VOAL

VOAL

IKU DUKE SHKRUAR Nga Ruben Avxhiu

May 17, 2022
blank

Komentet

blank

“BORXHET” NDAJ KRISTO FLOQIT – Nga Erget Cenolli

Vendimi i Këshillit Bashkiak për dhënien e titullit “Qytetar nderi” zotëri Kristo Floqit, është një vendim shumëpritur nga qytetarët dhe inteligjenca korçare. Ky titull besoj se ka marrë fillesën nga studimi monografik i profesore Jonela Spahos për këtë shkrimtar dhe atdhetar të shquar.
Si gjithë inteligjenca nacionaliste, Kristo Floqi u la në harresë të plotë në peridhën e komunizmit, ndonëse me merita të shumta në shkrimtari, gazetari, jurisprudencë, arsim, etnografi etj. etj. Para dy ditësh hodha idenë (gjë që e kam hedhur të paktën që 20-vite më parë), që teatri i qytetit duhet të mbajë emrin “Kristo Floqi”, jo se A. Z. Çajupi nuk është një shkrimtar i mirë dhe atdhetar i nderuar, por sespe zotëri Floqi ka një bibliotekë të tërë me vepra letrare, kryesisht në gjininë dramatike dhe vetëm vepra “Epopeja e Korçës”, është e mjaftueshme për ta nderuar. Meqë një sërë fanatikësh mendojnë se emri i teatrit nuk mund të ndryshohet atëhere me emrin e tij mund të shënohen institucione arsimore apo të tjera vendore, pasi kjo figurë emblematike për inteligjencën elitare korçare ka ushtruar detyra të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme në periudha nga më kyçet për historinë e Shqipërisë. Zotëri Floqi ka qenë Ministër Arsimi, në qeverinë e Iliaz bej Vrionit, më 1921. Një ndër të parët juristë (i studiuar në Athinë), që hapi zyrë avokatie në Korçë. Mandej në lëmë të publicistikës drejtues i gazetës “Dielli” dhe i disa gazetave të tjera deri në vitet ’30 të shekullit 20-të. Që më 1913 kryetar i gjykatës penale e civile; më pas bashkëpunëtor i Faik Konicës.
Gjithë meritat dhe aftësitë që shënuam më sipër (mbase kemi harruar disa), bëjnë që të na vijë keq që kjo figurë shumëplanëshe të mos nderohet sa i takon dhe të gëzohemi që më në fund merr një titull të lartë.
Dua ta mbyll këtë shënim me shpresën se emri i Kristo Floqit do të shënohet në emërtimin e një institucioni të rëndësishëm, jo vetëm në Korçë, pasi ai ka pasur detyra dhe përfaqësime edhe në qytete të tjera, si Dibër (ku ka qenë edhe deputet), në Tiranë, ku përveç posteve shtetërore ka pasur zyrë avokatie, duhet të nderohet edhe me një bust; shtëpia e tij të restaurohet dhe të kthehet në muze; vepra e tij të botohet e plotë në disa vëllime dinjitoze. Kjo vepër të bëhet e njohur nga nxënësit e shkollave në Shqipëri e Kosovë, pasi edhe për këtë të fundit ka shkruar një vepër të rëndësishme.
blank

Nuk është vonë të shkruash për Dr.GJON BUÇAJ – Nga Pjetër Jaku

*Ne foto,nga e majta ne te djathtë: Zef Perndocaj, Pashk Paloka, Pjeter Jaku, Dr. Gjon Buçaj dhe Marjan Cubi
Nuk mund të mjaftohem me një ngushëllim, për largimin e Dr. Gjonit nga jeta fizike! E kam njohur vonë dhe nuk mund të thëm i bindur se e njoha, aq sa duhej për t’u njohur një njeri. Për këtë ka disa lloj njerëzish. Njerëz që njihen me një të parë dhe, njerëz që nuk mund t’i njohësh kurrë. Gjoni ishte nga të parët! Duke mos besuar të mospasja e njerëzve negativ, i besonte gjithëkuj, ashtu si i prezantoheshin ata, pa u lodhur të pyes e të marrë të dhana. Kisha degjuar e lexuar për Doktor Gjonin, por për herë të parë e takova në dhjetorin e vitit 2010 në New York. Kishim udhëtuar një fundjavë për një aktivitet, me të ndjerin Zef Lleshi dhe, veç aktivitetit unë kisha udhëtuar edhe me një qëllim tjetër; të takoja drejtues të Vatrës e të bisedoja për ta krijuar Degën e Detroitit, pas shumë vitesh të dalë nga funksioni. Kishte pasë disa përpjekje në Detroit për ta ringjallur, por pa sukeses. Mesa mbaj mend, zyrat e Vatrës ishin në një godinë disa katëshe në Bronx, ku kishte Selinë dhe LDK-ja, pasi Shtëpia e Vatrës po bëhëj rikonstruksion. U ngjita te Zyra me rugovistin nga Kosova Pashk Paloka e të ndjerin Zef Lleshi, i cili nuk e deshironte Vatrën, për disa arsye, sipas tij të justifikueshme. Në takimin, rreth njëorësh, biseduam në lidhje me njohjen që kisha për Vatrën dhe, deshiren për ta ringjallur Degën e Detroitit, pasi njihesha me disa vatranë model, që mbanin lidhjen direkt me Qendren, në mungesë të Degës. Po në këtë takim, i deklarova Doktor Gjoni dhe të pranishmëve të tjerë, se nuk doja asnjëherë, asnjë lloj posti në këtë organizatë historike, veç të qënit anëtar i saj. Rrethanat erdhën dhe Dega e Detroitit u krijua e, pa deshiren time u zgjodha nënkryetar, por kjo është një histori e thënë e që do të thuhet më qartë, në ditarin që do ta publikoj së shpejti.
Deri një javë para se Doktori të ndrronte jetë kemi biseduar, edhe pse që nga shkurti e kishte të vështirë, ndaj dhe flisnim rrallë. Ai ishte njeriu që i shkonte gjuha paralel, ose ngjitur me mendimin. Ai ishte për një mirësi ideale, që nuk mund të arrihej kurrë, e besonte në arritjen e qëllimit. Unë, së shpejti do e kemë në dorë librin e Tij, të cilin, mesa mora vesh, e kishte parë të botuar, një ditë para se të jepte frymën e fundit. Ndjehem keq, kur lexoj përkushtime nga përsona, që vetëm pak vite më parë e akuzuan dhe, që janë deshtak të lindur e pa përsonalitet në asnjë fushë, mashtrues, hajdutë e sharlatanë model!
I ndjeri dhe i miri Gjon, pushofsh në paqë dhe i ndritsh nga qiell të afërmit që le pas!
blank

