VOAL

VOAL

Ish-kryeprokurori Sollaku: Nuk lejohet që prokurorë të huaj të hetojnë aferën CEZ

September 26, 2015

Komentet

Zoti e bekoftë shqiptarin e madh të shekullit Sami Repishtin e familjen e tij!- Nga BESIM NDREGJONI*

Zoti e bekofte shqiptarin e madh te shekullit Sami Repishtin e familjen e tij!
Fort i nderçem Prof. Repishti!
Në 99-vjetorin e lindjes tuaj Prof. Sami Repishtit, gjej rastin që ta përsëris se sa me fat kemi qenë si komunitet ne te mbijetuarit e diktatures që e kemi pasur dhe e kemi në mesin tonë. Ikonen e qendreses antikomuniste, bashkevuajtsin dhe te mbijetuarin e diktatures, shkrimtarin, publicistin, mbrojtsin e palodhur te Kosoves martire bashkepunuesin dhe mikun e idealeve Dr. Ibrahim Rugoves!
99 vjetori i juaj na gezon se lutjet tona per pranine tende ne dy shekuj Zoti na i ka pranuar.
Pena juaj u be pishtar ndriçimi per genocidin komunist ne Shqiperi, u be drite per shqiptaret e Kosoves te fitonin lirine. Zeri i juaj ushtoi ne Kongresin amerikan ne mbrojte te shqiptarve ne Ballkan.
Personaliteti i juaj atdhetar e kombdashes e nderoi Shkodren loce qe te rriti e te edukoi.
Në vend të urimit, ne bashkevuajtsit tuaj ndjehemi krenar e te falenderojme per  kontributin e madh që ka dhënë për kombin shqiptar, për 6000 te zhdukurit e komunizmit, per 36.000 te burgosurit politike  për shqiptaret në SHBA, për të drejtat e lirite e njeriut kudo.
 Te urojme  edhe shëndet e jetë të gjatë o shqiptar i madh qe lartsove emrin e Nanes Shqipni!
I lutemi te madhit Zot qe  ta festojmë së bashku 100-vjetorin e lindjes.
Zoti e bekofte shqiptarin e madh te shekullit Sami Repishtin e familjen e tije!
Besim Ndregjoni

President i Unionit Mbarkombetar Integrimt te Burgosurve e te Permdjekurve Politike te Shqiperise!

Banka Botërore: Tirana dhe qytetet e mëdha shqiptare, në vendet e fundit të renditjes për gjelbërimin në rajon

Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet vitit 2015 – 2020, qytetet shqiptare kanë një intensitet të ulët gjelbërimi në raport me ato të rajonit dhe kanë bërë hapa pas në vend që të përparojnë, vë në dukje Banka Botërore, në Raportin e fundit Rajonal që u publikua dje “Rritje gjallëruese”.

“Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbër është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në disa qytete pësoi rënie midis 2015 dhe 2020.

Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Sarajeva (BiH) dhe Prishtina (Kosovë), dëshmuan rritje të sipërfaqes së mbulesës së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana (Shqipëri), Tetova (Maqedoni e Veriut) dhe Prizreni (Kosovë), pësuan rënie te sipërfaqes së përgjithshme të gjelbër ndërmjet 2015-2020” referoi Banka Botërore (shiko Western Balkans – Regular Economic Report No.25 | Spring 2024 – Invigorating Growth)

Banka vë në dukje se ndryshimet në sipërfaqen e gjelbër lidhen me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2.

Kjo është për shkak se një klimë në ndryshim është e lidhur me një rritje e faktorëve stresues që dëmtojnë elasticitetin e bimëve, duke prishur pyjet dhe ekosistemet.

Siç shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm, qytetet shqiptare janë më pak të gjelbëruarat në rajon. P.sh. qyteti i Fierit ka nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon me vetëm 2% të sipërfaqes së gjelbëruar, duke mos bërë asnjë përmirësim.

Pas Fierit, katër qytetet e tjera shqiptare si Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi kanë nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon.

Nga kryeqytetet më të gjelbëruarit në rajon janë Sarajeva dhe Beogradi.

Banka Botërore vuri në dukje se qytetet e mëdha të Ballkanit vuajnë nga ndotja. Koha mesatare e udhëtimit zakonisht është e ndërlikuar nga mungesa e shërbimeve të aksesueshme të transitit publik.

Banka vë në dukje se ndryshimi i klimës është rritur në Rajonin e Ballkanit dhe qytetet janë ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, nxehtësia ekstreme dhe cilësia e dobët e ajrit.

Qytetet me përkeqësimin më të madh janë Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi ku temperaturat janë 4,5–7,5°C më të larta se në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale.

Shumë qytete në rajon e kalojnë PM2.5, nivele dhe janë ndër më të ndoturit në Europë. Nivelet mesatare vjetore të PM2.5 të Shkupit janë 4.5 herë dhe nivelet e Sarajevës janë trefishuar.

