VOAL

VOAL

Ish-diplomatë të Kosovës komentojnë angazhimin amerikan në Ballkanin Perëndimor

November 8, 2021
blank

Komentet

blank

Genc Burimi: Vizita e Ramës në Londër- për të dhënë llogari mbi dyndjen e emigrantëve shqiptarë

Analisti Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, teksa ka komentuar vizitën e kryeministrit në Britani si edhe deklaratat e tij në lidhje me sulmet mbi median në vend.

Burimi deklaroi se vizita e Ramës në Londër ishte një vizitë e dështuar në gjithë pikëpamjet pasi kjo është hera e parë që një kryeministër viziton Britaninë jo për marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve, por për të dhënë llogari mbi dyndjen e emigrantëve shqiptarë.

Sa u përket komenteve të kryeministrit ku ai u shpreh se nuk i ka vendosur asnjë gjobë mediave në vend, Burimi u shpreh se Rama ka bërë lojë fjalësh, ndërsa shtoi se duke sulmuar një biznes si “Prestige Resort” të lidhur me median News24 është të dobësosh këtë të fundit ekonomikisht si pjesë e grupit ekonomik.

“Vizita e Ramës në Londër ishte një vizitë e dështuar në gjithë pikëpamjet. Edi Rama iu nënshtrua intervistave në lidhje me dyndjen e shqiptarëve drejt Anglisë. Për këtë arsye nuk mbaj mend në histori që një kryeministër viziton Londrën jo për marrëdhënie dypalëshe normale, por për të dhënë llogari për dyndjen e shqiptarëve në një kohë paqeje.
Në intervista ai u jep leksione britanikëve, nuk është ai që bën politikën e Britanisë. I bëhet pyetja se pse vijnë njerëzit në masë dhe ai thotë se të gjithë kanë nevojë të largohen. Të vendosësh jetën në rrezik për të kaluar La Manshin do të thotë se rreziku në Shqipëri është më i madh.

 

Të njëjtën gjë bën edhe me News24. Kur i bëhet pyetja për gjobën që ka vendosur, ai bën lojë fjalësh. Imagjinoni sikur në Francë, 3 kanalet që japin lajm si News24 pa ndërprerë u takojnë disa biznesmenëve të mëdhenj. Imagjinoni sikur në Francë qeveria t’i vihet ndërmarrjeve të tjera të këtyre pronarëve dhe të thotë se nuk i ka rënë medias. Duke dobësuar grupin në tërësi do të thotë se ke dobësuar median. Ai thotë se si mund të godasë median dhe fjalën e lirë kur vetë është goditur për fjalën e lirë.
Si mund t’i bie unë mediave thotë kur kam ngrënë levën në kokë për fjalën e lirë, e bën dhe më keq akoma. Ai e bën në mënyrë më të ndyrë dhe u bie qindra punonjësve që mund t’i nxjerrë pa punë dhe të dynden në Angli më pas.

blank

 

Media bën pjesë në një grup ekonomik. Rama kërkon të na bëjë për budallenj. Doli raporti i DASH, do dalin dhe shumë raporte të tjera për këto ngjarje. Rama ia arriti të hiqte vëmendjen nga McGonigal me gjyqin e PD-së në 3 mars. Por nuk do i shpëtojë asaj. Të huajt janë në dijeni dhe nuk është normale ajo që bën Rama. Gjërat që po i nxjerr grupi Hysenbelliu
Balluku thotë që kemi vënë gjoba se kemi parë që gazetarët paguhen pa u siguruar totalisht. Kjo qeveri ka kohë të shohë nëse paga që merr një gazetar te ju është nën mesataren e gazetarëve në vend. Këta pse nuk vëzhguan ku shkonin paratë e inceneratorëve, dhe vënë re se sa paguhen gazetarët këta. Akoma paguajnë koncesionin e analizave mjekësore, ndërsa në kohën e Covidit nuk kishte analiza.

Jemi në një shtet të së drejtës, nuk mund të merren vendime pa një vendim gjyqësor. Nuk ecet me ekzekutivin si të shenjtë, ai gabon kudo. Këtu ministri i financave është arrestuar sepse bënte luftë për evazion fiskal, ndërsa kishte fshehur miliona. Nëse Balluku dhe Rama kanë dyshime për evazion fiskal këtë e provon drejtësia dhe jo të shkojë e të hedhë në erë hotelin. Ligji njeh vetëm rrogën minimale, por jo se sa të paguhen punonjësit, nuk është roli i qeverisë ky sepse bëhet si Big Brother.

Balluku thotë që u sulmua Prestige dhe nuk ishte sulm ndaj medias. Këtë bëjnë ata. Ka shumë kontradikta në këtë histori të cilat i zgjidh gjykata dhe jo në Shqipëri. E njëjta gjykatë që i ktheu vjehrrit të Lulzim Bashës. Ose Rama të na fusë në BE dhe të zbatojë metodat e tyre. Mos të na japë as ai e as Balluku leksione sepse janë vetëm pjesë e ekzekutivit.
Në Shqipëri duhet të ketë ligj vetëm për një mandat se më pas u merr koka erë, të ketë një ligj që të paguajnë nga xhepi për shkeljet që bëjnë. Këta që janë sot në fuqi do i godasë drejtësia një ditë, edhe Rama do dalë një ditë në pension. Prandaj e zgjat qëndrimin në pushtet ai, e di që nëse largohet do ndëshkohet.

Në BBC u tregua fodull Rama dje, ndërsa sot e drodhi deklaratën për ministren sepse ka marrë një presion të fortë nga Britania e Madhe. Britania ka presion më të madh pasi shpalli non-grata Berishën, por edhe ky mund të shpallet non-grata nëse vazhdon kështu. Nëse kumbari i tij Erdogan humb zgjedhjet do ketë humbur një mbështetje të fortë”, tha ai.

blank

REL: Institucionet e Serbisë që funksionojnë lirshëm në Kosovë

Mijëra qytetarë serbë të Kosovës vazhdojnë punën në institucione paralele, të financuara dhe menaxhuara nga shteti i Serbisë, që nga paslufta më 1999.

Serbia ndan dhjetëra-miliona euro për to çdo vit.

Komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme, si dhe universitete publike, të financuara drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, ka në shumë qytete të Kosovës, ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.

Këta mekanizma, edhe pse jolegalë sipas ligjeve të Kosovës, nuk janë ndalur së vepruari, pavarësisht se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Një marrëveshje për shuarjen e tyre është arritur në prill të vitit 2013, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj i plotë në terren lë për të dëshiruar.

