Televizioni Publik i Kosovës, i akuzuar në vazhdimësi se ka qenë i kapur nga pushteti i Hashim Thaçit, ka derdhur 1 milion e 630, 487 mijë euro në llogarinë bankare të organizatës BIRN, të drejtuar nga Jeta Xharra. Këto pagesa të majme për dy emisione të prodhuara nga BIRN dhe të transmetuara në RTK, ka kohë që janë ndërprerë. Në RTK, kanë thënë publikisht se Xharra po u bën presion për vazhdimin kontratës. Xharra nga ana tjetër ka refuzuar të flasë
Në një dëshmi publike para anëtarëve të një komisioni parlamentar, më 28 prill të këtij viti, Sali Bashota e ka akuzuar Jeta Xharrën, drejtoreshën e Rrjetit të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), për presion dhe shantazh që lidhet me vazhdimin e një kontrate të majme në favor të organizatës së saj.
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, drejtori i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës është deklaruar për një formë të shantazhit që, sipas tij, Jeta Xharra ka ushtruar gjatë këtij viti ndaj bordit dhe menaxhmentit të Transmetuesit Publik.
Sipas Bashotës, presioni i Xharrës ndaj RTK-së ndërlidhet me ndërprerjen e kontratave të BIRN-it me RTK-në për dy emisioneve televizive, nga të cilat organizata e udhëhequr prej Xharrës kishte përfituar mbi dy milionë euro të taksapaguesve kosovarë.
“Ata [BIRN-i, v.j] kanë bërë presion ndaj meje vazhdimisht. Dhe, po të ishte vazhduar kontrata e tyre, nuk do të ishte marrë me dhëndrin tim e as me RTK-në, pra me miliona euro ka marrë për katër vite”, ka thënë shkurtimisht Bashota.
Për raportimin e Insajderit, Gazeta Express ka provuar të marrë një qëndrim të gazetares Jeta Xharra, por e njëjta s’ka qenë e qasshme.
Më 30 mars të këtij viti, portali Kallxo.com, raportoi për punësimin e dhëndrit të Bashotës, Liridon Konushefci, si mirëmbajtës – shtëpiak në RTK, me kontratë mbi vepër.
Bashota e kishte mohuar një gjë të tillë.
“Nuk punon në RTK dhëndri, edhe prej që kam ardh kryetar bordi nuk ka punu, 3-4 muaj. Ka punu po nuk punon, dhe është ndërpre, si jam bërë kryetar bordi kam kërkuar që të mos punojë aty. Asnjë familjar i imi nuk punon në RTK”, kishte thënë Bashota.
Por, historia në të cilën Bashota e përfshin Xharrën është më e gjatë. Ka nisur në muajin maj të vitit 2020.
Një dosje të cilën e ka siguruar gazeta, shfaq dyshime se Xharra ka përdorur një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) për t’i ushtruar trysni televizionit publik që të vazhdojë kontratat e ndërprera më parë për dy emisionet e BIRN-it të transmetuara në Transmetuesin Publik për 16 vjet: “Drejtësia në Kosovë” dhe “Jeta në Kosovë”.
Projekti është një marrëveshje memorandumi ndërmjet BIRN-it dhe Transmetuesit Publik, shkruan Gazeta Insajderi.
Bazuar në marrëveshje, BIRN-i dhe RTK-ja do të prodhonin dhjetëra reportazhe televizive në emër të “konsolidimit të aftësive të gazetarëve aktualë dhe të ardhshëm të Kosovës”. Konsorciumi përbëhej edhe nga organizata të tjera, krahas BIRN-it dhe RTK-së. BIRN-i kryesonte projektin.
Megjithatë, marrëveshja nuk është përmbyllur. Atë ka refuzuar ta zbatojë Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).
Drejtoresha e kësaj organizate, Jeta Xharra ka tentuar që projektin e Bashkimit Evropian ta shfrytëzojë për rikthimin në ekranin e RTK-së të dy emisioneve të tjera të saj, edhe pse kontratat për dy programet televizive ishin ndërprerë në një proces të veçantë.
BIRN-i ka kushtëzuar drejtuesit e RTK-së me largimin e Transmetuesit Publik nga projekti, në qoftë se nuk do të pranonin blerjen e dy emisioneve televizive të prodhuara nga BIRN, për të cilat RTK-ja do duhej të paguante rreth 200 mijë euro.
Në një komunikim të realizuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar ndërmjet Xharrës dhe drejtuesve të RTK-së, ajo ndërlidh çështjen e materialeve të parapara sipas projektit të BE-së, me dy emisionet e BIRN-it, të transmetuara më parë në RTK.
Xharra insiston se aplikimi i përbashkët i RTK-së dhe BIRN-it në projektin e BE-së, përkthehet në zotimin e RTK-së për vazhdimin e kontratave për transmetimin e dy emisioneve.
“Për më tepër, pikërisht menaxhmenti i tanishëm, pra ju z. Arifaj dhe z. Ngadhnjim Kastrati, keni qenë menaxhment i RTK-së kur kemi aplikuar së bashku në prill 2019 te BE-ja dhe nëse keni dashur të na hiqni krejt prej RTK-së pse u përkushtuat të aplikoni bashkë me ne për një projekt që zgjat deri në fund të 2021?”, i drejtohet Xharra, drejtuesve të RTK-së.
“Fakti që jeni përkushtuar atëherë të aplikojmë bashkë, e sot tërhiqeni prej transmetimit, po i ban dam RTK-së sepse si RTK, me aplikimin që e keni nënshkruar me dorën tuaj (dhe jo të ndonjë drejtori tjetër paraprak) jeni përkushtu me i transmetu të gjitha programet që prodhohen nga gjithë partnerët në këtë projekt”, vazhdon drejtoresha e BIRN-it.
Por procesi i ndërprerjes dhe vazhdimit të kontratave të RTK-së me BIRN-in për dy emisionet, “Jeta në Kosovë” dhe “Drejtësia në Kosovë”, është i ndarë nga projekti i BE-së, ia bëjnë të qartë drejtuesit e RTK-së, Xharrës.
“Ne projekt nuk jemi vetëm ne por janë disa partnerë andaj fakti që ju po e potenconi transmetimin e emisioneve nuk qëndron sepse rrjedhimisht duhet të vlejë për të gjithë [partnerët e tjerë në projektin me BE, v.j] e jo vetëm për RTK-në”, thuhet në përgjigjen e zëvendësdrejtorit të RTK-së, Lorik Arifajt, drejtuar Xharrës.
Se procesi i vazhdimit të kontratave për dy emisionet e tjera të BIRN-it me RTK-në është proces i ndarë nga projekti i dy organizatave me BE-së, e dëshmon aplikimi i Jeta Xharrës në Komisionin Audio-Vizual të RTK-së për rikthimin e emisioneve në televizionin publik.
Procesi i bashkëprodhimit të emisioneve mes RTK-së dhe subjekteve të jashtme, parashihet me rregullore të transmetuesit publik. Ato kalojnë përmes Komisionit Audio-Vizual, para se të miratohen nga drejtuesit e RTK-së.
Në një e-mail dërguar këtij komisioni më 26 tetor, Xharra lavdëron punën e BIRN-it me dy emisionet. Kërkon vazhdimin e bashkëpunimit.
Gazeta Insajderi, gjithashtu ka siguruar edhe Marrëveshjen e plotë të Memorandumit mes RTK-së dhe BIRN-it, në të cilën nuk parashihet vazhdimi i transmetimit të emisioneve, për të cilat Xharra i bën trysni drejtuesve të RTK-së.
Në Memorandum Bashkëpunimi për këtë projekt, që është nënshkruar për periudhën nga 1 janari i vitit 2020 deri më 31 dhjetor i vitit 2021, parashihen vetëm reportazhe që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
“Aktiviteti 3.1 Prodhoni dhe transmetoni 12 reportazhe televizive që promovojnë të drejtat e njeriut, çështjet sociale dhe sundimin e ligjit”, është pika e marrëveshjes në mes këtyre dy marrëveshje nënshkruesish.
“RTK-ja është e obliguar të prodhojë dhe drejtojë gjashtë reportazhe televizive që do të promovojnë të drejtat e njeriut dhe do të diskutojnë çështje të rëndësishme shoqërore dhe sundimin e ligjit”, thuhet në këtë memorandum.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Xharrën lidhur me këtë çështje, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga ana e saj.
Përfitimet milionëshe të BIRN-it për 16 vjet
Për 16 vjet me radhë Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN, i drejtuar nga Jeta Xharra, ka përfituar nga taksa paguesit e kosovarë afër 2 milionë euro.
Sipas faturave të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, fatura e BIRN për dy emisionet e saj “Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë” që i ka transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), kapin vlerën e 1,914,312.00 euro.
Ndërsa RTK-ja ka kryer detyrimet ndaj BIRN-it për këto vite, në vlerën e 1 milion e 630,487 euro.
