VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Humbjet e papritura të ekuilibrit – Shenjat dhe problemet në organizëm

By | August 16, 2019

Komentet

Kush dëshiron të blejë veshje? – Del në treg firma Koronavirus

Në gamën e produkteve ka edhe forma të vogla të printuara në 3D, njësoj si molekula e virusit koronavirus.

Dy muajt e fundit me siguri që të paktën një herë në ditë keni dëshuar të flitet për koronavirusin.

I quajtur ndryshe COVID-19, kjo sëmundje infektive po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Po ashtu po përhapen edhe lajmet për të, si edhe idetë se si mund të shfrytëzohet e gjithë kjo situatë.

Gjithësesi përtej situatës të tensionuar ka nga ata të cilët e kanë menduar si një mundësi biznesi.

Nuk po flasim për maskat mbrojtëse apo dezinfektuesët e duarve, por për një firmë të vërtetë rrobash e një sërë objektesh të tjera.

Firma Koronavirus

Në disa faqe online do të gjeni një sërë veshjesh me mbishkrimin koronavirus.

Më së shumti janë bluza të cilat mbajnë mbishrime dhe foto të ndryshme të cilat lidhen me virusin.

Një nga ideatorët quhet Rob Dobi i cili tashmë ka zgjeruar edhe gamën e produkteve.

Në një faqe online shitjesh të quajtur Etsy mund të gjeni maska,të veçanta kundër virusit të frymëzuara nga filmi Mad Max Fury Road.

Në gamën e produkteve ka edhe forma të vogla të printuara në 3D, njësoj si molekula e virusit koronavirus.

Mund të gjeni gjithashtu çarçafë që lexojnë “Lutuni për Viktimat e Koronavirusit”, bluza me mbishkrimin “Lutuni për Vuhanin” apo “Lani duart”.

Bluzat koronavirus Foto:Etsy

Personat pas këtyre shitjeve shprehen se e gjithë kjo shëben edhe si një nismë për të ndaluar terrorin e shkaktuar nga korovavirus.

Madje online mund të gjeni edhe bluza të cilat shkruajnë “Stop Terrorit nga Koronavirus”.

Një nga personat përgjegjës për këtë nismë, Lorin shprehet se, kjo po bëhet për të parandaluar paragjykimet dhe terrorin ndaj kinezëve dhe Kinës.

Krijuesit e këtyre vëshjeve shprehen se njerëzit po e presin mirë këtë nismë dhe se kanë pasur shumë shitje.

Ndërkohë situate e koronavirusit mbetet delikate ende në shumë vende të botës, ku higjena dhe kujdesi janë të domosdoshme.

Rakia kundër korovirusit? Mësoni çfarë thonë ekspertët

Rakia gjen një përdorim të gjërë në shtëpi kryesisht për probleme të lehta shëndetësore.

“I vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia. Dhe qenka ilaç me të vërtetë,” kështu besohet të ketë shkruar Fan Noli në një letër dërguar Milto Gurrës në Janar të vitit 1919.

Megjithatë, nuk është vetëm Noli. Shqiptarët zënë be e rrufe për vlerat fantastike të rakisë e cila në përmbajtjen e saj ka nga 20 deri në 50 përqind alkol, në varësi të përgatitjes.

Në popull, besohet se një teke raki në ditë pastron yndyrnat në gjak, por jo vetëm: rakia besohet të luftojë gripin dhe virozat.

Përdorimet e Rakisë Në Shtëpi

Rakia gjen një përdorim të gjërë në shtëpi kryesisht për probleme të lehta shëndetësore.

Ajo përdoret për të pushuar dhimbjen e dhëmbit.

Mjafton të pini një gllënkë raki, ta mbani në zonën e dhimbjes dhe për pak minuta ajo do të largohet.

Shqiptarët e pinë rakinë edhe për të luftuar stresin, por ky i fundit luftohet me një teke dhe jo me të gjithë shishen sigurisht.

Rakia përdoret në popull edhe për të pastruar dhe disinfektuar rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht në dimër.

Një gllënkë raki këshillohet në popull kur jemi me grip dhe të ftohur për shkak të përmbajtjes së lartë të alkolit.

A Mund Të Përdoret Rakia Kundër Koronavirusit?

Pavarësisht këshillave të popullit,  përgjigja është “jo”.  Shkenca apo edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e mbështesin idenë se pijet me përqindje të larta alkoli ju mbrojnë nga Koronavirusi.

Në lidhje me përdorimin e rakisë si disinfektues lokal, ka një përjashtim por jo aq efikas.

Sipas Qendrave Për Kontrollin Dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një organizatë ombrellë për autoritetet e shumë vendeve të botës,  që një pije me bazë alkoli të disinfektojë ajo duhet të të përmbajnë të paktën 60% alkol. Kjo është sasia minimale e alkolit që pengon përhapjen  përhapjen e viruseve dhe baktereve, nëse ato nuk kanë hyrë tashmë në trup.

Rakia mund të përdoret si disinfektues i lehtë i duarve por ajo nuk është shumë efikase për sa kohë përmbajtja e alkolit mbetet nën 50 përqind.

Sipas ekspertëve, vetëm disinfektuesit me bazë alkoli 60-95 % mund të pakësojnë dhe shkatërrojnë numrin e mikrobeve në duar shumë shpejt.

Sidoqoftë mënyra më e mirë për të pastruar lëkurën nga prania e virusit dhe mikrobeve në përgjithësi është uji dhe sapuni./AgroWeb

Frika ndaj koronavirusit ul imunitetin – Këshillat e ekspertëve

Ankthi, frika dhe pasiguria ka prekur edhe Shqipërinë megjithëse deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë virus.

