VOAL

VOAL

Itali – Shqiptarët bëjnë rrëmujë në Parma, grushte dhe të shtëna gjatë një konflikti

February 10, 2019

Komentet

I jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit, prifti arbëresh përcillet në banesën e fundit me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës

Në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit At Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.

Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë pritës i pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.

Në arkivolin e Belushit u vendosën sipër flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Belushi a shërbyer si prift famullitar arbëresh dhe ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”.

Antonio Belushi ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Që nga viti 1962, ai ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi.bw

INVESTIGIMI: Arsimi i lartë publik në krizë: kandidatë për dekanë dhe rektorë “fantazma” në shkencë Nga Dr. Erand Llanaj, Berlin & Taulant Muka, Bernë

Dr. Erand Llanaj – Kërkues Shkencor, Berlin, Gjermani

Dr. Taulant Muka – Kërkues Shkencor, Bern, Zvicër

Pikat kyçe

  • Mungesa e kontributeve shkencore: mbi 55% e kandidatëve nuk kanë asnjë publikim shkencor të indeksuar.
  • Plagjiatura: gjysma e kandidatëve janë akuzuar për plagjiaturë, duke minuar integritetin akademik.
  • Nënfinancimi kronik: universitetet përballen me financim të pamjaftueshëm dhe infrastrukturë të vjetruar.
  • Reputacioni në rënie: mungesa e kërkimeve dhe shkeljet etike dëmtojnë besueshmërinë e universiteteve.
  • Krahasimi ndërkombëtar: Kandidatët shqiptarë kanë produktivitet shkencor të dobët krahasuar me homologët evropianë.

 Universitetet publike shqiptare janë në periudhë zgjedhore. Ndërkohë që pritej të ishin reformuar thellësisht pas protestës së studentëve në vitin 2018, dhe të ishin vendosur standarte të përmirësuara, sot vazhdojnë sfidat në përparimin e tyre si institucione të arsimit të lartë.

Largësia nga standartet Evropiane duket se nuk po ngushtohet, pavarësisht aspiratave të vendit për integrim në BE dhe zhvillim socio-ekonomik! Universitetet shqiptare vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e konkurueshmërisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, të njollosura nga shkelje të integritetit akademik, punë simbolike kërkimore dhe investime të pamjaftueshme ose pa risi/vlerë të shtuar për infrastrukturën kërkimore universitare.

Në këtë analizë, do të shqyrtojmë me kujdes situatën aktuale në universitetet shqiptare, e kryesisht me përfaqësimin në nivelet drejtuese të universiteteve, duke ofruar argumenta që theksojnë mundësitë për të adresuar krizën aktuale.

Kontributi dhe puna shkencore e kandidatëve për institucionet drejtuese

Gjendja paraqitet shqetësuese kur shqyrtojmë kandidatët për dekanë dhe rektorë të katër universiteteve më të mëdha në vend, Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor, Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Elbasanit. Sipas ligjit shqiptar dhe praktikave Evropiane, këta kandidatë supozohet se vijnë nga bota akademike dhe kanë tituj dhe grada shkencore, si simbole të një karriere shkencore me studime dhe botime të shumta, grante të fituara kërkimore dhe përvojë në mësimdhënie dhe lidership.

Kjo premisë bazohet në idenë se një rektor apo dekan, që është një figurë shkencore e mirënjohur dhe me kontribute, sjell shumë përfitime për universitetin – përfitime që variojnë nga përmirësimi i reputacionit institucional dhe sigurimi i fondeve shtesë, deri në nxitje e shkëlqimit akademik dhe inovacionit. Udhëheqja e tyre mund të kontribuojë ndjeshëm në misionin e universitetit dhe aftësinë e tij për të bërë një ndikim të rëndësishëm në shoqëri.

Megjithatë, kur analizojmë 34 kandidatët për dekanë dhe rektorë te 4 universiteteve kryesore (Tabela 1 dhe 2), bazuar në publikime të indeksuar në databazën Web of Science (arkiv shkencor dhe bazë të dhënash që njihet ligjërisht nga Ligji për Arsimin e Lartë për marrjen e gradave shkencore dhe titujve akademikë) rezulton që një pjesë e konsiderueshme e tyre, afro 56% (19 nga 34 kandidatë) nuk kanë asnjë studim shkencor të indeksuar (të llojit artikull ose përmbledhje shkencore), ndërsa 41% e tyre kanë vetëm 1-4 publikime (14 nga 34 kandidatë). Vetëm 1 kandidate ka 5 ose më shumë studime të indeksuara.

Edhe kur krahasojmë produktin shkencor të drejtuesve aktual, për shembull në Universitetin e Tiranës, me kandidatët për këto zgjedhje, nuk ka një përqaqësim më të mirë akademik (Tabela 1).

Kjo bën që niveli i tyre shkencor të jetë i barabartë me nivelin e fillimit të karrierës së një studenti doktorature ose post-doktorature në nivel ndërkombëtar. Për shembull, në krahasim me rektorët e universiteteve si La Sapienza në Romë, Gent-i në Belgjikë dhe Graz-i në Austri, të cilët kanë mbi 100 publikime, gjendja e kandidatëve tanë paraqitet shqetësuese.

Madje edhe në krahasim me dekanët aktualë në detyrë, kandidatët për pozita të larta akademike në këto zgjedhje në Universitetin e Tiranës nuk shfaqin një nivel që rezonon prodhim dhe kontribut shkencor. Për shembull, rektori aktual i Universitetit të Prishtinës (z. Qerim Qerimi) dhe rektori i Universitetit të Beogradit (z. Vladan Djokiç) kanë përkatësisht 6 dhe 11 publikime.

