VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Haradinaj: Ia uroj fitoren Vetëvendosjes

By | February 14, 2021
blank

Komentet

blank

FLAMURI YNË, ZJARR PROMETEAN NË RRUGËTIMIN HISTORIK, POEZI DHE FESTË – Nga VISAR ZHITI

 

Në shtetin e Miçiganit komuniteti i gjerë shqiptaro-amerikan feston 28 Nëntorin, Festën Kombëtare të Flamurit, ditën e shpalljes së Pavarësisë në Detroit, në dy mbrëmje radhëzi, në qendrën kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në kishën e “Shën Palit”, të zbukuruara me flamujt shqiptarë dhe amerikanë, në bashkëpunim me shoqatat, atë panshqiptare “Vatra” si edhe “Malësia e Madhe”, AASO e studentëve, “Knights of Columbus”, etj. Këndohen këngë shqip dhe vallzohen valle tradicionale, me kostumet e mrekullueshme popullore plot ngjyra dhe recitohen himne Flamurit.
I ftuar nderi është shkrimtari Visar Zhiti, që ka dhe fjalën kryesore, një ese e frymëzuar, ku përzjehen historia me aktualitetin, mitet me kumte e përjetshme.
Po e botojmë: .

NGA FLAMURI NË MITOLOGJINË E TIJ:

Festën Kombëtare, më të madhen e shqiptarëve, atë të Flamurit, është nder i veçantë ta festosh mes shqiptarëve, që janë bërë bashkë si një familje e madhe, këtu ku dinë të jenë më shumë shqiptarë, po aq sa dhe amerikanë, dinë të nderojnë e të jenë mikëpritës. Dhe dine të kujtojnë.
Dhe mua më duket sonte çdo bashkatdhetar si një flamur i gjallë, sikur secili nga ne është midis flamujve, – le të flasim me fjalët që i takojnë Flamurit, – që valëvit histori zulmëmadhe dhe identitet të veçantë, ideal lirie dhe përbashkimi, përpjekje shekullore, qëndresë nën pushtimet e gjata, triumf dhe aleancë dhe vizion, krenari të ligjshme dhe dashuri.
Na ka prirë Flamuri ynë dhe jemi nën palat e tij si nën vezullime agimesh dhe muzgje të atdheut, të ëndrrës mbarëkombëtare.
Ky Flamur është ngritur hijerëndë në kështjella dhe pirgje dhe fusha beteje, ka mbulur heronjtë, por dhe nëpër dasma, vargani I krushqëve kishte kryeflamurtar, e mbajnë duart e fëmijëve, ky flamur ngrihet mbi institucionet shtetërore, presdencë, parlament, kryeministri, por dhe në ballkone pallatesh, ku banojmë, në tryeza pune e në zarfe me pullat postare, është në takime ndërkombëtare, ne ceremonira e në fusha sporti e festa e ngrihet lart bashkë me Himnin, ringrihet me çdo fitore e titull kampion, e gjejmë dhe në valixhe emigrantësh si amanet, në librat e shkollës dhe antologji poezish, në sheshe e në veprimtaritë kudo në diasporë-, në ambasada në të gjithë kryeqytetet e shteteve të mëdha e të vogla e në Organizatën e madhe të Kombeve të Bashkuara, aty me të gjithë flamujt e tjerë, i sigurtë, i barabartë.
Por ndër më të bukurit. Më i bukuri, na pëlqen të themi ne, shqiptarëve.
Flamuri jemi ne.
Ne jemi Flamuri. të parët tanë dhe ata që do të vijnë…
Jemi populli me flamurin ndër më të vjetrit në botë, që shkon te legjendat dhe mjegullat e mitologjisë.

Një cohë e kuqe si gjaku dhe një shqiponjë dykrenore e zezë në mes. E kuqja dhe e zeza, ngjyra që përftohen nga qielli dhe toka. E errëta e tokës te shqiponja, që ta çojë lartësive qiellore dhe purpuri i agimeve dhe muzgjeve të atdheut, që të zbresë pllajave dhe fushëtirave deri në gjak.
Pse është kështu Flamuri unë? Çfarë do të thotë? Nga vjen?
Janë pyetje që i kemi bërë të gjithë dhe përgjigjet janë të shumta, ndër breza, nga më sugjestionueset, pasionante dhe shkencore, na vijnë nga studiues historianë e mitologë, antropologë e etnografë e i përsërsim në breza, në kuvende e përvjetorë e festa.
Çfarë porosie dhe enigmash shpalos Flamuri ynë? Pse këto dy ngjyra, ç’simbolizojnë me ç’kod zbërthehen dhe ku është zanafilla?
Natyrisht e gjitha lidhet me historinë e popullit, kanë atë lashtësi, mendësinë, filozofinë dhe idealin, kulturën, traditën, gjuhën mbi të gjitha, duke u bërë dhe maja valavaitëse e tyre.
Flamuri është dëshmitar i heshtur i ecurisë nëpër epoka, i fitoreve dhe humbjeve, i përjetësisë së një kombi…
Kaluam drama, luftra të gjata e paqe të shkurtra, stinë begatish e dimra vuajtjesh, murtaja dhe epidemi ideologjike dhe u përballëm me hordhi të shfarosjes, mbijetuam me perandoritë e mëdha, të Yllirëve, Hittitëve, Persëve, Maqedonasve, Romakëve e Bizantit, ishim pjesë e tyre, morëm dhe dhamë.

SHQIPONJA Kulti i shqiponjës është mitik. Shqiponja nuk vritej, shihej si perendia e shpendëve, hyjnore. E adhuruara e Zeusit të gjithfuqishëm. Që kryente shërbimet midis qiellit dhe tokës, vetëm asaj i besohej. Shqiponja kishte një vend të veçantë mes yjeve. Ky mit ka të bëjë me pellazgët, me të cilët janë të lidhur ilirët, siç besohet nga shumë shkencëtarë. Prandaj dhe shpesh të huajt na quajnë, “Bijtë e Shqipes”! Shqiponja ishte emblemë dhe e Pirros së Epirit. Gjendet dhe te shteti i parë i Arbërit i viteve 1199-1216, duke krijuar një tradite që kulmoi me shtetin e Skënderbeut, ku Kastriotë e kishin dhe në stemën e tyre.
Arkeologët kanë zbuluar në hapësirat ilirike, në trojet e Shqipërisë së sotme shqiponja në gur, që datojnë në shekujt para Krishtit, si ato në tumat e Matit. Shqiponjat e gdhendura në dru nëpër djepe, në unaza, janë gjetur në zonën e Korçës, janë dhe në heraldikën arbëreshe, etj.
Po pse shqiponja është me dy koka në Flamur?
Përsëri na ndihmon miti. Zeusi lëshoi dy shqiponja, të cilat fluturuan njëra nga Lindja dhe tjetra nga Perëndimi. Atje ku do të takoheshin dy shqiponjat, do të ishte qendra e botës. Pra, dy kokat janë Orienti dhe Oksidenti, bashkime të të kundërtave, simbole të fuqisë, që mbajnë universin.
Dhe kur u nda perandoria e Romës, gjysma që mbeti Bizant, e bëri symbol shqiponjën me dy krerë, e mbajtën ilirët, më vonë dhe sllavët, perandoria Austro-Hungareze, etj.
Ngjyra e zezë përfaqëson tokën dhe vdekjen dhe pavdekësinë.