Kryefjala e dy muajve të fundit është virusi i ri infektiv që ka prekur botën.

Quhet koronavirus apo COVID-19, por ju me siguri keni dëgjuar të flitet së paku një herë në ditë për të.

Informacioni i shumtë dhe i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjes, ka qarkulluar që nga Janari në mediat, konferencat apo mbledhjet shtetërore nëpër të gjithë globin.

Duket se koronavirusi po flet çdo gjuhë së fundëmi me përhapjen e shpejtë të tij.

Ka mbërritur në thuajse të gjitha kontinetet, prandaj frika dhe paniku janë prezente tek një pjesë e madhe njerëzve.

Kjo vihet re fare lehtë, mjafton të kontrolloni farmacitë apo supermaketet e vendit tuaj dhe të kërkoni për një palë doreza plastike, maskë mbrojtëse apo një dezinfektues duarsh.

Do t’ju thonë në pjesën më të madhe se kanë mbaruar të gjitha.

Kjo është dhe arsyeja përse në këtë artikull nga AgroWeb.org sot do të flasim për ankthin e shkaktuar nga situate të tilla me ndikim global.

Frika nga Koronavirus

Mjekët shprehen se ankthi në këtë situatë është normal, për shkak të përmasave që kjo çështje ka marrë.

Ankthi, frika dhe pasiguria ka prekur edhe Shqipërinë megjithëse deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë virus.

Teksa vendet fqinje dhe një numër i madh vendesh në Evropë, ku kryeson Italia, po përballen me virusin në territorin e tyre.

Psikiatria Arjana Rreli për ABC News shprehet se gjendja e krijuar nga koronavoirusi në Shqipëri është e kuptueshme.

Kjo pasi në vend ende nuk është kaluar plotësisht ankthin e shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Ka një rritje të numrit të personave që ankohen për gjendjet e ankthit. Edhe për shkak të sistuatës që parpariu nga tërmeti. Niveli stresit në raste të tilla rritet”, shprehet mjekia psikiatre.

Grupmoshat më të prekura nga ky lloj ankthi sipas saj janë ato aktivet, nga mosha 20 deri në 50 vjeç.

Kjo vjen pasi këto mosha kanë përgjegjësi më të mëdha dhe aktivitet të përditëshëm më të zhvilluar.

Specialistja shprehet se rastet që kërkojnë ndihmë për probleme të tilla në këtë periudhë në spitalet Shqiptare janë dyfishuar.

Ankthi dëmton sistemin imunitar

Gjithë çfarë është thënë kohët e fundit për COVID-19 apo koronavirusin e ri është se perosnat më të rrezikuar janë ata me imunitet të ulët.

Prandaj këshillohet që të bëni kujdes, të ruani në mënyrë sa më të mirë gjendjen tuaj shëndetësore, në mënyrë që virusi të mos kthehet në një rrezik për jetën.

Siç shpjeguam edhe më sipër në shumë vende të botës, por edhe në Shqipëri emocionet e ndryshme të frikës, ankthit dhe depresionit po mbizotërojnë në masë gjatë kësaj periudhe.

Kjo sipas mjekëve psikologë nuk e ndihmon aspak organizmin, por ul imunitetitn duke u kthyer në një problem më vete.

Urdhri i Psikologëve Italianë këshillon që në këto raste të ruhet qetësia sa më shumë dhe të bëhet kujdes me shëndetin.

Presidenti i Urdhrit David Lazari në një deklaratë shprehet se, situata në të cilën ndodhet globit sot nuk mund të mohohet, por kjo duhet të përballohet pa përhapur frikë në mënyrë të panevojshme.

Një nga situatat të cilat qënia njerëzore ka më shumë frikë të përjetojë janë ato të shkaktuara nga fenomene të panjohura, të rralla e të reja.

Të treja këto cilësi i përmban dhe Koronavirusi, por ajo çfarë këshillohet është ruajtja e qetësisë, kërkimi I informacionit vetëm në rrjete të besueshme e zyrtare.

Këshilla e mjekëve është që të keni kujdes dhe të ndiqni vetëm këshillat e specialistëve./AgroWeb.org

Simptomat e astmës në varësi të motit – Kujdesi që duhet të tregoni

Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës.

Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit.

Simptomat e astmës kanë gjithashtu tendencën të përkeqësohen veçanërisht tek fëmijët, gjë që nxjerr në pah rolin e motit tek kjo sëmundje.

Një studim i kryer në Detrojt zbuloi se një rritje e beftë e temperaturës me të paktën 10 gradë ose e lagështisë në ajër me të paktën 10 përqind, rrit ndjeshëm numrin e fëmijëve azmatikë që kanë nevojë të shtrohen në spital.

Substancat nxitëse të azmës janë të pranishme në çdo stinë.

Bëhet fjalë për duhanin, polenin, pluhurat, lagështia, viruset, temperatura e të tjerë.

Astma

Ajri i ftohur mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes tek azmatikët.

Në rastin e fëmijëve, astma bëhet më e pranishme në pranverë dhe vjeshtë.

Astmatikët janë më të prirur të preken nga virozat se njerëzit që nuk vuajnë nga ky problem.

Gripi dhe e ftohura zgjasin më shumë tek astmatikët dhe janë më të rrezikshme.

Infeksionet në rrugët e frymëmarrjes përkeqësojnë inflamacionin kronik të shkaktuar nga astma.

Në fakt, gripi dhe e ftohura janë përgjegjëse për të paktën 80 përqind të vështirësisë në frymëmarrje tek fëmijët dhe 50 % tek të rriturit.

Azma Në Dimër

Ajri i thatë dhe i ftohti mund të përkeqësojnë astmën.

Për këtë arsye, astmatikët këshillohen të mbajnë shall ose maska mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes nga i ftohti.