Një pjesë e komunitetit është integruar vetëm në disa institucione, si policia apo gjyqësia.

Në kuadër të dialogut, Kosova dhe Serbia janë pajtuar edhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do të kishte “juridiksion të plotë” në fusha të caktuara, si: planifikimi hapësinor, shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e kështu me radhë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar kurrë këtë marrëveshje, me arsyetimin se mund ta kërcënojë funksionalitetin e shtetit.

Në një takim në Ohër, më 18 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë pajtuar për zbatimin e një marrëveshjeje të re drejt normalizimit, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kjo marrëveshje, mes tjerash, parasheh që komunitetit serb në Kosovë t’i sigurohet një “nivel adekuat i vetëmenaxhimit”.

Saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, nuk dihet ende.

Në një raportim para Kuvendit të Kosovës, më 23 mars, Kurti ka thënë se “vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje, as vetadministrim” dhe ka shtuar se nuk mund t’iu shmanget marrëveshjeve të mëhershme me Serbinë.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së marrëveshjes për normalizim, që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për REL-in, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se strukturat paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë, do të futen në kuadrin ligjor të Kosovës kur ta formojë Asociacionin.

“…kështu që ato nuk do të jenë të udhëhequra nga Serbia, por nga Kosova, përmes Asociacionit”, ka thënë Escobar.

Por ku gjenden këto struktura dhe si funksionojnë?

Sipas të dhënave publike të Qeverisë së Serbisë, në territorin e Kosovës, Serbia ka mbi 20 komuna paralele aktive.

Disa prej tyre kanë pak staf, por ato më të mëdhatë, si komuna paralele e Prishtinës me seli në Gracaniçë apo komunat paralele në veriun me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – kanë staf më të madh dhe kryejnë detyra të përditshme, ngjashëm si komunat zyrtare dhe të ligjshme të krijuara nga institucionet e Kosovës.

Duke qenë se komuna paralele e Prishtinës është më e madhja në Kosovë, REL-i ka vizituar objektin e saj në Graçanicë, por aty nuk është lejuar qasja e as fotografimi.

Kohë më parë, REL-i ka vizituar edhe komunën paralele serbe në Zveçan. Ajo është në të njëjtin objekt me Komunën e Zveçanit, të krijuar nga institucionet e Kosovës.

Në disa raste, kryetarët dhe stafi serb janë të njëjtë – punojnë edhe për sistemin e Kosovës, edhe për atë të Serbisë.

Qeveria e Serbisë emëron rregullisht persona në poste udhëheqëse në komunat e saj paralele në Kosovë.

Këto janë disa nga vendimet e nënshkruara nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, për komunën paralele të Prishtinës dhe atë të Suharekës:

  • foto galeri

Më 23 korrik, 2021, Qeveria e Serbisë emëroi drejtues dhe anëtarë në këto 16 komuna paralele në Kosovë: Kaçanik, Skenderaj, Fushë Kosovë, Shtime, Deçan, Podujevë, Prishtinë, Dragash, Vushtrri, Istog, Pejë, Gjakovë, Rahovec, Zveçan, Suharekë, Leposaviç.

Mbi 70 shkolla të Serbisë në Kosovë
Që nga përfundimi i luftës së viteve ‘98-‘99 e deri sot, Serbia ka ruajtur sistemin e saj arsimor në Kosovë. Më shumë se 70 shkolla të të gjitha niveleve, të menaxhuara e financuara nga Serbia, funksionojnë në territorin e Kosovës.

Ato kanë plan-programet e tyre. Për shembull, një nxënës serb i klasës së dytë mëson nga i njëjti libër sikurse një nxënës i klasës së dytë në Serbi.

Disa përpjekje të institucioneve të Kosovës për t’i integruar këto shkolla në sistemin e arsimit të Kosovës, kanë rezultuar të pasuksesshme.

Serbia udhëheq edhe universitete në Kosovë. Universiteti paralel i Prishtinës ndodhet në Mitrovicë të Veriut.

Ai nuk i jep llogari shtetit të Kosovës dhe nuk ka fare lidhje me sistemin arsimor në Kosovë. Financohet dhe menaxhohet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë.

Numri i saktë i punëtorëve të arsimit që punojnë në sistemin paralel të Serbisë në Kosovë, nuk është publik.

Sistemi paralel i shëndetësisë

Ambulanca, spitale dhe qendra të tjera shëndetësore financohen dhe menaxhohen nga shteti i Serbisë në pjesë të ndryshme të territorit të Kosovës.

Qendra të mjekësisë familjare ka në shumicën e fshatrave ku jeton komuniteti serb.

Spitalet më të mëdha të financuara dhe menaxhuara nga Serbia, janë tri: në Mitrovicë të Veriut, në Graçanicë dhe në fshatin Pasjan të Gjilanit.

Numri i saktë i punëtorëve shëndetësorë që punojnë në institucione të tilla, nuk është publik.

Zyrat për punësim, pensione dhe sigurime shëndetësore
Serbia mban aktive edhe një numër të madh zyrash për punësim në Kosovë.

Një e tillë është në Graçanicë, ku më 21 mars kishte qytetarë të shumtë që merrnin shërbime.

Zyra të tilla paralele operojnë edhe në qytete të tjera të Kosovës, por më aktivet janë ato në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në tabelën në hyrje të objektit shkruan: Qendra Nacionale për Punësim, Zyra krahinore për punësim, Kosovë dhe Metohi, Dega Prishtinë.

Në Graçaninë dhe komuna të tjera me shumicë serbe funksionojnë, po ashtu, zyra për pensione të Republikës së Serbisë.

Serbia ka në Kosovë edhe zyra për sigurime shëndetësore, pasi çdo serb i Kosovës, sipas ligjeve në Serbi, ka të drejtën e sigurimit shëndetësor.

Posta e Serbisë, funksionale në Kosovë

Aktiviteti i Postës së Serbisë nuk është shumë i dukshëm në Kosovë, por para objektit të saj në Graçanicë shihen dhjetëra vetura të parkuara të këtij institucioni paralel.

Posta e Serbisë funksionon, po ashtu, pa pajtimin e institucioneve të Kosovës.

Sistem paralel i kulturës

Qendra të ndryshme kulturore, librari e biblioteka janë të shumta në lokalitetet ku shumica e banorëve janë serbë.

