Pas një vizite në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mbrëmjen e sotme edhe Spitalin e Traumës, ku po trajtohen disa nga personat e lënduar gjatë protestës kombëtare të opozitës.
Në një prononcim për mediat pas vizitës, Berisha u ndal veçanërisht te gjendja e aktivistit Aulon Kalaja, të cilën e cilësoi serioze. Sipas tij, Kalaja është goditur nga pas me shkop dhe ndaj tij është përdorur spraj ariu, ndërkohë që ai nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm.
Berisha theksoi se aktivisti është njohur për pjesëmarrje në qindra protesta paqësore dhe e konsideroi ndërhyrjen ndaj tij si të pajustifikuar. Ai ngriti akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë, duke i lidhur ato me përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës është përdorur në mënyrë masive spraj ariu, i cili mund të jetë i rrezikshëm për jetën në raste të caktuara, veçanërisht për personat me probleme të frymëmarrjes apo zemrës. Ai e cilësoi përdorimin e tij ndaj qytetarëve si shkelje të rëndë ligjore dhe të ndaluar nga konventat ndërkombëtare.
Berisha deklaroi gjithashtu se ka pasur përdorim të mjeteve të tjera të rrezikshme, përfshirë shishe molotov dhe bomba zhurmuese, të cilat kanë shkaktuar plagosje si te protestuesit ashtu edhe te një efektiv policie. Në vijim, ai akuzoi autoritetet për përpjekje për të fshehur incidente të tjera dhe për të ushtruar dhunë edhe ndaj gazetarëve që mbulonin ngjarjen.
Duke e cilësuar situatën si një “skenar dhune të organizuar”, Berisha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë edhe më e fuqishme dhe se opozita do të ndjekë rrugë ligjore për të denoncuar shkeljet e kryera.
I pyetur nga gazetarët për gjendjen shëndetësore të Kalasë, Berisha tha se ekzaminimet kanë konstatuar kontuzion të indeve të buta në zonën e kokës, duke shtuar se dëmtimet mund të jenë më të thella dhe jo menjëherë të dukshme në fazat e para.
Në fund, ai dënoi ashpër dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë thirrje mediave dhe qytetarëve që të dokumentojnë çdo incident për t’i përdorur si prova në denoncimet e ardhshme.
DEKLARATA E BERISHËS:
Gjendja e gazetarit të mirënjohur, Aulon Kalaja, ishte serioze. Përveç se e kanë, i kanë hedhur spraj ariu, kanë e kanë goditur kafshërisht, mbrapa, me shkop, në një kohë që në mënyrë absolute, nuk po kryente asnjë veprim të të dhunshëm.
Domethënë, ju e njihni. Aulon Kalaja, më thotë një mik i tij, një bashkëmoshatar i tij, që ka bërë 350 protesta dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë njëherë protestë përveç se paqësore. Dhe tani tha, e pashë tha që e morën Klevisin, egërsisht, fallangat e Skënder Ballukut dhe të Sokol Besprerit, i cili në vend se të ishte në burg nja 30 vite, për shokun që e tradhëtoi dhe e lanë në makinë e dogjën kriminelët dhe terroristët në Qafë Muzinë, komandon tani policinë kundër opozitës.
Pra, ky është realiteti. Kanë përdorur, protestuesit më thonë se bombulat e sprajit kishin imazhin e ariut. Çka do të thotë, është spraj ariu. Spraj Ariut, ja u them unë ju këtu, mund të ketë në raste të caktuara, është vdekjeprurës.
Në të cilat raste është? Në rastin e personave që kanë probleme bronshite apo astmë bronkiale. Në rastin e personave që kanë vagotoni të shtuar për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që mund të reflektohen në zemër me arrest kardiak.
Pra, përdorimi i tij është një vepër e rëndë penale, është një vepër e cila dënohet në konventa, është absolutisht e ndaluar të përdoret tek njerëzit, dhe këta kanë përdorur masivisht sprajn e ariut, ndaj deputetëve, ndaj protestuesve. Unë isha tek spitali tjetër, tek spitali i urgjencës me doktor Tritanin. Atje janë disa drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike të goditur me spraj ariu, të djegur, kanë shkuar gjer në djegie me, me efektet e tij të egra, sepse ai është një spraj i i përllogaritur në disa fishin e përdorimit të sprajt të njeriut.
