VOAL

VOAL

Jeta në vilën bunker në Berat, si u zbulua nga policia italiane baroni i drogës

July 14, 2017
blank

Komentet

blank

Gazeta e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung: Vuçiç po vepron si Millosheviçi! Perëndimi të mos i besojë sërish gënjeshtrat

Beogradi po nxit dhunë në Kosovë dhe po e injoron BE-në. Në realitet, bëhet fjalë për kontrollin e territorit. Si në vitet ’90 nën Millosheviçin

Nga Michael Martens, Frankfurter Allgemeine Zeitung

Kur Jugosllavia u shpërbë 30 vjet më parë, Serbia luajti një lojë cinike: ndërsa trupat e financuara dhe të dërguara në betejë nga Beogradi, plaçkitën, vranë dhe pushtuan në Kroaci dhe më vonë në Bosnje, presidenti serb, Sllobodan Millosheviç reagoi si një engjëll i pafajshëm. Ai tha se vendi i tij nuk kishte asnjë lidhje me këtë, se ishte një konflikt ndërmjet serbëve vendas dhe shteteve fqinje. Ishte një gënjeshtër e hapur, e megjithatë vështirë se dikush në Perëndim foli kundër saj. Njerëzit preferuan ta shihnin Millosheviçin si partner negociator.

Putini kopjoi me sukses sistemin e Millosheviçit në Krime në vitin 2014: ‘Burrat e Vegjël të Gjelbër’ të tij ishin forca speciale të ushtrisë ruse, pa emblema kombëtare në uniformat e tyre. Zyrtarisht, Kremlini pretendoi se nuk dinte asgjë për këtë. Sot, kur gënjeshtra nuk është më e nevojshme, Moska mburret me ish-operacionin special për pushtimin e Krimesë. Gënjeshtra e djeshme është bërë akti heroik i sotëm.

Diçka e ngjashme po ndodh aktualisht në Ballkan. Veriu i Kosovës me popullsi serbe kontrollohet kryesisht nga Serbia. Pothuajse të gjitha punët varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Beogradi. Asgjë e rëndësishme nuk ndodh në veri pa dijeninë e qeverisë serbe. Një javë më parë, një grup prej 30 personash u shfaq papritur në veri. Të pajisur mirë, me armë zjarri, granata dore, mjete të blinduara dhe pajisje komunikimi, të kamufluar dhe me maska. Skuadra mbylli një rrugë, joshi një njësi të policisë së Kosovës në një pritë, qëlloi një oficer policie dhe më pas u barrikadua në një manastir ortodoks, kundër vullnetit të kishës serbe. Së paku tre prej tyre u vranë në një përleshje të armatosur më vonë me policinë e Kosovës.

Serbia qëndron pas operacionit komando

Nuk është plotësisht e qartë nëse luftimet ishin një provokim i Beogradit që doli jashtë kontrollit dhe cili ishte qëllimi i tyre. Por një gjë është e sigurt: grupi mund të ishte armatosur dhe mbështetur vetëm nga Beogradi. Edhe në veriun e egër të Kosovës, qytetarët e thjeshtë nuk kanë automjete të blinduara apo granata dore. Kur presidenti i fuqishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tani pohon se emri i tij është Lepuri dhe se nuk dinte asgjë për këtë, duhet të jesh shumë naiv për ta besuar. Vuçiç përdor metodën e mësuesit të tij, Millosheviç, ministër i propagandës i të cilit edhe ishte: dhuna u jepet nënkontraktorëve të pavarur dhe promovohet sistematikisht, ndërsa në skenën evropiane njerëzit veprojnë të shqetësuar dhe pretendojnë të jenë të gatshëm për të negociuar, gjë që në realitet synon vetëm të fitojë kohë. Qëllimi i vërtetë është kontrolli i territorit.

Burrat e shtetit, që dikur besonin gënjeshtrat e Millosheviçit, tani duken qesharakë në rastin më të mirë. Kushdo që mban përgjegjësi sot dhe ende beson apo pretendon se Vuçiç është një njeri, fjalës së të cilit mund t’i besohet, duhet të mendojë se si do të jetë ky qëndrim pas dhjetë vitesh. Vuçiç po ndjek një strategji cinike në Kosovë. Është koha që t’i thërrasim me emrat e tyre. Jo vetëm në retrospektivë, si me Millosheviçin dhe Putinin, por tani. Shtrembërimi i fakteve është loja e Vuçiçit. Askush nuk po e detyron BE-në apo Berlinin të luajë së bashku me të.

blank

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Edi Rama se sa Vuçiçi – Nga KIM MEHMETI

Nuk është aspak e vështirë të dëshmosh se frika nga fryma anti-krim që solli me vete ‘albinizimi’, se zilia e urrejtja ndaj Kurtit, janë ato që aq e kanë verbëruar Kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, sa nga ajo verbëri ai nuk mund ta sheh që është bërë bashkëpunëtori dhe shërbëtori më i neveritshëm i Vuçiçit.

Për ta dëshmuar këtë, mjafton të shohësh se si edhe në ditën e aktit terrorist serb ndaj Kosovës, ai nuk u ngrit dot të bënte as atë që e bënë serbët e arsyeshëm: ta dënonte këtë akt të dirigjuar nga Beogradi.

