VOAL

VOAL

Ju ftojmë të ndiqni dhe të jeni pjesmarrës në axhendën e aktiviteteve të Asosacionit Albania në Paris

September 11, 2015

Komentet

USHTARI I NACIONALIZMËS, EMIN FAZLIJA: “AMANET BREZAVE SHQIPËRINË ETNIKE!” – Nga XHAFER LECI

 

– Fjala në Akademinë Përkujtimore kushtuar veprimtarit Emin Fazlija –

 

Sot jemi tubuar të përkujtojmë 11 vjetorin e amshimit të Kryetarit të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, z. Emin Fazlija alias Emil Kastrioti

Zotëri Emin Fazlija, rrjedh nga një familje patriotike, e cila kishte luftuar pa ndërpreje për shumë vite për bërjen e Shqipnisë Etnike.  Baba i Emin Fazliut, Haradini me shokë kishte luftuar anë e mbanë Kosovës, edhe  në Bihor e Novi Pazar. Pas mbarimit të Luftë së Dytë Botërore, ai strehohet tek miqtë besnikë, por mjerisht në fillim të vitit 1947, spiunohet nga njerëz të njohur shqipfolës, Ai i dorëzon armët për mos malltretimin e familjes, ata e lidhin mbi një trinë të vendosur në një sajë, e cila tërhiqej nga kuajt e një serbi të një fshati aty afër. Pas arrestimit pa mbajtur gjyq fare e ekzekutojnë dhe trupin e tij e masakrojnë në mënyrën ma barbare. Në moshën 10 vjeçe,  Emini mbetet jetim me vëllanë e vet Selmanin,  pa e mbush 1 vit.
Mjerisht, regjimet e dy shteteve  komuniste, Jugosllavia dhe Shqpëria, të djathtën shqiptare e kanë luftuar brenda dhe jashtë vendit duke i vrarë e burgosur, persekutuar, për të mos i lënë të ngrenë kokën deri në vitin 1990. Emini  u lind më 24.09.1937 në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës, komuna e Mitrovicës dhe, vdiç në Prishtinë me 16.06.2015.
Aktiviteti politik i Emin Fazlisë, alias Emil Kastrioti, daton nga 6 gusht 1952.  Bashkë me disa moshatarë të tij, janë betuar në Flamurin Kombëtar dhe në Zot, se do të punojnë për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre shtetit të Shqipërisë asministrative. Është fjala për ditën kur u themelua Organizata e Parë e Rinisë Nacionaliste Shqiptare në Kosovë, kundra komunizmit pushtues serbo-sllavë. Pra, është data e themelimit të „VOTRËS KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, si vazhdimësi e LNDSH të „Besës Kombëtare“ të prof. Ymer Berishës.
Nga 6 gusht 1952, deri në vdekje të tij, më 16.06.2015, pra, për 63 vite veprimtarie, ka zhvilluar 1422 aktivitete në fusha të ndyshme, në veçanti kombëtare për bërjen e Shqipërisë Etnike.
I denuar politik nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së, më 1960, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënon me 8 vjet burg të rëndë, Bashkëveprimtarët e tij, Baki Dullovin nga Biçeci i Kaçanikut, me 2 vjet e 6 muaj; Mehmet Rrahim Trepçën “Xexeli” nga Vidishiqi (kushëriri i afërm i Eminit) me 2 vjet dhe Ilmi Ajvazin nga Kopërnica e Dardanës, me 9 muaj.Me largimin nga detyra të famkeqit  Aleksadër Rankoviq, Tito ka amnistuar shumë të burgosur, Emini  ka vuajtur 6 vjet burg politik të rënd në burgun famkeq të Lepogllavës.
Falë angazhimit të madh dhe sakrificave të anëtarëve “Votra”, për një kohë të shkurtër shtriu aktivitein e saj në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Kaçanik, Shkup, Tetovë e gjerë në Zagreb.
Ka jetuar në Gjermani prej vitit 1970, deri në vdekje. Numrin e parë të revistës „BESA SHQIPTARE” e ka botuar më 28 Nëntor 1972.
Më 26 nëntor 1977 është  mbajtur Kongres i parë, në Donzdorf, afër Göppingen-it të Gjermanisë.
Demonstratën e parë Emin Fazlija, kryetar i Besëlidhjes Kombëtare  Demokratike Shqiptare, së bashku me sekretarin Vehbi Ibrahimin e bashkëveprimtarë të tjerë e kanë organizuar më 10 qershor 1978, në Shtutgart të Gjermanisë, për nder të 100-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kongresi i -II-të i Partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më 14-15 -IV-1979, Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.
Në vitin 1979 Besëlidhja ka organizuar demostratën e dytë në Franfurt  dhe, të tretën në München të Gjermanisë me 1980.
Bashkëpuntorët e hershëm të Bacit Emin, shiparë kanë qenë,  dr.Fuad Myftija, Isuf Begeja, Hysen Çami e shumë të tjerë. Ndërsa ata kroatë, Dr.Mladen Schwartz, politikan, filozof, publicist, Stjepan Bilandžić, emigrant politik i shquar, Marin Sopta, publicist.
Nga UDB-a jugosllave prej vitit  1946-1989 janë vra  69 patriot kroatë  politik  emigrant në  mbarë botën.
    Emin Fazlija dhe bashkëveprimtarët e tij kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të UDB-së famkeqe.
Emini, falë Zotit, fatit dhe organeve, të rendit në Gjermani i ka shpetuar atentatit të mundshëm.
Viktimat e para të terorit të Serbosllavisë në mëgrim kanë qenë nga radhët e Besëlidhjes. Rasim Zenelaj antar shumë aktiv, plagoset rëndë në Franfurt të Gjermanisë me 14 maj 1981, me pesë plumba të një pistolete „Ceska“, nga 25 vjeçarja serbe  Zorica Aleksiq, cila pasi kapet nga policia gjermane ka pranuar se “atentatin e kam bërë me porosi të UDB-së jugosllave”.
Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg. Por plumbat e zbrazur në shtyllën kurrizore të tij, e lënë përjetësisht në karrigën invalidore.
Rasim Zenelaj është ndarë nga jeta më 02.09.2025,veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, i lindur në fshatin Sllatinë të Podujevës (Besjanës).
Sekretari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, dëshmori Vehbi Ibrahimi, i lindur më 23.5.1938, në Uglar- Gjilan. Është viktima e parë e terorit komunist në Perëndim i vrarë, më 10.10.1981, nga UDB-a jugosllave në Bruksel-Belgjikë. Unë Xhafer Leci, Vehbi Ibrahimin e kam njohur në vitin 1970 në Kufstein të Austrisë, ishte veprimtari i parë i çështjes sonë kombëtare të cilin e kam takuar në Perëndim, meqë i spjegova se jam pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968-të në Gjilan, biseduam për rëndësinë e tyre…
Për këtë më ka folur Baci Emin Fazlija, se Vehbi Ibrahimi  në ditarin e tij, më kishte përmendur…
Emini qysh në moshën e Tij të hershme rinore ishte përcaktuar  të shkollohej. Shkollën fillore e kreu në Bare. Gjimnazin e Ultë në Mitrovicë, ndërsa Shkollën e Gazetarisë në Sarajevë në vitin 1955. Akademinë Tregtare (dy vite) e mbaroi në Dubrovnik. Pas vuajtjes së denimit (1966) vazhdoi studimet me korrospodencë në Univerzitetin e Zagrebit në Fakultetin Juridik, ku me sukses e përfundon Shkallën e parë. Emin Fazlija pas vetes ka lënë dy fëmijë Dritën dhe Agronin, ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pak vite para vdekjes të Eminit.

