa atdhetarët shpalleshin tradhëtarë si: Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Shaban Polluzha e shumë të tjerë.
Pas çlirimit të Kosovës, Ganiu për herë të parë kthehet në Kosovë pas 21 vite në mërgim, në fund qershorit 1999, bashkë me mikun e tij, potikanin belg, Bart Staes, deputet në Parlamentin Europian. Në Aeroportin e Shkupit i kanë pritur, dajtë e Ganiut me miq e shokë, mbi 30 persona
Deputetin, për shkaqe sigurie, nuk kanë guxuar me e vendosë në hotel, por kanë fjetur në banesë të vëllait, Ramushit dhe gjatë qendrimit në Kosovë, kanë vizituar Kosharën dhe disa vende tjera në Kosovë.
Disa të dhëna, të cilat i kam mësuar gjatë një bisede nga vëllai i Gani Azemit, Sabri Azemi.
Të parët e familjes së Gani Azemit, ishin nga Sanxhaku i Nishit, fshati  Bellolin-e Krushumlisë. Kur ka ndodhur lufta serbo-osmane-turke dhe dëbimi masiv i shqiptarëve, 1877-1878-1879, janë vendosur në fshatin Babush i Muhaxherëve, afër Gadimes-së Ferizajit, ku është lindur Ganiu dhe paraardhësit e tij.
Prindërit: Jakup dhe Zejnepe Azemi, kishin 4 fëmijë, vajzën Hagjere, djemtë : Ramushi, Ganiu dhe  Sabriu, vetëm Sabriu ende jeton. Krejt familja e Ganiut në Prishtinë janë vendosur në vitin 1972, ku edhe sot jetojnë, përveç gruas së Ganiut, zonjës Mejreme Azemi dhe dy djemtë e tyre tanimë të rritur, të cilët jetojnë në Bruksel të Belgjikës.
Gani Azemi, në moshën 17 vjeçe merr pjesë  në demonstratat e vitit 1968 në Kosovë dhe, në demonstratat e vitit 1981 në Perëndim, ndërsa në demonstratat e mëdha të viteteve 1990-ta ka qenë njeri nga organizatorët kryesorë në Belgjikë…
Ganiu pasi mbaron Shkollën e mesme Normale në Ferizaj, në vitin 1973/74, regjistron  Fakultetin Gazetari/diplomaci, gjenerata e parë në këtë drejtim. Ganiu si student, me një grup, bashkë me Prof.Ukshin Hotin, kanë udhëtuar në Amerikë. Ganiu, në momentin e kthimit, është nda nga grupi dhe e ka vazhdu edhe tre muaj.
Me t`u kthyer nga Amerika, e kanë marrë në sherbimin Ushtarak në Prilep të Maqedonisë.
Nga Prishtina pas një muaj i ka shkuar dosja e përgaditur për qendrimin e tij në Amerikë dhe kanë filluar maltretimet. Prof. Ukshin Hoti, nëpërmjet lidhjeve të veta, ka marrë vesh se Ganiu i ka punët keq dhe e ka porositur shokun e tij, Aziz Purelku nga Kërçova, që ta vizitojë Ganiun. Dhe, e udhëzon të arratiset, sepse i gjallë nuk shpëton, se për çdo natë e kanë marrë në pyetje, për vizitën në Amerikë dhe Belgjikë, të cilin shtet e ka vizituar para se me shkuar në Amerikë. Ganiu ka vendosë të arratiset. Ka qenë ditë e enjte kur është ankuar se ka dhimbje lukthi. Mjeku në kazermë ka sugjeruar se duhet të dërgohet në spitalin e Shkupit. Të enjten e kanë transferuar, të premtën e kanë vizituar dhe kanë përgaditë t´i bëhen të gjitha analizat dhe rentgenat. Por nuk kanë arritur t`i kryejnë ditën e premte dhe ka mbetur me vazhduar ditën e hënë. Me përfundimin e orarit, mjekët kanë shkuar në shtëpi. Ndërkohë, Ganiu i hypë autobusit dhe arrinë në Prishtinë.
Pastaj, Ganiu ka udhtuar me autobus nga Prishtina në Bullgari dhe ka mbërri në Turqi. E ka zgjedhur si destinacion, për arsye se shumë shpejt e kalon kufirin jugosllav, ngaqë vija tjetër ka qenë shumë e gjatë dhe jo e sigurtë për Perëndim. Tri javë ka ndejtë në Turqi, për ta vazhduar rrugën drejt Perëndimit, duke fluturuar me avion në Romë të Italisë. Me mjete materiale e ka ndihmuar një shqiptar nga Peja, emri i të cilit nuk më kujtohet, ai kishte  emigruar në vitet 1950-ta, i cili ia ka dhënë djalin e vet për ta shoqëruar Ganiun drejt Perëndimit. Në atë kohë shumë shqiptarë nga Tuqia kanë migruar në Perëndim. Menjëherë nga Roma, me tren, kanë udhëtuar për Austri (Vjenë).  Pas 3 ditë qendrimi, kanë mbetur pa mjete materiale.
“Unë, thotë Sabriu, atëherë punoja në Gjermani, më erdhi një telegram nga Ganiu, ku shkruante se është arratisur nga ushtria jugosllave. Në mbrëmje, ora 19.00 jam nisur për Vjenë. Në mengjes, ora 8.00, kam mbërri në Vjenë. Ganiu, bashkë me shoqëruesin e vet ishin vendosur në Hotelin “Kongres”, përballë stacionit hekurudhor të Vjenës. Ende kishin qenë duke fjetur, ua nxora gjumin. Nuk ishim pa një kohë të gjatë. U çmallëm për disa minuta. Pas ngrënies së mëngjesit, unë kam udhëtuar për Maribor të Sllovenisë, ku kam pasur para të kursyera në Bankën e Lublanës, për  rrugëtimin e Ganiut. Të  nesërmen jam kthyer në Vjenë, kemi paguar fjetjen dhe ushqimin për pesë ditë. Kemi marrë biletat e trenit për Mynih, kemi shetitur tërë ditën, në mbremje unë kam udhëtua për Dresden, mdërsa ata për Belgjikë. Me mbërritjen në Bruksel, ka vazhduar për Namur, aty e kemi pasur një vendas, Qamil Hashani. Dhe, pas një pushimi, Ganiu është lajmëruar te organet belge, se është  arratisur nga shërbimi ushtarak jugosllav. Organet kompetente e kanë marrë nën mbrojte. Unë e kam vizituar Ganiun në fund të muajit dhjetor 1979, në qytetin Namur. Pas një kohe është transferuar në Bruksel”.
Arratisja e Ganiut ka ndodhur diku më 15 qershor 1978, nga Shtipi i Maqedonisë, në Belgjikë ka arritur diku në fund të tetorit 1978.
Wendlingen,25.05.2023

blank

Doli nga shtypi libri – romani i titulluar ”VDEKSHMËRIA E PAFAJSHME”, autore Elhame Gjyrevci.

Doli nga shtypi libri – romani i titulluar ”VDEKSHMËRIA E PAFAJSHME”, autore Elhame Gjyrevci.

Botues: Shoqata e Shkrimtareve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS)

U shtyp në shtypshkronjën PrintingPress në Prishtinë, 18.05.2023

blank

KUSH E MBAN NE PUSHTET, EDI RAMEN? PER LDSH, Ismet Mehmeti Kryetar Ravenna

 

-Perveç mediave, portaleve, gazetareve, edhe ambasadoret ne librin e pagave te Edi Rames?-

-Kjo leter iu drejtohet, kryesisht, autoriteteve te politikes italiane-
………………..

Qe Shqiperia ndodhet ne piken më të ulet te moralitetit politik per kete nuk dyshon më askush, madje as drejtues te larte europiane qe e duan Shqiperine te (mos)futet ne familjen e tyre te madhe.

Prandaj edhe tehu i ketij shkrimi iu drejtohet pikerisht atyre, qe kane ne dore fatet e ketij vendi,me shpresen qe t’i zgjoje, duke sherbyer, njekohesisht, edhe si nje paralajmerim i drejtperdrejte per indiferencen e tyre, te (pa)qellimshme.

Sepse nqs kjo “indiference” do te vazhdoje edhe per pak kohe, kam bindjen se, jo vetem rajoni, por edhe vete Europa do te kercenohet nga destabiliteti dhe pasiguria..

