VOAL

VOAL

Jozefina Topalli: PD-në e shkatërroi gjumi fitimprurës i Lulzimit!

April 30, 2022

Komentet

Dosja e SPAK-ut për Berishën, Kaso: Në 500 faqe nuk ka asnjë provë të vetme për korrupsion

Drejtuesi politik i Korçës pwr Partinë Demokratike, Ivi Kaso i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se nga dosja prej 500 faqesh e SPAK-ut për Berishën, nuk ka asnjë provë që lidhet me korrupsionin.

Kaso: Në 500 faqe nuk ka një provë të vetme lidhur me një akt të mirëfilltë korrupsioni që përfshin ish kryeministrin e vendit dhe sot drejtuesin e opozitës, Sali Berishën.

Kemi të bëjmë me një akuzë që siç e kemi thënë ka filluar e motivuar politkisht e bazuar në një kallëzim haptazi të rremë të bërë nga atëhere kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Them haptazi të rremë sepse akti i parë që ka administruar SPAK-u në kuadër të fillimit të këtij procedimi penal në kushtet që pretendohej që u është kthyer 5 familjeve tiranase një pronë e shpronësuar thonë nga italianët, pra këto italianët e kishin shpronësuar 5 familjeve dhe këto 5 familje e kanë marrë pa të drejtë një pronë të cilën nuk u takonte ta merrnin sepse nuk ua kishte shpronësuar regjimi komunist por e kishin shpronësuar italianët dhe akti i parë që është administruar ka qenë fletorja zyrtare e vitit ’42 ku qartazi vërtetohej nga një akt me fuqinë e ligjit që kjo pronë vetëm ishte rekuizuar për 6 muaj këtyre familjeve dhe me përfundimin e këtij afati kjo pronë i është kthyer 5 familjeve tiranase.sn

Tensionet në Kosovë- Burimi: Prishtina ka nevojë për mbështetje të madhe. Shqipëria mos të heshtë

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në News 24, duke folur për tensionet e fundit në Kosovë dhe kërcënimet e Vuçiç tha se Prishtina në këto momente ka nevojë për mbështetje të madhe.

Burimi theksoi se Shqipëria nuk duhet të heshtë. Ai shtoi se nuk sheh as sesi Shqipëria do e mbrojë Kosovën. Në fjalën e tij, Burimi vlerësoi se shqiptarët duhet të dinë ta mbrojnë veten.

Genc Burimi: Situata në veriun e Kosovës është e ndërlikuar. Serbia është në prag të vendosjes të regjimit të detyrueshëm ushtarak. Kosovës i duhet një mbështetje e madhe. Nuk shoh sesi Shqipëria do e mbrojë Kosovën. Serbia ka vendosur sot ta kriminalizojë të gjithë Kosovën. I bie që rrezikon që edhe Kurtit mund t’i vendosin prangat.

Kryeministri shqiptar Rama po hesht shumë për këtë çështje. Shqipëria nuk duhet të heshtë. Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk është e mbrojtur ndërkombëtarisht. Serbia sot është shumë afër Rusisë. Serbia kërkon ta marrë Kosovën me luftë, pasi ka përforcuar edhe armatimin e vet. Duhet të mbrojmë veten.bw

Ish-zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian takon Berishën: Rama si Putini, pse hesht Brukseli?!

Ish-zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, polaku Ryszard Czarnecki publikoi pak ditë më parë një editorial të fortë, ku theksonte se lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, është arrestuar me një urdhër politik.

Ndërkohë, Czarnecki ka vijuar shkrimet në median polake.

Këtë herë ai sjell një artikull pas takimit me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Pas vizitës së tij në shtëpinë e kreut të PD, ai ngre pikëpyetje të mëdha se si një ish-president i një vendi kandidat në BE, mbahet në arrest.

Shkrimi i publikuar ne gazetën polake Oltynska me titull “Politika në shqip”, thekson se si Shqipëria në 13 vite pushtet nga socialistët ka rritur korrupsionin dhe kultivimin masiv të lëndëve narkotike, në një kohë që sipas ish-zyrtarit evropian, socialistët nuk do ta shpjegojnë këtë as për bashkatdhetarët e tyre, as për Brukselin që shtiret si i verbër…

Më poshtë shkrimi i plotë:

Jam në banesën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe po dëgjoj për “abuzimin me drogën”. Po, po flet për atdheun e tij. Ai flet gjerësisht për “kanabizimin” e Shqipërisë, pra kultivimin masiv të marijuanës të promovuar nga autoritetet e majta të vendit. Është burim i të ardhurave të mëdha, megjithëse, siç thekson bashkëbiseduesi im, nuk përfiton shteti, por privatët.