Kjo situatë ngre pikëpyetje lidhur me cilësinë dhe profilin e drejtuesve në institucionet tona universitare publike, dhe sesi ata i kanë marrë këta tituj – kur kriter madhor është produkti shkencor!

Ligjshmëria, integriteti, etika dhe plagjiatura

Një nga çështjet më të ngutshme me të cilat përballen universitetet shqiptare është problemi i përhapur i sjelljes joetike dhe të jashtëligjshme, veçanërisht plagjiaturës – përvetësimi i punës së tjetrit si punë origjinale e veta!

Studies dhe shkencëtarë shqiptarë i kanë ngritur shpesh këto çështje duke ilustruar me raste kontkrete, ku përfshihen ministra, ish-ministra, ish-zv. ministra, rektorë, zv. rektorë, dekanë e punonjës të nivelit të lartë në administratën shtetërore. Së fundmi, nga 10 kandidatët që konkurrojnë në këto zgjedhje për dekanë dhe rektorë në Universitetin e Tiranës, shihet se gjysma (50%) janë konstatuar ose akuzuar për doktoratura ose punime shkencore plagjiaturë, pra të vjedhura dhe të shfaqura si punë origjinale të tyre!

Për ilustrim, në këtë grup futet, dhe jo vetëm, rektori i Universitetit të Tiranës (z. Artan Hoxha), Dekania e Fakultetit të Drejtësisë (znj. Dorina Hoxha), zv. Rektori i Universitetit të Tiranës dhe njëkohësisht kandidati për dekan të Fakultetit të Ekonomisë (z. Bernard Dosti), si dhe dy kandidatët për dekanë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Shkelje të ngjashme për dekanë ose rektorë të universiteteve të tjera janë raportuar edhe në Universitetet e tjera, si në Universitetin e Durrësit (kandidati për rektor dhe dekan aktual, z. Shkëlqim Fortuzi), por deri më sot nuk ka asnjë reagim ose ndjekje institucionale.

Si rrjedhojë, një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë kryer një formë vjedhjeje prone intelektuale, ose plagjiaturë apo fabrikim të të dhënave/studimeve. Kjo gjendje jo vetëm që dëmton besueshmërinë e universiteteve shqiptare, por gjithashtu ngre shqetësime serioze për gjendjen e sistemit arsimor shkencor në Shqipëri.

Mos të harrojmë se pasojat e këtyre shkeljeve ndikojnë përtej universiteteve, duke gërryer besimin e vlerat e shoqërisë dhe duke ulur vlerën e perceptuar të diplomave të lëshuara nga universitetet shqiptare. Vjedhje dhe shkelje të rënda ligjore, si plagjiatura bëhen me qëllim për të fituar tituj shkencorë dhe rritje të pagës pa meritë!

Në rrethanat, kur këtë shkelje e kryen rektori i Universitetit të Tiranës, që është jurist, jo vetëm që është abuzuar me besimin e taksapaguesve dhe përvetësuar puna e kolegëve në mënyrë të jashtëligjshme, por gjithashtu është ‚vjedhur‘ punëdhënësi publik duke marrë shtesa rroge pa meritë dhe duke dëmtuar imazhin dhe emrin e universitetit!

Mirëpo rektori paguhet nga taksat publike për të bërë të kundërtën e asaj që konstatohet. Ky problem duhet të zgjidhet me rregulla të forta kundër plagjiaturës dhe ndëshkime të qarta për ata që shkelin, duke përfshirë edhe rektorin, për të ruajtur dhe promovuar vlera dhe besimin në institucione.

Produkti dhe kontributi inekzistent ose simbolik shkencor

Kërkimi, shkenca dhe inovacioni janë shtyllat kryesore të universitetit modern, pasi nxisin krijimin e dijes, përmirësojnë cilësinë e arsimit, stimulojnë zhvillimin ekonomik, adresojnë sfidat shoqërore, nxisin bashkëpunimin global, mbështesin ekonominë e dijes dhe përforcojnë reputacionin dhe besimin institucional. Këta elementë janë thelbësor që universitetet të përmbushin misionin e tyre dhe të japin një kontribut të rëndësishëm në shoqëri.

Megjithatë, universitetet janë ndjeshëm prapa homologëve të tyre Evropianë për sa i përket produktit kërkimor. Sipas të dhënave nga Scimago Institutions Rankings, Shqipëria renditet afër fundit ndër vendet Evropiane për prodhimin kërkimor, me vetëm një numër të vogël publikimesh në revista me ndikim të lartë. Për ilustrim, numri i gjithë studimeve të botuara nga Universiteti i Tiranës, universiteti më i madh dhe më i vjetër i vendit, është shumë më i vogël krahasuar me universitetet mesatare në vendet fqinje.

Në vitin 2022, Universiteti i Tiranës prodhoi më pak se 100 studime në revistat shkencore standarti ndërkombëtar, ndërsa Universiteti i Beogradit (Serbi) mbi 1,500!

Bashkëpunimet me universitete të huaja kanë qenë një strategji për të përmirësuar gjendjen, por institucionet me të cilat Qeveria dhe universtietet bashkëpunojnë shpesh janë jo-superiore ndaj atyre shqiptare (Tabela 2).

Ky kontrast i mprehtë nxjerr në pah nevojshmërinë për një rishikim strategjik afatgjatë të politikave dhe praktikave kërkimore të Shqipërisë.

Nënfinancimi dhe mungesat infrastrukturore

Një faktor madhor që kontribuon në performancën e dobët të universiteteve shqiptare është nënfinancimi kronik i sektorit të arsimit të lartë, e veçanërisht hulumtimit që e diferencon universitetin nga shkolla e mesme. Shpenzimet publike për arsim në Shqipëri kanë qëndruar ndër më të ulëtat në Evropë, diku pak më pak se 3% të PBB-së, krahasuar me mesataren e BE-së prej 5%.

