VOAL

VOAL

Intervistë me zv/kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi

February 16, 2016

Komentet

Protesta e 29 tetorit- Klevis Balliu thirrje qytetarëve t’i bashkohen mosbindjes civile: Bllokoni çdo rrugë! Bëjeni për fëmijët tuaj, jo për PD

Koordinatori i Rajonit të Tiranës dhe njëherazi shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, foli sot në studion e News 24 për protestën e Partisë Demokratike, e cila do të mbahet më 29 tetor, një protestë kjo e zgjeruar në rang kombëtar.

 

Balliu u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen mosbindjes civile, duke bllokuar çdo rrugë në vend, edhe rrugët në lagjet e tyre.

I pyetur se sa do të zgjasë protesta, Balliu tha se protesta do të zgjasë me orë të tëra dhe se do të vazhdojnë përshkallëzimin deri në plotësim të kërkesës për ngritje të një qeverie teknike.

Balliu: Pasojat që po vuajnë qytetarët janë mungesa e ekonomisë, e liaçeve që vijnë si pasojë e qeverisë. Qytetarë e kanë të pamundur të zgjedhin hallet e tyre. Ju çfare mendoni të rrish në trafik apo të mos kesh ilaçe është më keq? Janë të gjitha akset, do vazhdojë përshkallëzimi deri në plotësimin e kërkesës për qeveri teknike. Duhet protestë për çdo problem të qytetarëve. Në Milot, Durrës, Tiranë të casa italia do ketë bllokim. I bëj thirrje qytetarëve të dalin të bllokojnë çdo rrugë, ta bëjnë për fëmijët e vetë, jo për Partinë Demokratike. Bllokimi do zgjasë sa të duan qytetaret.

Kujtojmë se më 29 tetor, në orën 17:00 do të zhvillohet protesta e opozitës, e cila do të shtrihet në të gjitha akset kryesore të Shqipërisë.

Në mbledhjen e thirrur dje në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka për drejtuesit Politik dhe kryetarët e degëve të vendit u vendos që do të bllokohen;

  • Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
  • Rrethrrotullimi Milot
  • Rrethrrotullimi Shkozet
  • Rrethrrotullimi Bradashesh
  • Rrethrrotullimi Rrogozhinë
  • Rrethrrotullimi Levan

NJOFTIMI I PD

Në mbledhjen e thirrur në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka për drejtuesit Politik dhe kryetarët e degëve të vendit u vendos si më poshtë vijon.

Ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.

  • Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
  • Rrethrrotullimi Milot
  • Rrethrrotullimi Shkozet
  • Rrethrrotullimi Bradashesh
  • Rrethrrotullimi Rrogozhinë
  • Rrethrrotullimi Levan

Panorama

Vjosa Osmani në konferencë me Von der Leyen: “Serbia, ‘sateliti’ më i fortë i Rusisë në Evropë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’ia njohë të arriturat Kosovës dhe të ndëshkojë satelitët në Ballkanin Perëndimor që i shërbejnë Rusisë, ndërsa ka përmendur Serbinë.

 

Osmani ka theksuar se Kosova po vepron me qasjen pro fqinjësisë së mirë e se Serbia duhet të mbajë përgjegjësinë e vet për aktin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

“Është fat i keq për sigurinë e rajonit që në Ballkanin Perëndimor një shtet vazhdon të jetë sateliti më i fortë i Rusisë në Evropë, e ajo është Serbia. Është koha e fundit që vendosmëria që BE ka treguar ndaj Rusisë, të tregohet edhe ndaj satelitëve dhe shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo është me rëndësi sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktiv e agresionit ndaj Kosovës të kryer përmes forcave paramilitare terroriste në shtator gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë ka pasur për qëllim të destabilizojë jo vetëm Kosovën por tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidentja në konferencë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Osmani ka deklaruar se është koha që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës, duke shtuar se ato kanë dëmtuar edhe procesin e dialogun.

“Sot kemi nevojë që BE-ja t’i vlerësojë dhe njohë këto arritje. Është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë qytetarët dhe kanë dëmtuar procesin e dialogut duke e bërë atë tërësisht të pabalancuar, pabarabartë dhe të pakredibilitet. Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por do ishte edhe përgjigje ndaj plotësimit të parakushteve që vetë BE-ja i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave”./Koha.net

Vjosa Osmani: Është koha që BE-ja t’i heqë masat e padrejta ndaj Kosovës

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj në Kosovë. Ajo është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidentja Vjosë Osmani u shpreh se Kosova ka vepra konkrete në mbështetje të politikave të BE-së, ndërsa kërkoi heqjen e sanksioneve, shkruan A2.

“Duke qenë shteti i parë që ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë, Kosova ka dëshmuar se përqafimi me politikat e BE nuk janë vetëm fjalë, por edhe vepra konkrete. Mëkat që në Ballkan Perëndimor ka ende një shtet satelit të fortë të Rusisë, siç është Serbia. Serbia, sipas Shtëpisë së Bardhë, me agresionin në Banjskë ka pasur për qëllim të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe duhet të marr përgjigjen e duhur.

Kosova po dëshmon në qasje konstruktive dhe po punon për fqinjësi të mirë. BE duhet t’i njohë dhe t’i vlerësojë këto arritje dhe masat e padrejta ndaj Kosovës të hiqen, pasi dëmtojnë qytetarët dhe e kanë dëmtuar dialogun duke e bërë të pabarabartë”, tha Osmani.

Po ashtu, presidentja e KE-së gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e zyrtares evropiane në Prishtinë është në kuadër të një turneu ballkanik që ajo nisi më 23 tetor në Shqipëri. Pas Shqipërisë, ajo qëndroi në Maqedoni të Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Në Serbi, ajo u takua vetëm me presidentin Aleksandar Vuçiç, teksa anuloi takimin me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviç, pasi ky i fundit takoi një ministër rus të sanksionuar nga BE. sn

‘Qeveri teknike, e vetmja rrugë për zgjedhje të lira’- PD publikon akset ku do të zbresë mosbindja civile në 29 tetor

Partia Demokratike ka zhvilluar mbrëmjë një mbledhje të gjerë të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, me morën pjesë edhe drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e degëve të PD nga mbarë vendi, ku temë e diskutimit ishte mosbindja civile e thirrur në datë 29 tetor ora 17:00.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, në postimin e saj në Facebook, ka bërë publike vendimmarrjen e demokratëve, ku tregohen akset kryesore në Shqipëri të cilat do të bllokohen nga qytetarët, në shenjë proteste, ku kërkojnë qeveri teknike, si e vetmja rrugë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Bashkohuni me ne për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, që do të garantojë procesin zgjedhor të pandikuar nga interesat klienteliste dhe presionet e pushtetit’, shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