Çfarë?! Ata që marrin dritën jeshile nga kryeministri socialist Edi Rama. Ky ish-piktor ka 13 vjet në pushtet dhe duket se dalëngadalë ka filluar t’i ketë zili Putinin dhe Lukashenkon, për një sundim edhe më të gjatë në vendet e tyre. Mikpritja e presidentit është vërtet e jashtëzakonshme dhe i ngjan polonishtes së vjetër:

Në tavolinë shfaqet një alkool i fortë shqiptar (edhe pse në sasi simbolike) – raki dhe tortë. Problemi është se presidenti Berisha nuk mund të më caktojë takim në restorantin e tij të preferuar në Tiranë apo në selinë e Partisë Demokratike, të cilën e çoi në fitore elektorale më shumë se një herë. Nuk mundet sepse… ka kohë që është në arrest shtëpie!

Po, në Evropë, në dekadën e tretë të shekullit të 21-të, lideri i opozitës prej shumë muajsh nuk mund të largohet nga shtëpia e tij dhe kjo po ndodh në një vend që ka vite që negocion me Brukselin për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian! Çfarë thotë BE-ja për këtë? Nuk thotë asgjë në praktikë. Ndoshta sepse ai është plot mallkime për lirinë e fjalës, shtetin e së drejtës, kontrollin demokratik të pushtetit dhe gërmadha të tjera evropiane që nuk i qëndrojnë realitetit.

Në vendet anëtare, si Polonia, dhe vendet kandidate, si Shqipëria, është e vështirë të mos vërehet – siç u theksua në një bisedë me mua nga ish-presidenti në arrest shtëpie – korrupsioni në Shqipëri në vitet 2007-2008, pra gjatë qeverisjes së tij, ishte tre herë më i vogël (!) se në vitet 2022-2023, pra pas rreth një dekade sundimi të majtë.

Socialistët nuk do ta shpjegojnë këtë as për bashkatdhetarët e tyre, as për Brukselin që shtiret si i verbër… sn

Këlliçi: Berisha në burg pa prova e fakte, Veliaj që vjedh është i lirë! S’dorëzohemi deri sa Veliaj të shkojë në burg

Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi thotë se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me krye hajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Sipas tij, lideri I opozitës mbahet në arrest me pretendimet e hetuesve se mund të ndërhyjë në procesin penal, teksa ndryshe ndodh thotë Këlliçi me Veliajn, që sa kohë qëndron në zyrën e kryebashkiakut vijon vjedhjen e taksave të qytetarëve, ndërsa SPAK nuk e arreston.

Këlliçi në prodtestën e 25 para Bashkisë së Tiranës, tha Veliaj nuk do t’ia dalë ta mposhtë qëndresën e qytetarëve, të cilët nuk do të dorëzohen deri në çuarjen para drejtësisë të një kryehajduti.

Personi ku është shembur ish godina e Policisë Bashkiake, ka ndërtuar kulla në Tiranë. Ky person pretendon se ka mbyllur dosjen me SPAK, është e vërtet apo jo? Nestor Muhametllari dhe Veliaj, janë me foto duke inspektuar hotelin në Durrës 50 mln euro, ku është fotoja e dokumentet, dilni e jepni përgjigje qytetarëve?!

Në raportin e KLSH të 2019, evidentohen taksa e 3%, jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para, pyetni Fatmir Xhafajn se u jep ai përgjigje.

Kemi paguar 132 mln euro, Tirana është qyteti më i pisët i Evropës. Qytetarët të na dërgojnë foto e video me mbeturinat që kanë pushtuar lagjet dhe zonat ku jetojnë.

Detyra e vetme që ka marrë Veliaj nga Rama, ka qenë pastrimi i qytetit, se është kthyer në nevojtore që bie erë. Si mundtë të vjedhë Tiranën e qëndron ende në krye të bashkisë?