Kjo mungesë financiare përkthehet në pajisje të pamjaftueshme ose të vjetruara dhe mungesë të kushteve të nevojshme për kërkime dhe arsim shkencor të cilësisë së lartë.

Në vitin 2023, Shqipëria shtoi fondet për kërkimin shkencor me 0.03% në 0.08% të PBB-së, nga 0.05% në 2022 dhe 0.04% në 2021. Megjithatë, kjo vlerë është ende larg objektivit prej 1% të PBB-së deri në vitin 2030. Financimi për kërkime si përqindje e shpenzimeve publike arriti në 0.17% të PBB-së në 2022. INSTAT nuk prodhon ende një set të plotë të dhënash mbi kërkimin shkencor dhe inovacionin për të kuptuar e ndjekur më mirë situatën dhe për të planifikuar politika efektive.

Mbipopullimi i auditorëve, hapësirat laboratorike të pamjaftueshme ose inekzistente dhe qasja e kufizuar në literaturën shkencore e arkiva serioze akademike janë sfida të zakonshme të raportuara nga studentët dhe stafi akademik.

Këto mungesa infrastrukturore pengojnë rëndë aftësinë e universiteteve për të ofruar një mjedis të përshtatshëm mësimor dhe për të tërhequr e mbajtur kërkues dhe shkencëtarë të talentuar.

Eksodi i trurit dhe cilësia e arsimit sot

Fenomeni i eksodit të trurit po ndodh! Profesionistë të aftë shqiptarë emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, gjë që prodhon një tjetër shresë sfidash me të cilat përballen universitetet shqiptare.

Një pjesë e madhe e mendjeve më të ndritura të Shqipërisë largohen nga vendi për të ndjekur arsimin dhe karrierën në vende më të zhvilluara, duke rezultuar në një defiçit të rëndë të talentit brenda sektorit akademik dhe tregun e punës – defiçit që nuk po adresohet dhe ende mungojnë platformat transparente për promovimin ose rikthimin e trurit brenda universiteteve publike.

Ky eksod talenti përkeqëson çështjen e cilësisë së arsimit në universitetet shqiptare. Nga ana tjetër, shumë anëtarë të stafit akademik kanë mungesa në trajnime dhe përvoje kërkimore të nevojshme për të ofruar arsim dhe mentorim të cilësisë së lartë. Si rezultat, standardet akademike të përgjithshme mbeten në nivel për të cilat nuk mund të krenohemi, duke krijuar një cikël mediokriteti që kufizon potencialin për ekselencë akademike dhe dekurajon studentët – gjë që bllokon qasjen e Shqipërisë ndaj thesarit të talenteve që ka!

Përfundim

Universitetet publike shqiptare përballen me një nivel serioz keqveprimi etik, paligjshmërie titujsh, prodhim të pamjaftueshëm shkencor, nënfinancim dhe eksod të trurit. Veprimi i menjëhershëm dhe zbatimi i rregullave, shoqëruar me një vlerësim sistemik të problemeve, dhe me investime në infrastrukturën kërkimore do të kriojë kushtet që politikanët, akademikët, shoqëria civile dhe studentët të bashkëpunojnë e bashkërendojnë përpjekjet për të ndërtuar një sistem universtiar vlerash dhe rezistent që nxit zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e shoqërisë tonë.

Tabela 1. Numri i studimeve të publikuar në databazën Web of Science nga drejtuesit aktual të Universitetit të Tiranës dhe kandidatët për drejtues në këto zgjedhje, dhe krahasimi me rajonin dhe përtej.
Tabela 2 Numri i studimeve të publikuar në databazën Web of Science nga kandidatët për drejtues të Universiteteve në këto zgjedhje.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

NOLI Ponteggi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë 2024”- Nga Florim Zeqa- Fotoreportazh nga Treviso (Itali)

Për nder të ditës së çlirimit të Kosovës, nën moton “Muaji i Lirisë”, më 15 dhe 16 Qershor 2024, në Palestren e Sporteve në Breda di Piave (TV-Itali) u mbajt turniri tradicional në futboll të vogël. Kësaj radhe ky turnir u organizua nga Këshilli Organizativ dhe “Energym Eventi”.

Tradita e mirë e organizimeve

 

Turniri filloj me intonimin e himnit kombëtar dhe atij të shtetit të Kosovës, ku për dy ditë rresht ekipet pjesëmarrëse ju dhuruan bashkatdhetarëve futboll të nivelit të lartë dhe shumë gola të bukur, duke lënë kështu mbresa të pashlyera tek të pranishmit e shumtë që ishin prezent në këtë aktivitet të bukur sportiv me karakter festiv.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, kurse pjesa e çerekfinaleve, gjysëmfinalja dhe finalja ishin në nivelin më të lartë sportiv dhe tejët atraktive për futbolldashësit.

Ndeshja finale mes ekipeve NOLI Ponteggi dhe RION Pavimentazioni veçohet për lojë të barabart nga të dyja ekipet, për çka deri në momentet e fundit të lojës shtesë ishte i paqartë fituesi i turnirit, me shumë gola të shënuar dhe momente emocionuese të papërshkruara më fjalë.

Për dallim nga viti i kaluar, në këtë turnir muarën pjesë vetëm 12 ekipe; Kastrioti, Rion Pavimentazioni, Zëri i Atdheut, Edil Buqaj, Noli Ponteggi, Edil Sinani, Rinia e Kosovës, FC Kosova, Edil Kolgeci, LG Coperture dhe Veteranët.

