Emisioni investigativ ‘Plug’ në Syri Tv, 21 janar 2026
Pjesa 4
Mikut izraelit iu gjet dritarja e regjistrimit në Shqipëri, apo e gjeti vetë pak rëndësi ka. Iu qendisën VKM të posaçme, dhe tashmë do të nisë operacioni i thithjes së parave të taksapaguesve shqiptarë. Ndryshe nga sa deklaron kryeministri Edi Rama, se për këto kompani private shteti nuk do të paguaj asgjë, e kundërta ka ndodhur që në orët e para të aktivizimit të kompanive të izraelitit Ron Yeffet.
Çdokush do të pyes, po cili është interesi i Edi Ramës në të gjitë këto operacion, që duket se nuk është vetëm financiar. Apo se si u gjet izraeliti Ron Yefet në krah të Edi Ramës. Në vijim do tju tregojmë fakte interesante, që do të na kthejnë pak në kohë, madje deri në raste korruptive ndërkombëtare, apo te miku amerikan i Edi Ramës, Charles Mcgonigal.
A është ish-drejtori i korruptuar i FBI-së kumbar i kësaj miqësie? Le ta ndjekim…
Askush nuk e mendon se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është budalla, por ama është fakt që shqiptarët po i trajton si budallenj, duke i mashtruar me të pavërteta.
Vetëm javën e shkuar kryeministri Edi Rama deklaroi se për këto kompani dhe aktivitete private në sektorin e ushtrisë shqiptarët nuk do të paguajn nga taksat e tyre. Por e vërteta duket se është shumë më ndryshe. TIMAK DEFENSE u themelua në gusht të vitit 2025, dhe vetëm 3 muaj më pas, në tetor dhe nëntor 2025 merr 2 pagesa nga thesari në vlerën 1.048 miliard ose 10.48 milion euro. Pra 10 milionë euro, kryeministri Edi Rama ua ka dhënë vetëm 2 muaj më parë, ndërsa shqiptarëve u thotë se nuk do të paguani.
Nga përshkrimet e pagesave përftojmë të dhëna të rëndësishme.
Në datën 29 tetor 2025 Reparti uShtarak 3001 bën pagesën e parë mbi 6 milion euro me përshkrimin:
ndertim i sistemit anti dron C-UAS ligji 36/2020 vkm 400 dt 16.7.2025 vendim KMS 3 dt 26.9.2025 kont 5774/2 dt 10.10.2025 urdher per zbatim kont 1980/1 dt 13.10.2025akt normativ 10 dt 8.10.2025 ft 1 dt 27.10.2025
Sipas këtij përshkrimi kuptohet se kontrata e parë me TIMAK DEFENCE është lidhur në 10 tetor 2025 dhe për ta financuar. Për të financuar këtë kontratë dhe për ti kaluar fondin e parë 6 milionë euro mikut të tij, 2 ditë para kontratës Edi Rama ndryshoi edhe buxhetin e Shtetit nëpërmjet aktit normativ nr.10 datë 08.10.2025.
Pra edhe njëherë bie në sy se si e gjithë qeveria vihet në rresht e merr vendime për intersa të miqve të kryeministrit, ku buxheti i shtetit ndryshohet me qëllim financimin e aktivitetit tëRon Yeffet.
Në 3 nëntor kryehet pagesa e dytë 6.4 milion euro nga reparti 4300 me përshkrimin:
reparti 4001, 2025 blerje automjete taktike transporti te lehte vendim 2 dt 26.9.2025 shkrese e sp 6261/4 dt 30.10.25 urdher per monitorim 2230 dt 30.10.2025 kont 567 dt 29.10.2025 ft 2 dt 31.10.2025.
Nga ky përshrkim kuptojmë se TIMAK DEFENCE ka lidhur kontratën e dytë në 29.10.2025 dhe në datën 3 nëntor paguhet pa asnjë ofrim shërbimi 6.4 milion euro. Për të mësuar detaje në lidhje me sa ju parashtruam, emisioni PLUG ju drejtua me një kërkesë për informacion KAYO :
Po kush është Ron Yeffet, miku për të cilin Edi Rama nuk kursen as të përdor të gjithë apartin shtetëror?
Emisioni Plug investigoi për këtë emër dhe rezultoi se ai që nga viti 2018 mban detyrën e Konsullit Honorifik të Senegalit në Izarael dhe njihet si mik I Presidentit të Senegalit Macky Sall.Ai shërbeu në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (Israeli Defense Forces) si Major Sergeant në njësi artilerie dhe shpërthimi për rreth 37 muaj para se të fillonte karrierën e tij në sektorin privat si sipërmarrës dhe investitor.
Ai ka qëndruar në pozicione konsullore në kuadër të The Consular Corps of Israel, një organizatë që përmbledh konsuj nderi të shteteve të huaja akredituar në Izrael. Yeffet figuron gjithashtu si biznesmen me interes në tregti dhe investime, me përfshirje në kompani dhe projekte të ndryshme, ndër to nëpërfshirë në Shqipëri dhe Senegal.
Ndërsa në Shqipërinë e propagandës, institucioneve të kapura dhe mediave me gojë të mbyllur, Ron Yeffet shfaqet si mik I kryeministrit, biznesmen I suksesshëm që merr edhe fonde publike, në Senegalin e kontinetit afrikan, duket se skandalet e këtij personazhi janë më të evidentueshme. Janë të paktën 2 skandale të zbuluara në Senegal ku I përfshirëështë edhe emri i Ron Yeffet. E para lidhet me përftimin e një kontrate për ndërtimin e një pronë të qeverisë së Senegalit në Neë York.