Aksioni për grumbullimin e armëve, koha e Rankoviçit – Nga Skënder Karaçica

 

Shqiptarëve në Kosovë ua morëm armët, por ua dhamë topin! Kështu flsinin nëpër trotuarët e Beogradit, serbët paksa që dinin “politikën”, që ua mësonte kisha ortodokse anti Zot, anti Njeri, që nuk i përkisnin “racës” jo serbe (dhe shqiptarët)!

Ua morëm armët! Ua morëm… tashti jemi më të qetë! Por, ua dhamë shkollën në gjuhën (shqipe), klithën me sa zë që kishin serbët në Beograd(!).

Ua morëm armët, ua dhamë topin…!
*

Këto ishin disa fragmente të kohës së dimrit të përgjakur në Drenicë. Në shpalimet historike të dimrit të ftohtë (1956), që edhe lisat në male qaheshin në dysh, po nisim rrëfimin për rrahjen deri në vdekje të tre burrave të katundit Sankofc të Drenicës.

*

Në shkollën e katundit, i kishin thirrë tërë fshtarët e Sankofcit. Thirrje ishte e shkurtë: Sillni armët ose dajaku i vdekjes, – thoshin hyzmetqarët (disa) shqipfolës të pushtetit dhe në uniformën me shenjën e vdekjes (policia serbe)!

*

Kush është Qazim Bajram Rama, Sulejman Ajazi dhe Avdyl Dan Karaçica…? – pyetën disaherë ata të pushtetit dhe me uniformën e vdekjes…

Unë jam… Unë jam… Qazimi, Sulejmani dhe Avdyli… – u thanë atyre që prisnin në një kënd të shkollës me mjetin e fortë të dhunës (gërbaq e stupca drunjsh me ngjyrën e gjakut).

*

Jo nuk kemi pushkë! Thanë tre burrat e Sankofcit. Ku i keni armët, e dimë që keni armë, po i ruani për ditën që po e prisni… – u thanë shkurt ata me uniformën e vdekjes…! Jo nuk kemi armë, u dëgjua edhe njëherë zëri i mbytur në terrin e zi të korridorit të shkollës…!

Dhe,nis dhuna e vdekjes… – na thoshte xha Zenel Vogla, që në shenjë respekti kështu e thërrsnim në fshat. Tre ditë e tre netë, në shkollën e katundit Sankofc, tre burrat luftonin me dhunën dhe me orët e vdekjes.

Plisat u bën të kuq me gjakun e trupit…!

*

Pas tre ditëve dhe tre netëve të përgjakura, Avdyl Dan Karaçica e lëshojnë, që të shkoj në shtëpi. Krejt i ulur në gjak dhe plisi i tij kishte marrë ngjyrën e vdekjes…! Krejt këtë ngjarje si “dëshmitar” ishte pamja e dimrit të vetmisë në majat e Galeshit!

Në shtëpinë e varfër Dyl Dani, që i thonin shkurt me këtë emër, pas një kohe vdes i ri dhe iu mbyll dera e shtëpisë…!

*

Për vdekjen e Dyl Danit, shkolla dhe mësuesit e fshatit, më ka rrëfyer profesor Mehmet Shala, e kemi mbyllur shkollën dhe i lëshuam nxënësit në shtëpi dhe shkuam të varrosim Dylin e Danit, njeriun e respektuar të katundit tonë.

Dimri i vetmisë! Dimri i pushkëve të vdekjes në Sankofc!

SKENDER KARAÇICA

blank

Veprimtari Shqiptaro-Amerikan Luz Tomaj Kosovare Kelmendit: Të urojë çdo të mirë ti bija e Bajram dhe Nekibe Kelmendit!

 

Luz Tomaj, nJë veprimtar i njohur Shqiptaro-Amerikan ka reaguar pas deklaratës të Avokate Kosovare Kelmendit se i jati i saj Avokat Bajram Kelmendi e ka denoncuar dy herë Serbinë për genocid. Ja çfarë i shkruan veprimtari Luz Tomajt Kosovare Kelmendit:

E nderuara Kosovare, për herë të par ta lexova emrin.

Së pari të përshendes dhe t’uroj çdo të mir, por, edhe pas shum viteve të shprehi ngushllimet më të sinqerta për baben Bajramin, vëllëzrit dhe nënen Nekiben.

Të përgëzoj për shkrimin.

Gjatë të 1970-tave, zyren time dhe të lavdishmes Nekibe i ndante muri, ndërsa Bajrami ishte avokat i shquar në Prishtinë.

Veprimet serbe nuk më befasuan por privimi nga jeta i Bajramit më shkaktoi dhimbje e mos të flasim edhe për vëllëzrit e tu.

Kuptohet e dhimbëshme ishte edhe shkuarja e Nekibes.

Këtu, në SHBA, heren e fundit i takova Nekiben dhe Bajramin, me nji grup te cilit i printe Anton Qeta.

Bile per vizitë më erdhen Antoni, Ramiz Kelmenti, Nekibja dhe Azem Shkreli.

Ma von, gjatë nji bisede, këtu në SHBA, bisedoja me Ibrahim Rugoven, te cilin e kisha njoftuar ne Prishtin, fliste për kontributin e Bajramit dhe Nekibes.

Unë u largova nga Kosova me 1980.

Shkak ishte nga se edhe familja ime kishte konflikt me serbët e fshatit (Dollc-Klinë).

Sëpari u largua axha, i cili më erdhi në zyre dhe më tha: nuk po muj me i duru ma këta shki. Ma kollaj paska qen me i vra se sa me i duru tani – per çdo ditë padisin fëmijë dhe të tjerë, gjoja per kundërvajtje…..

Më von edhe baba i im insistoi të shkon pas vllaut.

Kuptohet edhe un pas babës.

Me 1989 u shperngula ne SHBA.

Më fal e qova gjat por edhe njiher të pershendes dhe uroj çdo te mir oj bija e Bajramit dhe Nekibes.

blank

Nga Sergio Bitiçi: Ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin !

 

Vëllezërit Bytyçi (Sergio, Mike, John, Joseph) – ajka e Shqiptaro-Amerikanëve të respektuar, janë vendosur në Amerikë prej më tepër se gjysmë shekulli. Prej atëhere ata janë në shërbim të kombit dhe Atdheut. Janë arratisur nga diktatura komuniste dhe kanë arsye që të jenë antikomunistë, demokratë, proAmerikanë. Në SHBA me bujarinë dhe atdhedashurinë e tyre i kanë shërbyer çështjes kombëtare dhe interesit kombëtar shqiptar. Ata janë Vatranë prej gjysmë shekulli, duke i kontribuar shqiptarisë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Malin e Zi e diasporë ku ta ketë lypur nevoja, duke pritur e përcjellë politikanët shqiptarë nga Ibrahim Rugova, Pjetër Arbnori, Sali Berisha, Azem Hajdari, Arbër Xhaferri  e të gjithë me rradhë. Gjithë elita politike shqiptare prej 1991 është mikpritur me derën hapur nga Vëllezërit Bytyçi, në restaurantet e tyre të famshme në zemër të New Yorkut. Vëllezërit Bytyçi vetëm kanë dhënë pa e përmendur kurrë. Ashtu edhe për Vatrën, si vatranë prej gjysmë shekulli. Presidenti i Republikës Ilir Meta i dekoroi të katër vëllezërit Bitiçi (Sergio, Mike, John, Joseph) me rastin e 110 vjetorit të Vatrës me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Për kontributin e pandalshëm këta shqiptaro-amerikanë të përkushtuar do të meritonin titullin “Nderi i Kombit”, sepse për gjithë jetën ata nuk kanë ndalur duke dhënë kontributin e tyre për kombin.

Voal.ch po sjell më poshtë një letër që Sergio Bitici i ka dërguar anëtarit të kryesisë të Vatrës Besim Malotës. Në këtë letër z.Bitici shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen ku ndodhet sot Vatra, ndërsa Atdheu është në rrezik.

Më poshtë po e shellim të plotë letrën në fjalë:

 

Ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme – E sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin dhe

I dashtun Besim,

Reagimi yt “mos më ço e mail” po deshmon se mendimi i nji konzervativi në organizatë nuk pranohet, sepse asht mendim ndryshe.

Ti ke qenë patriot i mirë me shokët Kosovar dhe kurrë nuk ju kam ra në qafë, sepse ishte kauza për çlirimin e Kosovës, edhepse ishe si githë shokët tuej i ekstremit të majtë. Në atë kohë lypshi republikë në Jugosllavi. Kjo ka qenë e vështirë për ne dhe e pa kuptim për popullin ma të vjeter në Europë.

Nuk e harroj presionin qe ju yll mbajtësit na keni kritikue e urrejt pse ne konservatorët i kemi qendrue besnikë flamurit të pastër të Skenderbeut. Ti vet ke qenë flamur perlyes, me flamur të flliqun nga ylli i kuq Sovjetik.

Sot fizikisht je në Vatrën patriotike, atdhedashëse, por mbetesh marksist, si tjerët bashkëpuntorët tuej, që të gjithë keni adhurue regjimin kriminel e gjakatar të Enverit. Sot e sollet Edi Ramen me na uzurpue Vatrën dhe Diellin dhe me na tradhëtue Kosovën heroike.

Ju do të mbaheni mend në historinë ma të errët të Vatrës. Asht gja e re se keto katër vjetët e fundit Vatra kërkon lëmoshë me kapuç në dorë, kur sot ka mbetë vetëm në 100 anëtarë që paguejn. Kjo nuk ka ndodhë kurrë në pervojën time si anëtar i Vatrës për ma se gjysëm shekulli. Në kohēn e Fanolit e Konitzes Vatra ishte ma e pasun se shteti i pavarun i Shqipnisë.

E mail i yti i shkruem me gabime edhepse nji paragraf i vetëm, ku shpreh mllef, për çka?

Kundër nji Vatrani, që ka hy në siklet me shfaq opinionin. Welcome to America, where opinion is not punishable.

Sot e kemi Edi Ramën brenda në Vatër, bashkë me Vuçiqin.

Si asht e mundun që nji e mail i paster, pa asnji fyemje personale të nevrikos, por jo veprimet tradhëtare të Edi Ramës, që i bashkohet bandes së Vuçiqit ku e mbron Putinin. De Facto. Nuk po besoj.

Po kur Edi Rama votoi kundër gjenocidit në Srebernicë, ku qe Dielli dhe ju yll dashësit?

As që u ndëgjue ndoj za i jeuej. Po “Ballkanin e Hapun”? Ketë supertradhëti kundër Kosovës. Ku ishit?

Pse nuk u ndëgjue asnji za nga ju XHUXHMAXHUXHËT e Vatrës së sotme?

Unë, antar i Vatrës, me obligime të rregullta, që as më vjen gazeta as kurrfarë komunikimi, plus censura që më bahet tash tri vjet.

Marr të drejtën me sqarue idiotizmat, shkeljet dhe tradhëtitë kombëtare, që po përjetojmë sot.

Sa paknaqësi dhe sa shperdorime keni kontestue apo evidentue, ju si kryesi?

Jeni shum gabim se Kombi duhet udhëheq nga KOLOSËT e jo nga XHUXHMAXHUXHËT.

Atdheu asht në rrezik.

God bless America!

Sergio Bitici
Manhattan

 

 

 

Sergio (Sejdi) Bytyçi në 1968 me ajkën e kombit tek varri i Faik Konicës në Boston

blank

blank

DEKORATË APO DINJITET, ZGJIDH DHE MERR! – Nga Valentin Lumaj – Valentin Lumaj refuzoi dekoraten e ofruar nga titullaret e Federates “Vatra”

 

Federata Vatra, ditët e fundit celebroi Jubileun e 110 vjetorit të themelimit të saj. Unë personalisht nuk arrita të marr pjesë për arsye të punës, të cilën e kam primare. Por e kam ndjekur, dëgjuar dhe lexuar me interes dhe në perceptimin tim, kjo festë, duke përfshirë edhe Konferencën Shkecore, mbeten vepra të mira dhe të lavdërueshme për organizatorët dhe që do të mbahen mend gjatë nga ata që morën pjesë e sidomos nga ata që morën vlerësime nga Presidenti. Shpalljet, atmosfera, ngjyrat kombëtare dhe entuziazmi qe i dukshëm kudo.

Meqenëse atje ku punohet edhe gabohet, unë kam veçuar dy-tri vërejtje:

– Interesi i pakët i vatranëve dhe komunitetit për Konferencën Shkencore dhe studimet e shumta që u paraqitën. Edhe pjesëmarrja e Presidentit të Shqipërisë nuk arriti që t’i siguronte kësaj Konference një kuorum të mjaftueshëm dëgjuesish për ta çertifikuar atë si të suksesshme.

-Nuk u ndije fryma përbashkuese, ndonjë sinjal reflektimi apo ftesë për paqe në mes vatranëve, që do të hapte një etapë të re bashkëpunimi të suksesshëm.

-Propozimi per dekoratë nderi që bëri Vatra për një ish officer sigurimi te shtetit diktatorial. Kjo, mendoj unë, mund të krijojë një precedencë të rrezikshme për të ardhmen e Vatrës, për të rehabilituar edhe të tjerë me të shkuar të njëjtë apo të ngjashme dhe jep para opinionit publik shqiptar një imazh të keq apo shembullin më të mirë se si nuk duhet të jetë Vatra.

-Falsiteti apo tendenca për të përdorur këtë festë si mjet për të sheshuar problematikat e shumta që është përballur Federata në tre muajt e fundit.

Unë do të ndalem tek kjo e fundit, e cila megjithëse në listën e të metave, prapë ndoshta ishte edhe suksesi më i madh i këtij Jubileu. Në dukje problemet janë sheshuar, gjithkush është i kënaqur, Kryesia, Këshilli, shkeljet kanunore, autokracia në Vatër u legjitimuan përfundimisht. Edhe Kanunorja, mbajtja fshehur dhe njohja e vatranëve me përmbajtjen e saj, dukshëm janë pa vlerë dhe të panevojshme dhe vatranët duket se kanë besim të patundur tek kryesia e vet dhe nuk kanë interes që të ndjekin rregullat që i kanë miratuar vetë.

Edhe unë, si një ndër nismëtarët e një lëvizjeje brenda Vatrës për të mbrojtur ligjshmërinë dhe Vatrën nga kundravajtësit, kjo pa asnjë interes por vetëm në emër të së drejtës, e ndjej dhe e kuptoj që e kam humbur këtë betejë, herë-herë me momente dobësie të vullnetit për të vazhduar këtë luftë dhe më sidhen mendime se ndoshta janë konjukturat dhe jo vota e lirë, eminencat gri dhe jo transparenca, autokracia dhe jo meritokracia, konformizmi dhe jo mendimi dhe fjala e lirë, ato që mund të jenë rruga më e mirë e suksesit të Vatrës.

Gjate dhe mbas Kuvendit të Vatrës së 26 Shkurtit, pati shkelje themelore kanunore dhe mungesë transparence. Për këto kemi folur shumë më parë dhe besoj biem dakord të gjithë. Atëherë lind pyetja, si po arrin lidershipi i Vatrës që të menaxhojë me kaq sukses me rrugë joligjore Vatrën? Këtë do t’a shtjelloj pak.

Fillimisht brenda Vatrës u deklaruan një numër i madh varanësh si një lëvizje në mbrojtje të Kanunores, por që ishin edhe më shumë ata që nuk dolën hapur. Ndërsa sot duket se shumica prej tyre sikur kanë rënë paq.

Në këndvështrimin tim, strategjia që u ndoq nga kryesia e vogël e Vatrës ishte denigrimi i disa vatranëve kundërshtarë dhe joshja me poste dhe dekorata e të tjerëve, një lloj korrupsioni moral, që në një farë mënyre po e bren Vatrën nga brenda. Pergjithësisht, ofertat për poste u pranuan dhe shumë vatranë u “rehatuan”. Disa te zhgënjyer u tërhoqën nga Vatra, pa përmendur të ndjerët që na lanë zemërthyer të gjithëve.

Unë, me nostalgji mbaj mend biseda pafund me vatranë elitarë, fillimisht të indinjuar që thoshin: “Këta bastardë po e përdhunojnë Vatrën, dhe ne bëjmë sehir”, apo një tjetër “Jepi gaz, digje, neve na ke nga pas”, apo ”Valentin, unë jam me ty në çdo rast kur shkelet kanunorja, i mbroj aktet e tua në Kuvendin e fundit…”, apo “sigurisht që e pranoj kërkesën për seancë shtesë, biles përveç 20 që janë në listë, i kam dhe 7 të tjerë që duan të futen…”, apo një tjetër “sa për zgjatjen e mandatit të kryetarit, ke plotësisht të drejtë, nuk u arrit kuorumi me dy të tretat.. numrat që ofron Besimi janë të turpshme dhe nuk jane të vërteta”, apo “Val, i jam lutur Zotit shumë, ditë dhe natë për Vatrën, dhe Zoti mi ma kthyer lutjet tek ti, ti je i vetmi që do ta shpëtosh Vatrën, të lutem mos u tërhiq”, … dhe shumë të tjera si këto. Sikurse ne në Malësi themi “Fundi dalt’ hajër”, fundi tregoi se ishin këta, ata që u tërhoqën të parët dhe harruan se çfarë kishin thënë.

Po ashtu ishin edhe premtimet për dekorata. Një dekoratë apo një vlerësim nga Presidenti i vendit tënd amë, është shpërblimi i mirë moral, është ajo që çdokush do të dëshirontë që të merrte në vazhdim apo në përfundim të punës dhe kontributeve në komunitet. Një dekoratë, përveç se një shpërblim moral, është edhe motivim për të rinjtë për të punuar edhe më shumë, por edhe një krenari e ligjshme për fëmijët, familjen dhe shoqërinë që e rrethon. Deri këtu gjithçka është në rregull.

Problemi nisi, nëse është ashtu si mendoj unë, kur pesha e dekoratave të premtuara u bë më e rëndë se pesha e dinjitetit (është fjala vetëm për disa që ndërruan kursin). Të gjithë miqtë vatranë sigurisht që i meritojnë dekoratat, por kurrë nuk duhej të ndodhte në shkëmbim të kauzës. Këtë e them duke e matur me metrin e karakterit tim, sepse edhe mua më ofruan fillimisht postin e kryetarit Këshillit, shef e mediave, kryesi, këshill apo ku të doja, por duhej të ndiqja axhendën e tyre. Unë, pa hezituar aspak i pata refuzuar me një të qeshur të mustakut. Pa përmendur propozimin për një dekoratë, më duket se ishte “urdhri i Flamurit”, biles në një moment më ishte thënë se ishte miratuar dhe duhej shkuar me një grup vatranësh në Tiranë për të marrë dekoratat.

Por në mes kishim kushtin e konformizmit. Atë nuk mund ta pranoja kurrë. Jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, unë e refuzova, zgjodha principet dhe dinjitetin përpara dekoratës. Që të jeni të qartë të dashur vatranë, me veprat e mija dhe sjelljet, mundohem që t’i pëlqej vetëm prindërve të mij që më ndjekin nga lart, që të jenë krenarë, fëmijëve të mij që më ndjekin nga pas, që të marrin një shembull dhe shpërblimin e pres vetëm nga Zoti i gjithpushtetshëm. “Të parët do të jenë të fundit dhe të fundit do të jenë të parët”, -thotë Zoti.

Më tha një mik, “hajt Val se je xheloz”. I thashë: “Po të doja dekoratë, aty e kisha.”, dhe vazhdova: “Të them të dejtën, jam xheloz për ty mik që nuk je në Vatër, sa mirë dhe në paqe e kalon ti”.

Sepse, pa e egzagjiruar aspak, shqiptarë me dëshirë dhe passion për të dhënë më të mirën, po futen në Vatër ashtu sikurse jane, patriotë dhe të ndershëm dhe pa-prit-pa-kujtuar po përfundojnë, disa edhe në varr, si ”hajdutë”, “tradhëtarë”, “manipulatorë” apo aktorë të “veprave të pahijshme” nga kjo Vatër të cilës ata i dhanë aq shumë. Uroj, që të më duket vetëm mua, por Vatra është zvogëluar së tepërmi për konservatorët dhe intelektualët e mirfilltë, dhe nga ana tjeter, ka hequr menteshat e dyerve të saj për liberalë, globalistë dhe të tjerë, për të mos thënë se i ngjet një “lavatriçeje” të madhe, ku lahen, shpërlahen dhe thahen në DIELL, marrin famë apo rehabilitohen disa nga ata, që shoqëria shqiptare amë, i ka përzënë si të padëshirueshëm apo të padobishëm.

Në këtë kohë deçizive për egzistencën e Vatrës intelektuale, konservatore dhe patriotike, kur sezoni i posteve dhe dekoratave tashmë ka përfunduar, unë i ftoj të gjithë vatranët që të kthehen në nivelin e të përgjegjësisë dhe vlerave të Vatrës që ata përfaqësojnë, ftoj ata vatranë, të cilët nuk duan një Vatër ordinere apo bërthamë biznesi, që nëpërmjet një fryme të re bashkëpunimi, duke i shmangur te metat që na ndajnë dhe duke vlerësuar tek njëri-tjetri të mirat që na bashkojnë, të ndezim edhe një herë zjarrin e shqipatrizmës në Vatrën tonë Noliane-Koniciane 110 vjeçare. “Për shpirtin e Vatrës jam responsible unë”, pati thënë Konica një herë. Ky është amanet, prandaj jemi të gjithë responsibe për të realizuar shpirtin e bashkimit në mes nesh, jo më si shqiptarë zullumqarë, por tashmë si shqoptaro-amerikanë që e njohin kulturën e zbatimit të rregullit tonë të përbashkët, Kanunores.

Valentin Lumaj, Michigan më 20 Qershor 2022

 

 

blank

Letër e Hapur e OQ, Shqipëri & AAOQ, SHBA – Votimi i Diasporës Nga Parid Turdiu, kryetar

 

West Palm Beach Florida, 18 qershor 2022

 

Leter e hapur e Bordit te Organizates se Qendres (OQ), Shqiperi  dhe e Bordit te Albanian American Organization “Qendra” (AAOQ), SHBA

 

Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise

Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane

Shoqatave te Diaspores shqiptare dhe shoqatave te shoqerise civile per te Drejtat e Njeriut, ne Shqiperi

 

Te nderuar:

 

Kushtetuta e Shqiperise i jep te drejten e votes cdo shqiptari mbi 18 vjec, pavaresisht se ku banon (me perjashtim te atyre qe gjykata i ka shpallur si menderisht te pamundur).

 

Marreveshja Europiane mbi te Drejtat e Njeriut, qe Shqiperia e ka nenshkruar dhe ratifikuar – dmth se ne Shqiperi ka forcen e ligjit – sanksionon te drejten e emigranteve per te votuar ne shtetin e origjines.

 

Marreveshja Nderkombetare per te Drejtat e Migranteve, qe Shqiperia e ka nenshkruar dhe ratifikuar – pra ne Shqiperi ka forcen e ligjit – sanksionon te drejten e migranteve per te votuar ne shtetin e origjines.

 

Ligji i Shqiperise Mbi Emigracionin sanksionon te drejten e emigranteve shqiptare per te votuar ne zgjedhjet e Shqiperise.

 

Pra, kushtetuta dhe tre ligje te Shqiperise e autorizojne votimin e shtetasve shqiptare me banim jashte atdheut – shkurt, Diaspores.

 

Ligji specifik qe rregullon zgjedhjet, Kodi Zgjedhor, thote se zgjedhjet duhet te kryhen ne territorin e Republikes se Shqiperise, njekohesisht.

 

Kjo eshte interpretuar gabim, qe emigrantet shqiptare nuk mund ta iniciojne voten prej vendeve te huaja ku jetojne e punojne.  Ne cdo rast, Kodi Zgjedhor, duhet te jete ne sherbim te kushtetutes dhe marreveshjeve nderkombetare, pra duhet te mundesoje votimin e Diaspores.  Nese jo, eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe duhet korigjuar.

 

Kete KQZ e kupton, dhe nen presionin e Diaspores po flet ne menyre sporadike per votimin e Diaspores ne te ardhmen, qe ndoshta do ndodhe me 2024 .

 

Nuk mund te kete ndoshta.  Votimi i Dipasores duhet realizuar, jo me 2024, por tani, se per ndryshe zgjedhjet do te jene jo kushtetuese, ilegale.  Rishtas ambasadorja amerikane e njohu kete fakt dhe u shpreh publikisht.

 

Votimi i Diaspores do ishte zgjerimi me i madh qe mund t’i behet demokracise shqiptare.  Do ishte nje kolpo per kete establishment te kalcifikuar, qe ka 30 vjet aty dhe nuk po renovohet dot.

 

Sipas Kombeve të Bashkuara, në fund te vitit 2015 ishin 1.2 milion shqiptarë qe jetonin jashtë territorit te Shqipërise, që ishin sa gjysma e popullsisë ndenjëse në Shqiperi.  Sot, pas 6 vjetësh, vlerësohet që kjo shifër të ketë arritur ne 1.4 -1.5 milion.

 

Një popullatë e zakonshme ka 74% te saj mbi 18 vjec, pra me të drejtën e votës, që në rastin e diasporës shqiptare i bie të jenë mbi 1 milion njerëz.

 

Popullsia e Shqipërisë realizon pjesëmarrje te lartë në zgjedhje, një zakon që ndoshta ka ngjitur nga enverizmi.  Pjesëmarrja në zgjedhjet e Shqiperisë del 47%.  Pse?  Se 47 përqindshi tjetër, ndonëse te regjistruar në listat e gjëndjes civile të shtetit shqiptar, jetojnë jashtë vendit.

 

Po te donte ky establishment do e kishte realizuar votimin e Diaspores, por nuk do, se Diasporen nuk e kontrollon dot, kurse popullin ndenjes e ka kapur.

 

Si provohet kjo?  Se bie termeti, pandemia, inflacioni, rritet varferia, femijet shqiptare dalin me te pa ushqyerit ne kontinent, zbrazet vendi, plaket vendi… dhe rezultati i zgjedhjeve ne Shqiperi nuk ndryshon.

 

Votimi i Diaspores nuk mund te pengohet, por mund te vonohet dhe mund te kapet.  Nga nje votim real mund te kthehet ne nje votim fasade.  I tille do ishte propozimi qe po qarkullon, qe Diaspora te kete nje zone elektorale me vehte, te trembedhjete (se Shqiperia ka 12 qarqe), me nje numer fiks deputetesh, psh 5, ose 10.

 

Dmth Diaspora me 1.4 milion veta, nga e gjithe Shqiperia, te barazohet me nje qark te Shqiperise, psh Lezhen?!

 

Kushtetuta kerkon qe votat e shtetasve te kene peshte te barabarte.  Ne kete rast Diaspores do i takonte me shume se ⅓ e kuvendit.

 

Por nuk duam te votojme vec.  Emigrantet nuk duhet te ndahen nga popullsia ndenjese.  Ata duhet te votojne aty ku e kane gjendjen civile, ne krahinen e vet, bashke me popullin ndenjes, per te njejtat lista.

 

Si mund te realizohet kjo?  Me votimin elektronik online.  Teknologjia e sotme e ka bere kete krejt te mundur.

 

Kjo qeveri po realizon Reformen Elektronike – kalimin e sherbimeve te shtetit, online, sepse ulet korrupsioni i sportelit, kursehen para dhe kohe.  Votimi online duhet pare si komponenti me i rendesishem i Reformes Elektronike.

 

Si realizohet teknikisht:  Me nje app ne celular ose kompiuter. App-i lexon fytyren edhe/ose shenjat e gishtit te votuesit dhe i ballafaqon me te dhenat ne database te kartave te identitetit.  Pasi e verifikon shtetasin, i jep skeden e votimi.  Votuesi shenon ne skede, ne menyre elektronike, preferencat e veta dhe shtyp butonin Finish.  Ne ate cast hyn ne loje motori blockchain i app-it.  Vota regjistrohet ne menyre te perseritur ne mijera kompiutera, te shperndare ne te gjithe boten, qe askush nuk e se di ku jane.  Asnje force nuk mund te kontrolloje apo te manipuloje voten.  Rezultatet mund te afishohen ne kohe reale.  Per nje ore mbaron i gjithe votimi dhe del rezultati.  Nuk ka kohe asnje manipulues te beje asgje.

 

Te nderuar, ne permbledhje te sa u tha mesiper, ju kerkojme qe te punojme bashke qe:

 

Te vendoset ne Kodin Zgjedhor, ne menyre eksplicite, sa me shpejt, kerkesa per te mundesuar votimin e shtetasve shqiptare me banim jashte atdheut.

 

Ky votim duhet te jete bashke me popullin ndenjes, per te njejtat lista, ne krahinat e veta aty ku emigrantet kane gjendjen civile 

 

Ky votim duhet te jete elektronik online.

 

Sinqerisht,

 

Ne emer te:

Bordit te Organizates se Qendres (OQ), Shqiperi.  NIPT M21410454K

Bordit te Albanian American Organization “Qendra” (AAOQ), SHBA.  EIN 88-0598990

 

Parid Turdiu, kryetar

 

blank

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane organizon takime shumë të rëndësishme në SHBA për liderët politikë të Luginës

Lugina e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare. Evropa si e tërë mund të arrijë paqe dhe stabilitet afatgjatë vetëm kur shqiptarët etnikë në tokat e tyre autoktone në Luginë të Preshevës ndjehen të lirë, të barabartë, dhe ndajnë një vizion demokratik.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga ish-Kongresisti Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka punuar sistematikisht dhe vazhdimisht për kërkesat e drejta dhe legjitime të Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht.

Javën që lamë pas, Liga Qytetare aranzhoi një sër takimesh shumë të rëndësishmë në New York dhe Washington, DC, për një delegacion të liderëve politikë të Luginës së Preshevës të përbërë nga Shaip Kamberi, Deputet dhe Kryetar i PVD, Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit dhe Kryetar i PD, Ardita Sinani, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar e ish-Nënkryetar (së fundi) i Komunës së Preshevës dhe Kryetar i PDSH. Vizita e tyre në SHBA u mbështet nga Qeveria e Kosovës.

Delegacioni filloi vizitën e tyre në SHBA me një takim me Ferit Hoxha, Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara (i cili tani udhëheq edhe me Këshillin e Sigurimit të OKB-së), si dhe me Bordin e Ligës Qytetare në New York, të dielën.

Të hënën, në Washington, DC, delegacioni i Luginës së Preshevës u takua me Kongresistin Jim McGovern, Kryetar i Komitetit Kongresional për të Drejtat e Njeriut “Tom Lantos.” Të marten, delegacioni u mirëprit në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve nga Drejtori i Zyrës për Evropë Qendrore e Juglindore, Martin McDowell, në emër të Zëvendës Ndihmës Sekretarit dhe të Dërguarit Special për Ballkanin Gabriel Escobar (i cili atë ditë ndodhej në rajon për takime). Të mërkurën, delegacioni u takua me Sarah Arkin, përgjegjëse për Evropë në zyrën e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve.

Bashkë me Joe e Shirley, delegacioni mori pjesë në ngjarjen e 25-të vjetore të Asociacionit të ish-Anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve “Statesmanship Awards Celebration,” të mërkurën në mbrëmje, me 8 qershor. Në këtë ngjarje të rëndësisë se vecantë, delegacioni pati mundësi të takojë shumë kongresistë e senatorë, ndër më kryesorët, Senatorin Tim Kaine, si dhe ish-Kongesisten Arbëreshe Connie Morella. Delegacioni u shoqërua në këtë ngjarje kongresionale edhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Koha është tani që cështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendjen që e meriton. Mënyra moderne e spastrimit etnik nga ana e Beogradit përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve, vazhdimit të mungesës së zhvillimit ekonomik, si dhe rritjes së vazhdueshme të varfërisë, nuk mund të tolerohet më. Insistimi i Serbisë që të arrijë maksimumin e të drejtave për minoritetin serb në Kosovë derisa injoron totalisht edhe të drejtat më bazike njerëzore për minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës është një hipokrizi e kjartë e cila duhet dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Bashkimi Evropian.

Procesi i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të përfundojë suksesshëm përderisa kërkesat e drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnikë të Luginës së Preshevës nuk merren parasysh.

Liga Qytetare do të vazhdojë punën e vet në përkrahje të Luginës së Preshevës dhe do të bëjë cfarëdo që duhet për t’u siguruar që vllezërit e motrat tona shqiptare në atë rajon as nuk harrohen e as nuk margjinalizohen tutje.

Ju lutem, vlerësoni nëse mund të jepni një donacion për Ligën Qytetare në përkrahje të punës sonë për Luginën e Preshevës, në vecanti, e për kauzën kombëtare shqiptare në përgjithësi.

Gjithë të mirat,

Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardi
Këshilltare për Cështje të Ballkanit         President

blank

Valentin Lumaj: Projekt-Drafti që nuk pranonte ish sigurimsat të bëhshin anëtarë të Vatrës më 2022 u hoq nga Kanunorja

Projekt-drafti i Kanunores së Vatres kishte nje nen mbi anetaresine, qe i ndalonte punonjesit e sigurimit te shtetit te ishin anetare te Vatres.
Edhe nese ishin anetare, duhej te perjashtoheshin.
Ky nen u hoq nga Kanunorja. Kjo i hapi rruge jo vetem anetaresimit apo pranimit në kryesine Vatres Michigan, por edhe dekorimit me medalje nga presidenca te ish-punonjesve te sigurimit.
Qe te jem i sinqerte, une jam kunder ndarjes klasore dhe luftes se re te klasave, shoh te miren tek njerezit dhe besoj se çdo njeri eshte i mire per diçka, dhe punet e mira te gjithsecilit kthehen në vlere në komunitet.
Por, nga ana tjeter mendoj se Vatra e kaloi cakun me propozimin qe beri per nje ish oficer te sigurimit te shtetit, Vatra mori nje rol qe nuk i takon, ishte e panevojshme, kishte shoqeri te tjera qe mund ta benin propozimin, si p.sh. Shoqata e Vakefeve.
Vatra dhe Elmi Berisha doli jashte kontureve te vlerave dhe principeve te saj 110 vjeçare dhe kam bindjen se ka ngjallur ose do te ngjalle peshtjellim nder vatranet e persekutuar direkt apo indirekt apo qe kane pasur në familje viktima te sigurimit te shtetit.
Nuk dua qe te komentoj çeshtjen nese duhej te dekorohej apo per meritat e z. Gani Vila në komunitet, ajo eshte nje çeshtje qe i takon presidences qe ben vleresimin.
Por çfare me shqeteson mua si vatran, eshte se nuk duhej te ishte Federata Vatra, qe te bente kete propozim.
A nuk krijon kjo nje shabllon apo preçedence qe Vatra te kthehet ne strehe per ish-oficeret e sigurimit te shtetit për pozita dhe vleresime te larta shteterore dhe rehabilitim te tyre?! Nje vatran 24 karatesh nuk do ta bente nje propozim te tille.
Çfare do te thoshte po e zeme Vatrani i nderuar, me mbi 50 vite në Vater, Julian Çefa, qe per koencidence kur ishte ushtar, pati thyer ate kufi qe e ruanin oficeret e sigurimit te shtetit? Meqe ra fjala, nese dikush në Michigan, pervec te perndershmit don Ndue Gjergji, qe do ta meritonte i pari nje vleresim nga Presidenti, tani në nje moshe 85 Vjeçare, ky eshte Julian Cefa.
Ne fund te fundit, kritikat dhe apologjite jane fjala e lire, vijne dhe shkojne, harrohen. Dekoratat mbesin varur mbi gjoks.
Mbro Vatren!
blank
blank
blank

Një ekspozitë e veçantë në aquarel! – Nga SALI BERISHA

Miq, keto dite ne mjediset e “Piano Bar Piaca” piktori i mirënjohur shqiptaro-amerikan dhe veprimtari i shquar i çeshtjes shqiptare, Sergio Bitiçi, ekspozoi disa nga krijimet e tij me te bukura ne aquarel. Sergio Bitiçi eshte nje personalitet i suksesit. Ai i ka kushtuar jeten e tij biznesit te sukseseshem ne New York, ceshtjes shqiptare, lirise se Kosoves dhe demokracise ne Shqiperi, per te cilat ai dhe vllezerit e tij kane dhene ndihmese te çmuar. Por nje fushe tjeter suksesi ne te cilen Serxhio Bitiçi ka treguar talent te veçant dhe te admirueshem, eshte piktura ne aquarel ne te cilen ai ka bashkepunuar me piktore te medhenj te kohes. Ekspoziten e tij e kuroi piktori yne i mirnjohur, Buron Kaceli dhe moren pjese piktore te mirnjohur, shkrimtare, gazetare e miq te autorit. Me kete rast le t’i urojme ne sebashku Serxhio Bitiçit suksese edhe me te medha. sb
blank
blank
blank

Shikoni si u bojkotua ceremonia e hapjes së kremtimit të 110 vjetorit të Vatrës!

 

Është bojkotuar masivisht ceremonia e hapjes së kremtimit të 110 vjetorit të Vatrës.

Këtë do të duhej ta thoshin “gazetarët” e pranishëm, me kamera e fotoaparatë, që duan të përfitojnë nga lavdia e Etërve pa kontribute.

Zhurma propagandistike nuk mbulon dot dështimin e lidërshipit të Vatrës!

Voal.ch po sjell fotografi të botuara nga vetë Vatra që opinioni të shohë realitetin me sytë e tij.

Lidërshipi i Vatrës e ka kthyer në standart shkeljen e Kanunores, Kushtetutën e Vatrës duke vijuar krisjen që ka pësuar Vatra prej 2017.

Në rreshtin e parë dhe të dytë janë të ftuarit e nderit, Presidenti me shoqëruesit, ambasadorët, Elmi Berisha me enturazhin e tij të ngushtë,

por Vatranët ku janë lind pyetja?

Asnjë njoftim, censurë e plotë për të fshehur këtë bojkot masiv, por që e dëshmojnë fotografitë dhe kjo video.

Siç shihet nga foto, Elmi Berisha nuk duket i kënaqur!

blank blank blank blank blank blank blank blank

 

blank

(Video) Turp Vatra qe mashtron Presidentin për dekorimin e ish Sigurimsit Gani Vila !

Gani Vila, një Vatran me banim në Michigan u vlerësua nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Natyrisht që propozimet tek Presidenti i bën kryetari me kryesinë e Vatrës. Me rastin konkret Elmi Berisha ka shkelur amendamentin e Kanunores të Vatrës, ku në mënyrë eksplicite thuhet se nuk pranohen në federatën Pan Shqiptare ish Sigurimsa. Në rastin konkret, jo vetë që është pranuar në Vatër por edhe është dekoruar. Dekoratat tani janë kthyer në një mall pa vlerë i tregut me shumicë!

Me këtë rast po sjellim një video nga Nova Media TV.

NOVA MEDIA TV

Turp për Vatren qe mashtroi opinioni dhe Presidentin.


Send this to a friend