Në, pothuajse, te gjitha raportet vjetore euroatllantike Shqiperia paraqitet si nje vend me pasiguri te larte, nje vend ku komandojne bandat kriminale te cilat kane kapur shtetin, ku skandalet e droges e te korrupsionit te larte jane te perditshem dhe askush nuk denohet, ku te akuzuarit mbyllen ne nje porte dhe dalin nga porta tjeter, sepse drejtesia shqiptare eshte lehtesisht e korruptueshme, nje vend ku s’ka opozite sepse qeveria dhe opozita “bashkeqeverisin” ne vjedhje dhe afera korruptive, ku mediat kryesore, qe duhej te ishin opozita e e vertete në jeten e atij vendi, jane kthyer ne paterica te deformuara qe e perligjin (bashke)”qeverisjen”, se jane te kapura nga strukturat kriminale te shtetit dhe bejne lojen e tyre duke e mbajtur gjendjen te tensionuar..

Ne keto kushte, të pashprese se ne ate vend do te vendoset ligji, si I vetmi perandor ne nje shoqeri demokratike, shqiptaret, te lodhur e te raskapitur nga protestat per llogari te njeres apo tjetres “pale”, gjejne si te vetmen “zgjidhje” largimin nga Shqiperia. Dhe shifrat tashme jane te frikshme: mbi 50 perqind e shqiptareve jetojne jashte, Shqiperia se shpejti do te kthehet ne nje “shkretetire” me mijera apartamente, te ndertuara me pastrim parash,por te mbetur bosh,pasi rinia largohet cdo dite nga Atdheu..

Por ajo që eshte me e rrezikshme, per demokracine, eshte shit-blerja e votes dhe mban ne pushtet ate force politike qe paguan me shume para..

Po atehere pse kjo situate allarmante, shikohet me indiference nga institucionet europiane, te akredituara ne Shqiperi?

Tani une do te futem ne thelbin te problemit: KUSH E MBAN KRYEMINISTER, EDI RAMEN, KUJT I INTERESON BOSHATISJA E SHQIPERISE, KUSH KERKON T’I PERJASHTOJE EMIGRANTET NGA JETA POLITIKE E VENDIT, QE JANE GJYSMA E SHQIPERISE DHE, ME TE ARDHURAT E TYRE, E MBAJNE GJALLE ATE POPULL…?

Keto pyetje, te cilave askush nuk iu pergjigjet, i kane bere shqiptaret, jo te flasin, por te ulerijne kudo, neper rrjete sociale, ne rruge, ne takime e gjetke, por askush nuk i degjon. Vecse nje indiference e tille, do te mund te kete pasoja te renda aq sa, ne koshiencen e shqiptareve, po perpunohet ideja e akteve terroriste, me objekt nivele te larta te politkes europiane dhe me gjere, me te vtmin qellim qe zeri i tyre te degjohet.. Urojme te mos ndodhin “akte” te tilla, por shenjat jane te frikshme. Nje mesazh paralajmerues u dha ne naten e 27 marsit, kur nje grup “terroristesh” qelluan me arme televizionin qendror shqiptar TOP CHANEL, qe njihet si mbeshtetese e qeverise..

Sepse dihet nga te gjithe se mediat, gazetaret dhe portalet kryesore ne Shqiperi, jane kapur dhe kontrollohen nga shteti. Prandaj shqiptaret, si te vetmen shprese, kane organizmat dhe partneret tane kryesore nderkombetare, te akredituar ne Tirane..

Por, per fat te keq, as prej tyre nuk po degjohen.

Me cilesine e udheheqesit te LIDHJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE(LDSH), si e vetmja Levizje Politike e Shqiptareve, e krijuar jashte Shqiperise(ne Itali) dhe qe perfaqeson mendimin e emigranteve shqiptare, qe jane, sic thashe me lart, gjysma e Shqiperise dhe pjese me e emancipuar dhe demokratike e saj, tri here e kam takuar Ambasadorin italian, zotin Fabrizio Bucci, te cilit i kam treguar se e vetmja menyre per ta nxjerre vendin nga kriza e thelle e besimit, ku ndodhet, eshte te largohet kjo élite politike 33 vjecare, qe e ka kthyer korrupsionin dhe kriminalitetin ne kostum kombetar dhe t’i hapet rruga nje klase te re politike dhe, per kete, i kam paraqitur nje projekt konkret dhe me nje program te detajuar.

Sepse NDRYSHIMIN NE ATE VEND mund ta bejne vetem emigrantet shqiptare, qe jetojne ne Perendim dhe kane kulture peredimore, qe e dine se c’eshte shteti dhe ligji dhe mund t’i rikthejne popullit besimin dhe sigurine qe te mos e boshatisin më ate vend. Ne lidhje me kete, me cilesine e mesiperme, kam depozituar ne segretarine e Kuvendit te Shqiperise, me 3 tetor te vitit qe shkoi, kerkesen per t’u degjuar ne Kuvend si emigrant dhe me propozimin tone konkret(si LDSH)per ta nxjerre vendin nga kriza. Por, ashtu sic pritej, ata jo vetem nuk e pranuan kerkesen tone, por as pergjigje nuk na kthyen. Ne keto kushte, si shtetas dhe residente italiane, i kerkuam ndermjetesimin ambasadorit tone(italian) ne Tirane, zotit Fabrizio Bucci, per kete te drejte kushtetetuese (e drejta e shprehjes eshte neni numër Nje i demokracise) i cili, per hir te se vertetes, me priti tri here dhe me shume miresjellje, por nuk beri asgje, ose(ndoshta), nuk mundi vertete te beje asgje, duke me dhene nje pergjigje, ne emer te segretarise se Kuvendit, sa fyese aq edhe banale, te cilen e kam ruajtur te memorizuar ne celularin tim.

Pikerisht ketu jemi ne thelbin e ketij shkrimi: ne te gjitha nivelet e popullit shqiptar qarkullojne zëra se Edi Rama, i njohur edhe boterisht si mjeshter i korrupsionit(emri i tij eshte permendur 14 here ne dosjen e akuzes te Drejtesise amerikane ndaj ish-kryeagjentit te FBI-se, se New Yorkut, McGonigal), paguan gjithandej figura dhe personalitete te huaja, ME TE VETMIN QELLIM: TE QENDROJE NE PUSHTET.. Une nuk dua ta besoj kete ne rastin e Ambasadorit Bucci, sepse per kete nuk kam prova, por faktet jane kokeforte, thoshte nje filozof I njohur gjerman: ai nuk beri asgje per te realizuar kerkesen tone..

Nuk eshte rastesi qe kjo levizje politike e emigranteve ka lindur ne Itali. Kjo spiegohet me faktin se Italia konsiderohet partneri kryesor strategjiki Shqiperise per shume aresye, te cilat nuk eshte vendi per t’i permendur, por edhe per pasojat e ketij “dezertimi” te shqiptareve, pasi dihet se “streha” e pare e shqiptareve “dezertore” eshte pikerisht Italia. A nuk iu ben pershtypje ketyre zoterinjve qe drejtojne politiken italiane qe ne vendin e tyre po rritet perdite numri i klandestineve shqiptare? E pra, ne lidhje me kete ceshtje, si LDSH, i kemi kerkuar te nderhyje Kryetarit te LEGES, Matteo Salvini, i njohur per luften e drejte qe ka bere LEGA, kunder klandenstinitetit, te cilin e kam takuar edhe personalisht dy here. Por asgje s’ka bere, madje as pergjigje s’na ka kthyer, vecse nga te tjere me vijne pergjigje te tilla se “mos u lodh kot, se ai (Salvini) eshte “miku” i Edi Rames. Te njejten kerkese ia kemi bere edhe zv.Ministrit te Jashtem Edmondo Cirielli, por asnje pergjigje..

Ndoshta eshte rasti te permend se mungesa e pergjigjes, per mentalitetin e kultures shqiptare, eshte fyerje e rende..

Ne mbyllje te kesaj Letre te sinqerte, si qytetar shqiptar qe e dua vendin tim te origjines, ku kam rrenjet, per edhe si qytetar italian qe jetoj ne kete vend prej mbi 20 vjetesh, i drejtohem autoriteteve te politikes se vendit ku jetoj : A DO TA DEGJONI ZERIN E SHQIPTAREVE, APO DO T’I DETYRONI ATA TE KTHEHEN NE TERRORISTE?

