Dashi 21. mars – 20. prillNe orët e para te mëngjesit do ndiheni te qete ju te dashuruarit por pas mesdite situata do ndryshoje tej mase. Do mësoni disa gjera te gabuara qe ka bere partneri dhe do debatoni shume ashpër me njeri-tjetrin. Beqaret le te presin edhe pak për te kërkuar dashurinë sepse sot nuk është aspak momenti i përshtatshëm. Ne planin financiar do jeni me shume fat.
Demi 21. prill – 21. majDite mjaft sharmante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni e do dashuroheni pafund me atë qe keni ne krah. Beqareve do ju krijohen te gjitha kushtet e nevojshme qe te realizojnë takimet e ëndrrave dhe ta gjejnë dashurinë. Ne planin financiar fati do jete serish me ju dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mundohuni vetëm te mos jepni hua.
Binjaket 22. maj – 21. qershorDite jo vetëm e bukur, por e mbushur edhe me shume pasion do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do përjetoni emocione te forta. Beqaret do takohen rastësisht ne ambiente pune me disa persona dhe do ndihen mire pranë tyre. Tani për tani do kenë vetëm një marrëdhënie shoqërore. Financat do përmirësohen fale një shpërblimi ne pune.
Gaforrja 22. qershor – 22. korrikPas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot gjerat mes jush dhe atij qe keni ne krah do fillojnë te stabilizohen. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe kërkoni falje me mënyrat e duhura. Beqaret do kenë plot takime, por ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e te afërmve dhe miqve prandaj nuk do gjendeni ne vështirësi.
Luani 23. korrik – 22. gushtMarsi do jete planeti qe do iu beje me te logjikshëm gjate kësaj dite dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie prej te cilave duhet te përfitojnë gjithë kohës. Financat nuk do jene shume te mira, kështu qe ne disa momente do ju duhet edhe te kërkoni leke borxh për te kryer shpenzimet e nevojshme.
Virgjeresha 23. gusht – 23. shtatorJeta juaj ne çift do ketë me shume gjallëri dhe alegri sot. Rutina nuk do ketë vend tek ju dhe do ndiheni përgjithësisht mjaft mire. Beqaret do kërkojnë vetëm emocione te forta dhe do jene gati edhe për lidhje afatshkurtra. Për ta e rëndësishme është te mos ndihen vetëm dhe te buzëqeshin gjithmonë. Për te menaxhuar me kujdes financat duhet t’iu besoni këshillave te familjareve.
Peshorja 24. shtator – 23. tetorJeta juaj ne çift do jete si çdo dite sot. Nuk do përjetoni ndonjë emocione me te veçante se me pare, përkundrazi ne ndonjë moment mund t’iu duket edhe çdo gjë rutine dhe e mërzitshme. Beqaret do jene optimiste dhe nuk do ndalen se e kërkuari dashurinë deri ne minutën e fundit. Disa do jene me fat. Para se te kryeni shpenzime do bëni mire te reflektoni disa here. Vetëm kështu do shmangni problemet.
Akrepi 24. tetor – 22. nëntorÇdo gjë ne jetën tuaj ne çift do ndryshoje si me magji sot. Partneri do rrëfehet për çdo gjë qe ndien dhe tashme do flisni te dy vetëm me te vërteta. Ka gjasa qe ne mbrëmje te merren edhe vendime serioze. Beqaret nuk do realizojnë takime euforike, megjithatë pritet qe dita te jete e bukur dhe emocionuese. Ne planin financiar do përballeni me një surprize mjaft te këndshme.
Shigjetari 23. nëntor – 21. dhjetorDite goxha delikate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë do keni debate edhe për gjera elementare dhe pa ndonjë rëndësi te madhe. Beqareve, edhe sikur vetmia t’iu rendoje shume, mire është te mos fillojnë një lidhje vetëm sa për sytë e botes. Çdo hap qe duhet te hedhin duhet ta ndiejnë. Sektori i financave do konsolidohet ndjeshëm.
Bricjapi 22. dhjetor – 20. janarDo keni diskutime te stuhishme me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me te do behet gjithnjë e me delikate. Po nuk ndryshuat taktike keni për te pasur probleme me serioze. Beqaret do kenë takime te papritura dhe emocionet do iu shtohen pafund. Ne planin financiar do dini si t’i hidhni hapat dhe nuk do ju dale asnjë lloj problemi.
Ujori 21. janar – 19. shkurtQielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri dhe mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë shume mundësi as për aventura dhe as për lidhje serioze kështu qe do ju duhet ende te presion edhe pak kohe për ndryshimet e ëndërruara. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do ketë me tepër përmirësime nga sa mendonit.
Peshqit 20. shkurt – 20. marsDita e sotme nuk do jete shume e mire për te dashuruarit. Do ndiheni shpesh si te përhumbur dhe aspak ne humorin e duhur. Beqaret do jene joshës pafund dhe do arrijnë ta bëjnë për vete secilin person qe do pëlqejnë. Shume gjera do ndryshojnë për mire për ta. Ne planin financiar nuk do i keni idetë shume te qarta dhe mund te bëni edhe gabime.
Komentet