VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Haradinaj: Ushtria e Kosovës – vendim sovran

By | December 6, 2018

Komentet

Lulzim Basha: Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë!

Lulzim Basha ka ftuar për herë të fundit të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës së ditës së nesërme. Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryedemokrati është shprehur se nesër populli merr në dorë fatet e veta.



Statusi i Bashës

Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian. Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli! Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!

Zëri i Amerikës: Presidenti Trump kërkon marrëveshje për njohje të ndërsjellë Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve si një veprim thelbësor për të ardhmen e tyre.

Thirrjet ishin pjesë e një letre që presidenti Trump i dërgoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe një letre dërguar presidentit serb Aleksandër Vuçiç, me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë.

Ne letrën dërguar presidentit Thaçi, thuhet se “marrëdhëniet e fuqishme dypalëshe janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të përqendrohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është thelbësore për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse“.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në letër, “u mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës“.

Ndërkaq në letrën dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, presidenti Trump thekson se “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ndërsa u takon palëve që të arrijnë një marrëveshje që mund ta mbështesin të dyjat, vlerësojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë element thelbësor i normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën për synimet e Serbisë për integrime evropiane dhe rritje ekonomike“, thuhet në letër.

Në dhjetor të vitit që lamë pas presidenti Trump u kishte shkruar të dy presidentëve duke bërë thirrje që të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi ndërmjet tyre, duke theksuar se “do të mirëpriste të dy presidentët në Shtëpinë e Bardhë, për të kremtuar atë që do jetë një marrëveshje historike“.

Por, bisedimet ndërmjet të dyja palëve mbetën të pezulluara për shkak të tensioneve politike dhe tarifave ndaj mallrave serbe që vendosi qeveria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara disa herë kanë bërë thirrje për pezullimin e tarifave dhe kanë marrë e paralajmëruar veprime dënuese për shkak të refuzimit të qeverisë për ta bërë një gjë të tillë.

Trysnia amerikane la bërë që të shtohen përpjekjet në Kosovë për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte dëmtimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara roli i të cilave vlerësohet i pazëvendësueshëm në proceset politike përfshirë edhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës 11 vjet më parë.

Kosova duhet të qëndrojë në kurs – Nga Shirley Cloyes DioGuardi

Përgjigjja ndaj taksës 100 për qind mbi Serbinë:

Unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë tejkaluar kufijtë e tyre duke i bërë thirrje Kosovës që të shfuqizojë tatimin e 100 për qind të importit nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Një vend sovran ka të drejtën sovrane të ngarkojë çdo gjë që dëshiron të ngarkojë. Dhe meqenëse Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, vendimi i saj nuk ka të bëjë asgjë me BE. Përveç kësaj, është në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara që të thonë, siç ka bërë rishtazi, se e respekton sovranitetin e Kosovës, por që Kosova duhet të pezullojë tatimin. Meqenëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk i kanë kërkuar Serbisë të njohin produktet e Kosovës apo të ndalojnë fushatën e vet diskredituese ndërkombëtare kundër Kosovës, unë besoj se ata duhet të përmbahen nga ndërhyrja në vendimin sovran të Kosovës.

Unë nuk kam diskutuar me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për shumë vite dhe prandaj nuk jam e vetmja që mendoj se çka e çoi deri te vendimi i tij për tarifat e tregtisë. Por unë e kam shumë mirë të njohur deklaratën e tij të përsëritur në shtypin shqiptar se Kosova është e gatshme të heq taksën sapo Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas mendimit tim, ky është hapi i parë që Serbia duhet ta ndërmarrë nëse është e sinqertë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën që zgjidh konfliktin serb-shqiptar dhe i vendos të dy vendet në një rrugë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Është e pamundur të arrihet një marrëveshje e ndërsjellë nëse Kosova dhe Serbia nuk vijnë në tryezë si shtete të barabarta dhe sovrane. Dhe është Serbia e jo Kosova, ajo që po i ndalon negociatat me qëllim të vonimit të mëtejshëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës

Përgjigja ndaj thirrjes për shkëmbim kufijsh:

