VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ja pse duhet pirë ujë para vaksinimit kundër COVID-19

November 18, 2021
blank

Komentet

blank

SHBA, roboti për herë të parë kryen operacion pa ndihmën e njeriut

Për herë të parë në SHBA, një robot ka kryer operacion pa ndihmën e njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës The Guardian, roboti me emrin Star ka kryer me sukses operacionin e zorrës së hollë tek katër derra.

Në operacion, në të cilin është përdorur metoda e laparoskopisë, roboti e ka kryer detyrën e tij falë prerjeve 1-3 centimetra të bëra në barqet e derrave.

Suksesi i operacionit pavarësisht gamës së kufizuar të lëvizjes dhe shikueshmërisë është pritur me vlerësime.

Inteligjenca artificiale dhe kamera e integruar në robot e kanë ndihmuar atë të rregullojë krahët në të njëjtën kohë sipas frymëmarrjes dhe lëvizjes së derrit. Siç thuhet, roboti ka bërë qepjen e plagës në mënyrë më të rregullt dhe ka arritur suksese më të larta se mjekët.

Dr. Axel Krieger nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, i cili menaxhoi operacionin, ka thënë se roboti do të mund të kryejë operacione i vetëm te njerëzit brenda pesë viteve.

Krieger ka deklaruar se falë inteligjencës artificiale, roboti ka aftësinë për të planifikuar dhe zbatuar.

Studiuesit kanë njoftuar se robotët janë zhvilluar për t’u përdorur në lloje të ndryshme të operacioneve te njerëzit.

blank

SHBA, numri i viktimave me variantin Omicron të COVID-19 tejkalon ato me Delta

New York

Në SHBA mesatarja e fundit javore e vdekjeve si pasojë e variantit Omicron të COVID-19 ka tejkaluar vdekjet nga varianti Delta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas analizës së “Wall Street Journal”, numri i viktimave me Omicron arriti në 2.258, duke tejkaluar numri e vdekjeve me variantin Delta.

Rreth dy muaj më parë, kur varianti Omicron nuk ishte zbuluar ende, numri i viktimave ditore me COVID-19 ishte rreth 1.000 ndërsa numri i viktimave në javën e fundit arriti në nivelin më të lartë të arritur që nga shkurti i vitit 2021.

Gjithashtu thuhet se vdekjet dhe shtrimet në spital për shkak të COVID-19 u ulën pasi arritën kulmin.

Në analizë, bëhet e ditur se në 20 shtete, përfshirë New Yorkun dhe Kaliforninë që strehojnë 55 për qind të popullsisë së vendit, rastet shënuan rënie me 20 për qind pasi arritën kulmin.

Ndërkaq në disa pjesë më pak të vaksinuara të vendit, vdekjet me variantin Omicron do të vazhdojnë të rriten.

blank

Kimikatet në ambalazhet plastike shkaktojnë obezitet

Është zbuluar se ambalazhet plastike që përdoren në jetën e përditshme, përmbajnë kimikate që mund të nxisin mbipeshën dhe zhvillimin e obezitetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “EurekAlert”, një studim i publikuar në revistën me recension “Environmental Science & Technology” zbuloi se ambalazhi plastik, i cili përdoret gjerësisht meqë është i lirë dhe zgjat jetën e ushqimit, përmban mijëra kimikate të ndryshme.

Një grup hulumtuesish të krijuar në udhëheqjen e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Norvegjisë (NTNU) dhe me kontributet e Universitetit Goethe në Gjermani, kanë ekzaminuar 34 produkte të ndryshme plastike, përfshirë produkte të përditshme si enë për kos, shishe lëngjesh dhe sfungjerë kuzhine, për të parë se çfarë kimikate përmbajnë plastikët.

Në produktet e ekzaminuara janë gjetur mbi 55 mijë komponente kimike, prej të cilëve 629 janë identifikuar.

Sipas studimit, 11 nga substancat e identifikuara dëmtojnë metabolizmin e njeriut.

Kimikatet në një të tretën e produkteve plastike të ekzaminuara në studimin e ri kontribuojnë në rritjen e qelizave yndyrore.

Martin Wagner nga Departamenti i Biologjisë i NTNU-së tha se produktet plastike përmbajnë substanca që mund të shkaktojnë peshë të tepërt dhe obezitet.

Rreth 2 miliardë njerëz në botë kanë probleme me mbipeshën, prej të cilëve rreth 650 milionë hyjnë në kategorinë e obezitetit.

blank

Austria heq orën policore për të pavaksinuarit

Vjenë

Të hënën përfundon ora policore për personat e pavaksinuar, e cila hyri në fuqi në Austri në nëntor të vitit të kaluar si pjesë e luftës kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Karl Nehammer dhe ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Muckstein informuan publikun mbi epideminë e koronavirusit.

Nehammer deklaroi se pavarësisht përhapjes së shpejtë të variantit Omicron në Austri, kjo nuk shkaktoi rritje serioze të numrit të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv dhe spitalet.

Duke u shprehur se ngjarjet në lidhje me Omicronin po monitorohen nga afër, Nehammer tha se nga e hëna e 31 janarit do të hiqet ora policore për personat e pavaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë, Muckstein tha se në ditë janë regjistruar deri në 30 mijë raste të reja me COVID-19. Ai beson se vala e Omicronit do të arrijë nivelin më të lartë në ditët në vijim dhe do të vazhdojë me masat strikte tashmë të vendosura.

Muckstein tha se vaksinimi i detyrueshëm do të ndihmojë shoqërinë të përgatitet për variantet e mundshme të koronavirusit që mund të shfaqen pas Omicronit.

Për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv gjatë periudhës kur varianti Delta i COVID-19 ishte dominues në Austri, qeveria vendosi orë policore për të pavaksinuarit në nëntor 2021 dhe për të vaksinuarit në dhjetor.

Kufizimet për të vaksinuarit janë hequr para vitit të ri.

blank

Britani, dy nga tre persona me variantin Omicron kanë kaluar më parë COVID-19

Dy të tretat e njerëzve që kanë rezultuar pozitiv me variantin Omicron deklarojnë se edhe më parë kanë qenë të infektuar me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, hulumtimet nga “React”, një studim i madh dhe i vazhdueshëm në të cilin mijëra vullnetarë në Mbretërinë e Bashkuar të cilët janë testuar për COVID-19, tregojnë se 2 në çdo 3 persona me variantin Omicron janë prekur më herët nga koronavirusi.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se nevojiten më shumë studime për të përcaktuar se sa prej tyre janë riinfektuar. Hulumtimi zbuloi grupet që duken më të prirur për t’u riinfektuar me COVID-19.

Zbulimet e “React” zbulojnë se infeksionet me COVID-19 janë ngadalësuar kohët e fundit, por mbeten të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët dhe adoleshentët.

Drejtori i programit “React” prof.dr. Paul Elliott nga Imperial College London tha: “Ka një përhapje në rritje të shpejtë në mesin e fëmijëve, tani është më e zakonshme pas fillimit të periudhës së shkollës. Përhapja është rritur tek të moshuarit mbi moshën 65-vjeç në krahasim me dhjetorin. Kjo mund të çojë në rritjen e shtrimeve në spital. Prandaj është jetike që ne të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”.

Shkalla më e lartë e parë që nga fillimi i pandemisë

Zbulimet e fundit të studimit, i cili mbulon më shumë se 2 milionë njerëz dhe përfshin dy javët e para të vitit 2022, bazohen në afërsisht 100 mijë teste PCR të dërguara nga vullnetarë.

Thuhet se rreth 4.000 nga këto teste, kryesisht me variantin Omicron, dolën pozitivë dhe kjo ishte shkalla më e lartë e parë që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashu thuhet se nuk është ende e qartë se sa nga vullnetarët që rezultuan pozitivë ishin vaksinuar plotësisht. Thuhet se në disa raste testet PCR mund të kapin gjurmë të viruseve të vjetër.

Vlerësime të tjera sugjerojnë se një në dhjetë raste me Omicron është ri-infeksion.

blank

Studimi: Korona i ka kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane

Masat kufizuese me lockdown, problemet me rrjetet e furnizimit dhe rezervimi i klientëve: të gjitha këto kanë çuar në rënien e ndjeshme të koniunkturës, sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane.

Pasojat e pandemisë së koronavirusit në dy vitet e fundit i kanë kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane në rendimentin e saj, konstaton Instituti i Ekonomisë Gjermane (IW). Kjo shumë në pjesën më të madhe ka të bëjë me rënien e konsumit, llogarit IW në ditën e shpërthimit të pandemisë në Gjermani. Kësaj i shtohen edhe pakësimi i investimeve të ndërmarrjeve. Në tre muajt e parë të vitit 2021 janë krijuar humbje të tjera në vlerën 50 miliardë euro, deklaron instituti. “Ripërtëritja ekonomike do të zgjasë me vite”, parashikojnë studiuesit e ekonomisë.

Në fillim të pandemisë masat kufizuese deri në lockdown shkaktuan probleme në proceset e prodhimit dhe vështirësuan furnizimet brenda dhe jashtë vendit, shpjegojnë ekspertët e këtij instituti. Humbje janë shkaktuar edhe nga kufizimi i mundësive për konsum dhe rezervimi i klientëve. Bizneset jashtë vendit pësuan rënie. Në tremujorin e dytë të vitit 2020 produkti bruto në vend ra me 11 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Arbeiter am Fließband bei Ford in Chonqing, China

Gjatë ecurisë së pandemisë rënia e numrit të infeksioneve përkohësisht i rriste shpresat për një ripërtëritje të qendrueshme ekonomike – por me valët e reja të infeksioneve këto shpresa shuheshin. Në vitin e dytë të koronavirusit, sipas studimit, problemet kryesore u krijuan me rrjetet e furnizimit: mungesa e pjesëve të këmbimit i krijuan vështirësi kryesisht industrisë së prodhimit të automjeteve. Shpenzimet e shtetit në pandemi dhe eksportet të paktën pjesërisht funksionuan gjatë vitit të dytë të pandemisë, i thanë DW-së nga Instituti i Ekonomisë Gjermane. Por parashikohet që edhe gjatë muajve të ardhshëm të ketë humbje.

“Varianti i ri Omikron i koronavirusit megjithatë jep shkas edhe për shpresë”, shpjegon ekonomisti i IW Michael Grömling: “Nëse sivjet ne hyjmë në fazë endemike, sërish mund të ketë hov në ekonomi. “Vitet e ardhshme është i nevojshëm një hop i fuqishëm ekonomik, për të rikuperuar humbjet.

sti/fab (afp, dpa, rtr)

blank

Ky zakon i përditshëm në punë po ju dëmton shëndetin mendor

Nëse puna është pjesë e përditshmërisë tuaj me siguri i kujtoni ditët stresuese e të lodhshme që mund të keni kaluar.

Stresi në punë është një nga shqetësimet më të mëdha që njerëzit përjetojnë ndaj dhe ekspertët kanë kthyer sytë nga ky problem.

Sipas tyre fokusimi i gjithë ditës tuaj në profesionin që mbani mund t’ju dëmtojë shëndetin mendor.

Çfarë duhet të dini?

Me nisjen e pandemisë puna në shtëpi u bë një detyrim, por edhe trend me orare të tejzgjatura të cilat ndikuan jetesën e përditshme.

Në këtë mënyrë normaliteti i ri shfaqi edhe problemet e para tek njerëzit të cilat shpreheshin se ishin tej mase të lodhur.

Në një studim ku morën pjesë 2000 persona u vu re se një të rrituri i duhen rreth 4 ditë për të mos menduar më për punën.

E një nga problemet më të mëdha të njerëzve sot është mbingarkesa me punën edhe pas orarit zyrtar.

Një studim nga Universiteti i South Australia, tregon se kur puna ju dominon jetesën, rezultatet mund të jenë negative.

Rreth 26% e punonjësve në këtë studim u përgjigjën se janë të detyruar t’ju përgjigjën mesazheve edhe pas mbarimit të orarit të punës.

Ekspertët bëjnë thirrje që të gjitha punët t’i mbyllni brenda orës 5 pasi rrezikoni të vuani nga stresi dhe lodhja e vazhdueshme.

Relaksi dhe koha kushtuar vetes nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë.

Sipas ekspertëve kur injoroni telefonatat mesazhet apo thirrjet e ndryshme për punë pas orarit zyratr i jepni mundësi vetes të jeni një punonjës më i mirë.

Në këtë mënyrë keni më shumë kohë të shplodheni nga ana psikologjike dhe do të jeni njeri më i shëndetshmëm.

Çfarë rekomandohet

Siç ju theksuam edhe më sipër, është shumë e rëndësishme që punëdhënësit dhe punonjësit të jenë fleksibël në këtë pjesë.

Është shumë më e shëndetshme që  t’i lini punët e mbetura përgjysmë për orarin zyrtar të punës se sa të mbingarkoheni çdo ditë të javës.

Kjo duhet të vlejë sidomos për personat të cilët ndihen sikur puna po ju dominon jetesën dhe janë tej mase të stresuar./AgroWeb.org

blank

Pfizer: Përforcuesi i COVID-19 mund të jepet bashkë me vaksinën e pneumonisë

Kompania farmaceutike Pfizer dha se dozat e saj përforcuese kundër COVID-19 mund të administrohen së bashku me vaksinën kundër pneumonisë, dhe ky kombinim vaksinash prodhon një përgjigje më të fortë dhe më të sigurt imunitare.

Pfizer tha se këto të dhëna dalin te studimet e kryera te personat mbi 65 vjeç dhe se studimi është në fazën e fundit.

Në studimin, që nisi në muajin maj, kompania ka testuar vaksinën e gjeneratës së ardhshme pneumokokale të quajtur PREVNAR 20 dhe 570 pjesëmarrësit në studim e kanë marrë këtë vaksinë së bashku me dozën përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër coronavirusit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Qëllimi i studimit ishte që të testohet siguria e këtij kombinimi dhe përgjigja imunitare, duke shtuar vaksinën kundër pneumonisë dhe vaksinës ekzistuese kundër COVID-19.

Të dhënat e këtij studimi mbështesin administrimin potencial të PREVNAR 20 së bashku me vaksinën e Pfizerit kundër coronavirusit, që thuhet se redukton numrin e vizitave të njerëzve te mjekët apo farmacitë për imunizimin e rekomanduar, tha Pfizer.

Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna në qershor të vitit të kaluar miratoi përdorimin e PREVNAR 20 me qëllim që të ndihmojnë popullsinë e rritur kundër sëmundjeve pneumokokale dhe kundër pneumonisë.

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin marrë nga studimi i fazës së fundit për vaksinën kundër COVID-19. Që të gjithë kishin qenë të imunizuar me dozën e dytë të paktën gjashtë muaj para se të merrnin pjesë në këtë studim të ri./Burimi:EuroNews

blank

Sa ndikon leximi i librave në zhvillimin e fëmijës?

Fëmijët “thithin” gjithçka gjatë zhvillimit dhe rritjes së tyre, kështu që është mirë të përfitoni nga kjo dhe t’u mësoni disa zakone të shkëlqyera, siç është dhe leximi. Pavarësisht nga mosha, leximi për fëmijën tuaj do të nxisë zhvillimin e trurit të tij, lidhjen që keni së bashku dhe shumë aftësi të tjera të rëndësishme që do t’i shërbejnë gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është arsyeja pse krijimi i një rituali të vogël të leximit të librave çdo natë do të bëjë mrekulli për fëmijët tuaj.

Shumë fëmijë duhet të mësohen  dhe të kuptojnë se sa të veçantë janë librat, ndaj ne donim t’ju tregojmë se at o mund të bëjnë shumë më tepër sesa të mbushin kohën e lirë.

Mund t’i mësojë fëmijës tuaj durimin

Të jesh i duruar është një aftësi e vlefshme në jetë që mund t’u mungojë shumë njerëzve. Fatmirësisht, këto mund t’u mësohen fëmijëve tanë që në moshë shumë të vogël, pasi dëgjimi i tregimeve që u lexohen i bën foshnjat më të durueshëm . Zhvillimi i aftësisë së durimit e bën fëmijën tuaj më të mirë në  dëgjimin aktiv dhe të dy shkojnë mirë së bashku. Në këtë mënyrë, në të ardhmen, fëmija juaj do të jetë një dëgjues i mirë që i bën njerëzit të ndihen të dëgjuar dhe të vlerësuar.

Pasuron fjalorin e fëmijës suaj

Leximi nuk është vetëm i mrekullueshëm për ne, por mund të jetë i mrekullueshëm edhe për foshnjat tona. Sipas një  studimi të kryer në Spitalin “Rhode Island”, foshnjat që u lexuan ishin në gjendje të kuptonin më shumë fjalë sesa foshnjat që nuk kuptonin. Rezultatet treguan se fjalori pranues i fëmijëve u rrit me 40%, ndërsa ishte vetëm 16% për grupin që nuk iu lexua.

Ajo rrit imagjinatën e tyre

Leximi zgjeron imagjinatën tonë, kështu që natyrshëm do të ndezë imagjinatën e fëmijës suaj. Sa më shumë që u lexojmë fëmijëve tanë, aq më e lehtë bëhet për ta që t’i imagjinojnë ato fjalë dhe histori në mendjen e tyre. Ky trajnim i vazhdueshëm i trurit përmirëson aftësinë e një fëmije për të imagjinuar dhe për të qenë më kreativ dhe i hapur ndaj ideve të reja./Burimi:Panorama

blank

Antivirali Heparin kufizon dëmtimin e mushkërive tek pacientët me COVID-19

Shkencëtarët kanë zbuluar se një ilaç antiviral me kosto të ulët dhe i përdorur gjerësisht kufizon dëmtimin e mushkërive tek pacientët me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtuesit nga Australian National University dhe King’s College London kanë theksuar se antivirali Heparin me kosto të ulët dhe i përdorur gjerësisht, rrit opsionet e trajtimit për të sëmurët që vuajnë nga infeksionet e rënda.

Duke përcaktuar se nivelet e frymëmarrjes dhe oksigjenit tek pacientët që thithin një sasi të caktuar Heparin janë përmirësuar me 70 për qind, hulumtuesit kanë vënë në dukje se efektet anti-inflamatore dhe holluese të gjakut janë të lidhura me trajtimin e COVID-19.

Gjithashtu hulumtuesit theksuan se për shkak të formimit të mpiksjes së gjakut në mushkëri tek pacientët e rëndë me COVID-19, efekti hollues i gjakut i Heparinës mund të parandalojë formimin e mpiksjeve të tilla.

Pasi kanë tërhequr vëmendjen se niveli i sëmundjes tek personat e përfshirë në studim ka paraqitur ecuri në rëndesa të ndryshme, hulumtuesit kanë bërë të ditur se kjo tregon që ilaçi i cili qetëson sistemin imunitar me vetitë e tij antivirale është i sigurt dhe efektiv në përgjithësi për sëmundjen.

Profesori Frank van Haren, autori kryesor i hulumtimit tha se ilaçi Heparin do të jetë një mundësi me kosto të ulët, i sigurt, efektiv dhe premtues në trajtimin e COVID-19 kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta.

Shkencëtarët, po përparojnë kërkimet e tyre duke ndjekur të sëmurët në 13 vende që trajtohen në spitale për shkak të COVID-19 dhe të cilëve u jepet Heparin.

blank

Rastet kur nuk duhet të pini kafe për të ruajtur shëndetin

Kafja është padyshim një nga pijet më popullore të kohërave moderne.

Të kthesh filxhanin e kafës në mëngjes tashmë është një tradtitë universale në të gjithë botën.

Rreth 65% e kësaj pije konsumohet në mëngjes për shkak të efektit stimulues që ka për trupin.

Megjithatë ekspertët rekomandojnë momente të ndryshme të ditës për ta konsumuar kafen për të gjithë ata që dëshirojnë të humbasin në peshë, të kenë një gjumë më të qetë dhe të ruajnë të gjithë organizmin.

Mësoni gjithçka që duhet të dini në vijim të artikullit këshillues nga AgroWeb.org.

Kafja pasdite

Në çdo moment pas prën 12 të drekës mund të themi se keni hyrë në mesditë pasdite.

Konsumimi i kafes pas kësaj ore mudn të ndikojë në mënyrë se si filini gjatë mbrëmjes.

Mundohuni t’i kufizoni kafet tuaja në periudhën e mengjesit në mënyrë që të ruani një regjim të shëndetshëm të të fjeturit.

Më shumë se dy kafe?

Me siguri të gjithë ju që e dashuroni këtë pije ju ka ndodhur të konsumoni më shumë se 2 filxhanë në ditë.

Kjo madje ndodh shpesh, por nuk është aspak e shëndetëshme, pasi si me çdo produkt tjetër nëse e teproni, organizmi mund të dëmtohet.

Nëse kaloni 3 kafe në ditë kjo mund të sjellë pasoja për trupin ku i pari do të jetë dehidratimi.

Kafe pa ngrënë

Zgjoheni në mëngjes dhe gjithçka që doni është një kafe aromatike dhe e fortë.

Por ekspertët i thonë jo kafes pa ngrënë, pasi mund të rrisë nivelet e acidtietit në stomak dhe të shkaktojë probleme me tretjen.

Një ndihmë për stomakun do të ishte të pinit kafe me qumësht, pasi ul nivelet e aciditetit të pijes.

Kafja dhe kolesteroli i lartë

Nëse vuani nga kolesteroli i lartë është mirë ta evitoni kafen.

Gjithësesi për të mos e hequr tërësisht nga lista juaj e pijeve të preferuara konsumojeni të filtruar.

Kafe çdo ditë

Siç përmendëm edhe më lart, kafja është zakoni i përditëshëm i shumë njerëzve.

Gjithësesi ekspertët rekomandojë që të jeni të moderuar me konsumin e kafes, pasi nivelet e stimulimit në këtë pije mun dtë prishin balancën natyrale të energjisë.

Duke ndikuar kështu në sistemin nervor dhe në rritjen e hormoneve si adrenalina apo neurotransmetuesit që nxisin energjinë e trupit.

Problemi sipas tyre qëndron se trupi mësohet me dozat  e kafesë dhe kërkon gjithnjë e më shumë doza më të mëdha.

blank

Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja

Ai mund të trajtojë temperaturën e lartë dhe është gjithashtu një përbërës në një sërë ilaçesh për të ftohtin dhe gripin.

Paracetamoli është një mrekulli për shumë prej nesh.

Ne e marrim atë për dhimbjen e kokës, dhëmbit dhe disa sëmundjeve.

Ai mund të trajtojë temperaturën e lartë dhe është gjithashtu një përbërës në një sërë ilaçesh për të ftohtin dhe gripin.

Por, si funksionon saktësisht? Si mund të trajtojë një tabletë e vetme një shumëllojshmëri problemesh? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjen e këtyre pyetjeve më poshtë.

Kur duhet të merrni paracetamol?

Paracetamoli zakonisht përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe ethet tek të rriturit dhe fëmijët.

Megjithatë ai mund të trajtojë edhe probleme si:

Dhimbja e kokës

Dhimbjet muskulore

Artritin

Dhimbjet e dhëmbëve

Ftohjet

Dhimbjet e shpinës

Doza e zakonshme është një ose dy tableta 500 mg në të njëjtën kohë.

Ju mund të merrni paracetamol çdo katër deri në gjashtë orë ose deri në katër herë në ditë nëse është e nevojshme.

Mund ta merrni para ose pas ngrënies dhe nuk duhet të merrni më shumë se katër doza në 24-orë.

Kush nuk duhet të marrë paracetamol?

Zakonisht paracetamoli është një nga medikamentet e para që jepen, pasi është i përshtatshëm për shumicën e njerëzve.

Paracetamoli është i mirë për gratë që janë shtatzëna ose që ushqejnë me gji.

Megjithatë disa njerëz duhet të jenë më të kujdesshëm kur marrin paracetamol dhe duhet të konsultohen me mjekun ose farmacistin e tyre për këshilla.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse më parë keni pasur një reaksion alergjik ndaj tij, keni probleme me mëlçinë, merrni ilaçe për epilepsinë ose tuberkulozin, konsumoni rregullisht sasi të mëdha alkooli ose merrni ilaçe të tjera.

Si funksionon ai në organizëm?

Çuditërisht, ende nuk e dihet saktësisht se si funksionon paracetamoli.

Ilaçet kundër dhimbjes në përgjithësi janë në gjendje të bllokojnë proceset që shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes.

Dhimbja ndodh kur sinjalet elektrike udhëtojnë nga vendi ku ndjeni dhimbje tek nervat, më pas në palcën kurrizore derisa mbërrijnë në tru.

Në tru ato japin sinjalin që diçka nuk po funksionon siç duhet.

Për shembull nëse digjni dorën nga një objekt i nxehtë reagimi juaj i menjëhershëm është të hiqni dorën prej tij.

Megjithatë dhimbja është një proçes i dobishëm që na mbron nga dëmtimet e mëtejshme.

Gjithashtu kur pësoni një dëmtim në një zonë të caktuar të trupit, aty fillon të çlirohet një lloj kimikati që quhet prostaglandina.

Ajo shton dhimbjen dhe krijon inflamacion në atë pjesë të trupit.

Paracetamoli bën që trupi të ndalojë prodhimin e këtij kimikati duke pushuar dhimbjen.

Ai nuk ka efikasitet vetëm tek vëndi ku ndjeni dhimbje por edhe në tru aty ku dhimbja perceptohet.

Pra kur ndjejmë dhimbje është edhe për shkak se truri ka marrë këto sinjale dhe duhet të veprojë.

Paracetamoli bllokon përçimin e këtyre sinjaleve në tru që shkaktojnë dhimbje.

Ekspertët shpjegojnë se paracetamoli gjithashtu ul ethet duke ndikuar në mesazhet kimike në zonën e trurit që kontrollojnë temperaturën e trupit.


blank
blank
Send this to a friend