Voal.ch – Në rrjetin social X pasi ndihmës Sekretari i Shtetit Jim O’Brien ka vendosur një foto të tij dhe të Gabriel Escobar duke komentuar se “Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabe Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim @MiroslavLajcak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor“, ka reaguar eksperti Amerikan Janusz Bugajski si në vijim:
“Jim, ata e kanë bërë rajonin më të paqëndrueshëm sesa ka qenë që nga vitet 1990, duke fuqizuar agjendën ekspansioniste të Beogradit, duke ndëshkuar aleatët tanë në Prishtinë dhe Sarajevë dhe duke i mundësuar Rusisë të depërtojë më tej në Ballkan. Me siguri është koha për një rishikim të politikës dhe personelit.”