PER LDSH,
Ismet Mehmeti
Kryetar
Ravenna, il 11.05.2023

 

blank

7 shqiptarë kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Greqi

Shqiptarët që kandidojnë në zgjedhjet greke

VOA/Raimond Kola

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Kryesia e Komuniteti shqiptar në Greqi organizoi një takim me 6 nga kandidatët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të datës 21 maj 2 dhe aktivistë të komunitetit, nëpërmjet platformës elektronike “Zoom” i tha Zërit të Amerikës sekretari organizativ Irfan Abazaj.

Sipas zotit Abazaj për komunitetin shqiptar në Greqi konsiderohet shumë pozitiv kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jeten social – politike greke.

Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë sipas përllogaritjeve parapake kanë të drejtën e votës në zgjedhjet paramenatre greke të 21 majit.

Emigracioni shqiptar në Greqi përballet me mjaft sfida që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.

Ambasada shqiptare në Athinë tha pak ditë më parë se zyrtarja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, z. Patroklos Georgiadis .

Sipas selisë diplomatike shqiptare temat kryesore të diskutimit ishin: lidhur me vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë si, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Po ashtu është disktuar edhe rishikimi i kuadrit ligjor lidhur me lejet e qëndrimit për brezin e parë të shtetasve shqiptarë, të cilët janë në prag të moshës së pensionit si dhe përshpejtimi i procedurave të pajisjes me leje qëndrimi përmes digjitalizimit të plotë të procedurave dhe rritjes së personelit të posaçëm për ekzaminimin e kërkesave.

blank

Bie ndjeshëm prirja e shqiptarëve për të emigruar dhe qëndruar në Greqi

Emigrantët shqiptarë në Greqi

VOA/Raimond Kola

Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishte vendi që kishte numrin më të madh të shqiptarëve me lejeqëndrime, por edhe numrin më të madh të refugjatëve shqiptarë që hynin pa dokumente në territorin grek nga kufiri i gjelbër.

Të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me lejeqëndrimi të rregullt në këtë vend.

Numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi në mars të këtij viti është dukshëm më i ulët se marsi i vitit 2022 ku sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit shënoheshin rreth 419 mijë shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilët përbënin 62,6% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sipas analistëve të emigracionit lidhet me disa faktorë.

Faktori më madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi vlerësohet një prirje e re e emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Emigrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.

Rënia e emigracionit shqiptar në Greqi ka një ndikim të madh edhe në zonat kufitare shqiptare me vendin fqinj. Emigrantët që tani largohen nga Greqia drejt vendeve europiane nuk kthen më si më parë në zonat e tyre në Shqipëri për punët sezonale duke thelluar braktisjen e mjaft fshatrave sidomos nga të rinjtë.

Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit falsin për një rënie të ndjeshme tre maujt e parë të këtij viti edhe të emigrimit të parregullt të shqiptarëve drejt Greqisë dhe kërkesave për azil.

Ndërsa pak vite më parë shqiptarët kryesonin listën e të huajve të parregullt që hynin në Greqi, sipas Ministrsië greke të Emigracionit ata nuk renditen më nga janari në mars të vitti 2023 në listën e 10 vendeve me numrin më të madh të të huajve të parregullt që hyjnë në Greqi.

Sipës të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit kjo listë kryesohet tani nga migrantët e parregullt nga Afganistani,Siria dhe Pakistani dhe emigranët e parregullt shqiptarë që kanë hyrë pa dokumente të rregullta në Greqi përmes kufirit të gjelbër mes të dy vendeve janë në tre maujt e këtij viti në shifra të papërfillshme.

Sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit në dhjetor të vitit 2022 shqiptarët renditeshin të tetët në listën e dhjetë vendeve me kërkesat për azil ku kishin paraqitur 1289 kërkesa me rreth 3,5 % të toalit prej 37.362 që ishin paraqitur nga të huajt.

Shqiptarët përbënin deri në dhjetor të vitit 2022 edhe një numër të lartë të apelimeve pas refuzimit të azilit në shkallën e parë me 1.494 kërkesa të cilat përbënin rreth 8,9% të 16 .830 apelimeve për azil nga të huajt në Greqi për vitin 2022.

Por në peridhën janar – shkurt të këtij viti numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët në Greqi ra ndjeshëm në rreth 80 kërkesa gjithësejt.

Edhe numri i apelimeve për tremujorin janar- mars të këtij viti nga shqiptarët që u është refuzuar azili nga autoritet greke ishte vetëm 185 kërkesa.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve të kërkesave të azilit , me rreth 0,25% të rasteve.

Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.

Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë.

blank

ARTISTË ARBËRESHË NË QYTETIN E GJAKOVËS

ARTISTË ARBËRESHË NË QYTETIN E GJAKOVËS

blank

 

blank

Hidhte fekale dhe minj të ngordhur pranë banesës së fqinjëve- “Të huajt e m…, kthehuni në Shqipëri me gomone!”, si e persekutoi për 14 vite i moshuari italian familjen e shqiptarit

“Të huajt e m…, kthehuni në Shqipëri me gomone!”. Kjo ka qenë deklarata diskriminuese që një i moshuar italian përdorte kundrejt fqinjëve të tij shqiptarë për vite me radhë.

Mediat italiane raportojnë se 72-vjeçari siç duket nuk është mjaftuar me kaq, por kryente veprime frikësuese, si ato të kavanozave plot me fekale apo një mi i ngordhur i vendosur në trotuar. Për plot 14 vite i moshuari kishte persekutuar fqinjët e tij në Baricella, në provinca e Bolonjës.

Karabinerët ndaluan italianin, nën akuzën e përndjekjes ndaj një familjeje të huajsh, burri shqiptar, dhe gruas rumune, si dhe djalin e tyre 8-vjeçar. Ishte gruaja ajo që kërkoi ndihmë nga karabinierët shkurtin e kaluar, kur u paraqit në kazermë për shkak se qëndrimi i të moshuarit kundrejt tyre ishte përkeqësuar me kalimin e kohës. Bashkëshortja e shqiptarit kishte raportuar në polici dhe një rast të ndodhur në 2020-ën, kur i moshuari i kishte kërcënuar duke i drejtuar një kaçavidë. Tashmë italiani duhet të ruajë distancë prej 500 metrash me familjen e shqiptarit, ndërsa është në mbikëqyrje policore.bw

blank

Shqiptarja që po ndryshon botën flet për mediat italiane- Mira Murati: Të tërë e duan Ineteligjencën Artificiale

Mira Murati, inxhinierja 34-vjeçare, ka lindur në Shqipëri dhe është Shefe e Teknologjisë të US OpenIA.

Mira Murati, gruaja që drejton zhvillimin e teknologjisë që po ndryshon botën, ka dhënë një intervistë për mediat italiane. “Prindërit e mi jetojnë në Itali dhe gjuhën italiane e kam mësuar në TV, si gjithë shqiptarët”. Me pak fjalë, Shefi i Teknologjisë i OpeniIA, kompania që krijoi inteligjencën artificiale ChatGpt, e dinte tashmë fjalën “Garant”. Edhe përpara se autoriteti ynë i privatësisë ta ndalonte kompaninë të prekte të dhënat e italianëve, duke e bllokuar atë. “Ishte një surprizë, ata nuk na kishin kontaktuar më parë”, tha inxhinierja 34-vjeçare përmes lidhjes nga San Francisko në samitin OpenIA. “Ne respektojmë ligjet evropiane për të dhënat personale, por jemi të hapur për dialog me Garantuesin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthejmë shërbimin në Itali. Nga sa lexova, opinioni publik është me ne”.

Garantuesi kundërshton që ju nuk i informoni përdoruesit për mbledhjen e të dhënave të tyre dhe se nuk keni bazë ligjore për t’i ushqyer ata me algoritmet. Si përgjigjet ai?

“Ne besojmë se shërbimet tona janë në përputhje me GDPR dhe ne punojmë në mënyrë aktive për të reduktuar të dhënat personale në trajnimin ChatGpt. Është e rëndësishme që këto sisteme të mësojnë konceptet që ne njohim, si teksti ose videot, por jo domosdoshmërisht informacione për individët privatë. Janë gjithashtu në përputhje me transparencën: ne i njoftojmë përdoruesit se si përpunohen të dhënat e tyre dhe ne ofrojmë politikën e privatësisë”.

