VOAL

VOAL

Ipeshkvi i Kosovës Imzot Mark Sopi (26 shkurt 1938 – 11 janar 2006) një vijues i denjë i traditës për fe e Atdhe – Nga TOMË MRIJAJ

January 11, 2016
blank

Komentet

blank

“Pak para vdekjes, im shoq më tha: meqë kontribuuam për të sjellë këtë kolerë, na mbetet veçse të marrim një bidon me vaj guri dhe…”/ Rrëfimi i ish-komunistes, që vuajti internimeve

Selfixhe Broja (Ciu) |

Pjesa e dytë

Selfixhe Ciu (Broja) u lind në 1918-ën në qytetin e Gjirokastrës, në një familje të pasur qytetare, pasi babai i saj, Ibrahim Ciu, ishte tregtar i madh. Pasi mbaroi shkollën unike ajo vazhdoi mësimet për dy vjet në Liceun e Gjirokastrës, por pas mbylljes së tij, ajo i përfundoi ato në gjimnazin e Tiranës. Ajo kishte pasion Letërsinë dhe në atë kohë botoi dhe poezitë e tregimet e para në shtypin e kohës, të cilat i firmoste me pseudonimin letrar “Kolombia”. Më 1935, (kur ishte 17 vjeç), pasi botoi poezinë e parë në revistën “Populli”, “Bota e Re”, “Java”, “Diana”,”Drita”, “Shtypi” etj. Në gjimnazin e Tiranës, ajo përqafoi idetë komuniste, nëpërmjet mikut të saj të ngushtë Zef Mala, Kryetar i Grupit Komunist të Shkodrës dhe në fundin e viteve ‘30-të, Selfixheja, pati një miqësi edhe me Qemal Stafën e Vasil Shanton, (me të cilët e prezantoi Zef Mala) dhe u pranua si anëtare e Grupit Komunist të Shkodrës, ndonëse ishte studente në Tiranë. Në 1938-ën, Selfixheja shkoi në Itali, në Universitetin e Firences, në fakultetin e Letërsisë, ku asokohe ishin dhe Qemal Stafa, Nikolla Shurbani, Ramadan Sokoli, Andrea Varfi, Musine Kokalari dhe kushërira e saj, Qibrie Ciu. Pasi u kthye në Shqipëri, ajo u rilidh me grupet komuniste dhe pas formimit të PKSH-së, u dërgua në Shkodër për të punuar me Organizatën e Gruas Antifashiste, u arrestua nga italianët dhe u mbajt 11 muaj në burgun e Tiranës. Pas mbarimit të Luftës, bashkëshorti saj, Xhemal Broja u emërua në Komitetin e Arteve në Tiranë, kurse Selfixheja si gazetare në Ministrinë e Bujqësisë, ku nxirrej gazeta “Bujku u Ri”. Më 23 mars 1946, Xhemalin e Selfixhenë i përjashtuan nga Partia, (si anti-jugosllavë) duke i cilësuar “armiq të popullit dhe agjent të misionit amerikan” dhe më 17 janar 1947, i internuan në Gusmar të Kurveleshit, me punë në bujqësi. Pas prishjes me Jugosllavët në ‘49-ën, ata i kthyen përsëri në Tiranë, ku Selfixheja pasi punoi pak kohë në Ministrinë e Arsimit, Selfixheja dha dorëheqjen. Në 1966-ën, Xhemalin dhe Selfixhenë i internuan përsëri për gjashtë vjet në Gradishtë të Lushnjes, duke i akuzuar “për frymë dekadente në Art dhe Letërsi”. Pas kësaj u ndalua dhe shfaqja e filmit “Detyrë e Posaçme”, ku Xhemali kishte një nga rolet kryesore. Ata u rikthyen në Tiranë në 1971-in, ku Selfixheja u mbyll në shtëpi, kurse Xhemali, pasi punoi disa kohë në Kinostudion “Shqipëria e Re” si administrator, u dërgua si punëtor në Fermën Bujqësore “Gjergj Dimitrov”. Atyre iu hoq edhe e drejta e botimit, pasi nga Lidhja e Shkrimtarëve ata të dy ishin përjashtuar që në ‘66-ën. Duke qenë të survejuar nga Sigurimi, ata u mbyllën në shtëpi, ku Xhemali u muar me studime, duke shkruar kujtimet dhe drama. Xhemali ndërroi jetë në vitin 1976, kurse Selfixheja në 2003-in, në moshën 85 vjeçare. Ata lanë dy vajza: Sashenkën dhe Merin. Në vitin 1998, Selfixheja shkroi kujtimet e saj duke i botuar ato në librin ‘Tallazet e jetës’, nga të cilat Memorie.al, ka përgjedhur dhe publikon disa prej tyre, në këtë shkrim me dy pjesë.

 

Prej operativit të zonës morëm udhëzimet përkatëse:

Të paraqiteshim në apel tri herë në ditë.
Përgjigjeshim penalisht, po të kalonim kufijtë e caktuar.
Për të shkuar në Lushnje, për çfarëdo nevoje, duhej të pajiseshim me leje prej Degës së Brendshme të rrethit. Ndërsa për çdo arsye, qoftë për të shkuar jashtë rrethit, leja duhej të akordohej nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nën kuriozitetin e përgjithshëm të banorëve, të internuar ose të lirë, të cilëve po i’u jepej rasti të thyenin monotoninë, me ndihmën e tyre u mbartëm në banesat përkatëse. Kur përfunduam ishte errur tërësisht, ndërsa dritat nuk funksiononin. S’kishim me vete as llambë, as qirinj e, madje as shkrepëse. S’dinim nga t’ia mbanim. Por pas një çasti dy të rinj ia befën në derë duke ofruar ndihmën e tyre, për rregullimin e linjës elektrike. Në rrethanat që ndodheshim, ajo ndihmë pati për ne vlerë të dyfishtë. Në shkëmbim të pyetjeve të para informative, mësuam se njëri kryente masën e dytë pesëvjeçare të internimit, tjetri atë të dëbimit. Ishte hera e parë që informoheshim për ekzistencën e këtyre masave të shkallëzuara.

Përse akuzoheni? – Pyetëm. Pasi shkëmbyen një nënqeshje të hidhur, njëri u përgjigj:
Unë, “për faje” të gjyshit, ky për “faje” të dajos.

Në fakt njëri paguante haraç si nipi i Mehdi Frashërit, ish-kryeministër, i arratisur, tjetri, si nipi i Teme Sejkos, ish-Kundëradmiral i Flotës Luftarake-Detare në periudhën pas çlirimit, i ekzekutuar së fundmi. Ndodheshin aty familjarisht duke pritur në ankth përmbushjen e afatit të masës, që në rastin më të mirë, do të shkallëzohej në masë më të lehtë. Përndryshe, ajo që ishte më e mundshme, përsëritjen e pesëvjeçarit, që ishte njëkohësisht edhe paralajmërimi i pesëvjeçarëve që do të vinin pas.

-Ekzistojnë raste të tilla? – pyetëm të impresionuar.

-“Vetëm këtu në sektor numërohen me dhjetëra familje ose individë, e po kështu ndodh në gjithë rrethin e Lushnjes e të Fierit”.

-Po për lirimin a nuk ushqehet shpresa?

-“Lirimi për ne ekziston thjesht si një nocion abstrakt dhe ndofta i tillë do të ngelet derisa të mbyllim sytë”, – shtoi ai me mllef të papërmbajtur.

Ky informacion, i injoruar tërësisht prej nesh, na ndolli tronditje të thellë. Si është e mundur që një masë administrative, bazuar në “luftën klasore”, siç ishin fajësitë e familjarëve, që në shumë raste as i njihnin të akuzuarit, apo në bazë shpifjesh, hamendjesh ose origjine klasore, të merrte karakter ndëshkimor të pakufishëm e jo rrallëherë të përjetshëm?! A përputhej ky veprim me ligjshmërinë e “kushtetutës”, të deklaruar nga më “Demokratiket”?

Ishte goditja e parë që pësuam, ende pa i hyrë praktikës që do të përshkonim. Të mbërthyer prej një heshtje të pavullnetshme, u ndamë me ata shokë të rinj vuajtjesh e zhgënjimesh, shokë nga më të mirët që mbetën në kujtesën tonë: A. Plaku dhe Tefik Çela.

Mbetëm vetëm. Vetëm me tronditjen dhe revoltën që s’njihte kufi. Ndjenim se në shpirt na ishte këputur diçka që s’do të mund të ngjitej më. Kjo ndjenjë na mpiu dhe të folmen. Komunikonim nëpërmjet heshtjes. Dhimbje për vete, por ata dy të rinj aq të dashur dhe të çiltër, për shokët e familjarët e tyre, për prindërit dhe fëmijët tanë, për popullin e Shqipërinë e shumëvuajtur!

Ndërkohë na duhej të sistemoheshim disi. Me duar të thyera e shpirt të ngrirë, u vumë në lëvizje. Si përfunduam afër mesnate, provuam të hanim diçka. Por ndonëse të pangrënë prej 24 orësh, kapërdimë dot asnjë kafshatë. Edhe për të fjetur, s’e patëm më të lehtë. Ngacmimi i sistemit nervor, na kishte krijuar një gjendje ankthi, një gjendje alarmi shpirtëror.

Mendimet e zymta, që buisnin si dallgë deri në furtunë, përplaseshin në rezistencën e vetëdijes, si në një ndeshje për jetë a vdekje. Dhe ne, domosdoshmërisht, duhet ta fitonim këtë ndeshje. Sado i errët që paraqitej realiteti, jeta duhej jetuar. Duhej jetuar për dinjitetin tonë, për hir të fëmijëve e të nënës halleshumë, por, ca më tepër, për të sfiduar shkaktarët.

Nuk do t’i lejonim vetes dorëzimin. Kështu, pas natës që na rrethonte, nën rrezet e para të agimit, ndjenim se në shpirtin tonë po ndizej shkëndija e jetës. U mbështetëm te dritarja dhe thellësisht të etur, thithëm me tërë mushkëritë, atë frymë jete që natyra po na dhuronte bujarisht. Ndjemë sikur, nëpërmjet asaj fryme, depërtonte aroma e vajzave, përdëllimi i nënës, afshi i ngrohtë i vatrës dhe ju përfalëm me gjithë qenien tonë.

Gdhiu një ditë si gjithë të tjerat, po asaj dite, ne do të hidhnim hapat e parë drejt së panjohurës. Dhe ja…përshëndetja e mëngjesit me “apelin”!

Të radhitur njëri pas tjetrit, ato hije njerëzore, që reflektonin muzgun qysh në rrezet e para të agimit, prisnin t’u bëhej apeli. Apeli, numërimi si bagëtitë në stallë, për të dëshmuar prezencën, me dy rrokje të thjeshta: “Këtu, këtu, këtu, këtu…”! U shpërnda jehona makabër si mohim i dinjitetit njerëzor. “Këtu…”, tingëlloi mekanikisht edhe zëri ynë dhe ajo frymë e përzieshme e vdekjes së gjalli u shkri në të përditshmen e mjerë.

Me vulën e plagëve shpirtërore në ballë, të mundit e të rraskapitjes, me paraqitjen e vajtueshme, ajo maskë amorfe burrash e grash, të rinjsh e të moshuarish, të gjymtuar fizikisht dhe moralisht, pa të sotme, e pa një shpresë për një të ardhme më të mirë, me veglat e punës, zhelet dhe ushqimin sa për të mbajtur frymën, po zvarritej drejt ndeshjes së përditshme me jetën. Në atë radhë fatzezë u përfshimë dhe ne. Na caktuan të fillonim punën në procesin e zhveshjes së misrit, i cili në atë periudhë paraqiste më pak vështirësi.

Vështrimet e të gjithëve, shigjetonin në drejtimin tonë, si të ri ardhur. Prej disa vitesh, pati qarkulluar fjala, se: “të goditurit për faje të rënda”, do të silleshim prej Tirane, si të internuar, elementët që përfaqësonin funksione me peshë. Kjo ngjarje disi e veçantë në atë hulli rraskapitëse, u kishte nxitur fantazinë e mpirë banorëve. Supozimet rreth gabimeve ose fajeve, e po ashtu rreth funksioneve që përfaqësonin, zhvilloheshin në përmasa hiperbolike. Këndej, duke u përballur me një aspekt normal, disi të zhgënjyer, në kryqëzimin e vështrimeve të tyre spikaste, pyetja: “Këta qenë”?!

Megjithatë s’kish arsye që të tërhiqeshin prej rrjedhës së kureshtjes zbavitëse. Dhe pyetjes, nga një gojë tek tjetra, po zhvilloheshin dukshëm: “Kush janë”, “ç’lidhje ka midis tyre” “ç’gabime mund të kenë bërë”, “cili do të ketë qenë drejtor, inspektor, ndoshta dhe zëvendës ministër…”?! Shkallët hierarkike i përcaktonte secili sipas përshtypjeve të veta. Po kishte dhe disa që urrejtjen e grumbulluar kundër kastës pushtetare, shkaktare e vuajtjeve të tyre të pafund, e ndjenin se qe në të drejtën e tyre, ta shfrynin, mbi këta myteberë të porsaardhur, paçka se mund të ishim peshq më të vegjël.

Fundja, si nëpunës të lartë, padyshim që vegla të asaj kaste ishim. “Mirë t’u bëhej pra? Ta provojnë njëherë zotërinjtë si derdhet djersa për të siguruar kafshatën, se mjaft janë mykur nëpër kolltuqe dhe nëpër makina”. Një tjetër ja priste: “A thua do t’i shtrohen punës, apo do të punojnë sa për sy e faqe, se kanë rezerva ata, e kanë mjelë mirë popullin e shkretë. Do të punojnë që ç’ke me të, si çeço do të punojnë. Se mos i kanë sjellë për sjellë tebdil-hava këtu”? “Sa për rezerva – u hodh një tjetër,- deri sa i kanë sjellë të dënuar, të gjitha do t’ua ketë marrë shteti. Le që, mesa duket, janë të dënuar me punë të detyruar, le t’i bëjnë bisht po deshën. Ta shihni si rrinë, si pula të lagura. Edhe ai atje tej, që shtiret që sikur s’do t’ja dijë, dëngla i ka. Fudullëku s’pi ujë këtu. Shtruar do ta heqin vallen” – dhe ja dha të qeshurit me sarkazëm.

I papërgjegjshëm për ato që thoshte, ju kthye dikujt që i hiqte vërejtjen: “Aq më bën nëse më dëgjojnë. As janë edhe këta mbështetje e atyre që na katandisën të mallkojmë lindjen…?! Le ta paguajnë pra, atë pjesë të borxhit që u takon. Për të mëdhenjtë, këta s’janë tani veçse limonë të shtrydhur”! Dhe ky mllef i shfryrë, vlonte edhe në mendimin e shpirtin e sa të tjerëve, frymë që pasqyrohej në vështrimet e tyre që shponin si gjilpërë. Ndërsa te një palë tjetër, në të kundërtën, rrezatonte fryma e solidaritetit human, që në rrethana të veçanta, merr karakter më të thellë. Ajo shprehje përzemërsie e heshtur, që thoshte më tepër se fjala, na ndolli shpresat për mirëkuptim dhe mbështetje vëllazërore. Por krahas këtyre dy korenteve, frynë era e tërbuar e opinionit zyrtar që përfaqësohej prej përgjegjësit të sektorit, kryetarit të Këshillit, sekretarit të organizatës së Partisë, e përbërë prej katër-pesë vetash, si dhe prej disa banorëve të lirë, vegla në shërbim të tyre.

Po ç’përbërje mishëronte ky grupim që përfaqësonte autoritetin zyrtar? Në përgjithësi, elementë pa kurrfarë horizonti kulturor, a të profilit, mbartës të mentalitetit tipik të fshatarit të lidhur me pronën, pavarësisht se kjo tashmë i përkiste strukturës së sistemit socialist. Ishim të disponuar të shkelnin jo vetëm mbi ligje morale – qytetare, por edhe mbi ato shtetërore, nëse do të gjenin shteg, mjafton që t’ja arrinin qëllimit për përfitime vetjake të çdo natyre qofshin. Nisur nga këto karakteristika meskine, të zgjedhur kokë për kokë, nga instancat përkatëse në misionin e tyre të mbikëqyrjes së kontingjentit të të ndëshkuarve, për të fituar pikë, herë herë, kapërcenin edhe kompetencat e tyre të masave disiplinore. Mjerë kush vihej në shënjestër. Përveç këtyre, kishte dhe disa ish-të internuar, ose të dëbuar, që për ndonjë farë lehtësimi të masës së dënimit, qe kthyer në provokator a spiun të mirëfilltë. Për këtë si dhe për të gjithë mjedisin, na informuan menjëherë dashamirësit tanë, me të cilët patëm mirëkuptim qysh ditën e parë.

Të nesërmen me anë telegrami, i bëmë të ditur familjes ku ndodheshim. Pas dy ditësh, papritur, pamë të hynte në derë i fejuari i vajzës së madhe. Me prezencën e tij, ndjemë fillin e lidhjes me jetën normale, që na ngjante e varrosur përfundimisht. Prej tij, u informuam se Merin, motra ime e çoj te i vëllai, ku ishte edhe nëna. Njoftim i ngjarjes së rëndë, e të papritur, pati për ta, sidomos për nënën, peshën e një mandate. Krahas me të keqen tonë, paraqitej preokuponte gjendja e vajzave. Vajza e vogël, Meri, e tronditur skajshmërisht edhe të nesërmen s’qe në gjendje të shkonte në shkollë. Kokë më kokë me nënën, në gjirin e së cilës kërkonte të merrte forcë për të përballur mynxyrën, nëpërmjet lotësh, që s’kishin shterje, i drejtohej asaj: “O nënë, a ka të keqe më të madhe se kjo”?! “Kjo është barazi me vdekjen”! Dhe nëna, duke kapërcyer fuqinë që i premtonte mosha, me fjalën e mençur dhe të ngrohtë, i përgjigjej: “Ohh, sa të këqija ka jeta moj bijë. E keqja s’ka fund kurrë. Po të gjitha me kohë e me durim kalohen. Vetëm vdekja s’ka shërim, sepse me të merr fund gjithçka, kështu bijë”.

Dhe ajo, ja përpinte fjalën e mençur dhe të ngrohtë, që e ndjente si balsam për plagën e hapur. Dhe prap i kthehej: “Sa e lumtur qesh dhe sa e mirë jam, o nënë! Më thuaj, a të shpresoj nëse do të kthehen prapë midis nesh? A do t’i shikoj, a do të ua dëgjoj zërin, do t’u ndjej përkëdheljet, këshillën dhe qortimin nënës, por vetëm t’i kem pranë. Thuamë, se do të kthehen një ditë, gënjemë po munde dhe do të përpiqem të të besoj, se pa këtë shpresë dhe besim, e kam të pamundur durimin”. Nëna me butësinë që e karakterizonte, duke e lëmuar flokët si atëherë kur ishte miturishte, i pohonte: “Kush e di se ç’sjell e nesërmja. Dimë ç’kemi kaluar, po ç’do kalojmë, jo. Shpresat s’duhen humbur kurrë. Ti jetën e ke përpara. Vetëm durim. Nuk je vetëm. Do ta kalojmë së bashku”.

Pasi u konsultuam bashkërisht e pamë të arsyeshme, që Meri të kthehej në shtëpi, së bashku me nënën, qoftë për ta ndjerë veten më të pavarur, qoftë për t’i dalë përpara ndonjë ndërhyrjeje nga ana e strehimit, së cilës, nuk i shpëtuam dot. Po hap një parantezë: Pasi u nisëm ne, ekzekutuesit e urdhrit, i thanë motrës sime që shoqëronte Merin, se, çelësat e shtëpisë, do t’i merrnin ata, dhe Meri, të shkonte t’i merrte te Këshilli i Lagjes, pas dy – tri ditësh, nëse do të banonte aty. Vëllai im, kur u informua për këtë akt të paligjshëm, e çoi Merin qysh të nesërmen, për të marrë çelësat në dorëzim. Qëllimi i tyre, ishte që në pjesën e re dhe më komode të shtëpisë, të strehonin një familje. Po më e keqja ndodhi, se duke mbajtur çelësat, pa kurrfarë të drejte, njëri syresh, ose në shoqëri të ndonjërit, vunë dorë në bizhuteritë që ndodheshin në komo, që ne, të tronditur nga gjëma e papritur, nuk na ra ndërmend t’i merrnin me vete, ose t’ja dorëzonim motrës që ishte aty. Shkuan edhe ato, sikurse sa e sa të tjera, gjatë peripecive tona.

Kur u kthye Meri në shtëpi, ku secili posa vë këmbën në pragun e saj, ndjen frymën e internimit, ku buzëqeshja e nënës i çel në shpirt pranverën, ku prania e babait, ndjell sigurinë e mbështetjes, ku dashuria e motrës a vëllait, rrit besimin e ushqen optimizmin gjatë jetës, ku në çdo skaj të saj, gjen gjurmë kujtimesh të gëzuara, apo të hidhura qofshin, ku edhe orenditë më të thjeshta, ndjellin intimitet e frymë jete, ajo kur vuri këmbën në pragun e saj, ndjeu vetëm zbrazëtirë. Më kot u përpoq, të mbyste ngashërimin.