PO E KUQJA?
Është kozmogoni, lidhet me dritën biblike, shpjegojnë studiuesit. Drita është hallka ndërmjetëse mes Krijuesit dhe fillimeve të jetës
Ndërkaq, siç dihet shkencërisht, drita është valë, që me gjuhën e astronomies quhet si “Udhëtimi i së Kuqes”, etj.
Edhe Yllirët, ka studime që i shohin si popull biblik, që lidhen me Hittitët, që pa Abrahami, një fis i njohur Pellazgo-Yllir, paraardhës të Dardanëve, të Kosovës së sotme. Simboli kryesor i Hittidëve është shqiponja me dy krerë. Dhe e kuqja shikohej si ngjyrë hyjnore, dritë dhe gjak i jetës.

SIMBOLI KUQ E ZI.
I madhërishëm shfaqet në shekullin XV me Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeun, atë Flamur ngriti Ai në 28 Nëntor 1443 në kështjellën e Krujës. Dhe 3 muaj më vonë, në 2 mars 1444 në Lezhë, në ditën e Kuvendit të principatave arbërore, në Beslidhjen e madhe, e njohën si Flamur të përbashkët të të gjithëve. Që Flamuri të përmblidhte Veri dhe Jug, mbi dy kokat e shqiponjës vunë një yll me 6 cepa, që ishte simbol dhe i Muzakajve ashtu si dhe i Balshajve, ai është Ylli i Betlehemit, simbol i Diellit, – shpjegojnë studiuesit.
E dëshmojnë dhe Marin Barleti te “Historia e Skënderbeut”, bashkëkohës i heroit, shkruar latinisht, që u bë libri më i lexuar në Europë, si dhe historianë të huaj, që Skënderbeu atë flamur kishte, kuq e zi, dhe po me atë luftëtarët e tij kaptuan detin Adriatik për të ndihmuar mbretin e Napolit, dolën në brigjet e Italisë, në Europë.
Me këtë Flamur Arbëria u bë atdhe dhe me të në ballë u mbrojt dhe u mbrujt, luftoi dhe të githa kryengritjen nën pushtimin e gjatë gati 5 shekullor u bënë me këtë flamur deri sa të shkohej në Lidhjen e dytë, atë të Prizrenit në 1878.
Mbret do ta quante Naim Frashëri Skënderbeun në poemën e tij dhe:

Zot’ i madh e i vërtetë!
Emri yt qoftë i lëvduar,
Të qofshim falë përjetë,
Mos qofshim teje mërguar! –

lutej. Nga dashuria për Zotin dhe atdheun. Që katolikët shqiptarë do ta kishin credo; për fe dhe atme! – Me këtë thirrje do të jepnin dhe jetën.
Me atë Flamur Shqipëria u bë muri mbrojtës i Europës, i qyteterimit Perëndimor. Ai është Flamuri i “Atletit të Krishtit”, Skënderbeut, pa të cilin, – do të thoshte një kongresmen amerikan, ndoshta dhe Amerika do të ishte ndryshe.
Kjo është Shqipëria e vërtetë dhe Flamuri i saj lavdimadh.

FLAMURIN DO TA RIZBULONTE
NJË RILINDAS MËRGIMTAR

Në shekujt e pushtimit Flamuri do të përndiqej, do ta mallkonin e do ta digjnin. Hiri i tij mbetej në kujtesën e Kombit. Dhe po harroj si ishte, ja ashtu si flakët…
Rilindasit risollën Skënderbeun, por po Flamurin?
Që në vitin e parë të shekullit XX, kur Shqipëria vuante ende nën perandorinë otomane, një djalë 26 vjeçar, Faik Konica, në mërgim, në Bruksel, do të pyeste në gazetën “Albania”, që e themeloi vetë: “A ka Shqipëria një Flamur Kombëtar? (“Albania”, 15 shtator 1901)
Dhe do të vazhdonte. Po ka, – do t’u thoshte atyre që e donin dhe nuk e donin Shqipërinë.
“…flamuri ynë, i cili është një nga më të ndershmit dhe më të lavduarit të botës, është pa dyshim edhe një nga më të vjetrit”, – do të shkruante. Dhe vlerësimet e tij do të mbeten më të mirët deri më sot.
“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që munt t’a kuptojnë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja… Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash edhe rrëmbimesh: Janë kujtime vetë-mbrojtje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta… Nga kjo pikëpamje, munt të mburremi se Flamuri ynë… është dhe një nga më të drejtët”.
I ndershëm, i drejtë, i lavdëruar! Konica, themelues ynë “vatran”, na e bën flamurin me frymë, shpirt, që flet me gjuhën e pashkruar! Dhe do të shkruante poezinë e pare për Flamurin skënderbejan.
Dhe duhej ngritur prapë. Perandoria otomane, e përzënë nga Ballkani, kishte mbetur ende vetëm në Shqipëri.
Arbëreshi Terenc Toçi la Amerikën dhe erdhi në dheun amë. Drejton lëvizjen në malet e Shkodrës dhe në 1911 ngriti Flamurin në Mirditë dhe sipas marrëveshjes, priste të zbarkonte me ushtri i biri i Garibaldit, që bashkoi Italinë dhe me ndihmën e arbëreshëve, por u la vetëm, pa njohje dhe mbështetje ndërkombetare.