Në këtë stinë, azmatikët duhet të jenë të mbrojtur edhe nga ajri i brendshëm që mund të jetë i mbushur me alergenë, pluhur dhe myk.

Pranvera Dhe Azma

Pranvera njihet si stina e polenit, një nxitës azmatik që shkakton inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes.

Nivelet e polenit janë të larta nga ora 4 deri në orën 10 të mëngjesit çdo ditë, ndaj azmatikët duhet të tregojnë shumë kujdes.

Muajt Maj dhe Qershor janë më të këqinjtë.

Gjatë gjithë stinës, azmatikët tështijnë, kruhen  dhe u rrjedhin hundët më shumë se zakonisht.

Astma Në Verë

Vera është një stinë më e lehtë për astmatikët dhe ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë ka njerëz më të brishtë ndaj nxehtësisë dhe lagështisë.

Nga ana tjetër, në verë cilësia e ajrit është shumë e keqe dhe mund të nxisë jo vetëm simptomat e azmës por edhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë, në përgjithësi muajt e verës konsiderohen si më të qetë dhe më të përballueshëm./AgroWeb.org

Përhapja e koronavirusit arrin 50 shtete – Çfarë do të ndodhë

COVID-19 u shfaq për herë të parë në Dhjetor të 2019 në Kinë, por përhapja e madhe e tij jashtë këtij territori është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekëve sot.

Të dhënat mbi koronavirusin COVID-19 sa vijnë e shtohen, po ashtu edhe numri i të prekurve në të gjithë globin.

Virusi ka mbërritur në çdo kontinent përveç Antarktidës, duke shënuar 82 411 të infektuar deri tani.

Ndërlikimet në shëndet vazhdojnë, teksa mjekët dhe shtëpitë farmaceutike ende po punojnë për gjetjen e një vaksine kuruese.

COVID-19 u shfaq për herë të parë në Dhjetor të 2019 në Kinë, por përhapja e madhe e tij jashtë këtij territori është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekëve sot.

Pak më parë Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Komitetin Kombëtar të Sigurisë deklaroi se shtëpia e pushimit të ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do të kthehet në karantinë.

Sipas deklaratës së bërë publike nga mediat, kreu i shtetit pohoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë është siguruar që kjo godinë i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.

Përhapja në Botë

Përtej Kinës dhe vende kufitare, virusi ka infektuar edhe qendrën e Evropës.

Ditën e Mërkurë Organizata Botërore e Shëndetësisë, konfirmoi për herë të parë përhapjen e këtij virusi nga vendi origjinë në vende të tjera.

Në veri të Italisë numërohen më shumë se 400 raste dhe 12 të vdekur të cilët i janë shtuar bilancit të 2,808 vdekjeve të shënuar nga ky virus në të gjithë botën.

Koronavirusi ka treguar raste të shpërndarjes së tij në disa rajone të italisë, duke përfshirë edhe jugun e Italisë në zonën e Puglias.

“La Republica”, të cilës i referohet AgroWeb.org raporton se, rajone të tjera të prekura janë Veneto, Emilia Romania, Liguria, Piemonte, Lacio, Siçilia, Toskana dhe Lombardia, ku shënohet edhe numri më i madh i të infektuarve që arrin në 305.

Raste të reja në afërsi të Shqipërisë janë konfirmuar në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci.

Mësohet se të prekurit në këto vende ishin kthyer nga Italia vetëm disa ditë më parë dhe po mbahen të izoluar në karantinë.

Ndër vendet e fundit që kanë regjistruar të prekur nga koronavirusi COVID-19 janë Danimarka, Norvegjia dhe Estonia.

Situata në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP, në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me këtë virus.

“Deri dje janë testuar 13 raste të dyshuara me infeksionin e sipërm dhe histori udhëtimi me vendet ku kemi shpërthime komunitare, rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në ISHP.”, thuhet në njoftimin nga Ministria.

Kontrollet në pikat kufitare të Shqipërisë vazhdojnë. Prioritet kanë personat që vijnë nga vende të infektuara si Kina apo Italia.

Çfarë pritet të ndodhë

Qendra Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, lajmëroi dje se Amerika duhet të përgatiten për një situatë pandemie.

“Situatta në të cilat ndodhet globi sot të çojnë në përfundimin se ky virus do të shkaktojë një pandemi botërore”, kështu u shpreh për mediat Anne Schuchat, Zëvendës Drejtoreshë e CDC.

Sipas ekspertëve tani nuk është e rëndësishme të diskutohet se a do të ndodhë shpërthimi i kësaj pandemie.

Por se kur kjo do të ndodhë, sa vende do të infektohen dhe sa persona mund të rrezikojnë jetën nga ky komplikim.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë kreu i OBSH, bëri thirrje për të treguar kujdes maksimal, duke mos përjashtuar as mundësinë e përhapjes së pandemisë botërore./AgroWeb.org

Udhëzuesi i OBSH: Kujdesi në kushtet e shtëpisë për rastet e dyshuara me koronavirus