Si ka mundësi që lideri i opozitës, Sali Berisha pa asnjë shans për të ndërhyrë ne hetime, mbahet në arrest, ndërsa Veliaj që vjedh e ndërhyn në hetime nuk arrestohet?

Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vijojmë protestën e qëndresën. Ky hajdut do të largohet një orë e më parë. Tentativat e tij për të mbyllur protestën do dështojnë, me përgjigjen më shembullore nga ana e PD. Në  protestë permanente, derisa Dumani, Braho e Prençi që s’kanë para një intelektual por një hajdut xhepash si Veliaj, deri sa ta arrestojnë. Ka hyrë  në rekordet Guines, është shndërruar në manual vjedhjesh. 5D e paprecedentë, rast unikal në botë. I vetmi kryetari i bashkisë që ka futur bashkëpunëtorët në burg dhe ato të mbetur jashtë do t’i dërgojë në burg. S’tërhiqemi pa dalë para drejtësisë ky mbeturinë që është në krye të Bashkisë së Tiranës.

Do vazhdojmë protestat kundër vjedhjeve që I bëhet këtij qyteti. I njëjti Veliaj që ndërkombëtarët ia shisnin studentëve si model suksesi, tupr për ju dhe misionin që keni për të shërbyer në këtë vend. Beteja s’është për PD, por për qytetarët e Tiranës, për ato 80 eruo që na vidhen çdo ditë, i vidhet çdo qytetari. sn

Teliti: Drejtësia do të bëhet nga qytetarët, të korruptuarit do të mbajnë përgjegjësi për shkatërrimin e vendit

Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorian Teliti në protestën e përjavshme përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se  nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës.

Teliti ka theksuar se sot po paguajmë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.

“Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.

Shumë prej jush i kanë çuar fëmijët në shkolla dhe kopshte dhe ajo që kemi parë është kushte jo të favorshme ku mësimi bëhet me dy turne, kopshte të pa mjaftueshme. Paratë janë paguar por ato janë vjedhur me inceneratorët, me 5D dhe dhjetar e dhjetra milionë euro me kontrata pa garë.

Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.”sn

Mandati i Xhaçkës, vota e socialistëve pengon për herë të tretë dërgimin e rastit në Kushtetuese

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri, për herë të tretë, vota e deputetëve socialistë pengon kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët zgjodhën pas mesnatës të së enjtes, që këtë herë të abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 u shprehën kundër.

Vetëm 25 votat e deputetëve të opozitës të cilat ishin në favor, nuk mund të bënin asgjë. Përfundimi mbeti i njejtë, pavarësisht se sipas kryetares së Gjyatës Kushtetuese Holta Zaçaj “askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të mos zbatosh Kushtetutën dhe ligjin”.

Rasti i mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur 14 deputetë demokratë, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres.

Paralelisht, disa ditë më vonë një mocion i ngjashëm u paraqit dhe nga një tjetër grup deputetësh të opozitës. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Ndërkohë që vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë.

Në atë kohë, socialistët vlerësuan se nuk plotësoheshin kriteret për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Në nëntor 2022, ata votuan kundër mocionit të opozitës, e cila menjëherë më pas iu drejtua Gjykatës.

Kjo e fundit u përball me dy kërkesa, njëra nga 1 e dhjeta e deputetëve, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes tyre dhe parlamentit dhe shfuqizimin e vendimit të marrë prej tij, dhe tjetra, nga 1 e pesta e deputetëve që përveç shfuqizimit të vendimit, kërkonte konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, pra shqyrtimin prej saj, direkt të rastit.

Gjykata i kaloi të dyja kërkesat në seancë gjyqësore, por në fund, në janar të vitit 2023, i dha të drejtë 1 të dhjetës së deputetëve duke rrëzuar vendimin e parlamentit dhe duke vlerësuar se çështja duhej trajtuar prej saj dhe jo nga parlamenti, i cili sipas Kushtetueses, duhet të kishte pranuar mocionin e opozitës. Ndërsa kërkesa e 1 të pestës së deputetëve u pushua.