Banka Botërore thekson se, është vendimtare për të reduktuar shtrirjen urbane dhe për t’i bërë qytetet më shumë kompakte. Kjo mund të bëhet me investime për të rigjeneruar zonat urbane

Së dyti, qytetet gjithashtu duhet të ulin emetimet e tyre, sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet socio-ekonomike dhe mjedisore.

Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të reduktuar nxehtësinë ekstreme urbane. Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet urbane dhe kopshtet, dhe ligatinat e ndërtuara duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe nga ana tjetër përfitimet e lartë mjedisore dhe sociale./Monitor

Capture

UGSHPD: VELIAJ ME DOSJEN E RE  “5D” TË KORRUPSIONIT NË SPAK

 

Më 28 Mars SPAK mori nën arrest dhe me detyrim për paraqitje 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës duke e quajtur dosja “5D”. Ata janë rrethi i ngushtë ose më të besuarit e Kryetarit Erion Veliaj të cilët po hetohen për korrupsion (nënkuptoni përvetësime, përfitime dhe influencë zgjedhore), përmes lëvrimit të disa projekteve milionëshe të pushtetit vendor në një zinxhir sipërmarrjesh private me paratë publike ku në krye të listës renditet Inceneratori i Tiranës. Në kohën kur të respektosh demokracinë dhe ku kuptohet se zyrtarët e zgjedhur veç transparencës duhet t’i shprehin publikut thellësisht qëndrimet dhe të ballafaqohen me performancën brenda të zgjedhurve të Këshillit Bashkiak, më e rëndësishmja është kostoja dhe përgjegjësitë politike e morale pa e infektuar shërbimin e përditshëm të administratës publike për shtetasit. Kjo me Bashkinë e Tiranës prej disa vitesh nuk ka ndodhur, dhe madje që pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023 kryeqyteti që ka 27 njësi drejtohet nga një kryetar jo që qeveris  administratën vendore, por si kreu i një organizate që ka rekrutuar mes 1700 punonjësve, më profesionistë të skemave të përfitimit dhe grabitjes së fondeve publike.

Në cilat prej këtyre çështjeve qëndron integriteti dhe besueshmëria e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj?

Ky “kryetar” është zor të kapet sepse ai preferoi mbrojtjen politike bashkë me shëndetësimin pas ndërhyrjes kirurgjikale. Veliaj i rikrijoi besimin vetes që të propagandojë me nxënës të ekselencës të një shkolle të mesme të kryeqytetit dhe ditë pas dite vijoi agjendën lokale propagandistike, u mbulua nga media për ngritjen e një imazhi deri sa në një mbrëmje gjatë një studio televizive kërkoi disa herë mundësinë për t’u  dëgjuar për shkak të sakrificës shëndetësore dhe të mos ngacmohej ritmikisht me pyetje (“nuk ja dal dot me fuqinë fizike dhe se penjtë e plagës do t’i hiqte të nesërmen”). Pra edhe i qepur, Veliaj njihet se rrëshqet dhe njëkohësisht e zotëron artin e mashtrimit sepse ai në çdo dalje publike ashtu sikurse edhe me të vetët, përgjigjet që i kërkohen të drejtpërdrejta i adreson në disa mënyra; 1-duke mohuar, 2- duke bërë të paditurin, 3-duke luajtur viktimën politike dhe më shumë se këto 4- duke krahasuar numrin e shumë punëve e mira në raport me ato punë të tjera që janë gjetur me “pak gabime” dhe 5- jemi e vetmja forcë që mund të na besohet kur zgjedhësit na krahasojnë me kundërshtarin. 

Këto të gjitha janë shmangiet nga pyetja e drejtpërdrejtë logjike se cilët janë këta anëtarë të skuadrës, pra bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë sot janë vënë përpara drejtësisë për miliona euro dëm ekonomik? 

Në kronologjinë e ngjarjeve pra me 28 Mars, 2024 kur SPAK merr nën arrest dhe me detyrim për paraqitje 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës të quajtur dosja “5D”, një ditë më pas Erion Veliaj thyen akullin dhe del në Asamblenë e PS të Tiranës. Këto lëvizje janë lehtësisht të monitorueshme mediatikisht sepse përbëjnë tashmë fakte, janë qëndrime dhe deklarata nga një figurë publike, zyrtar i zgjedhur dhe politikan karriere që duhet të përballet me sfida të rëndësishme njerëzore dhe morale pa arritur ende tek pozicioni i administrimit të financave të qeverisjes. Për këtë arsye Veliaj ka nevojë për një kalendar faktik mbi detyrat dhe përgjegjësitë.