Ekspertët e shëndetit publik kanë shpallur udhëzimet që OBSH ka hartuar për të dhënë një këshillim të shpejtë për rekomandimet e nevojshme për kujdesin ndaj pacientëve që trajtohen në kushtet e shtëpisë të dyshuar si të infektuar me koronavirus, të cilët shfaqin simptoma të lehta, si dhe për masat që duhet të ndërmarrë shëndeti publik lidhur me menaxhimin e kontakteve asimptomatike. Duke pasur parasysh njohjen e kufizuar të deritanishme të sëmundjes së shkaktuar nga ky virus dhe mënyrës së tij të transmetimit, OBSH rekomandon që rastet e dyshuara, të izolohen dhe monitorohen në kushte spitalore. Kjo do të sigurojë si sigurinë dhe po ashtu cilësinë e kujdesit shëndetësor (në rast se simptomat e pacientit përkeqësohen), si dhe sigurinë e shëndetit publik. Sidoqoftë, për disa arsye të mundshme, përfshirë dhe situatën kur kujdesi spitalor nuk është i disponueshëm, ose është i pasigurtë (përshembull kapacitete të kufizuara dhe burime të pamjaftueshme për të përballuar nevojat për kujdes shëndetësor), apo në rastet e refuzimit të hospitalizimit, kushtet alternative për sigurimin e kujdesit shëndetësor mund të merren në konsideratë. Në rastin e kushteve të tilla, pacientët me simptoma të lehta dhe pa mbivendosje me situata të tjera kronike si sëmundje mushkërish apo zemre, problem me veshkat apo me të dhëna komprometuese të sistemit imunitar, që e vendosin atë në një rrezik të shtuar për të zhvilluar komplikacione, mund të trajtohet në ambientin e shtëpisë. I njëjti parim i kujdesit në kushtet e shtëpisë zbatohet edhe për pacientët simptomatikë që nuk kanë më nevojë për hospitalizim. Ky vendim kërkon një gjykim të kujdesshëm klinik dhe duhet ndërmerret duke vlerësuar sigurinë e pacientit në kushtet e shtëpisë. Një linjë komunikimi me punonjësin e kujdesit shëndetësor duhet të vendoset përgjatë gjithë periudhës së kujdesit në shtëpi, derisa pacienti të shërohet plotësisht.

Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të përfshihet në rishikimin e gjendjes shëndetësore aktuale për të parë progresin e simptomave, nëpërmjet kontakteve me telefon dhe idealisht, nëse është e mundur, nëpërmjet vizitave ballë për ballë, në mënyrë të rregullt (për shembull çdo ditë), duke kryer teste diagnostikuese specifike sipas nevojave.

Ata duhet të ndjekin rekomandimet e mëposhtme:

  • Ta vendosin pacientin në një dhomë më vete me ventilim të mirë.
  • Të kufizojnë numrin e personave që përkujdesen për pacientin, mundësisht të caktojnë një person që është në gjendje të mirë shëndetësore, që nuk paraqet rreziqe të tjera shëndetësore.
  • Të mos lejohen vizitorët.
  • Anëtarët e tjerë të shtëpisë duhet të qëndrojnë në një dhomë tjetër, ose nëse është e mundur, të mbajnë një distancë 1 metër nga personi i sëmurë (përshembull të flenë në krevat më vehte).
  • Të kufizohet lëvizja e pacientit dhe të minimizohet sipërfaqja që ndan me të tjerët. Të merren masa që sipërfaqet e përbashkëta (përshembull kuzhina, banjo) të jenë të ajrosura mirë ( të mbahen dritaret hapur).
  • Kujdestari duhet të mbajë një maskë mjekësore të puthitur mirë në fytyrë, kur ndodhet në të njëjtën dhomë me personin e sëmurë. Maska nuk duhet prekur apo t’i lëvizur gjatë përdorimit. Nëse maska njomet apo bëhet pis me sekrecione, duhet të ndërrohet menjëherë. Flakeni maskën pas përdorimit dhe zbatoni higjienën e duarve pas heqjes së maskës.
  • Kryeni higjienën e duarve pas çdo kontakti me personin e sëmurë apo në ambientin ku ata ndodhen. Higjiena e duarve duhet të zbatohet gjithashtu edhe përpara apo pas përgatitjes së ushqimit, përpara ngrënies, pas përdorimit të tualetit, si dhe sa herë duart duken të ndotura. Nëse duart nuk duken në pamje të parë të ndotura, mund të përdoret dezinfektuesi me bazë alkooli. Kryeni higjienën e duarve duke përdorur ujë dhe sapun, kur duart duken që janë të ndotura. Bëni të ditura kushtet e sigurisë (përshembull gëlltitjen aksidentale apo rrezikun për zjarr) para së të rekomandoni dezifektantët me bazë alkooli për përdorim në kushtet e shtëpisë.
  • Kur përdorni ujë dhe sapun, përdorimi i letrave njëpërdorimshme për fshirjen e duarve do të ishte i parapëlqyer. Nëse nuk është e mundur, përdorni peshqirë të posaçëm që nëse lagen, duhet t’i ndërroni.
  • Higjiena respiratore duhet të praktikohet gjithashtu, sidomos për personat e sëmurë, gjatë gjithë kohës. Higjiena respiratore do të thotë që të mbulohet goja dhe hunda sa herë kollitesh apo teshtin, duke përdorur maskat mjekësore, maskat prej cohe, letra apo parakrahun dhe të pasohet me higjienën e duarve.
  • Hidhini materialet që janë përdorur për të mbuluar gojën apo hundën, ose pastrojini ato plotësisht pas përdorimit (përshembull duke përdorur sapun normal apo detergjent dhe ujë).
  • Shmangni kontaktin direkt me lëngjet e trupit, veçanërisht me sekrecionet orale dhe ato respiratore, si dhe me jashtëqitjen. Përdorni doreza njëpërdorimesh, për të siguruar kujdesin oral dhe respirator sa herë jeni në kontakt me jashtëqitjen, urinën dhe mbetje të tjera. Kryeni higjienën e duarve, si para dhe pas heqjes së dorezave.
  • Dorezat, letrat, maskat dhe mbetjet e tjera të përdorura nga personat e sëmurë, apo ata që kujdesen për personat e sëmurë, duhet të vendosen në një kosh me qese, në dhomën e personit të sëmurë, përpara se të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë.
  • Shmangni ekspozimet e tjera të mundshme me personat e sëmurë, apo me sendet e kontaminuara në ambientin e tyre të ngushtë (përshembull shmangni përdorimin e përbashkët të furçës së dhëmbëve, cigareve, serviseve të ngrënies, pjatave, pijeve, peshqirëve, sfungjerëve dhe çarçafëve). Serviset e ngrënies dhe pjatat duhet të pastrohen me sapun apo detergjent dhe ujë pas përdorimit dhe mund të ri-përdoren në vend që të hidhen.
  • Pastroni dhe dezinfektoni vazhdimisht sipërfaqet e prekura, si komodinat e dhomës së gjumit, kokën e krevatit, si dhe mobilje të tjera të dhomës së gjumit, çdo ditë, duke përdorur dezifenktant për shtëpinë që përmban solucion me ujë të oksigjenuar të holluar (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
  • Pastroni dhe dezinfektoni banjon dhe sipërfaqet e tualetit të paktën një herë në ditë me dezifektant të zakonshëm shtëpie që përmban një përzierje ujë të oksigjenuar 6 (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
  • Pastroni teshat, çarçafët, peshqirët e banjos dhe të duarve etj, të personave të sëmurë, duke përdorur sapun për tesha dhe ujë, apo duke i larë në makinë larëse në temperaturë 60 – 900 C, me detergjentin që përdorni në shtëpi dhe thajini rrobat mirë. Vendosni çarçafët e kontaminuar në një kosh rrobash të palara. Mos i shkundni rrobat e ndotura dhe shmangni kontaktin direkt të lëkurës dhe rrobave me materialet e kontaminuara.
  • Përdorni dorezat njëpërdorimshme, si dhe veshjet mbrojtëse (përshembull përparëse plastike), kur pastroni apo merreni me sipërfaqet, teshat apo çarçafët e ndotura me lëngjet e trupit. Kryeni higjienën e duarve para dhe pas heqjes së dorezave.
  • Personat me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa simptomat të zhduken, bazuar në gjetjet klinike dhe laboratorike (dy teste negative RT-PCR me të paktën një diferencë 24 orëshe).
  • Gjithë pjesëtarët e familjes duhet të konsiderohen si kontakte dhe shëndeti i tyre duhet të monitorohet si më poshtë.
  • Nëse një anëtar i familjes zhvillon simptomat e një infeksioni akut respirator, përfshirë këtu dhimbje fyti dhe vështirësi në frymëmarrje, ndiqni rekomandimet e shëndetit publik si më poshtë.