ChatGpt në përgjigjet e tij jep informacion të gabuar, konteston Garantuesin.

“Është një teknologji e re dhe në zhvillim, ne punojmë çdo ditë për ta bërë atë më të sigurt dhe më të saktë. Modelet e mëdha gjuhësore (modele të mëdha gjuhësore, ed) janë zhvilluar për të parashikuar fjalën tjetër më të mundshme, dhe në disa raste mund të mos jetë më e saktë, por qëllimi është pikërisht të marrim reagime nga përdoruesit, të kuptojmë pasaktësitë për të rritur saktësinë. Ne përpiqemi të jemi sa më transparentë edhe për këtë: në ndërfaqen ChatGpt ka një mesazh që i bën të qarta kufijtë dhe kur ne lançuam Gpt-4 (versioni i fundit, ed) tre javë më parë, ne i bëjmë të ditur të gjithëve se cilat janë rreziqet dhe potenciali që duhet t’i studiojmë më në thellësi”.

Më 20 mars, pati një shkelje në sistemet tuaja që ekspozoi të dhënat personale të përdoruesve dhe madje edhe një pjesë të numrave të kartave të tyre të kreditit. A ishin italianët të përfshirë?

“Ishte një gabim i komponentit me burim të hapur dhe kur u morëm vesh, çaktivizuam menjëherë ChatGpt për të rregulluar problemin. Gabimi gjithashtu bëri që informacioni i pagesës së 1% të pajtimtarëve ChatGpt të ekspozohej Plus (shërbimi me pagesë, ed) ishte aktiv gjatë një harku kohor prej nëntë orësh, nuk e di nëse dhe sa në Itali. Nuk dukeshin numrat e plotë të kartës së kreditit. Tani problemi është zgjidhur dhe nuk ka asnjë rrezik në progres për të dhënat e përdoruesit”.

Cilat janë kushtet për të riaktivizuar shërbimin në Itali? A jeni të gatshëm të ndryshoni ndonjë gjë në sistemet tuaja?

“Ne po punojmë me garantuesin që të përpiqemi ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt që të jetë e mundur, shpresojmë të kemi lajme të mira së shpejti. Por para vendimit të tij nuk kemi pasur dialog, kështu që ishte një surprizë për ne. E përsëris: ne respektojmë evropianët rregullat, por ne jemi të hapur për të gjetur zgjidhje që adresojnë shqetësimet”.

Kujt i krijon më shumë probleme kjo ndalesë: OpenAI apo Italisë?

“Nga ajo që kam lexuar kuptoj që opinioni publik në Itali është në favor të ChatGpt. Ne nuk duam të largohemi nga Italia dhe shpresojmë të rifillojmë shërbimin së shpejti dhe se vendimi nuk do të ketë një ndikim afatgjatë”.

Autoritete të tjera, nga Irlanda në Gjermani, po vlerësojnë lëvizje të ngjashme. A keni frikë nga një reagim i kundërt rregullator, në Evropë apo në pjesën tjetër të botës?

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ligjvënësit dhe qeveritë, në Evropë dhe në mbarë botën, për të kuptuar sesi teknologjia duhet të evoluojë nga pikëpamja rregullatore. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në vendet e tjera, por shpresoj që nëse disa qeveri kanë shqetësime ata do të jenë të hapur për dialog në vend që të na mbyllin”.

Një letër e nënshkruar nga shumë intelektualë autoritativë dhe sipërmarrës të teknologjisë, përfshirë Elon Musk, ju kërkon të ndaloni trajnimin e inteligjencës artificiale për të paktën gjashtë muaj, nga frika se teknologjia do të dalë jashtë kontrollit të vetë krijuesve. A do të ndalosh?

“Ne ndajmë shumë prej frikës në letër, duke diskutuar premtimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale me grupe dhe organe të ndryshme qeveritare për vite me radhë. Edhe ne jemi të shqetësuar për rrezikun e një përshpejtimi të teknologjisë. Por ka dy gjëra për të. E para është që pasi mbaruam trajnimin e ChatGpt4, shpenzuam më shumë se gjashtë muaj për ta siguruar atë përpara se ta publikonim. E dyta është se tani nuk po trajnojmë Gpt 5, ndryshe nga sa thuhet në letër, dhe nuk e kemi bërë. Planifikojmë ta servirim atë në gjashtë muajt e ardhshëm”.

Shumë kanë frikë se ChatGpt do të ketë ndikime që mund të kërcënojnë stabilitetin e demokracive tona, për shembull duke eliminuar miliona vende pune. Si e trajtoni atë?

“Inteligjenca artificiale do të transformojë strukturën e realitetit tonë dhe të shoqërisë sonë. Sot përdoret kryesisht si një mbështetje, si një asistent që përmirëson punën e dikujt. Por si teknologjitë e tjera të përgjithshme pres që të ndryshojë natyrën e disa punëve: ndoshta jo do të krijojë të reja, të cilat nuk i imagjinojmë dot, të tjerat do të ndryshojnë. Nuk mendoj se është e mundur që një kompani e vetme ta zgjidhë problemin, por ne e marrim seriozisht dhe bëjmë kërkime për të studiuar ndërhyrjet e mundshme”.

Një tjetër rrezik i madh është se AI i jep çdokujt aftësinë për të prodhuar sasi të mëdha të përmbajtjes false, e cila mund të bëhet dezinformim në internet.

“Është një nga rreziqet, prandaj është e rëndësishme të merrni shoqërinë me vete që në fillim të procesit dhe të mos i zhvilloni këto sisteme në laborator, në vakum, dhe më pas një ditë t’i lëshoni ato. Është e rëndësishme të mos tronditni shoqërinë me ndryshime të mëdha të aftësive, por merrni njerëzit me vete gjatë rrugës: mblidhni komente, përsëritni dhe ndryshoni gjatë rrugës, zgjeroni aksesin ndërsa fitoni më shumë siguri për përdorimet e sigurta. Kjo është strategjia që ne ndjekim: zhvillim i vazhdueshëm dhe përsëritës”.

Rrallëherë kemi qenë në gjendje të kontrollojmë zhvillimin e një teknologjie: dëshira për mjete më të fuqishme ose interesa ekonomike janë shumë të forta. A duhet t’u lihen vendimet kompanive private?

“Jo, është me të vërtetë e rëndësishme që qeveritë dhe shoqëria në tërësi të jenë pjesë e bisedës dhe vendimeve. Teknologjia është një mjet, ne mund ta përdorim atë mirë apo keq. Kjo nuk është ndryshe, ajo sjell mundësinë e diçkaje të madhe dhe të mrekullueshme dhe gjithashtu rreziqe të mëdha. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të jemi të qëndrueshëm në mënyrën se si e prezantojmë atë në botë. Por zgjidhja nuk është të ndaloni inovacionin: është ta kuptoni atë, të jeni në gjendje të parashikoni aftësitë e tij dhe të jeni përgjegjës për zhvillimin e tij”.