Thirrja e Serbisë për një shkëmbim të territorit është një përpjekje për të mohuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe për të rihapur diskutimin e statusit të Kosovës si një komb sovran – një status për të cilin Serbia ka punuar për ta dëmtuar që nga fillimi i bisedimeve Prishtinë-Beograd në vitin 2011. Bazuar në qasjen e Serbisë gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE (që atëherë Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Zonja Catherine Ashton këmbënguli se do të përfundojë në 2013 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit), është bërë e qartë se Serbia po shtyn për shkëmbimet territoriale për të vonuar, nëse jo për të penguar tërësisht, normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Është thellësisht shqetësuese të shihet se zyra e Federica Mogherinit, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, kërkon që të varrosë njohurinë mbi favorizimin e BE-së ndaj Serbisë në të gjitha bisedimet Prishtinë-Beograd, duke e nisur një proces edhe më shkatërrimtar të shkëmbimeve kufitare që ka shkaktuar tashmë paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor.

Besoj se territori midis Serbisë dhe Kosovës mund të shkëmbehet vetëm nëse Serbia e njeh sovranitetin e Kosovës, pushon tentimin që të zgjidhte rezultatin dhe të pajtohet për një votë të lirë që mbikëqyret ndërkombëtarisht. Por ky nuk është realiteti. Beogradi këmbëngul që të marrë të gjithë territorin e Kosovës në veri të lumit Ibër (në vend të vetëm një pjese më veriore të zonave me shumicë serbe të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut) dhe dëshiron t’i japë Kosovës vetëm një pjesë të luginës së Preshevës në Serbinë jugore (në vend të zonave me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit). Serbia dëshiron të shtyjë njohjen përfundimtare të Kosovës, derisa është duke i ndjekur synimet e veta ekspansioniste (synimet që çuan deri te krijimi artificial i Republika Srpska në fund të luftës në Bosnjë në 1995). Në këto rrethana, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët tjerë të bashkësisë ndërkombëtare duhet të përjashtojnë mundësinë e ndryshimeve kufitare. Për fat të mirë, Gjermania, Britania, Holanda dhe Italia e kundërshtojnë këtë ide.

Në fundi, nuk ka as konsensus politik as mbështetje publike në Kosovë për një shkëmbim të territorit. Sondazhet e kryera nga Instituti Demokratik i Kosovës në shtator të vitit 2018 tregojnë se 75 për qind e të anketuarve janë kundër ndryshimeve kufitare dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për të bërë një shkëmbim të territorit si pjesë të fazës përfundimtare të negociatave.

Pse Kosova duhet të qëndrojë në kursin e vet:

E vetmja mënyrë që Kosova mund të ketë sukses është nëse qeveria e saj dhe populli i saj qëndrojnë në kurs të vet. Është koha që elita politike kosovare të marrë një qëndrim pro-aktiv drejt së ardhmes së Kosovës dhe të imponojë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. (Siç e thashë më parë, imponimi i Kryeministrit Haradinaj për tatimin 100 për qind të Kosovës është hapi i parë). Kosovarët duhet të insistojnë që bashkësia ndërkombëtare të respektojë sovranitetin e Kosovës dhe të pranojë që Serbia përmes luftës së saj gjenocidale kundër shqiptarëve ka humbur të drejtën e saj për të ndërhyrë në punët e Kosovës. Është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të sigurojë një rrugë për anëtarësimin në BE për të gjitha shtetet në Ballkan të cilat janë të gatshme të pranojnë vlerat e Perëndimit për demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Nëse Kosova ndahet padrejtësisht, duhet të theksohet se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë bashkëpjesëmarrëse në shkeljen e vlerave të veta, sepse një vend i tillë i kapur nga Serbia do të shënonte triumfin e kërkimit të Sllobodan Millosheviqit për një “Serbi të Madhe ” të ndërtuar mbi spastrimin etnik. Dhe do të përhapte konfliktin etnik në Evropën Juglindore.

Sinqerisht,


Shirley Cloyes DioGuardi
Keshilltare per Ceshtje te Ballkanit

“Kosova Should Stay the Course” 
by Shirley Cloyes DioGuardi
Response to the 100 percent tax on Serbia:

I believe that the United States and the European Union have overstepped their boundaries in calling on Kosova to repeal its 100 percent import tax on Serbia and Bosnia Herzegovina.  A sovereign country has a sovereign right to charge whatever it wants to charge.  And since Kosova is not a member of the European Union, its decision has nothing to do with the EU.  In addition, it is a contradiction for the United States to say, as it recently did, that it respects Kosova’s sovereignty, but that Kosova must suspend the tax.  Since the United States and the European Union have never asked Serbia to recognize Kosova’s products or to stop its international smear campaign against Kosova, I believe that they should refrain from interfering in Kosova’s sovereign decision.

I have not been in discussion with Kosova Prime Minister Ramush Haradinaj for many years, and so I am not privy to the thinking that led to his decision about the trade tariffs.  But I am very familiar with his repeated statement in the Albanian press that Kosova is prepared to lift the tax once Serbia recognizes Kosova’s independence.  In my opinion, this is the first step that Serbia must take if it is sincere about reaching a comprehensive agreement with Kosova that resolves the Serbian-Albanian conflict and puts both countries on a path to join the European Union.  It is impossible to reach a mutual agreement if Kosova and Serbia do not come to the table as equal and sovereign states.  And it is Serbia, not Kosova, that is halting the negotiations for the purpose of further delaying recognition of Kosova’s independence.

Response to the call for border exchange:

Serbia’s call for a land swap is an attempt to deny Kosova’s right to self-determination and to reopen discussion of Kosova’s status as a sovereign nation—a status that Serbia has worked to undermine from the beginning of the Prishtina- Belgrade talks in 2011.  Based on Serbia’s approach during the EU-mediated dialogue (which then High Representative of the EU for Foreign Affairs and Security Policy Lady Catherine Ashton insisted would be completed in 2013 with the signing of the Brussels Agreement), it has become obvious that Serbia is pushing for territorial exchanges in order to delay, if not prevent altogether, the full normalization of relations with Kosova.  It is deeply upsetting to see that the office of Federica Mogherini, the EU’s High Representative for Foreign Affairs and Security Policy, seeks to bury knowledge of the EU’s favoring of Serbia throughout the Prishtina-Belgrade talks by launching an even more disastrous process of border exchanges that has already triggered instability in the Western Balkans.

I believe that territory between Serbia and Kosova could be exchanged only if Serbia recognized Kosova’s sovereignty, ceased trying to cherry pick the result, and agreed to a free vote that was internationally supervised.  But this is not the reality.  Belgrade insists on taking over all of Kosova’s territory north of the Ibar River (instead of only the very northern Serbian majority areas of Leposavic, Zvecan, and Zubin Potok), and wants to give Kosova only a portion of southern Serbia’s Presheva Valley (instead of the Albanian majority areas of Presheva, Medvegje, and Bujanovc).  Serbia wants to delay final recognition of Kosova, while pursuing its expansionist aims (aims that resulted in the artificially created Republika Srpska at the end of the Bosnian war in 1995). Under these circumstances, the United States and other members of the international community should rule out the possibility of border changes.  Fortunately, Germany, Britain, the Netherlands and Italy all oppose the idea.

Finally, there is neither political consensus nor public support in Kosova for a land swap. Polls conducted by the Kosovo Democratic Institute in September 2018 show that 75 percent of respondents are opposed to border changes, and Kosova President Hashim Thaci does not have the endorsement of the Kosovo Assembly to make a land swap part of the final phase of the negotiations.

Why Kosova should stay the course:

The only way that Kosova can succeed is if its government and its people stay the course.  It is time for the Kosovar political elite to take a proactive stance towards the future of Kosova and impose full reciprocity towards Serbia.  (As I stated earlier, Prime Minister Haradinaj’s imposition of the 100 percent tax on Kosova is a first step).  Kosovars must insist that the international community honor Kosova’s sovereignty and recognize that Serbia through its genocidal war against Albanians has forfeited its right to intervene in the affairs of Kosova.  It behooves the international community to provide a road to EU membership for all states in the Balkans that are prepared to accept the West’s values of democracy, rule of law, and respect for human rights.  If Kosova is unfairly partitioned, it should be noted that the European Union and the United States will have been complicit in the violation of its own values, because such a land grab by Serbia would mark the triumph of Slobodan Milosevic’s quest for a “Greater Serbia” built on ethnic cleansing.  And it would spread ethnic conflict in Southeast Europe.

Sincerely,


Shirley Cloyes DioGuardi
Balkan Affairs Adviser

Të huajt nuk investojnë në Shqipëri: Zero financime Kina, “thërrime” BE-ja

Konferenca për Sigurinë në Mynih, e zhvilluar së fundmi, ka dalë edhe me një raport për gjendjen e sigurisë, jo vetëm në Europë por edhe më gjerë. Një vëmendje të veçantë në këtë raport merr edhe Ballkani Perëndimor, si kandidat për t`iu bashkuar unionit. Mes rreshtave të raportit, thuhet edhe se, anëtarësimi i të gjashtë vendeve në Bashkimin Europian nuk është aspak një siguri, sidomos në këto kohë, kur zgjerimi nuk është i pashmangshëm dhe se palët nuk janë të bindura për të, sidomos Brukseli.

Ndërhyrja e dy fuqive si Rusia dhe Kina në rajon shihet si një çështje me shqetësim të madh për sigurinë e rajonit dhe të Bashkimit Europian. Sipas ekspertëve dhe politikëbërësve gjermanë, Kina po e shfrytëzon më së miri Ballkanin për të përfituar politikisht, ndërkohë që Rusia ka ndërhyrë së tepërmi në rajon, së fundmi duke tentuar të minojë marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Sa i përket investimeve kineze në rajon, Shqipëria duket të jetë ajo më e “pastra”, pasi mes 5 vendeve të iniciativës 16+1 ( ku përjashtohet Kosova ), është e vetmja që nuk ka qoftë edhe një investim të vetëm nga Kina në infrastrukturë përgjatë viteve 2013-2018.

Në të gjitha shtetet e tjera të rajonit Kina ka kryer investime të mëdha në sektor, nga 796 milionë euro në rastin e Malit të Zi, deri në 2.8 miliardë euro në rastin e Bosnje Hercegovinës. Siç e tregon qartë edhe grafiku, prezenca e Kinës me investime në rajon është e lartë, më përjashtim të Shqipërisë, që është një rast i rrallë.

Por ndërkohë që mosprania e investimeve kineze në vendin tonë mund të shihet si një lëvizje gjeopolitike, të dhënat tregojnë se as investimet nga Bashkimi Europian nuk janë të larta gjatë kësaj periudhe kohore, përkundrazi, vetëm 363 milionë euro, rreth 20 milionë euro më shumë se Mali i zi që është në vend të fundit, transmeton ‘scan’. Pra, investimet e munguara nga Kina nuk janë zëvendësuar aspak nga partnerët strategjikë të Bashkimit Europian, duke bërë që vendi ynë të thellojë ndjeshëm hendekun në infrastrukturë që ka, jo vetëm me Europën, pro tanimë me të gjithë fqinjët rajonalë.

Josef Daul në krah të PD: I shqetësuar për demokracinë shqiptare

Presidenti i Partive Popullore Europiane Josef Daul ka reaguar për situatën politike në Shqipëri. Ai shprehet i shqetësuar lidhur me situatën e demokracisë në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Daul thotë se të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respekton në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit”,- shkruan ai.

Kosova drejt ‘shembjes’ së kufirit me Shqipërinë

“I brendshëm” do të jetë statusi i kufirit Kosovë-Shqipëri, në rast se hyn në fuqi një marrëveshje që autoritetet e të dyja shteteve janë duke e negociuar.


E, në këtë kufi, shtetasit e këtyre vendeve nuk do t’u nënshtrohen kontrolleve.

“Koha Ditore” në Kosovë ka siguruar të mërkurën një kopje të draftit të fundit të marrëveshjes, që palët i janë referuar si “Mini Schengen”, e që është hartuar nga një ekip, të cilin e bashkëkryesojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, dhe homologia e tij, Rovena Voda.

Dokumenti është voluminoz. Përmban mbi 50 faqe. Nis me preambulën, precizon formën e heqjes së kontrolleve, trajton edhe aspektet e vizave për palët e treta, por edhe bashkëpunimin policor dhe formën e trajtimit të transportit të mallrave.

Është neni i tretë që e saktëson formën e kalimit në kufi. /Koha.net

Haradinaj për taksën: Amerika flet vet, Thaçi nuk është zëdhënës i saj

Debati politik ndërmjet krerëve të institucioneve të Kosovës rreth çështjes së taksës doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, si dhe kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta larguar atë nuk ka të ndalur.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e nisi ditën me një takim me delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë, ka komentuar shkurt deklaratat e fundit të Presidentit të Kosovës, i cili gjithashtu po kërkon heqjen e kësaj takse.

“As Presidenti, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës. Ata e dinë vetë çka kërkojmë”, tha Haradinaj të enjten.

Droga në Kapshticë, 1 ton kanabis vetëm në një kamion

KORÇË – Droga e kapur në Kapshticë në dy kamionë të ngarkuar me krunde vazhdon të peshohet nga policia dhe antidroga. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se vetëm në kamionin e parë janë peshuar rreth 1 ton kanabis sativa.

Ndërkohë që po peshohet dhe droga e gjetur në kamionin e dytë. Sipas të dhënave droga, destinacion final kishte Turqinë, duke kaluar së pari nga Greqia. Droga është pikasur nga anti-kontrabanda në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ dhe tjetri AA 701 XO.

Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde. Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Zija Hidri dhe Ardian Sako, përkatësisht 58 dhe 47 vjeç.

I jepet lamtumira e fundit akademik Idriz Ajetit

Qytetarë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit akademik Idriz Ajetit, i cili ndërroi sot jetë në moshën 102-vjeçare. Ai me këtë rast u kujtua si intelektual, i cili kontribuoi në pavarësinë e vendit dhe ish-studentët e tij thanë se janë krenarë për veprën që ai la pas vetes

Në ceremoninë e varrimit, profesor Jusuf Bajraktari tha se Idriz Ajeti ishte një nga figurat më të ndritshme të historisë dhe një veprimtar i palodhshëm në zhvillimet më të vështira të ekzistencës së shqiptarëve.

“Është pothuajse e pamundur me pak minuta që të përmblidhet e gjithë ajo punë shkencore, pedagogjike, arsimore, veprimtaria shoqërore në periudhat më të vështira, në kohët e represionit mbi ne, meritat e jashtëzakonshme të një shekulli e më shumë jetë. Nga e cila mbi 70 vjet veprimtari e dendur shkencore, jo vetëm në fushë të gjuhësisë dhe të albanologjisë, por edhe në edukimin dhe emancipimin e njeriut tonë në rrugën e gjatë dhe të mundimshme drejt lirisë dhe pavarësisë”, tha ai.

Bajraktari tha se puna e akademik Idriz Ajetit është shtrirë edhe në fushën për të drejtat e njeriut dhe në veprimtaritë shoqërore, duke përmendur kështu kohën, kur ai ishte kryetar i Parlamentit të Kosovës dhe pjesëmarrës në konferencën e Rambujesë.

“Akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në njërën ndër periudhat më të vështira të saj, si dhe pjesëmarrës i konferencës së Rambujesë. I dashur profesor do të jesh gjithmonë në zemrat dhe në kujtesën tonë, jo vetëm për ish-studentët e tuaj, bashkëpunëtorë të shumtë dhe bashkëvuajtësit e tuaj, por edhe për të gjithë ata të cilëve u ke dhënë dhe ua ndriçove rrugët e shkencës e albanologjisë”, tha ai.

Student i akademik Idriz Ajetit ishte edhe Behram Hoti, i cili për KosovaPress tha se vepra e tij mund të krahasohet me tokën, e cila jep fryte.

“Sot ia dhurojmë këtij dheu dhe atdheut kufomën e tij. Profesori Idriz Ajeti mund të krahasohet me tokën e atdheut tonë që jep fryte, që gjitha frytet i jep toka. Ai ka shumë fryte gjenerata e mbi gjenerata. Profesor Idriz Ajeti dhe profesori Qabej janë dy vëllezër të këtij dheu dhe këtij atdheut. Profesor ynë është ky parlamentar i parë i Republikës së Kosovës 1990”, ka thënë ai.

Akademik Idriz Ajeti ishte albanolog, gjuhëtar, intelektual, pedagog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate.

Dy koncesionet e fundit të qeverisë “Rama” përfundojnë në vitet 2046 dhe 2047 (TABELA)

Koncesionet apo partneriteti publik-privat ka qenë një “skemë novatore” e qeverisë që është parë me skepticizëm nga një pjesë e opinionit publik dhe janë shoqëruar me akuza të rënda të opozitës ndaj kabinetit “Rama”.

Në fund të janarit, qeveria u tërhoq në fazën e negocimit për kontratën më të madhe koncesionare të saj, atë për segmentin rrugor Thumanë-Kashar me distancë 21 kilometra dhe me kosto të përgjithshme prej 435 milionë eurosh, pa dhënë shpjegime për shkaqet që sollën anulimin.

Nga ana tjetër, në mënyrë të papritur, u depozitua në Kuvend një projektligj ku vendoset “heqja e mundësisë ligjore për koncesione të pakërkuara nga 1 korriku 2019”, duke anuluar në këtë mënyrë mekanizmin ligjor që qeveria përdori përgjatë viteve të fundit.

Por, ndërkohë që s’do ketë PPP të reja, ato “të vjetrat” funksionojnë normalisht dhe me gjasë do të vazhdojnë edhe pasi Edi Rama të jetë larguar nga posti i kryeministrit.

Sipas tabelës që publikon sot “Gazeta Shqiptare” dy koncesionet më të gjata të qeverisë përfundojnë pas rreth 3 dekadash. Konkretisht: koncesioni i inceneratorit të Tiranës vijon deri në vitin 2046 ndërsa, koncesioni i mirëmbajtjes së rrugës së Kombit deri në vitin 2047.

Ministria që mban numrin rekord të PPP-ve është ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Institucione të ndryshme, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin e Shtetit të SHBA apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve”, shkruan kolegu Gjergj Erebara në Reporter.al.

Kështu, sipas FMN, “kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm,” dhe fondi pati kërkuar në fillim të vitit 2018 ndalimin e dhënies së koncesioneve të reja.

Sipas Departamentit të Shtetit, “përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”

Analisti amerikan Serwer: Çdo ndryshim i kufijve është i rrezikshëm

Analisti politik amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se nuk do të duhej të ndodhte ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka nevojë për një korrektim kufijsh. Çfarëdo ndryshimi kufijsh, përjashtimisht atyre të vegjël, është i rrezikshëm”, ka thënë për RTK, analisti Daniel Serwer, që është edhe studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “Johns Hopkins”.

Ai ka thënë se kudo që ka ndryshime kufijsh ka telashe.

“Mendoj që kudo ku ka ndryshime kufijsh flet që vendet nuk janë në gjendje të bëjnë trajtimin e duhur për qytetarët pakicë. Kjo menjëherë iu diskualifikon nga antarësimi në BE. Pse doni ta nisni një proces drejt BE-së kur e diskualifikoni vetveten? Por gjithashtu shkakton edhe probleme regjionale”, ka thënë ai.

“Në dorë armë do t’i mbajmë…”, studentët bllokojnë policinë: Stop përdhunimit

Nje dite pas ngjarjes flagrante, ku denocnuar nje punonjes policie qe ngacmonte shoqen e tyre ne fakultet, sot studentet e Universitetit te Shkodres te mbledhur bashke kane protestuar para godines se Policise, raporton gazetari i “Panorama”.

Ata thone se jane ne kete proteste kunder ngjarjeve skandaloze te fundit, si rastit te videos se policit me 15 vjecaren, ashtu edhe rastit me te fundit, kur nje polic u shfaq duke ngacmuar studenten ne fakultet.

 

Te ulur ne toke kane bllokuar hyrjen e komisariatit, nderkohe qe kendojne himnin kombetar dhe kenge te tjera.

Ata kane bllkokuar efektivet, bashke me mjetet e tyre ne komisariatin e Shkodres.