TIRANE- Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në ndihmë të drejtësisë, dhe zbardhjes së çështjes “Tahiri”. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Zagani thotë se deri tani nuk ka marrë asnjë kërkesë apo ftesë për të dëshmuar në Komisionin hetimor për çështjen “Tahiri”.
Ai thotë se është i gatshëm që të dëshmojë si në komision, ashtu edhe në Prokurori, nëse do t’i kërkohet.
Besoj se jeni në dijeni të një komisioni hetimor që është ngritur për çështjen “Tahiri”. A keni marrë ndonjë kërkesë për të bashkëpunuar? Nuk kam marrë asnjë lloj thirrje apo ftese. Unë kam të paktën tre vite që jam jashtë vendit, dhe të vetmin kontakt me institucionet e Shqipërisë, e kam patur vetëm nëpërmjet institucioneve të vendit ku ndodhem për çështje dokumentesh.
Nëse do kërkonte diçka komisioni hetimor, a do të dëshmonit? Pa më të voglin dyshim. Jo i gatshëm, po super i gatshëm për çdo lloj bashkëpunim me ligjin dhe shtetin tim.
Tahiri është lënë nën hetim kryesisht për shkak të hetimeve italiane dhe jo ato shqiptare. Si e mendoni ju? Unë e quaj zhdrejtësi, dhe jo drejtësi. Të jeni të sigurtë se po të kishte drejtësi nuk do të kishte pse të diskutohej fare sot hetimi i drejtë apo jo. Të gjithë ishin në dijeni, por asnjëri nuk guxonte të vinte pikat mbi i. Tentonte dikush, por ndërhynte propaganda. Dhe më pas mu desh ta bëja këtë betejën, që për mua u kthye në personale.
Ju thatë se do bashkëpunimi me komisionin hetimor nëse do ju kërkohej, por nëse ju kërkon prokuroria për të qenë dëshmitar? Unë nuk jam pjesë e politikës, e urrej politikën dhe nuk dua të merrem me të. Por unë dua të përgjigjem për vendin tim.
Çfarë ka mbetur pa thënë zoti Zagani në lidhje me “Habilajt” a ka ndonjë gjë që ju ka mbetur për të ndarë me publikun.
Ata ishin trafikantë të dorës së dytë se punonin me trafikantë të dorës së pare. Ishin trafikantë, kriminelë por para policisë iknin me vrap. Kur u shfrytëzuan nga trafikantë të cilësisë së parë ata morën edhe shtetin në dorë. Komandonin, e kthyen policinë në një bordello, më kënaq kolegu juaj Bushati kur e thotë këtë. Këta e komandonin Policinë e Shtetit.
A keni ju emra të tjerë zoti Zagoni?
Jo, por edhe këta nuk do ishin zbuluar nëse nuk do të kishin qënë partnerët tanë ndërkombëtarë
E ndjenit veten të kërcënuar?
Normale, po të mos ndjehesha i kërcënuar nuk kisha pse ikja. Unë ecja kokëlartë në Vlorë, Mora vendimin final pasi ndjehesha i rrezikuar.
A keni pasur ndonjë kërcënim të ri?
Duke qënë aktiv në rrjetet sociale ka shumë nga këta minjtë e internetit që më dërgojnë kërcënime edhe me jetë. Ata shkruajnë aty ku të dhemb më shumë në drejtim të familjes. Ata paguhen për të demoralizuar që të mbyllësh gojën. Ata që vrasin nuk flasin. Falenderoj zotin që jam në një vend ku ndjehem i mbrojtur.
A mund të na thonë ndonjë prej kërcënimeve që janë bërë në adresën tuaj?
Marr kërcënime me kodin e mafias: “Shpejt do të palosim”, “Do ta hamë kokën edhe ty”. Por këto nuk më trembin.
Keni patur kontakt me ndonjë prej emrave të politikës? Nuk kam patur, dhe nuk do të ketë. Zagani ka qenë, është dhe do të jetë polic. Pavarësisht situatës ku ndodhet tani.
Çfarë prisni ju nga drejtësia? Shoh disa drita jeshile që janë ndezur në drejtim të procedurës. Pavarësisht se gjërat po lëvizin me shpejtësinë e breshkës, të paktën po lëvizin. Më 2 maj janë mbushur plot 4 vjet nga arrestimi im, plus 6 muaj burg, plus 6 muaj hetime proaktive nga prokurori i famshëm Martini, për një akuzë bajate. Por për fat të mirë edhe në Shqipëri kanë një fund procedurat, dhe tani jemi në mbyllje të procedurave. Pastaj do të shohim si do procedohet. Por çështja ime jo vetëm është zvarritur, por është bllokuar në të gjitha hallkat e shtetit, jo vetëm sa i takon procedurave, por edhe zhvillimit të tyre.