Për më shumë se 1 vit, rasti u mbajt zvarrë nga parlamenti, dhe vetëm në prill 2024, kaloi sërish në seancë plenare, ku 72 votat kundër të shumicës, bllokuan sërish dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Socialistët iu referuan përcaktimit ligjor se “parlamenti vendos” dhe se vendimet merren me votë, e deputetët janë të lirë për mënrën se si votojnë, dhe se kjo përcaktohet në Kushtetutë ku thuhet se mandati i tyre nuk është detyrues.

Opozita e cilësoi qëndrimin e socialistëve një “puç kushtetues” dhe iu drejtuan sërish gjykatës, e cila në korrik të këtij viti shfuqizoi sërish vendimin e parlamentit, duke kërkuar sërish nga parlamenti që rasti t’i përcillej asaj.

Kryetarja Zaçaj tha se: “deputetët duhet të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.

Mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej, dhe nëse deputetët e opozitës do të kërkojnë sërish ndërhyrjen e Gjykatës e cila praktikisht është vënë në një përplasje të drejtpërdrejtë me parlamentin.

Kryetarja Elisa Spiropali, përfaqësuese e shumicës socialiste, u shpreh pas votimit se do t’i dretohej menjëherë Komisionit të Venecias, për të bërë një interpretim të situatës, e cila si asnjëherë më parë, ka vënë përballë dy nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

Ish-ministri kërkon mbylljen e RTSH: Vend ku ndajnë intimitete jashtëmartesore, marrin dhe rrogë!

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo janë përfshirë në një replikë në distancë, pas debatit qe që ka lindur për Televizionin Publik Shqiptar dhe largimin e drejtorit të përgjithshëm, Alfred Peza.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Ylli Manjani është shprehur i ashpër me punën e RTSH, teksa është shprehur se duhet mbyllur fare si institucion, pasi paguhet me paratë e qytetarëve. Manjani në reagimin e tij është treguar i ashpër teksa është shprehur se në RTSH janë punuar persona që ndajnë intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që paguhen dhe me taksat e qytetarëve.

“Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.  Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike”, shprehet Manjani.

REPLIKA E BUNGOS

Ndërkohë që Leka Bungo, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së në replikën e tij e ka quajtur RTSH-në si “maternitetin” ku janë formuar figurat kryesore të gazetarisë në vend.

Bungo në shkrimin e tij “shprehet se RTSH nuk është bordello”, por një institucion ky punojnë 100-dra të gra e vajza të ndershme dhe të talentuara. Sipas Bungos, thirrja për mbylljen e RTSH, është njolloje sikur ky i fundit të kërkonte mbylljen e Ministrisë së Drejtësisë se ka korrupsion.

“Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike. I përnderti ish- minister! R.T.SH-ja nuk ka qene asnjëherë “bordello”.

Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….

Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshëm”, shprehet Bungo.

Ylli Manjani

REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT

RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program.

Se përse e bëjmë këtë gjë, një dreq e di?!

Logjika ta do që një media e tillë, pra që nuk ka as audiencën e një portali, duhet mbyllur një sekondë e më parë. Nuk mund të justifikohet mbajtja me para publike të një media për një festival në vit, festival të cilin e bën fjala vjen, Ardit Gjebrea për qejf të vet, në një media me liçensë kombëtare.

Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.

Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…

Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike.

RTSH ngjan si ai parku i ish metalurgjikut në Elbasan që vetëm mbetje të dëmshme dhe pamje të kuqërreme që ngjallin vetëm sëmundje e kancer.

Duhet mbyllur menjëherë, mendoj unë. Ato para publike që mbajnë në këmbë këtë mbetje të pariciklueshme, mund të financojnë vërtetë aktivitete kulturore e artistike kombëtare, me audiencë të garantuar.

Edhe ideja që një media e tillë i shërben pushtetit të radhës (në fakt i shërben) nuk mbështetet nga realiteti. Pushteti blen më mirë mediat private, sepse me ato kryn punë. Po të ishte për RTSH pushteti nuk fiton kurrë asgjë. Ndaj s’ka asnjë kuptim mbajtja e një media të tillë me paret tona.

****
Me shumë lutje sugjeroj që të mos merrni mundimin të krahasoni këtë realitet me ZDF, RAI apo BBC. Ju lutem!

leka Bungo

REAGIMI I PLOTE I LEKA BUNGOS

Shqipëria është një vend me fat, madje me shumë fat. Në qoftë se Holanda quhet vendi i luleve, Shqipëria mund të konsiderohet pa frikë si vendi i yjeve.

Jo se vendet e tjera nuk kanë yje, por sepse tek ne ka aq shume, sa që nga ndriçimi i tyre njerëzit shpesh i merr “malli” për errësirën e natës.  Kjo është edhe një nga arsyet që populli ynë nuk ka ecur asnjëherë ndër shekuj “kuturu në errësirë”.

Sikur te mos qe “ndriçimi” i tyre edhe sot e kësaj dite vendi i ynë do të renditej ndër vendet me të errëta.

Kësisoj, të parët tanë i kanë parë yjet si  dhuratat më të vyera të Zotit dhe bash për këtë arsye, i kanë vënë secilit emër…  Ylli polar, Ylli Vega, Ylli Sirius, Ylli Manjani…

Ky i fundit, si një nga yjet që prej vitesh rropatet për t’i ndriçuar mendjen shqiptarëve, pak ditë më parë, mesa duket i ngarkuar nga Perëndia për të luftuar degjenerimin në Shqipëri, ka botuar një shkrim në gazetën Tema me titull:  “R.T.SH është bërë si bordello që paguhet me lekët tona.”

I përnderti ish- ministër.  Punonjëset e bordelleve zakonisht janë prostituta.  Kësisoj më duhet t’u kujtoj se ne rastin konkret, opinioni i juaj duket sikur nuk ka dalë nga goja e nje “opinionisti” që bredh i “ftuar” nga ekrani në ekran për një “arsye” që nuk e kam kuptuar dot kurrë, por ka dalë nga njëëëëëëëëëë hale tek e cila kane harruar porten hapur.

Ne institucionin tone punojne qindra vajza dhe gra te talentuara dhe te ndershme.  Jo ti, por askush nuk mund te hedhe balte mbi to.  As mbi djemte dhe burrat.  Ti dhe askush tjeter qe i ka kushtuar jeten “luftës kundër degjenerimit” nuk mund ta djege jorganin per nje “plesht”.

Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike.

I përnderti ish- minister! R.T.SH-ja nuk ka qene asnjëherë “bordello”.

Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….

Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshem.

Sipas gjykimit tim, per teleshikuesit shqiptare, do te kishte me shume vlere te mbyllet “porta që harron të mbyllet” se te mbyllet R.T.SH-ja.

*Kryetar i Keshillit Drejtues të RTSH-së

Panorama

FOTOLAJM- Rama çakordohet nga përgjimi, ministri i bandave shkrihet

Publikimi i një përgjimi nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që tregon se si krimi i organizuar përcakton se kush do jetë drejtori i Policisë së Shkodrës, duket se ka çakorduar plotësisht kryeministrin Edi Rama.

Ai reagoi me fyerje të rënda ndaj opozitës, duke lëshuar gojën si zakonisht.

Megjithatë, më i lumturi nga kjo situatë ishte Taulant Balla, që shihet në foto duke u shkrirë së qeshuri.

Balla njihet edhe si ministri i bandave, ndaj duket se përgjimi e ka nxjerrë nga vetja edhe atë.sn

“Do dilni më keq se më 1997”- Bardhi i përgjigjet Ramës: O shoku i Mondit, i jeni ulur në gjunjë…

Një përplasje e fortë verbale u shënua ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Rama tha se PD në zgjedhjet e 2025 do të dalë më keq se në vitin 1997.

Ndërsa, Bardhi u përgjigj se qeveria e Rilindjes është e lidhur me krimin e organizuar.

“O shoku i Mondit, pse u bërë nervoz? Ne mund të jemi edhe me kokën drejt dhe me kohën poshtë, por nën gjunjë me krimin e organizuar përpara dhe duke i lëpirë na mëngjesi në darkë nuk jemi.

Zyrtarë tuaj jeni kapur në Skyy Ecc duke biseduar. Legalizimet falas ku i ke, shëndetësinë falas ku e ke zotrote. Ju jeni shërbëtorë të krimit të organizuar, ndërsa ne jemi shërbëtorë të qytetarëve”, tha Bardhi.bw

Interpelanca me Ramën për mbetjet toksike, Bardhi: 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit!