Dita e parë pas veprimit të SPAK-ut, mediat pranë dhe pro qeverisë dhanë asnjë lajm. Madje të nesërmen Veliaj i “pa shqetësuar” nga ndodhitë brenda organizatës, tubon mes mbështetësve dhe militantëve të Rilindjes Socialiste dhe jep deklaratën e sigurt përpara Asamblesë së PS Tiranë se si fitohen zgjedhjet e vitit 2025. Aty, ai nuk është i vetëm, por përkrahet nga funksionarë të lartë partiak, të qeverisë dhe Kuvendit, një mbulesë politike e nevojshme. Duhet veçuar në këtë rast se në këtë Asamble mori pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i cili e lartësoi Tiranën e Erion Velisë dhe u shpreh tha se kjo është një nga strukturat që prodhoi më shumë volum pune gjatë fazës së dytë të rienergjizimit politik: “… fazën e dytë, në të gjithë Shqipërinë ne ia dolëm që të anëtarësonim në strukturat e Partisë Socialiste plot 29,255 anëtarë të rinj, duke shënuar një përmirësim strukturor të të gjithë strukturës partiake në çdo qelizë të Partisë Socialiste”, ose për t’i shkuar deri në fund qëllimit duhet të cilësohet se PS synon me shpejtësi anëtarësimin e 50,ooo shqiptarëve nga të gjitha rrethet e vendit deri në çeljen e fushatës. 

Nga ky këndvështrim publiku dhe opozita përballë kësaj gjendjeje duhet të marrin urgjentisht masat e kundërpërgjigjes ndërgjegjësuese pasi ky numër prej 50 mijë anëtarësh të rinj ka një të panjohur të madhe ende të pa zgjidhur. Rilindja Socialiste ka drejtuar një thirrje rekrutuese që ne ende nuk e gjejmë dot arsyen, por qëllimi i fshehtësisë nuk është më një rastësi, por strategji e lexuar. E parë me syrin e zhvillimeve që priten, ky numër 50 mijë anëtarë të rinj, mund të konsiderohet edhe si një bonus i artë zgjedhor. Është një numër magjik që siguron një fitore të pastër nga ana e pozitës duke ua mbyllur gojën kundërshtarëve brenda vendit dhe opinionit ndërkombëtar me faktin se zgjedhjet fitohen ndershëm me rezultat bindës dhe pa makinacione. Rilindja Socialiste po blen kështu kohë deri në mbajtjen e Kongresit Socialist të shpallur në muajin Qershor ku pas spastrimeve të nevojshme që do të ndodhin dhe sipas të gjitha përllogaritjeve, elita e korrupsionit do të forcojë pozitat brenda kësaj force politike duke  kërkuar mandatin e katërt dhe duke propaganduar edhe njëherë një zotim politik që kjo elitë udhëheq bazën  rilindase dhe Shqipërinë. Në këtë kuptim nuk ka pse heshtja me Census-in dhe shtyrja e rezultatit të dhënave të jetë lënë si pa u programuar për muajin Qershor. Ushqimi me statistika dhe arritjet e Kongreseve janë rienergjizimi i gjithë ideologjisë puniste që Rilindja është përshtatur në për ta mbytur një sistem të ekonomisë së tregut të lirë dhe të demokracisë . Këto forma dhe konceptime moniste ka kohë që po e gërryejnë shoqërinë shqiptare dhe duke goditur njëkohësisht në opinion opozitën me këto mjete, PS po përpiqet të ndërtojë momentin kulmor dhe avantazhin për votat do të numërohen në zgjedhjet e ardhshme. Pra atë që fitorja me anë të zgjedhjeve të lira do të legjitimojnë një mandat të katërt të Rilindjes edhe në sy të ndërkombëtarëve, por nga qeverisja e dalë populli do të jetë  humbësi i madh përballë një regjimi të korruptuar të drejtuar prej partisë-shtet që ka për të instaluar një regjim tërësisht autoritar.

Dita e dytë, e tretë dhe e katërt dhe të tjera më pas veprimit të SPAK-ut, janë jo thjeshtë zhurma e marrjes nën arrest dhe me detyrim për paraqitje të 9 lojtarëve të skuadrës së Velisë, por ato tregojnë edhe për një veprim të pjesshëm të drejtësisë megjithëse kryebashkiaku është shprehur disa herë me zell “se do të bashkëpunojë me drejtësinë dhe nuk ka ndërmend të largohet jashtë vendit”. Pikërisht për këtë qëndrim ai mori menjëherë “garancinë” e kryeministrit dhe njëkohësisht të kryetarit të partisë Edvin Rama se Erion Veliaj ndodhet në rrugë të drejtë dhe gjendet në pozita të pafajshme. 

Por për dëmin financiar disa vjeçar që bashkia ka kush mban përgjegjësi? 