Në selinë qendrore të Partisë Demokratike u zhvillua një mbledhje e gjerë, ku morën pjesë drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e degëve të PD nga mbarë vendi. Në këtë takim u riafirmua vendosmëria për të vazhduar mosbindjen civile deri në vendosjen e një qeverie teknike, si e vetmja rrugë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Të martën, më 29 tetor, ora 17:00, mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të vendit:

 1. Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”

 2. Rrethrrotullimi Milot

 3. Rrethrrotullimi Shkozet

 4. Rrethrrotullimi Bradashesh

 5. Rrethrrotullimi Rrogozhinë

 6. Rrethrrotullimi Levan

Bashkohuni me ne për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, që do të garantojë procesin zgjedhor të pandikuar nga interesat klienteliste dhe presionet e pushtetit. sn

Nesër ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

TIRANE

Të dielën akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas.

Akrepat do të lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, duke u ripozicionuar në orën 02:00. Kështu, do të mund të flihet një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale. Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE.

Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë, ose mbajtjen e regjimit të orës diellore. Por, pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.

UGSHPD: DIASPORA SI TROFE (Parti-shteti investon për tubimet në diasporë)

 
Kryeministri Rama do t’i rikthehet vizitës së dytë brenda harkut të një muaji në SHBA. Pas Sesionit të 79-të të UNGA-s më 21 Shtator edhe përse mediatikisht vëmendja u rrëmbye nga një intervistë në New York Times dhe fjalimi në OKB mbi idenë e formimit të një shteti Bektashi (“Albania is planning a new Muslim state inside its capital”), fryrja për një lajm me diasporën dështoi si mision. Ai u propagandua si një “bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës”, por që rezultoi në vetvete si një tubim i ngushtë si për nga pjesëmarrja, po ashtu i stisur e i realizuar mbi lidhje grupesh dhe me pyetje të paracaktuara, i ngurtë për problematikën e trajtuar, skematik dhe propagandë e mirëfilltë e pranuar në heshtje. Pra ndryshe nga sa mund të presësh prej mendjeve të hapura dhe gjallëria e drejtpërdrejtë në komunikim që kanë audiencat që realizojnë shqiptaro-amerikanët e integruar prej vitesh në emigracion me jetën e tyre.
A është ky takim i 26 Tetorit diçka më shumë?!
Kjo përpjekje e re ende nuk ka parë ftesën personale përmes Facebook-u apo ‘X’  për diasporën nga ana e Ramës.
Pra dikush është duke u marrë me përgatitjet.
Por media është mësuar me kryeministrin Rama. Ajo “e di” dhe “e ndjen” se si ai e ruan ndonjë surprizë. Rama i ndan ato me përshëndetjet nga një “Mirëmëngjesi në një selfi-je” që flet sa 1000 fjalë për patronazhistët. Ajo mund të jetë një kilometër i ri i një rruge i sapo shtruar shtruar. Mund të jenë turistë që pushtojnë bregdetin apo ndonjë kafshë të egër nën kërcënimin e zhdukjes pranë aeroportit që ndërtohet. Mund të jetë një shkollë apo pemë për të cilën është kujdesur Erion Veliaj dhe shumë të tjera si këto nga përditshmëria e qeverisjes. Por momenti i befasisë si mjet i propagandës dhe sidomos kur futemi në një vit elektoral, ky fakt i vizitës së përsëritur në SHBA duhet të jetë me pritshmëri interesante.
Ndërsa për nga përditësimi ende ATSH-ja nuk ka nisur ndonjë sinjal dhe të jetë shprehur se Kryeministri u nis drejt SHBA-së për të motivuar udhëtimin e tij si dhe për të justifikuar ditët që ai do t’i mungojë ekzekutivit dhe Shqipërisë, kjo dinamikë mes heshtjes dhe surprizës bashkë ka ekzaltuar një ndër gazetat digjitale shqiptare e cila zbulon në një vend ndodhje pranë ‘Time Square -NY’, reklamën për tubimin e shumëpritur nga organizatorët, por të cilit është mësuar se do t’i bashkëngjitet edhe një protestë.
Këto janë disa nga zhvillimet paraprake.
Ndoshta Rama ka mundësi që t’i befasojë amerikanët dhe shqiptarët bashkë edhe me ndonjë program mëngjesi pasi kanalet kombëtare televizive amerikane më të shikuarit në këtë kohë të garës presidenciale ndodhen në ‘Time Square -NY’.
Kjo do të ishte ‘qershia mbi tortë’ për çdo socialist, pas hapjes së grup kapitujve me BE.
Gjasat do ta tregonin rastin si të tillë se do të ishte i mirë sponsorizuar me këtë, por publikut mund t’i kujtohet se me 5 Nëntor, mbahen zgjedhjet për presidentin në SHBA dhe këto janë lëvizje të rrezikshme në karrierën e një politikani.
Përpos kësaj hamendjeje le të mbetemi në një temë interesante që lidhet me përgatitjet e takimit Rama-Diaspora SHBA.
Prej sa kohësh Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla ndodhet me vizita të gjata pune jashtë shtetit dhe së fundi në SHBA. Sipas ATSH, Balla bën lajme çdo ditë. Diku në një takim me studentë universiteti (Harvard), diku më parë nderohet me çelësin e një qyteti (Bergen-New Jersey), dhe pak më herët gjatë javës ka shtrënguar duart me Zj. Violeta Berisha, kryetare bashkisë në Fairview New Jersey.
Asgjë shqetësuese nuk vjen nga takimet e një zyrtari të Kuvendit të Shqipërisë që takohet me diasporën, qoftë ky edhe Taulanti. Por kur përcillen lajme zyrtare të ditë pas ditshme përmes ATSH-s dhe prej andej në mediat digjitale se “Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla” …dhe “Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Balla e ka falenderuar” etj. etj. kjo tregon se propagandë-politika e Rilindjes Socialiste është kthyer në normalitet komunikimi me publikun. Ndikimin, influencën dhe parapërgatitje për të siguruar pjesëmarrjen për takimin e ardhshëm të Ramës në Manhattan i blejnë me çdo çmim.  Një ministër shteti në fushatë me paratë e taksapaguesve shqiptarë apo të Partisë Socialiste, prej ditësh ndodhet në SHBA, madje i rikthyer si rilindës për ta plotësuar misionin si takim me diasporën..