Padyshim, meritat për mbarëvajtjen e turnirit, përveq Këshillit Organizativ: Fadil Bajraktari, Florim Lumi dhe Florim Zeqa, u takojnë edhe bashkëpunëtorëve Isuf Ademi dhe Remzi Bujari si edhe dy referëve profesionist, të cilët me profesionalizëm të lartë dhe korrektësi i drejtuan ndeshjet e këtij turniri.

Ndarja e mirënjohjeve

 

Ndarjen e mirënjohjeve për sponsorët që e ndihmuan materialisht mbajtjen e turnirit “Muaji i Lirisë” 2024 e bëri kryesuesi i Këshillit Organizativ, z. Fadil Bajraktari, i cili me nga një mirënjohje i nderoj: Edil Sinani, Finiture LG, Ilir Buqaj, Ramir Group, Mentor Zeneli, AG Costruzioni dhe Ilir Shala.

Ndërsa ndarjen e mirënjohjeve për veteranët e bëri veterani Florim Lumi, ish pjestarë i luftës çlirimtare, TMK-së dhe FSK-së, si në vijim; Xhafer Gashi, Esat Gashi, Bajram Hajdari dhe Fazli Vehapi.

Në fund, Këshilli Organizativ i turnirit i ndau shpërblimet si në vijim; lojtari më i mirë u zgjodh Veli Gashi i cili u nderua me kupë, po ashtu me kupë u nderua edhe golashënuesi më i mirë, Ricardo Castaldello. Me kupë u nderua portieri më i mirë, Ismail Gashi. Kësaj radhe Këshilli Organizativ e përzgjodhi edhe Tifozin më të dalluar, djaloshin Arbias Gashi.

Edhe pse nuk ishte paraparë nga organizatorët përzgjedhja e golit më të mirë, golin më të bukur të turnirit e shënoj Ditlir Dulaku nga ekipi Zëri i Atdheut në ditën e parë të turnirit.

Me kupë u nderua ekipi Edil Sinani i cili e zuri vendin e tretë.

Me kupë u nderua ekipi RION Pavimentazioni që zuri vendin e dytë, ndërsa lojtarët u stolisen me nga një medalje të argjendtë.

Vendin e parë në turnirin “Muaji i Lirisë” 2024, me plotë meritë e fitoi ekipi NOLI Ponteggi nga Brescia, i cili u nderua me kupë dhe medalje të artë për lojtarët. Kjo është fitorja e parë e z. Arber Llugaxhija si trajner i ekipit NOLI Ponteggi, i cili u nderua me mirënjohje nga Këshilli Organizativ për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e rregullt në turniret e futbollit në Treviso. Nuk është e rastësishme fitorja e NOLI Ponteggi për faktin se trajneri Arber Llugaxhija me dy ndihmës trajnerët Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi i kishin përgatitur lojtarët e tyre jashtëzakonisht mirë si në aspektin profesional ashtu edhe në atë moral, për t’u ngritur në majat e suksesit në turnirin tradicional.

Duhet cekur se Arber Llugaxhija ishte 15 herë pjesëmarrës, 7 herë kampion dhe 4 herë lojtari më i mirë i turnirit “Muaji i Lirisë”, kurse kjo është hera e parë që e merrë Vendin e Parë si trajtner i ekipit NOLI Ponteggi.

Vlenë për të theksuar, se sponsor i rregullt i turnireve është edhe pronari i kompanisë “Edil Sinani”, afaristi i njohur Gafurr Sinani, i cili përveçse sipërmarrës i dalluar, është edhe personalitet i njohur i mërgatës sonë, i dashur dhe respektuar nga mërgimtarët.

Duhet vlerësuar edhe angazhimin e “Energym Eventi” dhe Albion Lumi të cilët u përkujdesën për furnizimin me ushqime dhe pije freskuese përgjatë dy ditëve të turnirit.

Prerja e Tortes “Muaji i Lirisë, festë e përbashkët

 

Pas ndarjes së mirënjohjeve dhe shpërblimeve, radha i erdhi prerjes së Tortës së madhe për nder të turnirit “Muaji i Lirisë” dhe Ditës së Çlirimit të Kosovës, e cila i bëri bashkë në fushë organizatorët, ekipet finaliste dhe shikuesit që ishin prezent.

Prerja e tortës u bë në mënyrë simbolike nga organizatorët dhe përfaqësuesit e ekipeve, për të vazhduar më pas me këngë e valle në palestrën e bukur në Breda di Piave (TV).

Pa dyshim se festa ishte e përbashkët, por gëzimi ishte i madh dhe i papërshkruar tek ekipi fitues NOLI Ponteggi, të cilët e festuan në mënyrë dinjitoze ngadhnjimin në turnirin “Muaji i Lirisë 2024” në Treviso.

UÇK krenari kombëtare

 

Sot e gëzojmë lirinë falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së si dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s!

Andaj, me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e atdheut.

Liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me asnjë emër të përveçëm, grupacion apo parti politike, pasi partitë shkojnë e vijnë, kurse UÇK-ja mbetët përjetësisht në kujtesën e popullit shqiptar.

Tek UÇK-ja e kemi krenarinë kombëtare dhe dashurinë hyjnore që nuk shterron asnjëherë. Mbi gjakun e heronjëve dhe dëshmorëvei kemi themelet e forta të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Pra, UÇK-ja është vlerë kombëtare e cila duhet ruajtur dhe kultivuar çdo ditë dhe në vijimësi, brez pas brezi dhe gjeneratë pas gjenerate.

 

Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve për liri!

 

E gëzofshim për jetë e mot Republikën e Kosovës!