Apo mjafton t’ia numërosh veprimet e deritanishme ‘strategjike’ për të mirën e shqiptarisë, si për shembull: përkrahjen e ‘Botës Serbe’ nëpërmjet projektit për ‘Ballkanin e Hapur’; zbatimin e ‘masave’ ndërkombëtare ndaj Kosovës me anulimin e mbledhjes së dy qeverive; ripërsëritjen e kërkesës së Vuçiçit që, jo policia e Kosovës, por KFOR-i ta kontrollojë Veriun e saj; kërkesën për një konferencë ndërkombëtare që do e rishqyrtonte pozitën e Kosovës…, pra mjafton ta rikujtosh rolin e tij si zëdhënës i Vuçiçit, që ta kuptosh se ç’është ajo që atë e bën të sillet si të ishte Dodiku i ‘Republika Serpskës’ e jo Kryeministri i Shqipërisë.

Nuk duhet të jesh ligjërues i ndonjë universiteti të njohur të botës që ta kuptosh se nëpërmjet Veriut të Kosovës, të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, të ‘Republika Srpska’ në Bosnje dhe të rrymave proserbe në Maqedoni, Serbia i kontrollon pesë shtete të Ballkanit dhe mbetet me shpresë se nuk do mund t’i iket një konference të re paqësore ku do definoheshin kufijtë e Serbisë së Madhe, e që përfundimisht do e ‘stabilizonin’ Ballkanin?

Dhe duhet të jesh mbi mesataren idiot që të mos e kesh kuptuar se Veriu i Kosovës është fitil që mund ta kall tërë Ballkanin, por se këtë zjarrvënie mund ta bëjë vetëm Kisha Ortodokse Serbe nëpërmjet mjeshtërve të saj të luftës në Beograd.

Gjithashtu nuk është aspak e vështirë të shpjegosh pse Kryeministri i Shqipërisë bëri dhe pse është duke bërë çmos, që Kryeministrin e sotëm të Kosovës ta shpërfaqë para ndërkombëtarëve si burrështetasin më destruktiv të Ballkanit.

Pra, ai donë ta shpallë Kurtin destabilizues të Ballkanit sepse vetëm kështu mund ta mbrojë klasën e vet hajdutokrate politike, sepse e trishton e vërteta se të huajt gjithnjë e më shumë binden se shqiptarët kanë edhe burrështetas të cilët më shumë kujdesen për vendin dhe popullin që drejtojnë se sa për shtëpitë e tyre të ndërtuara nga hajnia dhe se, tërë bota është duke e kuptuar se ta krahasosh burrështetasin e mençur të quajtur Kurti, me ‘Piktorin’ batutaxhi që e drejton Shqipërinë, është njësoj si Çërçillin ta krahasosh me ndonjë drejtorë cirku.

Po pra, është lehtësisht e shpjegueshme ndjenja se Kosovën me shumë e ka dëmtuar Kryeministri i sotëm i Shqipërisë se sa Vuçiçi, por megjithatë, ka diçka të pakuptimtë e të pashpjegueshme për autorin e këtij teksti: si është e mundur që Shqipëria e kohës së internetit, që mëmëdheu ynë që ka me mija mendimtarë, profesorë, doktorë shkencash…, të ketë mbetur aty ku ishte në kohën e pas zhbërjes së Perandorisë Osmane –  të mos mund t’i dallojë ‘Esat Pashët’ e saj që do jenë heronj të Serbisë nga ‘Ismail Qemalët’ që dinë dhe duan të ndërtojnë shtet për shqiptarët.

blank

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Armët e konfiskuara nga Policia e Kosovës pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, 25 shtator 2023.

Doruntina Baftiu

Ish-koloneli i ushtrisë amerikane, Gian Gentile, thotë se grupi i armatosur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ishte pajisur si një këmbësori ushtarake prej 120 apo 130 ushtarësh dhe se kishte potencial për të shkaktuar dëme të mëdha ndaj infrastukturës civile në Banjskë dhe forcave policore.

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën veriore të vendit – drejtori i asociuar në Divizionin për Kërkime Ushtarake në institutin amerikan RAND Corporation, Gentile, thotë se është befasuar nga prezenca e disa prej llojeve të armëve.

“Kishte fotografi të mortajave 60-milimetërshe. Këto janë armë ushtarake dhe janë efektive ndaj një këmbësorie të armatosur lehtë në anën tjetër. Por s’do të ishin efektive nëse dëshiron ta ndalësh një tank, për shembull”, thotë Gentile për Radion Evropa e Lirë.

Sulmi në Banjskë ndodhi natën mes 23 dhe 24 shtatorit kur grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin e komunës së Zveçanit, duke lënë një polic të vrarë.

Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues.

Gentile beson se armatimi i konfiskuar nuk do të ishte shumë efektiv ndaj objekteve të përforcuara, si bunkerët, por thotë se, në një sulm ndaj një grupi të policëve, armatimi do të ishte shumë efektiv.

“Nëse qëllimi juaj i vetëm do të ishte mbijetesa, do të ishte më mirë të ishit në anën e sulmuesve me këto lloje të armëve. Llojet e armëve në fotografitë që m’i dërguat [të ekspozuara nga Policia e Kosovës], do ta shkatërronin një forcë lehtë të armatosur policore me vetëm pistoleta dhe ndoshta pushkë”, thotë Gentile.

Ai shton se forcat e policisë nuk kanë pajisje të nivelit të tillë ushtarak as në SHBA dhe se armatimi i tillë do të mund ta dëmtonte rëndë infrastrukturën civile, si shtëpitë përreth Manastirit të Banjskës, ku u strehuan sulmuesit.

“Kjo më shkoi në mendje… që këto janë llojet e armëve, pajisjeve dhe sistemeve me të cilat do të ishte e pajisur një kompani këmbësorie, e jo një forcë policore”, thotë Gentile, i cili shërbeu disa vite si profesor në akademinë ushtarake të SHBA-së, Westpoint.