Nuk do të ndalesha në mesazhet tipike protokollare dhe korrekte që këto takime zakonisht përbëjnë dhe janë për t’u vlerësuar si raste kontakti dhe bashkëpunimi, por shitja e propagandës e vret dhe e dëmton thelbin e lidhjes me diasporën.
Do të duhej të ndaleshim në këtë rast edhe për anën formale, por edhe për një saktësim historik.
Ana formale lidhet me përcjelljen në media të mesazhit ku Balla shprehet se: “Kjo është një arritje jo vetëm e juaja personale, por është një arritje e të gjitha grave dhe vajzave shqiptre, sepse ju jeni e para vajzë dhe grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA. Ke bërë krenare jo vetëm familjen tënde, por ke bërë krenarë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet dhe vendet ku jetojnë”. 
Ndërsa saktësimi, sikurse edhe përpjekja për ta bërë me tepricë lajm-propagandën ku rilindasit-socialistë do të zhvillojë takime me bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhen me mungesën në fotot e ilustruara të pranisë së shqiptarëve nga diaspora dhe e dyta Kryetarja e parë e një Bashkie në SHBA nga një familje me origjinë shqiptare i përket Zj. Konstantina B. Lukes, Worcester-Massachusets (2008-2010). Zj. Lukes ishte pjesë e valës së emigracionit pas LIIB dhe ka pohuar disa herë se pjesëmarrja e saj në politikë dhe qeverisjen vendore lidhet me ndjenjën e lirisë së individit pasi ajo “provoi kohën kur Shqipëria ishte një shtet që qeverisej nga një diktator dhe ku shtetasit kishin mbetur të izoluar dhe nuk kishin asnjë mundësi të dilnin jashtë vendit”. 
Këto detaje janë të rëndësishme për politikën si dhe marrëdhëniet që shteti amë ndërton dhe i mban lidhjet me diasporën. Njohja duhet të jetë e thellë, komunikimi mjaft i sinqertë dhe shumë i respektueshëm për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve, besimit apo krahinave prej të cilave ata janë detyruar ta lënë vendlindjen. Kanë qenë  valët e para të emigrimit mbi një shekullore apo edhe me ato të viteve ’90-të e më  pas që kanë ruajtur dashurinë për Shqipërinë. Bashkësia shqiptaro-amerikane i nderon dhe i feston sot ditën e flamurit dhe të pavarësisë  si për Shqipërinë dhe Kosovën. Janë me dhjetëra sheshe, monumente dhe rrugë që mbajnë emrat e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënë Terezës dhe Fan Nolit, të shkrira dhe të mirëpritura në jetën amerikane, ashtu sikurse dhe lidhja me atdheun ka mbetur e shenjtë dhe nuk pranon të cenohet nga interesat e politikës.
Në qoftë se për interesa politike zbritet sot në diasporë për të vjelur votën dhe jo për ta respektuar këtë të drejtë që diasporës ja ka njohur Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, atëherë lidhjet e shqiptarëve me atdheun  do të dëmtohen rëndë dhe pse jo qëllimshëm.
Ky moment është historik për shqiptarët sepse prej SHBA fryma e patriotëve ndihmoi përpjekjet për pavarësi dhe shtet Shqiptar më 28 Nëntor të 1912-ës. Lidhjet u thyen, por edhe u rikthyen më të fuqishme pas viteve ’90-të për t’u zhvilluar në të gjitha fushat ku vepron liria dhe shqiptarët sado larg, treguan se kudo e ruajtën gjuhën dhe traditat. Por në dekadën e fundit politikat personale mbi interesin e kombit e kanë vonuar ecjen e shëndetshme të demokracisë. Korrupsioni po e vret vendin ngadalë dhe në vend të krenarisë shqiptarëve u duhet t’i sjellim me dhimbje në vëmendje vargjet thirrje të Andon Z. Çajupit: E dashura mëmëdhe, të dua dhe kshtu si je! Po kur të të shoh të lirë do të të dua më mirë. *
Përse tani kujtesë për diasporën?!
Për t’i dalë në krye shtjellimit më lart na duhet të përforcojmë të vërtetat të cilat janë edhe më të thjeshta në mënyrën se si shqiptarët e kuptojnë dhe e duan njëri tjetrin pa politikë-propagandën e interesave..
Prej disa vitesh të shkuara qeveria socialiste nisi idenë e “Samitit të Diasporës”. Dhe mbajti takimin e parë në Tiranë 18-20 Nëntor 2016. Një ide që u përsërit sipas konjukturave edhe dy herë të tjera dhe ku vetë qeveria nuk u mjaftua institucionalisht që ta quante herë Ministri, herë Agjenci apo edhe të lënë si një degë nën hijen e një ministrie në një kohë kur gjatë mandateve të korrupsionit qeverisës, shpërbërja e ndjenjës kombëtare ka detyruar mbi 1 milion shqiptarë të emigrojnë për të gjetur punë dhe kushte më të mira jetese se vendlindja.
Sot nuk ka më vlerë që politikanët t’ua venë në dukje krenarinë shqiptarëve në emigracion, por ata duhet të udhëheqin drejtë dhe t’i ngrenë dinjitetin dhe mirëqenien shqiptarëve dhe familjeve të tyre në atë vend të bekuar.
Kjo është koha e kthesës e cila kërkon ndërgjegjen dhe përpjekjen e të gjithë shqiptarëve që kombi të marrë frymë lirisht, të zhvillohet prej punës dhe aftësive të lira krijuese të gjithsecilit që ka besim në zot dhe tek e ardhmja.
25 Tetor, 2024
 
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Gërvalla: Lajçakun në shumë raste ka mbajtur anën e Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak shumë herë ia ka mbajtur anën Serbisë.

“Shumë shpesh ka qenë i njëanshëm dhe ia ka mbajtur anën Serbisë dhe shumë shpesh propozimet që i kanë bërë kanë qenë të destinuara të dështojnë sepse nuk i kanë respektuar realitet”, tha Gërvalla.

Ajo tha se tashmë do të ketë një komision të ri për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se do të punojnë që komisioni i ri të ketë një vizion më real për dialogun me Serbinë.

Gërvalla gjithashtu theksoi se qeveria nuk e ka refuzuar asnjëherë dialogun, por përkundrazi tha se janë munduar që të jenë më konstruktiv në këtë proces. sn

Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë, si po ndryshon tregu

Shqipëria jo vetëm nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë.

Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj, të transferohen jashtë vendit.

“21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)” thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.

Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës.

Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës.

Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.

Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).

Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera).

Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë. Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik,dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi./Monitor/

Si u bënë pronarë njerëzit e drejtësisë e politikës në “Malin e Shëngjinit”, pse prokurorët pushojnë kallëzimet

Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar problemi i pronave në Lezhë, më specifikisht rasti i fisit Palokaj, që janë përballur me të gjitha rrugët dhe nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për të gëzuar pronat e tyre.

Prona e Nik Palokaj ndodhet në “Mali Shëngjin”. Nik është njëri prej trashëgimtarëve të fisit Palokaj dhe gjendet rreth 100 metra distancë në vijë ajrore nga Porti i Shengjinit.

Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, kjo zonë së bashku me “Rana e Hedhun” ka potencial të lartë zhvillimi.

 

“Drejtimi tani është te “Rana e Hedhun”, është çmimi më i lirë sepse një m2 truall për ta blerë shkon 60-70-80 euro në Ranën e Hedhun ndërsa në Shëngjin e kemi nga 70-100-150 euro/m2…

Për të bërë një kompleks apo një hotel, ti nuk mund të marrësh lejen në qoftë se ka mbivendosje, në qoftë se ka pretendent nga të tretët”, shprehet Gjin Gjoka.

 

Duke vëzhguar këtë sipërfaqe toke kupton se zona nuk ka potencial vetëm për turizëm apo mundësi për të bërë qendra spitalore për personat me probleme shëndetësore.

Por largësia nga Porti i Shëngjinit të bën të kuptosh se bllokimi i kësaj prone nuk lidhet vetëm me interesat e disa personave, por kemi bashkërendim të grupeve të interesit deri në bashkëpunim me grupe kriminale. Këto grupe deri më sot kanë treguar se kanë qenë më të fortë për urdhrat ndaj administratës dhe zyrtarëve të drejtësisë, të cilët në vend që t’i kthejnë pronën Palokës, sipas vendimit të gjykatës, vazhdojnë ta sorollasin atë.

Bllokimi i kësaj prone të bën të dyshosh se në prapaskenë për pronat e Lezhës zhvillohet lufta për territorin e portit, i cili jo shumë larg nga sot do të ketë rëndësi më të madhe strategjike për shkak të investimeve.

Por kush është zanafilla e këtij problemi?

Në episodin e kaluar, “Vetting” evidentoi se Prokuroria dhe Gjykata që trajtuan çështjen e fisit Palokaj duhet të kishin thelluar hetimet për të shmangur ngërçin që vazhdon edhe sot mbi pronën me prokurën e fallsifikuar.

Avokate Margarita Kola thekson “unë shoh mjaft vendime që as Gjykata nuk shprehet në dispozitivin e vet, në urdhërimet e veta për pastrimin e veprave penale, as prokurori nuk u kërkon dhe u është dashur njerëzve që të kuptojnë pas disa vitesh, që ai njeriu me të drejtë  thotë: Pse nuk u çregjistrua prona e atij tjetrit, i cili doli që dokumenti me të cilin e kishte regjistruar ishte dokument i fallsifikuar”.

Ky rast është gjykuar nga gjykatësi i Lezhës Jak Ndoka, i cili është përjashtuar nga vetingu që prodhoi reforma në drejtësi. Në vitin 2022, Ndoka u përjashtua pasi Komisioni ngriti dyshime se gjyqtari i Lezhës kishte deformuar të vërtetën për transaksionet në shitjen e një apartamenti të vjetër në Lezhë, për të justifikuar burimet financiare për blerjen e disa pasurive në këtë rreth.

Sipas ekspertëve të ligjit, edhe pse prokurori i çështjes, Arben Agovi duhet të kishte kërkuar asgjesimin e produktit të veprës penale, po ashtu edhe Gjykata duhet të kishte kërkuar vet asgjësimin e tyre, në këtë rast të prokurës që është vërtetuar se është e falsifikuar.

Gjyqtar1
Gjyqtar1

Avokati  Mevlut Derti  shprehet se në qoftë se nuk e kërkon prokurori, detyrimisht në vendimin që shprehet dhe vet Gjykata që do të bëhet asgjesimi i kësaj prokure, të cilat për të gjitha veprimet e kryera duhet të konsiderohen nul dhe duhet të kthehen në gjëndjen e mëparshme.

Edhe pse Prokuroria nuk asgjesoi dokumentin e falsifikuar, Nika zbuloi se ai kishte bërë disa herë kallëzime te Prokuroria e Lezhës pasi po i tjetërsohej prona me prokurën e fallsifikuar nëpërmjet Kadastrës.

“Në 6/12/2012 janë hap regjistrimi, janë bërë 46 transaksione për një ditë dhe në moment kur kanë përfunduar këto, i ka mbyll prapë ish Drejtori Ndue Vathi. Iku Ndue Vathi, erdhi Nikolin Shtjefni”, thekson Nik Palokaj.

Megjithatë ajo që hedh dyshime të forta për implikimin e Zyrës së Regjistrimit lidhet me emrat e implikuar në kryerjen e transaksioneve mbas vendimit të gjykatave, ku janë kryer veprime për shitblerjen e këtyre trojeve në vitin 2012.

Në vitin 2014, Nika merr një dokument nga kadastra Lezhë duke zbuluar se si janë kryer një mori transaksionesh mbi pronën e fisit Palokaj, ku detajet kompromentuese lidhen me emra që janë bërë pronarë të rinj të tokës.

Sipas Nik Palokaj, personat që qëndrojnë mbas këtyre transaksioneve janë njerëz me ndikim si ish prokurorë, ish deputetë dhe ish kryetar komunash.

“U bë pronar ish kryeprokuror i Lezhës dhe deputeti i zonës, që i morën në mbrojtje, Gjovalin Kadeli”, shprehet Nik Palokaj.

Gjin Nik Leka është kryeprokuror i Lezhës dhe Gjovalin Kadeli është ndarë nga jeta. Edhe këta u bënë pronarë duke mbrojtur këta (të arrestuarit), duke i nxjerrë prej burgut.

Në listë është ish- kryeprokurori i Lezhës, Gjin Niklekaj me familjarët e tij. Gjin Niklekaj ka qenë drejtues i Prokurorisë Lezhë dhe momentalisht ka një zyrë avokatie në Tiranë.