Gazeta Shqiptare

blank

EKSPOZITA FOTOGRAFIKE, SI DËSHMI FAKTIKE E HISTORISË- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Nga e majta: Besnik Rraci, Sadik Krasniqi, Osman Ferizi, Smajl Çekaj
     Shoqata kulturore-humanitare Shqiptaro-Gjermane, me seli në Pfaffenhofen të Bavarisë, në Gjermani, me kryetar Gazmend Dashi, në koordinim me zyrtarët e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Dr. Sadik Krasniqi dhe PhD. Besnik Rraci, organizuan Ekspozitën fotografike, titulluar “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”.
      Intonimet e hymnëve, kumbuan si një kushtrim i betejave të Saliut në Dukagjin e Koshare. Edhe pse i shuar fizikisht, ai është gjithnjë i gjallë, i pranishëm me veprimtarinë e tij, në kujtesën tonë, si veprimtar politik e shoqëror, jurist i diplomuar, intelektual i kompletuar e deri ke organizator i parë i guerilës së armatosur në Kosovë, për të vazhduar luftëtar e komandant në Koshare, për t`u flijuar e përjetësuar në altarin e lirisë.
     Motrat Kolgeci, Vlera dhe Era, përkatësisht, njëra moderatore dhe tjetra recituese, me poezinë “Kullat e Dukagjinit”, të poetit Sylë Bajrami, hapi shënimin e këtij organizimi domëthënës, siç është Ekspozita kushtuar heroit unik, shumëdimensional, Sali Çekaj.
blank
Kryetari i Shoqatës, Gazmend Dashi
     Kryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, si dhe anëtar i kryesisë të Shoqatës Sali Çekaj, Osman Ferizi, përshëndeti drejtuesit e Muzeut Kombëtar të Kosovës, historianët Sadik Krasniqi e Besnik Rraci; kryekonsullin e Bavarisë dhe të Thüringenit, Afrim Nura; kryetarin e Shoqatës Sali Çekaj, në Zvicër, Saim Tahiraj, me ekipin e tij; drejtorin e RTV Fontana, Zeqir Mehmetaj; Shoqatat kulturore “Abeja” dhe “Rrufeja”, përkatësisht, në Moosburg dhe Fressing; përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve: Ukëhaxhaj, Rrahmani, Zeqiraj, Çekaj; përfaqësuesin e Komunës të Pfaffenhofenit, me bashkëshortën si dhe të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje të shënuar.
     Në fjalën e tij, Kryekonsulli Afrim Nura, përshëndeti organizatorët vendorë dhe ata të ardhur enkas nga Kosova, zyrtarin e lartë të komunës dhe të pranishmit e tjerë. Falë gjakut të dëshmorëve dhe NATO-paktit, sot Kosova frymon e lirë. Përulemi para veprës të heroit Sali Çekaj, me bashkëluftëtarë. Kjo Ekspozitë është dëshmi e përkushtimit atdhetar të Sali Çekaj me shokë.
     Shqiptarët në Mërgatë duhet të bashkohen, sepse uniteti është faktor shtesë, për ta ndihmuar Atdheun në rast nevoje. Ai, në mes tjerash, tha se Konsullata në Mynih është shtëpia juaj, është në shërbimin tuaj, pra, është përfaqësuese e juaj në Mërgatë.
 
     Dr. Sadik Krasniqi, bashkëautor i kësaj Ekspozite, me PhD. Besnik Rrraci, falenderoi dy Shoqatat simotra, në Gjermani dhe Zvicër, që mbajnë, krenarisht, emrin e përbashkët të Heroit “Sali Çekaj”, për sponzorizimin e bërë, për Projektin “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”. Bashkëpunimi vëllazëror i këtyre dy Shoqatave, është dëshmuar në ralizimin e shumë projekteve të përbashkëta. Kulmon ndërtimi i Kullës dhe të Shtatores të Presidentit Ibrahim Rugova, së bashku edhe me Shoqatën “Rugova”, me seli në Amerikë, në fshatin e origjinës, në Malaj të Rugovës.
    Dëshmi e përkushtimit dhe nderimit të figurës të Heroit Sali Çekaj, është se drejtuesit e dy Shoqatave, kanë qenë shokë armësh me Heroin e cituar. Edhe pse Ekspozita është shfaqur në Zvicër, në janar të këtij moti, kryetari Saim Tahiraj, së bashku me veprimtarët: Gjemajl Haxhiun, Hamëz Morinën, Dinë Gashin, Hamdi Rrustemaj, Ekrem Sheholli, Shefqet Salihaj, Fadil Çetaj, për solidaritet me Shoqatën emnake, kanë ardhur, enkas, nga Zvicra, këtu, në Gjermani, në festën e Ekspozitës.
     Projektit tonë simpatik, për ta përkujtuar dhe përjetësuar në fotografi Heroin Sali Çekaj, e filluam dy vjetë më parë. Dhe, më 28 nëntor 2021, e shfaqem në Prishtinë, pastaj në Muzeun Kombëtar, në Tiranë, në vitin 2022 , në Zvicër në janar 2023, dhe tani, në Gjermani, në mars 2023.
     Dr. Krasniqi foli edhe për begatimin, sistemimin, ruajtjen e eksponateve  muzeale, në Muzeumin Kombëtar të Kosovës. Një dhuratë e çmuar, e dhënë, së fundi, Muzeut, është skulptura “Hyjnesha në Fron”, e cila 4 mijë vjetë më parë ka udhëhequr popullin. Me këtë rast, një kopje e saj iu dhurua Shoqatës të zëshme “Sali Çekaj”, në Gjermani.
blank
Nderim intonimit të Hymnit Kombëtar
      PhD. Besnik Rraci, në cilësinë e bashkautorit, me Dr. Sadik Krasniqin, në emër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, përkatësisht, Sektori i Historisë, elaboroj ecurinë e këtij projekti, me titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”. Kjo Ekspozitë është në vazhdën e aktiviteteve projektuese, që trajton figurat të rëndësishme historike, në aspektin historiko-muzeor, të cilët, në faza të ndryshme kane dhënë kontribut dhe kanë lënë gjurme të pashlyeshme, në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi, dhe çlirimit të Kosovës, në veçanti.
     Në këtë kuadër, para dy viteve e kemi vlerësuar dhe kemi planifikuar që t’a promovojmë në dimensionin ekspozicional dhe muzeor, figurën e madhe të historisë më të re të Kosovës, Heroin e Kombit, Sali Çekaj. Në këtë kontekst, me iniciativën e shoqatave humanitare simotra, “Sali Çekaj”, me seli në Zvicër dhe Gjermani, të cilat e kanë marre përsipër financimin e këtij projekti. Ndërsa ne, të dy, e kemi marrë përsipër, për të realizuar projektin në pikëpamje profesionale.
     Në vlerësimin tonë, si bashkautorë, kemi paraparë që Projekti t’i ketë tri faza të realizimit të tij. Fazës së parë, i kanë paraprirë hulumtime të materialëve në terren, si: hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit, si në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, etj. Kështu, na ka mundësuar të kemi një fond me koleksione të pasura muzeore, që pasqyrojnë në mënyrë fakto-grafike, veprimtarinë atdhetare të heroit të kombit, Sali Çekaj dhe periudhës të aktivitetit te tij.
     Mbi këtë bazë, është mundësuar të realizohet ekspozita statike me titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, e cila është hapur zyrtarisht me 17 shkurt 2021, për nder të 13 vjetorit të shpalljes të Pavarësisë së Kosovës.
     Në këtë kontekst, në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor, në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht, Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës, është hapur, më 05.10.2022, ekspozitën lëvizëse më të njëjtin titull, e cila ka qëndruar e hapur për vizitorë deri më 16 tetor 2022.
     Ndërsa në fillim të këtij viti, në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj”, me seli ne Zvicër, më 21 janar 2023, është hapur ekspozita lëvizëse kushtuar heroit Sali Çekaj, pikërisht, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes se Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin, heroi Sali Çekaj kishte bashkëpunuar aq shumë, në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, deri në rënien heroike të tij. Mendojmë që këto dy figura të ndritura te kombit tonë, padyshim, janë ndër personalitetët më të shquara të historisë më të re të Kosovës. 
 
     Andaj, Sektori i Historisë në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ju ka dhënë prioritet të veçantë, fillimisht, duke i realizuar ekspozita statike dhe disa ekspozita tjera lëvizëse, në disa qendra të rajonit dhe të Evropës, me qëllim të promovimit dhe pasqyrimit të kontributit atdhetar të këtyre dy figurave historike, para emigracionit shqiptar në Mërgatë, në veçanti, dhe opinionit evropian, në përgjithësi.
Në kuadër të këtij rrugëtimi promovues dhe prezantues, në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” me seli në Gjermani, sot po hapim këtu, në Pfaffenhofen, Ekspozitën me titull: “ Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, në kuadër të festimit të 15 vjetorit jubilar të ri-shpalljes së pavarësisë të Kosovës, që rezulton edhe më përmbylljen e fazës së dytë të këtij projekti.
     Ndërkaq, sa i përket fazës së tretë dhe të fundit të këtij projekti, sot po përmbyllim me publikimin dhe promovimin e librit (katalogut) monografik, i cili për herë të parë do të promovohet në Gjermani. Përveç materialeve të prezantuara në Ekspozitë, libri në fjalë do të ngërthen në vete, tërë materien e aktiviteteve politike, intelektuale, patriotike dhe ushtarake të heroit Sali Çekaj, siç janë: gjenealogjia familjare, formimi i personalitetit të tij intelektual, politik dhe ushtarak.
 
