VOAL

VOAL

Higjena në Facebook – Sipas Galateos të komunikimit ndërnjerëzor – Nga Elida Buçpapaj

October 26, 2015
blank

Komentet

blank

Bieber: Vuçiçi po përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat

Me moton, “Serbia kundër dhunës”, dhjetëra mijëra qytetarë serbë protestuan sërish dje në Beograd, duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit, Aleksandar Vuçiç.

Florian Biber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, tha se Vuçiç po tregohet i paaftë ndaj protestës dhe kjo ka bërë që ajo të jetë më masive.

Megjithatë, ai mendon se për të hequr vëmendjen nga protestat, lideri serb po e përdor çështjen e Kosovës.

“Për më tepër, ato shërbyen si një mënyrë për të larguar vëmendjen dhe vrullin nga protestat antiqeveritare. Ai po e përdor çështjen e Kosovës si një mënyrë perfekte për të larguar vëmendjen nga sfidat e brendshme. Mbetet vetëm një nga lepujt që mund ta nxjerrë nga kapelja kur ka nevojë”, pohoi ai.

Për Vuçiçin, tensionet në Kosovë shërbejnë për qëllime të shumëfishta, shkruan Foreign Policy.

Ato përshtaten mirë me retorikën nacionaliste të Vuçiçit dhe i mundësojnë atij të luajë rolin e një burrështetasi në nivel evropian dhe ndërkombëtar. syri.net

blank

Gjuha e z. Agim Bahtiri ndaj poetit dhe publicistit Halil Matoshi, e papranueshme- Nga ARIF EJUPI

 

Gjuha e rrugës ka goxha kohë që është e pranishme në televizionet tona, sidomos në debatet me temë nga politika.
Mendojmë që kjo ka ardhur si pasojë e asaj që dyert për debate u janë hapur edhe atyre që nga politika kuptojnë aq sa unë, kuptoj nga literatura e shkruar në kinezishte.
Politika është art bukur i vështirë. Ajo e ka njëfarë alfabeti të veçantë, që s’mund të kuptohet nga të gjithë.
Bile, euforikët dhe tregtarët s’kanë çfarë të kërkojnë në politikë. Ata edhe nëse janë të mirë në shpirt mund të bien fare lehtë në kurthe, nga mosnjohja e lojës që e dikton kundërshtari dhe situatat.
Brezi ynë i fundviteve ‘50-të dhe fillimviteve ‘60-të, z. Halil Matoshi e njeh si njeri të përpjekjeve të pareshtura për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës .
Çdo Lëvizje studentore brenda Universitetit të Kosovës, deshëm apo nuk deshëm e mbanë emrin e tij.
Ai për ta bërë më serioze në sy të botës vendosmërinë e shqiptarëve të Kosovës, për shkëputje nga Serbia, në janar të vitit 1990, me gjithë rrezikun vihet në krye të Parlamentit Rinor të Kosovës.
Kjo shoqatë rinore brenda një muaji tubon rreth vetes mbi 100 mijë të rinj. Në nëndegën e Orllanit të Gallapit, në krye të këtij forumi rinor emërohet Zahir Qerim Pajaziti, pushkë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të rinjtë e kësaj organizate rinore shumica studentë të Universitetit të Kosovës, të prirë nga plaku i mençur dhe i urtë, Anton Çetta, dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në pajtimin e gjaqeve, gjithandej trojeve tona. Në pjesën dërrmuese të këtyre tubimeve ka qenë i pranishëm edhe z.Matoshi.
Më 7 prill të vitit 1990, Halili së bashku me kolegun e tij, Blerim Ali Shala dhe gjashtë veprimtarë të tjerë të këtij asociacioni rinor, mbahen në burgun e Prishtinës, vetëm pse e bëjnë publik helmimin misterioz të nxënësve tanë, nga sigurime të fshehta të Armatës dhe Policisë jugosllave, në medie vendore dhe ato të huaja .
Kur, Serbia nëpërmjet një procesi të montuar politik pati përgatitur shpalljen e gjykimit të këtyre veprimtarëve nga SHBA-ës, vjen reagimi i drejtpërdrejtë dhe serioz, i diplomatit të njohur James Addison Beker.
Ai me reputacionin e tij prej avokati me famë ndërkombëtare dhe mbrojtësi të dalluar të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i bënë trysni të vazhdueshme Beogradit.
Falë këtij intervenimi human më 18 prill të vitit 1990, nga Burgu i Qarkut të Prishtinës, lirohet grupi prej tetë të akuzuarve.
Këta të rinj po mbaheshin në këtë burg nën akuzën se kinse kanë inskenuar këtë ngjarje, së bashku me arsimtarë dhe nxënës të shkollave të Kosovës.

blank

Përveç veprimtarisë atdhetare Halil Matoshi, shquhet edhe si krijues i të gjitha zhanreve të letërsisë.
Ai qëkur ishte nxënës i vitit të parë të gjimnazit “9 Maji” tani “Ismail Qemali “ të Dardanës ( ish-Kamenicë) nisi të botojë në të gjitha gazetat dhe revistat e asaj kohe.
Atë edh pse ende fëmijë cilësia në shkrime e radhit përkrah krijueseve të njohur si: Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Sabri Hamiti, Mirko Gashi, Zejnullah Rrahmani, Shaip Beqiri, etj, etj.
Kur, kryekasapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshoviq, ia vuri mu në buzë drynin informimit në Gjuhën shqipe, z. Matoshi, së bashku me kolegun e tij Blerim Shala, përkundër kërcënimeve dhe burgosjeve që u bëheshin, vazhduan me botimin ” Zëri Javor “ të Prishtinës .
Kjo revistë me tema të nduarnduarta nga trojet tona e tmerronte Serbinë. Andaj edhe konfiskohej paarritur mirë në pikat e shitjes.
E, botuesit e saj çoheshin në burg ,ku mbaheshin 7-8 ditë, pa ujë e bukë në bodrumet e Burgut të Prishtinës. Atyre në orvatje për t’i thyer dhe klasifikuar si armiq të shembjes së ish- Jugosllavisë, u bënin kokat tullac.
Me gjithë përpjekjet e Serbisë, për t’i detyruar të tërhiqeshin nga kjo veprimtari, ata nuk u ndalën për asnjë çast. Madje në të njëjtën kohë bashkëpunonin ngushtë edhe me të përkohshmen “Mladina” të Lubjanës.
Halili, Blerimi dhe kolegët e tyre me në krye disidentin dhe shkrimtarin Adem Demaçi, me kusht që bota ta kuptojë se çfarë po ngjet në Kosovë,u futën disa ditë radhas edhe në grevë urie.
Matoshi, autor e redaktor i dhjetëra librave, romaneve dhe tregimeve, me guxim të pashoq intervistoi edhe shumë personalitete të njohura, si në Kosovë, ashtu dhe jashtë saj.
Puna e tij shumë herë u vlerësua publikisht edhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili me dëshirën më të madhe pranonte dhënien intervistë z. Matoshi.

blank

Kur i ngushtohet hapësira për të krijuar dhe plasuar aty ku duhet të vërtetën mbi Kosovën, Halil Matoshi, shkon në Lubjanë të Sllovenisë.
Atje në kontakte me personalitete të njohura të politikës dhe kulturës sllovene, e pasqyron me argumente tërë dramën e Kosovës, duke përfshirë këtu burgosjet, vrasjet, dhe segregacionin në shkolla e spitale, që ushtronte asokohe Serbia, ndaj shqiptarëve, të harruar nga Bashkësia Ndërkombëtare, veçantë nga vendet e Perëndimit.
Matoshi në Lubjanë pati takime të shpeshta edhe më strukturat udhëheqëse të rinisë së Republikës së Sllovenisë . Ai me disa prej tyre ishte takuar edhe më herët nëpërmjet z. Blerim Shala edhe në Prishtinë.
Konsultimet me të rinjtë sllovenë që ishin vënë në ballë të nismave për shkëputjen e Sllovenisë, nga Federata e ish-Jugosllavisë, Z. Matoshi,i vlerësonte të dobishme dhe i merrte si model për organizimet e radhës në Kosovë.
Veprimtaria e z. Halil Matoshi, me shtrirje edhe jashtë Kosovës, e sidomos vizitat e tij në SHBA-ës, merren si pretekst dhe ai kidnapohet befas, më 21 janar të vitit 1999,nga policia sekrete e Serbisë, në shtëpinë e tij në Hajvali , që në atë periudhë i përkiste rajonit të Prishtinës.
Matoshi mbahet në burgjet e Serbisë, gati 1 vit, nën akuzën për terrorizëm . Intelektualë të mirëfilltë brenda KMDLNJ-së, në Prishtinë, i njoftojnë rreth këtij rasti përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Gjenevë të Zvicrës, e këta me urgjencë i dërgojnë komisionarët e tyre në Beograd.
Falë, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe njerëzve vullnetmirë brenda KMDLNJ-së, sot z. Matoshi, gjendet pranë familjes së tij dhe miqve të shumtë.
Kjo periudhë me arrestime, vrasje e presione të llojllojshme i është e panjohur zotit Agim Bahtiri .
Ai asokohe në cilësinë e azilkërkuesit po e shijonte erën e tulipanëve në parqet e Amsterdamit, të Holandës. Kurse, z.Matoshi, po vraponte në çdo cep të Kosovës, për të njoftuar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm mbi vrasjet dhe burgosjet që i bënte Serbia.
Jo vetëm ndaj z. Halil Matoshi, por ndaj të gjithë atyre që rrezikuan veten dhe familjet e tyre për lirinë e Kosovës, duhet të tregohemi të përmbajtur dhe larg ofendimeve.
Entuziazmi i tepruar dhe trimëria e pakontrolluar shpeshherë çojnë në qafëthyere. Një i rinj nga Rrafshi i Dukagjinit, duke dashur ta imitoj në fluturim një parashutist profesionist e merr ombrellën dhe lëshohet nga majat e një lisi.
Gjatë këtij lëshimi ai i thyen dy brinjë . Shokët edhe pse të prekur nga rasti, të pushtuar nga të qeshurat i thonë: Disaherë të tërhoqëm vërejtjen mos-mos-mos, e ti prapë me tënden.
Ai nën gjëmë tha : -Ah sa gazep qenka mos me ia dit vetes hallin …
Në Kosovën e lirë është fare lehtë me u tregua “Mic Sokol” dhe me premtua “parajsën” e munguar.
Mjerisht, gjendja reale në terren është krejt ndryshe . Nga zgjedhjet e shpallura si të ligjshme në Veriun e Mitrovicës, nga gojët e udhëheqësve tanë dje apo pardje u tha që këto zgjedhje duhet përsëritur. Napoleon Banaparte, gjeneral i famshëm i Ushtrisë franceze thotë “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”
Me këtë rast ashiqare shihet trysnia ndërkombëtare mbi Kryeministrin Albin Kurti, por para se të vije deri tek kjo duhet t’ lihen më një anë kapriçiot dhe inatet në mes veti, dhe të krijohet unitet dhe konsensus, kur në pyetje janë çështjet madhore të vendit.
Nëse vazhdohet dikush thumbit e dikush patkoit Kosova, do të mbetet laborator i përhershëm, ku secili mund të eksperimentojë kur t’i teket .
Të gjithë ata që e ndjenë veten shqiptarë duhet të luftojnë për ruajtjen e atyre10 9082 km2, të Republikës së Kosovës, edhe ashtu të tkurrura.
Kosova ruhet nga copitmi apo bosnjëzimi vetëm me bashkim dhe qëndrime të përbashkëta të faktorit politikë shqiptarë, dhe me konsultim paraprak me miqtë tanë amerikanë, anglezë e gjermanë etj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dhanë jetë dhe shpenzuan miliarda në paqësimin e Ballkanit, e dinë fare mirë që Kosova, pa Gjigantin Metalurgjik “Trepça “dhe burimet ujore të Ujmanit, mbetet si një trup i pagjymtyrë.
Andaj, ato nuk hynë në kompromise me Serbinë, e cila çdoherë me përkrahjen e Rusisë, u mundua me qenë zaptuese jo vetëm e Kosovës, por e tërë rajonit.
Agim i dashur, tregohu shaljanë i vërtetë dhe kërkoi falje publike Z. Matoshi, për ofendimin e bërë në afekt, sepse vetëm kështu mund të thirresh në trashëgiminë e Isa Boletinit , Ukshin Kovaçicës dhe Bislim Bajgorës!
ARIF EJUPI

blank

Narrativa po ndryshon- Nga Arbër Zaimi

Nejse, narrativa po ndryshon. Ministrja e Jashtme e Kosovës, e ftuar nga Blinken dhe e ulur krah tij në Riad.

Bashkimi Europian refuzon “fake news”-et dashakëqija për sanksione ndaj Kosovës.

KFOR-i zyrtarisht pranoi se dhuna e trazirave serbe në veri ishte organizuar nga grupe kriminale.

Janë shtuar dhe po shtohen dita ditës zërat e rëndësishëm në Senat e Kongres të SHBA-ve, në Parlamentin Evropian apo në parlamentet e vendeve të rëndësishme si Gjermania e Britania, që mbështesin të drejtën dhe të vërtetën e institucioneve dhe qeverisë të Kosovës.

Vuçiçi ndërkohë, pardje i premtoi Eskobarit e Lajçakut se do ta përdorë ndikimin e tij për të bindur serbët të marrin pjesë në votime, sot paska deklaruar solemnisht se serbët nuk do marrin pjesë në votime pa marrë paraprakisht autonomi. Njësoj siç gënjeu në Bruksel e në Ohër, kur para garantuesve ndërkombëtarë u zotua për marrëveshje me Kosovën, e pak ditë më vonë nga Beogradi tha se Serbia nuk do ta zbatojë marrëveshjen.

Sigurisht, ai ka mbështetësit e vet në perëndim, Serbia trashëgon një rrjet të gjerë influence, por me të tilla mashtrime të hapura edhe mbështetësit e tij do të pakësohen. Dikush thotë se Vuçiçi e ka blerë mbështetjen me armët që dërgon në Ukrainë, duke dhënë shenja se po afrohet me Perëndimin, por deri tash askush s’e ka parë Rusinë të shfaqë shqetësim.

Falë angazhimit të stafeve politike e diplomatike të qeverisë së Kosovës, falë angazhimit të gazetarëve të terrenit që faktuan çka ndodhi në veri, falë policëve të Kosovës, falë angazhimit të shumë shqiptarëve në diasporë, falë këmbënguljes së idealistëve edhe në rrjete sociale, falë opozitës së gjerë dhe shumë qytetarëve e intelektualëve jo konformistë në Shqipëri, narrativa e përgjithshme po ndryshon.

Natyrisht, vështirësitë nuk do të marrin fund dhe qeveria e Kosovës duhet të tregojë elasticitet dhe kreativitet, njëkohësisht të ruajë parimet, ashtu siç nuk bën asnjë qeveri tjetër në Ballkan. Por kjo punë nuk bëhet me “rrugë të shkurtra” në prapaskena.

Në fund, siç po më duket, prapë do të triumfojë e drejta dhe e vërteta e Kosovës. Pak rëndësi ka se kujt do t’i mbetet turpi se punoi kundër kombit të vet, fundja faqja që s’ka cipë, nuk skuqet.

blank

Zgjohuni shqiptarë, të këqijat po ju vrasin në gjumë… – Nga FLORIAN BINAJ

Në këtë emision kemi sjellë një mori denoncimesh, hetimesh, raportimesh, jetëshkrimesh, dorëshkrimesh, dorëzimesh, gëzimesh, lumturimesh, hidhërimesh, përjetimesh, mashtrimesh, bashkimesh, tjetërsimesh, keqpërdorimesh e sa e sa imesh…

Fenomene që e deformojnë shoqërinë, marrëveshje në të mirë të disa njerëzve por që shkatërrojnë Shqipërinë.

Për çfarë kemi raportuar jemi përpjekur të gjejmë edhe përgjegjësit. Kemi treguar me fakte, me figurë e zë se kush janë abuzuesit.

Por, për të gjithë këto gjëra që nuk shkojnë mirë, ka dhe një përgjegjës për të cilin nuk flasim shumë:

Shqiptari që fle gjumë. Ai që sytë i ka hapur por që nuk do të shohë. Ai që lajmet që dalin nga investigimet tona i dëgjon, por nuk do që ti kuptojë; ai që del në protestë për reality shoë, por nuk shqetësohet që për të gjitha taksat që i merren, nuk merr asnjë shërbim; ai që bëhet luftarak vetëm për termat Prind 1 e Prind 2, por është i shurdhër kur ne i tregojmë që thith ajër kancerogjen dhe që fëmijët e tij mund të rriten dhe pa prindër. Madje nuk kanë as guximin që të ndihen keq për atë që i bën keq se kanë frikë se mos ndihen më keq…

Ne nuk po bëjmë thjesht një emision, ne po përpiqemi të hedhim dritë aty ku nuk ka guxim askush. Ne kemi faktuar ujin e pisët që na shitet si ujë i pijshëm dhe na faturohet si shampanjë, kemi sjellë dëshmi për inceneratorët ose në shqip, hirëzuesit, kemi zbuluar trafikun e votuesve me ndryshim adresash, kemi zbardhur dhunimin e votuesve nga kryetarët e bashkive, kemi faktuar abuzimet me tenderat….e sa e sa të tjera.

Ne, PIRANJAT, duke e lënë modestinë jashtë dere, e themi me plot gojë e bindje që edhe këtë sezon kemi bërë punë të shkëlqyer.

Por, sfida jonë më e madhe nuk është me shurdhërinë e institucioneve e deri SKAP-it, më falni SPAK-ut, para denoncimeve tona, por mpirja e ndërgjegjes qytetare.

Qëllimi ynë nuk është thjesht denoncimi i së keqes, por zgjimi i shqiptarëve që flenë gjumë dhe që këto të këqija po e vrasin në gjumë…

Na kanë kërcënuar, na kanë paditur për të na trembur e për të na mbyllur. Janë përpjekur të na blejnë, bllokojnë, fshijnë, censurojnë..

Por ja ku jemi. Në opozitë me pushtetin, sepse ky është roli i çdo mediaje serioze.

Sezonin tjetër do të rikthehemi dhe më të fortë, dhe me më shumë guxim, sepse, Shqipëria ka shumë nevojë për atë që ne bëjmë: të bëjmë dritë, derisa të gjithë të zgjohen.

Shqipëria ku nuk do ketë më nevojë për Piranja, do të jetë Shqipëria prej nga askush nuk ikën e ku gjithkush do ketë dëshirë të jetojë dhe ku vlerat e vërteta të jenë prirëse të jetëve tona e demokracia dhe meritokracia të zënë rrënjë…Derisa ta bëjmë këtë Shqipëri.

Ju faleminderit që na keni ndjekur. Do rikthehemi. syri.net

blank

Deputeti i VV-së Artan Abrashi: Ndërkombëtarët po e shfrytëzojnë Ramën, në fund do ta hedhin në rrugë ose në burg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se ndërkombëtaret po e shfrytëzojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama meqë është i kapur që t’i bëjë favore presidentit serb, Aleksandar Vuçicc.

Abrashi përmes një postimi në Facebook, të njëjtit do ta hedhin Ramën në rrugë ose në burg si një limon të shtrydhur, që si hynë në punë as piktorit për një tablo me natyrë të vdekur.

‘Me shumë gjasa, edhe dikush nga ndërkombëtarët po e shfrytëzon Edi Ramën meqë është i kapur që t’i bëjë favore Aleksandër Vuçiqit. Në fund, të njëjtit, do ta hedhin Ramën në rrugë ose në burg. Porsi një limon të shtrydhur, që s’i hyn në punë as piktorit për një tablo me natyrë të vdekur.’- ka shkruar ai në një postim në Facebook. syri.net

blank

Trumpi sulmon Sorosin: Partia në pushtet kërkon të eliminojë opozitën, por unë jam 7 pikë para Bidenit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, nisi menjëherë një fushatë për mbledhje fondesh pasi u bë e ditur se ndaj tij janë ngritur shtatë akuza për mënyrën se si i ka trajtuar informacionet e klasifikuara.

Gjatë një reagimi për mbështetësit e tij, Trump tha se kjo është ndërhyrje në procesin zgjedhor, ndërsa vazhdoi të sulmonte miliarderin majtist, George Soros.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një akt i neveritshëm i ndërhyrjes në zgjedhje nga partia në pushtet për të eliminuar opozitën dhe për të grumbulluar kontroll total mbi vendin tonë”.

“Shteti i Thellë (Deep State) mendoi se e kishte shkatërruar fushatën tonë kur një prokuror i mbështetur nga Soros më paditi dhe madje më arrestoi në fillim të këtij viti.

Por më pas, ne i shokuam ata ndërsa fushata jonë u forcua edhe më shumë. Ne thyem rekorde në mbledhjen e fondeve. 3 sondazhe të pavarura treguan se ne e mundim Joe Biden me 7 pikë. Në fakt, sondazhet tregojnë se unë jam i vetmi republikan që mund ta mposht Joe-n e pandershëm”.

“Pra, pasi një prokuror i shtetit dështoi që të na thyente, ‘Deep State’ i ashpërsoi sulmet e tij dhe lëshoi një prokuror federal që të tentonte të na rrëzonte.

Por më lejoni të jem sa më i qartë që të jetë e mundur. Pa marrë parasysh sa egërsisht më sulmojnë, unë KURRË, KURRË nuk do t’ia dorëzoj vendin tonë të majtës radikale dhe nuk do të përfundoj KURRË këtë fushatë presidenciale që ju vë ju në plan të parë,” tha Trump. syri.net

blank

Rama propozoi draftin për krijimin e Asociacionit, reagon zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në reagim sqarohet se çështja e marrëveshjeve të mëparshme për asociacionin, është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj.

Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiçit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe”.

Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë.”-thuhet në reagimin për Top Channel.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e djeshme u ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.bw

blank

Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?

Luljeta Krasniqi-Veseli

Derisa përmendet opsioni i zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe atje thonë se janë duke kryer detyrat që ua kërkon mandati.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por me më pak se 4% mbështetje nga votuesit. Popullata shumicë serbe, pas thirrjeve të përfaqësuesve të saj politikë, i ka bojkotuar ato zgjedhje.

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë, ka shkaktuar tensione në këtë zonë, që vazhdojnë edhe sot.

Situata ka qenë më e qetë vetëm në Mitrovicë të Veriut, ku objekti i komunës është i ndarë fizikisht sipas sistemit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Në tri komunat e tjera, ato objekte janë shfrytëzuar nga kryetarët e mëparshëm serbë.

Për shtensionimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale – për çka nuk ka marrë ende përgjigje në praktikë nga institucionet e Kosovës.

Zeqiri nga fshati Çabër: Jemi duke kompletuar kabinetin

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se si pasojë e situatës së krijuar, aktualisht, është duke ushtruar detyrën e tij nga Zyra për Komunitete në fshatin Çabër të kësaj komune.

Ai tregon se është në përfundim e sipër të kompletimit të kabinetit, i cili, siç thotë, do t’i ketë 14 drejtori – nga arsimi deri te shëndetësia.

“Do të nisim me prioritetet që kanë qytetarët e kësaj komune. Do të fillojmë me punë të vogla, por që janë të rëndësishme”, thotë Zeqiri.

Ai thotë se, deri më tani, nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga qytetarët për ndonjë shërbim komunal. Por, siç shprehet, janë disa kërkesa të mëparshme që kanë qenë në proces, e që janë duke u shqyrtuar – mes tyre, asfaltimi i disa rrugëve dhe ndriçimi në disa lagje të fshatrave.

Zeqiri thotë, po ashtu, se ka pasur takime me disa kryetarë të komunave të tjera, si Mitrovicë e Veriut, Vushtrri dhe Drenas, dhe se ata janë në proces të nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi në fusha të ndryshme.

Peci nga fshati Lipë: Kemi kërkesa nga banorët

Për të njëjtat arsye, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, thotë se është duke punuar nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune.

Edhe ai thotë se është në kompletim e sipër të kabinetit dhe se, në të njëjtë kohë, është duke pranuar kërkesa nga banorët shqiptarë të disa fshatrave.

“Kemi vizituar fshatin Zhazhë dhe aty kemi pasur kërkesa për ndërtimin e dy shtëpive për dy familje shqiptare. Kemi parë se ato kanë nevojë për këto shtëpi dhe po shohim se cilat janë procedurat që duhet ndjekur ne si komunë për ndërtimin e tyre”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Një tjetër kërkesë e bërë nga qytetarët, shton ai, është edhe pastrimi i rrugëve të disa fshatrave.

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për të biseduar për aktivitetet e tij.

Ngjashëm as kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Megjithatë, ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook disa nga aktivitetet e veta, që përfshijnë emërimin e “disa drejtorëve të drejtorive komunale”.

Në një tjetër postim të tijin thuhet se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka funksionalizuar E-Kioskun – platformë që u mundëson qytetarëve të pajisen më lehtë dhe më shpejt me dokumente civile.

Sipas Atiqit, ky shërbim ka ekzistuar edhe në të kaluarën, por nuk ka qenë funksional.

Atiq ka thënë më herët se në fokus të punës së tij do të jenë: zhvillimi ekonomik lokal dhe ofrimi i shërbimeve efikase për qytetarët.

Çfarë thotë shoqëria civile?

Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP dhe njohës i pushtetit lokal, thotë se kryetarët e komunave në veri, në aspektin legjislativ, janë të plotfuqishëm, por, në aspektin praktik, kanë vështirësi për kryerjen e detyrave.

“Për rrjedhojë nuk mund të pritet që kryetarët e komunave ta kenë fuqinë e plotë në terren, sidomos sa u përket investimeve kapitale, pasi që atje ka banorë që i rezistojnë autoritetit të kryetarëve aktualë dhe kjo, padyshim, do të shkaktojë kufizime dhe mungesë të rezultateve në terren”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ushtrimi i detyrave jashtë ndërtesave komunale nuk parqet ndonjë problem.

Ligji për vetëqeverisje, sqaron Salihu, e specifikon që kryetarët duhet të jenë banorë të atyre komunave, por nuk e thotë askund se duhet të jenë patjetër në objektet përkatëse publike.

“Madje, rekomandimet e qeverisjes së mirë thonë që kryetarët e komunës duhet të jenë më shumë në terren sesa në zyra dhe, për rrjedhojë, mandati i tyre dhe funksioni i tyre nuk lidhen për objektin përkatës për të ushtruar detyrën”, thotë Salihu.

Kryeministri Kurti këmbëngul që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet t’i ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale, duke argumentuar se ato janë prona të Republikës së Kosovës.

Katër komunat në veri kanë qenë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur udhëheqësit e deriatëhershëm serbë kanë dhënë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Përfaqësuesit politikë serbë i kanë kërkuar më pas popullatës shumicë atje t’i bojkotojë zgjedhjet e 23 prillit, me arsyetimin se pushteti qendror nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për më shumë autonomi.

blank

DYSHIMET – VOA: Raportimet mbi lidhjet e presidentit Vuçiç me grupe kriminale ngrenë pikëpyetje në SHBA

Në filllim të muajit maj, revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, botoi një artikull të gjatë mbi presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç që përmbante hollësi mbi dyshimet për lidhjet e tij me një grup kriminal, pjesëtarë të të cilit po ndiqen penalisht nën akuzat për kryerjen e një sërë krimesh, përfshirë trafik droge dhe vrasje.

Artikulli tërhoqi vëmendje ndërkombëtare dhe jo vetëm në Ballkan, ku rrjete të gazetarisë investigative kanë raportuar më parë mbi dyshime të ngjashme, të cilat zoti Vuçiç i ka mohuar.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte mbi besueshmërine e pretendimeve që ngriheshin në artikullin e Nju Jork Times-it, megjithatë të paktën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit e shpërndau lajmin në rrjetin e tij social.

Dyshimet e ngritura në artikull u shtruan edhe gjatë një seance dëgjimore në Kongresin e Shteve të Bashkuara mbi Ballkanin Perëndimor, muajin e kaluar.

Megjithatë, analistët e pavarur i shprehin hapur mendimet e tyre.

“Ishte një artikull tronditës dhe i tmerrshëm, që zyrtartët më të lartë të qeverisë janë kaq të lidhur me grupet kriminale. Mendoj se e kemi parë një gjë të tillë dhe në mjaft vënde të tjera, kjo ndërthurje mes qeverive autoritare dhe rrjeteve kriminale është një shqetësim në rritje”, tha për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Gary Kalman, drejtor ekzekutiv i organizatës Transparency International në Shtetet e Bashkuara.

“Është e tmerrshme. Është vërtet shumë keq”, thotë Susan Rose-Ackerman profesore e ligjit dhe shkencave politike në universitetin “Yale” dhe bashkëautore e librit “Korrupsion dhe Qeverisje”.

Ajo i tha Zërit të Amerikës se lidhjet mes njerëzve që janë në pushtet dhe krimit të organizuar, krijojnë një formë ekstreme të korrupsionit politik.

Sipas artikullit të Nju Jork Times-it, lidhjet e policisë me grupin kriminal që drejtohej nga huligani i futbollit, Veljko Belivuku, ishin të dokumentuara.

Ndër të tjera, në artikull shkruhet se, “nuk ka shumë dyshime se Belivuku dhe grupi i tij janë në burg pasi EUROPOL-i arriti të dëshifronte aplikacionin për mesazhe telefonike ‘Sky – ECC’, të cilin ata e përdornin për të komunikuar”.

Autori i artikullit, gazetari Robert F. Worth shkruante se Belivuku kishte dëshmuar në një seancë gjyqësore “se banda e tij ishte organizuar për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit”.

Mes të tjerash ai vinte në dukje se grupi kishte frikësuar kundërshtarët politikë të zotit Vuçiç dhe kishte parandaluar tifozët në ndeshjet e futbollit, që të lëshonin thirrje kundër zotit Vuçiç.

Gazetari thotë se ishte skeptik që Presidenti Vuçiç të mos kishte qenë në dijeni të atyre që kishte bërë ky grup duke qenë se zoti Vuçic “ushtron tani thuajse kontroll të plotë në çdo aspekt të jetës publike”, në Serbi.

Konteksti ndërkombëtar

Zoti Vuçiç është pjesë e politikës që nga vitet ‘90. Ai ka shërbyer si ministër i Informacionit në qeverinë e Slobodan Milosheviçit, ku ai drejtoi sulme të ashpra ndaj shtypit dhe mbështeti në mënyrë publike kriminelët serbë të luftës.

Forca e tij politike, Partia Përparimtare Serbe është në pushtet prej më shumë se 10 vjetësh, periudhë gjatë të cilës ai ka mbajtur gjithashtu edhe detyrën e kryeministrit.

Këshilltarët për media të zotit Vuçiç nuk pranuan kërkesën për komente të dërguar nga gazetari Worth, por gjatë një interviste për televizionin pro qeveritar Happy Tv në Serbi, zoti Vuçiç tha se “artikulli absurd i Nju Jork Times-it ishte i porositur” dhe se ai e kuptonte se ishte një mesazh pikërisht në kohën që mbahet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Sebisë dhe Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por kjo e fundit nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e saj.

“Unë e di si punojnë ata, CIA po bëhet gati, CIA të sheh dhe nëse nuk je i mirë dhe i dëgjueshëm, ky është vetëm fillimi”, tha zoti Vuçiç në intervistën për ‘Happy TV’.

Prej vitesh, është bërë praktikë e zakonshme që autoritetet serbe të paraqesin çdo kritikë si tradhëti, komplot kundër vendit, ose komplot për të përmbysur qeverinë.

Si gazetari Worth edhe redaksia e gazetës Nju Jork Times i hodhën poshtë këto akuza.

Analistët që biseduan me Zërin e Amerikës vunë në dukje se aspekti më domethënës i artikullit ishte fakti se ishte publikuar në gjuhën angleze, në një media me integritet dhe që ka një numër të lartë lexuesish.

“Artikulli dha një tabllo të Aleksandër Vuçiçit dhe qeverisë të tij, duke e vënë atë në një kontekst ndërkombëtare, përderisa publikohet në Nju Jork Times”, tha për Zërin e Amerikës Tanya Domi, profesore në Shkollën për Çështjet Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias. “Të gjithë mund ta lexojnë artikullin”.

A është Serbia një partner i besueshëm për Shtetet e Bashkuara?

“A është ky artikull i besueshëm”, e pyeti senatori Bob Menendez Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet, gjatë seancës dëgjimore të komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit mbi angazhimin amerikan ndaj Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar Nju Jork Times-it.

“Besojmë se po. Nuk mund të flas mbi detaje të veçanta të artikullit, por absolutisht ka shumë korrupsion”, u përgjigj zoti Chollet, ndërsa në krah të tij qëndronte zëvendës ndihmës sekretari i Departamentit Amerikën të Shtetit, Gabriel Escobar.

“Atëherë cilat janë pritshmëritë reale, që Serbia, me një sfond të tillë, të jetë një partner i besueshëm?, pyeti zoti Menendez.

“Po e bëjmë këtë duke ditur të gjitha problemet dhe po mbajmë përgjigjës zotin Vuçiç dhe kolegët e tij për korrupsionin, për sjelljen dhe veprimtarinë e tyre”, tha zoti Chollet, duke vënë në dukje se korrupsioni është një problem serioz në të gjithë rajonin.

Por në një intervistë për shërbimin boshnjak të Zërit të Amerikës, Kurt Bassuener nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit, vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk kanë vënë sanksione për korrupsion ndaj asnjë zyrtari të administratës së zotit Vuçiç, ashtu siç kanë bërë në vendet fqinje.

“Në thelb ata iu shmangën çështjes”, tha zoti Bassuener, duke iu referuar zyrtarëve të Departamentit të Shtetit. “Ata nuk u morën me thelbin e atyre që ngrihen në të. Dhe mendoj se ky është një tregues se në qendër të politikës së tyre është ulja e tensioneve në rajon”.

Zonja Domi beson se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi po ndjekin idenë se Serbia është “një faktor qëndrueshmërie në rajon”. Por nëse synimi i kësaj politike ndaj Ballkanit Perëndimor është që të afrojë Serbinë me Perëndimin dhe ta largojë nga Rusia, ajo thotë se nuk ka prova se një strategji e tillë mund të funksionojë.

Serbia eshtë ndër të paktat vende në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe në vend ka ndenja të forta pro-ruse.

Zoti Kalman nga organizata Transparency International thotë se strategjia e Uashingtonit ndaj Serbisë mund të ndryshojë në të ardhmen.

“Mendoj se ekziston mundësia që SHBA, duke pasur parasysh rolin e Serbisë, mund të ushtrojë trysni për të përmirësuar gjërat atje,” thotë ai.

“Deri në cilën pikë janë të gatshëm të ushtrojnë presion dhe janë apo jo të shqetësuar nga aleancat, që qeveria serbe mund të krijojë me vende që paraqesin shqetësim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, dhe për këtë arsye Uashingtoni të tërhiqet, këtë nuk di ta them”, u shpreh zoti Kalman./VOA

blank

‘Duke draftuar…’- Deputetet e Kosovës ulen në kafe dhe ‘tallen’ me Ramën

Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci ka publikuar një fotografi bashkë me shefen e saj në Parlament, Mimoza Kusari-Lilën, ministren Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Statovci ka publikuar një foto, ku shkruan ‘Duke draftuar…’, një ironi therrëse drejtuar si mesazh kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili dy ditë më parë propozoi tek kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, një draft statut për Asosacionin e komunave me shumicë serbe.

“Duke draftuar …”, ka shkruar Statovci.

Kujtojmë se më datë 8 Qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi se ka bërë gati draftin për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Ky draft, që synon zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë e kryeministrit Albin Kurtit.

Kreu i Qeverisë shqiptare, pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, si dhe në ditët në vijim do informojë edhe presidentin e KiE, Charls Michel. Ky dokument konfidencial, sipas Ramës nuk do të bëhet kurrë publik.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. Ai nuk e komentoi draftin e përgatitur nga Rama. syri.net

blank

Gabriel Escobar nuk është Amerika- Nga NEZIR H. KRAKI

Gabriel Escobar nuk është Amerika. Kerkesat e kercenimet e tij nuk jane amerikane por serbe.
Kosova është per zgjedhje te reja ne veri dhe qasje e Albinit është më pro-amerikane ne afat te gjate sesa qasja e Escobarit i cili është ne kerkim te nje suksesi personal momental. Nuk është me koha kur rrezohen e emerohen qeveri demokratike ne zemer te Evropes. Nuk eshte Kosova Sudan as Libi. Vjen si kauboj i Teksasit duke abuzu me fuqine e Amerikes dhe me miqesine qe ne kemi me të.
Miroslav Lajçak nuk është Evropa. Kurre s’ka qenë. Si minister i jashtem i Sllovakise ne ate kohe, ky eshte pozicionu kunder Evropes e kunder Amerikes duke e kundershtu me zell e me bindje pavaresine e Kosoves. Kurre, ne asnje moment ky person nuk ka shfaq asnje fije respekti ndaj Kosoves apo pranimi qofte edhe simbolik te shtetit tone. Misioni i tij është evitimi i konfliktit, jo gjetja e zgjidhjeve afatgjata.
E kercenimi i vetem per konflikt ne Ballakn eshte Serbia, jo Kosova. Serbia e ka ne kushtetute Kosoven. A e ka permend kete gje Escobari apo Lajçaku? Joooo! Atehere, thene qafen se Kosova eshte ne shpine e vet dhe asnje pretendim s’e ka mbi Serbine apo token e saj. Eshte kollaj me arrit sukses diplomatik ne kete menyre, duke e kercenu e poshteru viktimen, te dobetin. Tani çoni lapolte « Albini po na pengon, duhet mi denu Kosoven se s’po pranon dhunim publik ».
Misionarë mercenarë!
blank

‘Vuçiçin e kemi partner të mirë’- Deputeti gjerman: Deklarata e Hill, çmenduri

Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç e konsiderojnë si “partner të mirë”, kurse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së.

Përmes një postimi në Twitter, Bütikofer ka thënë se kjo është “thjesht çmenduri”, raporton Express.

“Ambasadori i ShBA’së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin Vuçiç “partner të mirë” ndërsa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjesht çmenduri”, shkruan Bütikofer.

Hill tha dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë probleme thelbësore me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkak të papajtueshmëruve për situatën e tensionuar në veri.

Hill ka thënë se është i pasigurt nëse Kurti ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së, por ka thënë se ky vendim i takon ambasadës amerikane në Prishtinë.


Send this to a friend