Veprimtaria patriotike e politike e Emin Fazliut -alias Zekë Kosovës  (1952 -1960 – alias Arben Kosovës (1970 – 1977) – alias Emil Kastriotit  (1970 – 1999). Pas zbulimit të dy pseudonimeve të para, ka vazhduar dhe përfunduar me Emil Kastrioti.
    Si pjesmarrës  i shumë demontratave në Perëndim, si dëshmitar i ngjarjeve të kohës, dëshiroj të jap mendimin tim, sidomos në lidhje me veprimtarinë e drejtë e shumë produktive të Jusuf Gërvallës, për eleminimin e fraksioneve dhe bashkimin e të gjitha forcave progresive, të cilat punonin për çështjen tonë kombëtare. Mendoj se faktet flasin, dëshmitarët që jetojnë duhet ta thonë këtë të vërtetë. Disa e kanë thënë, por jo të gjithë. Jusufi, pamvarësisht bindjeve ideologjike, punonte për bashkimin e të gjitha fraksioneve në një forcë të vetme organizative.
Kjo mund të dëshmohet lehtë. Takimet që ka pasur Jusufi me Kadri Zekën, në Zvicër.  Jusufi e dinte se fraksionet mbrenda lëvizjes në mërgatë janë vetë shkatërruese. Prandaj u kantaktua me diplomatët shqiptare, për të bërë një pajtim të mundshëm.
Por „diplomatët“ shqiptarë e kishin me hile këtë punë dhe në vend të pajtimit bënë përçarjen e madhe. Këte e ka denocuar me fakte negociatori Sabri Novosella.
Takimi që ka kërkuar dhe ka bërë Jusufi me të vëllain  Bardhin,  me Kryetarin e Besëlidhjes, Emin Fazlija,  alias Emil Kastrioti, në Restorantin e atëhershëm “Wienerwald”, në Göppingen të Gjermanisë, më 15.02. 1980, dhe përpjekjet për takim dhe bisedime me Enver Hadrin, në Bruksel etj.
Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekë, e dëmtoi shumë aktivitetin kombëtar, për bashkimin e mundshëm në një forcë të përbashkët.
Në këtë kontekst mendoj se përpjekjet e Jusufit për shkrirjen e të gjitha grupeve ilegale, në një organizatë, dëshmojnë mençurinë dhe vizionin e tij prej një ideator të nivelit të Hasan Prishtinës.
Për dallim nga disa grupime tjera të asaj kohe, të cilat në programet e tyre përmendej më shumë Kosova Republikë, ose bashkimi i saj me Shqipërinë, tek Metush Krasniqi e Jusuf Gërvalla me shokë ishte kjo kërkesë: “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ).
Ibrahim Kelmendi në romanin  tij  “Atentatet” botuar në Prishtinë, v. 2007. Ka sjellur shumë  të pavërteta, duke akuzuar të djathtët, si: Emin Falinë, Sabri Novosellën, Vehbi Ibrahimin, Enver Hadrin, Musa Hotin, Rasim Zenelajn , Hafiz Gagicën etj. Nuk i ka kursyer as shokët e idealit, si Xhafer Shatrin, Abdullah Prapashticën, Xhafer Durmishin etj.
Unë  Xhafer Leci kam botuar një shkrim të gjatë me titull:

LIBRI “ATENTATET” I IBRAHIM KELMENDIT SI ROMANI I NASHO JORGAQIT “MËRGATA E QYQEVE”, duke demantuar me dëshmi të pamohueshme shumë të pa vërteta…
Pak ditë pas reagimit tim, Kryetri i Besëlidhjes Emin Fazlija, ka bërë një shkrim-reagim të ashpër, me titull: Reagim: Gënjeshtrat pamfletiste të UDB-shit Ibrahim Kelmendit
Ibrahim Kelmendi ishte i rekrutuar si informator në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme, si nxënës i shkollës së mesme; me pseudonim “SIJALICA”, në shqip “Drita “
Bedi Islami: Lëvizja (Lindje e përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendi – -Në librin Lëvizja (Lindje e Përgjakur)  “Nuk ka pasur marrëveshje”. Pra, Ibrahim Kelmendi e ka titulluar librin sipas dëshirës së vet, me një titull inekzistent, për bashkimin e tri organizatave , të Jusuf Gërvallës LNÇKVSHJ, Kadri Zekës OMLK dhe Ibrahim Kelmendit Fronti i Kuq Popullor. Unë Xhafer Leci, pasi kam lexuar këtë libër , kam bërë një shkrim publik për media, me titull: Kush e përgjaku Lëvizjen? Duke nxjerr Ibrahim Kemenedin si projektues i kësaj vrasje të trefishtë…  Nuk kam marrë përgjigje, ata e dinë pse ?
     Emin Fazlija ka akuzuar
Riza Salihun, themelues i Grupit Marksist-leninist, të quajtur “Zëri i Kosovës”, i cili bashkëpunonte me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Ai ka kontrolluar, vjedhur postën time dhe të Jusuf Gërvallës, duke e bartur në pronësinë e vet. Policia gjermane e ka zbuluar, për çka edhe ka vajtur burgun, edhe për delikte tjera…
    Besëlidhja është e vetmja parti politike shqiptare, të cilën Emin Fazlija ka arritur ta regjistrojë pranë organeve zyrtare gjermane, në fillim-vitet 1990-a.
Po ashtu, e ka regjistruar edhe në Shqipëri, me ndihmën e mikut tonë, veprimtar në gjermani zt. Berdrush Nezaj, nga Skivjani i Gjakovës, përmes miqëve të tij në Shqipëri.
Në vitin 1990 Emin Fazlija përmes telefonit lidhet me Klubin „Migjeni“ në Lubjanë. Në atë rast kishte qëlluar duke kujdestaruar ushtaraku i karrierës, Togeri Baki Mustafi. Nga atëherë përmes letrave këmbyese, Bakiu antarësohet në Besëlidhje. Në qershor 1993 Emin Fazlija udhëton në Lubjanë. Qëllimi i vizitës njohja me oficerët shqiptarë dhe kroatë të Armatës ish jugosllave, për organizim në mbrojtje të Kosovës nga pushtuesi serbo-sllavë, të cilët atëherë po zhvillonin luftë kundër pavarësisë së Kroacisë. Atje Emini takohet edhe me Major Xhafer Buza, me biznismenin Qazim Xani dhe kroatin Dobrosllav Paraga, i njohur për mbrojtjen e Vukovarit. Atë Emini e ka njohur edhe më herët në mërgim, si shumë veprimtarë tjerë kroatë, të cilët kanë bashkëpunuar me Eminin për rrënimin e Jugosllavisë.