Çdo gjë përreth, gjithë atmosfera i fliste për humbjen. Ajo zbrazëtirë e hapur, po e shtypte, po i depërtonte, deri në thellësinë e shpirtit, e kthente në një somnambul dhe murmuriste: “Kush m’i rrëmbeu të gjitha? Kush më transformoi gjithçka në shkretëtirë, në mjegull, sikur të ketë kaluar vdekja? Vdekja? – po po, vdekja për së gjalli. Ajo vdekje, që përtej hidhërimit të humbjes, mbjell në shpirt urrejtjen, revoltën, të sfilit me pyetjen pa përgjigje: “Përse”? Pasi u liruam nga internimi dhe u kthyem në Tiranë, Xhemali ja nisi: Korrigjime, hulumtime, skicime, për dy drama, me temë shoqërore dhe përpunimi i një tjetre. Radhazi nuk ju ndaj studimit dhe leximit, sidomos lidhur me dramaturgjinë. Pas këmbënguljes time, u mor edhe me përmbledhje kujtimesh, (punë që mbeti e papërfunduar për arsye të goditjes së rëndë, kancer).

U përpoq të mos i shtrohej shtratit, por kur e kuptoi se deri aty ishte kufiri i jetës së tij, sytë-mbushur si rrallë herë, duke rrahur gjoksin, u shpreh: “Nuk më tremb vdekja. Veçse ndjej një kallo në shpirt, një brengë, që as varri nuk do të ma tretë. Dhe kjo jo vetëm për vuajtjet e zhgënjimin tim e tuajin, po për gjithë shokët e miqtë, të gjithë të persekutuarit, për vendin e popullin, para të cilëve ne ish-komunistët, që kemi vënë një gur në themelet e këtij sistemi të kobshëm, duhet të kërkojmë falje.

Meqë, kontribuuam për të sjellë këtë kolerë, s’na mbetet veçse, një bidon vajguri në dorë, të drejtohemi në qendër të qytetit, e duke i kërkuar falje popullit, t’i vëmë shkrepësen vetes. Një ndër amanetet e tij, qe: “Për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar, është i domosdoshëm ndëshkimi ndaj kastës gjenocidiste dhe falja ndaj të përndjekurve”. Memorie.al

blank

Zbulohet dokumenti i Sigurimit, gusht 1990: Ju dërgojmë listën me 380 veta nga emigracioni reaksionar në SHBA, morën pjesë në demonstratat e nxitura nga UDB-ja jugosllave!

Nga Beqir Sina – New York

Në një bisedë të zhvilluar me zotin Kastriot Dervishi, i cili njëkohësisht ka mbajtur postin e Drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Brendshme, ai tregon për herë të parë se si janë përpiluar listat e atyre që janë klasifikuar si: “380 shqiptarët me banim në SHBA-ës që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” dhe nuk u lejohej hyrja në ish RPSSH-së. Ky material që po botohet për herë të parë, prej rënies së diktaturës komuniste, shpërbërjen e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, ka ekskluzivitetin vetëm të këtij autori.

Zoti Dervishi, dekadën e fundit Ju jeni shquar në shtypin shqiptar për një serë materiale të pasura dhe shumë interesante, të botuara edhe në një libër tuajin, por edhe në Dossierin e mbajtur nga ju në gazetën ‘55’. Do të ishte me interes mbasi ju keni kaluar shumë materiale të këtilla nëpër duar: Çfarë ju ka tërhequr më shumë në këto materiale dhe si do t’i klasifikoje ti ato?

Në mesin e shumë materialeve do të veçoja edhe këtë materialin më i fundit, i cili është publikuar në Dosier – gazeta 55, “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – “Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta”, një dossier dhe tani në gazetën tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

A ka ndonjë dokument ku tregohet se si sigurohej materiali i survejuar nga elementët e dërguar prej Sigurimit të Shtetit apo Misioni i tyre në Nju Jork?
Për vitet e regjimit komunist, informacioni sigurohej duke pasur si qendër mbledhje të dhënash misionin shqiptar në Nju–Jork. Këtu ishte rezidentura që varej nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit. Kjo e fundit ishte drejtori në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa organikisht varej nga Ministria e Punëve të Brendshme. Një kategori oficerësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kamufloheshin me funksione diplomatike për të kryer misionin e tyre agjenturor. Oficeri i Sigurimit në Nju–Jork, kishte ngritur rrjetin e tij sekret.

Informacioni sigurohej nga “burimet e hapura” (revista, gazeta, që botoheshin në SHBA-ës) dhe “burimet e mbyllura” (me agjenturë). Qëllim i vetëm ishte vetëm diaspora shqiptare, pasi në asnjë nivel tjetër Sigurimi Shtetit nuk ka depërtuar me agjenturë. Ky informacion është siguruar më së shumti nga burimet e hapura, pra nga ato që shihte oficeri i ngarkuar në një aktivitet shqiptarësh. Sigurimi nuk ka pasur ndonjë shifër të lartë agjentësh sikurse mund të imagjinohet. P.sh. vetëm për vitin 1959, në SHBA-së, Sigurimi kishte në lidhje vetëm 4 agjentë.

 

Informacioni i ardhur nga SHBA që nuk ka qenë më shumë se fakti i identifikimit përgjithësisht të elementit që nuk e donte regjimin komunist, përcillej në Tiranë për Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Informacioni ndahej pastaj në Degët e Punëve të Brendshme të rretheve të cilat kishin hapur fashikujt e të arratisurve, dokumente ku shënoheshin edhe lidhjet familjare të të arratisurve.

Ka në listën “380 shqiptarët me banim në SHBA-ës që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” që mbas rënies së regjimit komunist, figurojnë ndër personat që kanë hyrë e kanë dalë si në Shqipëri dhe në ish Jugosllavin e atëhershme?

Kjo shpjegohet me dy arsye: së pari me pasaktësinë e të dhënës dhe përpunimin e saj, një defekt kryesor ky i Sigurimit në shumë vite dhe së dyti në prishjen e marrëdhënieve midis personit dikur vizitor dhe shtetit komunist.

Zoti Dervishi, ka disa emra në këtë listë që ishin shqiptarë me banim në SHBA-ës dhe që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit, por që këtu në SHBA-ës, njihen se “hynin e dilnin” në zyrat e Misionit të përhershëm pranë OKB-së në New York, ose kishin lidhje të forta me diplomatët e asaj kohe, pra njerëz të dyshimtë. Si e shpjegoni ju këtë fakt në bazë të këtyre materialeve?

Është e njëjta logjikë që funksionon edhe për rastin e mësipërm. Përveç kësaj duhet të kemi parasysh edhe efektin “dopiorol”, aq i përdorshëm në teknikat agjenturore e ku natyrisht i humburi ka qenë gjithnjë Sigurimi Shtetit.

Ka dyshime se nëpërmjet një marrëveshje në mes autoriteteve të ish-Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës, prej kohë së miqësisë së tyre (1944 -1948) shkëmbeheshin vazhdimisht informacione për individ të veçantë, të cilët ishin të shpallur të pa dëshirueshëm si në ish-Jugosllavi po ashtu edhe në Tiranë. Madje, një pjesë e mirë e tyre janë në listën e 380 shqiptarëve me banim në SHBA-ës që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit A ka ndonjë provë faktike se si siguroheshin këto informacione për veprimtarinë e tyre në SHBA-ës dhe si mendoni ju se bëhej kombinimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të ish-Jugosllavisë, UDB-së dhe MPB-së e Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë për, dokumentacionin, fotografitë e tyre dhe të dhënat e identitetit?

Në vitet 1944 – 1948, nuk është se kishte marrëveshje, Sigurimi Shtetit ishte nën urdhrat e UDB-së, sikurse i gjithë shteti. Madje rezidentura e parë e Sigurimit në SHBA-ës, e ngritur nga Nesti Kopali, është hapur në legatën jugosllave në New York në të pestën Avenue.

A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale?

Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar.

Tre katër vitet e fundit para vitit 1990, kur ndodhën edhe ato ndryshimet e mëdha, dukej një farë liberalizimi – a ndodhi kjo edhe në sektorin e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme?

Megjithëse, kishin ardhur ngjarjet e vitit 1990, regjimi komunist nuk kishte asnjë lloj ndryshimi në trajtimin e emigracionit politik shqiptar të emigruar prej vitesh jashtë vendit. Nuk mjaftonte fakti se një drejtori e posaçme mbahej vetëm për të sjellë informacion (edhe ky sakat) për diasporën shqiptare, por edhe në prag të ndryshimeve, ai vazhdonte të shihej me sy armiqësor, duke mos i lejuar të vijnë në Shqipëri, jo vetëm ato, por edhe lidhjet e tyre që kishin mbetur në Shqipëri.

Më 9 korrik 1990, Sektori i Vizave i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u dërgonte Degëve të Punëve të Brendshme në rreth, (anës së Sigurimit), një informacion të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB, në të cilën jepet udhëzimi që personat e listë-shënuar, të mos kishin mundësi të vinin në Shqipëri, pasi ishte “reaksionarë”

 

Dega e Vizave kërkonte që lista e dërguar nga Drejtoria e Tretë të studiohej dhe të mos lejohej asnjë shtetas shqiptar të shkonte për të vizituar shtetasit që bënin pjesë në këtë listë. Gjithashtu ishte njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme që personave në fjalë, të mos u jepej vizë hyrjeje në Shqipëri.

Kur u “përpunua” për herë të fundit lista?

Lista është “përpunuar” në Drejtorinë e Parë, me disa ditë vonesë, për shkak të ngjarjeve të 2 korrikut 1990. Më 26 gusht 1990, ajo është plotësuar me shënime nga drejtuesit e MPB-së dhe është dërguar në rrethe.

Në fund dokumenti shkruan: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë – Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria e Tretë –Tiranë 22.6.1990. Informacion drejtuar Drejtorisë së Parë

Ku theksohej se: “Gjatë muajve të fundit, emigracioni reaksionar shqiptar me banim në SHBA, ka organizuar një sërë demonstratash kundër vendit tonë, të nxitur e manipuluar nga Zbulimi Jugosllav e të tjerë. Bashkëlidhur po ju dorëzojmë listën e personave pjesëmarrës në këto demonstrata e, aktivitete kundër nesh”:

1-Alo Luarasi nga Korça, banues në Nju – Jork.

2-Azgan Arifi nga Tropoja, banues në Bronks.

3-Abdulla Lamaj nga Tropoja, banues në Bronks.

4-Anton Syku nga Lezha, banues në Bronks.

5-Novruz Sadiku nga Smokthina, banues në Nju – Xherrsi.

6-Nail Xhafa nga Durrësi me banim në Worçester.

7-Namik Xhafa nga Smokthina, banues në Nju – Xhersi

8-Marash Mërnaçaj me të shoqen e fëmijët, nga Shkodra, banues në Bronks.

9-Pjetër Mërnaçaj me të shoqen, nga Shkodra, banues në Bronks.

10-Paulin Mërnaçaj nga Shkodra, banues në Bronks.

11-Nikoll Mërnaçaj nga Shkodra, banues në Bronks.

12-Sefer Luarasi nga Korça me banim në Nju – Jork.

13-Gjon Buçaj nga Puka me banim në Nju – Jork.

14-Gjergj Vata (Ndoja) nga Shkodra me banim në Nju – Jork.

15-Gjek Gjonlekaj nga Malësia e Madhe, me banim në Nju – Jork.

16-Xhaferr Elezi

17-Gjon Arapi

18-Qemal Lepenica

19.Fran Gjergj Vocrri (Shala)

20-Rrok Nilaj nga Shkodra, me banim në Bronkse

21-Njac Kol Ndreka, nga Shkodra me banim në Nju – Jork

22-Fadil Koçi nga Peshkopia me banim në Kuines

23-Prel Ademi me gruan, nga Tropoja, me banim në Nju – Jork

24-Zef Mirakaj nga Mirdita me banim në Nju Xhersi

25-Zef Balaj nga Shkodra, me banim në Nju – Jork

26-Vesel Osmaj, nga Malësia banues në Nju – Jork

27-Pashko Camaj

28-Luc Gjonlekaj

29-Mark Llesh Markedoda nga Mirdita, me banim në Nju – Jork

30-Muzli Çela Mulosmani, Tropojë, me banim në Nju – Jork

31-Zef P-Deda, nga Shkodra, me banim në Nju – Jork

32-Gjon Kol Lleshi (Rukaj) nga Shkodra me banim në Nju – Jork

33-Rasim, Besim e Hashim Sina, nga Dibra, me banim në Nju – Jork

34-Beg Ali Grimci, nga Shkodra me banim në Nju – Jork

35-Idriz Lamaj, nga Tropoja, me banim në Nju – Jork

36-Idriz Hyseni

37-Mazllum Kodra, nga Korça me banim në Nju – Jork

38-Gjeto Nikaj nga Shkodra me banim në Nju – Jork

39-Vincene Pukri nga Shkodra me banim në Nju – Jork

40-Francesk Dajçi nga Shkodra me banim në Nju – Jork

41-Luigj Kelmendi (Vukaj)

42-Gjelosh Narkaj

43-Pjetër Shala

44-Gjergj Shala

45-Nikoll Nikaj

46-Lekë Nikaj

47-Pjetër Nik Gjergji

48-Luan Nik Gjergji

49-Petrit Hyseni nga Struga, me banim në Nju – Jork

50-Luan Hyseni

51-Merita Hyseni, nga Struga, me banim në Nju – Jork

52-Afrim Hyseni

53-Curr Gjoni, me banim në Nju – Jork

54-Lush Ndue Cullaj, me banim në Nju – Jork

55-Tom Lekaj, me banim në Nju – Jork

56-Zef Shala, nga Shkodra me banim në Nju – Jork

57-Kol Shala

58-Isuf Çela nga Tropoja me banim në Nju – Jork

59-Besnik Metaliaj

60-Bujar Metaliaj

61-Shkëlzen Metaliaj

62-Ismet Hoxha

63-Musa Hoxha

64-Muzli Hoxha

65-Abedin Nezaj

66-Naim Nezaj

67-Bege Nezaj

68-Afrim Kurti

69-Nderim Kupi, nga Kruja me banim në Nju – Jork

70-Jakup dhe Xhaferri Elezi nga Tropoja me banim në Nju – Jork

71-Pashko Grisha nga Shkodra me banim në Nju – Jork

72-Gjergj Grisha

73-Pjetër Vukli

74-Albert Morina, kosovar me banim në Nju Xhersi

75-Gjovalin Vocaj nga Shkodra me banim në Waterburry

76-Simon Preci nga Shkodra me banim në Stanford

77-Gjon Shtufa

78-Gjok Kelmendi (Selca) nga Ulqini me banim në Detroit

79-Hysni Lita nga Kukësi me banim në Nju – Jork

80-Dali Lita

81-Elez Lita

82-Mysafer Arifi nga Shkodra me banim në Nju – Jork

83-Vehbi Arifi

84-Hazir Zoga nga Tropoja me banim në Nju – Jork

85-Hyre Zogaj

86-Mustafa Sylaj

87-Hysen dhe Abedin Mulosmani

88-Isa Nuredini i arratisur i ri nga Tropoja me banim në Nju – Jork

89-Llesh Nikolla nga Shkodra me banim në Nju – Jork

90-Gjergj Nikolla

91-Gjergj Lleshi

92-Pandeli Andoni nga Tirana i arratisur i ri me banim në Nju – Jork

93-Gani Hasani nga Shkodra me banim në Nju – Jork

94-Fejzi Hasani

95-Bashkim Hasani

96-Fatmir Rama nga Tirana me banim në Nju – Jork

97-Ndriçim Shpuza

98-Ilir Sheqi

99-Bashkim Kulla

100-Sokol Dushaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork

101-Dalip Kërluku nga Tirana me banim në Nju – Jork

102-Ymer Hoxha (Gashi) nga Tropoja me banim në Nju – Jork

103-Luan Isufi nga Shkodra me banim në Nju – Jork

104-Kujtim Kallajxhiu me gruan greke nga Tirana me banim në Nju – Jork

105-Xhemal Laçi nga Puka me banim në Nju – Jork

106-Franc Grisha nga Shkodra me banim në Detroit

107-Rrok Pepaj

108-Gjergj Vata nga Shala me banim në Nju – Jork

109-Lazer Vata nga Shala me banim në Nju – Jork

110-Ymer Kavaja, nga Kavaja me banim në Nju – Jork

111-Gjylistane Camaj me banim në Nju – Jork

112-Fetah Koçi nga Dibra me banim në Nju – Jork

113-Ndrec Gjergji nga Kurbini me banim në Nju – Jork

114-Lek Gjergji

115-Ramiz Dani nga Kruja me banim në Nju Jork

116-Kanto Nikoll Lulaj nga Shkodra me banim në Detroit

117-Myfit Kullolli nga Shkodra, Trenton, Nju Xhersi

118-Lulzim Murati nga Tirana me banim në Nju Xhersi

119-Xhaferr Ymeri me gruan nga Vlora me banim në Nju Xhersi

120-Sahamir Jarani nga Tirana me banim në Nju – Jork

121-Enver Toska

122-Petrit Uruçi nga Tirana me banim në Nju – Jork

123-Vehbi Qorri

124-Sulejman Tabaku

125-Sami Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju – Jork

126-Mark Mërcanaj me dy djemtë nga Shkodra me banim në Nju – Jork

127-Skënder Xhidija nga Tropoja me banim në Nju – Jork

128-Tea Hoxha nga Tropoja me banim në Nju – Jork

129-Tomorr Sina nga Dibra me banim në Nju – Jork

130-Mustafa dhe Sejdi Bytyçi nga Tropoja me banim në Nju – Jork

131-Sabit Bytyçi me banim në Nju Xhersi

132-Shaqir Stërmasi nga Tirana me banim në Nju – Jork

133-Hamit Nelaj nga Kukësi me banim në Nju – Jork

134-Mark Martini nga Shkodra me banim në Nju – Jork

135-Marash Dushaj nga Malësia me banim në Detroit

136-Xhaferr Bajraktari (Elezi) nga Kukësi me banim në Detroit

137-Gani Elezi (Bajraktari)

138-Nikoll Isufaj nga Shkodra me banim në Detroit

139-Dy vëllezërit Binakaj nga Kukësi me banim në Detroit

140-Gjovalin Gegaj nga Shkodra me banim në Detroit

141-Vesel Deda nga Shkodra me banim në Detroit

142-Petrit Butka nga Korça me banim në Detroit

143-Mentor Rama nga Dibra me banim në Detroit

144-Ndoc Lumaj nga Shkodra me banim në Detroit

145-Prel Gjonal Selca nga Shkodra me banim në Detroit

146-Reshat Çaushi nga Gjirokastra me banim në Detroit

147-Sokol Ramo nga Vlora me banim në Detroit

148-Nikoll Jaku nga Shkodra me banim në Detroit

149-Kolec Pikolini nga Shkodra me banim në Clearwater, Florida

150-Mark Vuçinaj nga Shkodra me banim në Detroit

151-Kol Gjergj Mëhilli nga Shkodra me banim në Arizona

152-Maliq Kapllani nga Korça me banim në Detroit

153-Zef Gjergji Vushaj me dy djemtë nga Shkodra me banim në Detroit

154-Ibrahim Korça nga Korça në Detroit

155-Safet Malushi nga Korça në Detroit

156-Pretash Curranaj nga Malësia me banim në Nju Jork

157-Gjok Curranaj nga Malësia me banim në Nju Jork

158-Mark Ndue Vuksanaj nga Shkodra me banim në Nju Jork

159-Fran Marku Junçaj me banim në Detroit

160-Martin Camaj

161-Kol Vuçetaj nga Vuthaj me banim në Winedor, Kanada

162-Ded Lumaj nga Shkodra me banim në Detroit

163-Rrok Kelmendi nga Ulqini në Detroit

164-Tonin Gjini nga Shkodra në Detroit

165-Nikoll Hysa

166-Vedat Myftiu nga Peqini me banim në Detroit

167-Manjo Lameni nga Korça me banim në Detroit

168-Gjergj Noshi me banim në Detroit

169-Gjon Kalaj nga Malësia me banim në Detroit

170-Nik Zadrima nga Shkodra, me banim në Detroit

171-Tajar Shaska nga Korça me banim në Detroit

172-Vesel Ujkaj nga Malësia me banim në Detroit

173-Martin Ivezaj nga Malësia me banim në Detroit

174-Nikoll Qafa nga Puka me banim në Detroit

175-Simon Qafa nga Puka me banim në Detroit

176-Njazi Bardha nga Korça me banim në Detroit

177-Loro Stajka nga Shkodra me banim në Detroit

178-Ndoc Vuçinaj nga Shkodra me banim në Detroit

179-Tajar Hazbiu nga Vlora me banim në Detroit

180-Qazim Beci me familje nga Kukësi me banim në Detroit

181-Aziz Sulejmani nga Vlora me banim në Detroit

182-Dedë Martini nga Shkodra me banim në Detroit

183-Prelë Kelmendi nga Ulqini me banim në Detroit

184-Pashko Gjelaj nga Shkodra me banim në Detroit

185-Ymer Jaqi nga Korça me banim në Waterburry

186-Idajet Bushka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

187-Myfit Bushka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

188-Gani Pasha nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

189-Pertef Bylykbashi nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

190-Adbyl Zenuni nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

191-Ismiha Zenuni me dy djemtë nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