 

Masat që duhet të merrni kur të shkoni për ekzaminim në spital:

  • Lajmëroni numrin 127 për çdo problem që mund të keni.
  • Lajmëroni qendrën e caktuar shëndetësore se një kontakt simptomatik do të shkojë në qendrën e tyre.
  • Ndërsa udhëtoni për të kërkuar kujdesin shëndetësor, personi i sëmurë duhet të mbajë maskën mjekësore.
  • Shmangni transportin publik për të shkuar në qendrën shëndetësore, nëse është e mundur, thërrisni një ambulancë apo transport për personin e sëmurë, me një mjet privat dhe hapni dritaret e mjetit nëse është e mundur.
  • Kontakti i sëmurë duhet të këshillohet që të kryejë gjithmonë higjienën respiratore dhe atë të duarve; të qëndrojë sa më larg të tjerëve që të jetë e mundur (të paktën 1 m), kur është në lëvizje dhe kur ndodhet në qendrën shëndetësore.
  • Higjiena e përshtatshme e duarve duhet të zbatohet nga kontaktet e sëmura dhe personat që kujdesen për ta.
  • Çdo sipërfaqe që ndotet më sekrecione respiratore apo lëngje trupore gjatë transportit, duhet pastruar dhe dezinfektuar me dezifektantë të zakonshëm të shtëpisë që përmbajnë një solucion me ujë të oksigjenuar të holluar6 (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
  • Gjithashtu masat e përshkruara për rastet e dyshuara zbatohen edhe në rastet e vetëkarantinimit të kontakteve.

Sa do do të zgjasë epidemia e koronavirusit? Flasin ekspertët amerikanë e italianë

Sa do të zgjasë epidemia e koronavirusit? Kjo është pyetja që bëjnë sot miliarda njerëz në botë.

“Disa muaj”, – kjo ishte përgjigja që dha Profesor Gianni Rezza gazetarëve që e pyetën.

Bashkëjetesa midis Italisë dhe koronavirusit do të jetë e gjatë. Kemi një numër të vogël rastesh. Kemi arritur gjeneratën e dytë ose të tretë të infeksioneve”, shpjegon drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetit duke u përpjekur të sigurojë se “Përhapja e koronavirusit është e kufizuar. Rastet e reja janë pothuajse të gjitha që i atribuohen epiqendrës së epidemisë në zonën e Lodi dhe dy shpërthimeve më të vogla në Veneto”. Por Rezza është edhe realist teksa thotë se “Ende presim një rritje të numrit të të infektuarve dhe masat e marra po japin efektet e pritura”.

Virusi jashtë kafazit

Me pak fjalë, koronavirusi është midis nesh. “Tani ai ka dale jashtë kafazit,” pranon Guido Silvestri, i cili drejton departamentin e Patologjisë në Universitetin Emory në Atlanta.

“Ne e gjejmë koronavirusin pothuajse kudo. Ai ende do të infektojë shumë njerëz. Fatmirësisht nuk bën shumë dëme, veçanërisht te personat nën moshën 60 vjeç. Të rinjtë do jenë në gjendje të mirë kurse fëmijët edhe më mirë. Rreziku më i madh është për të moshuarit dhe të sëmurët në dializë, me sëmundje të zemrës apo frymëmarrjes”.

