Eshtrat e Profesorit Stephen Hawking do të varrosen në Westminster Abbey afër varreve të Isak Njuton dhe Çarls Darvin, është bërë e ditur.
Profesori i njohur Stephen Hawking ka vdekur në moshën 76-vjeçare, tha një zëdhënës i familjes së tij. Teoricieni i fizikës ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Cambridge të Anglisë mëngjesin e së mërkurës, 14 mars 2018.
Në një deklaratë, fëmijët e Hawking, Lucy, Robert dhe Tim thanë: “Jemi të dëshpëruar për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur ditën e sotme. Ai ishte një shkencëtar i mrekullueshëm dhe një
njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojnë për shumë vite”.
Komentet