192-Ali Demirali nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

193-Bujar Demirali nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

194-Fari Barolli nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

195-Skënder Limka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

196-Arjan Limka nga Tirana me banim W-Burry të Connecticut

197-Arif Fazo nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

198-Banush Haxhiu me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

199-Sami Kulla me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

200-Ibrahim Kulla nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

201-Skënder Shehu nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

202-Shukri Muça nga Dibra me banim W-Burry të Connecticut

203-Njazi Mullai nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

204-Halit Mullai me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

205-Xhevdet Çavri nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

206-Xhevat Liçolli nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

207-Rami Çollaku nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

208-Qazim Çollaku nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

209-Zenel Fazo me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

210-Skënder Miha nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

211-Xheladin Leka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut

212-Ali Jella nga Tirana me banim në Nju-Jork

213-Neim Reselica nga Kukësi me banim në Nju-Jork

214-Artur Llanaj nga Tirana me banim në Nju Xhersi

215-Fatmir Muça nga Tirana me banim në Nju Xhersi

216-Abdulla Kaloshi nga Dibra me banim në Nju Jork

217-Gruaja dhe djali i Nderim Kupit me banim në Nju Jork

218-Serxho Gjeçi shoferi i Minella Andonit me banim në Detroit

219-Sejdi Premtja nga Vlora me banim në Nju-Jork

220-Shyqyri Xhera nga Pogradeci me banim në Nju-Jork

221-Seit Kryeziu nga Kosova me banim në Nju-Jork

222-Ymer Zharka nga Tropoja me banim në Nju-Jork

223-Zeqir Oboku nga Dibra me banim në Nju-Jork

224-Mehdi Mati nga Mati me banim në Nju-Jork

225-Haxhi Mimani (Shpata) nga Dibra me banim në Nju-Jork

226-Guri Durollari nga Pogradeci me grua e fëmijë me banim në Nju-Xhersi

227-Rustem Margjekaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork

228-Hysen Biberaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork

229-Sokol Sulejman Aga nga Tropoja me banim në Nju-Jork

230-Nikoll Markagjoni nga Mirdita me banim në Nju-Jork

231-Fran Palushi (Kola) nga Puka me banim në Nju-Jork

232-Pjetër Balaj nga Puka me banim në Nju-Jork

233-Ndue Ademi nga Tropoja me banim në Nju-Jork

234-Pjetër Smajli nga Tropoja me banim në Nju-Jork

235-Rexhep Krasniqi nga Kosova me banim në Nju-Jork

236-Qazim Emro nga Korça me banim në Nju-Jork

237-Nihat Rakolli nga Shkodra me banim në Nju-Jork

238-Ramazan Turdiu nga Tirana me banim në Nju-Jork

239-Kadri Gashi nga Kukësi me banim në Nju-Jork

240-Namik Xhuda nga Pogradeci me banim në Nju-Xhersi

241-Bexhet Gjetollari nga Pogradeci me banim në Nju-Xhersi

242-Halit Musolmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork

243-Hamit Laniku nga Korça me banim në Çikago

244-Isuf Azemi nga Struga me banim në Çikago

245-Vëllezërit Muça nga Vlora me banim në Çikago

246-Skënder Shuaipi me djalin e dhëndrin nga Struga me banim në Çikago

247-Ejup Xhezo nga Çamëria me banim në Çikago

248-Fejzi Sulejmani nga Tepelena me banim në Çikago

249-Ramo Idrizi nga Korça me banim në Çikago

250-Vëllezërit Betovija nga Kukësi me banim në Çikago

251-Agim Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork

252-Skënder Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork

253-Gruaja e Rasim Sinës nga Dibra me banim në Nju-Jork

254-Fuat Myftia me vajzën nga Shkodra me banim në Nju-Jork

255-Gjon Camaj me banim në Nju-Jork

256-Djali i Fran Kol Palushajt nga Puka me banim në Nju-Jork

257-Djali i madh i Mark Kolës nga Puka me banim në Nju-Jork

258-Djali i madh i Mark Zogut nga Mati me banim në Nju-Jork

259-Rexho Çekiç nga Vuthaj me banim në Nju-Jork

260-Bajram Muzia nga Tropoja me banim në Nju-Jork

261-Zef Kadri Ceca me banim në Nju-Jork

262-Pjetër Ceca nga Tropoja me banim në Nju-Jork

263-Mehali Mati nga Mati me banim në Nju-Jork

264-Abdulla Hoxha nga Tropoja me banim në Nju-Jork

265-Elez Aliaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork

266-Mehmet Azgan Arifi nga Tropoja me banim në Nju-Jork

267-Sulejman Arifi nga Tropoja me banim në Nju-Jork

268-Ibrahim Uka nga Tropoja me banim në Nju-Jork

269-Ymer Halili nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi

270-Zenun Nezaj me gruan nga Tropoja me banim në Nju-Jork

271-Halit Nezaj me gruan me banim në Nju-Jork

272-Selman Elez Nezaj me banim në Nju-Jork

273-Fadil Nezaj me banim në Nju-Jork

274-Rexhep Isuf Nezaj me banim në Nju-Jork

275-Tahir Rexhep Nezaj me banim në Nju-Jork

276-Hyre Nezaj, e shoqja e Adebin Nezës nga Tropoja me banim në Nju-Jork

277-Sheriff Nezaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork

278-Dy djemtë e Ramë Çelës dhe Adem Çelës

279-Ahmet Rexhepi nga Tropoja me banim në Nju-Jork

280-Sejdi Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi

281-Ali Hyseni nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi

282-Agim Alihyseni nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi

283-Ramiz Ali Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

284-Sllobodanka Pjetri nga Mali i Zi me banim në Nju – Xhersi

285-Rakip Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

286-Isa Halilaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork

287-Isuf Hamza nga Tropoja me banim në Nju – Jork

288-Zeqir Halili nga Tropoja me banim në Nju – Jork

289-Ali Gashi nga Kukësi me banim në Nju – Jork

290-Esat Ali Gashi nga Kukësi me banim në Nju – Jork

291-Nezir Meta nga Kukësi me banim në Nju – Jork

292-Mal Mehmeti nga Tropoja me banim në Nju – Jork

293-Ibrahim Margjeka nga Tropoja me banim në Nju – Jork

294-Kadri Hamza nga Tropoja me banim në Nju – Jork

295-Rustem Bajrami nga Tropoja me banim në Nju – Jork

296-Hamza Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

297-Skënder Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

298-Muharrem N-Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

299-Beqir H-Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

300-Ali Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi

301-Bajram Ukperaj nga Kukësi me banim në Nju – Jork

302-Halil Nezaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork

303-Mirzak Turdiu nga Tirana me banim në Nju – Jork

304-Nexhip Dauti nga Vlora me banim në Nju – Xhersi

305-Perlat Nolja nga Vlora me banim në Nju – Xhersi

306-Rexho Kapaj nga Vlora me banim në Nju – Xhersi

307-Kimet Kojtari nga Pogradeci me banim në Nju – Xhersi

308-Adem Mollani nga Pogradeci me banim në Nju – Xhersi

309-Gjok Koleci nga Shkodra me banim në Nju – Jork

310-Nikoll Maçi nga Shkodra me banim në Nju – Jork

311-Gjok Zef Nikçi nga Vuthaj me banim në Nju – Jork

312-Nik Vesel Camaj nga Malësia me banim në Nju – Jork

313-Bajram Arifi nga Tropoja me banim në Nju – Jork

314-Asllan Muja nga Kukësi me banim në Nju – Jork

315-Alfred Përgjini nga Tirana me banim në Nju – Jork

316-Fred Bibla nga Tirana me banim në Nju – Jork

317-Shëndet Ferra nga Tirana në Waterburry Ct

318-Petrit Kupi nga Kruja në Nju Jork

319-Valentin Zef Balaj nga Shkodra në Nju Jork

320-Bektash Sakipi nga Struga në Nju Jork

321-Mustafa Henci kosovar në Nju Xhersi

322-Kadri Bajram Gashi nga Kukësi në Nju Jork

323-Gjon Baftia nga Shkodra në Nju Jork

324-Muse Xherko nga Tropoja në Nju-Jork

325-Zylfie Zherka nga Tropoja në Nju-Jork

326-Flamur Ukperaj nga Kukësi në Nju-Jork

327-Luan Gashi nga Kukësi në Nju-Xhersi

328-Agron Gjokaj nga Kukësi në Nju-Jork

329-Hamdi Uruçi nga Shkodra në Nju-Jork

330-Eduard Liço nga Korça në Nju-Jork

331-Agim Karagjozi nga Gjirokastra në Nju-Jork

332-Reis Agai nga Vlora në Nju-Jork

333-Skënder Meka nga Korça në Nju-Xhersi

334-Abdyl Henci kosovar në Nju-Xhersi

335-Hysen Dyshku nga Elbasani në Nju-Jork

336-Koço Rizo nga Saranda në Nju Jork

337-Nasho Shteto nga Saranda në Nju Jork

338-Hiqmet Muça nga Korça në Stamford të Connecticut

339-Jahja Manelli nga Korça në Nju-Xhersi

340-Rifat dhe Jonuz Ndreu nga Dibra në Nju-Xhersi

341-Tili Shehu nga Tirana në Nju-Jork

342-Roland Shehu nga Tirana në Nju-Jork

343-Marko Pashko Tinaj nga Shkodra në Nju-Jork

344-Emin Methasani nga Rrogozhina në Detroit

345-Kasem Mekshi nga Kukësi në Nju-Jork

346-Vuksen Vuksani nga Malësia në Nju-Jork

347-Idriz Fetahu nga Shkodra në Nju-Jork

348-Kujtim Kosovari nga Kosova në Nju Xhersi

349-Agim Gjoka nga Kukësi në Nju-Jork, i arr i ri

350-Milto Kola nga Lushnja në Boston

351-Anton Malaj nga Shkodra në Boston

352-Ardian Hamulli nga Tirana në Nju Jork

353-Skënder Papdeja nga Kukësi në Nju Jork

354-Rinak Papdeja nga Kukësi në Nju Jork

355-Gëzim Muka nga Tepelena në Waterburry

356-Harillaq Rizo nga Saranda në Nju-Jork

357-Ligor Tata nga Tirana në Nju-Jork

358-Nikolin Pleqi nga Elbasani në Nju-Jork

359-Petro Papa nga Elbasani në Nju-Jork

360-Xhelal Sukniqi nga Shkodra në Boston

361-Astrit Çela nga Tirana në Boston

362-Martin Cara nga Shkodra në Detroit

363-Xhemail Shala nga Shkodra në Nju-Jork

364-Rrok Merkolaj nga Shkodra në Nju-Jork

365-Ndoc Vuçinaj nga Shkodra në Detroit

366-Zef Nikaçi nga Vuthaj në Nju-Jork

367-Skënder Neziri nga Dibra në Nju-Jork

368-Ndue Markagjoni nga Mirdita në Nju-Jork

369-Haki Ndreu nga Dibra në Hartford

370-Haki Terpeza kosovar në Stamford

371-Martin Fran Lulgjuraj nga Malësia në Detroit

372-Nok Lulgjuraj nga Malësia në Detroit

373-Alfons Pelinxhi nga Korça në Nju-Xhersi bashkë me të vëllanë

374-Mark Koliqi nga Shkreli në Nju-Jork

375-Nik Kol Cani nga Shkodra në Nju-Jork

376-Gjeto Rukaj nga Malësia në Nju-Jork

377-Maria Rukaj nga Malësia në Nju-Jork

378-Lekë Kol Rukaj nga Shkodra në Nju-Jork

379-Gjok Ded Zef Nikçi nga Vuthajt në Nju-Jork

380-J-Lulgjuraj nga Malësia në Nju-Jork

Drejtori i Drejtorisë së Tretë

Sefer Ramaj

(Saktësia e të dhënave merret me dyshime. Duket që aty mungojnë emra të nacionalistëve që kurrsesi nuk mund t’u lejohej hyrja në Shqipëri, por ndërkohë që mungojnë emrat e disa prej tyre, janë emrat e disa të tjerëve, që e kishin “grurë” me regjimin. Gjithsesi intervista e sqaron, saktësia ishte në dorë të atyre që raportonin. Intervista është marrë për gazetën ‘Bota Sot’). /Memorie.al

blank

1798- “Gëzohem për arritjet e mikut tim Bonapart…” – Letra e pashait dhe vezirit të Shqipërisë për Portën e Lartë drejtuar konsullit të përgjithshëm të Republikës franceze në Raguzë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Shtator 2022

 

La Chronique universelle” ka botuar, me 3 tetor 1798, në ballinë, një letër të veçantë të pashait dhe vezirit të Shqipërisë për Portën e Lartë drejtuar asokohe konsullit të përgjithshëm të Republikës franceze në Raguzë për ta përgëzuar mbi fitoret ushtarake të Napoleon Bonapartit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkodër, 27 Mesidor (15 korrik 1798).

 

Ne Ibrahim Benghelli, pasha dhe vezir i Shqipërisë për Portën e Lartë,

 

Qytetarit Bruire, konsullit të përgjithshëm, të ngarkuarit me punë të Republikës franceze pranë asaj të Raguzës.

 

Qytetar, nuk mund t’ju shpreh gëzimin që më shkaktuan lajmet e reja që më përçuat. Unë e konsideroj këtë mirënjohje nga ana juaj si një dëshmi të shkëlqyer të miqësisë dhe besnikërisë së kombit madhështor ndaj nesh, miqve dhe aleatëve të tij.

 

Marrja e Maltës; duke formuar një epokë në shkëlqimin e Francës, do të gdhendë me karaktere të pashlyeshme në zemrat e myslimanëve të vërtetë ndjenjat më të gjalla të mirënjohjes. E përgëzoj veten për faktin se dirigjenti i shquar i një sipërmarrjeje kaq të vështirë është i njëjti hero italian Bonapart, me miqësinë e të cilit krenohem edhe më shumë, pasi fitoret e tij e kanë bërë atë mahnitësin e shekullit të tij.

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dëshiroj momentin e lumtur për të treguar se deri ku shtrihet miqësia ime për kombin e madh; Unë gjithmonë do të nxitoj të jem i dobishëm për të, duke i dhënë ndihmë dhe asistencë francezëve, të cilët, në çdo rast, do të vinin të zbarkonin në brigjet e juridiksionit tim, ose do të vinin këtu për çfarëdo arsye.

 

Shpresoj se do të më jepni me dashamirësi informacione mbi operacionet e ushtrive franceze: do të jetë gjithmonë shumë e këndshme për mua të marr këto mendime dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mikun tim Bonapart.

 

Nënshkruar : Ibrahim Benghelli.

 

blank

Dëshmia rrëqethëse e Agime Pipës: Ç’dhimbje do ta ketë therë shpirtin e nënës sime, kur rrugës, policët që po më çonin nga një burg në tjetrin, e shtynë, që mos i afrohej së bijës

Nga Fatbardha Mulleti Saraçi

Agime Pipa Aranitasi lindi në vitin 1924 në qytetin e Shkodrës, por origjina e prindërve të saj është nga Libohova e Gjirokastrës, prej ku familja e tyre ishte shpërngulur prej kohësh për në qytetin verior. Dy prindërit e Agimes, babai Seit Pipa, farmacist dhe Fatimja, shtëpiake, rritën dhe edukuan shtatë fëmijë, gjashtë vajza dhe një djalë. Dy motrat e mëdha mbaruan Institutin “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, ndërsa të voglat, Fiqireti, Gjyli, Sinja dhe vëllai, Luani, ndoqën gjimnazin e shtetit në Shkodër. Agimja, e treta ndër vajza, mbaroi shkollën fillore si dhe katër klasë në shkollën e mesme “Donika Kastrioti” të qytetit të Shkodrës. Katër vitet e gjimnazit i ndoqi në Institutin Femëror të Tiranës, i quajtur atëherë Instituti “Nëna e Skënderbeut” në degën e liceut klasik. Ajo ishte me rezultate shumë të mira, aspironte të ndiqte universitetin por aspirata për shkollën e lartë nuk u realizua, sepse e ndoqi një tjetër fat…!

Ajo do të hynte pak më vonë në një shkollë tjetër, të errët, të thellë, të përgjakshme…! Agimja s’ishte implikuar ndonjëherë me komunistët në punët e tyre, duke kuptuar mirë qysh atëherë, se ku synonin ata dhe mbase për komunizmin, ajo kish dëgjuar kushërinjtë e saj të afërm, vëllezërit Myzafer e Arshi Pipa. Veç kësaj, ajo kishte lexuar artikuj e libra, që tregonin për komunizmin në Rusi dhe Revolucionin e Tetorit që e përgjaku atë vend.

Ishin ato libra që i hapën sytë e i treguan se ç’e priste në të ardhmen edhe vendin tonë, në vitet që do të pasonin. Në vitin 1945-‘46, Agimja u emërua arsimtare në dy shkolla fillore në qytetin e Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, ajo me një zell të jashtëzakonshëm është përpjekur mjaft, për edukimin e fëmijëve, duke bashkëpunuar me nxënësit me lexime librash, si dhe në përpilimin e botimin e një reviste “Burimi” për të vegjlit, ku ajo bënte punën e redaktores.

Në mbledhjet e arsimit ajo ka mbrojtur me këmbëngulje individualitetin e nxënësit, që rrezikohej të ndrydhej, të dëmtohej nga teknika tendencioze, në hartimet e lëndëve shoqërore, të asaj kohe. Po atëherë e drejta, e vërteta s’kuptohej ose keqkuptohej, shtrembërohej, falsifikohej. Individi konsiderohej vegël, makinë për të zbatuar udhëzimet që vinin nga lart.

 

Nisur nga qëndrimi i saj dhe biografia e familjes, në atë kohë, njerëzit e Sigurimit të Shtetit, filluan e survejonin atë ashtu siç mbikëqyrnin çdo intelektual, që nuk bashkëpunonte me ta. Ajo nuk u thye nga presionet e tyre duke u qëndruar me shumë dinjitet, ashtu si gjithë rrethit i saj familjar, të cilët ishin mbrujtur e edukuar me një kulturë perëndimore, pasi shumë prej tyre kishin studiuar jashtë.

Në Kryengritjen e Postribës me 12 shtator 1946, Agimja u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe ajo ishte e para vajzë, në burgun komunist të qytetit, me akuzën “për agjitacion e propaganda kundra pushtetit popullor”. Ajo qëndroi një vit e gjysmë në hetuesi, në dhomat bashkë me burrat, ose në gjendje izolimi. Në birucën me ujë të Degës së Brendshme të Shkodrës, pa asnjë shtroje, ajo vinte për jastëk strajcën ku kishte bukën e gojës dhe nën brinjë, këpucët me taban gome.

Mbas sa e sa seancash pyetjesh, nga oficerët e zellshëm të asaj Dege të Brendshme, ku shumica e tyre ishin përzgjedhur për shkak të indoktrinimit të tejskajshëm dhe karakterit të tyre kriminal, të cilët përdorën edhe korrentin elektrik, duke ja vënë në veshët e saj.

Në përfundim të procesit hetimor (me hetues Pjerin Kçira), gjyqi ndaj saj u zhvillua brenda Burgut të Kishës së Fretërve, pa pas fare avokat, ashtu siç e kërkonte ligji.

Në përfundim, kërkesa e Prokurorit ishte për ta dënuar me dhjetë vjet burgim, por Gjykata, duke parë se ndaj saj nuk kishte prova, vendosi për katër vjet, dënim të cilin ajo e kreu deri në fund, me vuajtje, por me qetësinë shpirtërore, (duke mbrojtur të vërtetën), pa marrë në qafë njeri, duke mohuar çdo implikim me të tjerët.

“Po ato monstra, – shprehej Agimja, – s’më dënuan për katër vjet, por për të gjithë jetën, pasi mbas lirimit nga burgu, në një survejim të vazhdueshme, na priste lufta për “ekzistencë” Lidhur me këtë, Agimja vazhdonte rrëfimin e saj, duke u shprehur: “Kur u ktheva në shtëpi, familjen e gjeta në mjerim të madh.

Dy burrat e motrave, Ibrahim Dibra dhe Tefik Bekteshi, ishin në burgje. Motrat e mia shumë të vlerësuara më parë, ishin përjashtuar nga të gjitha shkollat, ishin të papuna, pa triska buke e ushqimi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në të njëjtën kohë na kërkonin të paguanim “tatim jetik” siç quhej dhe ne kemi jetuar me punën e dorës.

Mbas kaq vitesh, kur i kujtoj se me sa durim e qendrës përballova ato vuajtje mizore, të burgut të Shkodrës, më shkon mendja tek nëna, që me motrat dhe vëllain, jetuan kalvarin tim, me vështirësitë ekstreme. Nëna ime s’iu nda dyerve të burgjeve, si për mua, ashtu edhe për Myzaferin, kushëririn tonë, që kishte qëndruar në Shkodër, pranë zyrës së tij avokatore.

