VOAL

VOAL

Haradinaj nervozohet pasi Kurti u thotë ambasadorëve se Specialja shfuqizohet përmes Qeverisë

January 6, 2018
blank

Komentet

blank

Ja kush pritet të vijnë nesër për Samitin e BE-së

Nesër (të martën) do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë ku pritet të marrin pjesë 27 liderë europiane.

Një Samit ky sa i rëndësishëm aq edhe historik. Ndërkohë në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga PD. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë ‘Jo’ Samitit, ndërsa kryeministrja serbe, ka pasur një qëndrim ndryshe nga presidenti duke thënë se ai duhet t’i bashkohet këtij Samiti.

blank

blank

Primaret në PD, kush janë fituesit në qytetet e mëdha. Tri bashki shkojnë në balotazh

Partia Demokratike ka zgjedhur ditën e djeshme kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në përfundim të një dite të gjatë votimesh dhe numërimesh, Balkanweb ka nxjerrë listën e kandidatëve në bashkitë kryesore të vendit, ku tri prej tyre do të shkojnë në balotazh, për shkak se kandidati që ka marrë më shumë vota nuk e ka kaluar pragun e 50%+1.

Kështu në Shkodër dhe Elbasan, ashtu siç pritej janë konfirmuar Bardh Spahia (kryebashkiaku aktual) dhe Luçiano Boçi (që do të lërë mandatin e deputetit), të cilët në zgjedhjet e djeshme nuk kishin rivalë përballë.

E njëjta situatë ka qenë edhe në Kukës ku Admir Sinemati ishte i vetëm.

Në Lezhë fitues është shpallur Pashk Gjoni, ndërsa në Durrës ish deputeti Igli Cara.

Një tjetër ish deputete ka fituar në Korçë. Ledina Aliolli ka marrë votat e demokratëve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Fituesit

Shkoder  Bardh Spahia

Kukës Admir Sinemati

Dibër Besnik Alku/ Ismail Uka (balotazh)

Lezhë Pashk Gjoni

Durrës  Igli Cara

Tiranë Belind Këllici/ Ilir Alimehmeti (balotazh)

Elbasan Luçiano Boçi

Fier Evdar Kodheli/ Artur Mahmutaj (balotazh)

Vlorë  Hysni Sharra

Gjirokastër Dorjan Lani

Korçë Ledina Aliolli

Berat Zija Ismaili

Kamëz Arjan Hoxha

blank

Primaret për Tiranën- Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh

Përfundon numërimi në selinë e PD për primaret e Tiranës. 

Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh të dielën e ardhshme.

Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota.

I treti më i votuar ka qenë Gerti Bogdani i cili numëron 1819 vota.

Numërimi i votave përfundoi rreth orës 01:30 pas mesnate.

Plot 8470 anëtarë dhe simpatizantë të PD iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e preferuar, që do të garojë në 14 maj për bashkinë e Tiranës.

Rezultatet e primareve për Tiranën:
Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Julian Deda – 157 vota
Të pavlefshme – 29 vota

Votues gjithsej – 8470

Image

Syri Tv dhe Syri.net transmetuan Live procesin e numërimit, ndërsa gazetari Ermal Rizai raportoi në kohë reale të dhënat nga selia e PD.

Këto primare ishin historike pasi për herë të parë një parti politike në Shqipëri i jep të drejtën e votës anëtarëve dhe simpatizantëve për të zgjedhur kandidatët që duan.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të u mbyllën në 18:00, por në disa degë për shkak të fluksit votimi vijoi edhe pas orarit zyrtar.

Numri i pjesëmarrësve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD në këto primari kapërceu shifrën 60 mijë. Një rekord më vete ky. Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit që ka zhvilluar PD, numri i votuesve, anëtarë të saj ka qenë 44 mijë.

Krahas Tiranës, balotazh për primaret do të ketë edhe në Dibër, Fier, Librazhd, Sarandë, Mat dhe Mirditë.

Të dielën e ardhshme do të mbahet raundi i dytë i primareve në bashkitë e lartpërmendura.

blank

Irfan Hysenbelliu: Linda Rama qante, e çova unë tek Ylli Çabiri – Edi Rama është burri i tretë i Linda Ramës

“Nuk është vetëm hakmarrje mediatike, por edhe personale” kështu u shpreh në nisje të intervistës që dha në televizionin e familjes së tij Irfan Hysenbelliu duke iu referuar shkatërrimit të “Prestige Resort” në Golem.