Në Graçanicë ushtron funksionin Teatri Popullor i Prishtinës – institucion paralel i financuar dhe menaxhuar nga institucionet e Serbisë.

Në të njëjtin objekt është edhe Qendra Kulturore e Graçanicës, e cila ngjashëm menaxhohet dhe financohet nga Serbia.

Biblioteka Kombëtare e Serbisë gjendet, po ashtu, në Graçanicë.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut janë funksionale: Biblioteka e qytetit “Vuk Karaxhiç”, Muzeu i Qytetit, Qendra kulturore “Dragica Zharkoviç” – të gjitha institucione paralele.

Atje funksionon edhe organizata humanitare Kryqi i Kuq i Serbisë.

Sporti paralel
Shumë klube sportive nga lokalitetet me shumicë serbe në Kosovë garojnë në garat shtetërore të Serbisë.

Vetëm në Mitrovicë të Veriut janë disa klube që nuk janë pjesë e ligave e as sistemit të Kosovës, si: Klubi i futbollit “Trepça”, Klubi i futbollit “Rudari”, Klubi i basketbollit “Trepça”, Klubi i atletikës “Trepça” dhe Klubi i hendbollit “Trepça”.

Klube të tilla ka edhe në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok, por edhe në komuna të tjera të banuara me serbë në pjesën jugore të Kosovës.

Serbia mban aktive edhe ndërmarrje publike
Në territorin e Kosovës janë aktive edhe ndërmarrje dhe kompani të ndryshme publike të Serbisë. Disa prej tyre që funksionojnë në baza të rregullta, janë: Drejtoria për Hapësirë Banesore dhe Afariste me bazë në Mitrovicë të Veriut, Drejtoria për Tokë Ndërtimore dhe Rrugë me bazë në Mitrovicë të Veriut dhe kompania publike e ujësjellësit “Ibri”, po ashtu me bazë në Mitrovicë të Veriut.

Në ueb-faqet e këtyre ndërmarrjeve shihen aktivitetet e tyre që përfshijnë ndërtimin e rrugëve, mirëmbajtjen, riparimin e dëmeve e të tjera.

Të integruarit që u çintegruan sërish

Me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për të integruar disa struktura paralele serbe brenda sistemit juridik dhe kushtetues të Kosovës.

Mbi 700 persona që kanë punuar në organizatën “Mbrojtja Civile”, e cila ka operuar në komunat në veri, janë integruar në institucionet e Kosovës në vitin 2016.

Për këtë organizatë ka pasur perceptime të ndryshme – nga institucionet e Kosovës, ajo është cilësuar si strukturë ilegale paraushtarake, ndërsa për serbët ka qenë strukturë për ofrimin e ndihmës për civilët në raste emergjente.

Shumica e pjesëtarëve të kësaj strukture janë integruar në Policinë e Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar, pjesëtarët e komunitetit serb në veri kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.

blank

Shitja e ‘Top Channel’, Berisha: Akt mafioz i Edi Ramës, krim ndaj publikut

‘Akt mafioz të Edi Ramës’, e cilëson kryetari i Patisë Demokratike Sali Berisha, shitjen e Top Channel në prag të fushatës elektorale. Sipas tij ky është një akt që shkel të gjitha ligjet e vendit, dhe krim i shëmtuar ndaj publikut Shqiptar. Berisha solli në vëmendje edhe rastin e ngjashëm me televizionin ABC News, teksa komentoi edhe skandalin e audiopërgjimit të gazeterit Adriatik Doçi.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, e cilëson si aferë korruptive shitjen e televizionit  kombëtar Top Channel në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Në konferencen e përjavshme të gazetarëve, teksa iu referua dokumenteve të publikuata nga CNA.AL, të kontratës të shitjes së Top  Channel në Belizë, vend i njohur si një nga parajsat fiskale, Berisha tha se pronarja e këtij televizoni po bën krim të shëmtuar ndaj publikut.

Berisha hodhi akuza edhe për përfshirjen e mediave në aferën me inceneratorët.

Duke u ndalur tek kapja e mediave në vend, lideri demoktrat solli në vëmendje edhe rastin e televizionit Abc News.

Po ashtu kryedemokrati komentoi, edhe skandalin e audiopërgjimit të gazetarit Adraitik Doçi.

Dhe sipas Berishës, skemat e Adriatik Doçit është një skemë universale dhe se vendi po përjeton ditët më të zeza në historinë e mediave.

blank

Gjobëvënësi i Bolinos- Shoqatat e medieve: Të nisë hetimi

Pas audio-përgjimit me protagonist gazetarin Adriatik Doçi, ka reaguar Këshilli i Medias. Në deklaratën e saj, theksohet se gazetari Doçi artikulon shkelje të rënda, të cilat janë shantazh i hapur. Duke i kërkuar organeve të drejtësisë të hetojnë këtë rast, Këshilli i Medias thekson se problemi i gazetarëve gjobëvënës është problem i medias, por gjithashtu dhe problem se si ky pushtet përdor gazetarë dhe media të caktuara për të instrumentalizuar lirinë e shprehjes dhe goditur kundërshtarin politik

SYRI TV

Këshilli i Medias ka reaguar pas audio-përgjimit ku protagonist është gazetari Adriatik Doçi. Në reagim thuhet se gazetari artikulon verbalisht disa shkelje të rënda të Kodit të Etikës.

“Siç biseda audio lë të kuptohet, gazetari i përgjuar artikulon verbalisht disa shkelje të rënda të Kodit të Etikës së gazetarit. Reklama në shkëmbim të heshtjes apo mos-sulmit, tarifa mujore të marra nga biznese në shkëmbim të mos-raportimit të problemeve të produkteve tregtare, të cilat dëmtojnë jetën e konsumatorëve, janë vetëm një pjesë në arsenalin që personi në audio-përgjim pranon se disponon dhe përdor, në mënyrë jo-etike, por edhe të paligjshme. I një shkeljeje sipërore jo vetëm etike, por dhe e turpshme, është edhe rasti kur personazhi i përgjuar flet për marrëveshje me narkotrafikantët”.

Këshilli i Medias tregon se ajo që gazetari pranon në këtë audio-përgjim është shantazh. Më tej në reagim, thuhet se problemi i gazetarëve gjobëvënës është problem i medias, por gjithashtu dhe problem se si ky pushtet përdor gazetarët të caktuar dhe media të caktuara për të instrumentalizuar lirinë e shprehjes dhe goditur kundërshtarin politik.