     Pastaj aktivitetet e tij të viteve të 90-ta, kontributi i tij profesional dhe patriotik, në harmonizimin në pikëpamje juridike të statutit të komunës së Deçanit, në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut; aktiviteti i tij politik në diasporë, përkatësisht, në Shtutgart të Gjermanisë; kontributi i tij në përgatitjet e formacioneve të para ushtarake, në kampin ushtrimor në Surrel të Shqipërisë, gjatë periudhës kohore tetor-dhjetor, 1991. 
 
      Pjesëmarrja e tij dhe grupit të tij gueril, me atentate të ndryshme, ndaj stacioneve policore dhe postblloqeve të policisë serbe, të kryera ndërmjet viteve 1991-1997; organizimi dhe pjesëmarrja e tij aktive prej eprori te lartë të UÇK-së, në rrafshin e Dukagjinit, gjatë viteve 1998-1999, e deri te akti më sublim, i rënies së tij heroike, në betejën e lavdishme të Kosharës, më 19 Prill 1999.
       Në këtë Ekspozitë mobile (lëvizëse), do të prezantohen këto materiale ekspozuese, si:
1. Rreth 300 fotografi të ndryshme;
2. Disa objekte tredimensionale, uniformat personale civile dhe ushtarake të Sali Çekaj;
3. Shtypi i kohës, etj.
     Duke mos dashur të zgjatëm më shumë, dhe duke ju falënderuar, për këtë pjesëmarrje masive, do ju lë ekskluzivitetin juve, që vet të shihni Ekspozitën e prezantuar para jush, ta vlerësoni atë, pse jo edhe të na jipni ndonjë vërejtje ose kritikë konstruktive”, – tha, veç tjerash, ligjëruesi PfD. Besnik Rraci, me bashkautorësi me kolegun Dr. Sadik Krasniqi.
 
     Kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, në Zvicër, Saim Tahiraj, i përshëndeti mysafirët nga Kosova dhe të pranishmit e tjerë. Ai ishte kritik për indiferencën e organeve shtetërore, për vlerësimin e figurave të veçanta. Organizime të tilla, siç është rasti i Ekspozitës lëvizëse, kushtuar Heroit të Kombit, Sali Çekaj, duhet të jenë obligime shtetërore dhe të realizohen zyrtarisht, përmes ambasadave dhe të kosullatave të Kosovës, në Evropë dhe gjetkë.
 
     Për dy dekada radhazi, vazhdon të falsifikohet historia më e re e Kosovës. Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, FARK, të themeluara nga Dr. Ibrahim Rugova, që u përkiste edhe Heroi unik i Kosovës, Sali Çekaj, është trajtuar vetëm për anën paqësore, por jo edhe atë luftarake! Ndërkohë, që është e vetmja forcë ushtarake, e cila është përballur me forcat armike, në betejat ballore, përfshirë Loxhën, Kosharën dhe të tjera. E pabesueshme, por krejt e vërtetë, Sali Çekaj ishte ushtaraku i parë në Kosovë, për të cilin ishte lëshuar urdhër-arresti për likuidim. Dhe, dokumenti në fjalë mbanë firmat e dy komandantëve të LPK-së! Koha që historia duhet të rishkruhet. 
 
     Kryetari i Shoqatës, Gazmend Dashi, falenderoi dhe përgëzoi mysafirët nga Kosova, për Ekspozitën, kushtuar heroit Sali Çekaj, si një risi të veçantë, të sjellur nga Atdheu-Kosovë. Kjo është dhurata e dytë madhore, pas Ekspozitës fotografike, kushtuar themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, vite më parë. Ai foli edhe për veprimtaritë kulturore e sportive të Shoqatës, duke ndërmarrë, herë pas here, edhe aksione të tjera, siç është edhe rasti i sponzorizimit të kësaj Ekspozite informative, si dëshmi faktike e historisë tonë jo të largët. 
 
     Tekniku Agim Çestaj, me shije e profesionalizëm, kishte realizuar renditjen në stenda të eksponateve fotografike, gjitnjë nën asistimin e profesorëve Krasniqi dhe Rraci. Masa numerike e mërgimtarëve, të ardhur edhe nga Republikat tjera gjermane, shikuan radhazi qindra fotografi dhe dokumente shkrimore, për veprimtarinë e shumanshme të heroit Çekaj. Masa e vizitorëve numerikë, të mahnitur me realizimin e kësaj Ekspozite, fort domëthënëse, thanë fjalë admirimi, për punën voluminoze dhe cilësore, të bërë nga punonjësit profesionalë të Sektorit të Historisë, Krasniqi dhe Rraci.
 
     Këngëtari i mirënjohur, Bamjram Gigolli, me grupin e tij artistik, argëtoi të pranishmit me një program të përzgjedhur muzikor.
 
     Shoqata “Sali Çekaj”, me anëtarësinë e saj simpatike, si gjithmonë, e organizuar mrekullisht mirë, shtroi drekë për të gjithë të pranishmit.
 
     Këtë veprimtari fakto-grafike dhe festive, e regjistroi me kamerë RTV “Fontana”, përkatësisht, drejtori i saj Zeqir Mehmetaj, i ardhur, enkas, nga Kosova.
blank

Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë

RAPORTI GREQI

VOA/Raimond Kola

Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regjistroi në muajin shkurt të këtij viti rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Greqi,nga rreth 424 mijë që ishin regjistruar në shkurtin e vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët tani përbëjnë 60% të të huajve të rregullt në Greqi nga 62,7 % që përbënin një vit më parë.

Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin lejet e qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta të vlefshme në shkurt të këtij viti janë gjithsej rreth 463mijë duke shënuar një rënie prej 32%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022 .

Tre vendet kryesore të origjinës së shtetasve të vendeve të treta me leje qëndrimi të vlefshme janë Shqipëria me 60.0%, Kina me 5.0% , pasuar nga Gjeorgjia me 4.3%, thotë ministria greke e Emigracionit.

Në shkurt të vitit 2023 janë dorëzuar gjithsej 15,807 kërkesa për lejeqëndrimi nga të cilat 7,370 për lejeqëndrimi të reja dhe 8,437 për ripërtëritjen e lejeqëndrimeve, me një rënie prej 29% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.

Autoritetet greke kanë lëshuar 10, 232 leje qëndrimi, me një rënie prej 10% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.

Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri më i madh i lejeve të reja të qëndrimit për këkresat e depozituara në dy muajt e parë të vitit 2023 në Greqi ka qenë për shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Rusia.

Ndërkohë rreth 13,700 shtetas nga Shqipëria pjesëtarë të pakicës greke që prej vitesh jetojnë e punojnë në Greqi kanë “statusin e homogjenit”. Ky është një status i posaçëm, që u lejon prej vitesh qëndrim të rregullt në Greqi dhe lëvizjen pa pengesa në kufi edhe kur Greqia aplikonte për Shqipërinë “regjimin e vizave”.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sidomos në harkun e një viti lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë.

Sipas analistëve një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një prirje të re të emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Emigrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.

Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi.

blank

FRYMËZIM DOMËTHËNËS I KRIJUESIT KAVAJAS HASAN KORBI- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

  Kopertinat e librit “Për Ty Vargjet Kuq E Zi”, autori Korbi dhe personazhi Maxharraj (Foto: RTV “Fontana”)
 