I tronditur nga shpërthimi i godinës, Hysenbelliu ka bërë disa deklarata të forta, ku nuk kurseu as familjarët e Edi Ramës.  Pasi tha se fëmijët e tij i kishte këshilluar të iknin nga Shqipëria, Hysenbelliu pati një mesazh edhe për fëmijët e Edi Ramës.

“Nuk dua që fëmijët e tij, fëmijët e tij, të kenë këto lot, apo gruaja e tij të ketë lot, siç i ka familje ime dhe nusja ime” tha pronari i ish-resortit Prestige.

Në fjalët e tij, Hysenbelliu nuk kurseu as Linda Ramën. Tha se me të kishte pasur njohje të hershme dhe kujtoi kohën kur ajo qante dhe i kërkonte të shkonte tek Ylli Çabiri.

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”

Një akuzë e fortë ishte ajo për mënyrën se si Edi Rama i merr vendimet për PPP dhe kullat.
“Ky i jep PPP me një copë letër, 300 milion euro, një milliard euro, nuk e ka problem. Ky ta jep kullën sa të duash, në dy sekonda ta jep. Në dy sekonda” u shpreh Hysenbelliu, që u shfaq i emocionuar gjatë intervistës. “Nuk i besoj syve për atë që ndodhi, nuk e shifja as News dot” u shpreh ai duke e quajtur “të dhimbshme” atë që ndodhi me investimin e tij./Lapsi.al

Intervista e Hysenbelliut: Pse u prish pakti me Edi Ramën – Lapsi.al

Pasi ka parë t’i hidhet në erë prona miliona euro në bregdetin e Golemit, biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka rrëfyer në televizionin e tij News24, të vërtetën e tij, se si u përmbys marrëdhënia me Edi Ramën nga një simbiozë me përfitime të dyanshme në një armiqësi personale.

Hysenbelliu kujtoi bisedat me Edi Ramën kur të dy bashkë drekonin në ish-resortin Prestige.

“Rama zgjidhte konceptin, më zgjodhi edhe arkitektin” rrëfeu Hysenbelliu, ndërsa kujtoi diskutimet mbi sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe preferencat që Rama kishte për arkitektët e huaj.

“Unë kam qenë vetë ballë për ballë me Edi Ramën, kemi diskutuar me të, ka qenë kryetari i grupit parlamentar, ka qenë Arben Ahmetaj, ka qenë Fuga. është bërë një debat dhe i kam thënë: Të të bëj një pyetje, si shpjegohet që ai as merr vesh shqip dhe çdo projekt ia jep këtij njeriu? Ky të jep mend dhe zhvillim ty? Si kuptohesh me atë njeri. Gjuhën se si kuptohet, ai e di vetë” tregoi Hysenbelliu bisedat që tregojnë edhe konfidencat që ka pasur dikur me kryeministrin.

Por përveçse ndërtues, Hysenbelliu është edhe një njeri me pushtet mediatik. Pronari i News24, Panorama dhe Balkanweb, ai dikton direkt lajmet në televizion, përkrahjen e njërit politikan apo ndëshkimin e tjetrit. Bashkë me pushtetin mediatik, vjen edhe ndikimi politik.

Qëndrimi i mediave të Hysenbelliut ndaj Belinda Ballukut nuk është përtypur nga Rama. Zv.kryeministrja që drejton edhe Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe që është përfolur si kandidate për Bashkinë e Tiranës u përmend nga Irfan Hysenbelliu si shkaku i prishjes së marrëdhënieve me Edi Ramën.

“Zonja Balluku e di mirë, sa herë ka ardhur te unë që kishte ndonjë problem për t’i dhënë  ndonjë zgjidhje dhe unë jam munduar…” u shpreh pronari i mediave News24, Panorama dhe Balkanweb për Belinda Ballukun, për të cilën nuk i kishte ndalur denoncimet e tenderave të rrugëve.

Prishja e pishinave në shtator, tregoi Hysenbelliu ishte sinjali i parë. Por Hysenbelliu nuk është bindur.