SHPALLJA
Duhej pritur dhe një vit që të vinte Plaku Ismail Qemali, me urtësinë e të parëve, me përvojën e një diplomati në perandori, me një dashuri të thellë për atdheun ashtu si Skënderbeu dhe po ashtu si ai me vështrim nga Europa Perëndimore. Dhe ai mbërriti në Vlorën e tij në vjeshtën e tretë të 1912-ës. U mblodhën aty nga të gjithë krahinat, edhe nga Kosova erdhën, me kuaj, në këmbë, përmes rreziqeve dhe pengesave. Karrocën e Hajredin Bej Cakranit, ku ishte futur kryeministri i ardhshëm. Ismail Qemali, e shtynin nëpër baltra besnikët e tij, teksa vendet fqinjë po rropateshin ta copëtonin Shqipërinë e mbetur nga Turqia.
S’kishte institucione e as ngrehina për to, as hotele. Nëpër shtëpitë e vlonjatëve kishin bujtuar, ku kishte zjarr dhe zemër. Po rrinin bashkë përfaqësuesit e krahinave, ministrat që do të emëroheshin, asambleja, senati, luftëtarët, malsorët, qehallarë, rojet, etj, etj. Por s’kishin as flamur që ta ngrinin, dëshmon Eqrem Bej Vlora në “Kujtimet” e tij. Veç në shtëpinë e tij kishte një, të vënë në një kornizë të bukur, të cilin ia kishte dhuruar solmenisht në Paris Don Aladro Kastrioti. Ismail Qemali urdhëroi ta merrnin. Dhe e ngriti në ballkonin, ku po mbahej kongresi, më 28 Nëntor, po atë ditë që dhe Skënderbeu e kishte ngritur në Kruj:e dhe kështu Shqipëria u shpall shtet më vete. U lajmërua Stambolli për shkëputjen, Europën dhe të gjitha fuqitë e mëdha. Shqipëria u b:e m;e vete
Kur ngrihej Flamurin, “m’u dridhën duart, – shkruan në “Kujtimet” e tij Ismail Qemali, – …dhe m’u duk sikur shpirti i Heroit të pavdekshëm kaloi në ato çaste si një zjarr i shenjtë mbi kryet e popullit… Ja, pra ky është Flamuri ynë… – thirri i mallëngjyer ai, – dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta mburuar, për ta përparuar e për ta qytetëruar si i ka hije Atdheut tonë të lirë…”. Në ato fjalë ishte shpallja dhe program, drejtimi si një testament. Plaku ribëri Shqipëri. Të rinjtë ta gëzonin dhe ta bënin të fortë e të denjë. Zv/Kryeministër u vu një katolik, Dom Nikollë Kacori. U ruajtën raportet mes feve, S’kishte rroga as për 10 ministat. Thuhej se paguante nga pasuria e tij një pinjoll i Cakrajve, i porsaemëruar zv/minister i financave. Murat Toptani, dhëndri i Naim Frashërit, u lexonte vjershat e tij, ulur kanapeve. Kur pas ca ditësh shpërthyen batare armësh, që s’pushonin, të fusnin frikën. Mijëra gjuhë flakes çanin terrin, shkruan Eqrem Bej Vlora. Ngjante si luftë, sikur na kishin sulmuar. Ç’të qe? Turmat qëllonin në ajër se kishin marrë vesh nga telegramet që kishin ardhur nga Vjena dhe Parisi që Konfrenca e Ambasadorëve në parim e kishte miratuar “Pavarësinë e Shqipërisë”. Ishin shkrehur deri në 50 000 fishekë, një harbim fishekzjarresh sa gazmor, po dhe marrok, vzhdon Eqrem Bej Vlora. Ismail Qemalit nuk i pëlqeu, se loja, tha, mbaron ashtu siç fillon. Ai donte punën, veprat. Dhe mua me ndërmendet viti i çmendur ’97, kur u çarmatos Shqipëria dhe u armatosën shqiptarët, sulmuan depot e armëve dhe rrëmbyen tanket dhe qëllonin të gjithë në ajër. Çmenduritë përsëriten… Ndërkaq nga Rumania erdhi Himni i Flamurit, melodisë së njohur Asdreni i përshtati fjalët. U pëlqye dhe u këndua aq shumë sa nuk u zëvendësua dot me asgjë tjetër. Njëra nga strofat në kohën e komunizmit, jo vetëm që nuk këndohej, por do të hiqej dhe nga botimet:
Se Zoti vetë e tha me gojë Se kombet shuhen përmbi dhé, Por Shqipëria do të rrojë, Për të, për të luftojmë ne. I çuditshëm ky komunikim i shqiptarëve me Zotin kështu. Shkrimtari Ismail Kadare do t’i kishte një kapitull, pikërisht kësaj strofe, në sprovën e tij “Mosmarrëveshja”. Shqipëria kishte vonesa, që ktheheshin në ankth dhe ftohtësi në pritjet e vendeve të tjera. Fqinjët ballkanikë mezi ç’prisnin ta copëtonin. Edhe Italia përballë. Në 1913 Flamuri kombëtar është prapë në rrezik. Në Shkodër futen malazestë, bie kalaja, por, për fat, ndërhyjnë ushtritë e Fuqive të Mëdha, prapset pushtuesi dhe At’ Gjergj Fishta ngre Flamurin mbi kambanoren e kishës së françeskanëve në Natën e Shnandout, teksa nga portat dalin fëmijët dhe këndojnë vargjet që kishte shkruar ai:
Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Flamuri si flatra e ëngjëllit. Mahnitës ky imazh. Dhe sa kushtrimtar.
Lufta Ballkanike shton kaosin dhe hanxharët ishin ngritur lart për ndarje. Por nga përtej oqeanit vjen shpëtimi. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dalin në krah Shqipërisë së vogël. Presidenti Woodrow Wilson, që i ftoi zgjedhjet presidenciale tre javë para se Shqipëria të shpallte Pavarsinë, i refuzoi planet për ndarjen e Shqipërsisë dhe parashtroi parimin e vetëvendosjes së popujve, qofshin dhe të vegjël. Dhe që kufijtë nuk mundet të caktoeshin më mbi bazat e politikës së fuqive të mëdha. Shqipëria shpëtoi. Kongresistët në Kongresin e Lushnjës në 1920 arritën pavarsisnë e dytë të Shqipërisë. Në jakat e tyre kishte nga një flamur të vogël të kuq. Roli i SHBA kishte qenë vendimtar. Te Presidenti Wilson ndikoi shumë dhe diaspora shqiptare, udhëheqësit e saj, Konica dhe Noli, kontakti me shqiptaro-amerikanët. Sot në Tiranë është një shesh që mban emrin e Presidentit shpëtimtar, Wilson, me shtatoren e tij në mes.

 

ADHURIMI

Do të doja të thosha se shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjeheshin më të lidhur, më me ndërgjegje e më me përgjegjësi, me Flamurin, me më qytetari.. Dhe me dashuri patejtër. Ne ndoshta jemi i vetmi popull që u vëmë fëmijëve emrin Flamur. Madje dhe në gjininë femërore, Flamure.
Nuk ka flamur pa gruan. S’ka Skënderbe pa Donikën e tij. Duart e zonjës Marigo Posio, që qepën dhe qendisën Flamurin në ditët e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, vazhdojnë të qëndisin përsëri flamuj të tjerë me rreze drite.
Mamatë u mësojnë fëmijëve të vizatojnë dhe ja, midis fletëve shfaqet e kuqja e Flamurit. Atë të kuqe që piktori shqiptar, Onufri, e bëri të famshme në botë me ikonat e tij.
Dhe pasi mësojnë vjersha për mamin, babin, (e jo për prindin nr. 1 e prindin nr. 2), fëmijët recitojnë vargje për lodrat, gëzimet e tyre, patjetër dhe për atdheun dhe Flamurin. Dhe unë, i vogël, ndër gjërat e para që kam shkruar, mbaj mend, është dhe kjo: O Flamur i Shqipërisë,/ Që valvitesh kaq krenar,/ Të ndez era e lirisë/ si zjarr….
U bëra intim, se ndjehem si në familje. Edhe im atë kishte poezi për Flamurin. Në flakë si flakë/E shenjtë flak’rove… – shkruante.
I rritur do të mësoja se fjala flamur ka lidhje vërtet me zjarrin. Gjuha shqipe zgjodhi ta marrë këtë fjalë nga latinishtja “flammula”, (është dhe në greqishten e re  φλάμμουλον), se vokacioni shqiptar gjithmonë ka qene dhe mbetet Perëndimor. Pra, rrënja e fjalës flamur është flaka, Fjamuri i Arbërit, thoshte poeti i madh arbëresh De Rada. Ai zjarr, rreth të cilit mblidheshin dikur luftëtarët e përbetoheshin, ato flakë u bënë flamur.
Flamuri i shqiptarëve është i zjarrtë me flatra shqiponje.
` QË TË VAZHDOJMË ECURINË,
po në kohën e Mbretit Zog si u ndje Flamuri Kombëtar, që, siç shkruanin të huajt, kishte një zog në mesin e vet, shqiponjën dykrenore. Mbi to u vendos përkrenarja e Skënderbeut, e trashëguar nga Pirroja i madh. Dhe u bënë përpjekje për të ndërruar dhe Himnit e Flamurit. Në Jurinë e konkursit ishin At’ Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri e personalitete të tjera dhe fitues nxorën një të ri, Beqir Çela, nga Karbunara e Lushnjës. Himnin e ri ai e fillonte: O Flamur, Yll i Lirisë… Ishte i shkollës së Fultzit, Amerikën e shikonte si vendin e shpëtimit. E pushkatuan fitimtarët komuniste, në vitin 1947.
Një vit më vonë pushkatuan dhe Baba Ali Tomorin, poet, një libër me poezi i tij mban titullin “Flamurit shqiptar”.