Ju çfarë prisni tashmë? Pres minimumi të mbyllet shkak e parë dhe të vijohet me procedurën. Nuk pres asnjë ndihmë nga shteti shqiptar. Po edhe nëse duan të më dënojnë, të paktën të me dënojnë, se më pas do të vazhdoj me procedurat. Por ata nuk i mbyllin procedurat.
Çfarë mesazhi keni për kolegët tuaj? Ish-kolegët e mi pak janë në detyrë, por do të thoja për gjithë policët që mos ta lejojnë veten të bëhet vegla, por të realizojnë me përgjegjësi detyrën e tyre./ Intervista integrale në video
Publikohet video që tregon qilarin ku ruhej vera me vlerë miliona euro e Ergys Agasit, e cila ndodhej në vilën e tij në periferi të Tiranës. Vera është e ruajtur në bodrumin e vilës, teksa shishet u përkasin markave të shtrenjta, të dyshuara se janë futur në mënyrë kontrabande në Shqipëri.
Një ditë më parë u njoftua se shishet e verës që shiheshin në pamje, pasi u gjetën nga agjentët e BKH-së dhe u kaluan për kompetencë hetimore te hetimi tatimor, janë zhdukur nga banesa e Ergys Agasit. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, i cili u shpall gjithashtu në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes për tenderat e AKSHI-t. Burime të besueshme konfirmuan se nga futja e verës në Shqipëri pa paguar akcizë i është shkaktuar dëm shtetit shqiptar në vlerë 400 mijë euro.
Gjatë kontrolleve në banesa e objekte në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, BKH zbuloi kantinën e verës në vilën e Agasit në zonën e Mulletit dhe vendosi sekuestrimin e saj, pasi malli ishte kontrabandë. Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe, në momentin e kontrolleve, duke qenë se ishte natë, vendosën ta transportonin të nesërmen, ndërsa malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës ka dyshime se Eno Agasi e ka hequr verën, si dhe ka marrë serverin e kamerave të sigurisë, duke u zhdukur pa gjurmë bashkë me to.
Prokurori Bledar Valikaj ka shpallur në kërkim Eno Agasin për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim të mallrave që paguajnë akcizë, ndërsa burimet konfirmuan se po kryhet edhe hetim pasuror, krahas atij të nisur nga SPAK.
Pamjet e qilarit të verës së Ergys Agasit i publikoi lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili shkruan se: “Kjo është vinoteka prej 4 milionë euro e Edi Ramës në vilën e Gys Agasit, që u vodh nga drejtori i Doganës, Elvis Doçi dhe Ilirjan Proda, për t’u dërguar në Surrel!”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau gjatë takimit të tyre në korrik të vitit 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar të hënën në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, për një sërë çështjesh, përfshirë një ligj të nënshkruar së voni nga presidenti amerikan Donald Trump, gjendjen e sigurisë në rajon dhe shtyrjen përpara të dialogut të pezulluar strategjik mes dy vendeve, tha Presidenca e Kosovës.
Në një Akt për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, që u miratua u nënshkrua në ligj nga Trump, javën e kaluar, Kosovës dhe Serbisë gjithashtu u kërkohet ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2023.
Osmani gjithashtu ia shprehu atij “mirënjohjen e popullit të Kosovës” për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e presidentit Donald Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.
“Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidentja shprehi mirënjohje ndaj politikës së qartë të Administratës Trump që dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke dhe për faktin që janë përjashtuar idetë e rrezikshme për ndryshime të kufijve apo ndarje. Kjo qasje, shtoi ajo, është e domosdoshme, në mënyrë që të ruhet paqja e stabiliteti në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Osmani dhe Landau folën edhe për dialogun strategjik, të cilin SHBA e pezulloi më herët këtë vit për kohë të pacaktuar.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka arsyetuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Osmani e cilësoi dialogun strategjik mes dy vendeve si “platformë thelbësore” për forcimin e partneritetit dypalësh dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Ky ishte takimi i dytë i Osmanit me Landaun këtë vit, pasi ata ishin takuar në verë për të diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Autobotë, më shumë se 1300 policisë, janë vendosur në gatishmëri për protestën e thirrur nga opozita. Kryeministria është “blinduar” nga efektivë të policë. Ndryshe nga protestat apo Foltoret e opozitës, në këtë protestë ka një numër më të lartë policësh të angazhuar.
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion ndërsa kanë bërë thirrje për arrestimin e Belinda Ballukut pas skandaleve të njëpasnjëshme.
Gjithashtu në disa pankarta të vendosur përpara Kryeministrisë, shkruhet “i pangopuri i fundit të Europës”. bw
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat përsëriti thirrjen e tij për Adriatik Lapajn dhe partitë e tjera opozitare që t’i bashkohen protestës së opozitës, kundër kësaj qeverie.
“Nuk matet gjëja me numra. Mësimi i historisë së Shqipërisë ka vlerë botërore. Pakicat që kanë fituar kundër stërshumicave nuk gjen kund tjetër. Ne dalim aty me guximin e shqiptarit, me idealet më fisnike të njeriut, për të larguar këtë njeri që mori licencën nga Gjykata Kushtetuese. Licencën mund t’ia japë gjykata, por jo jetëgjatësinë populli.”, pohoi ai.