Sipas dokumenteve të siguruar nga Insajderi, BIRN për njërin emision është paguar 1 mijë e 350 euro, ndërsa vlera për dy emisionet, është 2 mijë e 700 euro. Numri i të dy emisioneve gjatë kësaj periudhe ka qenë 168. 84 për emisionin “Jeta në Kosovë” dhe 84 për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere më 28 prill të këtij vitit ka miratuar raportin për shpenzimet e Radio Televizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2021. Miratimi i këtij raporti është bërë me kushtin që RTK të njësojë format e raportimit dhe t’i përshtatë projeksionet.
Po në këtë mbledhje të komisionit, është miratuar edhe raporti i shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për muajt janar-mars 2021, por që edhe ky raport është miratuar me vërejtje.
Drejtori i RTK-së Ngadhënjim Kastrati, kishte deklaruar se aktualisht borxhi i RTK-së është 2 milionë e 750 mijë euro, por tha se synojnë që të njëjtin ta zvogëlojnë për 1 milion euro deri në fund të këtij viti.
“Nëse e shohim në pasqyrat financiare të auditorit të cilat janë publike kemi një borxh në fund të vitit 2018, 5 milionë e 200 mijë euro, sot kur e kemi dhënë raportin e përfunduar të muajit mars që e kemi dërguar në Kuvend është një borxh prej 2 milionë e 750 mijë euro. Është rreth 2 milionë e gjysmë më pak, ne besojmë që deri në fund të këtij viti borxhi i RTK-së ka me ra edhe për një milion euro”, kishte thënë Kastrati./Express
RSF njofton se u takua gjithashtu me dy zyrtarë qeveritarë përgjegjës për çështjet e lirisë së shtypit: Ministren e Administratës Publike dhe Luftës Kundër Korrupsionit Adea Pirdeni dhe Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
FRANCË– Organizata e njohur “Reporterët pa Kufij” (RSF) u ka bënë thirrje anëtarëve të Parlamentit dhe qeverisë së Shqipërisë të çojnë përpara dekriminalizimin e vërtetë të shpifjes dhe fyerjes për gazetarët.
Nga 17 deri më 19 qershor, RSF raportoi mbi gjendjen e lirisë së shtypit në Shqipëri para komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut dhe median e informimin publik, i kryesuar nga deputetja e opozitës Jorida Tabaku.
RSF njofton se u takua gjithashtu me dy zyrtarë qeveritarë përgjegjës për çështjet e lirisë së shtypit: Ministren e Administratës Publike dhe Luftës Kundër Korrupsionit Adea Pirdeni dhe Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
Drejtori i byrosë së Pragës të RSF-së, Pavol Szalai, udhëtoi për në Tiranë pasi Shqipëria ra me 3 vende, në vendin e 83-të nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së për vitin 2026, një rënie që e zhgënjeu kryeministrin Edi Rama. Si pjesë e procesit të përshpejtuar të pranimit në BE, vendi i Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushë disa kritere të sundimit të ligjit, duke përfshirë përmirësimet në lirinë e shtypit.
“Që nga viti 2025, një organ i dedikuar i nisur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës – Platforma për Dialog me Median – ka diskutuar masa specifike, por pak prej tyre janë zbatuar deri më sot, dhe gazetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me presion nga politikanët, pronarët e mediave dhe krimi i organizuar” – shkruan në njoftimin e saj RSF.
“Falë përkushtimit të të gjithë pjesëmarrësve, Platforma për Dialog me Median, e udhëhequr nga Profesor Mark Marku, ka krijuar besim midis profesionistëve të medias dhe autoriteteve shqiptare – një besim që është ende i brishtë, por thelbësor për përparimin e qëndrueshëm në lirinë e shtypit.
Megjithatë, ky besim është kërcënuar që kur Parlamenti votoi vetëm për një dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur brenda Platformës.
Parlamenti dhe qeveria tani duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të forcuar këtë besim: nga dekriminalizimi i plotë i shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me rekomandimet e Platformës, deri te ndërprerja e sulmeve politike kundër gazetarëve dhe garantimi i sigurisë së gazetarëve” – tha Pavol Szalai, Drejtor i zyrës së RSF-së në Pragë.
Vitin e kaluar, Platforma ra dakord që shpifja dhe fyerja duhet të dekriminalizohen plotësisht, një kërkesë e bërë edhe nga BE-ja. Megjithatë, reforma e Kodit Penal e miratuar nga shumica qeverisëse në janar 2026 dekriminalizoi vetëm shpifjen dhe vetëm për gazetarët e klasifikuar si “të regjistruar dhe të njohur “, edhe pse Shqipëria nuk ka sistem regjistrimi të gazetarëve.
Legjislacioni gjithashtu la jashtë aktorë të tjerë në debatin publik dhe burimet e gazetarëve, siç janë sinjalizuesit. Dhe shpifja online, si paditë SLAPP, nuk janë të pazakonta në Shqipëri, ndërsa profesionistët e medias vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira ekonomike.
Gjatë seancës dëgjimore parlamentare, ku morën pjesë anëtarë si të shumicës qeverisëse ashtu edhe të opozitës, si dhe në takimet me ministrat, RSF bëri thirrje për përparim në këtë çështje, së bashku me masa të tjera për të rivendosur besimin e gazetarëve.
Këto përfshijnë përmbajten nga diskreditimi i profesionistëve të medias dhe krijimin e kushteve të nevojshme që drejtësia të vihet në vend për krimet e kryera kundër tyre – të tilla si vrasja e pazgjidhur në vitin 2023 e një roje sigurie të Top Channel ose shpërthimi i bombës në makinën e gazetarit Sami Curri në prill 2026.
Progresi në transparencën e medias
Qeveria, parlamenti dhe autoriteti i medias e kanë adresuar pjesërisht mungesën e transparencës në lidhje me pronësinë e medias, një problem i madh në një vend ku mediat private janë në pronësi – dhe nganjëherë manipulohen – nga disa familje me lidhje politike dhe interesa ekonomike në sektorë të rregulluar rëndë.
Pas rekomandimeve nga Reporterët pa Kufij (RSF) dhe palët e interesuara lokale , një ligj i miratuar në vitin 2026 kërkon që mediat audiovizuale të deklarojnë pronarët e tyre përfitues.
Sektori i medias ka bërë gjithashtu përpjekje vullnetare për të rritur transparencën: me mbështetjen e RSF-së dhe Këshillit të Medias Shqiptare, 33 media i janë bashkuar Iniciativës së Besimit të Gazetarisë , një standard ndërkombëtar i tipit ISO që synon të sigurojë gazetari transparente dhe etike.
Në vitin 2024, pas një konsultimi me profesionistët e medias në Shqipëri, RSF dhe Këshilli i Medias në Shqipëri formuluan 10 rekomandime politikash që synonin të informonin Platformën e lançuar disa muaj më vonë./Dosja.al
Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetjen e tij për protestën qytetare, duke e cilësuar atë si një nga momentet më frymëzuese të 35 viteve të fundit në Shqipëri.
Sipas këngëtarit, protesta ka arritur tashmë një fitore të rëndësishme, pasi ka zgjuar një ndërgjegje qytetare që, sipas tij, kishte munguar prej vitesh.
“Protesta qytetare është pa diskutim pasuri për të gjithë. Ajo vendos një standard të ri për brezat që do të vijnë. Përtej çdo debati dhe çdo zhvillimi që historia do ta gjykojë me kohën e vet, unë besoj se kjo protestë tashmë ka arritur një fitore të madhe, ka zgjuar një vetëdije qytetare që për shumë vite dukej e fjetur”, shkruan Skënderaj.
Ai e cilëson protestën si një lëvizje që buron nga qytetarët e zakonshëm, duke pranuar se në çdo kauzë mund të ketë individë apo grupe që përpiqen ta përdorin për interesa të tyre.
“Forca e saj e vërtetë nuk janë ata. Forca e saj janë njerëzit e zakonshëm, njerëzit e ndershëm, ata që nuk kanë pushtet dhe as interesa, por vetëm ndërgjegjen dhe dashurinë për vendin e tyre”, thekson ai. Panorama
Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al
“Në një botë autokratësh, a mund të kemi të paktën një autokrat dashamirës me shije?”
Kjo ishte pyetja që arkitekti holandez Reinier de Graaf i drejtonte kryeministrit Edi Rama në një letër në mars 2025, thuajse dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ku Rama mori mandatin e katërt të tij qeverisës.
Shqipëria, shkruante ai, ishte kthyer në një “mekë të arkitekturës bashkëkohore” dhe nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte nëse socialistët nuk i fitonin zgjedhjet.
“A do të thahet papritmas ky burim që duket i pashtershëm pune? A mundet që “Ushtria e Arkitektëve” të detyrohet të ulë armët po aq shpejt sa u mobilizua?”, ngrinte ai pyetje në letrën e tij.