Flamur! Ja ku bëhet beja! Mblidhe, mblidhe popullsinë Përparo! Zgjero Shqipërinë mer Kosovë, Çamërine! Të ndih Zoti në beteja.
Edhe djemtë e Ismail Qemalit u keqtrajtuan nga regjimi. Njëri iku në Maqedoni, në Strugë me gjithë sëndyqin me dokumenta të Pavarsisë, tjetrin e burgosën.

Lëvizje dhe rebelime dhe demonstra me Flamur bëheshin herë pas here dhe në Kosovën e pushtuar. Shpesh forcat policore gdhiheshin duke gjetur të ngritur qyteteve gjatë natës Flamurin shqiptar. Sikur mbinte vetvetiu.
Sinteza më e fuqishme për Flamurin, i cili është vetë sintezë e historisë së Kombit, u arrit nga imzot Fan Noli, një himn si me ritëm trumpetash, si një marrshim krenar drejt ardhmërisë: O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Ashtu si gjatë pushtimit fashist, që Flamurit Kombëtar i shtuan dy spatat e Liktorit, që dukej sikur kërcënonin dy kokat e shqiponjave, ndërkq nazistët pas tyre i hoqën, komunistët, me të marrë pushtetin, vendosën yllin bolshevik.
Kur të burgosurit politikë u ngritën në Spaç në revoltën që tundi së brendshmi themelet e diktaturës, në 1973, ata ngritën në mes të kampit, brenda telave me gjëmba, Flamurin pa yllin komunist. Po ku e gjetën? Një këmishë të bardhë e ngjyen me gjakun e tyre dhe piktori i burgosur bëri shqiponjën. E ngritën lart duke kënduar himnin me lot në sy. Katër të burgosur i pushkatuan dhe ridënuan dhjetra të tjerë, por dhe vetë burgun.
Dhe do të vinte dita që të hiqej ylli politik i komunizmit nga Flamuri shqiptar. Shqipëria do të bëhej demokratike, pluraliste dhe do të hapej drejt botës së lirë. Shqiptarët po iknin për një jetë më të mirë me ëndrra për të ardhmen e fëmijëve. Në gjak mbartnin Flamurin dhe festat për të bashkarisht, me këngë e valle shqiptare dhe fjalën shqip. 28 Nëntori kishte mare forcën e një ditë të bekuar dy herë.
Madje demokratët nxjerrin fakte dhe besojnë se edhe çlirimi i Shqipërisë nga nazi-fashistët, kur mbaronte Lufta e Dytë Botërore, u bë në ditën e madhe të 28 Nëntorit.
Socialistët ruajnë datën 29 Nëntor, atë që festohej me diktatorin. Dhe çdo vit në Shqipëri bëhen debate në parlament e studio televizive e shkruajnë në media se kur është çliruar Shqipëria, në 28 apo 29? Kur iku gjermani i fundit? Rëndësi ka se kush na erdhi?- ka zëra që pyesin. Më ka ndodhur të jem dhe unë në këto debate. Data e çlirimit të një vendi vendoset o kur është çliruar kryeqyteti i tij o qyteti i fundit. Nga Tirana pushtuesi nazist iku më 17 nëntor dhe fitimtarët u futën në kryeqytet me masakra ndaj intelektualëve dhe ndaj atyre që s’ishin me ideologjinë e fitimtarëve. Kurse qyteti i fundit s’është çliruar ende, thosha unë në debate. Se pjesë të trojeve shqiptare janë ende jashtë kufirit shtetëror.
Por 28 Nëntori buron forcë dhe shpresë.
Më 28 Nëntor lindi në Kosovë legjenda Adem Jashari, në 1955 në Prekaz. Bëri një dimër i acartë atë vit, por më keq se dimri ishte dhuna policore e regjimit serb ndaj shqiptarëve. Dhe po në 28 Nëntor 1997 shpallet, me miratim të Komandantit Adem Jashari se është krijuar Ushtria Çirimtare e Kosovës. Lajmin e UÇK-së e dhanë tre luftëtarë me uniformë dhe të armatosur e me maska në fshatin Laushë, gjatë varrimi të një mësuesi hero. Kështu nisi lufta e organizuar për liri kundër pushtuesit. Kosova donte ringjallen e saj.
Dhe do të ndërhynin forcat e NATO-s dhe SHBA në këtë betejë, jo vetëm çlirimtare, por dhe morale, mbrohej një popull nga eksodi masiv si në Bibël. Pas bombardimeve të Beogradit, Kosova u shpall Republikë më vete. Shqipëria u fut në NATO dhe Flamuri i saj është bashkë me flamujt e forcave Perëndimore euroatlantike, me demokracitë më të përparuara.
Shqipëria dhe Kosova, dy shtete shqiptare të vegjël në Ballkan, por me histori të lashtë, kanë gjetur te Shtete Bashkuara të Amerikës së madhe aleatin jetik, mbrojtësin dhe mbështetësin.
Prandaj dhe shqiparët e mbajnë Flamurin e tyre pranë atij të Amerikës, në shtëpi dhe punë dhe festa. Lartësohet në çdo 28 Nëntor në të gjitha trojet tona e kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Është si zjarri i vatrës që na mbledh. Flakët bëhen dritë. Më bukur se gjithkund ato shkëlqejnë atje ku jemi, bashkë…
Për ne është këtu…

blank

Vazhdojnë hetimet dhe reagimet për vrasjen e trefishtë në Deçan

VOA

Policia e Kosovës tha të shtunën se po kryen hetime të ngjeshura për të gjetur autorët e incidentit të së premtes mbrëma që la pas vetes tre të vrarë dhe një të plagosur.

Të tre personat u vranë nga të shtënat me armë zjarri mbi një autobus në afërsi të fshatit Gllogjan të komunës së Deçanit, rreth 90 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e Pejës, Veton Elshani, tha se besohet që një sulmues i maskuar qëlloi mbi autobusin që po udhëtonte nga Gjakova për ne Deçan dhe në të ndodhshin tetë të rinj. Ai nënvizoi se “nuk ka arsye për të besuar se bëhet fjalë për sulm terrorist”.

Autoritetet thanë se shoferi i autobusit dhe dy të rinj të lindur më 2003 dhe 2004 kanë humbur jetën. I plagosuri është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Incidenti nxiti reagime në shkallë të gjerë të institucioneve vendase e ndërkombëtare.

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, u shpreh i tronditur nga sulmi ndaj nxënësve në Gllogjan dhe u ngushëlloi familjet e viktimave.

Zyra e Bashkimit Evropian u shpreh “e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar nga sulmi i neveritshëm mbi autobusin me nxënës”, ndërsa shfaqi shpresën se autori do të vihet shpejt para drejtësisë”.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se “qëndron përkrah qytetarëve të Kosovës në këto çaste të dhimbshme”, ndërsa u shpreh i tmerruar me incidentin.

Vrasja e trefishtë e së premtes mbrëma u dënua nga udhëheqës politik në Kosovë dhe në Shqipëri.

blank

ASHASHA: MEMORANDUM PËR SANKSIONIMIN LIGJOR TË PROPAGANDIMIT TË “KOMBIT KOSOVAR” BRENDA  TERRITOREVE TË SHQIPËRISË ETNIKE  NË BALLKAN

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, SHBA, miratoi këtë :

                        

Duke qenë se në Kosovën e Shqipërisë Etnike mbi 90% shqiptarë i përkasin KOMBIT SHQIPTAR, askush nuk gëzon asnjë të drejtë, që t’ua imponojë (as me paqe e as me luftë) ndonjë “komb të ri” siç po manipulohet dhe po propagandohet me të ashtuqujaturin “komb kosovar” të autorit Nexhmedin Spahiu, i cili deri tani ka shkruar tri libra antishkencore dhe antikombëtare (2005-2021) për t’i zhveshur dhe tjetërsuar mbi 90% të shqiptarëve nga përkatësia e KOMBIT SHQIPTAR.