Dita e dhjetë pas veprimit të SPAK-ut, marrjes nën arrest dhe me detyrim për paraqitje të 9 lojtarëve të skuadrës së Velisë është vetëndjerja se “çështjet janë sheshuar” dhe kreu i bashkisë pasi mbjell fidanë gjendet edhe pranë shtresave në nevojë me paturpësinë më të madhe në një kohë kur i ka mbyllur dyert Këshillit Bashkiak dhe nuk ndjen detyrimin më të vogël për t’u ballafaquar dhe të dialogojë me forcat e tjera politike pikërisht nga ku kjo administratë jep llogari dhe tregon transparencë për qytetarët. Kryeqyteti 1 milionësh po shkatërrohet nga shtrenjtësia dhe taksat duke mos ju ofruar shërbimet më minimale. Pluhuri, plehrat, uji dritat dhe rrugët sa herë vërshojnë shirat nuk janë ato që do ta bënin Tiranën të lakmueshme për turizmin ndërkombëtar pasi nuk janë banorët dhe popullsia vendase ajo që fiton. Fiton propaganda e Rilindjes që gllabëron ç’të mundet duke e kthyer në financim të pushtetit, pasurimit personal dhe propagandës. Pikërisht në këtë luks propagande dhe shpenzimesh ku kryeqyteti nuk ka lënë emërtim dhe etiketë të re pa marrë, çifti bashkiak Rama-Veliaj rrëmbejnë përmes propagandës dhe në interes të fasadës së ndryshimit dhe turizmit punën e disa vjeçare të  fotografisë nga ajri. “Tirana from Air” është një produkt dokumentar dhe artistik i ndryshimeve që ka pësuar kryeqyteti, por mbi të pushteti i Ramës dhe Velisë shohin hapësirën për reklamë “të punës” për Rilindjen Socialiste duke shrytëzuar gjithë Shqipërinë. Pakënaqësia qytetare e mbështetur në të drejtën e protestës janë mjeti që i kujton pushtetit standardet demokratike të drejtësisë dhe barazisë përpara ligjit. Minimalisht në këto kushte për zemërimin qytetar rruga më e pranueshme është  dorëheqja dinjitoze dhe me letra të hapura para drejtësisë. Kjo e fundit, pra dorëheqja e cila njihet pak në politikën shqiptare ka mundësi të mos zgjasë për arsyen e vetme sepse ky aplikim në pushtetin vendor të një qyteti që strehon më shumë se 1/3 e popullsisë do të ishte një goditje vendimtare për qeverinë Rama. Çdo përllogaritje lëvizjesh dhe forcash brenda Partisë Socialiste për ta mbajtur pushtetin jashtë nivelit të korrupsionit është e pamundshme. Kjo situatë do të zvarritet deri në zgjedhjet më të afërta qofshin këto edhe të parakohëshme.

Dita e njëmbëdhjetë pas veprimit të SPAK-ut, marrjes nën arrest dhe me detyrim për paraqitje të 9 lojtarëve të skuadrës së Velisë ndeshet me protestën qytetare. Ajo është rritur dhe vazhdon presionin e qëndresës së Këshilltarëve Bashkiak të cilët prej gati dy javësh nuk dëgjohen në kuvendin e bashkisë. Protesta qytetare duhet të vazhdojë dhe të mbështetet paqësisht pasi shtrembërimi i saj me mjete dhune favorizon pushtetin dhe propagandën e tij. Vetëm atëherë se kur qeveria do t’i tregojë shtetasve se sa qindra milionë lekë janë shpërdoruar nga buxheti i shtetit dhe nga taksat e qytetarëve nga krimi i organizuar ekonomik, shqiptarët do të kuptojë se thirrjet “duam paratë tona!” të Shqipërisë së varfër në kohën e firmave piramidale janë një pikë uji në raport me skemat e përfitimit që ka instaluar elita e Rilindjes Socialiste në këto 10-11 vite qeverisje plot korrupsion.

Kjo situatë e vështirë përmes fakteve po tregon se Bashkia Tiranë është kolona e thyer e qeverisë së kryeministrit Rama. Sistemit të Drejtësisë i duhet shumë punë për të bërë përmes ligjit për të mbrojtur rendin kushtetues dhe demokracinë në Shqipëri.

11 Prill, 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Parlamenti ukrainas miraton ligjin: Kievi synon të rekrutojë gjysmë milioni ushtarë brenda vitit

Pas një procesi kompleks, deputetët miratuan ligjin me të cilin Kievi synon të rekrutojë gjysmë milioni ushtarë brenda vitit. Përjashtohet ngrirja e llogarive bankare për ata që ikin

VOAL- Verkhovna Rada, Parlamenti i Ukrainës, miratoi projektligjin për mobilizimin në leximin e dytë. Deputetët që votuan pro vendimit në fjalë ishin 283. Ligji synon objektivin ambicioz për 500 mijë rekrutime gjatë vitit. Procesi i tij në fakt ishte i diskutueshëm dhe ndezi një debat të gjerë.

Me një amendament ad hoc, u përjashtua nga ligji çmobilizimi i ushtarëve pas 36 muajsh shërbimi, masë që kishte shkaktuar protesta të forta. Vendimi u mbështet nga 227 deputetë.

Amendamenti shtrëngon kryesisht rregullat për regjistrimin e personave të kualifikuar për shërbimin ushtarak. Duke filluar nga hyrja në fuqi, të gjithë meshkujt e moshës 18 deri në 60 vjeç, të kualifikuar për shërbimin ushtarak, janë të detyruar të mbajnë pasaportën e shërbimit ushtarak gjatë periudhës së gjendjes ushtarake. Gjithashtu, ata duhet të përditësojnë edhe të dhënat e tyre personale brenda dy muajve, në të kundërt mund të gjobiten.