“Këshilli i Medias e sheh me alarm audio-përgjimin dhe informacionet që dalin prej aty, dhe e dënon këtë akt, siç dënon çdo rast kur gazetarët nuk ndjekin dhe nuk respektojnë misionin e tyre, të të qenit rojtarë të shkeljeve të pushtetit dhe njerëzve të fuqishëm. Problemi i gazetarëve gjobëvënës është problem i medias, por gjithashtu problem i pushtetit dhe faktit se si ky pushtet përdor gazetarët të caktuar dhe media të caktuara për të instrumentalizuar lirinë e shprehjes dhe goditur kundërshtarin politik”.

Këshilli i Medias do t’i kërkojë Bordit të Etikës që të mblidhet në një mbledhje urgjente dhe të formulojë një qëndrim që nuk merret vetëm me rastin, por edhe kontekstin.

Gjithashtu i kërkohet organeve të ligjit që ta hetojnë këtë rast dhe se ky rast nuk duhet të merret si një shfajësim për ligjin “anti-shpifje” të qeverisë.

blank

Përgjimi tjetër- Gazetari gjobëvënës i Bolinos rrëfen si shantazhoi gjyqtarin për llogari të një grupi kriminal

Skandali vijon. Audiopërgjimi i katërt për gazetarin Adriatik Doçi është publikuar.

Në audiopërgjimin e radhës, gazetari Adriatik Doçi rrëfen se si shantazhoi gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit për llogari të një grupi kriminal droge. Për llogari të një grupi kriminal, me të cilët Doçi kishte marrëveshje, sulmoi gjyqtarin.

Doçi tregon se një gjyqtar në Elbasan mori para nga grupet kriminale të drogës dhe kërkonte favore seksuale nga vajza të mitura.

Duke shfrytëzuar këto informacione, Doçi e publikoi skandalin për llogari të grupeve kriminale dhe e çoi gjyqtarin tek miku i tij, që ishte pjesë e grupit kriminal të drogës, për të bërë marrëveshje.

 “Kisha një dosje njëherë, ishte një kryetar gjykate në Elbasan dhe prokuroria ndiqte një grup që shiste kokainë. Ata ishin shumë të fuqishëm, i kishin lekët me valixhe, ata e kishin korruptuar këtë gjyqtarin.

Ishte në ndjekje me dosje në prokurori, se policia dhe prokuroria kanë grupe vëzhgimi në terren, kur ndiqesh për një krim, policia të vëzhgon, të fotografon dhe e përgjonin këtë gjyqtarin.

Ky tani merrte lekë, po nuk i bënin më përshtypje lekët dhe donte gjëra të tjera, edhe ata i çonin femra këtij gjyqtarit, mirëpo ky ishte i fiksuar me gjimnazistet, e kisha parë në dosje, nën moshën 18 vjeç, që është shkelje ligji, vepër tjetër penale, edhe ok, shkonin ato i i gjenin se kishin lekë shumë dhe ia çonin në filan vend. Pastaj ishin disa detaje të tjera shumë të rënda që nuk hyja se s’ia vlen.

Ky pastaj kishte pagujtë, e kishte mbyll dosjen. Vazhdonte detyrën, ia kishin mbyllur ata.

Unë kisha informacionin me dosje me të gjitha, edhe shkruaj gjyqtari filan me emër mbiemër, u kap ne këtë, shkoi me gjimnaziste, u bë nami në Elbasan se e di si përhapet lajmi.

Më vjen ai, i ishte ngrit diabeti, ma kish gjet numrin me vjen tek zyra e prita unë tek zyra dhe po rrinte kështu, çoje mor kokën, kryetar gjykate ëëë, e kupton rrinte kështu çoje mor kokën se s’ka ndonjë gjë, tha më vjen keq për një gjë tha se jam dhe gjysh.

Ishte duke dalë në pension. Ua çfarë ndyrësire dhe si ta zgjidhim këtë punë i thashë me mua s’ke ça zgjidh, shko tako filanin. Kishim një shok të përbashkët, shko tako filanin, se me mua s’ka ça zgjidh, se unë nuk i hyja debateve të tjera.

Se ky të përgjon, duhet të jemi të kudjesshëm. Pastaj takoj atë shokun tim. Super i korruptuar, super pervers, vinte aty me rrinte kështu mua, me kokë ulur” rrëfen gazetari.

Kujtojmë se një ditë më parë dolën tre audiopërgjime, të cilat zbërthyen aferat e Doçit, lista e çmimeve të gjobave, dhe paratë që merrte përmes reklamave apo shantazheve ndaj personazheve të bizneseve./ CNA/

blank

Afera McGonigal/ Gjoba pronarëve të televizioneve për vizat amerikane

Që kur gjykata në SHBA vendosi se të dhënat që dalin në seancat e procesit kundër Charles McGonigal duhet të mbeten sekrete, vizitat ekzotike të ish-agjentit të FBI-së në Shqipëri po harrohen ngadalë. Por dje, mes shpërthimit të nervave që ia dha konfiskimi i pronave në Golem, biznesmeni Irfan Hysenbelliu, njëkohësisht pronar i News24 riktheu historinë e Charles McGonigal.

Hysenbelliu rrëfeu se ia kishin sjellë amerikanin për një takim, në të cilin ai i kishte bërë një ofertë: Të paguante para për të marrë vizë në ambasadën amerikane.

“Edhe ai i FBI-së (McGonigal), e kanë prurë edhe tek unë, është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës edhe më tha mund të të ndihmoj me avokat. I kam thënë “Jo”. Nuk marr vizë amerikane me pagesë, i thashë. Po e meritova, do ta marr”, ka pranuar ndër të tjera Hysenbelliu.

Dëshmia e Hysenbelliut nuk vjen si surprizë, por është konfirmimi i parë direkt për variantin se biznesmenët shqiptarë u vunë në shënjestër nga McGonigal. Ose do të paguanin para, ose nuk merrnin vizë në ambasadën amerikane.

Një tjetër pronar mediash e ka pranuar tërthorazi gjobën nga McGonigal. Sipas Sali Berishës, ky është Ylli Ndroqi, pronar i Ora dhe Ora News. Kur bëri pohimin, Berisha pranoi se kishte marrë konfirmimin e Ndroqit për ta deklaruar publikisht këtë informacion.

“Ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro. Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora News, Ylli Ndroqi. Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve. Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane”, tha Berisha.