Gjatë viteve 1995-1998, ka vepruar në kuadrin e Këshillit Kombëtar Ushtarak të Republikës së Kosovës, me seli ne Bonn të Gjermanisë. Kryetar i këtij Këshilli ka qenë prof. dr. Mujë Rugova. Ndërsa anëtarë të Këshillit kanë qenë ish-ushtarakë të karrierës nga ish-Jugosllavija, në krye me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. Përjashtim bënte Emini, i cili ka qenë civil, i degraduar nga Gjyqi i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së më 1961, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që aktiviteti  „politik“, nëse mund ta quajmë ashtu, daton nga 6 gusht 1952.
Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe kryeministrit në ekzil dr. Bujar Bukoshi, Emin Fazlija me oficerin Agim Çelaj, tani Hero i Kosovës, me gradë lufte Gjeneral Major, më 11.03.1998, kanë udhtuar për Sarajevë. Për detyrë kanë pasur takimin me gjeneralin e Shtabit të Ushtrisë Boshnjake z. Atif Dudakoviq. Gjenerali Boshnjak, Dudakoviq, i cili e ka njohur mirë Agim Çelajn, nga koha kur ata, bashkarisht, kishin mbaruar Akademinë Ushtarake, i njofton për armatimin modern, të cilin do ua jipte 4 herë me çmim më të lirë, se sa që i kishin blerë për vete gjatë luftës në Bosnje. Fjala ishte për një armatim prej 7 milon DM, për të cilin ju ka premtuar edhe për transportin nga ana e tij, nga Sarajeva në Tiranë.
Nga kjo punë nuk ka dalur asgjë, sepse Bujar Bukoshi nuk ua ka dhënë parat e premtuara!
Bile, edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të tyre 3 ditor, Stuttgart-Sarajevë, i kanë pagur nga xhepi i tyre!
Nga radhët e Besëlidhjes ka pasur një numër i konsiderueshëm  ushtarë në radhët e UÇK-së, të përkrahur moralisht e materialisht nga Kryetari Emin Fazlija. Emini  në vititet 1998-1999 ka vizituar dhe ndihmuar materialisht disa ushtarë të plagosur në spitalet e Tiranës.
Në vitin 1998, kur u kthye nga Shqipnia në Gjermani, me thirri për një takim pune.
U takam në restoranin  e stacionit të trenit në Göppingen. Baci Emin më tha:” Të dalë unë në teren e të grumbulloj mjete materiale për UÇK-në.” Unë i tregova  se momenalisht nuk mundem, sepse i kam lodhur bashkëveprimtarër dhe mërgimtarët me aksione të shumta, duke shtuar se: Republika e Kosovës- Ministria e Ekonomisë dhe Finacave është duke e finacuar luftën pavarësish fraksioneve. Ndër të tjera, Bacin Emin e njoftova se, unë në cilësin e Kryetarit me dt.23.06.1998, kam dërguar antarin e kryesisë së aktivit të LDK-së  të Kirchheim Teckut, z. Smajl Bytyqi, në Shqipni me 17.500,oo DM, për ndihma  ushqimore dhe mateiale tjera, për të përzënurit nga Kosova, të cilë përkohësisht ishin vendosur në zonat verilindore të Shqipërisë. Vërtetimin e ka lëshuar dhe nëshkruar Ministri i Financave Mr. Isa Mustafa.
Për ta dëshmuar se Kryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratke Shqiptare Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, ka bashkëpunar me të gjithë ata cilët kanë punuar pa hile për çështjen tonë kombëtare, pavarësisht bindjeve tona ideologjike, fetare e krahinore.
Me dt. 06.04.1998 me faks ma dërgoj mua  Xhafer Lecit një Dokument-Vërtetim të shkruar në dy gjuhë, shqip e gjermanisht i vulosur dhe nëshkruar nga Kryetri Emin Fazlija, në emër të Besëlidhjes cila ishte e regjistruar zyrtarisht pranë organeve gjermane. Për udhëtim-fluturim nga Tirana, në Stuttgart të Gjermanisë ish i burgosuri politik Ramadan Bunjaku, atëherë Sekretar i Partisë UNIKOMBI, të kreytarëve ish të burgosurve politik Halil Aliema dhe Ukshin Hoti.
Me Ramadan Bunjakun unë Xhafer Leci, kemi qenë bashkëpjesëmarrës në demonstratat e viti 1968 në Gjilan. Bashkë me Ramadan Bunjakun kishte qenë i rrezikuar për ti burgosur në Shqipëri edhe Tasim Fetaj nga Tetova,  ish roje e Presidentit Prof. Dr. Salih Berisha. Një zyrtar në Aeroportin e Tiranës u kishte thënë:“ Keni fatin që po largoheni, keni qenë në kërkim nga drejtësia…Në Aeroportin e Stuttgart-it pata mjafttë vështirësi mbi një orë për ti bindur zyrtarët e rojeve kufitare të Aerprtit për leje qendrimin e tyre në Gjermani, duke garantuar ligjërisht e materialisht, se unë marrë përsipër gjithçka.Sikur mos të ishte dokumenti zyrtarë i Partisë Besëlidhja, ata do i kthenin pa asnjë dyshim  për Tiranë. Disa ditë qendruan tek unë në Köngen të Gjermanisë, pastaj i përcolla për Zvicër…
Emin Fazlija ka botuar 7 libra, po përmendi vetëm njerin nga ato.
REFERIM PËR LIBRIN “HAMID EMINI – BRUNÇAJ 1909 – 1986 “DOKTORI” I MALEVE TË LIRA TË DRENICËS DARDANE
Ky libër voluminoz prej 780 faqesh ku janë përfshirë mbi 200 personalitete atdhetare me fotografi dhe biografi , i botuar më 2009, në Prishtinë, mund të ndahet në dy pjesë, por që të dyja përbëjnë lëndën monografike, kryesisht kushtuar nacionalistit të devotshëm Hamid Eminit të fisit Brunçaj, lindur më 1909 në Novi Pazar ( Tregu i Ri ), nga babai Sherifi qe kishte lindur në Vuthaj, por që familja e tij ishte shpërngulur në Pazarin e Ri, qysh kur Sherifi ishte fëmijë. Ndërsa Hamidi lindi dhe u rrit në Novi Pazar. Babain e tij Sherifin, e vrau barbarisht xhandarmëria serbe me 1912, kur Hamidi ishte vetëm 3 vjeç…
Kujtime  sa  mresëlënëse po aq edhe provokative:

 Në Shtutgart, më 27.11. 2011, nga Kryetri i Shoqatës “Pavarësia“ Baki Mustafi, Qe organizuar promovimi i dy librave, të Nusret Pllana “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” dhe ai i Emin Fazlisë alias Emil Kastriotit, “Hamid Emin Brunçaj ”Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”.
Ishte e dhimbëshme dhe e pa kuptimtë kur zëvendëskonsulli, me seli në Stuttgart, Imer Lladrovci,në fjalimin e tij përshëndeti autorin Nusret Pllanën, por jo edhe Emin Fazlinë!!!
Kurse Prof, Nusret Pllana u përqafue me Emin Fazlinë.
-Ndërsa gjatë fjalimit tim, disa  bashkëpjesëmarrës të mi në demonstratat e viti 1981 në Perëndim, filluan me zhurmë e fishkllima, që ta ndërpreja fjalimin ! Unë nga përvoja ime si veprimtar nga viti 1966 dhe, pjesëmrrës i demonstratave të vitit 1968 në Gjilan,  zmadhova zërin e mikrofonit dhe vazhdova deri në fund.
Kështu është kur disa mendje kuq, mendojnë se bota është e tyre ! Ndësa ne që kemi gjakun dhe flamurin e kuq, e duam bashkimin e Shqipnisë Etnik, pavarësisht bindjeve tona politike dhe fetare e krahinore .
Rasti i dytë- Link : https://www.zemrashqiptare.net/xhafer-leci-perkujtohet-gjeneralmajor-agim-qelaj-32818.html

Bacin Emin Fazlija, unë Xhafer Leci e kam ftuar përherë në tubimet tona të organizuara në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen të Gjermnisë. Saherë që ka pasur kohëdhe mundësi ka marrë pjesë.

Lavdi dhe nderim të përjetshëm !
Xhafer Leci – Wernau, 20.06.2026

AS EDI RAMA E AS FLORJAN HAÇKAJ NUK MUND TË NA TRAJTOJNË SI BUDALLENJ!- Nga MILAIM NELA

Për info për mikun tim gazetarin Hysni Gurra!
▪️Ky Haçkaj që na bën video “integriteti” kundër fjalorit të Edi Ramës të na shpjegoje si ka mundësi që na u bë “opozitar” i pushtetit vetëm disa muaj pasi ishte bërë “Ambasador i Kombit” nga Edi Rama dhe Pandeli Majko?
▪️Të na shpjegojë si arriti të marrë pasaportë shqiptare në Korrik të vitit 2016 kur nga viti 2012 – 2024 NUK posedonte shtetësi shqiptare siç e dëshmojnë dekretet e meposhtme?!
▪️Të na shpjegojë si votoi në vitin 2021 PA TË DREJTË vote pasi nuk kishte shtetësi shqiptare e rrjedhimisht nuk kishte të drejtë vote?
🔹️Ndërsa “promovuesi” i Haçkajt Edi Rama të na tregojë se si Gjykata Kushtetuese e shtetit (rrumpallë) te cilin ai e ka në pëllëmbë te dorës pranon një padi (për votën e diaspores) të një organizate të rregjistruar jashte territorit shqiptar (Zvicer) e me një president të huaj (Gjerman) pa shtetësi shqiptare?
🔹️Edi Rama para se te thote qe Haçkaj eshte demokrat e nip demokrati të thotë si ka mundësi kur në vjeshtën e vitit 2022 kur Gjykata Kushtetuese dhe organet e Ministrisë së Brendshme të shtetit të tij rrumpalle nuk e proceduan penalisht kur konstatuan se Florjan Haçkaj me vullnetin e tij dhe dijeninë se nuk kishte të drejtë pasaporte dhe vote kishte marre ate dhe e kishte perdorur per te votuar?
Si është e mundur?
🔹️Edi Rama tē na thote se si një individ i tillë shkelës ligji në dy shtete bëhet pjesë e tavolinave të Kuvendit dhe KQZ-se pa asnjë mandat nga diaspora shqiptare bile pritet rregullisht nga Kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë funksionarë të lartë të shtetit dhe bile edhe nga Presidenti i Vendit!?
Këtu nuk po flas për Opozitën MJERANE që jo vetëm mbron një shkelës ligji si Haçkaj por edhe na e pranon si KUMBARË bashkimi të opozitës përmes forumit për dialog tê kryesuar nga Ermal Hasimja!
Këtu nuk po flas as për shkeljen flagrante që Haçkaj i ka bërë ligjeve të asaj kohe të shtetit gjerman i cili nuk lejonte posedimin e një pasaporte të dytë përveç gjermanes siç bënte individi në fjalë!
Edi Rama dhe vegla e tij Florjan Haçkaj mjaft më e mos na trajtoni si budallenj se këto thagmat teatrale me shkëmbime videosh nuk i hamë më!
Ju nuk mund të na trajtoni ne shqiptarëve si budallenj!
Heshtni!…më së paku!
Shënim:
Në fotot më poshtë jane, dekorata “Ambasador i Kombit” qe Rama i ka dhene Haçkajt dhe dy dekrete të nxjerra nga platforma online e Fletores Zyrtare; një i lenies së shtetesisë në vitin 2012 dhe nje i rimarrjes se saj në vitin 2024.
Për aresye etike nuk kam publikuar kopjen e pasaportes se Haçkajt qe ai e ka marre në korrik te vitit 2016 (në mungese të shtetësise) e të cilen shteti ja konfiskoi vetem ne vitin 2022 konfiskim te cilin ai na e paraqiti si “persekutim” nga “rregjimi” meqe ky fitoi ‘të drejten e votës se diasporës’ ne Gjykate Kushtetuese!
O Tempora O Mores!
Shkembimet video-teatrale Rama-Haçkaj janë thjesht të pështira!

“Edi Rama është në ngrysjen e karrierës së vet”- Flet shqiptarja e parë kryebashkiake në Itali: Kryeministri ka 13 vite që merret me fasadë! E gënjen mendja se do shkrihemi

Sindi Manushi, shqiptarja që jeton në Itali dhe shqiptarja e parë kryebashkiake atje ishte pjesë e protestës së 29-të para kryeministrisë.

Ajo mbajti dhe fjalën e saj teksa theksoi se Edi Rama ka 13 vite që kur e nisi karrierën që merret vetëm me fasadë dhe propagandë. Sakaq, shtoi se ai është në ngrysjen e karrierës, teksa protesta është në ngjitje.

Sindi Manushi: Nuk kam ardhur si institucion. Nuk jam observatorë. Jam njëra prej jush. Jam shqiptare dhe ju jeni njerëzit e mi.

Erdha për tju falënderuar për guximin e treguar gjatë këtyre ditëve.

Ju të dashur bashkë-kombas arritët të shqyet vellon e hipokrizisë me të vilët ka qeverisur Rama në 13 vjet. E nisi karrierën duke u marrë më fasada pallatesh dhe vijon të merret me fasada propagandë për kundër realitetit shqiptar. Por ju jeni realiteti shqiptar. Mos u dorëzoni, organizohuni. Në lëvizje. Sepse borxhin që do lenë partitë në parlament do e zëvendësoni ju. Mos kini frikë të bëni politikë. Politika është e juaja. Shqipëria është e juaja. Vendi është i juaji. E gënjen mendja ER se do shkrihemi nga vapa e do përçahemi. Këtu na ka, këtu do na ketë. Ta dini se ju jeni dhe përfaqësuesit edhe njerëzve që kanë frikë të vijnë këtu. Atyre do iu dëgjohet zëri me anë të votës, shumë shpejt. E gënjen mendja Edi Ramën se ne do përfundojmë duke qenë ai në fund  në ngrysjen e karrierës së tij. Ne jemi në fillim. Ju jeni fati i Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja. faleminderit që ekzistoni. Panorama

VIDEO- Rama jepe dorëheqjen, shqiptarët në Bremen, protestojnë kundër qeverisë

Ndërsa në Tiranë dhjetëra mijëra qytetarë janë duke protestuar në ditën e 28-të pa ndalim, kundër Edi Ramës duke i kërkuar dorëheqjen, kanë protestuar shqiptarët në çdo vend që janë.

Edhe dje protestat e shqiptarëve jashtë vendit nuk kanë ndaluar.

Edhe në Bremen të Gjermanisë shqiptarët janë bërë bashkë duke kërkuar largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

 

Revolta ndaj qeverisë, protestuesi nga Gjermania: Protesta, shpresë e madhe! Diaspora do të vijë sërish më 4 korrik, është zgjim kombëtar

Sociologu Eduart Kaca, i cili ka ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, theksoi se lëvizjen e qytetarëve e sheh si një shpresë të madhe.

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se nëse në vitin 1990 ndryshimi erdhi nga lart, duke iu referuar ish qeverisë komuniste, këtë herë duhet të vijë nga populli.

Kaca bëri me dije se diaspora do të mblidhet sërish në Tiranë më 4 korrik, duke shtuar se data është simbolike dhe lidhet me pavarësinë e SHBA.

“E shoh protestën si një shpresë të madhe, si një zgjim të shoqërisë shqiptare. Në vitin 1990 ndryshimet e mëdha ndodhën nga sipër, ish qeveria komuniste diktoi ndryshimet për të ruajtur monopolin, që ka akoma edhe sot.

Në studimet e sociologëve të huaj, Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria njihen si shtete të lindjes që ndryshimet i bënë nga sipër poshtë. Do të doja që këtë radhë që me të vërtetë të kishte një lëvizje të vërtetë nga populli. Nuk e ndjej jo 100%.

Gjatë kohës që isha në Tiranë vura re tendenca të ndryshme, grupe heterogjene, shumë individë të kontestueshëm dhe me interesa personale dhe kjo më preku. Po tentonin edhe të përçanin protestën por edhe ti jepnin një drejtim disi të çuditshëm. “, theksoi ai.

Zoti e bekoftë idealin e bashkimit kombëtar!- Florim Zeqa, fotoreportazh nga Italia

 

Miratimi i Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Të dielën më 21.06.2026, në Azzano Decimo (PN, Itali), nën patronatin e Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër dhe Shoqatën “Krenaria Shqiptare”, u mbjat Konferenca Shkencore kushtuar historisë, identitetit dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 

Miratimi i Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Konferencën e hapi me mirëseardhjen drejtuar të pranishmëve, nikoqiri Ndriçim Kërçuku, kryetar i shoqatës “Krenaria Shqiptare”. Ndërsa konferencën e udhëhoqi në mënyrë briliante moderatorja Ninfa Pema, e cila fillimisht i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet, duke i falenderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij evenimenti kulturoro-shkencor.

Më pas moderatorja i përshendeti një nga një mysafirët e nderit dhe oratorët e kësaj Konference Shkencore; Prof. Dr. Skënder Asani, Prof. Teuta Llalla, Juristin Mumin Osmani, Prof. Dr. Shefki Selami, Akademik Murat Ajvazi dhe Dr. Granit Muçaj (President i FNAI-t).

Oratorët e kësaj konference trajtuan tema me rëndësi historike, kulturore, arsimore dhe institucionale, secili në lartësinë e tij shkencore lidhur me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe për sfidat e perspektivat e tyre në kontekstin bashkëkohor.

Pas intervalit të Konferencës përformuan nxënësit e shkollës shqipe nga Trieste me recitime nga veprat e autorëve shqiptarë të Rilindjes Kombëtare.

Po ashtu, gjatë një intervali të caktuar kohor, nga nikoqiri (shoqata “Krenaria Shqiptare”) u shtrua një koktel për të pranishmit në këtë aktivitet.

Pas përfundimit të temave shkencore të panelistëve të sipërpërmendur dhe disa përshëndetjeve të aktivistëve lokal, u lexua dhe u miratua unanimisht Rezoluta e përbërë prej 19 Neneve, drejtuar institucioneve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, OKB-së, organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, institucioneve akademike dhe shoqërisë civile.

Në fund të aktivitetit u ndanë certifikata me titullin “Zëri i Kombit” për të gjithë oratorët, me Certifikatë Mirënjohjeje për disa nga kontribuesit, aktivistët dhe organizatorët e kësaj Konference.

Pas përfundimit të punimeve të Konferencës u shtrua drekë festive në Restorantin “Il Novecento”, ku përformojë me valle të bukura shqipe Grupi i Valleve “Arif Musaj nga Conegliano (TV).

Ia vlen për të theksuar se i pranishëm në këtë Konferencë ishte edhe Alessandro Ciriani, Deputet i Parlamentit Europian. Në fjalën e tij përshëndetëse eurodeputeti përmendi vlerat e komunitetit shqiptar dhe rolin e integrimit në jetën e shoqërisë italiane. Nuk harroi së përmenduri edhe hapat e Shqipërisë drejt pranimit si anëtare e Komunitetit Europian.

Të pranishëm në këtë aktivitet, veç atyre që citova më sipër, ishin veprimtarë nga Trieste, Brescia, Trento dhe Treviso, si; Adela Shehu, Ndue Shabaku, Petrit Alijaj, Muamer Murtezani, Mumin Brezaliu, publicisti Florim Zeqa, Prof. Minire Ferat, Elvana Fortuzi dhe Psikologu Atlant Picaku i ardhur enkas nga Shqipëria.

 

Konkluzion i autorit

 

Edhe pse me një pjesëmarrje tejët të ulët të bashkatdhetarëve, Konferenca e arriti qëllimin e saj, me hartimin e Rezolutës, e pasuar me 60 nënshkrime të organizatorëve, panelistëve dhe pjesëmarrësve.

Frytet e kësaj Konference pritet t’i shohin në muajt dhe vitet në vazhdim me reflektimin e institucioneve përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, por mbi të gjitha me unifikimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në realizimin e të drejtave kombëtare.

Zgjidhja e pjesshme e të drejtave kombëtare nuk paraqet zgjidhje të plotë dhe afatëgjatë në asnjë pjesë të trungut tonë Dardano-Iliro-Arbëror. Për zgjedhjen e plotë dhe të drejtë të çështjes sonë madhore ekziston vetëm një formulë! E ajo është formula e bashkimit kombëtar, jo vetëm si ide dhe nocion folklorik, por si qëllim dhe mision i secilit prej nesh, pavarësisht pozicionit dhe shtrirjes gjeografike.

 

Zoti e bekoftë idealin e bashkimit kombëtar!

Diaspora shqiptare proteston kundër Ramës edhe në Vjenë, aktivistja: Mbështesim kërkesat e protestuesve në Tiranë, thirrjet tona janë të njëjta

Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e diasporës kanë vijuar mobilizimin edhe në Europë. Një tubim solidarizues u mbajt në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit në Shqipëri.

 

Emanuela Zaimi, pjesëmarrëse në protestë, deklaroi se kërkesat e diasporës janë të njëjta me ato të qytetarëve që po protestojnë në Tiranë.

“Ne jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri. Thirrjet tona janë të njëjta me të tyret”, u shpreh ajo gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga kryeqyteti austriak.

Zaimi hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për prapavija politike apo interesa të tjera pas protestave të diasporës, duke theksuar se qëllimi i tyre është vetëm mbrojtja e interesave të Shqipërisë.

“Diaspora mbron vetëm interesat e Shqipërisë. Kjo protestë është në mbrojtje të vendit tonë”, deklaroi ajo.

Për atdhe jemi betuar- Nga Emine S. HOTI, Norvegji  

 

Atdheu është i shenjtë, është amanet,

ne jemi bashkë si në kohën e Kastriotit,

kemi dhënë besën askush dot s`na thyen,

atdheu është i shqiptarëve, edhe i zotit.

 

Populli dhe të rinjtë – shqipe në fluturim,

për atdheun të gjithë brezat sakrifikojnë,

çdo pëllëmbë atdheu, amanet mbi amanet,

bëhemi barrikadë, asnjë copëtim s`e lejojmë.

 

Zoti na bekojë me trojet më të bukura,

me dete, lumenj, liqene, male edhe kodra,

jemi popull  paqedashës s`i bëjmë keq askujt,

mbrojmë tokën tonë, mbrojmë të drejtat tona.

 

Jemi ndër popujt me histori legjendare,

për atdhe kemi dhënë besën dhe lirinë,

e mbrojmë atdheun si shqiponja folenë,

e kemi të shenjtë dhe të vyer Shqipërinë.

 

Rinia e ka kuptuar kush ishim e kush jemi,

të gjitha shqipet në fluturim janë bashkuar,

ta çojnë përpara amanetin e të parëve tanë,

Shqipëria jeton, për atdheun jemi betuar.

 

 

VIDEO/ Kreu i qeverisë në Berlin, emigrantët shqiptarë e presin me thirrje në kor: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga emigrantë shqiptarë gjatë vizitës së tij në Berlin, ku ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor.

Teksa kreu i qeverisë shqiptare ka dalë nga një takim, disa emigrantë shqiptarë janë mbledhur për ta pritur me thirrje kundër tij.

Në kor, shqiptarët kanë thirrur: “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, duke i përcjellë edhe atje mesazhin e 17 ditëve protestë që mbahet para zyrës së tij në Tiranë.

edi rama berlin

“Burg, burg, burg…” dhe “anulo projektin”, “anulo ligjin”, kanë qenë thirrjet e turmës ndaj Ramës, ndërsa ai nuk ka reaguar dhe është futur në makinë duke u larguar.

Kujtojmë se në Tiranë për 17-të ditë me radhë po zhvillohen protesta me një pjesëmarrje masive, ku kërkesa e vetme është dorëheqja e tij nga detyra, bashkë me qeverinë. gsh

FOTOT + VIDEO- Protestës për largimin e kryeministrit i bashkohet edhe diaspora në Gjermani, shqiptarët në Mynih: Rama ik, ka folë mërgimi!

 

Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë, në mbështetje të protestës që po zhvillohet në Tiranë prej 15 ditësh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.


Ata i janë bashkuar thirrjeve dhe kërkesave që po artikulohen prej më shumë se dy javësh në kryeqytet nga mijëra qytetarë para kryeministrisë dhe rrugëve të qytetit.

“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë, Ti shet Shqipërinë, ne mbajmë flamurin lart. Nga Mynihu po vjen vendimi, Rama ik, Ka fol mërgimi”, thuhet në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit pranë kampusit universitar Ludwig-Maximilians- Universität.

Mynih protesta (4)

Ashtu si në protestat në Tiranë, edhe në Gjermani nuk ka munguar thirrja simbolike e këtij tubimi “Rama jepe dorëheqjen”, si edhe “Shqipëri e re”, “Rama n’burg, Berisha n’burg.

Gjatë protestës, shqiptarët nuk kanë kursyer as ironitë dhe mesazhet politike ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një nga pankartat e mbajtura në protestë shfaqet një foto e saj së bashku me kryeministrin Rama, e shoqëruar me mesazhin: “Ndalo së suportuari regjimin kriminal”. gsh

Mynih protesta 1

 

Mynih protesta (6)

 

Mynih protesta (4)

Mynih protesta (8)

 

Mynih protesta (2)

Mynih protesta (3)

 

Mynih protesta (1)

 

Mynih protesta (2)

 

Mynih protesta (5)

Screenshot 2026-06-14 170958

Mynih protesta (7)

Në Lion të Francës një protestë e shkëlqyer me mbi 1000 shqiptarë të diasporës në mbështetje të Revolucionit Flamingo

Në Lion të Francës u bë një manifestim i shkëlqyer në mbështetje të protestave që po bëhen në Shqipëri që morën shkas nga padrejtësitë që po bëhen në Zvernec apo Rrjoll.

Protesta filloj ne orën 17:00 dhe manifestuesit Shqiptare marshuan neper qytet deri ne qendër të qytetit tek bashkia qendrore.

Prefektura e Lionit dhe xhandarmëria u kishte dhene leje si manifestim politik, duke i shoqëruar për të gjithë intenerarin i cili ishte shumë i përpiktë dhe ju ka lënë mjaft përshtypje të mirë.

Manifestimin e orgjanizoj shoqata “Royaume de Soleil” me anëtaret e asamblesë së saj dhë presidenti Leon Molla.

Manifestimi i 13 qershorit 2026 ne Lion pati mbi një mirë veta , i cili kaloi çdo parashikim dhe jep shpresë që javen e ardhshme të jetë dhe me i madh. .

‘Shkëndija e protestës përhapet në Diasporë’- Shqiptarët e Gjermanisë ftohen në tubim kundër Ramës në Nuremberg

 Këtë fundjavë, 13 qershor diaspora në Gjermani ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, teksa kryeqyteti shqiptar, Tirana, ‘vlon’ nga masiviteti i qytetarëve, të cilët kërkojnë njëzëri dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.

Përmes një njoftimi zyrtar, diaspora në Gjermani njofton se tubimi do të zhvillohet në qytetin e Nurembergut, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

Nën logon ‘Shkëndija e rotestës përhapet në Diasporë’, shqiptarët ftohen të bëhen bashkë pasditen e kësaj të shtune, ora 18.00, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Image

Protesta masive kundër Ramës ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, me diasporën jashtë vendit që ështët solidarizuar për t’i dhënë fund pushtetit të kryeministrit.

Këtë të shtunë, protesta u mbajtën edhe në Australi dhe Irlandë, ku diaspora shqiptare kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa pikënisja për këtë ‘boom’ protestash është bërë Zvërneci.


Send this to a friend