Duke e parë shpesh tek dera e Degës së Punëve të Brendshme, me plaçka, ata të Sigurimit të Shtetit, mbasi kishin kryer krimin e zhdukjes fizike të tij, (Myzaferit), e thërrisnin nanë Fatimen, për t’ia konfirmuar zyrtarisht versionin e vrasjes, që ishte “për tentativë arratisjeje prej burgu”.

Me altruizmin që e karakterizonte gjithmonë gjatë gjithë jetës së saj, kjo nanë më doli përpara, si figurë madhore e si pikë referimi i virtyteve të larta.

Në momentet më të vështira, ime më ishte forcë e mbështetje, ishte shembull durimi dhe vetëmohimi. E pyes veten: ç’dhimbje do ta ketë therë shpirtin e saj, kur rrugës policët që do të më çonin nga një burg në tjetrin, e shtynë që të mos i afrohej së bijës, që po e shihte jashtë skëterrës mbas një viti.

Sa lot do të ketë derdhur, kur pa fundin tim, me një vrimë sa një kopsë, të thurur me fijet e flokëve të mi, ç’nënë heroinë paska qenë për me përballu me guxim, fatkeqësitë e terrorit komunist, që ra mbi fëmijët e saj?!

Mbas daljes nga burgu, u izolova në shtëpi, isha nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të agjentëve të Sigurimit të Shtetit, (që në burgje na thoshin se do t’i kishim më afër se këmishën e trupit, kurdo e kudo), kur isha jashtë mureve të burgut, kisha preokupacionin e vetëm, për të ndihmuar familjen për t’ia shpërblyer sakrificat dhe për të siguruar jetesën.

E kthyem shtëpinë në një punishte të vogël rrobaqepësie, punonim me kujdes, se na befasojshin kontrollet. Në kondita të tilla m’u duk krejt normale kur vendosa të martohesha me Mit’hat Aranitasin, intelektual i njohur, i cili mbas burgut, u internua në Çermë të Lushnjes.

E njëjta atmosferë lufte për mbijetesë, ndofta më e egër, por isha e lumtur që e doja atë, ishte njeri shumë i mirë. Bashkë me vajzën tonë të vetme Odetën, filluam pas Çermës, periudhën 30 vjeçare të dëbimit në Dushk.

Punova punëtore në bujqësi derisa dola në pension, bashkë me burrin Mit’hatin, i cili ndërkohë vazhdoi paralel edhe punën intelektualë. Jetuam në baraka, vuajtëm ankthin e fatit të fëmijës, presionet e vazhdueshme nga pushteti i diktaturës së proletariatit.

Por moralisht nuk u thyem kurrë. Aktualisht jetojmë pranë dhëndrit e vajzës në Tiranë, këtu vdiq dhe im shoq, ndërsa unë vazhdoj të banoj pranë tyre, në pritje te sistemimit nga shteti”.

Këtu mbaroi biseda ime me znj. Agime Pipa Aranitasi dhe teksa flisnim, unë dalloja qartë në fytyrën e saj vuajtjet dhe dhimbje, të cilat dukeshin sikur ishin të vulosura fort aty. Një vuajtje e gjatë, gati sa e tërë jeta e saj. Sytë e saj tregonin pak gëzim e, shumë vuajtje e dhimbje. Drama e një jete prej martireje të vërtetë. Po kur bisedoja me të, nga ata sy të përmbajtur, rrëzëllente një dritë plot ëmbëlsi, butësi e shpresë, që të ngrohte zemrën.

Znj. Agime Pipa-Aranitasi, mbylli sytë përgjithmonë në maj të vitit 2001. Në shenjë nderimi për të atë zonjë dhe martire njëkohësisht, vendosa ta botoj jetën e saj, në librin “Dhimbja 2”, i cili bën pjesë në ciklin “Femrat shkodrane, të burgosurat politike të diktaturës komuniste”. /Memorie.al/

blank

“T’i marrësh vetë plumbat i pari, që të shpëtosh vartësit”- Tragjedia në repartin kundërajror në ’97, rrëfimi i rrallë mbi vizitën misterioze të oficerit të SHIK-ut

Uvil Zajmi

Ata ishin dy djem si dy lisa shtatlartë. Po me një zemër, me një karakter e shpirt burrëror; me dy emra të zakonshëm, Muhamet Hasmuja e Arben Hoxha; me një vdekje të përbashkët; në të njëjtin pozicion, në të njëjtën ditë; madje edhe me rivdekje të njëllojtë.

Nëse ishte heroike rënia e tyre për të mbrojtur repartin, heshtja e shtetit në ato ditë, i cili nuk i afroi për syri trëndafilat e gjakut që morën këta dy djem për të, në roje të dinjitetit të tij, do të pasonte rivdekjen e tyre. Sidoqoftë, atë që s’bëri shteti, do ta bënin ata që kishin lidhur zemrat, jetën dhe ndjenjat me këta dy djem me një jetë të thjeshtë, po me një akt e vdekje të jashtëzakonshme.

Oficerët e thjeshtë të njësisë së Shkodrës, po edhe banorë të qytetit, do t’u gjendeshin pranë shokëve të tyre në këto çaste tragjike. Do ta përjetonin dhimbjen në familjet e të rënëve, mes fëmijëve e prindërve të tyre duke u dhënë kurajë, po edhe duke i ndihmuar për të kapërcyer gjëmën.

E ky homazh shembullor i tyre do të sfidonte natyrisht heshtjen e akullt të shtetit…

TË BIESH PËR FLAMURIN, PËR BETIMIN, ËSHTË MË SHUMË SE NDER…

“Të biesh për flamurin kombëtar, për betimin ushtarak përpara Atdheut, t’i marrësh vetë plumbat i pari, që të shpëtosh vartësit, ushtarët, është më shumë se nder”. Këtë bënë mbrëmjen e 12 marsit të vitit 1997, kapiten Muhame Hasmuja dhe toger Arben Hoxha. Ata bënë atë që i kishin mësuar vetes, atë që duhej të bënte çdo ushtarak me zemër kur dikush kërkon t’i përdhunojë çerdhen luftarake nga ku vigjilon në roje të Atdheut. Po s’ndodhi kështu me atë çka i takonte të bënte shteti ndaj këtyre dy trimave. As për t’i numëruar në vargun e të rënëve të tij, nuk u kujtua. As për të gjetur një makinë për t’i përcjellë për në banesën e fundit, nuk e mori mundimin. As…

“Shumë gjëra i morëm përsipër e i bëmë vetë ne, shokët e tyre. Në ato ditë të vështira iu gjendëm pranë familjeve të tyre. Diçka më vonë, bëmë dhe obeliskun”. Ky që flet përmbledhtazi, me ngashërim e dhimbje për shokët, është komandanti i repartit, Gani Senaj. Për gjithçka më tej, ai të nis në të tjera adresa.

S’KA Ç’I BËN RRUFEJA MALIT

Paraditja e 12 marsit, Ndue Markun, me detyrë shef shtabi njësie, do ta gjente në repartin kundërajror ku komandonte Muhameti. Kishte pasuar një ditë e qetë. Ishin marrë vesh vetëm disa provokime “pa telashe” në repartin e Bërdicës dhe atë të Bardhajt. Atë ditë nëpër reparte ishte shpërndarë një fonogram i komandantit të Divizionit, “Për të marrë masa për ruajtjen me çdo kusht të reparteve”. Me këtë lidhej edhe kjo vizitë e Ndues në këtë repart kundërajror. Rrëfimi i tij nis me mbresat nga takimi i atyre çasteve me Muhametin.

“Më raportoi për masat që kishte marrë në zbatim të fonogramit. Bëmë, aty për aty, disa plotësime në planin e mbrojtjes së afërt të repartit, precizuam detyrat për çdo ushtar, bëmë instruktimet përkatëse duke vazhduar me prova konkrete me gjithë efektivin. Pastaj, morëm një takim me oficerët, ku folëm e shkëmbyem mendime për situatën, për detyrat në ruajtje të repartit dhe depos së ujit të qytetit, e cila i ishte besuar këtij efektivi.

Lexohej në çdo vështrim të tyre merak e shqetësim, po edhe një lloj sigurie që garantonte për qëndresë në detyrë. Te çdo njeri ishte bindja se me forcat e moralin që kishin, nuk do të ndodhte gjë. Në fund, Muhameti më përcolli deri te postblloku. Fola me të diçka më hapur për tensionin që vinte në rritje, për rrezikun që mund t’i kanosej repartit të tyre, si më i ekspozuari nga krimi dhe turma e pakontrolluar.

“S’ka ç’t’i bëjë rrufeja malit”, ma preu ai si për të më siguruar, pastaj aty për aty shtoi: “Ta di se kam shtetin që më mbron, askush nuk mund të më futet në repart”.

U përqafuam dhe u ndamë vëllazërisht. E ku ta dija se e puthja për herë të fundit shokun e klasës? Pastaj erdhi pasditja me krisma, rrethimi i pabesë, po edhe një fonogram nga Tirana zyrtare, që komunikonte shkarkimin e komandantit të Divizionit dhe emërimin e një tjetri në vend të tij, i cili atë ditë merrte për herë të parë gradën e gjeneralit. Nata, ah, kjo nata e përgjakur, do të vazhdonte me betejën, do të njoftonte ndaj të gdhirë lajmin e kobshëm…”.

“MYSAFIRËT” QË MBETËN ENIGMË

Një detaj disi i veçantë për ngjarjen e 12 marsit i ka mbetur në kujtesë oficerit Nikolin Ndoci, që edhe kur e rrëfen ka dëshirë të pasqyrojë anën e mistershme të tij:

“Aty nga ora 10:00 erdhi në repart një oficer i SHIK-ut me një person tjetër, që thanë se ishte i plotfuqishmi i zonës. Kundruan mjediset e objektet dhe na ‘qetësuan’, duke na thënë se situata në tërësi po ‘normalizohej’, se nuk do të ndodhte gjë me repartin tonë etj. Të njëjtën gjë na vunë në dukje edhe në vizitën e dytë të po asaj pasditeje. Si erdhën, ashtu edhe ikën, vetëm. Pas vizitës së tyre, pasoi ‘vizita’ e turmës me breshëri, bomba, granata. Në gjithë atë që ndodhi mandej, nuk i pamë kurrë më fytyrat e këtyre mysafirëve…”.

NUK KA BESË I PABESI

Kadri Metën, 12 marsi e zuri me detyrën e oficerit të rojës. Kur i kthehet ngjarjes së asaj dite, përpiqet ta shpjegojë në kuadrin e besës, të këtij institucioni fisnik shqiptar… “Shqiptari i vërtetë ka thënë qëmoti se në bukë nuk ngitet as hasmi. Të kundërtën përjetuam atë ditë. Ndërsa ushtarë e kuadrot ishin ulur e po hanin bukë, filluan, tinëz breshëritë e dhjetëra armëve, nga të gjitha anët. U çuam vrik në këmbé e zumë pozicionet. Në vetëm pak çaste, reparti ishte rrethuar nga turma të shumta. Komandant Muhameti më thirri mua dhe, duke shkuar te postblloku, komunikoi vetë me njerëzit e errësirës: “Nuk kemi depo armësh, nuk kemi armë të tjera veç atyre që kanë ushtarët. Jemi vëllezër e s’bën me ia kthy armën njëri-tjetrit”. Po fjalët e tij nuk ngjitnin te njerëzit e matanë postbllokut. Aty për aty morën masa për të përforcuar ruajtjen e depos së municionit dhe asaj të ujit të qytetit; porositëm ushtarët që të vepronin me gjakftohtësi për të shmangur me çdo kusht tragjedinë; telefonuam me komandën eprore dhe policinë, por ndihmat që u premtuan prej tyre s’erdhën asnjëherë; u interesuam për furnizimin në vijimësi me fishekë… Përballja e parë me turmën vijoi me një lloj tërheqjeje të kësaj të fundit. Atëherë kur kujtuam se nuk do të kishim më punë me ta, na u dha goditja nga shpina. Me sa dukej, deri në fund, do të ishim nën goditjen e pabesive…

PLUMBI I PARË “ZGJODHI” KOMANDANTIN

“Sulmi vinte duke u egërsuar. Aty nga ora 22:00, ndërprerja e ndërlidhjes me komandën e Divizionit, na izoloi dyfish. Pak më parë kishin vështruar flakët që kishin përpirë shtabin e Divizionit. Tensioni e goditja shpirtërore vinte në rritje. Komandant Muhameti, duke shkuar pozicion më pozicion, bëri një përpjekje të dytë për te komunikuar me turmën, por nga ana tjetër, po e njëjta “gjuhë”: plumba dhe granata dore. Për një çast banditët arritën të pykëzohen në krahë të depos së municionit. Menjëherë, Muhameti zuri pozicion sipër saj, duke penguar turmën për të vërshuar aty. Po barrikada me gjoksin dhe automatikun e tij, do të zgjaste vetëm pak kohë, pasi ishin të pafundme e nga të gjitha anët plumbat dhe breshëritë.

Deri në ato çaste, qëndresa në rrethim vazhdonte pa pasoja. Plumbi i parë “zgjodhi” komandantin. I pari që e ndjeu heshtjen e armës së tij, ishte Arben Hoxha. Ai më bëri zë dhe u nisëm të dy bashkë me vrap.

“Komandant, komandant”, thirri me sa kishte fuqi Arbeni, teksa e pa të mbytur në gjak dhe iu hodh për ta marrë mbi gjoks. Po breshëritë që kishin lënë pa jetë Muhametin, nuk do të kursenin as Arbenin, që mbante në duar shokun e tij. Dhe do të binin të dy për tokë, si dy lisa të gjatë që i godet në rrënjë rrufeja me shkreptimën e zjarrtë. Bëra t’u afrohesha, të zgjasja duart, t’u fshija gjakun, por më cimbisën nëpër shpatull e këmbë plumbat dhe rashë pa ndjenja. Pastaj nuk di ç’ndodhi tjetër. Pas dy ditësh, kur hapa sytë, mora vesh gjëmën…”.

Ky që rrëfen është Agron Kodra, një mesoburrë, me një trup të pakët, paksa i kërrusur nga plagët që i djegin ende. Ndonëse trupin ia kanë përshkuar shtatë plumba, fati e ruajti për ta bërë dëshmitar të rrallë të ngjarjes tragjike.

KUR RA KOMANDANTI, TURMA VËRSHOI NË REPART

Ai që tregon për më tej, është një djalë i ri, trupngjeshur e gjithë muskuj, plot gjallëri e humor. E quajnë Blerim Aliaj. Ndërsa nis rrëfimin, dy pika lot i ndrisin nëpër faqe.

“Lajmin për vrasjen e komandantit na e dha centralisti, Nikolin Reçi. Ishte shkëputur çdo lloj komunikimi dhe ai doli nga qendra e ndërlidhjes për të raportuar. I gjeti të dy të vrarë, mbi bunkerin e depos së municionit dhe erdhi duke qarë: Kanë vrarë komandant Muhametin, kanë vrarë komandant Benin…”.

Ndërsa ecte turravrap e duke bërtitur, dy plumba e morën përmbi shpatull. Lajmi erdhi si rrufeja dhe na goditi në shpirt. Ishte një çast tejet i rëndë. Ne ishim vetëm 20-vjeçarë dhe fjalët betejë, sulm, të rënë, plagë plumbi, i kishim dëgjuar vetëm nga të moshuarit e nga filmat që kishim parë. Përjetimi i tyre nga afër, kjo goditje pas vrasjes së dy komandantëve dhe plagosjes së shokëve të tjerë, erdhi si një topuz që na ra mbi krye e na preu gjunjët e forcat… Dikush filloi të qajë me dënesë, një tjetër shau sa kish fuqi, një i tretë zbrazi krejt karikatorin në ajër. Hutimi zgjati vetëm pak çaste. Pastaj turma vërshoi si e tërbuar në repart, në armaturë, në depon e municionit. Tre—katër të xhindosur u sulën për te trupi pa jetë i komandantit. Shfrynë sa deshën me të shara. E gjuajnë me shkelma. I morën koburen, fishekët, automatikun. I futën dorën në xhep dhe i morën të hollat. Nëna ime, ç’kanë parë sytë tanë atë natë… Bashkë me Bashkim Matmujën, Blendi Mëhillin, Elton Çaçën dhe një civil me emrin Fatos Cutaj, kemi marrë tinëz trupat e shokëve të vrarë dhe me ndihmën e një shoferi “Saurreli”, i kemi çuar në spital”.

NJË E VRARË MÉ SHUMË SE NJËHERË

Ajo ndihet e dërmuar, si njeriu që ka rënë në det e ka luftuar për një kohë të gjatë me dallgët, që i kanë shteruar forcat dhe e ka pushtuar mendimi për t’u lëshuar në mëshirën e tyre. Nëse ka diçka që e përmend dhe e sjell në tê vërtetën e ashpër të jetës, janë dy fëmijët. Ata në atë kohë ishin të vegjël, njeri dy vjeç e tjetri tetë muajsh.

Deshën jetën dhe jeta e tyre ishte vetëm në dorën e saj. Po ç’mund të bënte e vetme, pa asnjë të ardhur, pa banesë, pa asnjë lloj ndihme? Pranvera Hoxha tregimin e saj e nis nga skena më e tmerrshme që ka parë në jetën e saj.

“Lajmin se diçka kishte ndodhur me Benin e mora vesh pas një dite. Nxitova te Divizioni, po askush ‘s’kishte dijeni për të’. Trokita në Prefekturë, në polici. Vetëm heshtje. Në dhomën ku rrinim me qira, dikush më pruri lajmin se Arbeni ishte vrarë dhe ishte në morgun e spitalit. Vrapova për atje. E gjeta shtrirë, me rrobat e ushtarit plot gjak e baltë, hedhur në një qoshe. Kërkova ndihmë për ta çuar trupin e tij pranë familjes në Elbasan. Trokita e trokita në çdo zyrë shteti. Por, askush s’jepte ndihmë. Të gjithë bënin sikur nuk dëgjonin. Kështu për çaste të tëra. Kështu për orë të tëra. Kur e pashë që isha krejt e braktisur, shkova te oborri i spitalit dhe bërtita me sa kisha në kokë: A ka ndonjë shqiptar të më ndihmojë për ta çuar te nëna e tij këtë djalë të rënë në detyrë?”.

U gjend një nënë shkodrane dhe babai i një shokut të Arbenit. Dy njerëz të thjeshtë që më ndihmuan për ta çuar trupin e Benit në Elbasan, ku kishte prindërit. Askush nga zyrtarët e shtetit nuk mendoi për të. Shteti me nëpunësit e vet, heshtte si në kllapi.

Një heshtje varri që vazhdoi dhe më tej, për ditë e muaj të tërë. As pension, as banesë ku tê futim kokën, asnjë preokupacion për të nderuar një oficer që ra në krye të detyrës. Kjo ishte një lloj rivrasje. Një rivrasje nga shteti për ata që u sakrifikuan për të. Që dhanë jetën për të…”./Panorama

blank

The Nation (1942)- Kur Faik Konica zemërohet me mbretin Zog, por Fan Noli e bindi që të ndryshojë mendim (Intervista)

Faik Konica (15 mars 1875 – 15 dhjetor 1942)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shtator 2022

 

The Nation” ka botuar, me 18 maj 1942, në faqen n°33, një shkrim – intervistë për Faik Konicën (studiuesi, politikani, diplomati dhe atdhetari i shquar shqiptar do të ndërronte jetë vetëm pak muaj më vonë, me 15 dhjetor 1942), të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

I dërguari i harruar

blank

Burimi : The Nation, 18 maj 1942, faqe n°33

Mbreti Zog mori pasuritë e Shqipërisë – Ministri Konica thjesht i kujton ato

 

Ndër botimet e Uashingtonit, vetëm numëratori telefonik i jep tani Faik Bej Konicës një titull zyrtar. Ashtu siç u fut për herë të parë në vitin 1921, edhe numri aktual përmend : F. Konica, ministër shqiptar.

 

Drejtoria diplomatike e hoqi atë nga lista e saj në qershor 1939. Sepse kur trupat e Musolinit kaluan Adriatikun atë prill dhe larguan mbretin Zog nga Tirana, Britania vazhdonte të ndiqte zbutjen (qetësimin e marrëdhënieve) dhe në këtë rast Shtetet e Bashkuara me sa duket ndoqën shembullin. Në çdo rast, pasi Duçe shkriu kurorën shqiptare me atë italiane dhe shfuqizoi shërbimin e jashtëm të Zogut, Departamenti i Shtetit njoftoi Konicën se njohja e tij ishte tërhequr.

 

Në Shqipëri Konica pati qenë pronar, studiues dhe politikan. Ai i rafinoi dialektet e vrazhda të shqipes në gjuhën e parë letrare të vendit të tij. Dhe me peshkopin Fan S. Noli, Patriark i Kishës Ortodokse Shqiptare, tani në Boston, ai ndihmoi në krijimin e republikës së pas-Versajës, e cila i dha fund 500 viteve të sundimit osman.