Gjahu i McGonigal mes biznesmenëve shqiptarë u raportua edhe nga një media lokale në SHBA, Washington Examiner. Raportimi nuk u mor seriozisht në Tiranë, jo vetëm për shkak të anonimatit të burimeve të medias amerikane, por edhe për shkak të shumave të mëdha që sipas gazetarëve amerikanë ishin “vjelur” nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së.

“McGonigal u tha biznesmenëve shqiptarë, të cilët jo të gjithë ishin nën kontrollin e qeverisë Rama, se do të përballen me sanksione nga SHBA, të cilat do të shkatërronin bizneset e tyre, do t’u sekuestronin llogaritë bankare dhe do t’i jepnin fund udhëtimeve të tyre jashtë vendit. Megjithatë, McGonigal mund ta rregullojë këtë problem për një tarifë modeste prej disa milionë dollarësh. Mesazhi ishte i qartë: Më paguani ose do të shkatërroj jetën tuaj. Shqiptarët e shqetësuar e morën seriozisht këtë kërcënim, duke pasur parasysh qëndrimin e McGonigal në FBI, dhe shumë prej tyre e paguan. Disa kanë paguar “vetëm” 3 milionë euro. Të tjerët paguanin shumë më tepër. Burimet më thonë se McGonigal tronditi një biznesmen, për 12 milionë euro, me vlerë afro 15 milionë dollarë në 2017. Me sa duket, McGonigal u përpoq të merrte ryshfet edhe nga një biznesmen i rëndësishëm shqiptar, në një mënyrë të ngjashme. Burimet ballkanike thonë se përfitimi i McGonigal nga kjo tronditje ishte rreth 30 milionë euro, por me sa duket kjo shumë ishte e ndarë me partnerin e tij shqiptar. Ku shkuan paratë?” raportonte Washington Examiner.

Deklarata me zë dhe figurë e Irfan Hysenbelliut, dëshmia e tërthortë i Ylli Ndroqit dhe shkrimet e mediave amerikane plotësojnë panoramën e një aktiviteti gjobëvënës të McGonigal në Shqipëri. Gjithçka në këmbim të një vize. Ambasada amerikane në Tiranë nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë çështje.

Pak kohë më parë, Lapsi.al dërgoi me email disa pyetje të thjeshta, për të kuptuar nëse McGonigal ishte i shoqëruar nga diplomatët amerikanë, kur takoi kryeministrin apo, nëse selia e Rrugës së Elbasanit ishte në dijeni të axhendës së tij në Tiranë. Por McGonigal mbetet një tabu në mesazhet e ambasadës për mediat./LAPSI

blank

24 Mars, data e Mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s – Nga GJENERAL PIRO AHMETAJ

Data 24 Mars simbolizon përvjetorin e një ngjarjeje të skalitur dhe shenjtëruar me meritë në memorien e historisë sonë kombëtare. Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999, misionari i Paqes, ambasadori amerikan , Richard Holbrooke, u kthye nga Beogradi në Bruksel, “fatmirësisht i dështuar” në përpjekjen e fundit diplomatike për të evituar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.

Ditën tjetër, 24 Mars 1999, ose 24 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s për herë të parë u angazhuan në një luftë historike “jashtë artikullit 5”, dhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit (OKB-së) duke e legjitimuar njëkohësisht NATO-n si “Aleancën e lirisë dhe të besimit te vlerat demokratike” në mbarë botën.

E parë kështu, 24 Marsi 1999 jo vetëm simbolizon përvjetorin e një ngjarjeje të shënuar në memorien tonë kombëtare, por gjithashtu edhe meriton të skalitet si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj fuqisë ushtarake, Aleancës Transatlantike (USA/ NATO) si dhe vlerave perëndimore. Për më tepër, që kjo datë-ngjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi, por megjithë përpëlitjet e Ariut-Polar/Rus, kjo datë ndryshoi përjetësisht hartën gjeopolitike të Rajonit, në favor të kombit shqiptar.

Prandaj, kjo ngjarje mbetet pa asnjë mëdyshje edhe një datë e përuljes kombëtare ndaj të rënëve si dhe e nderimit më të thellë ndaj sakrificave të papërshkruara për liri dhe pavarësi të luftëtarëve dhe popullit të Kosovës. Në shtesë, duke e lexuar këtë ngjarje në ditët e sotme, 24 Marsi mbetet një ngjarje me mesazhe shprese për fundin e turpshëm të pushtuesve gjakatarë në Ukrainë, por edhe që: “Rusia – Putiniste do të gjunjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!

Në përmbledhje, 24 Marsi jo vetëm që mbetet një ngjarje e lavdishme për Kosovën, por edhe një datë për të na kujtuar neve si komb, që Aleanca Transatlantike (/NATO) meriton mirënjohjen në përjetësi nga mbarë shqiptarët.

* Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO, Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Anëtar i Bordit të “Istrael House” si dhe Ish: Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA, Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO

gsh

blank

 

blank

Ish-zëdhënësi i NATO-s rrëfen për ‘78 ditët stresuese’ të bombardimeve: NATO tregoi vendosmëri

“78 ditët kanë qenë stresuese, por sigurisht që edhe më stresuese ishin për qytetarët e Kosovës që ishin në bodrume dhe të fshehur, dhe që duhej të duronin dhunën. Pra, jeta ishte shumë më e lehtë për mua në Bruksel sesa për të gjithë ju në Kosovë. Mirëpo kjo lidhje me popullin e Kosovës, ishte një moment magjik”, thotë ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

Zëri i NATO-s në kohën e luftës në Kosovë, kthehet në KosovaPress 24 vjet më vonë duke rrëfyer momente nga ajo kohë.

Ai thotë Aleanca ishte e vendosur të ndalonte dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë që po bëheshin atë kohë nga regjimi i Millosheviqit.

“Ishte një vendosmëri, sepse NATO kishte një vit që përpiqej për të bindur presidentin Millosheviq të largonte forcat e tij speciale nga Kosova, të ndalonte fushatën e represionit të popullit shqiptar kosovar dhe të pranonte një zgjidhje paqësore të negociuar, e cila do t’i kthente Kosovës autonominë e saj. Fatkeqësisht, presidenti Millosheviq nuk ishte i përgatitur të pranonte zgjidhjen diplomatike, ndërkohë dhuna para 24 marsit u rrit ndjeshëm, kishim pasur masakrën e Reçakut në janar, dhe kështu kur NATO filloi fushatën ajrore, kishim ndjenjë keqardhjeje, që na u desh të përdorim forcën, por në të njëjtën kohë ishim të vendosur për t’u siguruar që të ndalojmë dhunën, të ndalojmë shkeljet e të drejtave të njeriut, dhe nuk patëm një situatë tjetër të tmerrshme si gjenocidi në Srebrenicë, në Bosnje, më 1995. Ne duhej të siguroheshim që të vepronim me vendosmëri dhe të palëkundur”, thotë ai.

Lufta ajrore e NATO-s me Serbinë kishte zgjatur plot 78 ditë, diçka që nuk ishte pritur edhe nga vet Aleanca.

Shea thotë se kishin shpresuar që fushata ajrore fillimisht të zgjaste 24 orë.

Megjithatë, ai thekson se për NATO-n nuk ishte e rëndësishme kohëzgjatja e operacionit por rezultati që po arrinte, e që ishte fundi i represionit dhe kthimi i popullit të Kosovës në shtëpitë e tyre.

“Jo, sinqerisht, jo. Kur fillon një operacion ushtarak, këto gjëra janë më lehtë për t’u nisur sesa për t’u përfunduar. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë, sepse sapo të përdorni forcën, krijohet një dinamikë tjetër. Dhe, sigurisht, mendoj se po, në NATO të gjithë shpresonim që fushata ajrore, fillimisht të zgjaste 24 orë, presidenti Millosheviq do të shihte se NATO është e bashkuar dhe e vendosur, se ai nuk mund të fitonte, dhe se opsioni i tij më i mirë ishte të plotësonte kushtet e Komunitetit Ndërkombëtar dhe të kthehej në tryezën e bisedimeve. Por Millosheviqi ishte një njeri kokëfortë, siç e dini mirë, një njeri shumë cinik, dhe ai vendosi që të luftonte. Ai donte të sfidonte NATO-n, nuk ishte i përgatitur të hiqte dorë, kështu që vazhdoi për 78 ditë, por për NATO-n, ajo që kishte rëndësi nuk ishte kohëzgjatja e operacionit, ishte rezultati që po arrinte, fundi i represionit, për t’i lejuar popullit të Kosovës të kthehej në shtëpitë e veta dhe për t’i lejuar Kosovës të jetonte në paqe dhe liri. Pra, jam i sigurt që nëse do të kishte zgjatur 178 ditë, për sa i përket NATO-s, nuk do të kishte ndryshim”, thekson Shea.

Por cili ishte mësimi që NATO ka marrë nga kjo fushatë e bombardimeve, tregon ish-zëdhënësi i Aleancës.

“Epo, unë mendoj se mësimi është, të mos bëni kërcënime boshe, të veproni të bashkuar, të vendosur, me evropianët dhe amerikanët duke punuar së bashku, dhe të keni objektiva shumë konkretë, që ishte largimi i forcave serbe dhe fundi i represionit, fundi i dhunës dhe krijimi i kushteve që populli i Kosovës të kthehej në shtëpitë e tyre, dhe natyrisht, përfundimisht, siç bënë në vitin 2008, të përcaktonte të ardhmen e vet në mënyrë paqësore, duke pasur një administratë ndërkombëtare e cila mund ta ndihmonte Kosovën pas konfliktit për ta rindërtuar veten… Por duhet të besosh se ndërhyrja humanitare, pavarësisht nga rreziqet, mund të jetë e suksesshme dhe rreziku i veprimit është gjithmonë më i vogël në këndvështrimin tim, sesa rreziku për të qëndruar mënjanë dhe për të mos bërë asgjë”, thotë Shea.

Jamie Shea ishte zëri i NATO-s gjatë gjithë asaj periudhe të rëndësishme për Kosovën.

Ai u drejtohej mediave nga selia qendrore në Bruksel, po ishte fytyra që populli kosovar tashmë e njihte mjaft mirë.

Ai kishte vizituar Kosovën menjëherë pas çlirimit, në qershor të vitit 1999.

Takimin me popullin kosovar ai e vlerëson si një nga momentet më të mira të jetës së tij.

“Për mua ishte një moment shumë domethënës. Dhe padyshim, duke u përshëndetur në atë mënyrë, dhe duke menduar, Zoti im, këta njerëz janë vërtet të lumtur me atë që NATO ishte në gjendje të bënte për t’i ndihmuar ata. Pra, po, ishte një moment i mrekullueshëm, moment fantastik. Dhe sigurisht që 78 ditët kanë qenë stresuese, por sigurisht që edhe më stresuese ishin për qytetarët e Kosovës që ishin në bodrume dhe të fshehur, dhe që duhej të duronin dhunën. Pra, jeta ishte shumë më e lehtë për mua në Bruksel sesa për të gjithë ju në Kosovë, e çmoj këtë. Mirëpo kjo lidhje me popullin e Kosovës, ishte një moment magjik. Unë kurrë nuk kam pasur një moment të tillë më herët, dhe nuk do të kem kurrë një moment të tillë, apo që i afrohet kësaj, për pjesën tjetër të jetës sime”, rrëfen Shea.

Ish-zëdhënësi i NATO-s thotë se Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm dhe sipas tij Serbia do të duhet të pranojë këtë.

Duke komentuar marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, Shea thotë se normalizimi i marrëdhënieve do ta bëjë politikisht më të lehtë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Po, besoj se po (në një të ardhme Serbia do të njoh Kosovën). Dua të them, po zgjat shumë më tepër se sa shpresoja. Dhe vura re se presidenti Vuçiq, në marrëveshjen e arritur në Maqedoninë e Veriut fundjavën e kaluar me kryeministrin Kurti për planin e BE-së për normalizimin, ende nuk është i gatshëm ta njohë (Kosovën). Natyrisht do të duhet një akt i guximit politik nga lidershipi serb, por pasi të bëhet, besoj se të gjithë në Serbi, të gjithë në Kosovë, dhe në rajon, do ta pranojnë këtë dhe ne do të vazhdojmë tutje… Përsëri, po zgjat më shumë se sa kisha shpresuar, por kjo marrëveshje normalizimi, në aspektin e njohjes së dokumenteve të Kosovës, njohjes së simboleve të Kosovës dhe rritjes së kontakteve e kështu me radhë, mendoj se normalizimi i marrëdhënieve do ta bëjë politikisht më të lehtë për Beogradin ta njohë Kosovën, ndoshta jo sot, por sigurisht nesër”, thotë ai.