Për më tepër, në të ardhmen dokumentet e reja ukrainase të udhëtimit jashtë vendit do të lëshohen vetëm për dokumentet ekzistuese ushtarake. Megjithatë, këto do të jenë të disponueshme vetëm pas kthimit në Ukrainë. Krahas gjobave për ata që shpërfillin thirrjet dhe njoftimet për shërbimin ushtarak, me legjislacionin e miratuar do të rrezikohet edhe heqja e lejes së drejtimit, me disa përjashtime. Megjithatë, propozimet për ngrirjen e llogarive rrjedhëse u anuluan.

Gjatë pushtimit rus, i cili ka zgjatur për më shumë se dy vjet, forcat e armatosura të Ukrainës kanë pasur gjithnjë e më shumë probleme për të kompensuar humbjet me ushtarë të rinj. Presidenti Volodymyr Zelensky kohët e fundit nxori një ligj që ul moshën e rezervistëve nga 27 në 25. Kjo do të thotë se burrat nga mosha 25 deri në 60 vjeç mund të thirren për shërbimin ushtarak. Gratë mund të dalin vullnetare për t’u regjistruar në Ukrainë.

Ushtria, Garda Kombëtare dhe Garda Kufitare kanë së bashku më shumë se një milion burra dhe gra nën armë. Potenciali i mbetur i mobilizimit u vlerësua në rreth pesë milionë nga portali ukrainas texty.org.ua.

Sulmet ruse në qytete janë gjithnjë e më intensive

Ndërkohë, bombardimet e Kremlinit ndaj qendrave të popullsisë së Ukrainës, dhe strukturave energjetike në veçanti, po bëhen gjithnjë e më intensive. Rusia lëshoi ​​më shumë se 40 raketa dhe 40 dronë në Ukrainë të mërkurën në mbrëmje, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Objektivi ishte “infrastruktura thelbësore”.

“Gjatë natës, Rusia gjuajti më shumë se 40 raketa dhe 40 dronë në Ukrainë,” tha kreu i shtetit në rrjetin social X. “Disa raketa Shahed dhe drone u rrëzuan me sukses. Fatkeqësisht, vetëm një pjesë e saj u eliminua”, shtoi Volodymyr Zelensky, duke përsëritur thirrjen e tij për partnerët perëndimorë që të mos “bëjnë një sy qorr” ndaj situatës dhe të ofrojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

Për të kryer “sulmin masiv” të saj ndaj Ukrainës, Moska përdori raketa dhe drone “Shahed” të prodhuara nga Irani, sipas raportit të përditshëm të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës të postuar në Facebook. Ukraina arriti të shkatërrojë 37 nga 40 dronët e nisur kundër saj, tha ushtria e Kievit.rsi-eb

Në mesin e vendeve të Ballkanit, indeksi i demokracisë në rritje vetëm në Kosovë

Në mesin e vendeve të Ballkanit, indeksi i demokracisë në rritje vetëm në Kosovë

 

Vjosa Osmani: Heroizmi i Agim Ramadanit vazhdon të frymëzojë brezat

Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar luftëtarin Agim Ramadani në 25-vjetorin e rënies së tij.

Ajo ka thënë se Ramadani nuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, i shndërruar në hero.

“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka shtuar se Agim Ramadani me bashkëluftëtarë u dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit për të qenë i lirë.

“Heroizmi dhe trashëgimia e Agimit do të vazhdojnë t`i frymëzojë brezat që do të vijnë”, ka thënë më tej Osmani. sn

VIDEO- Ora 11:00, protestë para bashkisë së Tiranës për të shpëtuar kryeqytetin nga ‘Lali 5D’

Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen sot,  më 11 prill në orën 11:00 përpara bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër hajdutërisë dhe vjedhjes së zyrtarëve më të lartë të këtij institucioni, të arrestuar tashmë nga SPAK dhe të tjerëve që janë nën hetim për afera prej miliona eurosh abuzime.

“Në orën 11:00 tek Bashkia Tiranës, të bashkuar në protestë për të shpëtuar qytetarët dhe qytetin nga hajdutëria masive e Veliajt dhe ushtarëve të tij 5D”, janë shprehur në thirrjet e tyre drejtues të PD, duke iu referuar organizimin mafioz të 5 drejtorëve të kësja bashkie (5D) për të përcjellë tek njeri tjetri në qark të mbyllur dhe zhvatur, fondet e buxhetit për investime.  sn

Ish-komandanti i KFOR, Bühler: Sulmi në Banjskë ishte terrorist

Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Bühler, ka thënë se sulmi në Banjskë ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ishte terrorist dhe se në të janë të përfshira edhe institucionet e sigurisë së Serbisë.

Gjenerali gjerman një deklaratë të tillë e ka bërë në një intervistë për televizionin publik kroat, HRT.

“Ajo pjesë e Evropës, jo vetëm Kosova, u destabilizua pas fillimit të luftës ruso-ukrainase. Sulmi në Manastirin e fshatit Banjska ishte padyshim një sulm terrorist. Me sa di dhe mund të gjykoj, nuk është e mundur që ata ta kenë kryer sulmin vetëm. Disa institucione të forcave të sigurisë serbe duhet të kenë qenë të përfshira. Të paktën ata e dinin për sulmin dhe e mbështetën atë. Ndryshe, nuk mund të ushtrohen në terrenin zyrtar të forcave serbe. Në një vend si Serbia, kjo nuk është e mundur pa e ditur nivelet më të larta”, tha ai.