Në Manastirin e Banjskës dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, dy automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë, po ashtu, për terrene malore, tha Policia e Kosovës.

Përveç dy motorëve, për të cilët thotë se nuk kanë ndonjë vlerë ushtarake pasi që vozitësi i tyre do të ishte i ekspozuar ndaj sulmeve, Gentile thotë se armatimi i konfiskuar është i llojit që ende përdoret kudo në botë.

“Ushtarët ukrainas dhe rusë patjetër që përdorin mortaja të kalibrit të vogël, mortaja 80-milimetërshe, dhe raketahedhës automatikë. Pastaj, edhe mitralozët [përdoren]. Kështu që, po, do të thosha që këto sisteme definitivisht përdoren nga forcat ushtarake edhe sot”, thotë Gentile.

Për përdorimin e disa prej pajisjeve të konfiskuara, Gentile thotë se nuk do të duhej as trajnim i gjatë. Njohuritë bazike për përdorim të armëve do të mjaftonin. Por, sipas tij, gjërat do të komplikoheshin nëse ato do të duhej të pastroheshin dhe të ripërdoreshin.

“Pastaj, kur flasim për eksplozivët e llojit C4. Dikush do të duhej të dinte se si të vendoste një tel shpërthyes aty, si ta instalojë pa e eksploduar veten”, thotë Gentile.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 27 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vlera e armatimit të konfiskuar është mbi pesë milionë euro. Por, i gjithë ky armatim i konfiskuar mund të shkatërrohet.

Sipas Kodit të Procedurës Penale në Kosovë, armatimi i konfiskuar mund të shkatërrohet, por mund edhe të shfrytëzohet nga organet e vendit.

Duke iu përgjigjur Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës tha se vendimi për fatin e këtij armatimi “do të lëshohet nga organet e drejtësisë pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore”.

“Në raste të mëhershme me armë të konfiskuara, kur kanë përfunduar të gjitha procedurat lidhur me to, janë ndërmarrë veprime të ndryshme. Në shumicën e herëve janë shkatërruar”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Së fundi, armë të konfiskuara ishin shkrirë më 20 shtator – katër ditë para sulmit në Banjskë – dhe ishin përdorur për të prodhuar kapakë pusetash.

blank

Analiza e BIRN: Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri u rrit me 3.23% në terma realë, në tremujorin e dytë të këtij viti ndërsa deklaratat e qeverisë për bum turistik me rritje mbi 50% në numrin e turistëve apo në numrin e netëqëndrimeve duket se nuk përputhet me rritjen ekonomike reale as të turizmit dhe as të ekonomisë në tërësi. Rritja ekonomike prej 3.23% në tremujorin e dytë 2023 pason rritjen 2.72% në tremujorin e parë. Të dyja shifrat janë më të larta se sa parashikimi për rritjen ekonomike vjetore të Shqipërisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por ndjeshëm më të ulëta se sa potenciali i zhvillimit. Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 2.25% ndërsa potenciali i rritjes së Shqipërisë vlerësohet në 4.5%. Ekonomia shqiptare është rritur nën potencial tashmë prej më shumë se një dekade. Korrupsioni, keqqeverisja dhe mungesa e atyre që në gjuhën e FMN-së njihen si “reforma strukturore” besohet se janë shkaku i rritjes më të paktë se sa potenciali zhvillimor. Potenciali i rritjes llogaritet duke marrë parasysh faktorë të shumtë, përfshirë nivelin e ulët ekonomik, burimet natyrore, fuqinë punëtore të disponueshme e të tjera.

Ekonomia e betonit

Dega “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera”, ku përfshihen shërbimet turistike, u rrit me 12% në tremujorin e dytë, pasi ishte rritur me 32% në tremujorin e parë. Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishte 33% më i lartë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë ndërsa numri i netëve turistike të kaluara nga shtetas të huaj gjatë kësaj periudhe ishte me rritje 51%.

Ndonëse rritja në sektorin e turizmit është e lartë, efekti i tij në ekonominë e përgjithshme të vendit është i papërfillshëm. Sipas INSTAT, rritja e sektorit “Arte, argëtim dhe çlodhje” me 12% ka kontribuuar në tremujorin e dytë me vetëm 0.26% të rritjes totale prej 3.23%. Në fakt, sektorët që kanë ndikuar më shumë janë Ndërtimi dhe Aktivitete të pasurisë së patundëshme. Sipas llogaritjeve të INSTAT, nga rritja ekonomike prej 3.23%, këto dy sektorë kanë sjellë 2.15%. Më një fjalë, 66% e të gjithë rritjes ekonomike të vendit është shkaktuar nga ekonomia e betonit, ndërsa sektorë të tjerë të rëndësishëm për mirëqenien reale të popullsisë, të tilla si bujqësia dhe manifaktura, janë në fakt në rënie.

Sektori i bujqësisë pësoi një rënie të vogël në krahasim me një vit më parë. Ekonomia e këtij sektori ku punësohen zyrtarisht 40% e forcës së punës, ra me 0.04% në krahasim me një vit më parë. Sektori tjetër i goditur është manifaktura, e cila punëson dhjetëramijëra qytetarë dhe që në tremujorin e dytë pati rënie me 6% në krahasim me një vit më parë. Manifaktura duket se është goditur në veçanti nga forcimi i lekut përballë euros, gjë që gjerësisht besohet se është pasojë e parave me origjinë të dyshimtë të investuara në ndërtim dhe prona të patundshme./BIRN

blank

Sveçla publikon pronat luksoze të Radojçiqit: S’bëhet fjalë për ‘luftëtar lirie’, po për një Pablo Escobar multimilioner!

