I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetari Artan Hoxha komentoi situatën e rendit dhe krimit në vend, duke ngritur akuza të forta për mënyrën si, sipas tij, qeveria menaxhon Policinë e Shtetit dhe përballjen me krimin e organizuar.
Hoxha deklaroi se policia është lënë qëllimisht në kushte të dobëta ekonomike:
Sipas tij, një polici e varfër është më e lehtë për t’u kontrolluar. Gazetari shtoi se, nëse do të kishte vullnet politik për të goditur krimin e organizuar, strukturat vendore do të mund të vepronin me shpejtësi:
Ai kritikoi edhe mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë protestave të opozitës, duke e cilësuar reagimin disproporcional. Në analizën e tij, Hoxha foli edhe për dimensionin ndërkombëtar të krimit shqiptar, duke iu referuar sanksioneve të fundit të autoriteteve amerikane ndaj një organizate shqiptare të akuzuar për lidhje me kartelin e Sinaloas.
Sipas Hoxhës, përmasat globale të krimit dhe, siç u shpreh ai, ‘mbështetja politike brenda vendit’, e vënë Policinë e Shtetit në një situatë të vështirë.
‘Kjo qeveri për ta telendisur dhe për ta komanduar më lehtë policinë, e ka lënë më të varfër se çdo institucion tjetër. Sot rroga e një polici është 600 euro. Është e tmerrshme, është institucion, pastruesit në ministri marrin 25 deri 30% më shumë se një polic që del në rrugë.
Pra, shiko si e ke dhe pse e le policin e varfër? Sepse e ke kollaj ta kontrollosh. Është për bukën e gojës.
Policia reflekton fytyrën dhe imazhin e udh eqësit. Në qoftë se qeveria e lartë ka vullnet politik dhe do të godasi krimin e organizuar, ti do të shikosh merr furgonin jo Renean, po merr furgonin e grupit të gatshëm të Bajram Currit, jepi emrat e më të fortëve në Tiranë, po s’i mblodhën ata për dy-tre orë, se ata s’e dinë fare se kush është, ja dinë emrin dhe adresën. Furgonin e Bajram Currit, jo këto jo këta vërdallë. Shkojnë dhe i kapin. Po puna është që ndodh situata si ajo që tregove në Durrës, që ai thotë kap atë qytetarin. Ai nuk shkoi në Durrës të tundte dhëmbët dhe të thotë, kam dëgjuar që në këtë qytet rri Gysi dhe unë dua që Gysi dhe shokët e Gysit dhe kush e mban Gysin se më ka ngelur mua më shtëpinë, dua që ju ta kapni dhe ta vini para drejtësisë. E dëgjove ti këtë gjë? Jo. Qytetari i shkretë i përmendi Gysin, ai ai i tha më kap çikë atë. Pra, kjo për mua është
Gysi akoma është në qarkullim, është i lirë dhe prandaj qytetari e pësoi, pra e pësoi atë. Pra, po ta marrim në të gjithë këtë që sapo bëra, të panoramën të situatës që jemi, pra nuk mund të presim më shumë nga një polici që është lënë në këto kushte. Të thashë radhën e kaluar, ishim këtu për protestën. Çfarë nevoje ka pasur policia në fund të protestës së opozitës, dakord u hodhën molotovët, ato fishek zjarret që ato janë thjesht, janë më tepër elementë regjisorial. Nuk i bëjnë gjë godinës.
Ai është dekor për të dalë në media kaq është. Rama s’e ka pas nxjerrë atë autobotin e madh, nuk e ka pas nxjerrë në protesta shumë më të mëdha më përpara. Pse e nxjerr dhe e nxjerr mu te dera e kryeministrisë, gjë që s’e ka pas nxjerrë kurrë. Dhe mbasi e nxjerr aty, e i lëshon forcat speciale dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që t’i ndjekin protestuesit cep më cep në rrugicë në rrugicë të Tiranës.
Vetë protestuesit kanë një organizim, nuk janë nuk janë pa organizim aty mbrojtës dhe ata e dinë që mund të bien pre e provokimeve dhe ata mundohen të ruajnë mbështetësit e vet në fund të fundit. Por me këtë situatë që ne kemi, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës më në fund mbas një kohe shumë të gjatë sanksionuan një organizatë shqiptare si organizatë terroriste për shkak se armëve dhe kishte nuancat e një karteli dhe e ndihmonte kartelin, ose bashkëpunonte me kartelin Sinaloa, s’paska patur kurrë shqiptarë në këtë nivel.
Dhe ky shqiptari që ne pamë, që u sanksionua dhe familja e tij, ku e pamë për herë të parë ne? Ku ja kishim parë fytyrën? Se unë flisja që pesë-gjashtë vjet po s’ia kisha ndonj erë. E pamë duke dalë nga zyra e kryeministrit dhe ishte me nj erë deputet të një partie shumë të rëndësishme në Gjermani, ishte deputeti i CDU-së.
Pra, ne e pamë që ky person i cili ishte sanksionuar tashmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte në takim me kryeministrin. Ne kemi parë të gjithë reagimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dërguarit që ata kanë në Shqipëri, të gjithë të dërguarve që ata kanë sjellë në Shqipëri, madje dhe kur shkojnë te Ministria e Bujqësisë ose te Ministria e Shëndetësisë, ata kanë të njëjtën format.
Thonë, do të luftojë, do të mbështesim luftën kundër karteleve, narkotrafikut, dhe krimit të organizuar. Po ta përmenda këtë vetëm për një element, për të kuptuar që në çfarë niveli jemi dhe nëse ti ke krijuar një krim të organizuar të këtyre përmasave, përmasa globale dhe ata kanë një mbështetje politike brenda vendit, policia e shtetit, shyqyr që është në këmbë, sepse në këtë situatë, ne mund të ishim shumë më keq.
Është një marrëveshje në mbajtjen e ndarjen e territorit. Kur bie situata kriminale, është marrëveshje bota nëndheshme me shtetin.’, tha gazetari Artan Hoxha ndër të tjera në SYRI TV.