Sa i përket kërcënimit të ri, ai tha se nuk ka informacione të tilla, por që me siguri i kanë shërbimet e inteligjencës.

“Kosova është në pozitë shumë të mirë. Në Kosovë ka forca ushtarake me mandat të Këshillit të Sigurimit. Ata shqetësohen për sigurinë e Kosovës. Paqeruajtësit janë tashmë atje. Janë 6000 ushtarë nga vendet tona: nga Kroacia, Gjermania, SHBA etj. Nëse e dimë këtë, nuk ka arsye të vazhdojmë me atë retorikë luftarake, nga të dyja palët”, tha ish-komandanti i KFOR-it.

Ai shtoi se nuk është e pranueshme që të përkrahet një grup terrorist dhe as që është e pranueshme që ushtria serbe të dërgojë trupa në kufirin me Kosovën dhe të kërcënojë Kosovën.

“Nuk është e pranueshme as retorika e qeverisë serbe. Por gjithashtu nuk është e nevojshme të flitet vazhdimisht për luftë. Është një pengesë në zhvillimin e të gjithë rajonit. Nuk duhet të ushqejmë një retorikë të tillë që i frikëson njerëzit, veçanërisht në Kosovë, por edhe në vendet përreth Kosovës”, tha ai.sn

Dorian Teliti: Protesto Tiranë, ndryshe e ‘keqja’ mbijeton!

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve ti bashkohen nesër protestës në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Reagimi i Dorian Telitit:

PROTESTO TIRANË, ndryshe e ‘keqja’ mbijeton!

Ndihesh i tradhëtuar se shumë të premtuan, por premtimet nuk i mbajtën? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i vjedhur se shikon që paratë e taksave të tua i kanë vjedhur 100% me skema të denja për grupe të struktura kriminale? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i tallur nga arroganca e disa politikanëve e zyrtarëve që nga të qenurit askushi një ditë të bukur të shesin mend e të bëjnë tangërllik milionerësh? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i keqtrajtuar nga një administratë që s’të përfill as ty dhe as shqetësimin tënd? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i poshtëruar në dinjitetin tënd të nëpërkëmbur këto vite? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh në pamundësi për të blerë ushqimet dhe ilacet që të nevojiten pasi paratë tona vidhen e abuzohen dita ditës? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i revoltuar për mungesën e çerdheve, kopshteve, shkollave, e klasave të mbipopulluara, pasi paratë merren por nuk shkojnë për investimet e domosdoshme, por vidhen me 5D e inceneratorë fantazmë? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i frikësuar të hapësh qepenin e biznesit tënd se ke bindjen që falimentimi është në pragun e derës? Atëherë dil e protesto.

Protesto Tiranë, protesto nesër me cdo mjet demokratik të mosbindjes civile.

Nesër në orën 11.00 të mblidhemi të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në largimin e Veliaj nga zyra e KryeBashkiakut të Tiranës.

#Osotokurrë.

Ukraina dhe Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e armëve

Ukraina dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë për të bashkëpunuar në sektorët e mbrojtjes dhe prodhimit të armëve, kanë thënë zyrtarët në Kiev.

Dokumenti u nënshkrua në një konferencë të industrisë ushtarake në kryeqytetin ukrainas, ku morën pjesë rreth 30 kompani britanike të mbrojtjes, shkruan Sky News.

Firmat britanike ishin aty për të diskutuar sipërmarrjet e mundshme të përbashkëta me prodhuesit ukrainas të armëve dhe mbrojtjes.

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për politikën tregtare Greg Hands tha se shpresonte se marrëveshja do të sillte përfitime për Ukrainën në fushën e betejës dhe gjithashtu do të ndihmonte ekonominë e saj në një afat më të gjatë.

Ukraina ka intensifikuar përpjekjet për të prodhuar armatimin e saj pasi ajo duket e paarmatosur dhe e tejkaluar në fushën e betejës.

Ajo shpreson gjithashtu të joshë prodhuesit kryesorë perëndimorë për të ngritur objekte riparimi dhe prodhimi në Ukrainë, pavarësisht nga kërcënimi i bombardimeve ruse.

Kompania britanike e mbrojtjes BAE Systems, një nga prodhuesit e parë perëndimor që krijoi një njësi lokale në Ukrainë, nënshkroi një marrëveshje me ministrinë e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar për të kryer mirëmbajtjen, riparimin dhe riparimin e armëve të lehta në terren në Ukrainë.

Zyrtarët thanë gjithashtu se shpresonin për më shumë projekte këtë vit në sektorin e prodhimit të dronëve.sn

30 vjet nga masakra e Peshkëpisë- Inaugurohet memoriali në nderim të Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit

U përurua sot një memorial në nderim të kapiten Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit, të cilët u vranë pabesisht nga ekstremistë grekë teksa ndodheshin në krye të detyrës në repartin ushtarak pranë fshatit Peshkëpi. Në atë ngjarje u plagosën edhe 4 ushtarakë të tjerë shqiptarë.

BalkanWeb siguron pamjet nga ceremonia që është mbajtur këtë të mërkurë me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale në Gjirokastër dhe familjarë e të afërm të të ndjerëve.

Ngritja e memorialit është një vendim i vonuar i shtetit shqiptar, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta zbardhte ngjarjen e rëndë dhe të ndëshkonte autorët, por edhe sot ceremonia e përurimit u krye pa shumë bujë.

Për masakrën e Peshkëpisë mes personave të dyshuar si të përfshirë është dhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, por çështja për të u pushua për mungesë provash. Hetimet u rihapën 5 vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por u pushuan pasi pala greke nuk u tregua mjaftueshëm bashkëpunuese për t’iu përgjigjur letërporosive të autoriteteve shqiptare.

Më 10 prill 1994 një skuadër e armatosur me ekstremistë grekë, pjesë e organizatës MAVI, i ashtuquajturi “Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit”, i shpallur si organizatë terroriste në Greqi, kaloi kufirin mes dy vendeve dhe sulmoi repartin ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi. Në këtë sulm u vra pabesisht Fatmir Shehun dhe Arsen Gjinin, si dhe u plagosën ushtarë të tjerë. Pasi iu mori armët, skuadra terroriste greke u largua sërish drejt Greqisë.

Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI” iu janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona.

Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi.

Masakra e Peshkëpisë, krim i pandëshkuar
Kanë kaluar 30 vjet nga Masakra e Peshkëpisë, por autoritetet shqiptare anjëherë nuk kanë arritur të gjejnë dhe ndëshkojnë autorët e këtij krimi të rëndë të regjistruar më 10 prill 1994 në rrethin e Gjirokastrës, fare pranë kufirit me Greqinë. Një raport i Policisë së Gjirokastrës i përpiluar menjëherë pas ngjarjes, i dërguar në Ministrinë e Brendshme në Tiranë, përbën një përshkrimin më të hollësishëm të kësaj ngjarje krahasuar me versionet e njohura deri tani. Po kështu aty sqarohet se disa nga agresorët flisnin shqip. Kjo ngjarje u pasua edhe nga një tjetër e mbetur në tentativë ndaj një tjetër poste kufitare shqiptare në kufirin pranë Greqisë.

Kush e organizoi?
Autoritetet greke kishin ndaluar më 18 mars të vitit 1995, 7 të dyshuar si autorë të masakrës së Peshkëpisë. Ata sapo kishin dështuar në një tjetër sulm terrorist ndaj kufirit shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të ndaluarve, u gjetën edhe armët e municionet e rrëmbyera në Postën Kufitare të Peshkëpisë.

Të ndaluarit e komandës së ashtuquajtur “Pirro i Parë”, ishin:

Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, shtetas grek, oficer, Apostolos Karvelas, 26 vjeç, shtetas grek (ish-polic rrugor), Marios Kutula, 25 vjeç, qytetar shqiptar, Fredi Beleri, qytetar shqiptar, 23 vjeç, (i cili përdor disa emra si Dionisios dhe Foti), Jorgo Kristo, 26 vjeç, Jorgo Papa, 30 vjeç, të gjithë këta janë nga Himara, Harallamb Papa, 21 vjeç, nga Krioneri i Gjirokastrës.

Edhe pse armët e gjetura ishin ato të vjedhura në Peshkëpi, Gjykata në Athinë vendosi se këto nuk ishin prova të mjaftueshme dhe të gjithë u liruan.

Fredi Beleri i dyshuar si pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë, u shfaq në Himarë në vitin 2015, si kryetar i Omonia dhe njëkohësisht kandidoi për Kryetar Bashkie duke humbur përballë Gjergji Goros së PS. Beleri serish do të kandidonte në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka refuzuar kandidimin e tij si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës. KQZ ka bërë me dije se gjatë verifikimit, ka konstatuar shkelje në formularin e dekriminalizimit, pasi Fredi Beleri është dënuar me 3 vjet heqje lirie në vitin 2016, për urrejtje nacionaliste dhe nuk ka kryer burg. Ndërsa në zgjedhjet e 14 majit 2023, KQZ e lejoi atë të kandidote. Beleri fitoi bashkinë e Himarës me 19 vota më shumë se rivali i majtë, Jorgo Goro. Beleri është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor.

Raporti që iu dërgua Tiranës një ditë pas sulmit
“Në 10.04.1994 ora 2.30 6-7 persona të paidentifikuar të veshur me uniformë ushtarake Greke (laramane), të maskuar me maska, kanë hyrë nga toka greke, nëpërmjet grykës së Bogazit në tokën shqiptare në postën kufitare të Peshkëpisë. Aty në mënyrë të befasishme kanë goditur me armë automatike tip “shutgan” rojën e jashtme të postës ushtar Arsen Llazar Gjini vjeç 20, nga fshati Seman Fier, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Më pas kanë kapur rojën e derës së hyrjes së postës, i cili së bashku me rojën e jashtme e kryenin shërbimin pa municion, e janë futur në ambientet e postës. Dy prej tyre kanë hyrë në dhomën ku flinin oficerët e postës, Qemal Stroka e Siat Selfo, të cilët i kanë nxjerrë të lidhur.

Një person tjetër prej tyre ka hyrë në dhomën e Komandantit të postës Fatmir Sali Shehu vjeç 34, lindur në Qesarat të Tepelenës e banues në Gjirokastër duke e nxjerrë në korridor e aty e kanë goditur me automatik, duke i shkaktuar plagë në gjoks e krahun e majtë e për rrjedhojë gjeti vdekjen. Pas këtyre veprimeve kanë hyrë në fjetoren e ushtarëve duke goditur me automatik në muret e tavanit të saj. Kanë sjellë aty trupin e ushtarit të vrarë me automatik dhe kanë goditur dhe plagosur edhe 3 ushtarë të tjerë, që janë jashtë rrezikut, duke ju thënë se po të lëvizni do ta pësoni si ai dhe këtë e bëjmë për “Vorio Epirin” të cilën nuk e kemi harruar. Kanë kërkuar të dinë se ku është depoja e armatimit por ushtarët nuk e kanë treguar atë. Gjatë kësaj kohe kanë kontrolluar dhe kanë marrë 16 automatikë, 2 pistoleta në kasafortën e fjetinës duke i këputur drynat.

Pasi kanë lidhur me pranga të markës “Taivan” oficerin Qemal Sulo Stroka e kanë marrë me vete duke u thënë ushtarëve që ky është i vdekur, prandaj ju mos lëvizni. Pasi e kanë marrë me vete janë larguar në drejtim të kufirit nga gryka e Bugazit. Afër kufirit rreth 200 m larg piramidës 24, e kanë lënë oficerin Qemal Stroka të lidhur me pranga duke i thënë që të kthehet në postë dhe për çdo minoritar do të paguani 10 nga ju dhe kanë ikur në tokën greke. Veprimet e para hetimore u bënë me grup hetuesish të policisë hetimore. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën gëzhoja e automatikut “shutgan” me të cilat kishin qëlluar. Në rrugën e kthimit për në tokën greke u gjetën disa pajime ushtarake si, çanta shpine, dritë dore të prodhimit amerikan. Nga veprimet para hetimore u provua se disa persona të paidentifikuar nga ata, flisnin vetëm greqishte të pastër, njëri fliste shqipe të çalë me theks minoritar dhe tjetri shqipe të pastër me dialekt të jugut. Nga policia hetimore u ndaluan për shpërdorim detyre, për mos marrjen e masave për kryerjen e rregullt të shërbimit, e organizimin e punës për ndjekjen e mos kapjen e këtij grupi terrorist, n/ oficerët e postës kufitare të Peshkëpisë si më poshtë:

Qemal Sulo Stroka 30 vjeç banues në Peshkëpi, n/oficer në këtë postë, instruktor qeni me kombësi e shtetësi shqiptare,

Siat Felek Selfo vjeç 42, banues në Peshkëpi, n/oficer magazinier,

Oficer Arjan Reiz Guma vjeç 39, banues në Gjirokastër, komandant i qendrës së stërvitjes, për arsye se ka urdhëruar të kryhet shërbimi pa municion në postë.

Ndalimet i bën inspektori i policisë hetimore Ilirjan Delilaj dhe Denarl Alikaj. Materialet prokurorisë“.

BalkanWeb

OKB diskuton projektrezolutën për gjenocidin në Srebrenicë më 17 prill

Qendra Përkujtimore Potoçari për viktimat e Srebrenicës.

Projektrezoluta që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, do të prezantohet më 17 prill në një takim të mbyllur në Kombet e Bashkuara.

Për rezolutën përfundimtare, e cila ende është duke u punuar, vendet anëtare të OKB-së do të mund të deklarohen në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të majit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Projektrezoluta e OKB-së bën thirrje për dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë dhe u kërkon anëtarëve të OKB-së që t’i ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë programe të përshtatshme përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë revizionizmin dhe gjenocidin në të ardhmen.

Ajo i dënon, gjithashtu, veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Projektrezoluta thekson edhe rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe bën thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale të autorëve të gjenocidit.

Iniciatorë të saj janë Gjermania dhe Ruanda, por, siç merret vesh jozyrtarisht, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kili, Finlanda, Jordania, Zelanda e Re, Turqia dhe vende të tjera do të marrin pjesë në krijimin e tekstit.

Beogradi zyrtar, prej vitesh, kundërshton miratimin e rezolutave apo deklaratave që krimin në Srebrenicë e cilësojnë si gjenocid.

Zyrtarët serbë thonë se në Srebrenicë ka ndodhur një krim i tmerrshëm, por nuk pranojnë se ishte gjenocid.

Deri tash, më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burg për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë. Radio Evropa e Lirë


Send this to a friend