 

Diplomatët ballkanikë i vlerësojnë Konicës rolin kryesor në bërjen e aventurierit fantastik Zog një monark pas prishjes së sundimit republikan të fiseve primitive, baritore të Shqipërisë. Konica nuk bën asnjë mohim. Dikur një “bon vivant” dhe zot i një legate të vendosur në hotelin Mayflower, por tani një burrë i lodhur e i moshuar, ai vëzhgon muret e rreshtuara me libra të apartamentit të tij modest e beqar dhe thotë : Jam dënuar për mëkatet e mia.

 

Krijuesi i mbretit Konica jeton në mënyrë të thjeshtë pa makinë apo shërbëtor, me mjete personale të plotësuara herë pas here me kontribute nga Vatra, organizata kulturore e 40.000 shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Përveç telegrameve të nxituara të dërguara në Stamboll dhe Paris gjatë rrugës nga Tirana, Konica nuk ka dëgjuar asgjë nga Zogu që nga arratisja e tij nga italianët.

 

Nga ajo arratisje vetë Zogu nxori një fitim të madh. Ai shtoi rezervën e arit prej 350.000 dollarësh të Thesarit Shqiptar në pasurinë e tij të madhe personale, të depozituar më parë në bankat zvicerane dhe angleze. Ai tha atëherë se ari do të ndihmonte shërbimin e jashtëm të Shqipërisë të mbante gjallë shkëndijën e pavarësisë. Zogu, mbretëresha Geraldinë dhe grupi i tyre prej 37 personash kanë tani një apartament në Ritz në Londër dhe një pronë në fshat në Ascot, marrë me qira Lord Patmore, vëllait më të madh të Sir Stafford Cripps.

 

Një zëdhënës i bashkatdhetarëve që organizojnë një lëvizje për pavarësinë shqiptare në Londër së fundmi ka njoftuar këshillat e Konicës mbi udhëheqjen dhe synimet. Në një përgjigje të shquar për vlerësimin e sinqertë të monarkut të tij dhe të vetes së tij, si dhe për vështrimin që jep në rrjetat e shtrira të politikës ballkanike, Konica u përgjigj :

 

Ju e dini mendimin tim për inkoherencën e tij pompoze dhe prirjen e tij për tradhti. Zogu më dukej një përzierje kurioze e dy personazheve shekspiriane, domethënë Dogberry dhe Iago. Por peshkopi Noli, të cilin e vizitova kohët e fundit në Boston, ia doli të shkundte skepticizmin tim. Noli beson se Zogu mund të ketë mësuar në shkollën e fatkeqësisë dhe, nëse mbështetet nga qeveria britanike, mund të luajë ende një rol të rëndësishëm si një simbol për pavarësinë e Shqipërisë. Shumica e anëtarëve të Vatrës besojnë se një grup që kombinon Peshkopin Noli, Zogun dhe mua do të ishte efektiv në miratimin bindshëm popullor.

 

Ndërsa pret paqen që do të rregullojë fatin e vendit të tij, Konica udhëton mes shqiptarëve këtu, punon me intervale mbi historinë e vendit të tij dhe mbledh materiale për P. T. Barnum – kredon e showman-it të të cilit ai e konsideron mishërimin e filozofisë moderne dhe të cilin e fut në një listë me Poe dhe Franklin si tre amerikanët më të mëdhenj.

 

blank

“Më ’78 kur isha ushtar në kufi në Korçës, u arratisa në Jugosllavi, por shoku im nga Tirana, djali i ambasadorit…”- Dëshmia e rrallë e ish-skenografit të Operës

Uvil Zajmi

Arratisja e Mustafa Korçës, nuk ka qenë një arratisje si të tjerat. Sigurisht, e bujshme si të gjitha në atë periudhë, për sfidën, guximin, mënyrën, mbi të gjitha për alarmin, goditjen që i jepte kjo ngjarje shtetit prepotent, agresiv, izolues dhe diktatorial. Por, ajo e Muç Korçës ishte ndryshe: Një djalë i ri 21- vjeçar, artist, piktor, skulptor, arratiset duke braktisur pikën kufitare, piramidën, ku e kishin caktuar të kryente shërbimin ushtarak, madje bashkë me “Kallashin” që i’a kishin dhënë për të mbrojtur kufirin nga “armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm”! Lajmi befasues u përhap me shpejtësi: “Është arratisur… ka ikur Muç Korça. Ka lënë edhe një letër”. Sot, pas afro gjysmë shekulli, Mustafa Korça (Muçi), i rikthehet asaj ngjarje, çastit kur mori vendimin, letra që la pas, kalimi i kufirit, duke u gdhirë 21 dhjetori i vitit 1978. “U arratisa se më mohuan të drejtën e studimit”, shprehet ai. Mustafai rrëfen qëndrimin në Jugosllavi, Itali, Belgjikë, jeta në Suedi, pastaj në SHBA. Dëshira për të takuar lojtarët e “Partizani”-t në Malmo, ku ai u ndesh edhe me djalin e Enver Hoxhës e Mehmet Shehut dhe shoqëruesin e tyre, Gani Kodrën, me valltarët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Hamburg dhe në Goteborg, etj. Muçi ruan ende letrat, kartolinat, dokumente, foto të rralla të kohës. Nuk ka ndryshuar, është ai Muç Korça i qetë, me një gjykim e arsyetim të matur. “Para ca kohësh isha në Resnje të Maqedonisë, qyteti ku qëndrova pas arratisjes. Nuk kisha qenë asnjëherë më parë”, tregon ai në këtë intervistë.

Z. Korça, ju kujtohet cila ishte atmosfera në Shqipërinë e viteve ’70-të, pra para arratisjes suaj?

Pas viteve ’70-të, shpresat drejt Europës u mbyllën për të gjithë, veçanërisht për rininë dhe ëndrrat e saj. Izolim total, situata ekonomike dhe ajo politike ishte agresive, më e rënduar se kurrë. Në veçanti, lufta kundër shfaqjeve të huaja, ndihej në të përditshmen, punë, shkollë, kudo.

Ju keni kryer Liceun Artistik, por nuk ju lanë që të diplomoheshit, çfarë ngjau?

Nga viti 1971 deri më 1975-ën, vazhdova Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tirana, në degën e skulpturës. Pa dashur të mburrem e të flas për veten, për hir të vërtetës më duhet të them se unë isha ndër më të mirët e klasës, bashkë me Agim Mujon. Pak muaj para diplomimit pati një ngjarje, më dënuan për sjellje liberale, shfaqje të huaja, pasi isha tip i hedhur, i shkathët, modern. Këtë më nxorën si pretekst, edhe pse kisha bërë gati etydin si mbrojtje diplome, por nuk më lanë ta mbroja.

Një egoizëm i pashoq nga drejtori Ruhi Pashari. M’u bë një padrejtësi e madhe, pa asnjë arsye. Dhe kulmi ishte kur më caktuan në Mirditë, si disenjator. Një emërim absurd, vetëm me shkollën e mesme, pa marrë diplomë, që ishte veprim ilegal. Dy ditë qëndrova në Rrëshen, në Shtëpinë e Kulturës, dhe u ktheva në Tiranë. Kujtoj një drejtues, Gojard Daia, njeri i mirë, më ka ndihmuar të më merrja dokumentet gjë e cila u bë e mundur që të filloja punë si skenograf në Teatrin e Operës në Tiranë.

Si u bë e mundur të fillonit punë si skenograf në Teatrin e Operës?

Që të nisja punë në Teatrin e Operës dhe Baletit, ishte tejet e vështirë, por ajo gjë u bë e mundur në vitin 1976 dhe për t’u sistemuar aty me punë më ka ndihmuar shumë drejtori atëhershëm, Xhemil Simixhiu, njeri fisnik, liberal, që në mjaft raste më ka mbrojtur nga sulmet e Sekretarit të Partisë. Babai kishte punuar shumë vite si rrobaqepës aty dhe më 1976-ën, ishte ndarë nga jeta.

Punoja si skenograf bashkë me piktorë të njohur si Hysen Devolli, Gjergji Marko, Niko Progri e K. Dilo. Kam realizuar skenografinë e baletit “Tokë e pamposhtur”, “Karnavalet e Korçës”, etj. Gjatë asaj periudhe, punoja edhe me relieve të sfondeve të sallave të kongreseve, me polisterol, ku isha bërë profesionist.

E megjithatë, ju priste edhe shërbimi ushtarak apo jo?

Isha 21 vjeç, shtator 1978, papritur më vjen fletë-thirrja për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në mënyrë flagrante nuk më lanë kohë as të ankohesha, gjë e cila ishte një formë për të më mbyllur gojën, e larguar nga puna dhe nga Tirana. Gjithçka ndodhi brenda pak ditëve dhe më dërguan ushtar në Korçë, 27 muaj në kufi. Ishte befasi nuk e prisja as unë, as familja. Tre muaj karantinë u mërzita, një tronditje e madhe psikologjike.

Më caktuan në Nikolicë në kufi me Greqinë, që ishte zona më e keqe. Dërgimi im atje ishte si dënim, pasi nga Tirana për mua kishte ardhur një relacion jo i mirë. Unë reagova dhe para se të niseshim, vjen një ushtarak, Kapllan Mati dhe më thotë: “Ushtar Korça, do të shkosh në Goricën e Madhe ku do qëndrosh vetëm një muaj, pastaj do të vish si disenjator në degën ushtarake në Korçë”, gjë e cila më gëzoi dhe më qetësoi disi.

Ndërkohë, e kishit menduar ndonjëherë që do të arratiseshit?

E kisha ndarë mendjen që do të arratisesha, por nuk e kisha diskutuar kurrë me njeri, as me miq, shokë, madje as atyre të familjes nuk u kisha thënë gjë. Kisha folur pak vetëm me një shok, Ilir Melo, edhe ky nga Tirana. Iliri ishte djalë i pashëm, me të atin ambasador, kishte lindur në Çekosllovaki.

U bëmë shokë në ato muaj, iu hapëm njëri-tjetrit, kishim të njëjtin mendim, të arratiseshim. Pas një jave, kur unë u arratisa e kishin thirrur ata të Sigurimit dhe e kishin pyetur: “Ke folur me Mustafain? Çfarë keni diskutuar, të ka thënë se do të arratisej”?! Ai ishte përgjigjur: “Jo jo, asnjëherë nuk kemi diskutuar për një gjë të tillë”.

E keni takuar më pas Ilirin?

Si fillim desha të them se me Ilirin, pasi të arratiseshim, kishim lënë të takoheshim në Paris, një ndër netët kur hëna të ishte e plotë, takime futuriste, fantazi e moshës. Por, kur na ndanë në reparte të ndryshme, qëlloi që ai nuk ishte në një pikë me mua. Kështu unë ika, u arratisa nga fshati Goricë e madhe, kurse ai nuk mundi.

Sot Iliri ndodhet në SHBA dhe më 1996, në Nju Jork, krejt rastësisht në një lokal (Bar-Kafe), i kishin folur për mua dhe ai kishte pyetur e u takuam. U përqafuam me shumë mall. “E shini këtë burrë, – u tha miqve që ishin aty, – vetëm unë e kam ditur që ky do të arratiset”. Aty më tregoi se çfarë kishte ndodhur pasi unë u arratisa.

Si e kujton kur ju dërguan me shërbim në Goricë të Madhe?

Na hipën në një automjet dhe na çuan në pikën kufitare, rreth 1 orë larg Korçës, Goricë e Madhe. Si ushtarë të rinj, na shoqëruan të shihnim brezin kufitar, klonin, duke na ngjitur në Malin e Thatë. Na informuan për kushtet e shërbimit, ku dhe si do të kryhej. Kishte disa të tilla: “Shërbim sekret”, ai me lëvizje në brezin kufitar dhe “Shërbim pike”. Më dhanë armën dhe 300 fishekë. Aty ishim rreth 15 ushtarë.

Si e kujton arratisjen?

I kam të fiksuara të gjitha minut pas minute, sikur të kenë ndodhur dje. Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur mora shërbimin, ishte i pari shërbim, (“Shërbim pike”, quhej), natë e errët, i vetëm, tmerr…! Mendoni: nga Tirana, roje në kufi…! Ishte data 21 dhjetor 1978, rreth orës 05:00, ende pa u zbardhur, pak mjegull, ftohtë…!

Vendosa të arratisem. Braktisa shërbimin, kujtoj piramidën e shkruar në dy faqe dhe me ‘kallashin’ në dorë, kalova gardhin kufitar që ishte i ulët, 1 metër. Kur na patën treguar zonën, e kisha fiksuar duke u orientuar me pikën kufitare jugosllave, rreth 300 m. larg. (Para se të merrja shërbimin atë natë, lashë një letër aty, nën batanijen e krevatit tim).

Ndoqa një rrugë të drejtë me zhavorr, ishte në zbritje dhe deri ku fillonte asfalti, nuk kishte asnjeri. Stenja ishte fshati më i afërt, rreth 1 km. Kështu në pak çaste, e kisha kaluar kufirin dhe ndodhesha në Maqedoni. Isha krejt i mpirë, më dukej e pabesueshme, madje si ëndërr, më shkonin djersë të ftohta, emocione të forta, por jo frikë.

E dije ku po shkoje, fshati, zona se cila ishte më afër?

Asgjë nuk dija. Në Stenjë, stacioni i Policisë ishte një shtëpi e vogël, ku një polic më nderoi me dorën lart, se më pa ushtarak, “Komshia, komshia”, ishin fjalët që më tha. Më futën në një dhomë. Pas një gjysmë ore erdhën të gjithë, me shefin në krye. I kishte kapur paniku. Pas pak më sollën një përkthyes, Bashkim Avdyli, kosovar, shumë djalë i mirë që kryente shërbimin ushtarak aty. Më kërkuan armën, unë refuzova, por Bashkimi më afrohet: “Hej shqipe, dorëzoje dhe kërko azil”, më thotë ai.

E kuptuan që isha arratisur, por ndonjë ushtar, nuk kishte ndodhur më parë të ishte arratisur aty. Më sollën për të ngrënë, djathë të bardhë, vezë. Kam qëndruar 9 ditë si në një gjysmë izolimi në një bodrum, por të gjithë ishin dashamirës me mua. Natën e Vitit të Ri, më ftuan të shihja televizor. Pastaj më çuan në Resnje, fillimisht në një stacion policie, pastaj më vendosën në një hotel, “Kitka”, quhej, në një dhomë në katin e tretë.

Po te letra që kishit lënë te krevati juaj, çfarë kishit shkruar dhe kujt ja adresoje?

Në ato dy faqe letër që i shkrova në mbrëmje, para se të merrja shërbimin, ia adresoja shtetit, me emra dhe detaje për të gjitha padrejtësinë që më ishte bërë, duke filluar me shkollën, mosdhënien e së drejtës së studimit dhe se ajo që kisha bërë, nuk ishte një arratisje politike. Këtë të fundit, pra se nuk ishte një arratisje për motive politike, e bëra që të shpëtoja sa të ishte e mundur familjen time.

E vendosa nën batanije të fjetores dhe e kam mbyllur me fjalët: “Përshëndetje nga i arratisuri Muça Korça”. Më vonë kam mësuar se deri në Tiranë kishte mbërritur informacioni se çfarë kisha shkruar. Madje, Sigurimi Shtetit kishte hapur fjalë se: Muç Korca është arrestuar, duke treguar si fakt çantën time, atë ushtarake që e lashë kur u largova. Por asgjë nuk ishte e vërtetë, ishim vetëm makinacionet e tyre.

Kur ishte në Resnje, a patët frikë nga ndonjë reagim i shtetit shqiptar, pra që mund t’ju kthenin?

Frikë nuk kisha, por nuk e përjashtoja mundësinë se çdo gjë mund të ndodhte. Në një ditë, në Resnje erdhën aty dy kamionë ‘TIR’ të transportit nga Shqipëria dhe shoferët fjetën atë natë në hotelin “Kitka”, ku isha unë. Më njoftuan ata të recepsionit duke më treguar pasaportat e tyre që i kishin lënë aty (në recepsion), kur kishin bërë regjistrimin.

I pashë fytyrat e tyre, por nuk i njihja. “Mos dil, qëndro në dhomë se i ke përballë. Sidoqoftë, je në vrojtimin tonë, të ruajmë ne, por mos u largo se Sigurimi i Shtetit Shqiptar, mund të rrezikojë”, më këshilluan autoritetet jugosllave që më kishin në mbikëqyrje, të cilët ishin shumë liberalë.

A u përcoll me bujë arratisja juaj aty në Resnje?

As gazeta lokale, radioja, Tv, nuk kishte dhënë asnjë lajm për arratisjen time. Në qytet dilja, shëtisja me Bashkimin. Kur të jepnin azil, jugosllavët nuk të kthenin, aq më shumë për një ushtar të arratisur. Ligji i emigrantit më mbronte. Më dërguan në një dyqan ku më blenë veshje dhe më propozuan të filloja punë si disenjator në Resnje, te firma e njohur “Agrofllot”, por nuk pranova.

Sa qëndrove në Resnje?

Aty qëndrova dy muaj. Më siguruan ushqime, një paketë cigare në ditë dhe 20 mijë dinarë. Vetëm dy-tri herë më kanë marrë në pyetje, me të zakonshmet: “Çfarë të shtyu, pse ike, etj.”. Flisja fare i qetë, duke i shpjeguar qëllimin arratisjes sime. Nuk kërkova të dilja në Tv: pasi siç ju thashë, doja të shpëtoja sa ishte e mundur, apo më saktë të mos e rëndoja më shumë familjen time në Tiranë.

Nisur nga kjo, unë u thoja se: jam arratisur vetëm të vazhdoj studimet, jam artist, dua jetën time private, etj., gjëra të kësaj natyre, pa sfond politik. Çdo ofertë që më bënë nuk e kam pranuar, sigurisht jo me detyrim, as presion psikologjik e fizik. Më shihnin të ri, nuk dyshonin për asgjë.

Çfarë ndodhi më tej?

Nga Resnja më çuan në Shkup, ku qëndrova 1 muaj në një konvikt gjimnazi. Më dhanë një “Liçna carta za stranac”, një dokument për të huajt. Duke shëtitur në Shkup, në një dyqan veshjeje, takoj rastësisht një person. M’u kujtua, që në Resnje atë e kishin sjellë si oficer special, për të më marrë në pyetje.

Sa më pa, më njohu, më pyeti shqip: “Muç, çfarë bën, si je, si ndihesh”? U habita dhe e pyeta: flet shqip, se në Resnje nuk më ishte shfaqur se dinte shqip. “Jam serb i Kosovës”, më tha e më tregoi se kishte studiuar për gjuhën shqipe. “Më vjen keq për ty, mos shko në Amerikë, ajo të ha, rri, qëndro afër Europës”, më këshilloi me shumë dashamirësi.

Kur u larguat nga Jugosllavia?

Qëndrova dy muaj në Shkup, ndërkohë që në fillim, kisha kërkuar të largohesha nga Jugosllavia. Në pak kohë më erdhi miratimi. Më çuan në Beograd, në një kamp azilantësh politik, ku gjeta edhe dy shqiptarë të tjerë. Qëndrova vetëm pak ditë aty, më pas na hipën në një makinë dhe na dërguan në Sezhama, një fshat në kufi me Italinë, afër Triestes.

Na lanë aty dhe na thanë të kalonim natën kufirin. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi si azilant, më kishin dhënë një letër-njoftim, por, meqë do kaloja në Itali, ma morën. Muaji prill mund të ketë qenë.

Ndërkohë që ju “kishit çarë ferrën”, si e përjetoi familja arratisjen tuaj, çfarë ndodhi me të?

Ne ishim 5 fëmijë, 3 djem dhe dy vajza, banonim në “Rrugën e Kavajës”. Unë isha i katërti. Kam qenë djalë i hedhur, por jo i zhurmës, i qetë në përgjithësi. Se çfarë kishte ndodhur me familjen time, jam informuar pas disa vitesh. Edhe ata ishin befasuar kur u kishin thënë e më pas patën pasoja të rënda.

Vëllain e madh që ishte ushtarak, e kishin çmobilizuar dhe e çuan me punë si punëtor në Uzinën “Dinamo”; motrës Monda, nuk i dhanë të drejtë studimi, madje e ndau edhe burrin, si “me biografi jo të mire”, meqë nga ana e tij, ai kishte një vëlla komunist.

Vëllain tjetër, Afrimin, e hoqën nga Ansambli i Shtetit dhe e dërguan në Kombinatin e Ndërtimit “Josif Pashko”; motrën tjetër që ishte mësuese në fshatin Kallmet të Lezhës, e hoqën dhe e lanë dhjetë vjet pa punë. Pa asnjë përkrahje, njeri nuk i fliste, as daja, halla, të afërm, nuk vinin në shtëpi. Ndërsa lagjja i vëzhgonte, i ruante vazhdimisht. Memorie.al

blank

Përse Europës i leverdiste formimi i shtetit shqiptar dhe jo copëtimi i tij? Nga Alfred Rappaport

Përktheu dhe përgatiti: Ervina Toptani
Përse Europës i leverdiste formimi i shtetit shqiptar dhe jo copëtimi i tij? Pavarësia e Shqipërisë ka qenë interes i Europës dhe i paqes.
Në lidhje me politikën austriake ndaj trevave shqiptare, ish konsulli e përfaqësuesi austriak në rajonin e Ballkanit, Alfred Rappaport, në një studim të publikuar në gazetën “Vullneti i Popullit” në 3 dhjetor 1930, shkruan atë çka mbetet aktuale deri sot për Shqipërinë:
“Si dëshmitar okular, e kohë pas kohe dhe si bashkëveprues në përpjekjet e shqiptarëve për fitimin e pavarësisë, si bashkëkohës e si vrojtues i kujdesshëm i përparimit e naltësimit të mbretërisë shqiptare, pyes shpesh-herë veten se çdo të kishte ngjarë vallë sikur të ishte vënë në zbatim plani copëtues i Lidhjes Ballkanike në 1912? Çdo të kishte ndodhur sikur, kundrejt ngrindjeve të shteteve ballkanike, në kohën e mbas luftës, të mos kishte hyrë ndërmjetëse Lidhja e Kombeve dhe Italia për shtetin më të ri në Ballkan? Pyetja mund të formulohet shkurt edhe në këtë mënyrë:
Shqipëria vallë, është vetëm produkt i kapriçove të diplomacisë, të cilat – siç besojnë dhe kujtojnë kundërshtarët – i ndihmuan aspiratave të një grusht populli për t’u mëkëmbur, pa pasur arsye të mjaftueshme? Apo mos qè vallë një nevojë e kërkuar prej interesash midis shteteve të ndryshme? Apo, më së fundmi, qe, një konditë “sine qua non” e paqes?
Problemi mund të shqyrtohet e zgjidhet nën pikëpamje të ndryshme. Më së pari duhet marrë parasysh pozita gjeografike e Shqipërisë. Vlora prej Brindisit është po aq e largët nga bregu perendimor prej Dover-it. Tani, a mund të duronte Britania e Madhe që Gjermania e Franca të hidhnin këmbë në brigjet e Belgjikës? Aq më pak mund të lejonte Italia që bregu shqiptar të binte në duart e shteteve lakmitare të Ballkanit. Sikur të kishte ngjarë një gjë e tillë, Italisë nuk do t’i kishte mbetur tjetër veçse të bënte atë hap që bëri në 1914, domethënë të pushtonte bregun shqiptar.
Por në këtë çeshtje pikëpamjesh italiane ndërhyn ajo ballkanase. Ne kemi vërejtur pas luftës, atëherë kur ishte në fuqi lidhja greko-serbe, se kufiri maqedonas dhe çeshtja e Selanikut ngjallën grindje të shpeshta e të rrezikshme ndërmjet qeverive të Beogradit dhe Athinës.
Ç’periferi kërcënuese do të kishte marrë zjarri i ndezur, sikur te ishte zbatuar plani i copëtimit të vitit 1912? Ndoshta është më me rëndësi një pikë e tretë: bregu shqiptar është më i gjatë se 250 km dhe ka përveç Vlorës edhe baza të tjera detare me rëndësi. Po të ishte ndarë ky brez ndërmjet Greqisë e Jugosllavisë, ekuilibri detar do të kishte pësuar ndryshime themelore, jo vetëm ne Adriatik por edhe në detin Mesdhe.
Në dobì ose në dëm të kujt, më pas, do të kishte dalë kjo situatë, varet nga rrethanat që do të ishin zhvilluar midis shteteve të interesuara, nga fuqia e flotave dhe mjetet teknike. Por mesa shihet sot këto përpjekje përgatitjesh teknike mungonin në shtetet e lartpërmendura. Nga ana tjetër, duke e vërejtur çeshtjen nga pikëpamja angleze, franceze apo italiane, duhet të pranojmë që një ndryshim themelor në bregun shqiptar – siç është ai i bregores së Adriatikut – me problemet delikate që paraqet sot armatimi i flotave në detin Adriatik dhe në atë të Mesdheut, zgjidhja e çeshtjes do të ishte e pamundur.
Nga kjo mund të konfirmohet me siguri të plotë se ekzistenca e një shteti shqiptar formon një nevojë europiane dhe një konditë të padiskutueshme për paqen në juglindje dhe në detin Mesdhe!
Kjo gjendje e punëve u jep sodisfaksionin më të plotë të gjithë atyre që janë përpjekur për vetëqeverimin shqiptar, sepse këta janë të bindur se kanë mbrojtur një çeshtje të cilën jo vetëm që e kërkonte drejtësia që populli më i vjetër në Ballkan të mos mbetej prapa popujve të tjerë më të rinj, por një gjë të tillë e lypte interesi i Europës dhe i paqes. Prandaj, populli shqiptar, i cili me fuqi pune e përpjekje të mëdha po drejtohet në udhën e përparimit, le t’i vlejnë këto shënime për ta bindur se veç zotësisë së tyre, siç thonë ata vetë, një meritë e padiskutueshme për lejimin e formimit të shtetit shqiptar nga Europa, e jo copëtimit të tij ndërmjet fqinjëve, është pozita gjeografike e Shqipërisë, ku të parët e shqiptarëve patën zënë vend që ndër kohërat parahistorike”.
Alfred Rappaport 1868-1946. Diplomat i shquar austriak, i cili përveç detyrave që mbulonte në Ballkan, punoi gjatë dhe në Ministrinë e Jashtme austriake, deri ne vitin 1921. Pas lirimit nga detyra, ai shkroi një libër me kujtimet e tij të përvojës diplomatike. Gjithashtu është hartues i mijëra faqeve me dokumente dhe relacione mbi gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në këto vite.
Ervina Toptani
blank

Dalin dokumentet- Si e grabitën gjermanët arin e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar në faqen e saj në Facebook disa dokumente interesante këtë të premte. Ajo thotë se më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë.

Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23 408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut.

Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese.

Pas publikimit të dokumenteve ka reaguar edhe Prind Leka II që thotë se ato hedhin dritë mbi të vërtetën. Për shumë kohë është akuzuar Ahmet Zogu se para largimit nga Shqipëria mori me vete edhe arin e vendit. Këto akuza janë hedhur gjithmonë poshtë prej tij dhe pasardhësve. ©LAPSI.al

blank

DËSHIRË E VETME E 75-VJEÇARIT HETEM AJETI, RIBËRJA E SHQIPËRISË SË PLOTË – Nga ARIF EJUPI

 

Në pamundësi për ta shpalosur veprimtarinë e plotë të Atdhetarit, Hetem Ramadan Ajeti, në një shkrim gazete kësaj radhe lexuesve do t’ua prezantojmë vetëm episodin e përleshjes së tij me policin famëkeq Apostol Llaziq.

blank
Hetem Ajeti nismëtar i vënies së kësaj pllake përkujtimore në muret e Postës në Podujevë, me emrat e atyre që ranë për lirinë e Kosovës.

Hetem Ramadan Ajeti lindi më 21 shtator të vitit 1947 në fshatin Sfeqël të Podujevës. Sipas disa dokumenteve të ruajtura nga vëllezërit Mehmet dhe Ismail Ajeti-Bushi, vërtetohet se truall i përhershëm i kësaj familje ka qenë fshati Sfeqël i komunës së Podujevës.

Këtë familje e gjithë treva e Llapit e njeh për bujari, mikpritje dhe përpjekje të pareshtura për çlirimin e tokave shqiptare. Ajetajt në asnjë rrethanë apo situatë nuk devijuan nga porosia e të parëve të tyre që për Atdhe e identitet kombëtar duhet dhënë edhe koka.

Këtë amanet do ta jetësojë Ismail Ajeti,i shkolluar si autodidakt dhe mik i shtrenjtë i vegjëlisë dhe i zgjimit nacional.

Ai më 23 dhjetor të vitit 1945 në fshatin Kranjë të Prespës,në trekëndëshin që ndanë kufirin Maqedoni-Shqipëri dhe Greqi, ia mundëson arratisjen në Greqi me katërqind luftëtarë Muharrem Bajraktarit, ish-udhëheqës i”Ballit Kombëtar”

Po ky burrë fisnik dhe trim i pashoq më 8 shkurt të vitit 1950, derisa po e kryente detyrën e gardianit në burgun e Mitrovicës, ua hap dyert të gjithë të burgosurve politikë, ku së bashku me ta arratiset edhe ai.

Djali i Llapit dhe Kosovës që bëri këtë heroizëm të radhës në mbrojtje të gjuhës, tokës dhe të nderit shqiptar të dyja herët u dënua me vdekje.

Ai, i shpëtoi ekzekutimit falë intervenimit me urgjencë të Fuqive të Mëdha të Kontrollit Ndërkombëtar mbi ish-Jugosllavinë. Pas këtij dekreti Presidiumi i atëhershëm i ish-Jugosllavisë, lëshoi urdhër zyrtar që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen pavarësisht pozitave të tyre.

Nga kjo amnisti do të përfitojë edhe patrioti trim dhe i paepur Ismail Ajeti-Bushi. Ai lirohet nga kazamatet e ish- Jugosllavisë më 15 shkurt të vitit 1960.

Mirëpo, duke qenë i pakënaqur me pozitën e popullit të tij nën Jugosllavi, ai prapë riorganizon djem e vajza të Llapit, që në çdo kohë ishin të gatshëm për mobilizim ngase jeta nën çizmen sllave ishte bërë e padurueshme.

Kontaktet me ta i mban ndaras përhirë të moszbulimit të tyre nga ana e pushtuesve dhe disa lojalistëve shqiptarë, të cilët veten në atë sistem e ndjenin rehat.

Ismaili, shpeshherë shpjegonte s’e si në atë kohë të pa kohë të gjithë ata shqiptarë që kundërshtonin atë regjim skllavërues ekzekutoheshin pa gjyq dhe pa asnjë lloj prove.

Gjithashtu metodë disiplinimi ishte bërë edhe internimi dhe mbajtja e tyre në kampe përqendrimi. Arsyeja e vetme përkatësia e tyre etnike.

Për shumë vjet emrat e personaliteteve më të shquara të kombit tonë u anatemuan dhe u fshinë nga historia.

Rinisë sonë në ato pak shkolla shqipe që punonin me planprograme serbe u ofroheshin tema

nga jeta dhe vepra e autorëve të elaborateve që detyrë të ngutshme kishin spastrimin etnik të Kosovës.

Që nga bankat e tetëvjeçares e deri në Universitet si lektyrë shkollore shqiptarët kishin sojin e fashistëve si: Spiridon Gopçeviq, Gjoka Perina,Ilija Garashanin,Vasa Çubrilloviq,Jovan Cveiq,Dobrica Qosiq,Ivo Andriq etj.

Po ashtu u bëhej publicitet edhe partizanëve famëzi si: Dushan Mugosha,Milladin Popoviq e kolaboracionistit Ali Shukriu,të cilët në bashkëpunim me diktatorin Enver Hoxha, Shqipërinë e kishin kthyer në varr kolektiv të shqiptarëve demokrat dhe pro-perëndimor.

Këto dhe shumë forma të tjera të shtypjes bën që Ismail Ajeti, të jetë përherë në ballë të Lëvizjeve tona për çlirim. Ai edhe pse e përjetoi ferrin në burgjet e ish-Jugosllavisë, deri në vdekje qëndroi përkrah të rinjve të Llapit, të cilët si atëherë ashtu edhe sot e vlerësojnë lartë figurën e tij.

blank
Ismaili duke u bërë shembull vetëflijimi dhe sakrifice brenda përbrenda familjes Ajeti do t’i përgatisë për rezistencë të rinjtë Hetem Ramadan Ajeti, Ali Adem Ajeti dhe Murat Mehmet Ajeti,duke e zgjeruar ndërkohë gamën e veprimit edhe me qindra djem të tjerë trima e të shkathtë për aksione.

Me moral dhe qëndresë ai përgatit edhe gratë trimëresha si:Maliqe Jupolli Ajeti,Hyrë Monolli Ajeti,Shehide Begolli Ajeti,Zyhrije Sadaj Ajeti,Vahide Podvorica Ajeti,Kadife Çitaku Ajeti,Nurije Sheholli Ajeti,etj,të cilat me gjithë dhunën, burgosjet dhe vrasjet e vazhdueshme asnjëherë nuk ranë në dëshpërim e gjendje të pashpresë.

Meqë, Hetemi kishte një zhvillim fizik dhe mendor për t’ia pasur zili Ismaili e trajtonte sikur fëmijë të tij.

Ai në Hetemin shihte përfaqësuesin e ardhshëm e të vërtetë të luftëtarit trim e të pamposhtur.

Hetemi,edhe pse ende shumë i rinj me mish e shpirt do të mobilizohet në luftën për çlirim kombëtar.

Ai me armë në dorë do të luftojë kundër mendësisë së ngushtë të shovinistëve serbë, të cilët përdoren të gjitha mjetet represive për të na shkombëtarizuar e për të na lënë emërharruar në tokën tonë.

Duhet pranuar se të luftosh pabarazinë dhe padrejtësitë, atëbotë ishte më e vështirë dhe më e komplikuar nga ç ‘dukej në pamje të parë.

Por idealizmi rinor i të rinjve të Llapit dhe viseve të tjera të Kosovës, nuk njihte vrushkujt e ujit as kërbaçët, as tytat e armëve, as zhurmën e poteren shurdhuese të tankeve dhe avionëve luftarak të kolonialistëve serbë.

Të gjithë këta të rinj idealistë e atdhedashës ishin pajtuar që jetën ta shkëmbenin me vdekjen, pasi që ajo nënokupim s’kishte kurrfarë vlere.

Kështu që më 27 nëntor të vitit 1968 në Podujevë, në shenjë revolte e pakënaqësie organizohen demonstrata në kërkim të simboleve kombëtare dhe të së drejtës për Universitet në Gjuhën shqipe.

Hetem Ajeti më të dëgjuar fjalimin me aq zjarr të studentit të inxhinierisë Sabit Ibrahim Syla, para Kuvendit Komunal të Podujevës, del nga punëtoria ku mësonte zanatin e marangozit dhe futet në rreshtat e parë të demonstruesve.

Në këtë demonstratë zanatçiu i rinj Hetem Ajeti, sikur edhe bën betimin. Ai që nga ky moment bëhet pjesë e të gjitha Lëvizjeve kryengritëse në Llap e më gjerë.

NJË SITUATË PËR JETË A VDEKJE

Dita e 25 janarit 1969 do të jetë një test tjetër i radhës për Ajetajt e Sfeqlës së Llapit.

Derisa djali i tyre Hetemi po e priste trenin e linjës Podujevë-Polenicë, në kafenenë e stacionit hekurudhor papritmas u shfaq një i rinj serb së bashku me të dashurën e tij.

Ai paarsyen më të vogël dhe për habinë e të gjithëve nisi të grushtojë një djalosh të pafajshëm rreth të njëzetave nga Gllamniku i Podujevës.

Sipas Hetem Ajetit, dëshmitar okular i kësaj ngjarje, me gjithë kaosin e krijuar dhe pështjellimin i riu shqiptar shpejt u këndell.

Ai rrëmbeu një karrige dhe me tërë forcën e përplasi mbi trupin e serbit. Serbi që kishte natyrë të dhunshme dhe represive u gjend në nokaut klasik. Pas pak minutash i provokuar nga ky akt dhe i turpëruar përpara të dashurës së tij filloi të gjuajë kuturu me gjësende të forta në turmën e njerëzve të pranishëm.

Ai sikur donte ta kthente besimin tek serbët tjerë e sidomos e dashura e tij. Fyente me fjalët më të pista shqiptarët. Hetemi i pezmatuar nga këto skena të turpshme ia kthen këtij huligani me njëjtën shtizë.

Po ashtu i tërheq edhe vërejtjen se nëse nuk pranë do ta pësojë edhe më keq. Nuk vonoi shumë dhe pas këtij debati të nxehtë u dëgjua një bori e pandërprerë alarmi, që u pasua nga frenimi i ashpër i makinës së policisë.

Njerëzit e tubuar në kafene menjëherë filluan të ikin, si bletët nga një koshere që kishte marrë flakë.

Hetem Ajeti, trim i lindur as që kishte lëvizur nga vendi. Mbi te u vërsulen policët e armatosur mirë.

Ndër ta me temperamentin e tij të dhunshëm u dallua polici Apostol Llaziq,i cili duke e ndjerë veten tamam si gangster Hetemit, iu drejtua me fjalët” Ty të kam në regjistrin tim që nga 27 nëntori i vitit të kaluar.”

Pastaj vazhdoi:” Ky është vetëm fillimi do të bëjë që kur të më shohësh të vijë të vjellësh”.

I rrëmbyer nga momenti i ngjarjes dhe i inatosur Hetemi ishte përgjigjur:” Ditët në vijim do të shohim s’e a do të vjell unë apo ti”.

Ai, i tronditur nga kjo ngjarje e papritur duke bërë monolog me vetveten kthehet në shtëpi.

Porsa mbërrin në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sfeqël të Podujevës, e ëma me shikimin plot kureshtje e heton atë të gërvishtur në fytyrë. Ajo bukur e shqetësuar i thotë Hetemit, çfarë të ka ndodhur djali im?

Hetemi me kohë kishte parapërgatitur një shpjegim lehtësues për nënën Hyrë. Si gjithnjë i kujdesshëm ndaj saj thotë: “Asgjë-asgjë nënë rrëshqita nga vigu duke kaluar lumin.

Në mënyrë që t’ia largojë plotësisht dyshimin nënës ai kishte lagur qëllimisht edhe rrobat.

Në ato çaste e ëma u ndije e lehtësuar dhe përqafoi Hetemin,me çfarë e lehtësoi emocionalisht.

Në anën tjetër ajo mallkonte lumin Dumnica, i cili nga të reshurat e pandërprera të atyre ditëve kishte dal nga shtrati i tij, duke i përmbytur përreth edhe arat e mbjella me grurë.

NË STACIONIN E TRENIT NDODH SKENA E REVANSHIT

Stacionin e trenit në Podujevë, polici Llaziq e konsideronte si vendin më të përshtatshëm për të provokuar ndjenjat e shqiptarëve. Ai edhe pse kolonialist e ndjente veten superior.
Punëtorët shqiptarë që punonin në Korporatën Energjetike të Kosovës në Kastriot( ish-Obiliqi) pa aguar mëngjesi merrnin trenin e orës katër e një çerek Podujevë-Prishtinë -Fushë-Kosovë, dhe anasjelltas.

Kyfarë polici aventurierë me dëshirën e fortë për fyerje e poshtërim të tyre së bashku me kolegët e tij Kuzmanoviq e Parazanoviq i shqetësonin ata duke mos i lejuar që të uleshin në ulëset e lira të vagonëve të trenit.

Më një zë kërcënues u drejtoheshin duke u thënë: “të gjitha vendet janë të rezervuara” Këto gjeste të vazhdueshme të këtyre policëve do ta pezmatojnë edhe më tepër Hetemin. Ai, më 29 janar 1969,pagrimë mëshire në hyrje të kafenesë që gjendej brenda stacionit të trenit e çarmatos policin zullumqar Llaziq,duke e goditur disa here me levë në kokë.

Polici i përgjakur përplaset përtokë. Hetemi edhe pse asnjëherë nuk e kishte dëshiruar një skenë si kjo shfryn pezmin e tij, duke e paaftësuar për jetë, policin Llaziq,i cili adhurohej rrejshëm nga serbët lokal të Podujevës.

Pas kësaj ngjarje ai i pashoqëruar nga askush vetëdërzohet në stacionin e policisë në Podujevë.

Edhe pse e dinte që atje do të haste në disa policë të predispozuar për dhunë ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj atyre që kishin marrë pjesë në demonstratat e nëntorit ‘68-të.

Përkundër pasojave dhe dhunës fizike Hetemi as që e kishte menduar arratisjen, ngase e dinte që me këtë veprim do ta rrezikonte seriozisht jetën e kushëririt të tij Ismail Hasan Ajeti, i dënuar dyherë me vdekje.

Mehmeti kishte shpenzuar shuma të majme të hollash për lirimin e Ismailit nga burgjet jugosllave.

Ai përpos që kishte shitur tokë, bagëti dhe drithëra kishte marrë para hua edhe nga farefisi dhe miqtë.

Familja, Ajeti derisa të eksitojë nuk do ta harrojë kontributin e Latif Merovcit prej 100 (njëqind) lirave të arit. Në saje të humanizmit të tij Ismail Ajetit, dënimi i shqiptuar me vdekje i kthehet në dënim të përjetshëm.

Pushtuesit serbë e malazezë me sjelljet tyre të egra mendonin që nëpërmjet dhunës, përndjekjes dhe burgosjeve do të eliminonin ideologët shqiptarë që luftonin për liri dhe bashkim kombëtar.

Hetemi kujton fare mirë s’e si njeri ashtu dhe tjetri prej shtatë–tetë policëve serbë që ishin të pranishëm në çastin e dorëzimit të tij iu kishin drejtuar me fjalët:” Kush të mësoj të veprosh kështu?

Madje, Kuzmanoviq e Parazanoviq i thonë “Paske qëndruar besnik në zanat që të la Ismail Ajeti, armik i deklaruar i Jugosllavisë.

Por ti do të pësosh edhe me keq s’e sa ai”.” Ne nuk durojmë një akt të tillë poshtërues të uniformës sonë”

Ata duke e trajtuar tmerrësisht keq e me përbuzje Hetem Ajetin, e fusin në veturën e errët me rrjeta hekuri dhe transferojnë ashtu të përgjakur në burgun e Prishtinës.

Ishte një ditë e ftohtë dimri kur Hetemin e merr në pyetje një inspektor pijanec dhe nën ndikimin e vazhdueshëm të dhunës më tepër kërkon nga ai informacione rreth demonstratave të 68-ës, se sa rreth sulmit të tij mbi policin Llaziq.

Aq sa flet muri, aq i përgjigjej Hetemi. Inspektori i nevrikosur nga heshtja e Hetemit,nis ta fyejë atë në baza kombëtare.

Të nesërmen në një rrethanë aq kritike dhe në një gjendje aq të rëndë shëndetësore Hetem Ajetin e vendosin në qelinë numër 25.

Era e qelbur dhe një dyshek gjithë myk mbi një sustë të ndryshkur e kishin rënduar edhe më tepër gjendjen e tij.

Në atë qeli aq të ngushtë gjendej dhe studenti i historisë Hasan Dërmaku,nga Shipashnica e Dardanës (ish-Kamenica)

Ai në këtë burg mbahej me shumë shokë të tij si organizator i demonstratave të 68-ës.Një ditë herët në mëngjes Hetemin e nxjerrin nga qelia dhe e dërgojnë në pyetje.

Hasani shfrytëzon këtë kohë të përshtatshme dhe nëpërmjet një forme që e njihnin shumë pak të burgosur bisedon me shokun e tij të jetës dhe aktivitetit Xheladin Rekaliu,i cili ndodhej në qelinë pranë.

Xheladini ,ishte po ashtu një i burgosur politik nga Podujeva,i cili akuzohej si njëri nga kryeorganizatorët e ngjarjeve të 68-ës.

Hasani i shpjegon atij se si në qeli i kanë sjellë një çun të rinj nga Podujeva. Pas kërkesës së Xheladinit ,si e quajnë atë djalë, Hasani e portretizon në hollësi të porsa vendosurin në qelinë e përbashkët.

Duke thënë:“Xhelë i burgosuri lë përshtypjen e një njeriu miqësor dhe të besueshëm”

Pastaj,vazhdon: Ky i rinj thotë se është pre e përleshjes me një kolon serb nga Orllani, i Podujevës i cili i punësuar si polic duke keqpërdorur profesionin i torturonte pa shkas banorët e pafajshëm të Llapit.

Thotë, se quhet Hetem Ajeti,dhe është i Ajetajve të Sfeqlës së Podujevës. Paska bërë punën prej zanatçiu tek Hysen Jetullahu i Dëbërdolit, i vendosur në Sfeqël.

Xheladini nga përshkrimi bindës dhe i argumentuar i Hasanit, menjëherë kuptoi se fjala është për bashkëmoshatarin e tij Hetem Ramadan Ajeti, i cili vetëm tri ditë pas përleshjes së ashpër me policin mizor Llaziq, ia kishte dal që të hakmerrej ndaj tij.

Rekaliu,e dinte që hakmarrja do të ndodhë shpejt. Po ashtu ishte i sigurt që Hetemi,i rritur dhe edukuar nën autoritetin e Ismail Ajetit, në asnjë mënyrë s’do të lejonte poshtërimin e tij, dhe të llapjanëve të tjerë nga një ardhacak i rritur në stallë derrash.

Llaziq vetëm pse i tekej shpeshherë i provokonte qytetarët e kësaj ane mbi supet e të cilëve rëndonte varfëria e tejskajshme dhe njëmijë halle të tjera.

Xheladini i thotë Hasanit, nëse e kthejnë Hetemin në qeli mësoi të lutëm metodën e komunikimit me gjysmë zëri, pastaj vet do të bisedojë me te.

Pasdite vonë dera e qelisë u hap më rreptë se që pritej. Dy gardianë e përplasen me rrembin Hetemin e bërë qull nga djersët dhe të verdhë dyllë mbi shtratin e papastër të qelisë.

Hasanin e acaruan tepër këto sjellje të paligjshme të tyre. Ai, publikisht e dënoi sjelljen e këtyre njerëzve të papërgjegjshëm ,duke i denoncuar ata edhe tek eprori i tyre. Atë natë të rëndë ushqimin e tij të paktë Hasani ia jep Hetemit, kurse vetë mbetet pangrënë fare.

Dalëngadalë u ofrua edhe koha e ndërrimit të rojeve të burgut. Hasani i mësoi përvetësimin e bisedës me zë të ulët Hetemit.

Ai duke ndërmarrë masa sigurie vëzhgonte te dera e qelisë ,kurse Hetemi bisedonte me Xheladinin.

Xheladini me humorin e tij të lehtë dhe të këndshëm e përgëzon Hetemin për qëndresë duke i thënë:” Hetem, ti praktikisht tregove atdhedashurinë me levë”.

Pastaj, Xheladini i flet Hasanit edhe rreth të bëmave të Ismail Ajetit -Bushit,i cili i heshtur dhe në rrethana tepër të rënda gjatë viteve 1945-1950,manifeston akte të rralla trimërie.

Hasani papërfunduar mirë bisedën me Xheladinin, e merr në përqafim Hetemin,që nga ky moment ata janë të pandarë me njëri-tjetrin.

blank
Nga e majta Hasan Dërmaku gjatë një vizite në Sfeqël tek miku i tij i ngushtë Hetem Ajeti.

Stafi udhëheqës i burgut të Prishtinës, duke hetuar veprimet e sinkronizuara të këtyre dy djemve të rinj llogariste edhe mundësin e arratisjes së tyre nga burgu.

Atëkohë burgu i Prishtinës ishte shndërruar në çerdhe ethesh për qeveritarët jugosllavë dhe të përkëdhelurit e tyre.

Në këtë burg mbahej elita udhëheqëse e demonstratave të 68-ës.Studentë e nxënës së bashku me shtresa të tjera të popullit të prirë nga ideologu i tyre Adem Demaçi,që po vuante dënimin e gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, kishin bërë përgatitjen e avancimit të statusit të Kosovës.

Prandaj, ethet ishin një dukuri e rëndomtë për autoritetet jugosllave dhe disa lojalistë shqiptarë, që veten e konsideronin si turq e jugosllavë.

Të mbërthyer nga frika përgjegjësit e burgut Hetemin e ndajnë nga Hasani dhe e çojnë në dhomën numër 29-të.

Mirëpo, edhe kësaj radhe ai do të jetë me fat. Në dhomë do t’i sjellin Muharrem Hazir Thaçin,e Carallukës së Malishevës, i cili ishte nip i të njëjtit fshat me Hetem Ajetin.

Muharremi i përmbajtur dhe tejet serioz në burg mbahej po ashtu për një vepër që meritonte të admirohej.
Ai, pas 21 vjetësh ishte hakmarrë për vrasjen e babait të tij. Më 10 shtator të vitit 1948 njëfarë Pero Sava Reshetar, nëpunës në Zyrën e Këshillit Popullor, të fshatit Llashka-Drenoc, komuna e Drenasit (ish-Gllogoci) kishte vrarë Hazir Hamzë Thaçin, vetëm, pse atij i mungonin 400 kilogram grurë, nga totali i caktuar prej 4000 mijë kilogramësh.

Shumën e dhënë prej 3600 kilogramësh Haziri e kishte siguruar me insistimin e gruas së tij Sofije Beselica Thaçi.

Ajo, nga frika që mund të pësojnë ndonjë të keqe fëmijët e saj Azemi,Muharremi,Ademi dhe Xhezidja, së bashku me Hazirin shkon derë me derë për mbledhjen e drithit, të ashtuquajturit rekuizim (otkup) të caktuar nga pushteti gjakpirës serbo-sllavë.

Serbët dhe malazezët ishin ata që nëpërmjet kësaj takse ndëshkuese përpiqeshin që shqiptarët t’i gjunjëzonin, duke i provuar edhe me uri.

Pas këtij akti të shëmtuar e tipik fashist Pero Sava Reshtar, kinse ishte dërguar pesë-gjashtë muaj në vuajtje të dënimit në burgun e Nishit.

Rexhep Bunjaku, njëri nga ish-të burgosurit politik në këtë burg në shkrimet e tij rrëfen sjelljet prej krimineli të Pero Sava Reshetarit, ndaj të burgosurve shqiptarë.

Reshetar, i “dënuar “shumë shpejt kthehet në Kosovë dhe avancohet në pozitë udhëheqëse si Drejtor i Sektorit të Përgjithshëm të PTT-së, në Prishtinë.

Muharremi, 42 vjeç gjatë kësaj kohe gjendej në Shkup, ku punonte si punëtor në ndërmarrjen ndërtimore” Granit”.

Ai, gjatë qëndrimit atje ishte acaruar edhe më tepër. Shokët e punës duke menduar që po e ngushëllonin i kishin treguar që me metoda të njëjta sllavo-maqedonasit, kishin likuiduar edhe shumë shqiptarë autokton të Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse nga duart e Muharremit sigurohej buka e familjes ai, vendos të lë punën dhe të kthehet në shtëpinë e tij në Carallukë të Malishevës.

Sipas, rrëfimeve të shokut të tij të burgut të Prishtinës, dhe të Nishit,Hetem Ramadan Ajeti, shpeshherë Muharremi, kishte thënë që vrasja e babait të tij dhe puna e rëndë fizike ia kishin dëmtuar shëndetin.

Muharremi një kohë të gjatë kishte vuajtur edhe nga disa ulcera leptike të shfaqura në zonën e ezofagut.

Ai po ashtu kishte sqaruar se si e kishte kapluar ndjenja e ankthit dhe frikës që po vdiste pa i dhënë hakun e merituar Pero Sava Reshetarit.

Muharremi disa ditë ishte vënë në përcjellje të tij. Kur e identifikon mirë e mirë dhe vërteton se ai gati çdoherë po drekon në restorantin “Union-Express ”që gjendej ngjitas Teatrit Kombëtar të Kosovës, kthehet i relaksuar në shtëpinë e tij.

Më 31 mars të vitit 1969,herët në mëngjes niset nga Caralluka, fshati ku edhe jetonte për në Prishtinë.
Pasi vërteton që Reshatar kishte dal në punë dhe sillej me tre-katër veta brenda hapësirave të Postës, i shkon mendja të shtie mbi te.

Mirëpo, e frenon veten me arsyen plotësisht të shëndoshë që krimin e Pero Reshetarit,është mëkat ta paguajnë me jetë njerëzit e pafajshëm.

Muharremi katër-pesë orë do të shëtisë në qytet me shpresën se rastësisht mund ta takojë Reshetarin, në ndonjë vend, ku mund ta ekzekutojë pa dëmtuar askënd tjetër përveç tij.

Ky edhe ishte qëllim i kahershëm i Muharremit. Ai si burrë i një vatre të vërtetë shqiptare edhe pse e kishte mundësinë s’ donte të hakmerrej në Savën, babain e tij, e as në vëllezërit e tij Milen,Jagoshin dhe Andrean.

Këtë ditë kritike Muharremi në vakt dreke niset kah restoranti “Union-Express “kur vëren që aty ishte edhe Reshetar, ai gjakftohtë dhe i përmbajtur zen vend në një qoshe jo larg tij.

Muharremi,me të hetuar që Reshetar, po i afrohet arkës për të paguar nxiton dhe i del përpara.

I qetë si përherë i thotë” Sot, unë paguaj për ty “Me shpejtësi të paparë nxjerr nga beli revolverin ”Zbrojovka” dhe ia numëron një breshëri plumbash. Në ndarje i thotë” Të fala nga Haziri dhe fëmijët e tij”.

Fshatarët e kësaj ane i gëzohen tepër këtij lajmi. Ata me dhjetëra herë kishin rrëfyer mbi keqtrajtimet që Reshetar ua kishte bërë atyre qoftë edhe për 1 kile të drithit të munguar.

Të gjithë e dinin që kyfarë “otkupi” ishte shpikur me pretekst të vetëm për të ushtruar dhunë dhe vrasje ndaj shqiptarëve.

Krismat e armës së Muharrem Thaçit dhe leva e Hetem Ajetit, ishin paralajmërim i mirë se kolonialistët serbë e malazezë asnjëherë s’mund të bëhen zot në tokë të huaj.

blank

Ish-stacioni i trenit në Podujevë, vendi ku kishte ndodhur përleshja e Hetem Ajetit me policin serb Apostol Llaziq.

EPISODI I GJYKIMIT TË HETEM AJETIT DHE DËRGIMI I TIJ NË BURGUN E NISHIT

Hetem Ajetit pas qëndrimit prej 8 muajve në paraburgim Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ia shqipton dënimin prej tri vjetëve burgim të rëndë, duke e cilësuar si të rrezikshëm për rendin dhe shoqërinë.

Periudha kur Hetemi ishte dënuar ishte mjaft e acaruar dhe e nderë sepse në të njëjtën kohë u dënuan edhe kryeorganizatorët e demonstratave të vitit 1968.

Prokurori publik Mentor Çoku pasi analizon provat konstaton që është provuar fajësia e të akuzuarit Hetem Ajeti.

Madje ai kërkon zgjerimin e aktakuzës duke nxjerr si provë rënduese pjesëmarrjen e Hetemit, në demonstratat e 27 Nëntorit të vitit 1968,të mbajtura në Podujevë.

Këto demonstrata edhe pse ishin të ligjshme regjimi komunist i ish-Jugosllavisë i cilësonte si armiqësore dhe orvatje të hapur të shqiptarëve që Kosova të fitojë statusin Republikës së shtatë në kuadër të Federatës jugosllave.

Një kërkesë si kjo i tmerronte serbë e malazezë në Beograd e Podgoricë. Rahat nuk ndiheshin as maqedonasit dhe një grup bukur i madh i të hibridizuarve gjithandej ish-Jugosllavisë.

Po ashtu kolonët serbë e malazezë të vendosur në Kosovë, i frynin zjarrit me rrëshekun e shtrigës vetëm e vetëm që shqiptarët të mbetën rrogëtarë të përjetshëm të tyre.

Prokuri Çoku kishte këmbëngulur që Hetem Ajeti,të dënohet sipas ligjit në fuqi për dy vepra penale.

Derisa, Riza Fazliu gjykatës i rastit Ajeti, po përgatiste konfirmimin e dënimit reagon Tadej Rodiqi, i cili konstaton sjellje dhe qëndrim jo korrekt ndaj të shpallurit fajtor Hetem Ajeti.

Me kërkesën e Rodiqit u zhvillua edhe seanca për këshillim ku u bë korrigjimi i gabimeve.

Pas përmirësimit të këtyre lëshimeve Hetem Ajeti dënohet me tri vjet burgim. Tadej Rodiqi, drejtor dhe mësimdhënës në vitet e 50-ta,në Pro-gjimnazin e atëhershëm të Podujevës, kishte ruajtur konsideratën e tij të lartë ndaj Mehmet Hasan Ajetit-Mehës, të cilin e vlerësonte për mençuri dhe përpjekje pozitive, që çështja shqiptare të avancohet me përfshirjen e gjithmbarshme të rinisë shqiptare në shkollat me mësim në Gjuhën shqipe.

Rodiq në një ndejë i kishte thënë ish-nxënësit të tij Ymer Adem Llugaliu, që thëniet e Mehmet Ajetit-Mehës” do ti kujtojë përherë “Derisa të jemi të paarsimuar me ne do të luajë dreqi dhe i biri.” Dashurinë për Atdheun nuk e krijon bartja e plisit të bardhë, por penda e dijetarit të mirëfilltë.”

Mehmet Ajeti ishte treguar largpamës dhe vizionar pikërisht në kohën kur disa të manipuluar nga regjimi sllavo-komunist mendonin se shkolla të duhura për shqiptarët janë vetëm ato me përmbajtje fetare.

Rodiqi gjatë gjithë jetës do t’i jetë mirënjohës Mehmet Hasan Ajetit,i cili me reputacionin e tij që gëzonte në Llap, kishte ndikuar tek shumë familje që të rinjtë e këtij regjioni të vijojnë shkollimin e mëtutjeshëm në pro-gjimnazin e atëhershëm të Podujevës.

Madje, Mehmeti kishte dhënë vetë shembullin praktik duke e dërguar në këtë gjimnaz edhe të birin Xhevatin.

Në fillim të viteve 70-të, Xhevat Ajeti së bashku me Shaip Latifin, Salih Ilaz Ejupin, Fadil Rasim Çitakun, Xhemshit Beqir Vokrrin, Enver Xhelil Breznicën, Selim Fetah Ejupin dhe Sabit Fazli Ejupin etj,shkojnë për studime në Tuzlla të Bosnje-Hercegovinës, ku edhe diplomojnë në fushën e gjeologjisë.

Ndërkohë ata kthehen si kuadër me përgatitje superiore në minierat e Trepçës, Hajvalisë ,Goleshit dhe në Korporatën Energjetike të Kosovës në Kastriot (ish-Obiliq)

Rodiqi këtë kontribut të Mehmetit, do ta shpërblejë me rastin e gjykimit të familjarit të tij Hetem Ramadan Ajeti.

Ai do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e mundshme juridike në mënyrë që i akuzuari Hetem Ajeti,t’i shmanget dënimit me burgim afatgjatë.

Falë përpjekjeve të Rodiqit i akuzuari Hetem Ajeti dënohet vetëm me tri vjet heqje lirie.

Me të kuptuar rastin të pakënaqur me vendimin udhëheqësit e drejtorisë së burgut në bashkëpunim me organet e larta ekzekutive të Kosovës,që ishin në varësi të Serbisë, më 12 prill të vitit 1971,nën masa të rrepta sigurie Hetem Ajetin dhe Muharrem Thaçin i transferojnë nga burgu i Prishtinës në atë të Nishit.

Hetemi dënimin do ta vuajë në burgun famëkeq të Nishit së bashku me idealistët dhe organizatorët e demonstratave të vitit 1968, Osman Dumoshi, Ilaz Pireva,e Skender Kastati.

Dy-tre muaj më vonë nga burgu i Prishtinës në atë të Nishit, përcillet edhe Kadri Osmani, i dënuar për shkak të organizimit të grevave të punëtorëve në ndërmarrjen “Napredak” të Prishtinës.

Xheladin Rekaliu,në atë periudhë student i Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë, nga regjimi sllavo-komunist shihej si rrezik serioz për sistemin, andaj transferohet nga Prishtina në burgun skëterrë të Goli-Otok-ut të Dalmacisë.

Rekaliu si 19 vjeçar në këtë burg qëndron me kriminelë dhe recidivistë të krimeve të rënda. Edhe pse heq të zitë e ullirit mbetet i pathyeshëm. Ai deri më 17 janar të vitit 1999,kur edhe vdiq e kishte një jetë plot tallase dhe vuajtje.

Shumëherë ka qenë i arrestuar dhe i izoluar nga regjimi sllavo-komunist. Më 2 maj të vitit 1999 në Studime të Epërme të Vushtrrisë, Xheladinit kriminelët serbë ia masakrojnë motrën Sevdije Rekaliu Gjata dhe nipin 23 vjeç Meriton Shefki Gjata, nga fshati Bajçinë i Podujevës.

Kryepersonazhi i këtij shkrimi Hetem Ajeti miqësinë e para tridhjetë vjetëve me Xheladinin jo vetëm që do ta ruajë por edhe do ta forcojë.

Përkundër faktit që UDB-a jugosllave i mbante në vëzhgim Xheladini ,Ismaili dhe Hetemi, arrinin që të takoheshin në mes veti në odën e Muhamet Latifit në Pollatë të Podujevës.

Të gjithë të përmendurit i preferonin takimet në Pollatë,ngaqë Ismail Ajeti e kishte vajzën e madhe Shqipen të martuar për Muhametin. Kurse,Hetemi ishte nip i Ajet Latifit.

Edhe Xheladini mund ta arsyetonte qëndrimin në këtë fshat pasi që babai i tij, Jetishi i kishte dajallarët tek Demajt e Pollatës.

Në Pollatë të shumtën e herëve skicohej programi për organizimin dhe mbajtjen e protestave kundër pushtuesve serbo-sllavë. Po ashtu bëhej edhe strehimi i atyre që rrezikonin kapjen nga policia serbe.

Rruga e gjatë deri tek mëvetësia e plotë e Kosovës u karakterizua me keqtrajtime, burgosje dhe vrasje të shumta

Viktimë e kësaj dhune të shfrenuar ishte edhe Hetem Ajeti, i cili në demonstratat e 1 dhe 2 prillit të vitit 1981 të mbajtura në Podujevë plagoset rëndë.
Ndaj tij nga lokali “Beko” kishin shtënë persona të sigurimit shtetëror të Serbisë. Ky dyqan rrobaqepësie ishe pronë e një koloni serb, prindërit e të cilit në Podujevë, kishin ardhur me llavën e ardhacakëve serbë e malazezë, ndërmjet dy Luftërave Botërore. Pasojat e kësaj plagosje ai i ka vuajtur gjatë gjithë jetës.

Ndërkaq, më 30 maj të vitit 1989,çuni i të vëllait Ali Adem Ajeti, bije heroikisht me armë në duar duke mbrojtur nxënës e studentë llapjanë, që atë ditë kritike po protestonin në mbrojtje të Kushtetutshmërisë së Kosovës.

Hetem Ajeti konsiderohet edhe si njëri nga guerilasit e parë në Llap. Ai më 22 qershor të vitit 1998,së bashku me Zejnullah Zejnullahn-Zenën i lënë lukset e Zvicrës dhe aktivizohen në radhët e UÇK-së, Zona Operative e Llapit.

blank

Nga e djathta Hetem Ajeti, Florin Llugaliu dhe Zejnullah Zejnullahu.

Ata edhe pse në atë periudhë ishin 50-të,përkatësisht 47-vjeç në këtë Luftë Çlirimtare japin kontribut të jashtëzakonshëm.

Si Hetemi ashtu edhe Zejnullahu posedonin njohuri të mjaftueshme mbi armët, ngase studimin dhe përdorimin e tyre që në rininë e hershme ua kishin imponuar regjimet gjakatare të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë komuniste.

ARIF EJUPI

blank

“Më ’75, Sigurimi më kërkoi të më niste me mision sekret në Angli, ku do takoja ministrin Xhulian Emeri, që e njihja nga koha e Luftës…”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik!

Dashnor Kaloçi

blank

 

 

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Beqir Sure Ajazit, me origjinë nga fshati Prezë i Tiranës, i cili gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, u shkollua në Liceun francez të Korçës, ku pati rastin të njihej dhe të krijonte miqësi me Enver Hoxhën, i cili ishte pedagog i jashtëm dhe për të plotësuar pagën, punonte edhe në bibliotekën e shkollës, ku Beqiri ishte caktuar si kujdestar i saj. Si u angazhua Beqiri në politikë gjatë periudhës së Luftës (1939-1944), duke aderuar fillimisht në organizatën nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe më pas në Lëvizjen e Legalitetit, duke qenë edhe pjesëmarrës në Kongresin e saj të parë të zhvilluar në fshatin Herr të Tiranës, në 21 nëntor ’43, ku ai shërbeu edhe si sekretar. Angazhimi i Ajazit me forcat e major Abaz Kupit, ku ai pati rastin të njihej edhe me oficerin britanik, Xhulian Emëri, (që ishte me mision pranë shtabit të Legalitetit, që kryesohej nga Kupi), gjë e cila u bë shkak, që ai të arrestohej nga forcat partizane në tetorin e vitit 1944, ende pa mbaruar lufta, teksa po dërgonte një letër kryeministrit Ibrahim Biçaku, të cilën ia kishte dhënë Abaz Kupi. Dënimi i Ajazit fillimisht me vdekje i akuzuar për “krime lufte” dhe pas, me 15 vjet burg, me akuzën “pjesëmarrës në organizatat kolaboracioniste”, nga të cilat vuajti 10 vjet, pasi përfitoi nga amnistia e vitit 1949, kur u dënua ministri i Punëve të Brendshme, Koci Xoxe. Historia e panjohur Beqir Ajazit, nga periudha e Luftës dhe deri në shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku pasi ai refuzoi “ofertën” e Sigurimit të Shtetit, “për t’u arratisur nga Shqipëria” dhe për të shkuar me mision sekret në Angli, ku do merrte kontakt me ministrin Xhulian Emeri, (me të cilin kishte njohje që nga periudha e Luftës, kur ai ishte në Shtabin e Abaz Kupit), në shenjë hakmarrje, në vitin 1986, Sigurimi i Shtetit i arrestoi djalin, Namikun, duke e dënuar me 10 vjet burg politik, të cilat i vuajti në kampin e Qafë Barit dhe Burrel, nga ku u lirua vetëm në fillimin e vitit 1991, me shembjen e regjimit komunist. Si arriti Beqiri të botonte pas viteve ’90-të disa libra me kujtime si: “Nga Shkaba me kurorë te Drapri me çekan”, “S’mu nda burgu i Burrelit”, “Sure Ajazi, ky kreshnik i kohës sonë”, “Kush ishte Enver Hoxha”, etj., si dhe librat me përkthime, (kryesisht nga frëngjishtja), si: “Tistani dhe Izolta”, “Henerieta”, “Spastrimi etnik”, “Lufta e pashenjtë”, etj.

Kush ishte Beqir Ajazi? 

Beqir Ajazi u lind në vitin 1920 në Dibër të Madhe ku ndodhej familja e tij në atë kohë, por origjina e tyre është nga fshati Prezë i Tiranës. Babai i tij, Sure Ajazi ishte krahinari i Prezës dhe gjatë viteve 1915-1920, ashtu si shumë familje të njohura të Shqipërisë së mesme, ishte një nga mbështetësit e Esat Pash Toptanit. Në vitet e Monarkisë së Zogut, ai vuajti disa vjet në burgun e Gjirokastrës, pasi ishte dënuar për shkak të një vrasje që e kishte bërë për gjakmarrje. Edhe për këtë shkak, familja e dërgoi Beqirin që të vazhdonte mësimet pranë konviktit të shkollës unike në qytetin e Ersekës të rrethit të Kolonjës.

Pasi e mbaroi atë me rezultate të larta, në vitin 1933, Beqiri fitoi të drejtën që të ndiqte Liceun francez të Korçës, ku ai pati rastin të njihet dhe me Enver Hoxhën, i cili në vitin 1937, u caktua si pedagog i jashtëm në atë shkollë. Në vitin 1937, pasi Enver Hoxha nuk i plotësonte dot orët e plota, për të kompensuar rrogën, u caktua të punonte pranë bibliotekës së shkollës, ku ishte kujdestar përgjegjës Beqiri, me të cilin punoi për tre vjet me radhë. Në vitin 1939, kur Italia fashiste ndërmori agresionin ushtarak duke sulmuar Shqipërinë, Beqiri u bashkua me batalionin vullnetar që komandohej nga ish-profesor i Liceut, Abaz Ermenji.

Pas mbylljes së Liceut nga italianët në vitin 1940, Beqiri u kthye në Tiranë, ku u regjistrua në gjimnazin shtetëror të cilin e mbaroi në vitin 1942, duke u diplomuar me rezultate të larta. Gjatë kohës që Beqiri ishte në Tiranës, ai shpesh herë takohej me ish mësuesin e tij Enver Hoxhën, i cili kishte filluar punë duke shitur cigare në dyqanin “Flora”, pronë e familjes së Ibrahim Biçakut, (dajës së Esat Dëshnicës), me të cilin Enveri ishte njohur që gjatë kohës që ishte në qytetin e Korçës.

Në atë periudhë kohe, Beqiri punoi edhe si gazetar në “Bashkimi i Kombit” dhe në vitin 1942, me nxitjen e ish-mësuesit të tij, Abaz Ermenji, ai u bashkua dhe aderoi në organizatën politike “Balli Kombëtar”. Kurse babai i tij Sure Ajazi, për aktivitetin e tij antifashist, pasi refuzoi dhe gradën e kolonelit që i ofroi Mustafa Kruja, u internua në Itali nga 1940 deri në 1944.

Në vitin 1942 Beqiri u largua nga forcat e Ballit Kombëtar dhe u bashku me forcat e Legalitetit që kryesoheshin nga Abaz Kupi dhe mori pjesë në Kongresin që u mbajt në fshatin Herr të Tiranës, më 21 nëntor të vitit 1943, ku kreu edhe detyrën e sekretarit së bashku me Nevzat Vilën. Në vitin 1943, Beqiri u emërua me punë si sekretar në Ministrinë e Kulturës Popullore e më pas si redaktor në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Nisur nga fakti se Beqiri njihte mirë disa gjuhë të huaja, si: anglisht, frëngjisht dhe italisht, në vitin 1943 me ardhjen e misioneve britanike pranë shtabit të Abaz Kupit, ai u caktua si përkthyes dhe oficer i ndërlidhjes në mes Kupit dhe oficerëve britanikë, ku qëndroi deri në vjeshtën ’44-ës kur Abaz Kupi u largua nga Shqipëria.

Gjatë kësaj kohe, Beqiri zuri një miqësi të ngushtë me majorin britanik Xhulian Emëri, të cilin kur u plagos e mbajti për tre javë në shtëpinë e tij në fshatin Prezë. Në 14 tetor të vitit 1944, ndërsa Beqiri ishte duke u kthyer nga Tirana, ku i kishte çuar një letër kryeministrit Ibrahim Biçaku (të cilën ja dërgonte Abaz Kupi) rrugës për në Prezë, ai u arrestua nga forcat partizane, të cilat e mbajtën të izoluar në disa baraka të improvizuara si burg diku në malin e Dajtit dhe më datën 21 nëntor, pas largimit të gjermanëve nga Tirana, Beqirin dhe të burgosurit i tjetër, i sollën në burgun e vjetër të Tiranës.

Më 25 prill të vitit 1945, Beqiri doli në gjyq dhe fillimisht u dënua me vdekje, duke u akuzuar për “krime lufte”, por më pas ia ndryshuan nenin dhe ai u dënua me 15 vjet burg politik, i akuzuar si: “pjesëmarrës në organizatat kolaboracioniste”, duke ia sekuestruar edhe të gjitha pronat dhe pasuritë që kishte familja Ajazi, kryesisht në Prezë dhe Tiranë. Pak kohë më pas, më 7 qershor të atij viti, komunistët i pushkatuan babanë Sure Ajazin, i cili ishte arrestuar më parë si bashkëpunëtor i Abaz Kupit. Po kështu pas një viti, më 3 gusht të ’45-ës, në një përpjekje me armë me forcat e Divizionit të Mbrojtjes në rrethinat e Tropojës, u vra dhe Sulejmani, vëllai i Beqirit.

Nga dënimi i dhënë prej 15 vjetësh, Beqiri vuajti vetëm shtatë vjet, sepse përfitoi nga falja (amnistia) që u bë në ’49-ën, pas goditjes së ministrit të Punëve të Brendshme, Koci Xoxe, të cilit Enver Hoxha, veç akuzave të tjera, i’a faturoi të gjitha krimet që ishin bërë deri në atë kohë. Beqiri u lirua nga burgu më 17 qershor të vitit 1954 dhe punoi si punëtor krahu. Por edhe pas lirimit nga burgu, Beqiri ishte nën survejimin e rreptë të Sigurimit të Shtetit, siç ndodhte zakonisht me të gjithë ish-të burgosurit politikë dhe familjet e tyre.

Lidhur me këtë, Beqiri na dëshmonte: “Në vitin 1975, më thirrën ata të Sigurimit të Shtetit gjoja për një sqarim dhe pasi më thanë disa fjalë të përgjithshme, siç e kisha ata zakon ata si p.sh.: Partia e kishte zëmrën e madhe dhe po mendonte edhe për rehabilitimin e ish-të dënuarve politikë’, hynë direkt në temë, duke më propozuar që të bashkëpunoja me ta. Madje më treguan se kishin edhe një plan konkret që unë gjoja do të arratisesha nga  Shqipëri dhe do të shkoja në Angli, pranë Xhulian Emrit, (ish-oficer britanik që kishte qenë me mision në Shqipëri gjatë Luftës), i cili asokohe ishte ministër në qeverinë e Konservatorëve.

Por unë e refuzova me shumë takt dhe në mënyrë kategorikisht “ofertën” e Sigurimit të Shtetit, duke u thënë se nuk kisha mundësi që ta realizoja e ta përballoja dot një gjë të tillë. Por edhe pse ata ngulën këmbë se do kisha ndihmën e tyre të pakursyer në kryerjen e atij misioni dhe se ajo detyrë patriotike bëhej për interesat e larta të atdheut, unë isha i vendosur, duke thënë se nuk mund ta realizoja dot atë gjë. Por edhe pas refuzimit tim, ata thanë që të mendohesha disa ditë dhe do më thërrisnin përsëri, por unë ngula këmbë duke thënë se nuk kisha ca të mendohesha, pasi për mua ai ishte një mision i pamundur.

Vetëm pas kësaj, pra, pasi panë vendosmërinë time që në mënyrë kategorike nuk po e pranoja bashkëpunimin që po më ofronin, ata i humbën shpresat dhe më kërkuan që të firmosja një deklaratë, ku të shkruaja që unë nuk do i’a tregoja as njeriu lidhur me atë takim dhe përsa kishim biseduar aty, në të kundërt, do të arrestohesha menjëherë dhe më priste burgu, për “tradhti të lartë ndaj atdheut”. Unë natyrisht e firmosa deklaratën, duke shkruar se nuk do tregoja askujt për atë takim dhe gjithçka ishte biseduar aty, (gjë të cilën e zbatova vërtet, duke mos ia treguar asnjeri atë gjë, të paktën deri nga viti 1989-’90, kur po shihej se ai regjim i kishte ditët e numëruara), por pas tre ditësh, më 14 tetor ’75-së, mua më internuan familjarisht në Smokthinë të Vlorës”, kujtonte Ajazi, “ofertën” e Sigurimit të Shtetit.

Beqiri qëndroi në internim, deri në gusht të vitit 1984, kur atë e lejuan që të kthehej në Tiranë dhe pas katër vjetësh në ’86-ën, Sigurimi i Shtetit i arrestoi djalin, Namikun, i cili fillimisht u dënua me 20 vjet burg politik, i akuzuar “për tentativë përmbysje me dhunë të pushtetit popullor”, e më pas me 7 vjet burg, për “agjitacion e propagandë”. Namiku vuajti dënimin në kampin e Qafë-Barit, dhe Burrelit, nga ku u lirua vetëm në fillimin e vitit 1991, me përmbysjen e regjimit komunist.

Pas viteve ’90-të, përveç të tjerash, Beqir Ajazi i’u kushtua pasionit të tij të parë, publicistikës, duke botuar shkrime të ndryshme në gazetat e revistat e kohës, gjë të cilën ai e vazhdonte me shumë pasion edhe pse ishte në një moshë të thyer. Krahas shkrimeve, ai shkroi dhe disa libra, (kryesisht me kujtime), dhe arriti të botonte librin “Nga Shkaba me kurorë, tek Drapri me çekan”, i cili u prit mjaft mirë nga lexuesit, studiuesit dhe historianët, pasi në atë libër ai trajton me kompetencë profesionale dhe vërtetësi historike, ngjarje të ndryshme nga jeta e tij dhe të tjera që i kishte mësuar nga personalitete dhe njerëz të ndryshëm të cilët ai i kishte njohur kryesisht në burgjet e regjimit komunist.

Po kështu pas librit të parë, Beqir Ajazi botoi edhe disa libra të tjerë, si: “Burgu i Burrelit”, “Sure Ajazi, ky kreshnik i kohës sonë”, “Kush ishte Enver Hoxha”, etj. Krahas këtyre librave, Beqiri u mor edhe me përkthime, (kryesisht nga frëngjishtja), duke përkthyer librat “Tistani dhe Izolta”. “Henerieta”, “Spastrimi etnik”, “Lufta e pa shenjtë”, etj.

Beqir Ajazi u nda nga jeta më 3 gusht të vitit 2017, në moshën 97 vjeçare dhe u përcoll për në banesën e fundit me shumë nderime nga Shoqatat e ish-të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë e nga bashkëvuajtësit e tij. Në vitin 2002, shteti Francez e dekoroi Beqir Ajazin, me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Meritës”!

Kujtimet e Beqir Sure Ajazit

“Si më arrestuan dhe më burgosën partizanët që në tetorin e vitit 1944”?

Dita e 21 nëntorit 1944, ishte dhe mbetet për mua një rastësi e çuditshme. Më bën të hyj në mendime të thella, po atëherë nuk kisha as mend e as përvojë nga jeta…!

Aty ku na rrasën si bagëti, ishte një mizerje e vërtetë, një skëterrë e braktisur dhe e lënë në një pocaqi të pazakontë. Të burgosurit ordinerë sapo kishin dalë së andejmi dhe të 17 robërit gjermanë që kishin qenë aty, i kishin nxjerrë pak më parë, duke i rrasur në një kaush të vogël aty pranë banjave.

Ne, që sapo kishim ardhur nga Shënpali, bëheshim afro 300 vetë…! Numri i të burgosurve shtohej nga minuta në minutë, në sajë të zellit të spiunëve pa para, që gëlonin atë kohë në Tiranë. Kjo kategori njerëzish, të cilët forca centrifugale e shoqërisë i kishte flakur nga rrethi i vet sepse, duke qenë të pa kurrfarë normash njerëzillëku, ata ishin krimbur në borxhe dhe ndër vese, u shkonin pas partizanëve dhe me qëllim që të krijonin për veten e tyre njëfarë besimi te këta të porsaardhur, sikur gjoja ishin luftëtarë të terrenit të brendshëm, e kallëzonin këdo.

Dhe partizanët hynin, kështu nëpër shtëpitë e botës, i përlanin njerëzit si bagëti dhe vinin e i rrasnin në burg. Para se t’i rrasnin të gjithë në një kaush robërit gjerman, e kishin pasur tërë burgun në dispozicion dhe që mund të ngroheshin sadopak në atë çimento lakuriqe, pa kurrfarë shtrese e mbulese, ata digjnin ç’të gjenin, si kartonë e copa katra-maje. Kështu, të gjithë muret e kaushëve ishin nxirë e bërë porsi fundi i kusisë.

Një djalosh me prirje artistike, po që i jepej dhe për pikturë, me një gozhdë që kishte gjetur aty-pari, kishte vizatuar me gërvishtje një Skënderbe sa faqja e murit. Nuredin Çabej, veç këtij vizatimi, kishte shkruar me shkrim të bukur artistik mbi të gjitha dyert: “Lasciate ogni speranza, o voi che entrate” (“O ju që hyni këtu, braktiseni çdo shpresë”).

Në këtë ritëm ardhjesh të burgosurish, qysh në mbrëmjen e asaj dite të parë, ne ishim aq puqur e ngjeshur ndërmjet nesh, sa që nuk kishim mundësi të lëviznim, se për t’u shtrirë, as që bëhej fjalë fare. Me kalimin e orëve, të burgosurit që sillnin partizanët aty, u bënë aq shumë, saqë rojet e brendshme nuk e përballonin dot më trajtimin e gjermanëve. Prandaj ata e hapën derën e tyre dhe kështu, gjermanë, gra, dhe shqiptarë, u bënë njësh.

Meqë burgu komunist ende nuk po e gjente formën e vet klasike, ata na mbanin së bashku, burrat, robërit gjermanë dhe gratë…! Aty mes nesh ndodheshin dhe nja dy italine, njëra prej të cilave kishte një djalë rreth katër vjeç që e quanin Franko. Ky piciruk, duke fjetur me të ëmën në mes të tërë asaj rrëmuje, trembej dhe sidomos, kur dëgjonte takat e këpucëve me thumba të trashë, që kërcenin nënë këmbët e partizanëve.

Dritaret e kaushit, që ishin vendosur në lartësinë e tavanit, jo vetëm që ishin secila një pëllëmbë të larta e, po aq dhe të gjëra, po kishin dhe tre lloj telash me trashësi e imtësi të ndryshme. Në një kaush të tillë prokurori i Zogut, nuk lejonte kurrë të banonin më shumë se 13 vetë, kurse tani që këta kaushë po i merte në dorë Enver Hoxha, aty ishim jo më pak se 40 vetë. Si pasojë e kësaj ngushtësie, ajri nuk mjaftonte, kështu që ishim të detyruar të gërhasnim, siç bëjnë pulat dhe qentë në verë.

Kur e pamë se askush nuk po kujtohej se po vdisnim për ajër, djaloshi Skënder Dine, djalë i shkathët, i lidhur dhe me trup e muskuj prej atleti, u kacërrua në mur dhe arriti të vinte njërin gju në pezul të dritares, nga ku pastaj, duke e ruajtur drejtpeshimin e trupit, me një dorë të sigurt, i shpartalloi e i shkuli të tre kafazët e dritareve dhe i hodhi përtokë, si të kishin qenë lecka. Që atë çast frymëmarrja jonë u bë disi më e lehtë dhe thamë se kishim lindur për së dyti, sepse, duke mos e çarë askush kokën për ne dhe duke mos na pasur askush zyrtarisht në ngarkim, askush nuk mbante përgjegjësi nëse, do të vdisnim për shkak të mungesës së frymëmarrjes.

Sikur të ndodhte një gjë e tillë në kohën e Zogut, prokurorit që kishte futur në kaush më shumë se 13 vetë nga sa lejonte ligji, si dhe ministrit të Brendshëm, u fluturonin leckat dhe nuk e di se si ndaheshin me burgimin. Kështu që këtë rrezik të sigurt që po na kanosej, ne e kishim mënjanuar me “shpatën e dardharit”, dhe askush nuk ishte për ç’ka kishim bërë. Ishte puna rrumpallë…”!

blank

Gjenocidi komunist mbi familjen Ndregjoni të Dibrës

Gjenocidi komunist mbi familjen Ndregjoni të Dibrës

blank

blank


Send this to a friend