Kjo përpjekje dhe, këtë atak politiko-propagandistik antikombëtar dhe anticivilizues primitive të Nexhmedin Spahiut, që në Kosovë ta shpërfytyrojë KOMBIN SHQIPTAR, për të gjithë ne është vepër penale kundër identitetit kombëtar shqiptar në Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Prandaj, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, në Prishtinë, në Shkup dhe në Tiranë, duke u bazuar në mbrojtjen e  interesit të përgjithshëm të KOMBIT SHQIPTAR, të ruajtjes dhe të kultivimit  me çdo kusht të identitetit dhe të vlerave të tij historike, gjuhësore, etnike, kombëtare, kulturore, politike, gjeopolitike, territoriale dhe  shtetërore, THËRRET ELITËN POLITIKE ZYRTARE SHQIPTARE TIRANË-PRISHTINË, që sa më parë të jetë e mundur, të nxjerrin ligjin unik përkatës për sanksionimin e  veprimtarisë agjenturore propagandistike antikombëtare të Nexhmedin Spahiut, i cili qe 16 vjet gënjen dhe mashtron shqiptarët, Ballkanin dhe Evropën  me paçavaruet  dhe me deklaratat e tij mediatike, se gjoja në Kosovë “ekziston një komb kosovar” !?

Duke qenë se në Kosovë nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm një komb shqiptar, me ngulmë  kërkojmë që, si qeveria dhe parlamenti i Kosovës, ashtu edhe qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë, të marrin masa urgjente juridike ligjore për sanksionimin e kësaj vepre penale të Nexhemedin Spahiut, që po trumbeton shkatërrimin e kombit shqiptar në Kosovë (2005-2021).

Për pezullimin e një propagande dhe agjitacioni të vrazhdtë  antihistorik, antiqytetërues, vetëmohues antikombëtar shqiptar të Nexhmedin Spahiut, çdo komb, çdo elite shekncore dhe çdo htet normal no botë, deri tani do të kishte marrë masa ndëshkuese ligjore dhe kushtetuese, mbase N. Spahiu është i pari dhe i vetmi shqiptar në Ballakn e në diasporë, që  ka shpifur “kombin e kosovar” mbi KOMBIN EKZISTUES SHQIPTAR në Kosovë , me qëllim që të zhbëhen edhe si etni, edhe si komb shqiptar !

Ndaj, imponohet pyetja: -Si është e mundur që ndaj këtij fenomeni absurd, antinjerëzor, poshtërues dhe mohues antikombëtar të N.Spahiut, qe pothuajse 2 dekada (2005-2021), Qeveritë dhe parlamentet e njëpasnjëshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, si akademitë e tyre ( u themi të tyre, sepse janë të financuara nga këto dy shtete) nuk kanë bërë asgjë  për parandalimin e propagandës subversive antikombëtare të “kombit kosovar” të Nexhemdin Spahiut, që ka për qëllim zhbërjen e kombit shqiptar në Kosovë. Një heshtje e këtillë është e papranueshme dhe e pajusitifikueshme, si nga ELITA ZYRTARE SHTETËRORE, ashtu edhe nga ELITA SHKENCORE Tiranë – Prishtinë.

Propagandimi i N. Spahiut pëe zhdukjen e KOMBIT SHQIPTAR në Kosovë, nuk është biznes privat a grupor; nuk është çështje vetëm e një individi a grupi privat personash, por çështje madhore, që i përket gjithë KOMBIT SHQIPTAR, ku pa  zërin dhe pa pëlqimin e tij, askush nuk ka të drejtë, që të shkarravis “kombe të reja” qoftë edhe Nexhmedin Spahiu me paçavuret e tij të publikuara: 1) “Drejt kombit kosovar”, Mitrovicë, 2004; 2) “Foshnjëria e kombit kosovar”, Prishtinë, 2014, si dhe 3) “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen, më afër apo më larg njëra-tjetrës”, Prishtinë, 2021).

Si më sipër, ne jemi tejet të shqetësuar dhe të preokupuar me fantazmën absurde, antikombëtare, antishkencore dhe me tradhtinë e ashtuquajtur “KOMBI KOSOVAR” të autorit Nexhmedin Spahiu, paflet ky politiko-propagandistik, subversiv dhe, pjellë e teorisë së komplotit sllavo-bizantin, që me shekuj lufton, duke përdorur të gjitha mjetet e forcës, si dhe të gjenocidit kolonial për zhdukjen e qenies etnike, biologjike dhe territoriale  shqiptare në Ballkan. Ky fenomen i rrezikshëm përban vepër të rëndë penale, që pikësëpari bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008); me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ( 1998); me të drejtën  historike natyrale të etnikumit antik dhe to sotëm autokton shqiptar, si dhe me interesin e përgjithshëm kombëtar dhe  shtetëror të Shqipërisë Etnike, edhe pse kjo është e copëtuar dhe e kolonizuar nga shtetet fqinje (Greiqa, Serbia, Mali i Zi dhe “Maqedonia”) .

Po i rikujtojmë të gjithë  armiqtë e kombit shqiptar se  nëpërkëmbja, bastardimi dhe mohimi i tij, duke ia imputuar “kombin kosovar” dhe “gjuhën kosovarishte” për ekzistencën e së cilës nuk është në dijeni asnjë shqiptar, asnjë popull në Ballkan, as në Evropë e as në botë. Prandaj, duhet ta kenë të qartë si DIELLIN, se kurrë nuk do të pranojmë, në asnjë formë  atëfarë paçavure-“kombi kosovar” të shpifur dhe të trilluar nga fantazma ndjellakeqe  dhe e kobshme e “kovaçit” Nexhmedin Spahiu.

Gjithashtu, Nexhmedin Spahiut (“babës) po ia rikujtojmë edhe këtë aksiomë të së vërtetës mbi kombin, të pohuar nga eruditi dhe poligloti  ynë Rilindës, Fan S. Noli : ““Njëriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari”.

Prandaj, kërkojmë që qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë së bashku me parlamentet e tyre, duke u bazuar në ligj dhe në kushtetutë, si dhe në të drejtën natyrale  dhe etnike të kombit shqiptar, të marrin masa urgjente përkatëse legale për parandalimin dhe për sanksionimin  e propagandimit të “kombit kosovar”, fenomen ky, negativ dhe përçarës i kombit shqiptar.

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve  në Nju-Jork, SHBA, më 26 nëntor 2021,

Kryetari,

Prof.Dr. Skënder Kodra

blank

‘Foltorja’- Berisha betohet para kurbinasve: Socialistët këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç

‘Luli çun i mirë, merrem vesh’, Berisha: Ramën, Bashën dhe gurin do t’i rrokullis të tre!

Sali Berisha komentoi nga Kurbini edhe deklaratën e Edi Ramës i cili tha një ditë më parë se ish-kryeministri ka në qafë një gur të rëndë. 

Gjatë ‘Foltores’ me demokratët, Berisha u shpreh se Basha është figurë e dashur për PS gjë të cilën e treguan edhe sondazhet e fundit, ndërsa kujtoi edhe deklaratën e Ramës se Luli është çun i mirë.