Duke shfletuar “The Albanian Files”, në fakt është e vështirë të mos mendosh se De Graaf nuk kishte të drejtë. Shqipëria duket si një ekspozitë e hapur ndaj arkitektëve të huaj, duke servirur veçanërisht hapësirat publike, zonat e mbrojtura, dunat e lagunat si hapësira eksperimentale për të përmbushur dëshirat e atij që vetë De Graaf i sugjeron të jetë mbret.
“Duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një mbështetëse e ndriçuar e arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte shumë nëse vendi nuk do të zhvillonte më kurrë zgjedhje dhe nëse ju, pas mandatit tuaj të pestë radhazi si kryeministër, thjesht do të vazhdonit si president i përjetshëm – ose ndoshta edhe si mbret”, vijon ai në letrën e tij.
Nuk është rastësi që edhe OMA, studioja e Rem Koolhaas dhe Reinier de Graaf, ka hyrë tanimë në panoramën shqiptare.
Por ndërsa në kryeqytet debati po zhvillohet rreth kullave dhe densitetit urban, jashtë tij po zhvillohet një proces më pak i diskutueshëm: “kolonizimi” gradual i peizazhit natyror nga masterplanet turistike.
“Kingcoast Development”, në ligatinat e Parkut Kombëtar të Divjakës
Të dhënat nga libri “The Albanian Files”, që prej kryeministrit Rama shërben edhe si dhuratë në takimet zyrtare me përfaqësues shtetërorë të vendeve evropiane, na sjellin para syve një arkivë të projekteve arkitekturore dhe urbane të planifikuara në vend. Këto investime private dhe publike po projektohen apo zhvillohen në afërsi të zonave të mbrojtura, në laguna, duna bregdetare dhe hapësira që deri para pak vitesh ishin pasuri publike natyrore.
Foto: Pjesë nga masterplani i “Anupama Kundoo Architects” për Divjakën
“Një ekosistem urban me biodiversitet të pasur, ku natyra, inovacioni dhe ndërgjegjja kolektive ndërthuren”, thuhet në nisje të prezantimit skicor të një masterplani dhe zhvillimi të projektit “Kingcoast Development” në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
I projektuar nga “Anupama Kundoo Architects” dhe zhvillues i projektit është “NIU Invest”, kompani e krijuar në vitin 2022, në Berlin të Gjermanisë, e përqendruar në tranzicionin e gjelbër. Sipas përshkrimit të projekt-idesë, “Kingcoast Development” do të jetë i vendosur në zonën e Parkut Kombëtar të Divjakës, rreth 35 km i gjatë, dhe Lagunës së madhe të Karavastasë, habitat i pelikanit kaçurrel, një sipërfaqe toke e rikuperuar nga deti, rreth 8 km e gjatë dhe 4 km e gjerë, e cila do t’i rikthehet pjesërisht detit, duke krijuar kanale dhe rrugë ujore për lëvizshmërinë.
Në tërësi, çfarë planifikohet të ndërtohet është një qytezë e re, me 50 mijë banorë të ndryshëm nga e gjithë bota.
“Përfshirë komunitete sportive, për të bashkëpunuar mbi çështje të ndryshme globale përmes një qasjeje të integruar dhe holistike”, thuhet më tej në përshkrimin e projekt-idesë.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë dhe ka ekosisteme komplekse, të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore. Në vitin 2022, parku u zgjerua nga 22,230.2 ha në 22,389.08 ha, ndërsa prej vitit 1995 është zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit.
Laguna, duna dhe brigje nën presion
Në Orikum, një seri projektesh parashikojnë zhvillimin e resorteve dhe rezidencave.
Projekti “Dunes of Orikum”, që parashikon ndërtimin e resorteve dhe rezidencave, është në fazë pritjeje, ndërsa nuk bëhet e qartë se cili është ndërtuesi dhe zhvilluesi i këtij projekti. Projektuesi është kompania “Office Kersten Geers David Van Severen”, themeluar në vitin 2002 në Bruksel.
Bashkë me “Orikum Oasis”, këto dy projekte propozojnë ndërhyrje në një territor që shërben si barrierë natyrore mes detit dhe tokës, sikurse Laguna e Orikumit, me origjinë tektonike prej rreth 130 hektarësh, ndodhur në pjesën jugore të gjirit të Vlorës dhe rrëzë maleve të Ceraunit.
Projekti “Orikum Oasis”, i cili sipas “The Albanian Files” është në vijim, planifikon një sipërfaqe prej 500,000 m², ka si zhvillues “LAXMI Real Estate” dhe partner në Shqipëri “iRI shpk”.
“LAXMI Real Estate” administrohet nga familja indiane Sandesara, Chetankumar dhe Nitin Sandesara, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Ky nuk është një emër i panjohur, pasi kanë qenë të akuzuar për mashtrim bankar me vlerë 700 milionë dollarë dhe kanë qenë në kërkim ndërkombëtar. Sipas një investigimi të OCCRP-së, ata arritën të largohen nga Shqipëria në vitin 2019.
Më tutje, në një skicim dyfaqësh të librit, bregore të diktuara nga ndërtesat dy-trekatëshe që vijëzohen sipas lakimeve të një lapsi, merr jetë “Poro Valona Albania”, e dizajnuar nga “Archea Associati”.
Foto: Master-Plani i “Poro Valona”
Vendndodhja të lë përshtypjen e Lagunës së Pishë Poros, peizazhit të mbrojtur në Vlorë, ndërsa katalogu i “Shqipërisë së ardhshme” e përcakton si hapësirë private. Zhvilluesi i këtij projekti është “Natura Resort shpk”, me administrator Renis Tërshana, kompani e themeluar në vitin 2022, e cila merret me ndërtim, zhvillim të strukturave me destinacion turizmin.
Në të njëjtin peizazh, në “The Albanian Files” shënjohet edhe një masterplan për Zvërnecin, me projektues të njëjtën kompani, “Archea Associati”, dhe me zhvillues “Kastrati Group shpk”. Masterplani ka mbetur në proces të dizajnimit të konceptit. Një seri hulumtimesh të Citizens.al tregojnë si planet për këtë zonë kanë ndryshuar.
Masterplane të përgatitura janë edhe për brezin bregdetar të deltës së Vjosës, e cila u la jashtë Parkut Kombëtar në vitin 2023.
Ilustrim grafik i planeve “Umea” dhe “New Apollonia”
Masterplani “UMEA”, projektuar nga studioja MVRDV dhe me zhvillues “UMEA Ingegneria”, parashikon një koncept zhvillimi për 650 ha pranë lumit Vjosa. Një artikull i mëparshëm i Citizens.alsqaron dy projekte të planifikuara në këtë zonë.
“Zhvilluesi donte të krijonte një destinacion gjatë gjithë vitit: një vend që kombinon kohën e lirë, mikpritjen dhe jetesën, të udhëhequr nga peizazhi përreth, brenda një sipërfaqeje prej 650 hektarësh”, thuhet në përshkrimin e projektit, ndërsa janë në zhvillim të dizajnit.
Renditja kronologjike këtu ka rëndësi: kufiri i parkut u vendos në vitin 2023; masterplani për të njëjtën zonë erdhi më pas.
Nga Krorëzi në Ksamil
Foto: Projektet e Luca Dini-t “Atara”, “Life Marina” dhe Masterplani i Krorëzës
Sipas Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Krorëza, midis zonës së Shpellë-Lukovës dhe Gjirit të Kakomesë, është një nga plazhet më të paprekura në Shqipëri.
Megjithatë, as këtu nuk mungojnë planet për një qytet turistik me marinë.
“Ky është Krorëzi, një urbanizim bregdetar i frymëzuar nga fshatrat e vegjël në bregdetin italian, të njohur për terrenin e tyre të pjerrët dhe të thyer. Në Krorëz, dizajni pasqyron konturet natyrore të zonës, duke krijuar një peizazh unik arkitektonik, ku shtëpitë dhe shtigjet bashkohen me kodrat, me pamje nga deti”, thuhet në përshkrimin që i bëhet projektit “Krorëz Master Plan”, dizajnuar nga “Luca Dini Design and Architecture”.
“Zbulimi” i këtyre gjireve është kryer nga Luca Dini përmes një udhëtimi me jaht.
Por kjo nuk është e vetmja. Shtatë kilometra bregdet të virgjër, dy marina të mëdha dhe një fshat, hotel, kazino e disko është çfarë ofron “Life Marina Complex”, pranë Sarandës, një masterplan tanimë në fazë konceptimi.
Nëse vijon të ecësh më tutje me jaht, si koncept propozues është kompleksi “Atara” në Lukovë. Një masterplan që përfshin hotele luksoze dhe shtëpiza private.
“Atara është projektuar për t’u ofruar mysafirëve një lidhje intime me natyrën, ku çdo pamje dhe përvojë është kuruar me kujdes për t’u përzier me mjedisin”, thuhet në përshkrimin përmes “cartoons” përbri projekt-idesë.
I konsideruar si “Maldivet” e Shqipërisë, edhe për Ksamilin duket se ka disa plane.
Studiot e huaja kanë parashikuar katër projekte për këtë zonë.
“Les villages d’Azur”, masterplan i projektuar nga “Emre Arolat Architecture” dhe zhvilluar nga “Onhezmi Marina”, me administrator Arben Çera, shoqëri e kontrolluar nga kompania “Kupa” e Shkëlqim Kupës.
Megjithatë, me një vendim të 7 nëntorit 2024, ministri Blendi Gonxhja nuk e ka miratuar raportin e vëzhgimit arkeologjik sipërfaqësor për këtë projekt, pasi sipas vendimit bie ndesh me ligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, konventën e ratifikuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe botërore, VKM-në për shpalljen kompleks ligatinor të Butrintit dhe VNM-në për planin e menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit.
Përpos kësaj, në “The Albanian Files” studioja 51N4E ka projektuar “Ksamil Village”, me zhvillues “AnimaCon”, në pronësi të Lori Hoxhës, dhuruar nga e ëma, Vjollca Hoxha, në vitin 2025.
“Katër Kulla Hotel” është një tjetër projekt në Ksamil, në një hapësirë prej 1,425 m², me projektues Nuno Melo Sousa dhe me partnerë shqiptarë “SON Architects”. Ndërsa gjatë publikimit të librit ka qenë në proces të marrjes së lejes së ndërtimit.
Nga Butrinti në Rrjoll
Në “The Albanian Files” hapësirë zë edhe Parku Kombëtar i Butrintit, ku synohet të ndërhyhet përmes projektit të qendrës së vizitorëve. Një projekt i projektuar nga Kengo Kuma, me zhvillues Fondacionin e Menaxhimit të Butrintit, themeluar nga Ministria e Kulturës dhe AADF-ja për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritjeje.
Foto: Projekti i Kengo Kuma në Butrint
Proces ky i cili ka ngjallur pakënaqësi për mënyrën si menaxhohen parqet kombëtare, jo nga vetë shteti, por përmes fondacioneve. Për këtë, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit nga AADF-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Projekti i Rrjollit, për ndërtimin e projektit turistik “Baks Bay” nga “Gener 2 shpk”, renditet mes të tjerash në “The Albanian Files”, si një projekt në proces ndërtimi.
Rrjolli shtrihet mes Lagunës së Vilunit në veri dhe Ranës së Hedhun në jug, ndërsa punimet për resortin turistik kanë ndaluar për shkak të rezistencës së banorëve.
Zona ku po ndërtohet ishte pjesë e një brezi të mbrojtur bregdetar. Përfshihej në nënzonën 1b të “Peizazhit të Mbrojtur Lumi i Bunës-Velipojë”.
Në këtë nënzonë zbatohej shkalla e dytë e mbrojtjes mjedisore, e cila synonte ruajtjen e biodiversitetit, duke lejuar aktivitete tradicionale, ekonomike dhe turistike, për sa kohë nuk cenonin objektivat e mbrojtjes.
Por, me ndryshimet e Ligjit për Zonat e Mbrojtura, në vitin 2024, u përfshi edhe koncepti i “turizmit të ekselencës”, i cili parashikon struktura akomoduese me standarde të larta arkitektonike dhe mjedisore. Ky është mekanizmi ligjor që e bën Rrjollin dhe potencialisht raste të ngjashme të mundshëm pa shkelur, teknikisht, asnjë ligj. Ligji vetë u ndryshua për t’u përshtatur me projektin, jo e kundërta.
Rana e Hedhun, me kulla prej “rëre” mbi duna
Rana e Hedhun gëzon statusin “Monument Natyre”, si një dunë bregdetare në detin Adriatik, në veriperëndim të Shëngjinit. Është një plazh i pastër rreth 4 km, i formuar nga duna rëre, ku më e madhja është e vendosur në shpatin e kodrës dhe arrin lartësinë deri në 80 m, ndërsa të jep pamjen sikur rëra derdhet nga mali në det.
Mirëpo, në këtë zonë parashikohen të ndërtohen kulla, ndërsa janë në proces të marrjes së lejes së ndërtimit. Nuk është ende publik zhvilluesi.
Po ashtu, është projektuar nga Alvaro Siza edhe një masterplan për dunën, ku zhvillues është “Gruppo IDA” dhe inxhinierë Ilir Trebicka dhe Klodiana Kucuku.
“Në shpatin jugperëndimor mbi Adriatik, midis Malit të Zi dhe Shëngjinit, plani i Ranës së Hedhun është hartuar për të përcaktuar dhe organizuar territorin dhe ndërtesat e tij”, thuhet në përshkrimin që shoqëron projekt-idenë.
Foto: Pjesë nga Master-Plani i “Valamar Tale”
Nuk mbetet pa u prekur edhe plazhi i Tales. “Një kapitull i ri fillon në veri të Shqipërisë. Prezantojmë Valamar Tale, ku natyra, dizajni dhe stili i jetesës bashkohen në harmoni”, thuhet në rrjetet sociale të “Balfin Real Estate”.
I quajtur “Master plan design for Valamar Tale”, i projektuar nga “Toyo Ito and Associates, Architects” dhe me zhvillues “Balfin Group”, projekti ndodhet në fazën e tretë, atë të dizajnimit të masterplanit.
Nga liqeni në “pyjet” e Drilonit
Foto: Pjesë nga projektet “Pyjet e Drilonit” dhe “Koran Village”
Përpos vijës bregdetare, interes për zhvillim paraqet edhe qyteti i Pogradecit, ndërsa ka një peizazh të mbrojtur, sikurse Liqeni i Pogradecit. Parku Ujor Drilon-Tushemisht është shpallur Monument Natyre, sipas informacionit zyrtar të turizmit dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri. Zona përfshin burimet karstike të Drilonit, kanalet ujore dhe ekosistemet përreth liqenit të Ohrit.
“Bimësia në grykëderdhjen e lumit Drilon në liqenin e Ohrit përhapet midis gishtërinjve të dridhur të pallateve të banimit”, thuhet në projekt-idenë e “Pyjet e Drilonit”, me zhvillues kompaninë “Kontakt”.
Po ashtu, mbi Liqenin e Pogradecit, EMBT-ja e Miralles Tagliabue ka projektuar “Koran Village” për kompaninë “Arlis Ndërtim” dhe “Hotel Millennium” për “Millennium Group”.
“Nuk mund të ketë ndërtime në zonat e mbrojtura pa vlerësim të thelluar të ndikimit në mjedis”
Ekspertët e mjedisit po shprehin shqetësim për një sërë projektesh turistike dhe investimesh të propozuara në disa prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit, duke paralajmëruar se ato mund të sjellin pasoja të pakthyeshme për biodiversitetin dhe ekosistemet e mbrojtura.
Taulant Bino, nga Albanian Ornithological Society (AOS), thotë për Citizens.al se disa nga projektet dhe projekt-idetë e prezantuara vitet e fundit konsiderohen veçanërisht problematike për shkak të vendndodhjes së tyre dhe ndikimeve të pritshme në mjedis.
“Midis tyre resorte në Divjakë-Karavasta dhe Butrint, përkatësisht në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe Butrint, Baks Rrjolli, Pogradeci, Poro-Vjosë, përkatësisht në Peizazhin e Mbrojtur Bunë-Velipojë, Liqeni i Pogradecit, Pishë-Poro-Nartë, Orikumi, Tale dhe Qafë-Shtama, me shumë gjasa në Parkun Natyror Karaburun, Kune-Vain dhe Qafë-Shtamë”, rendit Bino.
Ai thekson se çdo projekt i propozuar brenda ose pranë zonave të mbrojtura duhet t’i nënshtrohet procedurave të plota të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimit të Duhur Mjedisor, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Direktivës Evropiane të Habitateve.
“Duhen anuluar projektet e miratuara dhe duhen pezulluar të gjitha propozimet e reja deri në shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe deri në përfundimin e afateve të ligjit për Investimet Strategjike”, argumenton Bino.
Sipas ekspertit, zhvillimi ekonomik dhe turizmi nuk duhet të vijnë në kurriz të trashëgimisë natyrore të vendit. Për këtë arsye, ai kërkon më shumë transparencë mbi mënyrën se si janë miratuar projektet deri më tani, publikimin e studimeve të ndikimit mjedisor dhe garantimin e një procesi vendimmarrës që përfshin konsultimin publik dhe ekspertizën shkencore.
“Të gjitha projektet duhet të kalojnë në lupën e Vlerësimit të Thelluar të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimit të Duhur, sikurse e kërkon Direktiva e Habitateve. Nuk mund të ketë projekte në Zonat e Mbrojtura pa ndërhyrjet ligjore të mësipërme, pa transparencën për vendimmarrjen e deritanishme, për ndikimet e thelluara në mjedisin natyror dhe biologjik dhe pa Vlerësimin e Duhur Mjedisor”, deklaroi Bino.
Kur projektet vendosen njëra pas tjetrës në hartë, shfaqet një model i qartë: dunat, lagunat, brigjet e virgjëra, pyjet bregdetare dhe zonat e mbrojtura po kthehen në objektiva të zhvillimit turistik, duke i dhënë përparësi interesit privat, karshi atij publik.
Si veprimtar i orëve të para të LDK-së, isha ndër të parët dhe mbase edhe i vetmi që e kundërshtova manovrën politike të Lumir Abdixhiut për kthimin e aktit të dorëheqjes në mocion votëbesimi, i cili për qëllim kishte ikjen e përgjegjësisë për humbjen serike të partisë!
Ofertë e sinqertë nga thellësia e shpirtit
I shtyrë nga dashuria e pafundme për vendin tim dhe dëshira e madhe për rikthimin e LDK-së në partinë e parë politike në vend, pa asnjëlloj ambicie pushteti apo privilegji politik, më 2 janar të këtij viti e paraqita publikisht dhe zyrtarisht kandidaturen time për Kryetar të LDK-së.
Kjo erdhi si rezultat i katandisjes së partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së ndaj humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.
Unë, Florim Zeqa me një veprimtari 37 vjeçare në shërbim të LDK-së, si anëtarë dhe drejtues i strukturave partiake përgjatë viteve të ’90-ta (Nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Klinë) dhe mbështetës i fuqishëm i filozofisë politike Rugoviane, edhe nga largësia në emigrim, e shpreha gatishmërinë që ta marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të ndihmuar ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.
Oferta ime nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.
Dëshirë sublime për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK
E kam ditur dhe e kam pritur që kandidatura ime do të injorohet dhe anashkalohet në Kuvendin e improvizuar si ‘kuvend pune’, për faktin se nuk jam pjesë e asnjë grupi interesi apo klani të cilat po i gërryejnë themelet e ‘Kalasë Rugoviane!
Edhe përkundër anashkalimit të qëllimshëm, unë do të mbetem i vendosur në misionin dhe qëllimin jetësor për ringritjen e LDK-së.
Jam i pathyeshëm dhe i palakueshëm në misionin tim!
Jam më i fuqishëm sesa të gjithë klanorët së bashku, sepse jam i pastër si loti!
Jam më i fuqishëm sesa Abdixhiku!
Jam më i drejt dhe më i guximshëm sesa Vjosa Osmani me mbështetësit e saj morbid!
Jam i guximshëm sepse jam i drejtë dhe i padjallëzuar!
Pa asnjë aferë korruptive apo kriminale në jetën time!
Pa asnjë përfitim personal dhe as familjar nga LDK-ja prej themelimit e deri në ditët e sotme!
Ndjehem i qetë dhe i relaksuar, me ndërgjegje të pastër dhe aspak i tronditur nga injorimi i kandidatures time nga ana e klanorëve, për arsye se kandidatura ime nuk ishte produkt i ambicieve dhe as egos personale për t’u bërë ‘kryetar klasik’ i LDK-së, por është dëshirë sublime dhe kërkesë gjithëpërfshirëse e elektoratit për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.
Helmi kafshues i Vjosa Osmanit
Tani pas humbjes së tretë radhazi të LDK-së nën drejtimin e Lumir Abdixhikut (të cilën nuk e ndihmoj as rikthimi i të ricikluares Vjosa Osmani), kanë filluar të dëgjohen zëra të shtirrur për shkarkimin e kryetarit aktualë!
Nisma për shkarkimin e Lumirit nuk janë gjë tjetër veqse produkt i efektit (shkatërrues) të Vjosa Osmanit në LDK, që i bie, se pas kërkesave për shkarkimin e Lumirit qëndron pikërisht Ajo që e katandisi në nivelet më të ulëta partinë për kënaqjen e egos personale.
Heshtja e Vjosës karrshi kërkesave për largimin e Lumirit i vërteton prapaskenat e saj!
Megjithatë, është mirë që u vërtetua katërçipërisht, se “përqafimet” fallso të Vjosa Osmanit fillimisht ndaj Isa Mustafës, Albin Kurtit dhe së fundmi edhe ndaj Lumir Abdixhikut u kthyen në kafshim helmues për të sipërcekurit!
E dalldisura pas pushtetit, pas dështimit të “fallit” për t’u rizgjedhë presidente, dëshiron të katapultohet në krye të LDK-së, të cilën e shkatërroj dhe poshtëroj më shumë se askush tjetër për këto 37 vjetët e ekzistencës si subjekt politik.
Ka ardhur koha të largohen peng-mbajtësit e LDK-së dhe varremihësit e filozofisë politike rugoviane.
LDK nuk ka nevojë për njerëz që e përdorin partinë për interesa personale, grupore dhe klanore, por për njerëz që i shërbejnë asaj me dinjitet, përkushtim dhe ndershmëri.
LDK ka nevojë për reflektim të sinqertë e jo kamuflim, për përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.
Këtë do ta bëjë përmes një procesi të rregullt zgjedhor brenda partisë, nga poshtë-lartë, përkatësisht nga aktivet, nëndegët dhe degët e LDK-së, për të nxjerrur bazën e shëndoshë deleguese për Këshillin e Përgjishshëm dhe 355 delegatët e Kuvendit Zgjedhor.
E garantoj elektoratin e LDK-së, se do ta parandaloj ndarjen e shkatërrimtare të partisë. Ju garantoj, se nëse zgjedhjet e radhës të jashtëzakonshme mbahen në vjeshtën e këtij viti, LDK-në do ta ngrisë në vendin e dytë, kurse pas katër viteve do ta kthejë aty ku e ka vendin, në partinë e parë politike në vend!
Florim Zeqa, kandidat për drejtimin e LDK-së dhe misionarë i rikthimit të filozofisë politike rugoviane.
Sipas invetarizuesve të shpendve numri i Flamingove gjatë periudhë 2024-2025 ishte 5000 specie.
Në Lagunën e Nartës u regjistruar kolonia e parë folenizuese me 280 ‘familje’, duke e bëré ekosistemin më të rendesishem ne Evropen Juglindore.
Sot Flamingot janë simboli më i bukur i protestës !
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – Akronimi në shqip UGSHPD, e regjistruar në Zvicër përfshin një rrjet ndërkombëtar për profesionistët e medias me origjinë shqiptare që jetojnë jashtë vendit. UGSHPD, një union gazetarësh me emra të respektuar zhvillon një aktivitet intensiv për promovimin e lirisë së shprehjes dhe të mirinformimit, kur në Shqipëri liria e fjalës është në krizë të thellë për shkak të trysnisë politike të regjimit të Tiranës, përqendruar në duart e një personi, kryeministrit të Shqipërisë.
Protesta popullore që u ndez nga Zvërneci dhe vijon si qëndresë përpara kryeministrisë ka mbërritur në ditën e 26, ndaj nuk mund të trajtohet më si episod kalimtar apo shpërthim emocional i momentit. Ajo nuk mund të trajtohet siç do ta paraqesë qeveria: si keqkuptim dhe as si lojë e aktorëve të padukshëm që veprojnë nga jashtë Shqipërisë.
Pavarësisht se bashkon njerëz me bindje, qëndrime dhe ideologji të ndryshme, “Revolucioni i Flamingove” ka hyrë në një fazë të re politike, duke artikuluar pesë kërkesa ose objektiva konkrete.
Ndoshta është momenti që gjithkush ose të paktën dikush, të reflektojë.
Për javë të tëra, kryeministri zgjodhi një strategji që nuk synoi dialogun, por delegjitimimin e “revolucionit”.
Protestuesit u quajtën “sorra” dhe “korba”. U fol për luftë hibride, për ndikime iraniane, për histeri dixhitale, për mobilizim të mediave greke, për forca të errëta që kërkojnë destabilizimin e vendit.
U përmendën në dritë negative shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, sikur solidariteti kombëtar të ishte një kërcënim dhe jo një vlerë.
Tashmë, protestuesit kanë folur qartë. Dhe u kanë dhënë një shans të gjithëve.
Protesta i ka dhënë një shans kryeministrit, që të dëgjojë zërin e të rinjve dhe hyjë në histori duke bërë diçka që s’e ka bërë askush më parë. Të largohet në mënyrë paqësore, si bindje e brendshme dhe thirrje ndërgjegjeje, pa sforco, por duke dëgjuar zërin e qytetarëve të cilëve u shërben.
Dorëheqje dhe largime kanë ndodhur disa herë në historinë e pluralizmit, por ato kanë qenë të provokuara me trauma dhunë si ’97, ’98, ’21 janari’, Gërdeci e kështu me rradhë.