“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund”, ka garantuar sot Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke publikuar pamjet e pronave luksoze të Millan Radojçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe, të dyshuarit kryesor si organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ministri Sveçla foli më tej për hetimet që po kryhen lidhur me këtë sulm: “Policia e Kosovës, – tregoi ai në Fb, –  në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojeviç i njohur me nofkën “Mami”.

Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojçiq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.


Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist,” nënvizoi Ministri i Brendshëm i Kosovës.

Kujtojmë se sot Policia e Kosovës ka kryer bastisje në pesë godina në komunat në veri të vendit. Në orët e para të mëngjesit, ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit, e cila dyshohet se është në pronësi të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Image

blank

Vetem nje aleancë ushtarake Shqiperi – Kosove do të jetë një mase efikase preventive Nga Gjeneral Hysen Arapi

Me nje shtet që shpall ditë zie për kriminelët ,me nje shtet qe që i kthen kishat dhe manastiret ne teritorin e shtetit fqinj ( Kosovës)ne vendkomanda te perparuara lufte dhe depo armatimi te te gjitha kalibrave, nuk mund të bisedosh, por duhet të distancohesh prerë.
Komuniteti nderkombetar duhet të ridimensionojë qëndrimet e deritanishme ndaj Serbise, ndersa Shqiperia duhet te rikonsideroje shkallen e perfaqesimit diplomatik dhe te marredhenieve të tjera me Serbinë!
Gjuha e deritanishme e ferkimit te kokes ndaj Vuçiçit eshte e papranueshme, ne nje kohë që ajo duhet te ndryshoje kryekeput ,per ta bere ate objekt te presionit nderkombetar dhe per ti treguar fatin e Millosheviçit.
Kosova fitoi nje beteje te rendesishme me neutralizimin e nje grupi terrorist serb por me e rendesishmja vjen me pas.
Vuçiçi dhe shefi i sherbimit sekret serb ultranacionalisti Vulin ,truri i planifikimit dhe drejtimit te terroristeve dhe per me shumë argat i Rusise ,vërtetë mori nje grusht te rende, por nuk do te heshte e ndalet per te thurur skenare te tjere te rrezikshem .
Lufta hibride qe po i behet tash e 20 vjet Kosoves do te intensifikohet dhe sofistikohet akoma me shumë .
Ne keto momente deçizive per fatet e Kosoves, Shqiperia duhet të plotesoje obligimin e saj kushtetues dhe te loze rolin e saj ne perbashkimin e faktoreve politike shqiptare kudo qe jetojne ne trojet tona, per t’i bere balle çdo lloj agresioni serb.
Aleati me i madh per Kosoven ne keto momente janë shqiptaret e bashkuar, te unifikuar ne qendrime dhe veprime, te gatshem per te vepruar si nje komb i pergjegjshem ,qe nuk i mban syte nga qielli apo andej e ketej brigjeve te oqeanit, por i del zot fateve te veta.
Vetem nje aleancë ushtarake Shqiperi -Kosove do të sherbente si mase efikase preventive jo vetem per te shkurajuar kriminelet dhe agresoret serbë, por per tu treguar edhe qarqeve antishqiptare ne Europe e kudo se me shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet te luhet më.
Kosova do të fitojë !
blank
Foto: Nje njesi e forcave policore të Kosoves, forca qe meritojne vleresim, mbeshtetje dhe respekt maksimal.
blank

Të bashkohen pozita dhe opozita rreth interesit shtetëror!- Nga Florim Zeqa

Pas ngjarjeve të fundit duhet të përmbushet obligimi ndërkombëtar i Kosovës, gjegjësisht përgatitja dhe finalizimi i Asociacionit në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për ta penguar çdo lidhje lineare të shtetit serb me komunat serbe në veri dhe brendi të vendit tonë.

 

Nuk guxon të humbet rasti historik

 

Ndryshe çdo prolongim i përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova  nga marrëveshjet ndërkombëtare (2013-2015 dhe 2023 në Bruksel dhe Ohër), do t’na kushtojë shumë dhe do t’na shkaktojnë telashe akoma më të mëdha me fqinjin tonë verior.

Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë t’ia dorëzojë tekstin final për Asociacioni SHBA-ve dhe partnerëve ndërkombëtarë në mënyrë që të përmbyllet një herë e mirë konflikti i hapur me Serbinë.

Në propozimin e Statutit të Asociacionit nga ana e ‘Qeverisë Kurti’, të bazuar në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, duhet të parashihen të gjitha aspektet ligjore dhe të drejtat e asociacionit pa kompetenca ekzekutive duke i hequr edhe karakterin njëetnik këtij asociacioni.

Në kohën kur jemi në një situatë para liberalizimit të vizave dhe para vendimit për anëtarësimin në Këshillin evropian, Kosova nuk guxon ta humbas rastin historik që me një veprim të qëlluar politikë të largojë sanksionet (masat ndëshkimore) ndërkombëtare dhe t’i hapë rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane dhe transatlantike.

Pas trazirave në veri, Kosova assesi nuk guxon të humbas rastin historik për ripërtërirje të marrëdhënjeve të mira me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian.

Veprimet e liderëve shtetërorë duhet të jenë tejët të matura dhe të përgjegjshme , në veçanti duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e gjuhës diplomatike e cila mund t’na çojë para, por edhe mund t’na kthejë pas siq na ndodhi këtyre muajve të fundit.

