Përsiatje për dramën dhe spektaklin “PROSTITUTA” të dramaturgut dhe regjisorit profesionist LEKA BUNGO
– “Vepra eksperimentale mbi shoqërinë bashkëkohore, mund të paraqitet nëpërmjet analizave narrative të moderuara, të kontradiktave të brendëshme dramatike dhe komike”
BERTOLD BREHT
—-
Prolog.
Dom Simoni përpara spektatorëve:. “Mirëmbrëma dhe mirëse keni ardhur në teatër. Do të përpiqem të ringjalli përpara jush një histori të vërtetë. Të vërtetë gjer në dhimbje…Ajo zë fill në vitet nëntëdhjetë kur ishin të rinj në moshë. Ajo nuk i kishte mbushur te gjashtëmbëdhjetat… Më detyroi të rinisja këtë ngjarje dëshira dhe këmbëgulja e saj. Erdhi për t’u rrëfyer në kishë para se t’i thoshte lamtumirë jetës. Donte që njerëzit të mësonin të vërtetën për jetën dhe vdekjen e saj.
***
Fillimi i dramës me një kulm, në mënyrë dramatike dhe tragjike, shkruar me nje tekst të bukur dhe paraqitur nëpërmjet imazhit të një varri në sfond të sheshit skenik mbuluar me lule, – është një gjetje artistike unike dhe e jashtëzakonshme.
1
Kryekreje theksoj se dramaturgu Leka Bungo shquhet për fantazinë e arsyeshme që ëshë mëma e dijes dhe mrekullia e artit, sfiduese e fanatazisë së paarsyesheme që pjell përbindsha, siç do të thoshte Fraçisko Goja. Kjo dhunti natyrale është ndër elementët përbërës kryesorë të talentit të Bungos sëbashku me inetilgjencën e hollë dhe te mprehtë,- dy armë te fuqishme në rrafshin e krijimtarisë dramaturgjike që promovohen në dramën “Prostituta” të cilën e vlerësoj si një ndër veprat realisto-moderne të shquara të dramaturgjisë sonë kombëtare.
2
Bungo dramaturg dhe regjisor i kësaj vepre, ngjajnë si vëllezër siamezë me njeri-tjetrin, por kanë dhe dallimet specifike te tyre. Te dramaturgu vizioni, shestimi, strukturimi e formësimi i dramës dhe krijimi i tekstit me një gjuhe të pastër shqipe, dramatike, lirike dhe satirike, me kolor dhe dialog ekspresiv e dinamik, janë të një cilësie më të lartë se mjetet shprehëse regjisoriale, skenografike dhe te aktrimit. Kur lexova tekstin e dramës mora më shumë kënaqësi artistike, estetike dhe mesazhore se sa kur shikova spektaklin. Sipas meje dramaturgu Bungo është më cilësor se regjisori Bungo në këtë spektakël, pa anashkaluar këndvështrimin regjisorial dhe komponetët e tjerë të shfaqjes, të cilët në terësi, janë të cilësisë së lartë.
3
Sipas meje Leka Bungo është dramaturg profesionist i shqetësuar, angazhuar dhe provokativ, njjohës i thellë i realitetit shqiptar sidomos i këtyre dy dekadave e gjysmë. Sy mprehtë në përzgjedhjen e temës, e cila në morinë e temave tronditesë dhe rrënqethëse të realitetit, ka peshën specifike më të madhe, siç është korrupsioni i gjithanshëm dhe trafikimi i vajzave edhe nga deputetët.
4
Mjeshtëria në formësimin e kësaj vepre me vizion të kthjellët, shpalos në mënyrë inkandeshente të vërtetën e realitetit të pseudodemokracisë, ku nga një pikë uji duket oqeani i qelbët i punëve të pista e të ndryra të partitokratëvë në tërë sistemin piramidal të shtetit të korruptuar, mbushur me maskarenj, njerëz të hurit e të litarit, drogmenë e trafikantë, të inkriminuar lidhur me banda e banditë, e të tjera, e të tjera…..
5
Shndërrimi në realitet artistik fikshën, i historiisë reale, të Prostituës nga autori, është më i përsosur se realiteti i jetës çka promovon cilësi të lartë artistike, estetike dhe mesazhore. Didëro do të thoshte : “Njeriu i jetes është më pak i përsosur se njeriu i autorit”
Parë nga ky këndvështrimi e konsideroj unike dhe të cilësisë së lartë, mënyrën si e ka formësuar autori dramën autri, që në rrëfimin e Prostitutës para Dom Simonit në natën e Krishtlindjeve, por edhe në tërë shpalosjen e historisë të dhimbshme, dramatike dhe tragjike te saj. Me vlera të epërme konsideroj konceptimin e idesë substanciale të dramës si menaxhere, që lidh çdo element përbërës të veprës: ngjarjet, situatat, rrethanat, personazhet dhe të tashmen me të shkuarën, ku retrospektivat janë elemente kryesore strukturore,
ndërtuar me mjeshtëri artistike. Në këtë nivel vlerash shquaj edhe gërshetimin e rrëfimit dhe të dialogut të Prostitutës me Dom Simonin dhe me personazhet e tjerë.
*** Arkitektura e dramës është komplekse, realisto-.moderne dhe funksionale. Të qënit regjisor i Bungos i ka mundësuar dramaturgut Bujngo, të formësojë dramën me origjinalitet dhe personale artistike unike.
6
Përbërës të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe të vlertë të dramës nanë edhe prologu dhe epilogu në marrëdhëniet që krijon lexuesi me tekstin. I pari jep substacalisht atë që do të ndodhë gjatë zhillimit dramaturgjik të veprës dhe fundin tagjik. Ndërsa epilogu jep qëndrimin akuzues ndaj realitetit, hakmarrjen tragjike të dashurisë. dhe kumtin që e keqja të evidentohet, dënohet dhe të mos përsëritet.
Nga epilogu citoj: “Të nesermen vendosa të trokisja në apartamentin e saj…(rrefen Dom Simoni përpara spektatorëve)…por…ishte vonë…tepër vonë. Atë mengjes të ftohtë dimri në trotuarin ndanë pallatit të saj, gjurmët e gjakut nuk ishin tharë. Ndërsa grumbulli i kalimtarëve sa vinte e shtohej. Njerëzit ngrinin kokën e shikonin ballkonin e katit te nentë…Prostitutën nuk e njihte njeri. Megjithatë vdekja e pazakonshme në një nga trotuaret e qyteti do të mbahej për shumë kohë në gojët e njerëzve…”.
*** Dhe vazhdon më tej:….”Shumë drama kanë ndodhur ndërmjet njerëzve sepse ata nuk kanë kërkuar falje, ose nuk kanë falur. Për fat të keq ata e kanë më të lehtë të hakmerren se të falin,
7
Krejt natyrshëm lind pyetja: A kishte të drejtë Prostituta e ta falte apo të hakmerrej ndaj deputetit trafikant që e mashtroi dhe e bëri prostituë?! Në dialog me Dom Simonin thotë: “Unë s’kam dashur asnjeri tjetër perveç atij. (pas një heshjteje). Mandej e dua akoma. Ndoshta edhe me shume. Ndoshta se kanë kaluar me shume se njezet vjet dhe malli e ka shtuar dashurinë. E dua megjithëëe e vetmja dëshrë që më ka mbetur gjallë është hakmarrja ndaj tij. Është njeriu që dashuroj dhe urrej më shumë. Gëzuar Padre! Dhe troket gotën me Dom Simonin e qesh!….Nuk ju dukem pak si e çmendur? Aspak i përgjigjet ai….”
*** Dramaturgu nuk mban qëndrimin ndaj saj, Respekton mendimin e lirë të çdo lexuesi apo spektatori, ashtu si në disa romane të Kadersë. Kjo sipas meje është qasj e duhur ku provokohet me elegancë koshienca e njerëze. për të përsiatur mbi tërë historinë e Prostitutës, e të arsyetojë secili me kokën e vet: ta falte apo mos ta falte deputetin mashtrues e të neveritshën i cili mashtrues deklamonnë parlament si aktor i klasicizmit:
“Në popull pëfliten emra eksponentesh të qeverisë që janë lidhur me trafikun e drogës dhe te prostitucionit. Të nderuar të pandershëm koleg, trafiku klandestin është një minë ne themelet e shtetit… Nga kjo tribunë u bëj thirrje zotërinjëve të partisë në pushtet, mps të harrojnë se ato vajza që kapërcej detin për të shitur trupin e tyre, janë vajzat dhe motrat tona…
” Prostituta uluret Jo…joo…jooo! O zot!..rrëmben tavllën e duhanit, qëllon televizorin i cili thërmohet në copëza…copëza….copëza….
8
Dramaturgu duke depërtuar thelle në shpirtin, zemrën dhe mendjen e Prostitutës ka arritur të realizojë me vërtetësi artistike.dhe estetike, zhvillimin e linjës dramaturgjike të saj jonë vijë të drejte, po vertikale, spirale e zizake, me diamizëm, ritëm të lartë & intensitet çka figura e saj është paraqitur më e përsosur se ajo e jetes reale.. Kjo ka ndodhur pikërisht sepse autori ka njohur në gjithanshmëri botën e brendsmme, individualitetin, karakterin & prejardhjen e saj.
Bertold Brehti do te thoshte: “Autori duhet të njohë edhe biografine e gjyshit të personazhit”.
9
Njohja e gjithanshme e Prostitutës reale & Prostituës fikshën i ka mundësuar autorit ta japë atë me realizëm dhe vërtetësi jetësore, artistike dhe estetike, në raportet me ish-të dashurin trafikantin deputet, – me luftën e brendëshme, dramën rënqethëse të saj, vuajtjet, dhimbjet, zhgënjimet, enigmat, mëdyshjet, urrejtjen dhe luhatjet e paarsyeshme. kur i thotë Dom Simonit se e ka dashur, e don dhe e urren… “E vetmja ëshirë që më ka mbetur gjallë eshtë hakmarrja nda ti. Qesh) Gëzuar Padre! Trokellijnë gotat. Nuk të duken pak si e çmendur?” Dom Simoni: përkundrazi…
10
Rikthehem përsëri te epi[ogu.: “Pas ceremonisë mortore – Padre rrëfen – kur te gjithë njerëzit u larguan në heshjte vetëm nje njeri mbeti i ulur në gjunjë përbri varrit të saj për një kohë të gjatë. Edhe kur erdhi ishte vetëm. Erdhi kur në varreza kishin mbetur vetëm të vdekurit dhe lulet Donte të fliste me të. Ndoshta më në fund zoti i kishte kthjelluar aryen dhe erdhi t’i thoshte: “Më fal!…Ai ishte babai i saj…. Vëllai…Ai është njeni nga ju…Jemi ne të gjithë…Të gjithë!.. “
*** Edhe këtë “falje” autori nuk e shpjegon. Babai e kishte përzënë nga shtëpia vajzën e tij, e kishte kërcënuar, as mëmën ë saj s’e kishte lenë të shmallej me të në atë cast drithërues kur i tregoi të vërteten e historisë së saj dramatike dhe tragjike.…
Po njerëzit që e lexojne dramën apo ata që shohin spektaklin, a do ta falin këtë baba pa asnje ndjenjë atërore?! Edhe këtë dkuri autori e lë të hapur…
Kjo qasje moderne e dramaturgut sipas meje nuk është e gabuar, por e duhur. Drama “Prostituta” nuk zgjidh kokflike, konradikta, problemet e dramat e personazheve. Ajo i paraqet ato, i bën të dukshne, groteske dhe. ironizon, stigmatizon, akuzon dhe provokon.
SI KONKLUZË
Drama “Prostituta” e Leka Bungës dhe spektakli i saj janë tërësisht kombëtare, në tekst, gjuhë, aktrim, muzikë skenografi. Nga shtresat dhe nënshresat e tekstit dhe gjuha e spektaklit, lexuesit dhe spektatorët:-nga kuptimësitë e së keqes nxjerren kuptimësitë e së mirës. Të keqen e refuzojnë që të mos përsëritet më.. Të mirën e promovojnë.
Komentet