Ai shpreson se me marrëveshjen për normalizim, Beogradi do të marrë një qëndrim më bashkëpunues duke mos inkurajuar asnjë lloj dhune në veri të Kosovës.

“Shpresoj që me këtë marrëveshje normalizimi edhe Beogradi të marrë një qëndrim më bashkëpunues, sigurisht jo inkurajuese, duke mos inkurajuar asnjë dhunë në veri, dhe shpresoj me kalimin e kohës që gjithçka të qetësohet dhe njerëzit t’i kthehen jetës normale. Padyshim se populli serb në Kosovë ka një të ardhme për të jetuar një jetë normale, të begatë dhe të lumtur. Këto probleme të pakicave janë zgjidhur në shumë vende evropiane dhe nuk shoh arsye pse nuk mund të zgjidhen edhe në Kosovë. Pra, po, do të ketë disa incidente kohë pas kohe, të cilat KFOR-i dhe policia janë në gjendje t’i trajtojnë në mënyrë shumë efektive falë Zotit. Por përshtypja ime është luftë, sikur ajo që ndodhi në vitin 1999, nuk do ndodhë në asnjë mënyrë. KFOR-i – NATO është atje për t’u siguruar që edhe sikur të ishte një mundësi, e cila nuk mendoj se ekziston, trupat ndërkombëtare janë atje për të ruajtur sigurinë dhe për të parandaluar që kjo të ndodhë. Pra, tani ka vetëm një rrugë, dhe kjo është përpara. Nuk ka kthim prapa, ka vetëm përpara. Pyetja është, sa shpejt mund të ecim përpara”, thotë Shea.

Jamie Shea thotë se krimet serbe të kryera në Kosovë janë të njohura dhe sipas tij Serbia duhet të kuptojnë këtë, dhe të mbajë përgjegjësi, derisa thekson se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet pajtimi.

Më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s kishin lëshuar bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.Urdhri ishte dhënë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Sulmet ajrore përfunduan më 9 qershor.syri.net

blank

Marrëveshja e paqes me Serbinë është e pamundur- Nga SKËNDER MULLIQI

Se politika e Serbisë është e ndërtuar mbi rrena, mashtrime dhe manipulime historikisht tashmë dihet.Këtë gjë sikur nuk po e kupton apo nuk po dëshiron më e kuptuar bashkësia ndërkombëtare!

Edhe presidenti , Aleksandar Vuqiqi, mbrenda një fjalimi ka shumë rrena dhe dredhi politike.Ata që nuk marrin përgjegjësi , nuk e kan as mendjën e shëndosh.Dëklaratat e tija politike nuk i kan as vlerat elementare, dhe mu për atë është veshtirë të arrihet ndonjë marrveshje e paqës më Serbinë.Paraqitjët e tija publike për zhvillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi janë stereotipe , janë fjalime që shihet së kemi të bëjmë një figurë politike, i cili urren më gjithë çenjën popullin shqiptarë.Në asnjë takim më palën e Kosovës, ky idiot i Dostojevskit dhe antishiptarë nuk ju lëshojë sytë përfaqësuesve shqiptarë në bisedime.Serbia dhe Vuqiqi e kan arsyetuar invazionin ushtarak rus në Ukrainë.E kan arsyetuar një luftë të pa kuptimtë dhe shumë të pa drejtë ndaj një populli sovran.Qendrimin politik që po e mban Putin ndaj Ukrainës, po përpiqët edhe Vuqiq të bartë në rajon e Kosovë.

Kërcënimet e vazhdueshme më luftë janë fakte të veprimit të tij qmendurak dhe janë fakte të tolerimit edhe të faktorit ndërkombëtar, ndaj një qendrimi të tillë destabilizues .Ky i pafytyrë ishte shumë kontradiktor edhe pas takimit të Ohrit.Është e vërtetë së takimi trirateral në Ohër ka sjellë marrveshje vëtem gojore , pa nënshkrime, që për presidentin serb, kjo nuk vlenë.Ai në njerën anë thotë së e pranon planin franco- gjerman, dhe kështu terthorazi edhe pavarisinë e Kosovës, e në anën tjetër dëklaron së nuk do të pranon kurrë shtetësinë e vendit tonë, dhe nuk do të pranon as inkuadrimin e Kosovës në BE dhe OKB .Ai nuk e nënshkrojë aneks marrveshjën për të mos marrë detyrime, e që ky qendrim dualist mashtrues ish dashur të ndëshkohet më në fund nga BE-ja dhe Amerika, e jo te tejkalohet thua së nuk ka ndodhë asgjë. Me një rrenc , manipulues dhe idiot si Vuqiq, vështirë së do të kemi marrveshje paqeje më Kosovën.Me logjika të tilla pushtuese ndaj shqiptarëve në rajon, nuk ka mundësi pajtimi edhe për një kohë të gjatë…!Dhe, për qudi Serbisë, sikur po ju funksionin aksioma e ndyrë politike , “Sa më e keqe gjendja në rajon , aq më mirë për serbët”!

blank

Foto Arkiv: Diplomati e Veprimtari, GANI AZEMI në bazen ajrore e NATO-s në Aviano të Italisë kur NATO nissi sulmet ajrore

Bashkëshortja e Gani Azemit, gazetarja Mejreme Azemi në vitin 2015 përmes rrjetit social ka sjellë një foto, të cilën po ia sjellim lexuesit bashkë me shënimin e zonjës Azemi:

“Diplomati e Veprimtari, GANI AZEMI në bazen ajrore e NATO-s në Aviano të Italisë kur filluan sulmet të NATO-s kundër Serbisë, para 16 vite.

SI gjithmonë, Ganiu informoi shtypin ndërkombetar në Aviano për situaten në Kosovë.

Ganiu ishte gjithashtu zeri i qeverisë së Presidentit Ibrahim Rugova si drejtues i ZYRES SE REPUBLIKES SE KOSOVES PER BENELUKS DHE BASHKIM EVROPIAN në Bruksel (1995-2000).

Foto: Pranë Gani Azemit, bashkeveprimtari dhe miku i tij, Ismail Bytyqi.”

blank

 

blank

Sulmi ndaj “Hysenbelliu Group” bëhet çështje në Britaninë e Madhe, Rama mashtron hapur: Asnjëherë nuk kemi gjobitur një media

Sulmi ndaj Focus Media dhe bizneseve të Hysenbelliu Group është kthyer në çështje dhe në Britani të Madhe.