 

Të mos luhet me durimin e miqve ndërkombëtar

 

Kësaj radhe ndërkombëtarët nuk do kenë durim t’na presin edhe aq gjatë për propozimin e asociacionit, për të vënë rend dhe ligj edhe në atë pjesë të vendit. Pra, pa humbur kohë Qeveria duhet ta përmbush obligimin ndërkombëtar, për të cilin është votuar edhe në Parlamentin e Kosovës.

Ajo që duhet të kërkojë Qeveria e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare është garancia për mos devijim të marrëveshjes për Asociacionin, që i bie, se Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe të jetë në përputhje të plotë me aktin më të lartë ligjor në vendin tonë-Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Albin Kurti sa më pak që merret me të kaluarën, aq më shpejtë do ta gjejë zgjidhjen për të ardhmen dhe anasjelltas. Nuk kemi nevojë për patriotizëm të tepruar dhe as për viktimizim të skajshëm para bashkësisë ndërkombëtare.

Vetëm koordinimi i veprimeve dhe bashkëpunimi i Qeverisë me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian mund ta kthejnë Kosovën në binarët e shëndoshë të zhvillimit ekonomik dhe të zgjidhjes së shumë problemeve të brendshme dhe të jashtme.

Po ashtu, edhe opozita duhet të sillet në mënyrë konstruktive dhe bashkëpunuese me Qeverinë kur janë në pyetje interesat shtetërore. T’i lënë anash ambiciet pushtetore në këto rrethana të krizës dhe paqartësive të mëdha politike në rajonin tonë.

Edhe ashtu ka mbetur më pak se një vit e gjysmë deri në mandatin e kësaj qeverie, kohë kjo e shkurtër dhe pamjaftueshme për disa nga partitë politike të ndodhura në proceset e brendshme zgjedhore.

 

Vetëm veprimet e shpejta dhe të drejta të Qeverisë Kurti mund ta nxjerrin Kosovën fituese dhe me faqe të bardhë në fazën finale të dialogut, në të kundërtën, vonesat e Albin Kurtit në prezantimin e Draft-Statutit për Asociacionin vetëm sa do ta dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e për më tepër se kaq do ta rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë.

blank

Dita Botërore e Migrantëve e Refugjatëve nisi me një femër, nënë , vajzë, grua shqiptare të vrarë Nga Alba Kepi

Klodiana Vefa ishte 36 vjeçe, e martuar e re aq sa me djalin e saj 17 vjecarë e vajzën 14 vjeçe ngjanin si vëlla e motër.
U godit me 3 plumba të cilat i morên jetën.
U qëllua në Castelfioritto, Itali, ku prej 20 vitesh ishin vendosur për të jetuar pas largimit nga vendlindja Shqipëri.
Nuk pati njeri pranë të lë amanetin e fundit e ndoshta do ishte; “bir kujdesu për motrën e dashuro jetën.”
Klodiana Vefa shqiptare u ekzekutua nga bashkëshorti i saj A. V po shqiptar të cilit i kishte kêrkuar divorcin.
E qëlloi dhe u largua me makinën e tij duke e lënë në një pellg gjaku mes rruge e 2 fëmijët jetimë.
Forcat e policisë po e kërkojnë sic kërkohet një kriminel.
Nisi kështu kjo ditë në Itali;
Dita Botërore e Migrantëve e Refugjatëve me një femêr, nënë , vajzë, grua shqiptare të vrarë.
Është e pesta shqiptare në Itali gjatë këtij viti që mbetet viktimë nga o ish bashkëshorti, nga babai o partneri i saj.
Më 30 mars 2023 mbeti e vrarë nga bashkëshorti Zenepe Uruçi 56 vjeçe.
Më 19 prill Anila Ruci 38 vjeçe nga partneri i saj.
Më 6 maj Danjela Neza 29 vjeçe nga ish i fejuari i saj.
Më 7 maj Jessica Malaj 16 vjeçe nga babai i saj.
Sot në këtë listë krimi është dhe emri i Klodianês, apo Klaudias siç e thërrisnin miket e saj.
🔴Në këtë Ditë Botërore Emigrantësh nuk ka bilanc më negativ social mes vrasjesh, të rinjsh e familje shqiptare që braktisin vendin.
🔴Nuk ka bilanc më negativ kur lexon statistika të sekretuara të vajzave e djemve shqiptarë që kêrkojnë mbrojtje Ambasadash kush me të drejtë e kush me mashtrimin për t’u privilegjuar si në punësim apo të drejta e tyre.
Viktimizmi gënjeshtar në jo pak raste i ka mbyllur sytë pêrgjegjêsisë profesionale ndaj paaftêsisë e i mohon të drejtat atyre që vuajnë vërtetë homofobinë.
🔴Nuk ka bilanc më negativ kur me bekime Ambasadash shoqata emigrantësh privilegjohen mediatikisht e faktorizohen pa asnjë meritë në dëmtim të asaj c ka êshtë vota e lirë.
🔴Nuk ka bilanc më negativ kur media fuqia e katërt e një shteti është kthyer në një sallon shtëpie ku promovohet avokati i familjes, miku i vëlla/motrës , komshiu, kushëriri vetja apo ai që i mbushi xhepin.
Shpëtimi i demokracisë nis nga e vêrteta e shpëtimi nga antivlera e shoqërisë.
E kotë ta pretendojmë nga politika opozitare. Shpëtimi i vendit êshtë cështje sociale, morali e vlere.
Duhet të shpëtojmë nga diletantizmi e provincializmi.
blank

“Poeti Laureat”- Nga Edison Ypi

 

Revolucioni në rrezik. Po duan të na e shkojnë ujin nën rrogoz. Armiqtë e brendshëm në bashkëpunim të ngushtë me armiqtë e jashtëm po duan të na rrëmbejnë pushtetin e marrë me gjak.