     Rast i rrallë që një krijues e frymëzon një personazh, të cilin e kishte parë e përcjellur në televizor, në kërcimet e tij, ndër vite, në festivalet të organizuara anekënd trojeve shqiptare. Arsimtari veteranë, Sadik Maxharraj-Baca, i apasionuar pas historisë, hulumtues e studjues të historisë sonë ndër shekuj; ndriçues të  biografive të luftëtarëve zonalë, tashmë, të botuara në vëllimet “E djathta shqiptare”, me përkujdesje botuese të historianëve të shquar, Muhamet Shatri dhe Nue Oroshi, me kolegë. Në faqet e saj zënë vend, kryesisht, figura të anatemuara nga regjimet e shteteve komuniste jugosllave dhe shqiptare.
     Kryepersonazhi i librit, Sadik Maxharraj-Baca, veprimtar shumë demensional, pjesëmarrës në protesta e demonstrime, ndër vite e dekada, për barazi dhe liri të popullit tonë; arsimtar veteran, kërcimtar brilant, veprimtar dhe i parë në fshat e më gjerë.
blank
Sadik Maxharraj-Baca në “Sheshin Pavarësia”, në Vlorë
     Në lokalet e Restorant “Freskia”, në Istog, Familja Maxharraj, në bashkëpunim me komunën, nën patronazhin e kryetarit, Ilir Ferati, organizoi përurimin e librit “Për ty vargjet Kuq e Zi”, të autorit nga Shqipëria, Hasan Korbi, botues të 23 librave me poezi, prozë, monografi, në shtrirje në kohë prej gjysmë-shekulli krijimtari.
     Një sallë e stolisur me shije, me pjesëmarrje solide: përfaqësuesit komunalë; drejtuesit e Shoqatës të Historianëve “Ali Hadri”, dega në Istog; udhëheqësit e Klubit letrar “Podguri”, të Istogut; intelektualë e artdashës vendorë; miq e dashamirë të Bacës si dhe familjarë të shumtë të personazhit të librit, Sadik Maxharraj-Baca.
      Autori i librit, poeti Hasan Korbi, duke marrë fjalën i pari, u prezantua para audiencës: “Kam trokitur tek ty, Istog. Sot ti je edhe Istogu im. Tek fletët tua të jetës, unë gjeta një personazh, Sadik Maxharraj-Baca. Erdha 300 e ca kilometra, për të biseduar me të, për të njohur Istogun dhe Kosovën e vlerave të mëdha historike dhe për të shijuar bukuritë natyrore perlë, sikur Zoti ia ka dhuruar.
     Trokita në portën hyrëse të Istogut dhe ju më thatë “bujrem poet”, me një frymë. Erdha dhe vargëzova për personazhin Sadik Maxharraj, 36 poezi të temave e të detajeve të ndryshme të Bacës. Menjëherë ky personazh më hyri nën lëkurë, për specifikën e tij të veshjes. Kudo me kësulën e bardhë dhe me kostumin kombëtar kuq e zi. Kjo është ngjyra shoqëruese e gjithë ecjës së Bacës, ngjyra e kuqe. Andaj dhe vija përshkuese e poezia është flladi kuq e zi, përshkues i gjithë vargjeve:
“Me plisin e bardhë borë,
Shikimi derdhur në largësi,
Mustakët derdhur kosovar,
Veshur kuq e zi”.
     Në ekspozenë e tij, mësuesi i gjuhë-letërsisë shqipe dhe gazetari, Idriz Zeqiraj, veç tjerash, tha se “krijuesi letrar kavajas, Hasan Korbi, ka një krijimtari sasiore dhe cilësore. Në qendër të librit “Për ty vargjet Kuq e Zi”, janë arsimtari, artisti, veprimtari, Sadik Maxharraj-Baca, Istogu dhe Kosova. Autori me një mjeshtëri të veçantë poetike, me frymëzim të virgjër, thurë vargje me ndjesi të hollë, duke gërshëtuar artistikën me kombëtarën. Personazhi kryesor dedikues, është Sadik Maxharraj, ose Sadik Rexha, qysh i pëlqen atij ta thërrasin, por mbizotëron emërtesa nderim – Baca.
     I lindur dhe i rritur me halle-shumë, i edukuar dhe shkolluar nga një familje e urtë dhe fisnike. Në një kohë zezonë për Kosovën, me bashkëshortën ideale, Gjylshahe Bujupaj- Maxharraj, lindën, rritën, edukuan dhe shkolluan 6 (gjashtë) fëmijë, katër djemë dhe dy vajza, të gjithë kanë mbaruar fakultetin dhe janë punësuar. Mësimdhënës i zellshëm i shumë gjeneratave. Hulumtues i vyeshëm i historisë të Podguerit dhe më gjerë në Kosovë. Meritë parësore e Profesor Sadik Bacës është se ai ka nxjerrur nga harresa shumë figura të shquara, duke i bërë pjesë të historisë sonë lavdi-plote.
     Tej një dekade i pensionuar, por gjithnjë aktiv, në veprimtaritë shoqërore e politike të fshatit, bashkësisë lokale dhe të komunës të Istogut. Një artist i përkushtuar, me kërcimin brilant, duke sfiduar peshën e dekadave të jetuara, për të përformuar anekënd Kosovës, Shqipërisë dhe gjetkë në rajon.
     Manastiri i Studenicës vazhdon të kontestohet për përkatësinë e tij iliro-romake, përkatësisht, shqiptare. Akademia Serbe, me kishën e saj autoritare në shtet dhe pushtetin serb, të shquar për falsifikimin e historisë, kanë ndërruar përkatësinë reale, duke e konsideruar si pronë të Kishës Ortodokëse Serbo-Sllave. Studjuesi Sadik Maxharraj-Baca, Idriz Zeqiraj, Milazim Maraj, së bashku me veprimtarët e moshuar të fshatit Studenicë, Zymer Zeqiraj, Ibrahim Belaj, me shokë, kanë bredhur Prizren e Prishtinë, duke konsultuar priftërinjtë katolikë; studjuesit e Institutit të Historisë, të Arkeologjisë, të prirë nga drejtori simpatik, Akademik Enver Rexha, me kolegët akademikë, organizuan një seminar, nën patronazhin e kryetarit të komunës të Istogut, atëbotë – Haki Rugova, (ndjesë pastë), me kumtesat e tyre, dëshmuan se Kisha nuk është Ortodokëse. Përkundrazi, ajo ishte iliro-romake.
     Është, pikërisht, angazhimi i gjithanshëm i veprimtarit veteran, Sadik Maxharraj-Baca, i cili u bë frymëzim i poetit Hasan Korbi, për t`ia kushtuar një libër të tërë. Autori Korbi, i pakët në trup, i madh në mendje e vepra, e përjetësoi në art Bacën tonë”.
      Drejtori i Drejtorisë të Arsimit në Komunën e Istogut, Prof. Mr. Naim Behlulaj, përshëndeti në emër të kryetarit të komunës, Ilir Ferati. Ai përgëzoi autorin e librit, Hasan Korbin, për mjeshtërinë e tij krijuese dhe përzgjedhjen si personazh të veprës së tij, arsimtarin veteran, valltarin brilant dhe veprimtarin e pandalshëm, pavarësisht moshës, Sadik Maxharraj-Baca, si një personalitet i shquar. Ai ka dhënë kontribut të çmuar në arsimimin e brezave, në afirmimin e kulturës kombëtare, madje edhe në kohët e vështira të pushtimit të egër.
     Drejtori Behlulaj i dorëzoi një dhuratë Bacës, të ndarë nga kryetar Ferati, e cila u jipet vetëm individëve, për kontribute të veçanta. Ne do t`i jemi për jetë mirënjohës për shërbimet e bëra për Kosovën tonë. Dhe,  zotohemi se do ta vazhdojmë me veprat e Bacës, si udhërrëfyese për gjeneratat tjera. Urime nga zemra, shëndet dhe gjithë të mirat për Bacën veprimtar veteranë”, – u shprehë drejtori Naim Behlulaj.
blank
Pamje e pjesëshme nga përurimi i librit “Për Ty vargjet Kuq e Zi” (Foto: RTV “Fontana”)
     Profesor Sadik Bicaj, është autor i disa librave; i një mori artikuj studimorë gjuhësor e pedagogjik dhe krijime letrare; kryetar i Klubit letrar “Podguri”, në Istog; si dhe drejtor shumëvjeçarë i Shkollës 9-vjeçare, në Vrellë; bëri vështrimin letrar të lbrit poetik “Për Ty vargjet Kuq e Zi”, kushtuar Sadik Maxharraj-Baca. Ndonëse është botuar, më parë, si shkrim me vete, këtu po sjellim vetëm disa fragmente nga reçensioni i librit në fjalë:
     “Vëllimi poetik” Për Ty vargjet kuq e zi…” i tejkalon kufijtë e Shqipërisë dhe depërton në Kosovë, në një pjesë të gjeografisë së copëtuar shqiptare. Në këtë botim me poezi, me një theks të veçantë, autori i këndon, në variante të ndryshme, personazhit kryesor të këtij libri, valltarit, atdhetarit dhe misionarit të arsimit shqip Sadik Maxharrajt, Bacës.
Vëllimi poetik “ Për Ty vargjet kuq e zi”,  hapet me poezinë “ Brezave do t’ua lë…”, e cila është një poezi e realizuar artistikisht dhe përkushtuese, për të ardhmen e brezave të rinj, për një të ardhme të ndritur.
“Të kërcejmë vallën, këngën ta këndojmë”, është vargu më i fuqishëm me një porosi të qartë, një porosi kjo që Baca ua lë fëmijëve të tij, por edhe gjeneratave të reja:
“Kostumet kombëtare të vishën me krenari,
E kuqja dhe e zeza është ngjyra Shqipëri.”
Autori i këtij vëllimi poetik, Hasan Korbi, me kënaqësi të veçantë, me zemër të hapur, me dashuri të zjarrtë dhe me plot mall, i këndon edhe Kosovës te poezia “ Kosova ime”. Në këtë poezi, poeti Korbi, paraqet edhe qëndresën historike të shqiptarëve në Kosovë, përmes simbolikës së kullës:
“E lindur në kulla.
Në lartësi malesh e gjerësi fushash.
Kudo mbjellë trimëri…” ( Kosova ime)
Dhe, nga qëndresa, autori i këtij vëllimi poetik, kalon prapë në valle, sepse vallja për Bacën është dëshira e tij e zjarrtë. Baca, krahas vallëzimit veçohet edhe si bartës i kostumeve kombëtare, bashkë me simbolet kombëtare, sidomos në shënimin e datave të ndryshme historike apo edhe në lojëra të ndryshme sportive. (Krejt kuq e zi).
Një poezi tjetër mjaft e fuqishme është edhe poezia “ Për Ty Bacë”, ku autori Bacën e krahason si shpirt të madh dhe me plot vlerë:
 