“Pse nuk e bëri këtë në shtator këtë që po bën sot? I çoi barbarisht fadromat mes fëmijëve që qanin, çoi një sinjal që ne të ndryshonim linjën editorial. Por ne vazhduam me denoncimet për rrugët dhe në këtë është i lidhur me zonjën Balluku dhe kryeministri Rama me zonjën Balluku se janë të lidhur bashkë ne kemi informacion se ata janë shumë afër njëri-tjetrit në këtë aksion që kanë bërë bashkë” tha Hysenbelliu, duke treguar se PPP jepen me një copë letër nga Edi Rama.

Biznesmeni e përmendi disa herë emrin e Ballukut. Sipas versionit të tij, ajo ishte një nga shtytësit kryesorë të sulmit ndaj tij.

“Më vjen keq për Ballukun që qe kaq e zjarrtë, se institucionet si KESH, OST, i ka ajo. Ajo firmos, Ju e patë se Rama e hedh firmën i fundit. Ju patë një dosje të tërë të abuzimeve publike që ka bërë ai.” tha Hysenbelliu duke e fajësuar në veçanti Ballukun për shkatërrimin e hotelit.

Nga një verifikim i shpejtë në mediat e Hysenbelliut, duket qartë se denoncimet ndaj tenderave të Ballukut janë të shumtë. Balluku është denoncuar përmes raporteve të KLSH për tenderat e rrugëve dhe po ashtu për abuzimet me tenderat e rrugëve të veçanta.

Vetë Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse u prishën marrëdhëniet mes tij dhe Irfan Hysenbelliut. I pyetur se përse bën dallime me prishjen e hotelit në Golem, kryeministri u përgjigj: “Të gjithë të barabartë përpara ligjit, nuk do të ketë asnjë tolerim”.

Në anën tjetër, i tronditur nga shpërthimi me 70 kilogram tritol i pronës, Hysenbelliu ka dhënë edhe detaje të panjohura më parë për bisedat konfidenciale që ka pasur edhe me Linda Ramën, Lulzim Bashën apo Ilir Metën gjatë intervistës së tij.

Për Edi Ramën

“T’ia dijë për nder Fatos Nanos se do ishte emigrant më i rëndomtë i Parisit, t’ia dijë për nder. Dhe ai kur debatonte me Fatos Nanon dhe Ilir Metën i rrinte si zar, e keni parë. Ky është fundi i tij. Edi Rama është shumë i zoti për t’i mbyllur problemet. Por është shumë i zgjuar. Ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Di të argumentojë. Mendon vetëm për skema para kundërshtarit. është shumë i qartë. I punon truri”

Për Linda Ramën

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”

Për Lulzim Bashën

Kam ndejtur me kreun e opozitës. I thashë “Të hodhi në erë pallatin”. “Nuk ma hodhi mua tha ia hodhi vjehrrit” më tha. Më la një shije të keqe.

Për Ilir Metën

“Meta e donte shumë e mburrej me këtë “Është kështu e ashtu”. I kam thënë “Ky do të të bëhet një nga njerëzit më kundërshtar dhe do të të bëjë të flasësh me vete”.

Për Taulant Ballën

“Jam ndjerë keq kur folën për mikun tim Taulant Balla, që thanë që ka ndejtur aty, që unë e quaj vëlla, jam ndjerë keq, se nuk jam nga ata njerëz, por ato njerëz që e nxorrën atë fjalë ishin të irrituar”.

Edi Rama është burri i tretë i Linda Ramës

Ja me kë ka qenë e martuar më parë Linda Rama dhe si e ka ndarë pasurinë me ish-burrat: Sa shumë paska marrë…

Pallate, apartamente, prona, toka në zona të ndryshme të Tiranës, por edhe jashtë saj.

For the first time a family photo: Rama and Linda pose with 3 children

Nuk është pasuria e ndonjë biznesmeni, por e bashkëshortes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në fakt burri i tretë për të.

Është pasuria e dyshimtë Linda (Lindita) Ramës, gruas së 4 apo të 5-të të Edi Ramës. Por si e ka bërë gjithë këtë pasuri Linda Rama, ish-gruaja e një pedagogu të Fakultetit të Shkencave dhe më pas e një biznesmeni, që tani përfiton nga qeverisja e Edi Ramës.

Mënyra e dysh imtë e burimit të kësaj pasurie. Si e ka ndarë Linda Rama pasurinë e saj përgjatë dy divorceve të mëparshme, me Thanas Xhillarin dhe Ylli Çabirin.

Çfarë paje ka sjellë Linda, nuse për herë të tretë në xhepin e Edi Ramës, i cili u martua me të pas 4 apo 5 divorcesh?

Cila është pasuri e Linda (Lindita) Ramës? Gjatë jetës bashkëshortore, Lindita dhe Thanas Xhillari mësohet se kanë krijuar pasuri të konsiderueshme të paluajtshme, si më poshtë:

1-Vreshtë me sipërfaqe 870 metra katrorë në Mjull Bathore. Pas divorcit kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.

2-Apartament me sipërfaqe 158.5 metra katrorë, në kufirin verior të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, pronë e krijuar në vitin 2001. Pas divorcit kjo pronë ka kaluar në pronësinë e Thanas Xhillarit.

3-Dy garazhe me sipërfaqe 28.4 metra katrorë dhe 21 metra katrorë, pronë e krijuar në vitin 2003 dhe pas divorcit i ka kaluar Thanas Xhillarit.

4-Tokë arë, me sipërfaqe prej 360 metrash katrorë në fshatin Qatos-Korçë. Pronë e krijuar në vitin 2005 dhe kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.

5-Apartament me sipërfaqe prej 100 metrash katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit së bashku me Ylli Çabirin, të cilët në gusht të vitit 2009 ia kalojnë Ertjan Çabirit.

6-Apartament me sipërfaqe 103 metra katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit së bashku me Ylli Çabirin. Më 31 gusht 2009, Lindita Xhillari e shet pjesën e saj të bashkëpronësisë duke mbetur kështu pronar i vetëm Ylli Çabiri.

7-Apartament me sipërfaqe 146.15 metra katrorë në rrugën ‘Pjetër Bogdani’, pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit dhe Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009, Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme, Lindita Xhillari.

8-Garazh me sipërfaqe 17 metra katrorë e ndodhur në rrugën ‘Pjetër Bogdani’. Pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit dhe Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009, Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme, Lindita Xhillari.

9-Apartament me sipërfaqe 102.97 metra katrorë në Tiranë, rruga ‘Ismail Qemali’, pronë e krijuar nga Lindita Xhillari në vitin 2006 dhe se pas ndarjes së pasurisë, të dy bashkëshortët kanë rënë dakord t’ia kalojnë vajzës së tyre, Rea Xhillari.

10-Tokë arë me sipërfaqe 2582 metrash katrorë në Surrel, Tiranë, pronë e cila pas divorcit i mbetet Lindita Xhillarit.

11-Tokë arë me sipërfaqe 1955.5 metrash katrorë në Surrel, pronë që pas divorcit i mbetet Lindita Xhillarit.

blank

LISTA e plotë- Kush janë kandidatët e PD-së që garojnë në ‘Primare’

Partia Demokratike sot do të zgjedhë përmes votës emrat, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00.

Kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët që të marrin pjesë në këtë proces, të cilin e konsideron historik dhe hapje të plotë të Partisë Demokratike. Fax Web sjell të listuar më poshtë disa nga kandidatët e PD-së në disa qarqe dhe bashki të vendit.

Tiranë:

Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoçi
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda

Durrës

Armand Dervishi
Igli Cara

Shijak

Agim Rameta
Astrit Hoxha
Fatbardh Gjata
Rezeart Tusha

Gjirokastër: 

Enkelejda Mushi
Dorian Lani
Telnis Skuqi

Tepelena

Baftjar Imeri
Hysni Kasëmi

Përmeti

Edmond Komino

Memaliaj

Albert Malaj
Bukurosh Ajdini

Këlcyra

Arjan Kasaj
Edmond Nano

Memaliaj

Albert Malaj
Bukurosh Ajdini

Vlorë

Alta Haluci
Nada Daullja
Hysni Sharra

Elbasan

Luçiano Boçi

Librazhd

Agron Mekshi
Arjanit Leka,
Mereme Zeneli
Shaqir Kuka
Shefki Çota
Ndriçim Lila

Përrenjas

Mehdi Leka,
Suzana Topi

Gramsh

Hasim Çekrezi
Kodhel Çala

Bashkia Peqin

Albert Kurti,
Mustafa Pashja

Belsh

Bedri Qypi
Dritan Cani

Cerrik

Ankelita Çela
Servet Duzha

Kukës

Admir Sinemati

Has 

Bledar Lushi
Miftar Dauti
Nazlie Laçi

Tropojë 

Besnik Dushaj
Feride Rrahmana
Jordan Memia
Mimoza Hajdarmataj
Xhemë Nezaj

Fier

Ermal Hamataj
Edvar Kodheli
Denisa Mucaj
Artur Mahmutaj
Albano Zhapaj.