Zbulohet identiteti, kush është tifozi shqiptar që arriti të futej në fushë në ndeshjen ndaj Italisë

Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar.

Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë.

Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik.sn

Image

Kokën lart Muharrem Salihu!- Nga Florim Zeqa

Meqë jam nga ata që e mbështetën me fjalë dhe me votë, në aspektin moral dhe praktik Muharrem Salihun, e kam të drejtën morale që ta vlerësoj në aspektin analitik humbjen e kandidatit të parë shqiptarë nga koalicioni “Stati Uniti D’Europa” për Parlamentin Evropian.

 

Fushatë dinjitoze e kandidatit shqiptar

 

Edhe pse për shkaqe shëndetësore nuk kam mundur të isha prezent të tubimet elektorale, nga distanca përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve të ndryshme elektronike e kam përcjellur në vijimësi fushatën elektorale të Marco-Muharrem Salihu.

Ishte mesi i fushatës elektorale, saktësisht ishte data 26 Maj 2024 kur z. Muharrem Salihu m’u lajmërua në mesengjer me këto fjalë: “Përshendetje Florim, do kisha dashur të bashkëbisedojmë në lidhje me kandidaturen time për deputet nga Italia ne Parlamentin Europian,…mund të kontriboni me shkrime nga rrjetet e tua…!

Unë menjëherë të nesërmen, më 27 Maj 2024 dola me shkrimin autorial në mbështetje të kandidatit shqiptar, Muharrem Salihu- Marco me titull “Ta votojmë shqiptarin Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian”. https://fjala.info/ta-votojme-shqiptarin-muharrem-salihu-per-deputet-ne-parlamentin-evropian/

Pas publikimit të shkrimit, kandidati Muharrem Salihu më kishte premtuar se do të më njoftoj në njërin nga tubimet, por ai erdhi disa herë në Treviso dhe e përfundoj fushatën pa m’u lajmëruar fare!!!

Unë nuk e kam ndërmend t’i kërkojë llogari bashkatdhetarit tim, por dëshiroj t’i bëjë një ftesë publike për të pirë kafe së bashku në llogarinë time, për të analizuar në detaje fushatën dhe të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.

 

Muharremin e tradhtuan shqiptarët, Marco-n nuk e votuan italianët

 

Bashkombasi ynë, sipërmarrësi më i suksesshëm shqiptar në pjesën veriore të Italisë, z. Muharrem Salihu me akronomin Marco kandidoj në zonën zgjedhore Nord Est, përkatësisht në regjionet; Trentino Alto Adige, Emilia Romagna, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia.

Shqiptarët me vendbanim në regjionet e sipërcekura e kishin mundësinë historike që më votën e tyre ta çojnë zërin e shqiptarëve në Parlamentin Europian.

Fushata elektorale e Muharrem Salihut ishte e ndershme dhe dinjitoze, me vullnet dhe besim të madh në fitore, e përditshme dhe tërheqëse për bashkatdhetarët.

Sigurisht që fushata elektorale e kandidatit shqiptar e kishte edhe koston e lartë financiare, të cilën e di vetëm kandidati në fjalë dhe askush tjetër!

Përveq meje që e mbështeta pa asnjë kusht dhe në mënyrë vullnetare, të gjithë të tjerëve, Muharremi ka të drejtë t’ju kërkojë llogari për voten e premtuar! Pasi të gjithë hëngrën e pinë në tubimet e tij elektorale, por jo të gjithë i qëndruan besnik premtimit të dhënë!

Pavarësisht faktit se Marco-Muharrem Salihu nuk arriti të bëhet pjesë e Parlamentit Evropian, ai e bëri historinë në shtetin italian, si kandidati i parë i shqiptarë në këtë shtet që kandidoj për postin e deputetit në Parlamentin Evropian!

Faktorët e humbjes së Marco-Muharrem Salihu janë të shumtë, por në radhë të parë është faktori shqiptar ai i cili nuk e mbështeti ashtu siq e premtoj gjatë fushatës elektorale me “barkun plot”, gojën e lagur nga pijet freskuese dhe mendjen e turbulluar nga pijet alkoolike!

Një faktor tjetër, që Marco nuk e ka lexuar mirë para dhe gjatë fshatës ishte edhe fakti që shumica e pjesëmarrësve në tubime elektorale ishin shqiptar pa të drejt vote në shtetin italian.

 

Do të mjaftonte vota e shqiptarëve që sot Muharremi të ishte deputet në PE

 

Krahasuar me numrin e votave të nevojshme që Muharremi i llogariste si të mjaftueshme (30 mijë) për të shkuar në Parlamentin Evropian, më shumë se gjysma e tyre do duhej të grumbulloheshin vetëm në Provincën Treviso, ku ka përqendrim enorm të mërgatës shqiptare nga të gjitha trojet etnike.

Andaj, Marco nuk ka pse të hidhërohet në italianët origjinal, por në italianët e natyralizuar (shqiptarë) që e mashtruan keq gjatë fushatës zgjedhore Muharrem Salihun në të gjitha regjionet dhe provincat, e në veçanti në Provincën e Treviso-s!

Këtë që e themë dëshirojë ta argumentoj me fakte. Në tërë Provincën e Treviso-s Muharrem Salihu i ka marrë gjithsejt 828 vota. Për ta kuptuar edhe më qartë mashtrimin që i bën shqiptarët Muharremit, në komunën e Treviso-s me mijëra shqiptarë me të drejt vote, ai i ka marrë vetëm 59 vota, kurse në komunën më të vogël të provincës (në të cilën unë banoj), pra në Orsago më dhjetra shqiptarë me të drejt vote, Muharrem Salihu i ka marrë 23 vota.