“Lulzim Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. E thonë tellallët e saj që dalin nëpër ekrane se drita e ‘Foltores’ i verbon ata. E thotë me gojën e tij vetë Edi Rama i cili në mënyrë të përsëritur i thoshte se, problem kam Sali Berishën, por ky është çun i mirë dhe merrem vesh. Edhe mbrëmë kreu i ‘Meduzës’ deklaronte se midis Bashës dhe Berishës, natyrisht Berisha e ka të rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin, të tre do t’ju rrokullis, je i pashpresë. 

Votuesit socialistë në sondazh thanë se 30% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Zgjedhësit demokratë vetëm 24% e tyre ndjehen me Bashën. Ndërsa anëtarët e PD, vetëm 7% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Beteja jonë është që këto ditë, deri në 11 dhjetor, kjo 7% të bëhet 0.2%“, tha Berisha.

‘Foltorja’- Berisha betohet para kurbinasve: Socialistët këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë tjetër se çdo demokrat do e ketë garancinë që të kandidojë për kreun e PD por ai s’mund të t’u thotë demokratëve, ‘po iki tani mirupafshim’.

Gjithashtu Berisha u betua para kurbinasve se me ndihmën e zotit, socialistët do e kenë në parlament deri sa të bëhet 95 vjeç.

Berisha: Dua tju garantoj se do ketë një garë të ndershme për secilin që do ketë dëshirë të garojë, por unë smund t’ju them ju tani mirupafshim, por do ju them që do luftoj bashkë me ju deri në ditën e fundit të jetës sime. Siç e dini ua pata thënë në parlament socialistëve se këtu do më keni deri sa të bëhem 85 vjeç. Tani po ua them nga këtu para ju burrave dhe grave të Kurbinit se, me ndihmën e të madhit zoti, po u betohem se këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatitet. 

 

blank

Qyetari: 100 delegatë kurbinas kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Qindra demokratë kurbinas kanë pritur ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e sotme në foltoren e radhës.

Një prej folësve në këtë foltore njoftoi se nga 130 delegatë që ka Kurbini, 100 prej tyre kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Qytetari: Foltorja ka ngjallur shpresë për demokratët dhe te të gjithë shqiprarët dhe akoma më shumë shpresë dhe siguri për kombin shqiptar. Jeni ju me reagimin tuaj që mborjtët kufijtë e Kosovës. Zoti Berisha, nga 131 delegtë të degës së Kurbinit 100 delegatë kanë firmosur me vullnet të lirë për Kuvendin e 11 dhjetorit. Me ish kryetarin nuk ja vlen të meremi, ai është i pabesë dhe i pashpresë. Zoti Berisha na prij në protesta paqësore për të rrëzuar Ramën. Largimi i inteligjnecës shqiptare ngarendi çdo ditë ku po largohen mjekë dhe profesionistë të tjerë, duhet bërë diçka. Kërkesa e dytë ka të bëjë me siguroni pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha: Lidhur me kërkesat tuaja dua tju garantoj se do jetë një nga qëllimet më madhore të qeverisë tonë, ngjallja e shpresës për të rinjrë dhe të gjithë por edhe kthimi i atyre që janë jashtë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

blank

Berisha-Bashës: Rama është sot, nesër ikën, ti do përballesh me drejtësinë për ‘Toyota Yaris’

‘Nuk ve PD-në mbi veten’, Berisha: S’e kam thënë kurrë. E vërteta e bisedës me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas deklaratës së Lulzim Bashës mbrëmjen e kaluar në një emision se ish-kryeministri i kishte thënë se nuk ve PD-në mbi veten e tij. 

Berisha tha se Basha mashtron, ndërsa e vërteta është ndryshe tha ai, duke treguar bisedën me kryetarin aktual të PD.

“Këto ditë Basha ka deklaruar me tellallët se unë i paskësh thënë që për veten nuk pyes për PD, fakti që unë sot jam midis jush tregon se unë mbi çdo gjë tjetër, ve idealet dhe interesat tuaja. Por cila është e vërteta e kësaj bisede? Ua tregoj unë. Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se i ka thënë ambasadorja n.q.s Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë këto pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij, mbi Berishën. Unë i them sa vijon, Lul, kjo betejë e imja është për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka forcë që më merr mua dinjitetin. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në betejën time për dinjitet. Partia ime, i them, nqs pranon gënjeshtrën për të vërtetë, nuk meriton të jetë parti politike. Ke të drejtë, më tha, ashtu është. Ky është historiku i bisedës time. Dhe nuk io kam thënë kurrë që nuk pyes për PD. E vërteta është se unë dhe çdo njeri i ndershëm dhe i lirë, ve mbi çdo gjë dinjitetin e tij. Kemi një fjalë të moçëm, më mirë qiri i fikur se sa qiri i fëlliqur“, u shpreh Berisha.

‘Ka dosje në SPAK’, Berisha i përgjigjet Bashës

Sali Berisha iu përgjigj Lulzim Bashës edhe lidhur me deklaratën e këtij të fundit një ditë me parë se ish-kryeministri dhe familjarët e tij kanë dosje në SPAK. 

Lideri historik i PD tha se Prokuroria nuk ka pranuar asnjë nga paditë e Edi Ramës për dhjetëra vendime qeverie, sepse ka zbatuar ligjin.

“Pretendon se paskësh dosje në SPAK, unë dhe fëmijët e mi. Së pari, fëmijët e mi nuk kanë patur asnjë dosje, asnjë çështje. Sali Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Edi Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK dhe Prokurori, që të gjitha janë kthyer se Sali Berisha ka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin”, tha Berisha.

Berisha-Bashës: Rama është sot, nesër ikën, ti do përballesh me drejtësinë për ‘Toyota Yaris’

Edhe nga Kurbini ish-kryeministri ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar Lulzim Bashës dy dosjet në ngarkim të tij, atë të lobimit me Nick Muzin dhe ‘Toyota Yaris’. 

Për të parë, tha Berisha, Basha është për burg si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA, ndërsa tregoi se si me ndërhyrjen e Edi Ramës, dosja hetimore u mbyll pa dhënë drejtësi.

Sa i takon ‘Toyota Yaris’ Berisha hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës, ndërsa paralajmëroi kryetarin aktual të PD se do të përballet me drejtësinë si dhe do të përgjigjet përpara demokratëve.

“Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s’i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë.Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhemerrje pafajësi nga Gjykata e Lartë.

Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln eurto, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier nëq telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t’ju arrestojnë. PO ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, atas erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndanu me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t’i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrënë pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t’i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris”, u shpreh Berisha. 

blank

‘Paralajmërimi që i pata bërë Fatos Nanos’- Berisha-Ramës: Vlen edhe për ty, bëji gati valixhet

‘Foltorja’ e Kurbinit, 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit, Berisha: Krim shtetëror

‘Foltorja’ e Kurbinit nisi me një minutë heshtje në nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se ishte ajo përgjegjëse për viktimat e tërmetit, duke deklaruar se ngjarja ishte krim shtetëror.

“Një qeveri e papërgjegjshme i la banorët në ato pallate. Qeveria konstastoi banesat e pabanueshme në tërmetin e parë. 51 qytetarë humbën jetën më pas. Këto banesa dolën yë pabanueshme në tërmetin e parë.

Ky është një krim i mirëfilltë shtetëror.

Asnjë zyrtar nuk ndodhet para ligjit për viktimat, dhe ky është një krim i dytë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, u shpreh Berisha.

Lideri historik tha gjithashtu se qindra familje sot janë pa strehë dhe jetojnë në çadra.