Gjyqtar2
Gjyqtar2

Por lista nuk mbaron me kaq sepse aty gjendet edhe Arjan Qafa, ish-gjyqtar dhe ish inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i shkarkuar nga procesi i vetingut prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 17 shtator 2020, pasi u konstatua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Edhe pse iu grabit prona, edhe pse vazhduan transaksionet, Nik Palokaj i është drejtuar disa herë prokurorisë për kallëzim sa herë që informohej se mbi tokën e tij kryheshin veprime për tjetërsimin e pronësisë.

“Kam bërë nja dhjetë kallëzime, sa herë i diktoja duke më shitur pronën, unë i bëja kallëzime në prokurori, prokuroria ma mbyllte”, shprehet Palokaj.

Kallëzimin e fundit e ka bërë në vitin 2016, ku prokurori i ngarkuar me çështjen ka qenë Erjon Shehaj, i cili aktualisht është kryeprokurori i Prokurorisë Lezhë.

Sipas vendimit nga prokurori Shehaj, personat e denoncuar nga Palokaj nuk kanë kryer veprime me prokurën e fallsifikuar, por i është referuar vendimit të 2006. Edhe pse vihet në dijeni  për prokurën e fallsifikuar, prokurori Shehaj nuk merr asnjë vendim për asgjesimin e produktit të veprës penale.

Avokati Mevlut Derti  theksoi se ajo që është e rëndësishme për prokurorin e çështjes, menjëherë ai duhet të bëjë sekuestrimin, pra asgjesimin e prokurës, e cila është një element shumë i rëndësishëm që kanë ardhur të gjitha këto parregullsi.

“Prokurori i ri mund të kërkojë edhe ndjekje penale për ish prokurorin e mëparshëm…”, thekson Derti.

Sipas ekspertëve ligjorë, kur prokurorët ose gjykata ka dijeni për raste të tilla duhet të veprojë konform ligjit pasi prokura fallso mund të paraqesi pengesa për regjistrimin e pronës.

Avokate Margarita Kola thekson se “në rastin kur kemi një dokument të fallsifikuar, prokurori  nuk do kërkojë vetëm veprën penale të mashtrimit ose të fallsifikimit, por prokurorët vë re në shumë raste nuk kërkojnë pastrimin e produkteve të veprës penale.”

Sipas Nikës, prokurori që është marrë me kallëzimet e tij ka patur ndikim nga ish drejtuesit e prokurorisë Lezhë dhe për këtë arsye prona e tij vazhdon të qendrojë  e bllokuar.

“Një ditë prej ditësh i them atij prokurorit: si ka mundësi mor burrë, ti vet e thua, e shpreh “të janë vjedh pronat, e kanë bo transaksione, e kanë bërë këtë e këtë edhe thua mos të fillojnë ato”, ngaqë ishte në mënyrë shoqërore.

Më tha “ti ke shumë të drejtë, por shefat tanë na kanë dhënë urdhër mos të merrem njëherë me atë punë.

Sepse ishte Përparim Vuka, ky ka tokën, Gjin Nik Leka, Mark Nik Leka kanë tokën aty, edhe një që ka punuar në KLGJ në Tiranë, edhe ai ka tokën këtu. Pukian është, tash e ka hequr vetting prej pune, e ka shkarkuar Vetting. Të tërë kanë marrë tokë këtu, kush ka patur dikë në shtet, për me i mbrojt këta, e kanë marrë”, shprehet Nik Palokaj.

Pra, sipas Nikës vet kryeprokurori aktual i Lezhës, Shehaj mund të ketë qenë i ndikuar për të kryer hetime të thelluara për këtë cështje. Në vendimin për pushimin e çështjes, prokurori Shehaj ka bashkuar tre kallëzimet e Nikës për Kadastrën për shpërdorim detyre në një të vetme, dy të vitit 2012 dhe një të vitit 2014, duke i pushuar sepse sipas tij nuk ka patur prova për shpërdorim detyre për punonjësit Ndue Vathi, Agim Ibraj dhe Mirel Ndoka.

Por vetëm raporti i Kontrolli i Lartë të Shtetit për ish regjistruesin Ndue Vathi ka gjetur disa shkelje për këtë të fundit ndërkohë që prokurori nuk ka konstatuar asnjë element për shpërdorim detyre pavarësisht akuzave nga Nik Palokaj.

“Ai prokurori që vjen dhe thotë se kam njerëz lart, ai do të të dekurajojë, ai do të thotë “mos u lodh, mos u përpiq, ik,lëre, dorëzohu, largohu”, shprehet Endri Shabani.

Por kjo nuk e ka dekurajuar Nik Palokaj të kërkojë pronën pasi ka bërë vazhdimisht kallëzime dhe e ka ngritur problemin e vet në media.

Por kush është kryeprokurori Erjon Shehaj?

Erjon Shehaj e ka filluar karrierën në drejtësi si oficer i Policisë Gjyqësore dhe është emëruar prokuror në qershor të vitit 2012 dhe në vazhdim ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lezhë.

Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, Erjon Shehaj nuk deklaronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 11.1 milionë lekëve.

Kryeprokurori i Lezhës familjarisht ka pasuri të paluajtshme me vlerë 8.5 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh, likujditete bankare prej 854 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë të deklaruara deri në vitin 2022.

Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2014, kryeprokurori rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në shumën 815 mijë lekë. Në këtë vit, ai deklaron revokimin e një kontrate sipërmarrje të vitit 2009 dhe lidhjen e një kontrate të re premtim shitblerje të një apartamenti 84 m2 plus 10 m2 sipërfaqe e përbashkët, me vlerë të shtuar prej 13,500 eurosh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huamarrjet e përdorura si burim për krijimin e pasurisë.

Megjithatë në prill 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Ndërkohë, ai u njoftua se Komisioni ka vendosur që të transferojë për verifikime të metejshme në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dy çështje, njërën për veprën penale “goditja për shkak të detyrës” dhe tjetrën që lidhet me nje kallëzim penal të kryer ndaj Shehaj për “shpërdorim detyre”.

“Këta do ti vjedhin pronat jo vetëm sepse janë të pangopur, por sepse e kanë ndërtuar sistemin, ju duhet ai drejtori i kadastrës, i duhet ai grupi kriminal, i duhet ai gjyqtari ose prokurori që i mbyll letrat…”, thekson Endri Shabani.

Më herët, ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa gjatë punës së tij si prokuror në Lezhë ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dhe tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, ku u prangosën disa persona, mes të cilëve dhe zyrtarë publikë.

Nga lista e transaksioneve që janë kryer brenda 24 orëve, “Vetting” ka konstatuar një person me gjeneralitetet “Gjon Pjeter Preci”, i cili sipas të dhënave nga gjendja civile nuk ekziston.

