I bajnë intervistë nji burri reth të 50-tave:
-Zotni, nëse jeni i ulun në nji autobus dhe pranë jush afrohet nji burrë ma i moshuem se ju… a do t’ia lëshonit vendin?
– Jo.
– Jo?!
– Po pra…jo !
– Po mirë…po sikur pranë jush të afrohej nji vajzë e bukur bionde me kofshë të bardha… a do të ngriheshit nga vendi?!
– Jo.
– Jo?! Interesant! Po sikur të shihnit pranë jush nji grue shtatzanë, a do t’a ftonit të ulej në ndenjësen tuej?!
– Bah… në asnji mënyrë.
– Në asnji mënyrë?! Më falni por… çka jeni ju që silleni kështu?!
– Unë jam shofer autobusi!