Berisha nga Kurbini: Rama thotë se i jap edhe Lulit 20%-shin

Nga ‘Foltorja’ e Kurbinit ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi pazaret mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Përpara demokratëve kurbinas, Berisha u shpreh se po qarkullojnë zëra ku Edi Rama ka deklaruar se ai i jep 20%-shin e aferave edhe kryetarit aktual të PD.

Sipas Berishës kjo tregon pazarete turpshme mes Ramës dhe Bashës në kurriz të demokratëve.

“Opozita e Bashës shkoi nga dështimi në dështim, nga humbja në humbje, deirsa përfundoi në një derivat apo fasadë të narkoqeverisë.

Në Tiranë qarkullon një fjalë se Edi Rama atyre që u kërkon 20%-shin kur i raportojnë se e çuam në atë adresë, u kthehet dhe u thotë po mua s’më mbeti gjë se 20% detyrohem t’i jap edhe Lulit.

E cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bvëri kreu i opozitës duke shkelmuar idealet tuaja të pastra, vendosmërinë dhe guximin tuaj, që të gjitha për karrigen e tij dhe pasurimin e tij”, u shpreh Berisha.

blank

Demokratët ndezin ‘Foltoren’ e Kurbinit- Ja kush e shoqëron ish-kryeministrin Sali Berisha

Pritja madhështore e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kurbin ka mbledhur bashkë qindra demorkatë të degës.

Nga pamjet e transmetuara në SYRI TV, figurat politike të degës Kurbin janë të pranishme në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, që nga ish-deputetë deri te kryesia e degës.

Kandidati për deputet Marjan Tuci, Mujo Cela, Preng Lala nënkryetari i PD Kurbin, ish deputeti Aldo Bumci, ish-deputeti Andon Frrokaj, ish-deputetja Albina Deda, ish-Kryetari i Bashkisë Luigj Isufi, ish-kryetari i degës Gjergj Oroshi si dhe kryesia e degës.

‘Paralajmërimi që i pata bërë Fatos Nanos’- Berisha-Ramës: Vlen edhe për ty, bëji gati valixhet

Nga ‘Foltorja’ e Kurbinit Sali Berisha numëroi dështimet e qeverisë Rama dhe heshtjen e opozitës së Lulzim Bashës. 

Ai i kujtoi Edi Ramës paralajmërimin e bërë për Fatos Nanon kur ishte kryeministër, ndërsa shtoi se vlen edhe për të: “Bëj gati valixhet dhe largohu në Beograd, se në Shqipëri nuk ke vend më”. 

“Situata në vend është kritike, por është kjo situatë që gjëmoi si një thirrje e brendshme në ndërgjegjen tonë, të mbarë demokratëve në Shqipëri të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD, për shndërrimin e saj në opozitën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Edvin, fundin e ke të afërt, ja ku është Kurbini në këmbë, mjerë ti çfarë do heqësh. Edvin atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh nga burrat dhe gratë e Kurbinit e të gjithë Shqipërisë, bëj gati valixhet dhe nisu për në Beograd, në Shqipëri nuk ke vend. Mos harro të marrësh me vete edhe Lul-pengun, edhe pse nuk të bie mendja për të kur t’ia mbathësh vetë. Ky entuziazëm që buron nga shpirti juaj, idealet dhe zemrat tuaja, është energjia e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, është drita e shpresës, siç do të thoshte një demokrat në Mat, është dielli im thoshte ai, dhe u drejtohej analistëve, mos ma gjuani diellin me gur. Dielli ynë do të verbojë të gjithë ata që do tentojnë ta shuajnë atë”. 

 

blank

Spaho-Bashës: Nuk ke humbur 4 herë, ke humbur shumë e shumë herë

Deputeti Edmond Spaho reagoi pasi kryetari aktual i PD, Lulzim Basha deklaroi se nuk ka humbur 4 herë zgjedhjet. Deklarata e tij ka shkaktuar ilaritet në median sociale

Nga Edmond Spaho

Jo, nuk ke humbur 4 herë, ke humbur shumë e shumë herë.

Ke humbur në zgjedhjet vendore të vitit 2015. T’u sugjerua që të mos hyje në zgjedhje në Durrës dhe Kavajë sepse Roshi dhe Dako kishin sjellë mijëra votues nga rrethe të tjera, por këmbëngule dhe humbe në të gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në Durrës dhe Kavajë.

Humbe në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2017 pas marrëveshjes personale me Ramën. Partia hyri e shpartalluar ne zgjedhje për shkak të qëndrimit të gjatë dhe pa rezultat në çadër, si dhe problemeve që u krijuan nga largimi i shumë ish-drejtuesve të PD me vendimin tënd personal.

Për herë të tretë humbe në vitin 2019, kur na sigurove që nuk do të ketë zgjedhje vendore në 30 Qershor. Madje vonë kuptuam që nuk do kishte zgjedhje as në 13 Tetor pasi nuk e regjistrove PD në KQZ.

Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese i njohën zgjedhjet e vitit 2019 si të rregullta. Aq larg ishe nga realiteti dhe thoshe të pavërteta, saqë në Shtator 2021 deklarove në Grupin Parlamentar që zgjedhjet vendore do ripërsëriten kur të duam ne, madje edhe për dy javë.

Për here të katërt humbe në vitin 2021. Një fushatë e vakët, e personalizuar, me këshilltarë që nuk njihnin realitetin shqiptar, premtime të ekzagjeruara, mungesë koordinimi dhe pa mbështetje logjistike e financiare.

Nuk ke humbur vetëm beteja elektorale, por edhe beteja politike.

Ideja jote për t’u larguar nga reforma territoriale e la Ramën të lire të krijonte njësi sipas shpërndarjes së votuesve të majtë e të djathtë dhe të marrë avantazh elektoral. Kjo mund të renditet si humbja e pestë, megjithëse nga ana kohore ishte marrëzia e parë.

Më pas le mandatet në një lëvizje të pamatur politike dhe vetëvrasëse që do përmendet për dhjetëra vitet e ardhshme jo vetëm në Shqipëri.

Çudia është që deri ditën që shpalle vendimin për djegien e mandateve, të gjithë në Parti dhe Grupin Parlamentar ishin të painformuar dhe të bindur që mandatet nuk do të digjeshin nisur nga çfarë ju kishe thënë më parë.

Humbje të tjera te tuat ishin mosmarrja pjesë në reformën në drejtësi duke i lënë dorë të lire Ramës ta ndërtojë drejtësinë në vend si harem personal, ku çdo i emëruar bën çfarë do dhe si i pëlqen Ramës.

Humbje të tuat ishin zvarritjet 8-vjeçare të reformës zgjedhore sipas modelit ‘puno ditën dhe prish natën’.

Votimi elektronik është shfaqja e turpshme e paaftësisë për të bërë ndonjë gjë në interes të PD dhe vendit megjithëse Rama të la dorë të lirë ta drejtoje këtë proces.

Të njëjtën gjë bëre në 5 Qershor 2020 kur ta morën marrëveshjen për ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke u zgërdhirë, e më pas të ndryshuan Kushtetutën sipas interesave personale të Ramës.

Unë nuk di që një drejtues të ketë humbur kaq shume beteja në kaq kohë. S’kishte si ndodhte ndryshe kur nuk konsultoheshe me asnjë, nuk dëgjoje, nuk reflektoje ndaj gabimeve, ishe i painteresuar për çfarë ndodhte dhe i qëndroje larg Partisë.

Marrëzinë e fundit e bëre duke përjashtuar nga Grupi Parlamentar, udhëheqësin historik të PD, z. Berisha, me një vendim personal dhe arrogant, sikur të ishe sulltani i Partisë.