Sytë katër. Natën ditë ta bëjmë. Të marrim masat e duhura sa s’është vonë.

T’i vrasim me metodën më të suksesshme që njohim dhe të vetmen që dimë, pas shpine. Vrasja të kryhet përgjatë një shtegu ku askush nuk e di ku të çon sepse asnjeri nuk e di ku ndodhet. Ky shteg është Poezia.

Konkretisht: Të organizojmë marrjen e çmimit “Poeti Laureat”. Për këtë, të zgjidhen zagarët nga zinxhirët. T’i jepet prioritet armës sonë të preferuar, ushtrisë së spiunëve poetë dhe poetëve spiunë për të cilët kemi investuar pa hesap dhe jemi lodhur aq tepër. Pra atyre që, duke qenë krejt të pandjeshëm, me Poezinë s’kanë absolutisht asnjë lidhje, por kanë aftësi për shkarrashkruarje dhe janë nuhatës të hatashëm për kombinacione dhe dallavere mbijetese. Janë ata që mbahen me të madh se kanë shkruar libra të këllirshëm për punëtorët, minatorët, montatorët, barakat ku flenë, groshët që hanë, morrat që kruajnë.

Emrat e kandidatëve të preferuar nga Partia dhe Sigurimi, në vazhdim të vënies në zbatim të mësimeve të paçmuara të shokut Kurvi, u renditën me kujdes dhe përkushtim nga Besnik Helmi i Institutit të kuçedrës Nexhmije, në bashkëpunim me Çark Miun e Sigurimit të Shtetit.

Të bëhet kujdes që nga këta emra vendin e parë ta fitojë, dhe shpërblimin përkatës ta marrë, një qen bir qeni, ai më plehu, ai më i ndyri, më shpirtkatrani e zemërziu, një aq i fëlliqtë sa nga masa e përbindshmërisë të mos ketë të dytë në botë ta konkurrojë.

Ja, nga më të shquarit te më të merituarit, lista paraprake e emrave me kandidatët për marrjen e çmimit “Poeti Laureat”:

Kurvi

Lenka Çuko

Kadri Hazbiu

Simon Stefani

Themie Thomai

Feçor Shehu

Ver Llapa

Partizani Meke

Gzim Kulufi

Zija Shkurti

Heroi Heshtanak

Heroina Squku

Qen Lehu

Zagar Zorraxhiu

Bushtër Buçja

Zhabë Nëpërka

Skile Zagari

Morr Llozi

Gëlbazë Këllira

blank

Rrëfimi i Gërvallës: Në OKB, teksa unë flisja Daçiçi më fyente pa pushim si vulgar

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla akuzoi ministrin e Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiç, se e fyente pa pushim teksa ajo fliste në sallën e OKB-së.

“Ministri i Jashtëm serb hidhte fjalë të pista drejt meje në sallën e OKB-së, me qëllim që të më shpërqëndronte. Qëllimi im ishte të paraqisja pozicionin e Kosovës”, tha Gërvalla.

“Jam shumë krenare që stafet tona janë të matura dhe nuk e marrin seriozisht, se kështu kanë bërë gjithmonë.  Kur dolëm nga salla ata donin sup më sup të përballeshin me bashkëpunëtorët e mi. Janë regjistruar edhe nga të pranishmit e tjerë”, rrëfen zv kryeministrja.

“Ne nuk negociojmë për Serbinë, negociojmë për vendin tonë, që gjeneratat e ardhshme të mos përballen me te njëjtat gjëra. Ne, duhet të mendojmë se çfarë duhet bërë që Serbia të mos tentojë të  përsërisë atë që ka ndodhur të dielën”, shtoi ajo.

Gërvalla zbuloi gjithashtu se kërkonin tre gjëra nga ndërkombëtarët.

“Në kërkojmë nga ndërkombëtarët ta dënojnë sulmin e Serbisë, të na dorëzojnë terroristët që sulmuan policinë e Kosovës dhe të ketë sanksione ndaj Serbisë.  Ne e dimë që Serbia nuk do e ndalë sjelljen agresive”, tha Donika Gërvalla në Top Story.

Top Channel

blank

TAKTIKA TË REJA, QËNDRIME TË NJEJTA NË MBROJTJE TË SERBISË!- Nga MILAIM NELA

Edi Rama nuk zhgënjeu as sot në konferencën e parakohshme për shtyp!
Ai shmangu pyetjet që mund ti bëheshin për marrëveshtjet e mundshme me pikëpyetje të mëdha me Kryeministren Italiane Meloni duke përdorë ngjarjet e Kosovës edhe për të fshehur këtë por edhe për ti ardhur në ndihmë vëllaut të tij në Beograd.
Aktin e terrorizmit shtetëror serb të vrasjes së eprorit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku e quajti thjesht vrasje kriminale të provokuar a thua vrasësit ishin hajdutë bankash e jo paramilitarë serbë të armatosur deri në dhëmbë me armët më të sofistikuara të shtetit terrorist serb!
Pas provave të pakundërshtueshme të përfshirjes së shtetit serb dhe vetë Aleksandër Vuçiçit në ndërhyrjen paramilitare të shtetit serb i cili si mburojë kishte ushtrinë e rregullt serbe të dislokuar në kufi me Kosovën Edi Rama refuzoi ta bëjë Serbinë përgjegjëse të drejtpërdrejtë të ndërhyrjes paramilitare në Banjskë të Zveçanit!
Kritikoi nderimin e terroristëve nga ana e Vuçiçit me shpalljen e zisë kombëtare për nder të tyre por sërish i quajti grup kriminal indirekt duke ja larë fytyrën Vuçiçit!
Edi Rama e përsëriti disa herë togfjalëshin “grup kriminal” dhe e theksoi fort faktin se ishin të veshura me uniforma ushtarake JO të shtetit serb.
Edi Rama po ashtu e zhvlerësoi paraprakisht hetimin e organeve të specializuara të shtetit të Kosovës akoma pa mbaruar sepse normal këtë hetim nuk do ta pranojë as vëllai i tij në Beograd!
A thua se çdo shtet nëse ndodh një ngjarje e përmasave të ngjashme nuk duhet ta hetojë vetë por të thërrase një shtet të pavarur nga ana tjetër e globit!
Edi Rama në konferencën e tij më konfuze që kam dëgjuar njëherë nga e njëjta tavolinë ku gjoja nuk binte dakord me deklaratën e BE-se bëri thirrje të dëgjoheshin deklaratat dhe thirrjet e BE-së për dialog se ndryshe do ballafaqoheshim me konflikt etnik, kjo një gafë tjeter politike, pasi ajo çka po ndodh në veriun e Kosovës nuk është kurrësesi konflikt etnik por një përpjekje e etshme e Serbisë për ta aneksuar atë pjesë shumë të pasur të territorit të Kosovës së pavarur duke përdorur si mashë komunitetin serb atje!
Rama këtu hapur flet me tekstet e vëllaut të tij Aleksander Vuçiç i cili dëshpërimisht do që të involvojë popullatën serbe në konflikt të armatosur me shqiptarët gjë të cilën nuk e fshehu as në konferencën e tij të shtypit mbrëmjen e 24 Shtatorit.
Edi Rama i mëshoi draftit të tij të arritjes së paqes duke mos e bërë as atë publik as autorët e tij. Vetëm se na tha ai është hedhur poshtë edhe nga Serbia edhe nga Kosova.
Hedhja poshtë e draftit të tij nga Kosova për mua është fakt më se i mjaftueshëm se drafti i tij nuk meriton më shumë se sa koshin i plehrave.
Ai i mëshoi sërish Konferencës ndërkombëtare për Kosovën kësaj radhe duke e zbutur pak qëndrimin e tij të mëparshëm pasi tha që në qendër kjo konferencë duhet të ketë planin franko-gjerman! Nuk harroi të kërcënojë (kuptohet në emër të Serbisë) më konflikt të armatosur!
Edi Rama me këto thirrje jo vetëm që nuk njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës të sanksionuar në kushtetutën dhe flamurin e Kosovës më 17 Shkurt 2008 por i del në ndihmë vëllaut të tij në momentet më të vështira të karrierës së tij bash atëherë kur atij i ka rënë edhe maska e fundit! Ai injoron faktin që shteti shqiptar e ka njohur Republikën e Kosovës në kufijtë aktualë! Atëherë kujt i duhet Konferenca Nderkombetare e për çfarë?
Besoj nuk ju ka shpëtuar fakti që ai e konsideroi Serbinë shtet fqinj kur dihet që fqinj i saj është Kosova e jo Shqipëria.
Ai kërkoi kontrollin e KFOR-it mbi veriun e Kosovës bash atëherë kur shteti i Kosovës ka kontroll (megjithëse jo të mjaftueshëm) mbi territorin e saj në veri të vendit më shumë se kurrë që nga qershori i vitit 1999.
Kur rrethanat në terren kërkojnë një qasje krejt tjetër politike e diplomatike dhe dialogu në këtë moment duhet të konsiderohet i vdekur pasi Kosova nuk ka përballë një shtet që ka humbur luftën siç u përpoq të fshihej Rama por një shtet terrorist aspak i ndryshëm nga ai i viteve 90të pasi kemi të njëjtët njerëz që e udheheqin dhe të njëjtat qasje që është ekspansioni dhe Serbia e Madhe.
Tha nuk ka rëndësi kush e kërkon, si e kërkon (asociacionin) e pse e kërkon!
Çfarë politikani e çfarë tmerri nxjerr nga goja!?
Hajde besoji pastaj se ky mbron interesat kombëtare!
Ky duhet të ishte një moment i shkëlqyer nga një shtetar që e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e interesit kombëtar dhe shqiptarëve për ta hedhur poshtë asociacionin si minë me sahat edhe sikur atë ta pranonte Kosova sepse pasojat që mund të prodhojë asociacioni shkojnë përtej kufijëve të Kosovës!
Pra si përfundim mos kini asnjë iluzion por ruhuni prej ngjyrave të reja të kameleonit.
Është i njëjti pa as më të voglin dyshim dhe ndryshim.
blank

Analistët: Bashkimi Evropian duhet ta rimendojë kornizen e dialogut Kosovë-Serbi

VOA/Garentina Kraja

Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, përfshirë procesin e stagnuar të integrimit evropian, ka krijuar një terren të përshtatshëm për tensione te vazhdueshme.