Nëse e krahasojmë komunën e Treviso-s me 85000 banor dhe mijëra shqiptarë me të drejt vote dhe Orsago-n me vetëm 3800 banor me vetëm dhjetra shqiptarë me të drejt vote, atëherë është thjesht e kuptueshme, se kush e gënjeu dhe kush tjetër e ndihmoj me votë Muharrem Salihun. E vërteta nuk është gjithnjë e bukur! Por gënjeshtra është gjithmonë e shëmtuar! (Hermann Hesse).

 

Unë do t’i thoja nga këtu kandidatit shqiptar; “Testa alta Marco”, kokën lartë Muharrem Salihu për guximin e treguar, për mudësinë e artë dhe të papërseritshme që iu dhe shqiptarëve që ta votojnë kandidatin e parë shqiptar për Parlamentin Evropian.

 

Kreu i grupit parlamentar të AAK: Adnan Dibrani, eurodeputeti i parë shqiptar nga Kosova

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se një vend në Parlamentin e Evropës e ka fituar edhe një shqiptar nga Kosova, Adnan Dibrani.

Tahiri bëri të ditur se rezultatet preliminare në Suedi tregojnë se Dibrani ka fituar mandatin e eurodeputetit për pesë vjetët e ardhshëm.

“Rrezultatet preliminare dhe raportimet e mediave suedeze po tregojnë se, z. Adnan Dibrani, është shqiptari i parë nga Kosova që ka fituar mandatin e eurodeputetit dhe nga sot, në 5 vitet e ardhshme do të jetë eurodeputet në Parlamentin e Evropës”, ka shkruar ai.

Sipas deputetit të AAK-së, Dibrani ka lindur në Mitrovicë dhe si i ri ka emigruar në Suedi.

“Përndryshe, Adnani për tri mandate ishte deputet në Parlamentin e Suedisë dhe po ashtu ishte përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku e ndihmoi shumë”, ka shtuar ai. bw

Emin Haziri, kuzhinieri më i mirë nën moshën 30 vjeç, sipas Forbes!

Historia e shqiptarit nga Kosova: Nga emigrant i paligjshëm hapa restorantin tim në Itali

 

Shefi i kuzhinës tregon për mbërritjen e tij në Itali në moshën 7-vjeçare: «Tri ditë e tre netë në makinë, duke ecur në pyll. Në duart e kalimtarëve, tragetet e emigrantëve të paligjshëm. Ne u larguam duke lënë gjyshërit tanë në Prishtinë”. Më 7 qershor ai do të hapë restorantin e tij Procaccini në rrugën me të njëjtin emër në numrin 33.

 

 

“Tri ditë e tre netë në makinë, duke ecur në pyll. Në duart e kalimtarëve, tragetet e emigrantëve të paligjshëm. Ne u larguam pa asgjë, duke i lënë gjyshërit tanë në Prishtinë. Sapo mbërritëm në Trieste, taksisti na zbriti në qendër. Po binte borë , ndjeva të ftohtin në kocka. Ishte një mbrëmje nëntori i vitit 2002, unë isha shtatë vjeç. Natën e parë fjetëm nën shkallë, të nesërmen në mëngjes shkuam në komisariat, duke kërkuar statusin e refugjatit. Babi Xhelil kishte punuar si kamarier në Gjermani, por ishte kthyer në Kosovë gjatë luftës. Nëna Hajrije është shtëpiake. Ata donin të na ofronin një të ardhme më të mirë”. Pikërisht me këto fjalë shefi i kuzhinës, shqiptari Emin Haziri flet për ardhjen e tij në Itali. Ai është mysliman dhe në arabisht emri i tij do të thotë i devotshëm, i virtytshëm. Ai u vlerësua nga revista Forbes si kuzhinieri më i mirë nën 30 vjeç dhe më 7 qershor do të inaugurojë restorantin e tij Procaccini në rrugën me të njëjtin emër në numrin 33.

Traditat

Pasionin për gatimin Emin e ka trashëguar nga nëna dhe gjyshet, ndër recetat e fëmijërisë janë byreku dhe flija, të dyja të shijshme. Por këto nuk janë pjatat që mund të shijohen në Procaccini, ku shija është e ndërthurur me estetikën. Ndërsa bisedojmë, kamarieri na shërben: taco misri me açuge, majonezë me levrek dhe açuge, havjar açuge, salmon; Tartleta Fassona me bazë viçi, majonezë tartufi i bardhë; merluc kremoz i skuqur në kornflakes.

 

 

Familja

Prindërit nuk donin që Emini, djali i tyre i madh, të regjistrohej në shkollën e hotelerisë: “Këmbëngulën që të studioja për mjekësi”. Nga diploma trevjeçare në profesion ishte një hap i shkurtër: «Fillova stazh në Brescia me Philippe Léveillé, më pas shkova në Milano te Carlo Cracco, në Mudec te Enrico Bartolini dhe në Villa Crespi për Antonino Cannavacciuolo. Dëshira për të bërë diçka vinte nga fakti se që i vogël ndihesha i poshtëruar sepse nuk flisja mirë italisht dhe shokët e klasës kishin më shumë gjëra. Familja ime nuk kishte para. Unë jam gjithmonë në kuzhinë, me kokën ulur si Jannik Sinner në fushën e tenisit: ne jemi të rinj, të heshtur, punëtorë”.

Eksperiencat jashtë vendit

Eksperiencat jashtë vendit janë të shumta: nëntë muaj në Noma të Kopenhagës punoi në restorantin Mecca të shefit të kuzhinës Rene Redzepi: «Në kuzhinë ishim gjashtëdhjetë veta, për t’u vënë re, duhej të ishe mirë dhe të punoje nga ora 6 e mëngjesit deri në 1 në mëngjes”. Pas Danimarkës, Emin u transferua në Marsejë te Gérald Passedat (tre yje Michelin).