Patos:

Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj

Roskovec

Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj

Mallakastër

Resmi Shanaj
Neim Begaj

Lezhë

Pashk Gjoni
Ergin Mataj
Salvador Kaçaj
Maks Kola

Mirditë

Aleksander Lalaj
Albert Mylyshi
Atur Lazri
Gjon Ndoj
Martin Biba
Saimir Kola

Kurbin

Behar Haxhiu
Dalmion Dodaj
Gjergj Oroshi
Gjovalin Miri
Lindita Toma

Korçën janë tre:

Gjergji Gjata
Entela Dvorani
Ledina Alolli.

Devoll 

Elvis Hajdërlli
Arben Miza
Vojsava Bregu
Xhensila Kapo

Pogradec

Olgert Muçllari
Zini Tollozhina

Maliq 
Alfred Berberi
Alfred Xega

Kolonjë

Et’hem Lumani

blank

Partia Demokratike zhvillon sot primaret, votohen kandidatët për zgjedhjet e 14 Majit

Partia Demokratike zhvillon sot votimet për primaret që do të nxjerrin kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gara për pjesëmarrësit u hap rreth një muaj më parë. Votuesit që do të zgjedhin kandidatët e 14 majit janë anëtarët e PD dhe simpatizantët, të cilët do të pajisen me një kartë të posaçme për të votuar gjatë ditës së sotme.

Procesi i votimit fillon në orën 08:00 dhe përfundon në orë 18:00.

Mbi 200 emra kanë dorëzuar platformën e tyre për të kandiduar në primare. Fushata e primareve nisi më 13 nëntor dhe përfundoi më 27 nëntor.

Kandidatët prezantuan platformën para qytetarëve të bashkisë për të cilën kandidojnë në primare.

Gara më e fortë mbetet ajo e Tiranës, ku janë 7 kandidatë përballë njëri-tjetrit: Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi dhe Julian Deda. syri.net

blank

Sulmi në Prestige Resort bëhet çështje në Parlamentin Europian, pjesë e rezolutës për Shqipërinë

Sulmi në ‘Prestige’ mbërrin në dyert e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Deputetet e opozitës Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku e kanë ngritur çështjen në Komitetin e Asociim Stabilizimit që është mbledhur sot.

Ata do të kërkojnë që kjo çështje të bëhet pjesë e rezolutës ku të dënohet presioni i qeverisë ndaj një prej grupeve mediatike më të mëdha në Shqipëri.

Prej mëngjesit të sotëm, forcat e policisë, IKMT, forcat xheniere dhe OSHEE kanë ndërhyrë paligjshmërisht në resort dhe kanë nxjerrë me forcë pushuesit dhe punonjësit.

 

Ndërkohë që ka nisur shembja e restorantit dhe ballkonit të përparmë, zyrtarët refuzojnë të paraqesin dokumente apo vendime gjykate.
Ky është sulmi i dytë ndaj Prestige Resort, pas atij të gushtit, ku sërish pati shembje të objekteve që i shkaktuan një dëm të madh biznesit dhe turizmit në Shqipëri.bw

blank

Prej disa muajsh e sëmurë, ndahet nga jeta në moshë të re avokatja Denisa Daka!

Është ndarë nga jeta parakohe avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile

 

Është ndarë nga jeta parakohe avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.

blankAvokatja Denisa Daka prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa të shumtë kanë qenë miqtë në rrjetet sociale që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj. Ajo cilësohet nga miqtë e saj si një avokate shumë e zonja, e cila ka luftuar për të drejtat civile, e sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave.

 

‘Lamtumirë kolegia ime avokate Denisa Daka! Bashkë kemi qënë në disa emisione të ftuara, një grua luftarake, avokate shumë e zonja, nēnë e përkushtuar dhe e vetme me dy fēmijët e saj. Avokatura dhe shoqëria humbi njē mikeshē, grua dinjitoze dhe prind i mrekullueshēm. Ngriti zërin shumë herë për problemet e divorceve nē familje, dhunës ndaj grave. Lamtumirē’- shkruan avokatja Mirela Jorgo.

Ngushëllime shpreh edhe avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj. ‘Lamtumirë shoqe! Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin. Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë. Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm. Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria. Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!’ shkruan Lapaj. Denisa Daka ishte avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Miqtë dhe kolegët e saj e njihnin si avokate që nuk njihte humbje, madje pa frikë mund të thuhej se ajo ishte një nga avokatet tejet serioze që i njihet mirë procedurat. Daka është nënë e dy fëmijëve.

blank

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit.

Redaktorja e filmave është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Kush ishte Atalanta Pasko

Ajo ka lindur më 23 Prill të vitit 1951 në Tiranë. Familja e saj e kishte origjinën nga Çamëria. Ai nisi punën në moshën 21-vjeçare në Kinostudio “Shqipëria e re” në montazh. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë si “Dhuruesit e jetës” dhe Higjienë” me regji të Mit’hat Fagut.

Pasko ka bërë montazhin e mbi 20 filmave artistikë si “Gjeneral gramafoni”, “Nusja dhe shtetrrethim”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Fushë e Blertë, fushë e Kuqe”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, etj.gsh

blank

Nesër presidenti gjerman, Steinmeier viziton Tiranën, takim me Begajn

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të presë nesër në një vizitë shtetërore homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Në axhendë përcaktohet se në orën 10:00 të nisë ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Ndërkohë rreth orës 10:55 – 11:25 do të jetë dhe dalja për mediat e të dy Presidentëve.bw

blank

Znj Ambasadore Yuri Kim – Ja “çlirimi” që u solli shqiptarëve 29 Nëntori – Dëshmi nga Lek Pervizi, i mbijetuar i Kampit famëkeq të Tepelenës

 

Kur vjet ambasada e SHBA bëri një postim urues për 29 nëntorin, hasi në reagime të ashpra, por pati edhe habi e madje u mendua se mos ishte një lapsus. Por Kim e çoi përtej këtë skandal, duke u shfaqur sot në homazhe në ditën që shqiptarët e shohin si fillimin e vuajtjeve të tyre.

Zonja Ambasadore Juri Kim – shiko skicimet që ka sjellë Lek Pervizi, i cili e ka provuar “çlirimin e Shqipërisë” nga diktatori Enver Hoxha!

 

Persekutimi i Pervizëve

Familja e Prenk Pervizit u mbajt në internim nga viti 1945 deri në vitin 1991.

Gjithë fisi Pervizi ka përjetuar kalvar.

Janë 23 të pushkatuar e të vdekur burgjeve dhe 7 shekuj dënime e internime të bëra bashkë, për të gjithë pjesëtarët e familjes.

Fisi dhe familja e Gjeneral Prenk Pervizit pësoi përndjekje të pashembullt prej regjimit komunist.

Kullat e Pervizëve u dogjën ne Laç e ne Skuraj.

Pasurite u grabiten dhe pronat u konfiskuan, ne fshat e qytet (Tirane).

Jane 23 pjesëtarë të fisit qe u burgosën, internuan ose u pushkatuan.

E ama, nane Mrika, beri pese vjet internim e vdiq ne kampin famekeq te Tepelenes me 1950 m ne moshen 90 vjeçe.

E shoqja, Prena, u internua qe me 1945 për 32 vjet dhe vdiq në Plug të Lushnjës më 1977.

Djali i dyte genz, vdes ne kampine Gradishtes me prill 1989, pas 10 vjet burg e 33 vjet internim.

Tre djemt Valentini, Genci dhe Leka bënë gjegjësisht 47, 43 dhe 45 vite dënime.

Shuma e përgjithshme e dënimeve për gjithë familjen dhe të afërmit e tjerë të këtij fisi arrin në afro 700 vjet, prej ku vetem trungu familjar i tij 482 vjet.

blank blank blank blank blank

blank

Fjalimi i plotë nga Ismail Qemali në ditën e shpalljes së pavarësisë

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.

Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.

Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!

Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest.

Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.

Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija!


Send this to a friend