Sonja Biserko, drejtuese e Komiteti i Helsinkut për të Drejta të Njeriut në Beograd, ka pak mëdyshje se Beogradi zyrtar qëndron pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës. Prej grafiteve që paralajmëronin kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë nëpër qytetet e Serbisë e deri te dëshmitë e gjetura nga autoritetet në Kosovë pas përballjes me grupin e armatosur, zonja Biserko thotë se ishte e qartë se diçka do të ndodhte dhe se Beogradi është përgjegjës. Bazuar në informacionet e deritashme, thotë ajo, është e qartë që “disa forca nga Serbia shkuan në Kosovë për të provokuar një konflikt, në mënyrë që ushtria serbe të hynte dhe të vendoste vijën ndarëse me Kosovën te lumi Ibër.”

“Beogradi është i vetëdijshëm që ka shkelur vijën e kuqe dhe tani po mundohet, me çdo mjet, të zvogëlojë rolin e vet në këtë akt terrorist,” thotë zonja Biserko.

Por, ajo fajëson edhe qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë për këtë përshkallëzim.

Zonja Biserko thotë se bashkësia ndërkombëtare i ka injoruar paralajmërimet e udhëheqësve në Prishtinë ngaqë e sheh Serbinë si faktorin kryesor në rajon dhe për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Beogradi shfrytëzoi mundësinë e kësaj tolerance nga Perëndimi përgjatë këtij një viti e gjysmë, që kur filloi agresioni rus ndaj Ukrainës, kur Perëndimi u rikthye në Ballkan, pas gati 15 vjet mungese angazhimi, për të parandaluar hapjen e një fronti të dytë dhe po shpresonin që ta sillnin Serbinë në Perëndim, gjë që nuk e kanë bërë dot,” thotë ajo.

Ajo shton se rajoni është në një pikë kritike; shtetet fqinje nuk i besojnë Serbisë dhe se prirja e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor është negative.

“I tërë rajoni është i bindur se Beogradi ishte i përfshirë në këtë rast. Dhe do të shtoja se ky është synim i Beogradit për një kohë dhe po priste momentin që ta realizonte këtë synim, në Kosovë dhe gjetiu. Problemi i politikës dhe strategjisë së Perëndimit në rajon tani, është se për shkak të rëndësisë së Beogradit, që e konsiderojnë si përparësi të tyre, të gjitha shtetet fqinje janë neglizhuar dhe po u bëhet presion të bëjnë lëshime. Si në Kosovë, si në Mal të Zi, si në Bosnjë… Serbia po i minon të gjitha këto shtete vazhdimisht, sistematikisht,” sipas zonjës Biserko.

Përkundër thirrjeve nga Uashingtoni të këtyre ditëve për t’iu rikthyer dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zonja Biserko e sheh fatin e tij të lidhur ngushtë me politikën që Perëndimi do të ndjekë pas sulmit të grupit të armatosur serb në Kosovë. Sipas saj, mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur dialog që kur është diskutuar ndarja e Kosovës dhe se Serbia po blen tani kohë për ndryshimin e rrethanave politike në Shtetet e Bashkuara me shpresë për ta rikthyer idenë e ndarjes në agjendë. Perëndimi, sipas saj, duhet të ndryshojë pozicionin e tij, tani të minuar, në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse Perëndimi nuk ndryshon politikën, është vështirë të imagjinosh se ky dialog do të funksionojë,” shton ajo.

Mary Kaldor, profesore në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe anëtare bordi e Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme, thotë se angazhimi i Bashkimit Evropian dhe procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në të ishte menduar si e vetmja rrugëdalje për rajonin.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është me të vërtetë e vetmja zgjidhje për Ballkanin, ku çështjet e etnicitetit dhe kufijve shndërrohen në çështje minoritetesh, që paraqet problem më vete dhe një formë krejt tjetër për t’u përballur me të. Por, procesi i zgjerimit është ndalur dhe mendoj se kjo gjë është shndërruar në problem të vërtetë, dhe natyrisht është problematike që kjo mundësi më nuk po merret seriozisht,” thotë ajo.

Zonja Kaldor, që është bashkë-autore e Raportit të Kosovës, një përpjekje akademike për të kuptuar mësimet e dala nga lufta në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, vlerëson se Perëndimi e ka vënë veten në pozitë të vështirë duke lënë çështje të pazgjidhura në rajon.

“Rusia është tani në pozitë të krijojë shumë telashe dhe po krijon shumë vështirësi. E kemi vënë veten në pozitë kur punët e pakryera, qoftë si koncept apo si problem konkrekt… vazhdojnë të jenë pika tensioni. Dhe kjo mund të keqpërdoret,” tha ajo.

Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të shihet si e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor, por ky union duhet t’i rimendojë në tërësi përparësitë e veta.

“Është shumë, shumë shqetësuese, sikur që është shqetësuese për pjesën tjetër të botës që, luftrat të cilat i pamë në Ballkan tash po ndodhin në pjesë të tjera të botës, në Afrikë dhe Lindje të Mesme… Është shqetësim i imi se po shohim një gjendje të re shoqërore në të cilën krimi, etniciteti dhe dhuna po bëhen një kombinim afatgjatë helmues,” tha ajo. “Dhe që Bashkimi Evropian ta mbijetojë këtë kombinim helmues, që ky kombinim helmues të mos e prekë vet Bashkimin Evropian, atëherë duhet një vlerë e re, që mendon rreth kësaj, dhe jo në aspekt të arritjes së marrëveshjeve me lëvizje etnike, por duhet ndryshuar gjendja shoqërore, që do të thotë, të mendohet për aspektin ekonomik e shoqëror, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe format se si drejtësia të bëhet kuptimplotë.”


Send this to a friend