“Në rastin që ju morët është rasti kur është bërë në mashtrim të ligjit dhe është bërë në kundërshtim me ligjin sepse është mashtruar një organ sepse ai personi që ka kryer transaksionin mungon fare…”, shprehet avokate Margarita Kola.

“Vetting” kontaktoi Drejtorinë e Përgjithshme të Gjëndjes Civile për të marrë informacion për këtë subjekt dhe në kthim-përgjigje rezultoi se nuk ekzistonte. Pra, dokumenti që Nik Palokaj ka vendosur në dispozicion prokurorit ka patur element të fallsfikimit të veprimeve pasi personi në fjalë nuk ekziston.

Ndërkohë që e gjithë zona ku ka prona Nik Palokaj është në zhvillim, atij i duhet vetëm të presë.  Ai është vetëm një prej ish pronarëve që në këto vite ka parë të tjerët t’i gëzojnë pronën, duke iu dorëzuar regjimit të ri, regjimit të administratës së korruptuar, që shpërfill edhe vendimet e gjykatës. Nika sheh çdo ditë dhe pret…

Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve në jug të Serbisë nuk u njihen diplomat e Kosovës

Protesta e shqiptarëve në Bujanoc në jug të Serbisë, ku ndër të tjera kërkuan që Serbia të njohë diplomat e marra në universitetet në Kosovë, 12 gusht 2024. Fotografi ilustruese.

 

Branko Vuçkoviq

Marrëveshja e re e nënshkruar në samitin e Procesit të Berlinit parasheh bashkëpunim më të mirë rajonal dhe mobilitet më të madh të studentëve në Ballkanin Perëndimor, por qytetarët e nacionalitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi përballen me probleme të vjetra.

Atyre nuk u njihen ende diplomat e marra në Kosovë, përkundër marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë një në vitin 2022, e cila ka të bëjë me njohjen reciproke të diplomave universitare.

Kjo paraqet pengesë për punësimin në Serbi, ndaj të rinjtë shpesh largohen nga ky vend.

“I kam humbur të gjitha shpresat se do ta zyrtarizoj në Serbi diplomën universitare që kam marrë në Prishtinë dhe do të punësohem me të në Preshevë ose Bujanoc”, thotë një 30-vjeçare për Radion Evropa e Lirë.

“Unë kam vendosur – do të shkoj te vëllai im në Zvicër, ku derisa të gjej punë, do të kujdesem për fëmijët e tij”, thotë ajo, duke u shprehur e zhgënjyer me të gjithë politikanët në Serbi, Kosovë dhe Evropë, të cilët, siç thotë, “e kanë fajin” për problemin e mosnjohjes së diplomave.

Ajo nuk do që të identifikohet, për të mos krijuar, siç thotë, probleme shtesë për veten dhe familjen e saj.

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës – nënshkruan Marrëveshjen për qasje në arsimin e lartë dhe pranimin në studime në Ballkanin Perëndimor, në samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor.

Kjo është një marrëveshje e re, qëllimi i së cilës është ta rrisë lëvizshmërinë e studentëve dhe t’u japë atyre të drejtën për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë, të akredituara në rajon.

Në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, qytetarët e nacionalitetit shqiptar presin ende që Serbia të nisë me njohjen e diplomave të marra në fakultetet në Kosovë – gjë që është dashur të zgjidhej qysh pas samitit të Berlinit në vitin 2022.

Mes tjerash, atëkohë, është nënshkruar edhe Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare, të cilën autoritetet arsimore në Serbi nuk e zbatojnë kur bëhet fjalë për diplomat e marra në universitetet në Kosovë.

Për Serbinë, i diskutueshëm është termi “Republika e Kosovës” në diploma.

Asnjë nga bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë nuk mund të japë as të dhëna të përafërta për numrin e të rinjve nga jugu i Serbisë, të cilët presin që diplomat e tyre të marra në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, të certifikohen në Serbi, por vlerësimet e tyre janë se ky problem prek deri në disa qindra njerëz.

Nga viti 2008 e deri më sot, parti dhe grupe të ndryshme politike shqiptare, organizata nga sektori joqeveritar dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve kanë ndërmarrë herë pas here iniciativa dhe aksione për anulimin e vendimit për mosnjohjen e diplomave nga Kosova, por asgjë nuk e ka ndryshuar qëndrimin e Beogradit zyrtar.

Një protestë e tillë, e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, është mbajtur më 12 gusht të këtij viti në Bujanoc, ku problemi i diplomave të panjohura është cilësuar si një formë e diskriminimit ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

Barrierat administrative

Në anketën e Qendrës për Hulumtim dhe Monitorim (CZIM) nga Presheva, të realizuar në shtator në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në lidhje me përvojat personale të diskriminimit, të anketuarit nën moshën 30-vjeçare kanë përmendur më së shumti këtë problem – mosnjohjen e diplomave të lëshuara nga institucionet arsimore të Kosovës.

Kujtim Sadriu, drejtor i kësaj qendre, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas dy marrëveshjeve që kanë të bëjnë me njohjen e diplomave dhe lëvizshmërinë më të madhe të studentëve, të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, ai nuk sheh asnjë arsye që “Beogradi t’i keqtrajtojë dhe diskriminojë shtetasit e tij shqiptarë, për faktin se diplomat e tyre kanë mbishkrimin Republika e Kosovës”.

“Nëse autoritetet në Serbi nuk i shqetësojnë më dokumentet personale dhe automjetet me tabela të regjistrimit të Republikës së Kosovës, pse i shqetëson një diplomë nga Kosova, për të cilën një person i zakonshëm, një qytetar i Serbisë, është përpjekur për tre, katër apo më shumë vjet? Pa diplomë të njohur, ai detyrohet të shkojë jashtë vendit me biletë njëdrejtimëshe”, thotë Sadriu, duke shtuar se “pa ekspertë, nuk ka përparim në shoqëri”.

“Këtu duhen mjekë, inxhinierë, ekonomistë, juristë… dhe shteti duhet të luftojë për secilin prej tyre, e jo, me masat e veta, t’i detyrojë të dalin jashtë vendit. Pikërisht kjo po ndodh këtu. Pa diploma nuk ka punësim dhe pa punë nuk ka kushte jetese”, thotë Sadriu.

Ai i bën thirrje Agjencisë së Kualifikimeve të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, e cila zbaton procedurat për nostrifikimin e diplomave, që menjëherë t’i qaset certifikimit të të gjitha diplomave të marra në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

“Ne si qytetarë të Republikës së Serbisë me kombësi shqiptare nuk kërkojmë mëshirë, por kërkojmë që autoritetet shtetërore të respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe obligimet e pranuara ndërkombëtarisht, të cilat na garantojnë barazi në çdo kuptim të jetës”, thotë Sadriu.

Diplomë për punë në Gjermani

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se më shumë se dhjetë gjenerata të të rinjve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja përballen me problemin e mosnjohjes së diplomave të Kosovës dhe numri i saktë i tyre është vështirë të përcaktohet.

“Të rinjtë tanë masivisht studiojnë në Kosovë, sepse është më afër. Atje, studimet janë shumë më lirë se në Shqipëri apo në Maqedoni të Veriut, kështu që mosnjohja e diplomave ndikon shumë keq tek ata, sepse duhet të emigrojnë. Me ato diploma, punësohen shumë lehtë në Gjermani – njërin nga vendet më të pasura – por jo në Serbi”, thotë Lutfiu.

Sipas tij, pa diploma të certifikuara, të rinjtë e arsimuar nuk mund të punësohen në institucionet shtetërore, në institucionet dhe ndërmarrjet publike, e madje as në sektorin publik në nivel lokal.

Ai thotë se ky është një lloj diskriminimi, të cilin komuniteti shqiptar e ka vënë në dukje prej vitesh, dhe kërkon që Beogradi ta zgjidhë këtë problem.

“Mbrojmë interesat e Serbisë”

Ministria e Arsimit e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim të Radios Evropa e Lirë, në lidhje me zgjidhjen e problemit të nostrifikimit të diplomave nga Kosova.

Drejtori i Agjencisë për Kualifikime, Çasllav Mitroviq, thotë se diplomat e Kosovës nuk mund të njihen, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Por, shton se diplomat nga periudha e administratës së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), me vulën e OKB-së, njihen si të vlefshme në Serbi.

“Dokumentet e tilla trajtohen si vendore”, thotë Mitroviq.

Diplomat nga Shkupi dhe Tirana nuk kontestohen

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës thekson se mosnjohja e diplomave universitare të marra në Kosovë, nuk shënjestron në mënyrë selektive pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare në jug të Serbisë, sepse, nëse do të ishte kështu, atëherë diplomat nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut nuk do të njiheshin.

Sipas të dhënave që disponon ky trup, nga viti 2018 e deri më sot janë certifikuar rreth 200 diploma nga Universiteti i Tiranës dhe rreth 550 diploma nga fakultete në Maqedoninë e Veriut.

Nenad Mitroviq, drejtor i Trupit Koordinues, thotë se kontestohen vetëm ato diploma që mbajnë shenjat e Republikës së Kosovës.

“Diplomat që nuk e kanë vulën e UNMIK-ut, janë të dyshimta dhe nuk certifikohen, sepse në to është emri i së ashtuquajturës Republikë e Kosovës. Por, në pyetje është edhe çështja e cilësisë së mësimdhënies në ato institucione të arsimit të lartë”, thotë Mitroviq për Radion Evropa e Lirë.

Mitroviq shton se në vitin 2011, në Bujanoc është hapur dega e Fakultetit Ekonomik nga Subotica, për t’u mundësuar, siç thotë, studentëve të studiojnë në qytetin ku jetojnë, por, vit pas viti, numri i studentëve të regjistruar nga nacionaliteti shqiptar është duke u zvogëluar, sipas tij.

Mitroviq thotë se partitë shqiptare, herë pas here, e ngrenë këtë çështje varësisht nga nevojat politike.

“Mendoj se synim i tyre është që ta përdorin si çështje politike – gjë që sigurisht se nuk është e mirë, sepse çdo ngritje e temave të tilla për qëllime politike, mund t’i rrisë tensionet”, thotë Mitroviq.

Sipas tij, është e nevojshme që të punohet me këmbëngulje dhe durim, për të gjetur një mënyrë për tejkalimin e këtij problemi.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Osmani: Askush s’është mbi Kushtetutën, kam respektuar të gjitha kompetencat nga kjo detyrë e shenjtë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka organizuar Takimin e Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, në cilësinë e njërës nga anëtaret themeluese dhe me të drejta të barabarta të këtij forumi profesional ndërkombëtar të drejtësisë kushtetuese.

Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Turqisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

Ky forum profesional është themeluar me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbim përvojash mbi drejtësinë kushtetuese.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se askush nuk është mbi Kushtetutën. E para e shtetit shtoi se Kosova mbete e angazhuar ndaj primeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore kushtetues.

Osmani ka theksuar se gjatë mandatit të saj është udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë në ushtrimin e të gjitha kompetencave.

“Kosova mbete e angazhuar ndaj primeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore të rendit tonë kushtetues dhe janë vendosur në vetë-themelet e shtetit tonë”.

“Kushtetuta jonë është tejet unike ndër të tjera edhe për faktin se i mvesh president të vendit një detyrë tejet të rëndësishme e substanciale, detyrën për të garantuara funksion kushtetues të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është ndër detyra kryesore të këtij institucione dhe gjatë këtyre viteve të mandatit jam udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë gjatë ushtrimit të të gjitha kompetencave”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.

Gresa Caka – Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka falënderuar Gjykata Kushtetues të Ballkani për përkrahjen e vazhdueshme që po e japin që Kosova qw vitin e ardhshëm të bëhet anëtare e barabartë e Asociacionit frankofon të Gjykatave Kushtetuese dhe Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.

Ajo ka thënë se është qenësore që të ketë bashkëpunim ndërmjet gjykatave në mënyrë që t’i përballojnë sfidat me të cilat po përballet rajoni.

Sipas saj, se pasojat që mund të pësojnë demokracitë në mungesë të një kontrolli kushtetues janë tejet gjithëpërfshirëse. sn

UGSHPD: VJELJA E VOTËS 2025

 
 
Pasi e godet ritmikisht opozitën brenda vendit, pra kërkon izolimin dhe asgjësimin e kundërshtarëve politik për zgjedhjet e vitit 2025, makineria e elitës së Rilindjes Socialiste po i ka kap të tre koristë e autostradës zgjedhore. Nga KQZ deri në ditën e zgjedhjeve dhe pa frikën e ndonjë humbje drejtimi në timon, Rama po e mbështet strategjinë vjeljes me çdo kusht të votës në tre drejtime; 1- Pensionistët, 2- Administrata dhe 3- Diaspora. 
Në këtë mënyrë me tabelën e largët “BE-2030” që tani po bën çka mos marrjen e mandatit të katërt, kur mazhoranca të sigurojë vendosjen e një regjimi të plotë autokratik parti-shtet pyetja shtrohet se a do ta ketë po kaq të konfirmuar Shqipëria pas një viti qëndrimin e sotëm të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen? 
Shprehjen në një ditë si 23 Tetori, 2024 e cila do të mbetet mbetet historike pas provës së saj. Madje urojmë ta përsërisë shprehjen:I dashur Edi! Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave. Tani duhet të fillojmë edhe me parafinancimin prej 64 milion eurosh deri në fund të vitit”… 
Qeverisja duhet të na e provojë!
Me projekte, me transparencë dhe me drejtësi ku njerëzit janë të barabartë përpara ligjit. Dhe sigurisht pa korrupsion dhe pa media të manipuluar deri në propagandë të pushtetit.
Pra përpara se t’i besojmë paratë Ramës dhe qeverisë së tij duhet menduar seriozisht Evropë. 
Si kurrë ndonjëherë si sot shqiptarët janë përballë një situate arrogance të pushtetit. Janë goditur institucionet politike të opozitës, po dënohen me mospjesëmarrje në jetën parlamentare pluraliste përfaqësuesit e zgjedhur nga populli, media po përdoret për propagandë dhe njëkohësisht vendi ka zgjedhjet përpara!  
64 milion euro në dy muajt e ardhshëm dhe 920 milionë të tjera për planin i rritjes në tre fushat e përmendura si (a) Shqipëria pjesë e zonës unike të pagesave në euro(b) tranzicioni drejt energjisë së pastër (c) Kampusi i Kolegjit Evropian, të rinj që do studiojnë të drejtën evropiane dhe integrimin evropian. Këto renditen si tre dëshira që shqiptarët do t’i prekin një ditë për të përmirësuar jetën e tyre, por kemi pa zgjidhur prej korrupsionit qeveritar të tjera shumë më të rëndësishme më urgjente si varfëria, arsimi dhe shëndetësia, shpopullimi i vendit që do të ishin këshillat e shëndetshme për demokracinë dhe të mirëpritura prej shqiptarëve nga institucionet e Evropës.
Situata e brendshme ka përparësi pasi gjithshka që u përmend më lart bëhet drejtë dhe si duhet kur shqiptarët të kenë garancinë e një procesi zgjedhor lirë dhe të ndershëm e për pasojë votën e mbrojtur.
Pensionistët, fizikisht të lodhur protestojnë përpara kryeministrisë me zyrat bosh sepse Rama ka zgjedhur për t’i folur atyre nga Lezha duke vazhduar turin e “diskutimit publik me pensionistët”. Nuk ka nevojë për mbikëqyrje policore pasi fuqia e protestës matet nga madhësia e rrogës. 100% rritje për deputetët dhe 4.1% për pensionistët, pra të tkurrur 25 herë. Nga sa ata shprehen ka pensionistë me të ardhura mujore në vlerë 130 mijë lekë dhe në çdo fushatë zgjedhore që vjen premtimet e tyre “mbahen” nga politika sikurse dhe raporti i lekut të ri me të vjetrin. Pra hyjnë me rritjen e premtimit të ri dhe dalin me vlerësimin e lekut të vjetër. Janë rreth 550 mijë shtetas me moshë nga gra 61 vjeç /gra dhe 65 vjeç/burra deri në 100 vjeç  sipas Censit të fundit, që e ushtrojnë votën, por që janë potencial sa i kanosjes  po aq edhe i joshjes nga propaganda e politikës për shkak të nivelit të varfërisë dhe të ardhura të pakta. 
Por ndryshe deri në ditën e zgjedhjeve Rama po premton rritje në rrogën e administratës. Një vend pune është projektuar deri në 900-euro dhe numri i punonjësve të administratës fryhet vazhdimisht jo për merita, por për lidhje dhe njohje familjare dhe politike dhe ky numër është mbi 181 mijë. Kjo është tendenca e ndikimit në administratë e cila përbën një drejtim të dytë ku Rilindja Socialiste beson dhe mbështetet fort dhe orekset për ta tejkaluar deri në frikësim për votën në punonjësit e administratës ku çështja është ngritur si një detyrë partiake. Çdo punonjës duhet të sigurojë deri në 10 lidhje dhe njohje dhe emra shtetasish që jetojnë jashtë atdheut. 
Pa e mbyllur shumën aritmetike nga përllogaritjet e votës që mazhoranca në pushtet do të vjelë për zgjedhjet e ardhshme, pra 550 mijë të moshuar plus 180 mijë punonjës administrate me potencial shumëfishimi lidhjesh dhe njohjesh jashtë atdheut, Rilindja Socialiste me gjithë rienergjizimin e 50 mijë anëtarëve të rinj e ka projektuar tashmë numrin e 1 milion votave në favor të saj. 
Ndaj ajo që bën sot diferencën janë bashkimi i opozitës në qoftë se duan ta ndryshojnë regjimin dhe vota e diasporës me pjesëmarrje për herë të parë.
Diaspora. Vota e saj mbetet prova. 
Shqiptarët emigrantë  dhe ata që gëzojnë dyshtetësinë kanë qenë dhe mbeten mbështetës për zhvillimin e një sistemi demokratik ku vepron ligji i barabartë për të gjithë, fjala dhe besimi i lirë, liria e lëvizjes dhe ekonomia e tregut të lirë. Miliona shqiptarë i ushtrojë këto të drejta dhe liri dhe i kanë rritur standardet e tyre disa herë më shumë se premtimet e partive politike të tranzicionit. Në kulmin e kësaj situate t’i kërkosh votën diasporës pa i garantuar integritetin e votës, krijuar infrastrukturën më transparente dhe më rezultative në procesin zgjedhor, ky është thelbi që ndan shtetin e interesuar për shtetasit emigrantë nga politika e korruptuar.
Diaspora e ka mbështetur dhe sakrifikon për ndryshimin e duhur dhe për zhvillimin e Shqipërisë. Ajo nuk mund të pajtohet me përmasat e sotme të korrupsionit dhe rrezikun e vendosjes së një regjimi parti-shtet, që do të ishte zhgënjim dhe po ashtu goditja më e rëndë ndaj demokracisë në Shqipëri që pas rrëzimit të diktaturës vitet 1990-1991.
 
23Tetor, 2024
 
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)


Send this to a friend