Në kuzhinë

Kuzhinnieri i njohur italian Antonino Cannavacciuolo, e bëri Emin kryekuzhinier të Gran Madre, në Torino, dhe më pas e transferua në Hotelin Grand Royal and Golf Courmayeur, ku kanë punuar edhe kuzhinierët e famshëm Maura Gosio dhe Paolo Griffa kishin punuar.

Industria e restoranteve, në këto nivele, është një mjedis ushtarak: «Fiton 1400 euro, duhet të paguash qiranë dhe të mbetet shumë pak. Pas pandemisë ka më pak konkurrencë, shumë janë larguar nga sektori për të shpenzuar më shumë me familjen dhe miqtë.”

Ende nuk mendon të argëtohet: « Nuk kam vese, punoj gjithmonë. Fillova nga e para dhe më në fund arrita të blej shtëpinë e prindërve të mi . Ndërkohë vëllai im Erioni ka kryer studimet për mjekësi, ndaj do të kemi edhe një mjek në familje”./Corriere Della Sera (shqiptarja.com)

‘Tragjedia ndodhi në 10 minuta’- 7-vjeçari u mbyt në det, lirohet nëna

Nuk ka ngushëllim për prindërit e Nikolasit të vogël, por edhe të gjithë banorëve në zonën e Arvi Xrakleios pas vdekjes së papritur të 7-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det.

Nëna e fëmijës, e cila ndodhej në shtëpi me fëmijën e dytë të familjes, është arrestuar për shkelje të nenit 302 të Kodit Penal, vrasje nga pakujdesia dhe është liruar me urdhër të prokurorit publik. Sipas informacioneve, nëna e djalit ka dëshmuar në Komisariatin e Viannu se ka qenë në shtëpi me 7-vjeçarin dhe foshnjën e familjes, kur papritur i ka humbur nga sytë.

Ai doli menjëherë dhe e kërkoi, por në 10 minutat që kaluan dëmi ishte bërë tashmë, pasi fëmija kishte shkuar në det. Nikola, i cili ishte nxënës i klasës së parë, ishte me nënën e tij në shtëpinë e tyre, disa dhjetëra metra larg plazhit dhe donte të notonte.

Nëna e tij nuk pranoi, por djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe u gjend në plazh duke notuar me një mik. Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël me siguri është përfshirë nga një dallgë e fortë. “Prindërit e kërkonin, ai doli nga shtëpia pa e kuptuar. Ky fëmijë e donte shumë detin, shkonte rregullisht në det. Ai u gjet vetëm dhe kur e zbuluan ishte tepër vonë”, tha Pavlos Baritakis, kryebashkiak i Viannos.

“Nuk frynte erë, por kishte një valë të heshtur, deti është shumë i rrezikshëm, sepse ka rryma. Rryma e mori që andej dhe e solli në port, por në një gjendje ku kishte humbur ndjenjat. Kishte një puls të lehtë, por nuk merrte frymë. Për gjysmë ore disa njerëz që dinin ndihmën e parë po përpiqeshin ta risillnin në jetë. Ambulanca zbriti, erdhi një mjek dhe pa që kishte një puls”, tha një dëshmitar okular.

Prindërit dëshirojnë ta varrosin fëmijën e tyre në Shqipëri. Nikola i vogël ishte me origjinë nga Shqipëria dhe prindërit e tij kanë jetuar në Arvi vitet e fundit. Ata janë punëtorë ditorë dhe punojnë kryesisht në sera. Sipas banorëve të zonës, ata janë njerëz të shkëlqyer që kujdesen për familjen e tyre. Sipas cretalive.gr, dëshira e babait dhe nënës së tij Nikolas, të cilët po jetojnë një dramë të paimagjinueshme, është të varrosin fëmijën e tyre në Shqipëri. Gjithsesi gjendja e tyre financiare nuk e lejon këtë udhëtim dhe as shpenzimet e varrimit nuk mund të përballohen. Shoqata e Zbukurimit të Arsimit Kulturor Arvi ka bërë një njoftim, ku bëhet thirrje për ndihmë që familjes t’i merren përsipër shpenzimet e transportit dhe varrimit të Nikolës në vendlindje, ndërsa po nis një mbledhje fondesh në bashkëpunim me shoqatën e prindërve dhe kujdestarëve të kopshtit dhe shkollës fillore Arvi.

I shokuar mësuesi i Nikolës së vogël tregoi se vogëlushi ishte ishte dhe është engjëll. “Ai ishte një fëmijë i përsosur.”, tha ai për neakriti.gr.

Rama nuk e mban as takimin e Mynihut me diasporën shqiptare

Rama nuk e mban as takimin e Mynihut me diasporën shqiptare.

Takimi ishte planifikuar në datë 9 qershor.

Shkak për shtyrjen janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur gjithashtu se takimi i Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do të zhvillohet gjatë muajit shtator.

Më herët u raportua se kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit. Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.

Ta votojmë shqiptarin Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian- Nga Florim Zeqa

Kandidatura e z. Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian paraqet momentin historik për shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët në Itali. Historik për faktin se është hera e parë qe e kemi një kandidat shqiptar për në Parlamentin Evropian përmes shtetit italian. Nominimi i tij ka ardhur nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa” (Shtetet e Bashkuara të Evropës) nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe politikanja Emma Bonino.

 

Shqiptari i parë në Parlamentin Europian

 

Pa dyshim, kandidatura e Muharrem Salihut është nder për secilin shqiptar që jeton dhe vepron në shtetin italian, është privilegj për secilin shqiptar me nënshtetesi italiane që ta votoj z. Muharrem Salihu në listën zgjedhore të “Stati Uniti D’Europa”.