Pika e parë në rendin e ditës së punimeve në Kuvend është interpelanca e thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mbetjet toksike.

Bardhi: Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe.

Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit.
Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane.

Sipas tyre këto dërgesa bëhen rregullisht.bw

Protestat e banorëve për akses në “Thumanë-Kashar”, “rrëzon” Ballukun! Pranohet kërkesa e banorëve për hapjen e nyjeve të kalimit

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, njëherazi dhe ministrja e Infrastrukturës, është ‘dorëzuar’ dhe ka pranuar kërkesën e 85 mijë banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Niklës, Thumanës, etj., për të pasur akses në rrugën e re “Thumanë-Kashar”.

Lajmi bëhet i ditur nga një prej banorët dhe organizator i protestave, Sabah Sheta, i cili përmes një postimi në rrjete sociale njofton se Qeveria është ‘tërhequr’ dhe krutanët do të kenë hyrje e dalje në aksin rrugor.

“Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës”, njofton Sabah Sheta.

Postimi i plotë

“Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. E tillë u kthye fal bashkërezistencës me vëllezërit të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana.

Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës.

Në vijim ai shprehet se ky vendim nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ne, por një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, dhe e fituar nga qytetarët pas protestave sistematike, rezistencës së qytetarëve.

“Premtimi që i bëmë njëri-tjetrin për të mos bërë asnjë hap pas, ajo që na mundësoi uljen në tavolinë sot me znj.Balluku, prej së cilës morëm premtimin që qytetarëve të Bashkisë Krujë do tu kthehet ajo që kishin; akesin (hyrje dhe dalje) në rrugën e re Thumanë-Kashar.

Veç falënderimit për secilin që na jeni bashkuar në çdo protestë, kam një mirënjohje për atë çfarë bëtë duke lënë punët tuaja të përditshme për të iu bashkuar kësaj kauze.

Të nderuar vëllezër! Pa ju nuk do ta kishim të mundur të korrnim këtë fitore. NE e kishim bërë të qartë që nuk do të tërhiqeshim, ata e dëgjuan me zë dhe figurë, e panë përmes akteve tona, ndaj sot ishte ministrja e Transporteve Balluku që “vrau” indiferencën duke i kushtuar vëmendje këtij problemi që për në shkaktonte kosto sociale dhe ekonomike sepse Kruja është dhe një zonë turistike dhe historike.

Duke vlerësuar premtimin dhe vendimin e Ministrisë së Transporteve për t’u tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kokëfortë i tyre dhe dhënien e zgjidhjes, duke iu dhënë qytetarëve të Krujës mundësinë të hynë dhe dalin në aksin e rrugës Thumanë-Kashar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përshëndesim këtë qëndrim dhe pse të vonuar, por ndërkohë do ta monitorojmë zbatimin e tij.

Vëllezër edhe njëherë FALEMINDERIT dhe MIRËNJOHJE për secilin! BASHKË ia DOLËM!”, shprehet Sheta. gsh

Politikani serb: Vuçiq e Nikoliq janë kriminelë lufte, pse nuk u arrestuan dhe nuk u dërguan në Hagë?

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq po i bën thirrje ndërkombëtarëve që të veprojnë shpejt dhe të arrestojnë presidentin aktual serb Aleksandar Vuciq dhe atë të kaluarin Tomislav Nikoliq.

Sanduloviq ka publikuar një video të kriminelit të luftës Vijslav Sheshel teksa përmend emrat e të dyve.

“Dëgjoni fjalët e kriminelit të luftës Vojislav Sheshel, i cili kaloi mbi 12 vjet në Hagë. Së bashku me Sllobodan Millosheviqin, ai ishte organizatori i organizimit dhe pjesëmarrjes së bandave serbe në të gjitha krimet kundër civilëve dhe luftërat që Serbia bëri në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”.

Sipas opozitarit serb, Vuciq dhe Nikoliq, që të dy janë kriminelë lufte.

“Dëgjoni çfarë thotë dhe kë i ka etiketuar si bashkëpunëtorë të tij në ato krime! Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kush do të përgjigjet pse kriminelët e luftës Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq nuk u arrestuan dhe nuk u dërguan në Hagë? I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që të arrestojnë dhe dënojnë menjëherë këta kriminelë lufte”.sn


Send this to a friend