“Me koronavirusin do të qëndrojmë bashkë edhe për një kohë të gjatë, por në fund do të jemi në gjendje të thyejmë zinxhirin e infeksioneve” parashikon Massimo Ciccozzi, epidemiolog i kampusit biomjekësor të Romës.

Të presim pranverën

Është e mundur që përhapja e koronavirusit të jetë e lidhur edhe me faktorët mjedisorë- shpjegon Silvestri, – Ndoshta temperature e lartë luan një rol në kufizimin e epidemisë.

Përsa i përket pranverës, duhet të presim gjithashtu për të kuptuar drejtimin që do të marrë epidemia. “Në javët e ardhshme, kur pacientë të shërohen, ne do të shohim nëse infeksionet e reja vazhdojnë”, shpjegon Giovanni Maga, virolog dhe drejtor i Institutit CNR të Gjenetikës Molekulare të Pavisë.

A e dini se syri është plot e për plot me mikrobe?

Studimet tregojnë se bakteret që jetojnë në sipërfaqe të syrit luajnë një rol stimulues dhe mbrojtës për sytë.

Deri tani kemi mësuar për koleksionin e mikrobeve që jetojnë në stomakun dhe në lëkurën tonë, të cilat për fat të mirë na mbajnë shëndoshë e mirë.

Por këto nuk janë të vetmet strehë mikrobesh në organizëm.

Syri i njeriut përmban një koleksion unik mikrobesh që përbëjnë atë që njihet si mikrobioma e syrit.

Kur ekuilibrat e mikrobevev prishen. atëherë shfaqen sëmundjet e syrit.

Përse Është e Rëndësishme Mikrobioma e Syrit

Studimet tregojnë se bakteret që jetojnë në sipërfaqe të syrit luajnë një rol stimulues dhe mbrojtës për sytë.

Sipas ekspertëve, kjo mikrobiomë mund të shërbejë për krijimin e terapive inovative për trajtimin e shumë sëmundjeve të syrit.

Madje në një të ardhme jo shumë të largët, shkencëtarët do të mund të përpunojnë bakteret në mënyrë të atillë sa të trajtojnë më me efikasitet të sëmundjeve të syrit.

Mikrobioma e syrit është gjithnjë e rrezikuar nga baktere të këqija që vijnë nga ajri apo nga duart e palara.

Megjithatë, një pjesë e madhe e tyre shkatërrohen ose eliminohen falë derdhjes së vazhdueshme të lotëve.

Shkencëtarët kanë identifikuar katër lloje bakteresh që qëndrojnë në sy.

Bëhet fjalë për llojet e baktereve: Staphylocoçi, Diphtheroids, Propionibacteria dhe Streptocoçi.

Kjo mikrobiomë e rëndësishme është njësoj e rrezikuar nga përdorimi apo abuzimi i antibiotikëve, si ajo e stomakut.

Mjekët shpesh rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve të ndryshëm për shumë sëmundje të lehta të syve që në shumë raste nuk kanë nevojë për barna të tilla.

Problemet e lehta me sytë (siç është skuqja) që shkaktohen nga infeksione virale nuk trajtohen me antibiotikë.

Madje edhe infeksionet bakteriale të syrit mund të zgjidhen për 7-10 ditë pa ndërhyrje madhore me barna.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve mund të shkaktojë probleme edhe në mikrobiomën e syve duke shkaktuar infeksione, probleme me imunitetin madje edhe sëmundje të rënda si kanceri./AgroWeb.org

Reshje bore dhe stuhi shiu – Moti në vijim dhe zonat më të prekura

Reshjet do të jenë më të intesifikuara në mbrëmje, ndërsa zonat malore do të kenë reshje bore.

Nga dita e sotme e në vijim në territorin shqiptar do të mbizotërojë moti i ftohtë, shoqwruar me reshje intensive bore dhe shiu.

Sipas Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb vendi ynë sot dhe në ditët në vijim do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të intesifikuara në mbrëmje, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2 gradë celcius në 06 gradë celcius, në zonat e ulëta nga 03 gradë celcius në 12 gradë celcius dhe në zonat bregdetare nga 07 gradë celcius në 13 gradë celcius.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash që do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1 gradw celcius deri në 07 gradw celcius dhe në zonat e ulëta nga 03 gradw celcius në 08 gradw celcius.

Rinisn rreshjet e borës

Në Bulqizë rinisin reshjet e dëborës. Raportohet se i gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e deborës.

Reshjet kanë nisur me intensitet të lartë.

Për momentin nuk raportohet për probleme në rrugë, por nëse reshjet vijonë me këtë intensitet patjetër që do të ketë Probleme në rrugë.

Ndërkohë zonat e tjera që pritet të preken nga rresjet e borës janë zonat malore si Bajram Curri, Kukësi, Peshkopia, Puka por edhe rajoni i juglindjes si Korça dhe Erseka.

Probleme në zonat bregdetare

 Drejtoria e Përgjithshme Detare Durrës kërkon marrjen e masave nga operatorët dhe ekuipazhet e anijeve për shmangien e incidenteve detare për shkak të përkeqësimit të motit.

“Në datat 27 dhe 28 shkurt moti do të përkeqësohet pasi bregdeti ynë do të përfshihet që nga dita e sotme nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje dhe lartësia e detit në 2.3 metra. Moti do të përkeqësohet në dy ditët e ardhshme.

Në datat 27-28 shkurt drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpejtësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit do të arrijë 3.9 metra.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në të gjithë bregdetin shqiptar dhe pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar”, njoftojnë autoritetet sipas Top Channel.