Protestat paqësore janë një shans i mrekullueshëm për dorëheqje paqësore, një shans që jo çdo politikan e ka pasur në Shqipërinë e dhunshme të tranzicionit.
Gjithashtu, protesta i ka dhënë një shans opozitës për të ndryshuar, për t’u reformuar, për t’u bërë më në fund konkurruese në zgjedhje. Për t’u bërë zëri i të rinisë dhe i shpresës për ndryshim.
Por, ky reformin kalon nga largimi i Berishës dhe jo vetëm sepse atë e kërkon populli në rrugë. Ikja vullnetare e Berishës nga drejtimi i PD do të çlironte energji të reja në kampin e opozitës dhe do t’i jepte asaj, shansin për të mos humbur trenin e historisë. Jo vetëm kaq, do t’i jepte vetë Berishës shansin që të largohej nga politika pasi e fitoi betejën e tij të vogël me heqjen e ‘non gratas’. Një shans, për t’u mbajtur mend si politikani që më në fund, u hapi rrugën të rinjve dhe u dha atyre mundësinë për të bërë ndryshimin e vërtetë.
E treta, protesta i ka dhënë një shans partive të reja. U ka dhënë një leksion, që të mos mbyten kot në detin e sofizmave me ‘ndryshim sistemi’, ‘reforma kushtetuese’, ndryshim Kodi Zgjedhor’, etj., por të flasin me gjuhën e popullit. Partitë e reja kanë shansin të përkthejnë në aksione politike kërkesat e protestuesve dhe në mungesë të përfaqësimit politik të “flamingove” të jenë ata, përfituesit më të mëdhenj të revolucionit.
Protesta u dha një shans intelektualëve për ta merituar këtë fjalë, por druaj se ata e humbën atë.
U dha një shans mediave për t’u rreshtuar krah popullit dhe jo krah pushtetit: shumica e tyre e injoruan këtë shans.
Në fund, protesta i dha shansin historik rinisë, për t’u zgjuar dhe për ta merituar cilësimin si shpresa dhe e ardhmja e kombit.
Ata u ngritën në lartësinë e detyrës që kjo epokë i thirri për të përmbushur. Deri tani, vetëm ata e kanë kapur shansin që dha “Revolucioni i Flamingove”. bw
Protestat masive kundër një resorti luksoz të planifikuar në Shqipëri kanë hyrë në javën e tyre të tretë dhe pyetjet mbeten rreth investitorëve misteriozë, ndërsa vajza dhe dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë folur të dy publikisht në mbështetje të projektit.
Tani, dokumente gjyqësore nga një hetim për trafik narkotikësh zbulojnë një element të ri shpërthyes në skandalin që ka tronditur qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.
Dokumentet zbulojnë se një individ që ka shitur tokë për zhvillimin e resortit, të planifikuar në Lagunën e mbrojtur Vjosë-Nartë, është gjithashtu objekt i prokurorëve në çështjen e trafikimit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, e njohur si SPAK, tha në një deklaratë të 13 qershorit se po kërkonte arrestimin e 20 personave të dyshuar si të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Ndërsa deklarata publike nuk i emëronte të dyshuarit dhe nuk përmendte resortin e planifikuar, dokumente të veçanta gjyqësore japin më shumë informacion.
Një urdhër i 10 qershorit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i siguruar nga qendra anëtare shqiptare e OCCRP-së, SHTEG, vendosi një “sekuestrim parandalues” mbi një llogari bankare që mbante më shumë se 110 milionë euro (127 milionë dollarë). Sipas urdhrit, fondet e kishin origjinën nga shitja e tokës “ndërmjet palëve Artur Shehu dhe Albanian Land Development sh.a.”
Urdhri nuk thotë se kush e kontrollon llogarinë, por dokumentet gjyqësore tregojnë se Shehu ka shitur tokë të destinuar për projektin e resortit. Albanian Land Development është një nga kompanitë e përfshira në zhvillimin e resortit. Gjykata nuk e implikon kompaninë në ndonjë shkelje.
Një urdhër tjetër gjyqësor e identifikoi Shehun si të dyshuar për vepra që përfshijnë pastrimin e parave dhe pjesëmarrjen në një grup të organizuar kriminal. Dokumenti përmend Shehun dhe një të dyshuar tjetër, duke deklaruar se “ka indicie të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në trafikimin e narkotikëve”. Ai specifikon se hetuesit dyshojnë se Shehu ka pastruar të ardhurat e përfituara nga trafikimi i drogës.
Nuk ka asnjë provë që Ivanka Trump, bashkëshorti i saj Jared Kushner, apo ndonjë investitor në projektin e resortit, të ketë pasur dijeni për hetimin e SPAK-ut ose për akuzat ndaj Shehut.
Shehu nuk iu përgjigj pyetjeve të detajuara të dërguara te kompanitë e njohura të tij. Po ashtu, Albanian Land Development nuk iu përgjigj një kërkese për koment lidhur me sekuestrimet e pasurive nga SPAK-u.
Konflikte mbi tokën
Shehu dhe Albanian Land Development përmenden gjithashtu në një hetim të veçantë të SPAK-ut, i cili fokusohet posaçërisht te pronat e siguruara për resortin luksoz të propozuar në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, një lagunë në gadishullin e Zvërnecit, pranë qytetit jugor të Vlorës.
Plazhi i Portonovos dhe peizazhi përreth në zonën e Lagunës Vjosë-Nartë pranë Zvërnecit
Një vendim gjykate i datës 31 maj autorizoi urdhra kontrolli në ambiente të lidhura me individë dhe kompani që shitën dhe lehtësuan shitjen e tokës për projektin. Prokurorët pretendojnë se një pjesë e madhe e tokës së caktuar për resortin luksoz ishte përfituar më parë duke përdorur dokumente të falsifikuara. Vendimi, i siguruar nga gazetarët, thotë se Shehu i shiti prona kompanisë Albanian Land Development.
Shehu, në një program televiziv shqiptar, deklaroi se i kishte shitur pronat përmes një ndërmjetësi dhe nuk e dinte se kush ishte blerësi. Ai tha se pronësia e tij mbi tokën ishte “e pakontestueshme”, raportoi Reuters.
Megjithatë, vendimi i gjykatës i 31 majit vëren se ekzistojnë “konflikte të hershme dhe të vazhdueshme me kalimin e kohës ndërmjet disa individëve, banorë të zonës, të cilët pretendojnë pronësinë” e tokës së shitur për projektin.
Vendimi i gjykatës autorizoi kontrollin e banesës së Pëllumb Petritajt, për të cilin prokurorët pretendojnë se ka vepruar si përfaqësues i Shehut në çështjet e tokave.
“Pëllumb Petritaj është dënuar dhe është përballur me procedime të shumta gjyqësore që lidhen me falsifikimin e dokumenteve për prona të lidhura me shtetasin Artur Shehu”, thuhet në dokumentin e gjykatës.
Petritaj raportohet se po apelon dënimet e tij. Ai nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Në një hetim të vitit 2021, OCCRP dokumentoi se si Shehu dhe anëtarët e familjes së tij kishin përvetësuar qindra hektarë tokë përreth qarkut të Vlorës, përfshirë edhe zonën ku tani planifikohet resorti, megjithëse banorët vendas pretendonin se ata ishin pronarët e vërtetë.
Pamje nga Jugu i Shqipërisë
Shqiptarët janë përfshirë për dekada në pretendime konkurruese mbi pronësinë e tokës, një trashëgimi e komunistëve që shtetëzuan pronën dhe e një vale të mëvonshme grabitjesh gjatë përpjekjeve për ta kthyer atë në pronësi private. Një ish-drejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë i tha OCCRP-së në vitin 2021 se vendime të veçanta gjyqësore shpesh ua kanë dhënë të njëjtën tokë personave të ndryshëm.
Kjo situatë i shtohet një rruge tashmë të vështirë për zhvillimin luksoz, i cili është mbështetur publikisht nga Rama, si edhe nga Kushner dhe Ivanka Trump.
Ndërsa raportimet mediatike kanë sugjeruar se Kushner është i përfshirë financiarisht në projektin e resortit përmes firmës së tij të investimeve, Affinity Partners, OCCRP nuk ka gjetur prova për këtë. Affinity Partners nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Resorti i përshpejtuar
I vendosur përgjatë bregdetit të përshkuar nga dielli të Adriatikut, në qarkun e Vlorës, Laguna e Vjosë-Nartës është një nga peizazhet më të paprekura që kanë mbetur në Shqipëri. Së bashku me një manastir shekullor në fshatin Zvërnec, zona është një ekosistem delikat që shërben si strehë për breshkat e detit, pelikanin e rrallë dalmat dhe tufa flamingosh.
Qetësia e lagunës u ndërpre papritur në mëngjesin e 21 janarit, kur një kolonë automjetesh SUV kaloi nëpër fshatrat bregdetare, e shoqëruar nga policia.