“ Ti je një dritës, një pemë e ngjyer… Një zë folës.
Një shpirt i madh i punës me plot vlerë…” ( Për Ty Bacë)
Dhe pas gjithë kësaj poeti Korbi i kthehet prapë Istogut të lashtë, vendlindjes së Dr. Ibrahim Rugovës, bukurive natyrore të këtij qyteti të paqes, ku shprehet edhe lumturia dhe krenaria e tij poetike:
“ Istog…
I imi Istog…
Krenohemi me Ty,
Me flladin tënd…
Ose:
I lumtur ndjehem … Istog të dua.” ( Istog.)
Atdhetarizmi zë një vend të veçantë në këtë vëllim poetik. Autori i librit Bacën e vlerëson si atdhetar të madh, i cili qëndroi i pathyeshëm në erëra të ndryshme, që frynë gjatë kohërave të ndryshme historike, por edhe si pishtar i lirisë së vendit, kundër pushtuesit serb:
“ O Atdhe!
Më je i dashur sa ma s’ka… “
Te poezia “ Portreti yt” poeti Korbi përshkruan, pos realitetit të pamjes së personazhit, të cilin për herë të parë fizikisht e ka parë një ditë para promovimit të këtij libri në Istog, edhe për qëndresën e tij, duke e krahasuar atë me “trupin lis të gjatë shekullor”, që është edhe një krahasim shumë i fuqishëm:
“ Flokë thinjur ,
Plis të bardhë mbi ballë,
Me emrin Kosovar…” ( Portreti yt)
 
Ose:
“ Ti qëndron si malet,
Fluturon si shqiponja,
Vishësh Ti kombëtarësh .
Kërcimi yt nuk ndalet”. ( Po aty) 
Libri mbyllet me poezinë “ Lexoj në foto…”  Poezia është përmbledhëse dhe trajton përmes fotografive pjesëmarrjen e Bacës në festivale dhe simpoziume shkencore, të mbajtura viteve të fundit në Prizren, Krujë, Vlorë, Lezhë, Elbasan, etj.:
“Hapi yt është kudo ku ka shqiptarë e kosovarë.
Zëri të buçet me zjarr zemre, për Ty o Atdhetar…” ( Lexoj në foto)
Vëllimi poetik “ Për ty vargjet kuq e zi – Sadik Maxharraj – Baca”, veçohet edhe me gjuhën dhe stilin e shkrimit, si dhe me përdorimin e shumtë të figurave stilistike, si: epitete, krahasime, etj., që ia shtojnë edhe më shumë vlerën gjuhësore dhe letrare këtij vëllimi poetik të mrekullueshëm”,- referoi, veç tjerash, drejtori dinjitar, Sadik Bicaj.
 
     Nxënësja e Shkollës fillore “Hysni Zajmi”, në Studenicë, Edonisa Zeqiraj, recitoi dy poezi: “Kosova ime” dhe “Mësuesi”, e cila u mirëprit dhe u duartrokit ngrohtësisht.
 
     Kryetari i Shoqatës të Historianëve, “Ali Hadri”, dega në Istog, Profesor Isuf Mavraj, studjues i zellshëm i historisë të kohës së re dhe të sotme, foli, në supërlativë, për kolegun dhe bashkëpunëtorin e tij, Sadik Maxharraj; për veprimtarinë e shumanshme arsimore, krijuese, politike dhe personalitetin e kompletuar si njeri i mirë, komunikues, i cili rrezaton mirësi e dashuri të çiltër dhe të gjithmonshme.
 
     Sekretari i Shoqatës të Historianëve, “Ali Hadri”, dega në Istog, historiani Naim Sadriu, shpalosi kujtime nga aktivitetet e ndryshme, si pjesëmarrës në shumë evenimente, ngjarje historike, përkrah kolegut Sadik Maxharraj-Baca. “Kam shumë përjetime të shkëlqyera, përgjatë shoqërimit me atë, sepse Baca, nga pjesëmarrësit dhe qytetarët e rastit shikohej me syrin e veçantë. Ishim duke ecur nëpër qendrën e qytetit të Lezhës. Duke parë Bacën shtatlartë, të veshur me kostumin tradicional kombëtar, disa të rinj për Bacën thonin: “Qenka ngjallë Prenk Cali”, e të tjerë, duke rikujtuar figurat historike, që bënë historinë”.
 
      Folësi i radhës, Xheladin Zymberaj, me referencë për kolegun, Sadik Maxharraj-Baca, me shokë, kujtoi “aktivitetin e qytetarëve, sa herë që kanë ndodhur lëvizje në nivel kombëtar, Istogu me fshatrat dhe popullatën e tyre, u bënë krah i fortë i këtyre lëvizjeve. Sadik Maxharraj, i lindur dhe i rritur në këto anë, pati material të bollshëm për të shkruar, që nga viti 1963 e deri në ditët e sotme, kurrë nuk pushoi se vepruari, për atdhe, liri, gjuhë dhe flamur.
    Autori i librit “Për Ty vargjet Kuq e Zi”, krijuesi Hasan Korbi, ka bërë një punë të mrekullueshme poetike. Veçantia e poetit Korbi nuk janë vetëm shprehjet e figurave në vargjet e tij, por edhe gjuha e pastër që përdorë ai. Ritmi, rima, njësitë suprasegmentale, i japin shpirt poezisë së tij. Fund e krye ajo përshkohet nga kohezioni dhe koherenca gjuhësore”.
     Në përmbyllje, kryepersonazhi karizmatik, i librit poetik “Për Ty vargjet Kuq e Zi”, të autorit kavajas, Hasan Korbi, Profesor Sadik Maxharraj-Baca, fort i emocionuar, shprehu mirënjohjen e thellë, për Familjen Korbi. Të ardhur, enkas, nga Kavaja e zëshme për traditat kombëtare, për perurimin e librit, pikërisht, në Podgurin historik dhe piktoresk, në vendlindjen e burrështetasit unik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, për rolin historik, të bërjes të Kosovës shtet, nuk ka ndërmjetës në Shqiptari, që nga Gjergji ynë i Mesjetës.
     Sadik Baca, me elokuencën shprehëse, si dhunti profesionale në mësimdhënie, zgjodhi fjalët më të mira, për të shprehur miqësinë, respektin dhe dashurinë e dlirë, për audiencën e përzgjedhur, në përurimin e librit artistik-biografik. Ishte një perurim festiv domëthënës.
     Në nderim të motrave e vëllezërve nga Shqipëria dhe pjesëmarrësve të tjerë, Kuvendi komunal i Istogut, në koordinim me Familjen Maxharraj, shtruan drekë në Restorant “Freskia” të qytetit.
     Të gjithë veprimtarinë peruruese e përcolli, mjeshtërisht, RTV “Fontana” dhe medie të tjera.

Send this to a friend