I gjithë opinion publik, tashmë e di se e njëjta skemë ishte programuar të ndodhte edhe me pronën e Ambasadës Shqiptare në SHBA, skandal ky I denoncuar nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj.
Dhe skandali i dytë lidhet me një tokë 10.000 m2 në një zonë bregdetare në Senegal për ndërtim resorti. Kjo kontratë u prish nga qeveria e re në Senegal me largimin e Macky Sall nga pushteti.
Por Plug investigoi edhe më tej, Macky Sall në zgjedhjet e vitit 2019 mori mbështetjen dhe të një tjetër politikani shumë të rëndësishëm Senegalez, Cheikh Gadio.
Këtu investigimi bëhet edhe më interesant pasi ky emër lidhet me një tjetër rast korruptiv që mbërtheu mbediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare.
Cheikh Gadio u arrestua në nëntor të vitit 2017 sëbashku me shtetasin Kinez CHI PING PATRICK HO pasi u akuzuan për korrupsion për përfitime të shoqërisë kineze CEFC.Patrick HO është ish-kreu i CEFC Kinë, Energy Company Limited (“CEFC China”).
Sipas akt akuzës për këtë aferë u akuzua dhe Charles Mcgonigal. Në atë kohë, New York Post, lidhur me aferën McGonigal dhe Patrick HO, ku përmenden gjerësisht edhe Dorian Duçka me Edi Ramën, sqaronte se skemë e njëjtë si me Senegalin apo Shqipërinë ishte zbatuar edhe në vendet e tjera afrikane si Çadi apo Uganda. Patrick HO u dënua me tre vjet burg për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe, për korruptim të zyrtarëve të lartë të Çadit dhe Ugandës, në këmbim të avantazheve të biznesit për CEFC Kinë.
Emisioni Plug nuk disponon të dhëna konkrete, nëse Ron Yeffet është sot mik me Kryeministrin Edi Rama fal Charles Mcgonigal, por miku i korruptuar i FBI-së ka po të njëjtët bashkëpunëtorë me izraelitin Ron Yeffet, e të dy sëbashku rezultojnë miq të kryeministrit shqiptar.
Madje lidhjet e këtij qarku forcohen edhe më shumë nga periudha kur zhvillohen këto skema. Fill në periudhën kur drejtësia amerikan konfirmon se Edi Rama takohej fshehurazi me Charles Mcgonigal, në Tiranë shfaqet edhe Ron Yeffet.
Sipas të dhënave të QKB, Ron Yeffet bleu aksionet e Sinan Idrizit në kompaninë MDN Investment në korrik të vitit 2018. Janë shumë elementë që tregojnë se të gjitha këto zhvillime, miqësi e biznes të kurriz të taksapaguesve shqiptarë veç rastësi s’mund të jenë. Por për ti konfirmuar ato, SPAK është i vetmi institucion, që mund të krijojë aksesin tek informacionet e autoriteteve amerikane, apo gjurmëve shqiptare, të provave të korrupsionit.
Por jo vetëm kaq, pak ditë më parë në Redaksinë e emisionit PLUG erdhi një denoncim ku na kërkonim të investigonim një Charter Privat Luksoz, me numër N418RY, I cili ka kryer fluturime të shoeshta në Tiranë, por të konsideruara secret.
Sipas të dhënave, fluturimet e këtij charteri janë private por pronësia e tij lidhet me një kompani në amerikë.Sipas të dhënave të FAA (Departamenti i Transportit në USA) ky avion lidhet me kompaninë RY AVIATION INC.
Kjo kompani është në pronësi të Ron YEFFET. Duke parë që tashmë miku izraelit I Edi Ramës po përfiton jo vecc miliona euro, por edhe prona e pasuri publike në një prej sektorëve kyç të sigurisë kombëtare siç është ushtria, edhe dyshimi mëi vogël është një indicie për tu hetuar. E aq më shumë, kur emri i këtij personazhi është përfshirë edhe në skandale të vendeve afrikane.
E pakta që SPAK mund të bëjë është zbulimi i të dhënave se sa herë ky avion luksoz privat, ka udhëtuar drejt Shqipërisë, kush kanë qënë pasagjerët e çfarë ka transportuar. Këto të dhëna mund të ndihmojnë edhe më shumë krijimin e një panorame të qartë për mikun izraelit të Edi Ramës, që solli në Shqipëri kompaninë e pezulluar nga NATO, që hap vetë kompani të tjera për të marrë fonde e prona në Shqipëri, e aq më tepër që i besohet rilindja e ushtrisë shqiptare fal VKM-ve të posaçme dhe ndryshimeve të buxhetit të Shtetit për ta financuar.
Kryeministri i vendit më të korruptuar në Europë gjen diku një emër, që figuron i përfshirë në skandale korruptive në vende afrikane dhe ua shet shqiptarëve si histori suksesi. Pasi i mbush xhepat me miliona euro, na thotë se nuk po i jep asnjë lekë, e propagandon se falë tij ne do të prodhojmë dronë e do të rilindim ushtrinë.
Përfitimin e Edi Ramës për të gjithë këtë skemë kryekëput korruptive nuk e dijmë. Por ajo që duhet të na shqetësojë të gjithëve është fakti se siç tek koncesionet në Shëndetësi apo tek inceneratorët fantazmë, sot e njëjta skemë po përdoret edhe tek fondet e Ushtrisë, por këtë herë kostoja mund të jetë edhe më e rëndë, pasi në mes është rreziku i cenimit të sigurisë kombëtare.