Sipas autoritetit detar, informacioni jepet me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, si dhe kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Virologia italiane Ilaria Capua: Koronavirusi nuk është shumë i rrezikshëm, nëse prekeni ja masat që duhet ndërmarrë

VOAL – Koronavirusi tani është përhapur nëpër botë, siç e kishte parashikuar virologia italiane Ilaria Capua, e cila megjithatë nuk sheh një arsye për alarmin. Nëse virusi është shumë ngjitës, nuk është veçanërisht i rrezikshëm.

Studiuesja e Universitetit të Florida tregon se vdekjet prekin pacientët me shëndet tashmë të brishtë. Në këtë kuptim, nuk sillet ndryshe nga një virus tjetër i gripit.

E rëndësishme, sipas Capuas, është të vështirësohet përhapja e virusit, në mënyrë që një pjesë e madhe e popullsisë të mos sëmuret në mënyrë të shpejtë. Prandaj duhet të ndiqni këshillat e dhëna nga autoritetet: nëse nuk ndiheni mirë, shmangni largimin nga shtëpia. Nëse shfaqen simptoma, mos shkoni direkt te mjeku ose spitali, por bëni kontakt me telefon.

Nëse masat e kontrollit të vendosura janë të suksesshme, parashikon virologia, do të shohim një ngadalësim të përhapjes së infeksionit.

Sidoqoftë, situata do të ndryshojë sipas vendeve: më të varfërit, me një infrastrukturë shëndetësore më pak të qëndrueshme, do të jenë ata që do të vuajnë më shumë dhe virusi do të ketë një llogari shumë të kripur, përfundon studiuesja. rsi

Si të shpëtojmë nga koronavirusi? A ka mbrojtje pas infektimit?

Këshilla nga Dr. Ismail Lutolli spec. Pediatër, Subspecialist Dietolog – Nutricionist, Subspecialist Hematolog, Onkolog

Në momentet kur shkrimi të jetë publikuar, secili nga ne ka një pyetje që i sillet vërdallë:

Çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur më mirë në rastin e infeksionit?

A ka shpëtim nga koronavirusi?

Përgjigja është PO, pa asnjë dyshim që po dhe ne mund të bëjmë shumë duke zgjedhur ushqimin e përshtatshëm për ngritjen e imunitetit dhe perballim të infeksionit virusal të quajtur “Corona Virus”. Mos harroni se sot nuk eksiston vaksinë për Corona virus por eksistojnë hapat e duhur me të cilin sigurohet mbrojtje shumë e theksuar.

Ndiqni keshillat në vazhdim pa humbur kohë dhe shendeti i juaj e familjeve tuaja do jetë i mbrojtur në mase te madhe.

Një sistem i ngritur imunitar i siguron fëmijës dhe te rriturve një mbrojtje të fortë natyrale nga sëmundjet, përfshirë corona virusin mjaft aktual. Synimi jonë kryesor me këshillat në vazhdim eshte që të forcojmë sistemin imunitar, në mënyrë që organizmi të ketë aftësinë të përballet suksesshëm me Corona virusin. Ne mund t’ia dalim me sukses.

Ndiqni keshillat në vazhdim:

1. Ushqime cilësore që forcojnë imunitetin

Një dietë e ekuilibruar siguron një sistem të fortë dhe të shëndetshëm imun të domosdoshem per të perballuar corona virusin.

Është e rekomanduar që në dietën e përditshme të përfshihen fruta të freskëta dhe perime (përmbajnë karotenoide-substanca natyrore që stimulojnë sistemin imunitar), drithëra, arra dhe fara. Ushqimet që kontribuojnë në forcimin e imunitetit janë: limoni, grejpfruti, bananet, pjepri, boronica, luleshtrydhe, kajsia, mango. Gjithashtu edhe perimet si: qepë, hudhër, domate, spinaq, brokoli, patate e ëmbël, kungull i njomë, karota, lakër, fasule dhe produkte soje (të gjitha këto ushqime janë shumë të pasura me nivele të larta të vitaminave, mineraleve, enzimave dhe antioksidantëve që forcojnë sistemin imunitar). Le të behen nga sot pjesë e perditshme e tryezës suaj.

2. Vitamina C

Kryeson listën, kur bëhet fjalë për forcimin e imunitetit. Ajo rritë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, nivelin e interferoneve, proteinat natyrore të prodhuara nga qelizat imune në përgjigje të virusëve, parazitëve dhe qelizave tumorale. Ka rol të jashtëzakonshëm në ndihmesën e sistemin imunitar në betejën ndaj infeksioneve të ndryshme. Rritë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luftojnë kundër infeksioneve, por edhe nivelin e interferonit, antitrupit i cili është i bashkangjitur në sipërfaqen e qelizës, duke parandaluar futjen e virusëve në të. Gjithashtu, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rritë nivelin e kolesterolit HDL (të mirë) dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit LDL (të keq).
Njihet edhe si mbrojtës nga radikalet e lira në organizëm dhe është antioksidant i fortë. Dozën e nevojshme ditore të vitaminës C është më mirë ta merrni nga ushqimet natyrale, se sa si suplement. Frutat janë një burim i mirë i saj si: limoni, portokalli, papaja, kivi, luleshtrydhet, apo perimet, sidomos specat, brokoli dhe lakra. Kjo vitaminë, për shumë arsye gjendet në majën e listës të nutrientëve imunogjenë.

3. Vitamina D

Sistemi imunitar nuk mund të aktivizohet pa praninë e saj. Funksionet bazë të vitaminës D rregullojnë sistemin imunitar, rregullojnë rritjen e qelizave dhe ekuilibrin hormonal. Mënyra më e mirë për marrjen e vitaminës D është nga ekspozimi në diell. Përmes ushqimit këtë vitaminë mund ta merrni tek llojet e peshkut si salmon dhe ton, qumështi, vezët, kërpudhat, drithërat, lëngu i portokallit, gjizë pa kripë.