Ky është rasti i parë dhe i papërseritshëm për shqiptarët në Itali për ta dërguar përfaqësuesin tonë në Parlamentin Evropian.

Muharrem Salihu me akronomin Marco në listën zgjedhore të “Stati Uniti D’Europa” e meriton votën tonë. Mos ta humbasim këtë mundësi të artë për ta dërguar me votën tonë shqiptarin e parë në Parlamentin Evropian.

Të dashur bashkatdhetar, mbajini mend datat 8 dhe 9 Qershor 2024, ku në njerën nga dy ditët e caktuara mund t’i ndani jo më shumë se 5 minuta kohë për njeriun i cili do të bëhet zë i të gjithë shqiptarëve në trojet tona etnike dhe në diasporë.

Kjo është lehtësisht e arritshme nëse e shfrytëzojmë fuqinë elektorale që e kemi aktualisht ne shqiptarët në shtetin italian.

 

Kush është Muharrem Salihu!?

 

Muharrem Salihu është është lindur në Medvegjë (Lugina e Preshevës) dhe është baba i pesë fëmijëve. Në vitin 1986 emigron në Zvicër, kurse nga viti 1990 jeton dhe punon në Venezia, ku i posedon 12 restorante, një pjesë e të cilave i administron vetë dhe një pjesë tjetër të bizneseve i administron nëpërmjet familjarëve dhe të tjerëve, si ato në fushën e biznesit hotelier, ato në fushën e sigurisë dhe ekspozitave itinerare sportive, ku i ka të punësuar afro 200 persona.

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu është

kandidati i vetëm shqiptar në listat e kandidatëve italianë për zgjedhjet evropiane.

Biznesmeni i suksesshëm shqiptarë me modesti, por me vendosmëri dhe përkushtim të madh synon t’i prekë majat e politikës evropiane.

Përmes Muharrem Salihut zëri shqiptar pritet të jetë zë jo vetëm brenda Parlamentit Evropian, por edhe pjesë e të gjitha tryezave evropiane.

Muharrem Salihu pritet të ketë ndikim të fuqishëm në integrimin dhe mbrojtjen e interesave të mërgatës tonë, filluar nga e drejta e votës, në hapjen e konsullatave të reja, të shkollave të reja shqipe në objektet shkollore dhe të plotësojë disa prej kërkesave të shqiptarëve si domosdoshmëri e kohës për të mbajtur përherë të freskëta lidhjet e mërgatës me vendlindjen e tyre.

Muharrem Salihu është duke e zhvilluar fushatë të ndershme dhe dinjitoze, duke komunikuar me secilin bashkatdhetar, duke takuar komunitetin shqiptar në të gjitha provincat, qytetet dhe komunat për të shpalosur planin dhe programin e tij ambicioz politik.

Guximit të Muharrem Salihut duhet t’i përgjigjemi me votën tonë. Me votën tonë do ta ndihmojmë Marco-n të ngritet në piedestalin e politikës evropiane, dhe do të jetë nesër shqiptari Muharrem Salihu në Parlamentin Italian ai që do t’na bëjë të ndjehemi krenar me të.

 

Të dashur bashkatdhetar, gjaku im i shprishur iliro-arbëroro-dardan me nënshtetësi italiane, mos i harroni datat 8 e 9 Qershor për të shkuar tek qendrat e votimit. Procedura e votimit është fare e thjesht, vendos X mbi simbolin “Stati Uniti D’Europa” dhe voto duke shkruar emrin MARCO. Të dalim të gjithë në zgjedhje dhe mos ta lemë fatin e Marco vetëm në voten e italianëve origjinal, por ta dërgojmë Muharrem Salihun më voten shqiptare në Parlamentin Evropian.

‘Njollë turpi në historinë e Europës demokratike’- Gazeta greke: Rama provokon Greqinë në Itali

Mediat greke kanë pasqyruar edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, disa ditë pas takimit në Athinë.

Sipas “Protothemës”, kryeministri shqiptar vazhdon retorikën e tij propagandistike.

Sipas mediave helene, Rama nuk ka ngurruar të flasë për vuajtjet e tmerrshme të shqiptarëve në shtetin grek, duke iu referuar ndryshimeve të emrave.

Në fjalimin e tij Rama iu drejtua shqiptarëve: “ Ju, shqiptarët e Italisë, nuk i ndryshuat emrat, detyrimisht dhe gjerësisht, siç u ndodhi tragjikisht qindra e mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi, për një të vetëm dhe të vlefshëm. Arsye, të cilën të gjithë e dimë shumë mirë. Është një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike”.

VIDEO- Shqiptarët e diasporës në takimin e Ramës me banderolë “Dua të votoj më 2025”, përplasen me të pranishmit dhe nxirren jashtë

Një grup shqiptarësh janë bërë pjesë e takimit që kryeministrit Edi Rama në Milano, në kuadër të turit me diasporën.

Arta kanë shpalosur një banderolë ku kërkohet  vota e diasporës në zgjedhjet 2025.

Ky grup është përplasur më shqiptarët të cilët ishin në takim, të cilët kanë tentuar t’i nxjerrin jashtë, dhe më në fund ia kanë arritur.

“Sot organizuam aksionin e radhës gjatë takimit të Ramës me diasporën në Itali. Nxorëm banderolën #duatevotoj2025, por u nxorëm me forcë nga disa njerëz aty”, ishte njoftimi i këtij grupi.

Kujtojmë se është i njëjti grup që kreu edhe aksionin në Kuvend pak javë më parë, për të njejtën temë.bw


Send this to a friend