Brenda njërit prej automjeteve luksoze ndodhej Ivanka Trump. Media si Balkan Investigative Reporting Network mbuluan vizitën e saj, gjatë së cilës ajo thuhet se ndezi qirinj në Manastirin e Shën Mërisë, fotografoi ligatinat dhe darkoi dy herë me Ramën.
Në një intervistë të mëvonshme, Ivanka Trump u shpreh me entuziazëm për “këtë gadishull të bukur me një lagunë në njërën anë, oqeanin në anën tjetër, plazhe të bukura me rërë të bardhë”.
Menjëherë pas vizitës së saj, qeveria shqiptare miratoi një leje zhvillimi për Zvërnec South Adriatic Development LLC, kompaninë që qëndron përpara projektit të resortit. Dokumentet e regjistrit tregtar zbulojnë një strukturë komplekse pronësie që fshihte personat që qëndronin pas kompanisë.
Me adresë në një kullë të lartë në kryeqytetin Tiranë, Zvërnec South Adriatic Development kishte të listuar një administrator të vetëm shqiptar kur u krijua nga një kompani private holandeze me përgjegjësi të kufizuar, e quajtur Universal Properties Projects B.V.
Universal Properties Projects u regjistrua në World Trade Center të Amsterdamit, në distriktin e biznesit të kryeqytetit holandez, vetëm katër ditë përpara se të themelohej Zvërnec South Adriatic Development. Kapitali themelues i Universal Properties Projects ishte për vetëm një euro.
Dokumentet korporative tregojnë se Universal Properties Projects zotërohej tërësisht nga një kompani tjetër holandeze, Blue Industries Investment Holding B.V. Dokumentet nuk deklarojnë pronarët e Blue Industries Investment, por tregojnë se drejtori i kompanisë ishte një firmë tjetër e quajtur Dutch Trust Management B.V.
Pronarët e Dutch Trust Management janë të paqartë, por dy drejtorët e firmës janë shtetas të Rusisë dhe Bullgarisë, të cilët janë gjithashtu partnerë në një firmë këshillimi financiar me bazë në Amsterdam.
Këto manovra korporative arritën kulmin me një tjetër transaksion më 7 maj.
Sipas një marrëveshjeje për blerjen e aksioneve, Universal Properties Projects shiti 100 për qind të pjesëmarrjes së saj në Zvërnec South Adriatic Development te Sazan Development Holding LLC, një entitet i regjistruar në Katar.
Pronarët përfitues përfundimtarë të kompanisë nga Katari u identifikuan në një deklaratë të regjistrit shqiptar të marsit 2026 si Mohamad Moataz Mhd Ruslan Al Khayat dhe Ramez Mhd Ruslan Al Khayyat. Vëllezërit janë biznesmenë nga Katari, të cilët janë lidhur publikisht me financimin e zhvillimit të resortit shqiptar.
Njëri nga drejtorët e Sazan Development Holding, Mahmoud Mutlak Subhi Abdel Khaliq, ishte gjithashtu i listuar si administrator i Albania Land Development, kompania që bleu tokë nga Shehu, i cili përmendet në hetimin për trafikim narkotikësh.
Një dokument nga regjistri zyrtar shqiptar i pronarëve përfitues tregon se Albania Land Development zotërohet nga Sazan Land Holding dhe se vëllezërit Al Khayyat kontrollojnë kompaninë.
Flamingot dhe pishinat
Instalacion me flamingo gjatë protestës në Tiranë
Rama e ka mbrojtur fuqishëm resortin e planifikuar në Parlamentin shqiptar, duke argumentuar se investitorët nga Katari vijnë nga një kompani me reputacion global. Ai ka theksuar gjithashtu se fondet e tyre të investimit i nënshtrohen mbikëqyrjes kundër pastrimit të parave nga autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.
Zyra e Ramës nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me email, por ai i tha së fundmi Reuters-it se projekti do të ecë përpara, duke e quajtur investimin e vlerësuar prej 4 miliardë eurosh një “bekim për vendin”.
Rama gjithashtu ka hedhur poshtë publikisht shqetësimet mjedisore, duke deklaruar se lejet e lëshuara deri tani kufizohen në rrugë të përkohshme aksesi dhe aktivitete kërkimore, ndërsa studimet mjedisore janë ende në zhvillim.
Megjithatë, ajo që filloi si një kundërshtim lokal ndaj një zhvillimi të planifikuar në një enklavë bregdetare të mbrojtur është përhapur me shpejtësi në një përballje mbarëkombëtare mbi korrupsionin. Dy hetimet e SPAK-ut vetëm sa i kanë shtuar polemikat.
Tashmë, protestuesit kanë marshuar me pankarta që kërkojnë dorëheqjen e Edit. Të tjerë mbajnë mesazhe si: “Atdheu nuk është për shitje.” Një tjetër pankartë është edhe më e drejtpërdrejtë: “Ju jeni hajdutë.”
Të quajtur “Revolucioni i Flamingove”, protestuesit kanë mbushur bulevardet e gjera të Tiranës, me shumë prej tyre që mbajnë figura rozë të zogjve ikonë për të simbolizuar kërcënimin që projekti i resortit mund të paraqesë për Lagunën e Vjosë-Nartës./Shteg.al
Mobilizimi qytetar po vazhdon çdo ditë në Tiranë, ndërsa paralelisht janë shtuar edhe reagimet nga figura politike evropiane lidhur me situatën në Shqipëri.
Një nga zërat që ka shprehur mbështetje publike është eurodeputetja gjermane Jutta Paulus. Ajo ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se planifikon të marrë pjesë në protestën e 28 qershorit në Tiranë.
Deklarata e saj vjen në një moment kur në kryeqytet pritet të zhvillohen aktivitete dhe takime të rëndësishme, ndërsa organizatorët e protestës kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.bw
Albania has witnessed nightly demonstrations against the development of a luxury resort on the unspoilt Sezan Island by – amongst others – Donald Trump’s daughter Ivanka and son-in law Jared Kushner.
Protestors have gathering nightly in the capital Tirana to the oppose the plan, which threatens to disrupt a key habitat for migratory birds, endangered species such as Mediterranean monk seals, sea turtles and, yes, flamingos.
Adrian Goldberg analyses the protests with Gezim Alpion, a sociologist from Birmingham University and Scott Lucas – professor of US and international politics at the Clinton Institute, University College, Dublin
Produced by Adrian Goldberg and Harvey White in Birmingham, UK
Vajza e Tahir Sinanit, dëshmorit të luftës në Kosovë, ka reaguar ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu atë në një listë me emra mercenarësh të UÇK.
Rugova Sinani shkruan se ky është një poshtërim i rëndë për babanë e saj, komandantin legjendar të UÇK-së.
“Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht t’i duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb,” u shpreh ajo.
Reagimi i plotë:
Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani. Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çeshtjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim.
TURP!!!!
Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb.
Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty!
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate. Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ia dinë vlerën luftës e gjakut të dëshmorëve.
Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë! bw
Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka ndarë në rrjetet sociale një seri mesazhesh të dërguara nga protestues shqiptarë, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së qeverisjes së vendit.
Në postimin e saj, Soares bëri të ditur se prej javësh ka marrë dhjetëra mesazhe nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. Ajo theksoi se ka vendosur të publikojë disa prej tyre, duke ruajtur anonimatin e autorëve.
Në dëshmitë e publikuara, protestuesit kritikojnë qeverinë e Edi Ramës për atë që e cilësojnë si mungesë transparence, korrupsion, keqmenaxhim të pasurive publike dhe mungesë të mundësive për të rinjtë. Sipas tyre, pakënaqësia nuk lidhet vetëm me debatet e fundit për projekte të caktuara zhvillimore, por është rezultat i problemeve që janë akumuluar gjatë viteve të fundit.
Disa nga mesazhet e publikuara e akuzojnë Ramën se ka dështuar të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve për një qeverisje më të drejtë dhe më të përgjegjshme. Të tjerë ngrenë shqetësime për largimin masiv të të rinjve nga vendi, nivelin e pensioneve, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare.
Protestuesit shprehen gjithashtu kritikë ndaj projekteve që prekin pasuritë publike dhe zonat e mbrojtura, duke kërkuar më shumë llogaridhënie dhe konsultim me qytetarët për vendime që, sipas tyre, ndikojnë në të ardhmen e vendit.
Mesazhet e qytetarëve të përkthyera në Shqip:
1.
“Por të mos e reduktojmë zemërimin e shqiptarëve vetëm te një ishull. Ky ishte thjesht pika që derdhi gotën. Shqiptarët kanë dalë në rrugë për shkak të korrupsionit të përhapur, largimit masiv të të rinjve, varfërisë, kapjes së institucioneve publike, privatizimit të pasurive publike, mungesës së meritokracisë dhe ndjesisë gjithnjë e më të madhe se zëri i qytetarëve nuk dëgjohet më. Ishulli është vetëm simboli më i fundit i një frustrimi që është grumbulluar prej vitesh.”
2.
“Ai ka dështuar në detyrën e tij kushtetuese si kryeministër për të garantuar një zhvillim të sigurt dhe të drejtë të vendit tonë të bukur.”
3.
“Jam thellësisht i/e zhgënjyer dhe i/e zemëruar me Qeverinë e Shqipërisë për grabitjen e tokave, privatizimin dhe shkatërrimin e zonave të mbrojtura të Shqipërisë, përfshirë Lagunën e Nartës, një nga ekosistemet më të çmuara të vendit dhe habitat jetik për flamingot. Kryeministri Edi Rama po përdor termin ‘zhvillim’ për të maskuar shkatërrimin e tokave publike dhe zonave të mbrojtura, duke i kthyer ato në projekte resortesh luksoze në shërbim të oligarkëve të fuqishëm me rekorde kriminale. Revolucioni i Flamingove, pra qytetarët shqiptarë, janë kundër shkatërrimit të zonave të mbrojtura, dobësimit të mbrojtjes mjedisore dhe shitjes së trashëgimisë natyrore të Shqipërisë pa llogaridhënie të duhur publike. Jam i/e tërbuar dhe i/e neveritur nga marrëdhënia transaksionale e Edi Ramës me familjen Trump, duke tentuar të shesë Ishullin e Sazanit vetëm për të fituar besimin e familjes Trump pas deklaratave të tij të mëparshme ‘Zoti na ruajt nëse fiton Trump’, si dhe në këmbim të lidhjeve të tij historike me familjen Soros.”
4.
“Ajo që ndezi protestën nuk ishte vetëm grabitja e tokës. Ishte pushteti absolut që kjo qeveri ka prej më shumë se 13 vitesh. Një pushtet që përdoret për të ndryshuar ligjet sipas interesave personale, ndërkohë që spitalet mbeten në gjendje tepër të rëndë. Pacientëve me kancer në spitalet publike u mungojnë ilaçet kryesore për trajtimin e tyre. Mijëra familje në qytete të tjera përveç Tiranës jetojnë në varfëri të plotë. Praktikisht po jetojmë në një diktaturë; mediat kryesore janë blerë nga qeveria dhe nuk janë më të pavarura. Njerëzit, pronarë të tokave prej më shumë se katër brezash nga jugu deri në lindje të vendit, po zhveshen nga pronat e tyre. Flamingot ishin thjesht pika e fundit. Partia kryesore opozitare është bashkëfajtore me qeverinë aktuale. Flamingot ishin pika e fundit. Ne, populli shqiptar, themi: mjaft është mjaft! SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE!”
5.
“E ardhmja e një kombi i përket popullit të tij dhe kur qytetarët bashkohen për demokraci, llogaridhënie dhe një jetë më të mirë, zëri i tyre nuk mund të injorohet përgjithmonë. Lufta vazhdon jo vetëm nga zemërimi, por edhe nga shpresa për një Shqipëri më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë.”
6.
“Njerëzit po kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe respekt. Ata po kërkojnë një qeveri që u shërben qytetarëve dhe jo interesave politike. Ata po kërkojnë institucione demokratike të lira dhe të ndershme që pasqyrojnë vullnetin e popullit. Kjo lëvizje nuk ka të bëjë vetëm me vështirësitë ekonomike. Ka të bëjë me dinjitetin. Ka të bëjë me të drejtën e çdo shqiptari për t’u dëgjuar, respektuar dhe përfaqësuar. Asnjë qeveri nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e qytetarëve që qëndrojnë së bashku në mbrojtje të të drejtave dhe të ardhmes së tyre. Mesazhi nga rrugët është i qartë: njerëzit nuk do të heshtin dhe nuk do të heqin dorë nga lufta e tyre për drejtësi, mundësi dhe një Shqipëri më të mirë.”
7.
“Sot, mijëra qytetarë po ngrenë zërin kundër korrupsionit, varfërisë, padrejtësisë dhe viteve të premtimeve të thyera. Ata protestojnë për pensione të drejta, kujdes shëndetësor të përballueshëm, paga dinjitoze, arsim cilësor, infrastrukturë funksionale dhe shërbime sociale që çdo qytetar meriton. Për një kohë shumë të gjatë, shumë shqiptarë janë ndjerë të injoruar nga ata që janë në pushtet. Ata kanë parë kostot e jetesës të rriten ndërsa mundësitë zvogëlohen. Kanë parë akuza për korrupsion, skandale dhe hetime që përfshijnë zyrtarë publikë, ndërkohë që familjet e zakonshme luftojnë për të përballuar jetesën.”
8.
“Populli shqiptar ngriti zërin dhe po pyet: Si mund të flasë një kryeministër për progres afatgjatë kombëtar, për shitjen e tokave tona, zgjerimin e turizmit dhe integrimin europian, kur vetë vendi vazhdon të jetë thellësisht i prekur nga korrupsioni, pabarazia, shërbimet publike në dështim dhe një sistem ekonomik që gjithnjë e më shumë duket se u shërben interesave oligarkike dhe jo popullit të zakonshëm?”
9.
“Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të çdo qeverie është garantimi i aksesit në kujdes shëndetësor cilësor për qytetarët e saj. Megjithatë, në vitin 2026, spitalet në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë nga infrastruktura e pamjaftueshme, mungesa e pajisjeve mjekësore, mungesa e mbajtjes së stafit të kualifikuar, pagesat e ulëta për punonjësit e shëndetësisë dhe shërbime që shpesh nuk arrijnë standardet minimale. Qytetarët detyrohen të kërkojnë trajtim jashtë vendit, të paguajnë privatisht për kujdesin e domosdoshëm ose të pranojnë një sistem shëndetësor që nuk garanton vazhdimisht dinjitet dhe siguri. Punëtorët vazhdojnë të marrin paga të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e kostove të jetesës, ndërsa pensionistët detyrohen të mbijetojnë me pensione që nuk pasqyrojnë realitetin e inflacionit, kostove të strehimit, ushqimeve dhe shpenzimeve shëndetësore. SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE!”
10.
“Kam studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe mora vendimin e vetëdijshëm të kthehem në Shqipëri sepse besoja se mund të ndërtoja jetën time këtu. Kohët e fundit e vë në dyshim këtë vendim pothuajse çdo ditë. Kjo protestë ka të bëjë me shumë më tepër sesa një resort luksoz. Ka të bëjë me faktin se po e shohim vendin tonë të bëhet gjithnjë e më i paarritshëm për njerëzit që jetojnë në të. Çdo projekt i diskutueshëm shitet si ‘zhvillim’, por ajo që marrim janë resorte ultra-ekskluzive ku shumica e shqiptarëve nuk do të mund të hyjnë kurrë, ndërsa të rinjtë vazhdojnë të largohen sepse nuk shohin të ardhme këtu. Qeveria nuk ka dhënë pothuajse asnjë transparencë apo shpjegim publik për projektin e Zvërnecit, vetëm pritshmërinë që ne duhet të besojmë edhe një tjetër ‘investim strategjik’. Ne nuk po protestojmë sepse jemi kundër investimeve.”
11.
“Ne po protestojmë sepse jemi lodhur nga dhënia e tokave publike, natyrës së mbrojtur dhe burimeve kombëtare pa llogaridhënie dhe pa debat të mirëfilltë publik. Jemi lodhur duke na thënë se kjo është përparim, kur edhe një herë përfitimet duket se u përkasin të gjithëve, përveç njerëzve që e quajnë këtë vend shtëpinë e tyre.”
Mesazhi përmbyllës i Isa Soares:
“Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja.”
Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama.
Në një emision televiziv, ish-ambasadori u ndal edhe te sjellja e deputetëve dhe anëtarëve të PS ndaj protestës dhe mburojës që po i bëjnë kryeministrit Rama.
Ai u shpreh se ata do kujtohen me turp në të ardhmen, njëlloj si komunistët e në vitet e fundit të regjimit që u bënë mburojë e diktaturës para rënies së komunizmit në 1991.
Sjelljes së tyre shton Bimo u ka kaluar koha përballë qytetarëve shqiptarë.
Ish-ambasadori Roland Bimo:Dhe kam përshtypjen se me kalimin e kohës anëtarëve të Partisë Socialiste do t’u vijë turp siç do t’u vijë turp anëtarëve të Partisë së Punës në vitet 89 90 91, kur ndonëse u shërbenin me shumë zell një partie së cilës i kishte kaluar koha edhe sot anëtarët e Partisë Socialiste i shërbejnë me zell të cilës duket se jo i ka kaluar koha sot si formacion politik, por i ka kaluar koha si mënyrë sjelljeje përballë qytetarëve të vet. Dmth, unë këtë ndiej që është një forcë politike e cila nëse 10-15 vjet më parë përfaqësonte përparimin, zhvillimin, progresin. gsh
Komentet