Ai tha se Rama, pavarësisht se mori licencë për vjedhjet nga Kushtetuesja, populli nuk do ta falë.
“Lapaj ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time për sa kohë gjendet në protestë. Kushdo që proteston kundër qeveri, ka mbështetjen time. Ftesa ime për Lapaj dhe partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe. Kryetari i një partie ka planet e veta.”, tha ai. bw
Altin Dumani i dorëzoi sot zyrtarisht detyrën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Klodian Braho.
Në një fjalim shkurt, Dumani tha se sot mbyll një nga kapitujt më sfidues në karrierën e tij profesionale. Ai u shpreh se gjatë detyrës së tij është ndeshur edhe me presione, por theksoi se ka punuar me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
“Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën time 26 vjeçare si prokuror. Drejtimi i SPAK ka qenë privilegj, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presion të mëdha.
Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot SPAK është më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë.
Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve. Çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kurajo”, deklaroi Altin Dumani.
Një falënderim kishte edhe për partnerët ndërkombëtarë: “Kanë qenë krah nesh në cdo etapë me mbështetje dhe ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për të ndërtimin e standardeve që kemi sot.
Besimi i publikut -tha Dumani- ka qenë forca jonë më e madhe.
Dumani i uroi Brahos suksese në punën e tij, duke shprehur bindjen “se do të mbështetet në trashëgimin 6 vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet dhe vendosmëri”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau gjatë takimit të tyre në korrik të vitit 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.
Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Opozita shqiptare organizon sot një protestë kombëtare në Bulevardin e ‘Dëshmorët e Kombit’, kundër qeverisë dhe asaj që e cilëson si “keqqeverisje, korrupsion dhe abuzim me fondet publike”.
Protesta, e cila nis në orën 18:00 ka në qendër akuzat ndaj qeverisë për afera të mëdha infrastrukturore, me fokus të veçantë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Balluku është e përfshirë në shkelje të rënda ligjore lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK e ka marrë të pandehur zyrtarisht.
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun se ka vjedhur 50 milionë euro, ka 300 apartamente, 2 jahte dhe 13 supermarkete.
Opozita kërkon që Balluku do të japë dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë. Ndërkohë SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama një ditë më parë paralajmëroi se do të bllokojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.
Nesër ora 18:00 Protesta kombëtare përballë pabarazisë dhe korrupsionit
Sali Berisha: Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë.
I kemi filluar ato që janë te kryeministria.
Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare.
Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar.
Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë.
Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira.
Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD.
Ditë e hënë, 22 dhjetor ora 18:00, është fillimi i protestës tonë.
Të jemi të qartë se ne kemi vetëm një rrugë protesta,
protesta gjer në largimin e Ramës.
Pa protesta të qëndrueshme, narkodiktaturat nuk largohen.
Ne do të jemi më tepër, por në radhë të parë nuk kam më të rëndësishme sesa vendimi i secilit prej nesh çfarë do të bëjë më shumë.”, tha Berisha.
Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Afër mesnatës së 20 dhjetorit u shua në moshën 91 vjeçare Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit, gazetari, komentatori dhe publicisti i rrallë, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare.
Kushdo që e ka dëgjuar ndonjëherë, vështirë të mos jetë drithëruar, vështirë të mos jetë emocionuar deri në përlotje dhe vështirë të mos i jetë rritur adrenalina e krenarisë dhe atdhedashurisë.
Zëri i tij kumbues dhe timbri i veçantë tashmë do të dëgjohen vetëm në fonotekën e Radio Tiranës dhe në arkivat sportive të RTSH, por jehona e tij do të jetojë përgjithmonë në kujtesën e miliona shqiptarëve.
Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë. bw
Sërish tensione mes aktivistëve të Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ dhe policisë. Përfaqësues të Lëvizjes, që po protestojnë para Kryeministrisë prej disa ditësh, denoncojnë se policia i ka marrë gjeneratorin, ndërsa thuhet se janë ndaluar dhe 4 aktivistë.
Në videon e shpërndarë nga lëvizja Shqipëria bëhet, dëgjohet një nga përfaqësueset e lëvizjes që debaton me punonjës të policisë.
“A kemi të bëjmë me policinë, apo me bandat! Këtë dua të di dhe unë. Policia a respekton shkresat? Se kemi shkresa. Dhe ne na e hoqën gjysmë ore para. Ju po silleni si banditë, dhe ne si njerëz.”, tha ajo. Ndërkohë, Adriatik Lapaj tha se ky është shteti dhe policia e Edi Ramës. “Ne kërkojmë që të na jepet gjeneratori dhe më pas ju mbroni Ramën.”, dëgjohet teksa thotë ai. BW
Sic ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë.
Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.
Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij.
Komentet