Të gjitha këto të prodhuan 11 Dhjetorin, i cili kishte kohë që ishte i nevojshëm. Tani nuk të ka ngelur veçse të largohesh. Sa më shpejt, aq më mirë për ty.

blank

17 mijë lëkundje në dy vjet- Vatra e tërmetit tragjik vijon të jetë aktive

Si sot, dy vjet më parë, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi  51 viktima, qindra te plagosur dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara. Ngjarja tragjike kujtohet ende sot nga të mbijetuarit në zonat e prekura nga goditja. Ndërsa nga specialistët cilësohet më i fuqishmi i dekadave të fundit, që është pasur nga 17 mijë tërmete të tjerë.

Gdhihej e martë. Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm me përmasa shkatërruese. Epiqendra ishte në Hamallaj të Durrësit me intensitet 9 ballë. Vala e goditjes u ndje frikshëm në Durrës, në Tiranë, Kurbin e Lezhë. Tërmeti i 26 nëntorit të 2019 konsiderohet një ndër më të fuqishmit në vend.

Tragjedia kishte ndodhur, 51 banorë të Durrësit e Thumanës, mes tyre shumë fëmijë, nuk e arritën mëngjesin e 26 nëntorit.

Tërmeti u mori jetën në gjumë, nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Qindra të tjerë mbetën të plagosur e të pastrehë.

Në Durrës, Tiranë, Krujë, Kurbin e Lezhë  po punohet për të fshirë gjurmët ende prezentë të tërmetit shkatërrimtar. Pas goditjes së rëndë të Thumanës, ku mbetën 24 viktima, qyteza e re është drejt përfundimit. Banorët e mbetur pa strehë presin të hyjnë në shtëpitë e reja, ndërsa shumë nga ata që humbën të afërmit nuk duan t`u kthehen kujtimeve të hidhura.

Pas dy vjetësh nga lëkundja e fortë e tokës, aktiviteti sizmik në zonën e Hamallajt është ende aktiv.

Tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet mend për forcën shkatërruese, për viktimat dhe të pastrehët që shkaktoi, për solidaritetin njerëzor dhe  pafuqinë e njeriut përballë dukurive të tilla, raporton A2.

blank

Barometri: 80% e shqiptarëve pro bashkimit Shqipëri-Kosovë

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse do të thirreshin sot në një referendum për këtë çështje.

Barometri i Euronews Albania, kushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ka zbuluar se vetëm rreth 16% e shqiptarëve janë kundër bashkimit.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve (mbi 90%) mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm.

blank

Megjithatë, më pak se gjysma e shqiptarëve mendojnë se një bashkim mes dy vendeve mund të ndodhte në 10 vitet e ardhshme.

blank

Në rast bashkimi, 70% e shqiptarëve mendojnë se kryeqytet duhet të jetë Tirana.

Gjetjet janë të Barometrit të realizuar në 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

blank

Lehtësimi i qarkullimit, në fokus të takimit Shqipëri – Kosovë

Gresa Kraja

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, po zhvillohet të premten më 26 nëntor në qytetin e Elbasanit.

Në hapje të mbledhjes fjalimet e tyre i kanë mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka thënë se tregu i përbashkët i punës, lehtësimi i procedurave për leje qëndrimi, njohja e sigurimeve shoqërore në të dy shtetet, lehtësimi për lëvizje të lirë, hapja e pikës kufitare të Shishtavecit në Kukës, rregullimi i regjimit lokal të kufirit, njohja e diplomave, lehtësimi i kontrolleve në dogana, shërbimet konsullore në ndërtesa të përbashkëta – janë marrëveshjet që do të nënshkruhen sot.

Rama ka theksuar se këto marrëveshje do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Krijomë kushte më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës dhe për një tjetër hap në bashkimin gradual të tregjeve në një hapësirë të vetme, ku shqiptarët mund të punojnë studiojnë dhe krijojnë familje, duke përfituar çdo kontribut dhe të drejtë sociale, pavarësisht vendosjes gjeografike në Kosovë dhe Shqipëri. Njohja e sigurimeve shoqërore është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë”, është shprehur Rama.

Kryeministri Rama foli edhe për Abetaren e unifikuar, për të cilën tha se do të jetë e gatshme vitin e ardhshëm.

Kreu i qeverisë ka nënvizuar se sfidë e përbashkët është që të rritet zbatimi i marrëveshjeve mes dy vendeve.

Ndërkaq, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësinë e zbatimit të tyre, sepse “ato janë me rëndësi sa ekonomike, aq edhe historike”.

Ai ka përmendur një “traumë kolektive” kur tha se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të ndrydhur kur flasin për Shqipërinë, për shkak të ndryshimeve të simboleve kombëtare.

“Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë, do të ishte marrëzi; të thuash se kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë, do të ishte sa tepri edhe shkurtpamësi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar, do të të shquanin për nacionalist; e të thuash se do të bashkohemi në Bashkimin Evropian, të shquajnë për diplomat”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se duhet të “flasim si diplomatë, por të punojmë si patriotë”.

“Patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, të luftosh për mediat dhe lirinë e mendimit, të luftosh për gjyqësor të pavarur dhe ekonomi gjithëpërfshirëse me drejtësi sociale – e vetëm ky lloj patriotizmi do t’i forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar edhe tërmetin në Shqipëri, me rastin e dyvjetorit të kësaj tragjedie ku mbetën të vdekur 51 persona.

Kjo është mbledhja e parë, në të cilën merr pjesë Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme si heqja e leje-qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësi të ndërsjella në procedurat doganore.

Ky është takimi i shtatë i përbashkët zyrtar ndërmjet dy qeverive dhe takimi i parë i qeverive Rama–Kurti.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që nga viti 2014 mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.

Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta (përfshirë mbledhjen e 26 nëntorit 2021) dhe janë nënshkruar mbi 80 marrëveshje, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi.

Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.

blank

Kurti: Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat e institucionet ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi sot me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ka shprehur serish qëndrimin e tij se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore.

Lidhur me dialogun, kryeministri Kurti theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk mund të mbetet në fund, por ajo duhet të jetë në qendër të procesit.

Kurti kërkoi që Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos ato në të cilat Kosova nuk është anëtare.

Teksa foli për menaxhimin dhe situatën aktuale me pandeminë, kryeministri Kurti tha se gjatë muajit nëntor ka pasur 6 raste të vdekjes së të prekurve me COVID 19, deri tani janë administruar 1 milionë e 612 mijë vaksina, me dy doza janë vaksinuar 57 për qind e të rriturve të moshës mbi 16 vjeç, ndërsa me një dozë mbi 64 për qind.

Kryeministri ritheksoi se sipas parashikimit të Bankës Qendrore të Kosovës do të kemi rritje ekonomike prej 9.9 për qind për vitin 2021, ndërsa ky është viti i parë kur në kanalet zyrtare, remitancat e mërgatës pritet të arrijnë shifrën prej 1 miliard euro.

Duke folur për strehimin e qytetarëve afganë, kryeministri Kurti tha se kemi pranuar 1.341 refugjatë, por aktualisht në Kosovë janë 650 afganë, sepse 691 tashmë janë larguar për në vende të tjera.

Kurti në këtë takim foli edhe për përgatitjet rreth mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së dy vendeve nesër në Elbasan, ku priten të nënshkruhen rreth 15 marrëveshje.

Ndërsa, presidenti Meta e vlerësoi pozitive transparencën në qeverisje dhe shtoi se duhet më shumë bashkëpunim me biznese, që edhe ata të ndjehen pjesë e qeverisjes.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend