Irani disponon aktualisht rreth 1,000 raketa balistike, sipas një raporti të publikuar nga Qendra Kërkimore Alma, i cili monitoron zhvillimet e sigurisë në Lindjen e Mesme.
Sipas këtij instituti izraelit, Teherani e nisi konfliktin me rreth 2,500 raketa balistike, të afta për t’u lëshuar nga platforma të lëvizshme, si kamionë, apo nga baza nëntokësorë. Megjithatë, pas përshkallëzimit të luftimeve, arsenali është reduktuar ndjeshëm.
Raporti thekson se në përfundim të luftës 12-ditore në qershor të vitit të kaluar, Irani kishte rreth 1,500 raketa të mbetura. Gjatë tetë muajve pasues, vendi ka arritur të prodhojë edhe rreth 1,000 raketa të tjera, çka tregon për kapacitet të konsiderueshëm të industrisë ushtarake iraniane për të rimbushur rezervat në një kohë relativisht të shkurtër. Panorama