Gjatë gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama është pyetur në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, “Chatham House” nga gazetarët e BIRN për sulmin dhe gjobat ndaj bizneseve dhe mediave të Hysenbelliu Group

Rama ka mohuar mungesën e lirisë së shprehjes dhe gjobitjen ndaj organeve mediatike, ndërkohë që vetëm pak javë më parë News 24 ka marrë një gjobë prej 200 milion lekë me argumentin qesharak se pagat në disa sektorë ishin më të ulta se ato mesatare në treg.

Gazetarja e BIRN: Një pyetje nga BIRN. Disa organe shtypi i kanë thënë organizatës sime që liritë e shtypit kanë pësuar përkeqësim. Gazetarët nuk lejohen që të bëjnë pyetje të vështira dhe ndërkohë, televizionet e mëdha janë gjobitur. Kur BIRN pyeti qeverinë për arsyet, qeveria u përgjigj se çështja ishte teknike. A nuk është liria e shtypit thelbësore për funksionimin e demokracisë? A mund ta komentoni?

Edi Rama: Ka një stereotip. Nëse je gazetar në Shqipëri mund të thuash çdo gjepur që të shkon nëpër mend dhe po të jesh politikan dhe të thuash gjithçka që do, je i dyshimtë.

Unë nuk pranoj nga askush epërsi morale kur vjen fjala për asnjë çështje. Nuk shoh asnjë epërsi morale si të pranueshme. Unë kam unë kam përgjigjet e mia, ju kemi pyetjet tuaja. Por të thuash se liri e medias është liri që të të thuash gjithçka që të shkon ndërmend, dhe çdo akuzë dhe më pas të thuash; kjo është një gjepur, mungesë e kuptimit të lirisë, këtë nuk e ha.

Ju thoni diçka që është gënjeshtër. Organet mediatike gjobiten në Shqipëri? Më jepni një shembull. Ah pronarët e medias, që janë pronarë kompanish, që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në prokurori për prova të qarta evazioni fiskal, apo pronarët e mediave që nuk paguajnë për vite qiranë e objekteve publike dhe janë në gjyq për këto objekte, janë dy gjëra të ndryshme. Ti do që unë të paguaj qiranë se unë jam kritik? Ti do që unë të paguaj taksat dhe tatimet se unë jam kritik? Janë gjera ndryshe! Duhet të paguash sigurimet shoqërore, tatimet, që nuk e bën, duhet të paguash qiranë që nuk e bën, të ndërtosh në mënyrë të ligjshme, ndaj më vjen keq, por duhet të përgjigjesh si çdo qytetar tjetër. Ti nuk ke imunitet në emër të lirisë që të bësh gjithçka do pas ekranit. Ajo se çfarë bën në ekran është puna jote. Ne nuk kemi gjobitur asnjëherë një media, edhe pse duhet. Edhe pse ka një problem të madh me pagat e gazetarëve. Shkoni dhe shihni pagat e gazetarëve dhe shqetësohuni pak më tepër për ta, pasi janë të nënpaguar. Paguhen shumë me para në dorë, e kështu me radhë. Ka një problem të madh me këtë përzierje mes lirisë së medias dhe lirisë për të mos vepruar në përputhje me ligjin në emër të të qenit pronar i medias. Kjo nuk do të tolerohet! Thoni çfarë të doni. Nuk do tolerohet. Është toleruar për një kohë të gjatë dhe ka qenë e gabuar. S’do të ndodhë! Kjo gjëja që gazetarët nuk lejohen të bëjnë pyetje të vështira, nuk është e vërtetë.

Gazetarët mund të drejtojnë çfarëdo pyetje që duan, mund të jenë si të duan. Nuk është kjo. Është e qartë. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës në Shqipëri. Kam ende vraga në kokë. Kështu që epërsia morale dhe leksionet nga gjithkush që ka një laps dhe i thotë vetes ‘gazetar’, nuk i pranoj. Por kemi pikëpamje të ndryshme. ideja është se ti j kryeministër dhe s’duhet të kesh pikëpamjen tënde dhe gazetari të ketë shumë pikëpamje, nuk e pranoj. Shkruani ça të doni, lapsin e keni ju. Por kur flisni me mua, unë s’do e pranoj.bw

blank

Drejtori i News24: Rama i ka kapur të gjitha përveç SYRI-t

Drejtori i News24, Robert Rakipllari, i ftuar mbrëmë në Çim Peka LIVE, tha se sulmi ndaj Prestige Resort ka për qëllim uniformëzimin e linjës editoriale të të të gjithë mediave.

Rakipllari tha se vetëm SYRI TV nuk është pjesë e kësaj linje editoriale.

“Ky kryeministër do të marrë në kontroll linjën editoriale të këtyre medieve. Shumë e thjeshtë. Kërkon ta bëjë për vete. Siç e ka uniformizuar linjën editoriale të të gjithë medieve të tjera, përjashtuar Syri Televizion, do të bëjë edhe atë si të tjerët. Kaq e thjeshtë. Nuk e kupton ti këtë gjë. Nëse nuk e kupton flasim kot ne pastaj,” tha ai gjatë debatit me gazetarin Mentor Kikia.

DEBATI

Mentor Kikia: Unë kuptoj me shumë se sa kaq.

Robert Rakipllari: Thuaja pra, thuaje. Këto media kanë përkrahur kryetarin e opozitës së dikurshme.

Mentor Kikia: Ti mendon se kryeministri ulet të haje drekë me dikë dhe nuk i ka marrëdhëniet mirë?

Robert Rakipllari: Dhe unë po të them ty. Ai përpiqet që ta joshi atë person. Është e vërtetë kjo gjë. Por unë po të them ty, këto media kanë mbështetur opozitën, kryetarin e opozitës që ishte, Lulzim Basha, nga 2013 e deri këtej. Dhe ti e di shume mirë këtë pjesë.

Mentor Kikia: Unë jam i shqetësuar nga mjedisi mediatik është bërë një moçal i madh i tmerrshëm, Pse shantazhohet media? Sepse kur do qeveria, i lejon që të përfitojnë, ta shfrytëzojnë. Po flas në parim këtu. Dhe pastaj kur nuk i duhen, u tërheq kapistallin.

Robert Rakipllari: Unë po flas konkretisht këtu, ç’më intereson mua. Ka marrë një godinë shtetërore ka bërë një universitet. Flasin të gjithë…


Send this to a friend