Sepse ariu është ari, e keni parasysh, është një kafshë 3-400 kg, është e një fuqie të jashtëzakonshme dhe mbrojtja ndaj tij është pra, ai është një gjë dhe që përhapet dhe në një në një fushë më të gjerë. Pra, nuk del të gjuhën këtu dhe duhet të hecësh të dalësh prej efektit të tij. Janë përdorur, janë hedhur nga, janë hedhur nga taracat, shishe molotov, bomba molotov mbi protestuesit.
Kanë plagosur dhe një polic në kokë, por s’e di se ku është, me shishe molotov të hedhur nga taracat. Duhet ta kenë prurë këtu, e keni parë ju gjë? Jo. E kanë fshehur.
E kanë, demonstruesit e kanë parë me sytë e tyre, që një polic është plagosur me shishe që erdhi nga sipër. Sikundër qytetarët, u janë janë dëmtuar nga shishet e Molotovit. Kanë hedhur bomba zhurmuese. Bomba zhurmuese, por bomba granata zhurmuese kanë plagosur te këmbët një seri protestuesish.
Çfarë të kemi të bëjmë pra? Kemi të bëjmë me një skenar shtazërie të vërtetë të Skënder Ballukut, i cili kërkoi ose mendoi se mori detyrën dhe ja ka marrë përsipër Lubis dhe Ramës se do ja mbyll çështjen me qytetarët. Po kjo çështje në mënyrë absolute nuk mbyllet kurrë. Përkundrazi, protesta tjetër do të jetë e stërfuqishme krahasuar me këtë që patë sot. Edhe njëherë i them Edi Ramës, çështja, dosja Rama Balluku nuk mbyllet më. E mbyllën me prokurorinë, e mbyllën me gjykatën, po me opozitën shqiptare s’e mbyll dot kurrë atë.
Dhe, se edhe gazetarët i kanë sulmuar. Po, po. Edhe gazetarët janë sulmuar sot.
Dhe dënoi me forcën më të madhe. Por, kërkesa ime njerëzishme ndaj jush, të filmoni çdo akt të tyre, veçanërisht mjetet që hedhin, veçanërisht , sprajin e ariut. I ndaluar, bën vepër penale kudo dhe ne do të paraqesim akuza më të forta ndaj tyre për të gjitha këto krime që kanë kryer sot. Të themi, të gjithë deputetët, të gjithë protestuesit e shënjuar në mënyrë të qëllimshme për t’i dekurajuar, i gjeta dhe më të vendosur për protestën që vjen.
Dënoj me forcën më të madhe aktet shtazore të narkopolicisë ndaj protestës, po.
Pyetja e gazetarëve: Zoti Berisha, ndaj gazetarit Kalaja është bërë edhe një skaner. Ju që ishit brenda, u vu në dijeni se si ka dalë skaneri i zotit Kalaja?
Berisha: Kontuzion. Kontuzion i indeve të buta. Po prit. Kontuzioni i indeve të buta në zonën e trurit ajo mund të jetë, indeve të jashtme të kokës. Po ajo absolutisht mund të jetë e shoqëruar dhe nga kontuzion i trurit, i cili, të cilin skaneri në stadet e tij fillimit nuk e, nuk e e zbulon dot. Kështu që goditja ka qenë e qëllimshme. I kanë shkuar mbrapa, e kanë goditur nga mbrapa. Dhe nuk po bënte asgjë tjetër, vetëm po mirrte Klevis Balliun që s’po bënte asgjë. E kuptoni ju pra, një strategji që ngjitet në nivelet e akteve terroriste nga narkopolicia.
Një protestuesi ja kanë vënë policët te koka. Po ti çfarë do këtu? E kemi të arrestuar këtë. Pasi e kanë shkelmuar, pasi e kanë shkelmuar, i kanë këputur kërbishtin, shkelma, tani e mbajnë të arrestuar, kanë hall t’ja ndryshojnë dëshminë, po ai është i vendosur, ai do dëshmojë për të gjithë qëndrimin e tyre shtazor ndaj tij.
Pyetja e gazetarëve: Zoti Berisha, protestuesit i kanë sjellë nga komisariati pasi e kanë dhunuar këtu apo?
Berisha: Jo protestuesin e kanë sjellë nga protesta.
Sepse kemi një informacion që ka disa protestues që janë dhunuar nëpër komisariate dhe i kanë sjellë këtu.
Pyetja e gazetarëve: E besoj unë plotësisht, veçanërisht sepse ky është një drejtor Allushi apo, ky është për Tiranën apo ka një funksion, është një ortak i bandave. Është një bandit ortak. Nuk ka asnjë rregull. Por ne absolutisht çdo gjë do të përgjigjen. Kjo katërshe e sotme me në krye Skënder Ballukun, këta janë listë të zezë sa është Edi Rama me Lubi Ballukun.
Faleminderit zotërinj gjermanë! Komplimente për profesonalizmin tuaj! Është me të vërtetë një pasqyrë e nevojshme pë të parë përdhunimin psiqik që është bërë nga komunizmi dhe vazhdon të thellohet nga pasardhësit e tij në politikën shqiptare! Ju lutem na ndihmoni!
Kush është Sali Berisha i vërtetë?
SALI RAM BERISHA TRASHGIMTARI NR. 1 I DIKTATORIT KOMUNIST TË FUNDIT NË SHQIPËRI……
PD E FAMILJES SALI BERISHA PO TENTOJNË TË SHKATRRROJNË RIORGANIZIMIN E STRUKTURAVE TË REJA TË ORGANEVE TË DREJTËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPERISË .
PO NUK KENI TURP O FAQEZI TË PROPOGANDONI SI LIDËR HISTORIK TË DEMOKRACISË KRIMINELËT E DIKTATURËS KOMUNISTE-SLLAVJANE TË PARTISË KOMUNISTE BERISHJANE!!!???……..
KOMUNISTËT E ORIGINENSE BOLSHEVIK JANË SI SHEJTANI, ATA BAHËN SI ANTIKOMUNIST DHE SI DEMOKRAT, SI FASHISTË DHE SI NAZISTË E GJITHË ÇFARË LLOJË SOROLLOPI I KËSAJ BOTE.
NJË KULISHE APO NJË KULISH KOMUNISTI; NUK KA ASNJË SHANC QË TË BËHET DEMOKRATE APO DEMOKRAT I SISTEMIT TË MODELIT TË KAPITALIZMIT AMERIKAN-PERENDIMOR….
Respekt për Ambasadoren U.S. në Tiranë znj. Yuri Kim, për ndihmën e madhe që po i jep Organeve të Drejtësisë në Shqipëri.
Falenderime për Ambasadën U.S. në Tiranë dhe për SHBA!
Organizata e Krimit dhe Korrupsionit e themeluar dhe e drejtuar nga koka e krimit Sali Berisha, ka një veprimtari me themele të thella dhe të ërrëta që nga viti 1944-2020.
Kjo Organizatë Kriminale e Berishizmit është pro diktaturës të PK Kineze.
Qëllimi i Organizatës Kriminale të Berishizmit është destabilizimi i situatës në Shqipëri për të shpëtuar kokën e Kryekriminelit Sali Berisha nga SPAK-u dhe rikthimin e tyre në qeverisjën e Shqipërisë.
Objektivi final i Organizatës Kriminale të Berishizmit është për të shkatrruar mardhënjët e Shqipërisë me SHBA. Shteti Demokratik i SHBA janë shpresa e vetme për të shkatrruar Organizatën Kriminale të Berishizmit, kjo do të finalizojë vëndosjen e Shtetit Demokratik në Shqipëri.
Ish Presidenti dhe ish Kryeministri Sali Berisha është kyetari organizues i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri nga viti 1991-2020. Gjurmë dhe fakte tranditëse të krimeve të rënda të kryera nga ”Organizata kriminale Berisha” nga viti 1991-2020. Respekt për gjithë personat e rrezistencës që luftuan kundër diktaturës komunist enveriane-berishjane nga viti 1944-2020! Ky është Sali Berisha i vërtetë i cili mbuloj dhe fshehu këto gjurmë dhe këto krime të rënda të diktaturës komuniste.
PD e familjes Berisha ka falimentuar sepse në themelet e saja ka krime të rënda dhe gjakë të pastër shqiptarësh, të vrarët në pabesi pas shpine, ata ishin atdhetar dhe demokrat të vërtetë. Me opozitën e sotme 30 vjecare të të djathtës fallso apo me PD komuniste-fashiste të z. Lulzim Basha. Kjo levizje politike që nga themelimi është e deshtuar sepse ajo është themeluar dhe e drejtuar nga spiuni i UDB i ish Jugosllavisë Sali Ram Berisha me psedonimin ”Bisturia”. PS do të qëndroje në pushtet sa herë qe ajo ka deshire sepse i mungon rezistenca kundershtare e partisë rivale demokratike e vërtetë. Të nderuar demokrat të djathtës së vërtetë! Në Shqipëri ”Shteti Deokratik Ligjor” nuk është shkatrruar nga PS sepse ata nuk e kanë braktisur e tradhëtuar kurrë elektoratin dhe mbështetësit e të majtës tyre socialiste, ata kanë qëndruar në parlament. Drejtuesit e PS nuk janë larguar nga mbështetësit e të majtës socialiste në zgjedhjet e pushtetin vëndore për Bashki. ”Shteti Deokratik Ligjor” është shkatrruar nga PD fallso sepse ajo është një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. Ajo sikur bëri në vitin 1997 ka kërkuar herë pas herë destabilizimin e situatës ekonomike dhe politike në vendin tonë. PD e familjes Berisha për 30 vite ka korruptuar e shkatrruar policinë e shtetit, prokurorinë dhe gjykatat (Lexoni vendimet e VETINGUT dhe të SPAK-ut). PD kohën e fundit ka djegur mandatet parlamentare të tyre dhe janë larguar nga votimet e Bashkive sepse e kishin nuhatur shumë mirë humbjen e thellë të tyre në pushtetin vëndor. PD kishte si qëllim për të zvarritur reformën demokratike në Organet e Drejtësë dhe për të mashtruar dhe për prerë në besë demokratët e vërtetë të PD. PD e familjes Berisha nuk i kish ngelur rrugë tjetër demokratike për të vepruar sepse ajo ishte shëndrruar totalisht në një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” ose PD me aleatët fallso demokratike kërkon të vijë në pushtet jo me vota demokratike. PD e Berishizmit kërkon si përherë për të marrur pushtetin me vota të përcaktuara në tovalinë, sipas porosisë të ish Presidentit Ramiz Alia që kish bërë në marveshtjën e fshehtë në vitin 1990 me komunistin sllavjan Sali Berisha (8 vite, me 8 vite). Kjo llojë marveshtje kriminale në politikën shqiptare për zgjedhjet e vitit 2021 ka dështuar. Kjo marveshtje e fshehët e vitit 1990 ishte antikombëtare, ishte shumë kriminale e djllëzore dhe kish si objektiv final:- Për të degjeneruar para opinionit të shëndosh publik PD dhe gjithë Sistemin Demokratik në Shqipëri sepse ky sistem ishte i modelit demokratik-amerikno-perendimor. Nga dora e zezë e tradhetarit Sali Berisha ky objektiv tani në vitin 2020 është ralizuar në masën 100 % dhe më shumë. Në Shqipëri ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë organizimin e krahut politik i të djathtës së vërtetë. Kjo situatë kriminale e skandaloze në ”Sistemin e Organizimit Politik në Shqipëri” do të vazhdojë deri kur personat drejtues të PD do të ballafaqohen me Organin e Drejtësisë së vërtetë SPAK-un dhe deri kur ky Organ i Drejtësië të shpall PD ”Një Organizatë Korruptive Kriminale” e cila është drejtuar direkt nga kryekrimineli Sali Berisha ose (Bisturia e UDB-së e ish Jugosllavisë).