4. Marrja e acideve yndyrore të pangopura

Ato veprojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke rritur aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, si dhe në mbrojtjen e trupit gjatë reagimit ndaj infeksionit. Këto yndyra i marrim përmes llojeve të ndryshme të peshkut (ton ose salmon ), të cilët natyrshëm janë të pasura me omega-3 acide yndyrore. Gjithashtu edhe lajthi, arra ose fëstekë.

5. Vitamina E

Është një antioksidant i rëndësishëm, që kontribuon në forcimin e imunitetit. Ajo stimulon prodhimin e T-limfociteve dhe qelizave natyrore vrasëse. Sasi të mjaftueshme të vitaminës E mund të merren nga një dietë të pasur me fara, vajra bimore dhe drithëra.

6. Zinku

Rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjaku, të cilat luftojnë kundër infeksioneve. Burime të zinkut janë: drithërat e pasura, fasulja, mishi i lopës, mishi i qurës.

7. Vitaminat B

Këto vitamina përbëjnë grupin e 8 vitaminave të lidhura mes vete, të cilat në natyrë ndodhen në burime të bimëve dhe të kafshëve. Burime të pasura me vitamina B janë: perimet me gjethe të gjelbërta, drithërat integrale, patatet, bishtajat, arrat, mëlçia dhe mishi i thatë.

8. Magneziumi

Është mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm për shumicën e reaksioneve në organizëm, mes tjerash është transport i glukozës dhe forcues i sistemit imunitar. Mund të merret përmes ushqimit, si tek bajamet ,farat e susamit dhe lulediellit, bananet, djathi, farat e kungullit dhe të lirit, miell tërshëre, brokoli, bizele dhe misër i ëmbël.

9. Sigurohuni që të merrni lëngje mjaftueshëm

Sigurohuni që dieta e përditshme të përfshijë një sasi të mjaftueshme të lëngjeve, në formën të ujit, qumështit apo lëngje frutash të pasura me vitamina.
Perdorni fruta dhe pije nga frutat e shtrydhura. Qendroni larg nga pijet e gazuara, apo ato me shtesa të ndryshme.
Marrja e se paku 2 litra uje ne dite eshte e domosdoshme.

10. Ushqime të pasura me selen

Vetëm tridhjetë gram arrë braziliane ka mjaftueshëm elementin kimik të selenit për të ndihmuar sistemin imunitar të luftojë sëmundjen.
Ushqime të tjera që përmbajnë selen janë frutat e detit, tuna, salmon, arrat, kikiriku .

11. Kërpudhat

Kërpudhat rrisin prodhimin e citokinës – qelizat që ndihmojnë në luftimin e infeksionit. Kërpudhat përmbajnë edhe përbërës të tjerë që forcojnë sistemin imunitar.

12. Qumështi i gjirit, faktor shumë i rëndësishëm te bebet

Qumështi i gjirit mund të përmirësojë ndjeshëm imunitetin dhe të mbrojë fëmijën nga Coronavirus.
Qumështi ka perberes siq janë imunoglobulina, leukocitet dhe antitrupa kundër viruseve dhe baktereve, që mbrojnë fëmijën nga infeksionet.

13. Pakësimi i marrjes së ëmbëlsirave dhe sheqerit

Konsumi i tepërt i sheqerit dhe ëmbëlsirave, zvogëlon numrin dhe funksionin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat ndihmojnë për të luftuar infeksionet e ndryshme dhe për të rritur efikasitetin e sistemit imunitar.

14. Sigurohuni që të keni gjumë të qetë dhe të mjaftueshëm

Nëse ju nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, do zvogëlohet rezistenca imunitare dhe kjo do të hapë rrugë për komplikime nga infeksioni virusal.

15. Aktiviteti fizik i domosdoshëm –
Aktiviteti i rregullt fizik është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të shmangur sëmundjet e ndryshme. Aktiviteti fizik, frymëmarrja e thellë, ajri i pastër dhe rrezitja mbushin trupin me oksigjen. Aktiviteti fizik, ndikon në normalizimin e proceseve metabolike në organizëm, zvogëlon rrezikun për shfaqjen e problemeve metabolike, kardiovaskulare dhe proceseve tjera të demshme gjate infeksionin e mundshem me corona virus.

16. Limon dhe mjaltë së bashku

Një përzierje mjaft efikase në shtimin e imunitetit. Bëni shtrydhjen e 5 limoneve në një liter ujë dhe vendosni 4 lugë mjaltë, përzieni dhe i pini gjatë dites. Mund t’i shtoni edhe fara chia 4 luge mesatare.

17. Recetë per forcimin e imunitetit:

18. Recetë për shtimin e energjisë:

Recetë – si të shtoni energjinë tuaj

19. Recetë për shtimin e energjisë në procese infektimi:

Receta ideale për shtim të energjisë

Tre persona po trajtohen në QKUK me dyshimet për koronavirus, njëri është nga Kina

Në Klinikën Infektive të QKUK-së është shtrirë një person me origjinë nga Kina, i cili po dyshohet se është prekur nga koronavirusi Covid-19. Sipas mjekëve, pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive. Ndërkohë edhe dy persona të tjerë janë të shtrirë në Infektiven e QKUK-së me dyshimet për koronë, raporton Express.

Për lajmin janë deklaruar edhe nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës. Ata kanë thënë se tashmë tre persona janë në monitorim dhe të njëjtëve u janë marrë mostrat për analiza.

Rezultatet pritet të dalin së shpejti.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Express.

Dje gjatë ditës u raportuan tri raste të tjera të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative.