VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Hajde ta vallzojna vallen e Rugovës”, Bebe Rexha e “djeg” me këngë shqiptare (video)

By | July 25, 2019

Komentet

Ndahet nga jeta në moshën 61 vjeçare Marie Fredriksson, solistja e grupit Roxette

Është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare Marie Fredrikson, një prej solisteve të grupit Roxette. Prej 17 vjetësh këngëtarja luftonte me një tumor në tru.

Në 2002 ajo tronditi fansat e saj me njoftimin se kishte një kancer në tru dhe se mjekët i kishin dhënë vetëm një vit jetë.
Në fakt Marie u kthye në skenë dhe vazhdoi të këndonte, aq sa në 2018 ajo publikoi albumin e saj të fundit.

Fredriksson ishte e martuar me Mikael Bolyos dhe me të kishte dy fëmijë. Ylli i muzikës suedeze, bashkë-krijuese e Roxette së bashku me Per Gessle në 1986, vdiq të hënë në mëngjes.

Grupi, kishte një sukses të madh mbi të gjitha në vitet Tetëdhjetë dhe Nëntëdhjete me këngë si “It Must Have Been Love”,kolona muzikore e Pretty Woman,.”Joyride”, “Listen To Your Heart” e “The Look”.

E përditshmja suedeze Express ka konfirmuar lajmin e raportuar nga familja e këngëtares: Me hidhërim dhe trishtim të madh njoftojmë që një nga artistet më të dashura dhe të mëdha është ndarë nga jeta. Marie Fredriksson vdiq mëngjesin e 9 dhjetorit për shkak të një sëmundjeve të gjatë’. Familja gjithashtu ka bërë me dije që Marie do të varroset në një ceremoni private, ku do jenë të pranishëm vetëm familjarët e saj.
Edhe Per Gessie, mikun e saj me të cilin këngëtarja kishte dhe shumë duete, ishte një humbje e madhe. Ai ka nderuar Marien me një postim në Twitter: ”E gjithë dashuria ime për ty dhe familjen tënde. Gjërat nuk do të jenë më si më parë pas kësaj humbjeje’.

“S’do harroj që kam gjak shqiptari, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës”, Bebe Rexha në Bubq

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha mbajti fjalën dhe sot pasdite mbërriti në Bubq ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe premtoi se do te ndertoje dy banesa.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha.

“Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga turneu im. Puna nuk përfundon këtu në këtë moment, dua të sigurohem se projekti për rindërtimin do bëhet me kujdes. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, u shpreh Bebeja.

Më tej ajo tha: “Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz”, duke shtuar se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave.

Vjen në Shqipëri Ana Oxa, i bashkohet kauzës për tërmetin

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, është e vetëftuara speciale e natës së parë të “Këngës Magjike”.

Pasi u bë i ditur mesazhi që do të përcjellë këtë vit “Kënga Magjike” ajo tregoi se është e gatshme të këndojë për të ndihmuar shqiptarët

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Arditi ka bërë të ditur lajmin.

Ai ka publikuar një foto të këngëtares dhe konfirmonpjesëmarrjen e saj, por si publik, për t’iu bashkuar nismës së madhe të Këngës Magjike.

“Anna Oxa, pasi mori vesh tragjedinë e ndodhur më 26 nëntor, më telefonoi dhe më pyeti se ç’do të bëhej me Këngën Magjike. Ajo u emocionua nga misioni dhe pa u menduar, më tha se të mërkurën (4 dhjetor) do të jetë këtu, tek Kënga Magjike. Më tha se do të blej një biletë dhe do të ulem tek publiku duke shtuar se ne artistët, për këtë jemi”,– u shpreh Arditi në emision.

Ndërkohë në Instagram shkruan: “Faleminderit! #ANNAOXA. Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë kengamagjikeofficial duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë”.

Pupo: Një koncert italian për të ndihmuar Shqipërinë e goditur nga tërmeti

Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit Pupo, është ndër të parët nga këngëtarët italianë që përcjell mesazh në Instagram e Twitter për popullin shqiptar,
‘Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm’, shkruan këngëtari. I pyetur më pas nga Corriere di Arezzo, Pupo thotë se është i gatshëm ‘për çdo iniciativë serioze profesionale në mbështetje të Shqipërisë. Si personale, ashtu edhe me kolegët e tjerë’. ‘Jam gati të jap një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj’.

Inva Mula koncert humanitar, teatri pa drita shpërndan kamionë me ndihma

Fatmira Nikolli  – Dhjetëra qytetarë qëndrojnë prej dy ditësh në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku artistët e Aleancës për Mbrojtjen e tij, e kanë kthyer atë në një pikë grumbullimi e shpërndarje ndihmash drejt zonave të prekura nga tërmeti. Ende pa drita e pa ujë që nga përplasja me policinë më 24 korrik, puna bëhet ditë e natë më gjenerator. Qindra vijnë me rroba e ushqime, ofrojnë makinat e tyre dhe për t’i shpërndarë. Tragjedia e tërmetit më të rëndë që Shqipëria ka përjetuar që prej dekadash dhe kriza humanitare nxiti një valë solidariteti të njohur më parë në këtë nivel vetëm në rastin e luftës së Kosovës, tha dje Aleanca në një njoftim. Neritan Liçaj, Edmond Budina, Mirela Karabina, Dori Musai, Juli Emiri, Ervoin Goci, Gent Gaba, Adriana Kalaja, e të tjerë kordinojnë vullnetarët e moshave të ndryshme. “Shqiptarët janë të bashkuar e të bashkuar do ta përballojnë me sukses këtë krizë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nisi (par)dje një aksion për mbledhjen e ndihmave nga qytetarët me qëllim që më pas ato të dërgoheshin në zonat më të prekura nga kriza humanitare. Sheshi i Teatrit Kombëtar u promovua edhe në mediat e ndryshme televizive dhe të internetit si dhe në rrugë të tjera, për shembull përmes faqes së ambasadës italiane në ‘Facebook’, si vendi ku qytetarët të sillnin ndihmat e tyre.



Reagimi nga qytetarët ishte shumë i shpejtë dhe bujar”, thuhet në njoftim. Rreth 2000 persona kanë sjellë deri dje pasdite ndihma dhe kontribute financiare, ndër të cilët ka pasur edhe qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut edhe gjatë natës. “Aktualisht ambientet e hollit të Teatrit Kombëtar janë të mbushura me ndihma, kryesisht ushqimore si dhe batanije e dyshekë. Deri (dje) në orën 16:00, 10 kamionë, furgonë e makina të vogla me ndihma janë çuar në: Thumanë, Durrës, Ishëm, Manzë, Pezë, Fushë Prezë. Procesi i mbledhjes, përgatitjes së paketave të ndihmës, sistemimit të tyre, transportit e dorëzimit në destinacion te të prekurit nga kriza humanitare, përfshin një grup vullnetarësh prej 40-50 qytetarësh që punojnë nga sheshi i Teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit falënderon qytetarët për besimin, i fton të ndjekin njoftimet që do të shpërndahen në formë elektronike e përmes mikrofonit në Sheshin e Teatrit dhe të japin ndihmën e tyre në çdo drejtim: me ushqime, batanije e dyshekë, mjete të higjienës, medikamente e pajisje mjekësore. Aksioni i ndihmës do të vazhdojë pa ndalim për aq kohë sa të ketë qytetarë në nevojë e qytetarë të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre”, thotë njoftimi i qëndrestarëve, të cilët i shoqërojnë vetë kamionët me ndihma në zonat e prekura, për tu siguruar që kanë shkuar në vendin e duhur.

Bashkë në dhimbje, bashkë në manaxhimin e krizës- ka qenë motoja e tyre! Në kushte emergjence civile, artistë e qytetarë u organizuan për të dhënë ndihmë. Tërmeti i 26 nëntorit duket se është më i rëndi i 40 viteve të fundit, me viktima dhe shumë të pastrehë ndërkohë që janë ndjerë lëkundje të forta edhe gjatë datës 27 nëntor.

EUROPA NOSTRA
Organizata europiane për mbrojtjen e trashëgimisë, Eruopa Nostra është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. përmes një postimi në ‘Twitter’, “EN” shkruan se “solidarizohemi me Shqipërinë dhe qytetarët e saj pas tërmetit shkatërrues që ka pasur epiqendrën e tij pranë Durrësit, një nga qytetet më të vjetra ndanë Detit Adriatik. Vajtojmë për humbjen e jetëve njerëzore dhe shkatërrimin e ndërtesave, përfshirë vendet e trashëgimisë”.

INVA MULA
Inva Mula ka ndërmarrë nismën për një koncert maratonë të ardhurat e të cilit do shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. “Të gjithë artistët në koncertin maratonë. Edhe unë!”, shkroi artistja e njohur. Ajo ka shtuar se koncerti planifikohet për datën 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit dhe se mund të na bashkohen të gjithë që e ndjejnë kontributin. E pyetur nga ‘GSh’ për idenë konkrete ajo tha se “Kjo është një nismë për të organizuar një tubim artistësh në një koncert maratonë. Është ende një ide që po e zhvilloj, por e ndjej si domosdoshmëri. Mund të na bashkohen të gjithë që e ndjejnë kontributin. Unë e mendoj si thirrje. Ndërgjegjësim. Sigurisht pres të gjitha zhanret, aktorë, instrumentistë”. Ndër të parët që ka reaguar është edhe Robert Radoja, i cili shkruan: Po të kesh nevojë për mua, jam i gatshëm. Po ashtu, gatishmëri ka treguar edhe sopranoja Eva Golemi.
ORËT E PARA TË DATËS 27
Mesnatë, minutat e para të datës 27 nëntor 2019, lista e qytetarëve që kanë sjellë kontribute në veshje, ushqime, batanije, etj ka shkuar në numrin 906. Vlen për t’u theksuar që vetëm një e treta e tyre pranoi të shkruante emrin në listë. Me këtë gjest solidarizimi, besimi dhe thjeshtësie shoqëria shqiptare institucionalizoi jo vetëm Teatrin Kombëtar, por edhe vlerat humane. Falënderime pafund për të rinjtë, që ishin të shumtë në numër, fëmijët, pensionistët dhe këdo tjetër që erdhi sot në sheshin e Teatrit Kombëtar, në emër të dashurisë për njëri-tjetrin, në emër të dashurisë për Shqipërinë. Ps: në foto janë duart e një vogëlushi që bëri simbolin e shqiponjës, pasi dorëzoi ushqimet bashkë me prindërit e tij.

MINISTRIA E KULTURËS
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, për të qenë sa më pranë fëmijëve në këto momente pas tërmetit dhe gjendjes tyre psikologjike, të cilët aktualisht ndodhen në qendrat sociale është angazhuar maksimalisht me aktorët dhe stafin e institucionit për të realizuar animacione, lojëra dhe
pjesë të ndryshme me kukulla.

Ministria e Kulturës dhuron! Mirënjohje Drejtorive tona Rajonale për gatishmërinë e treguar për të dhënë kontributin e tyre, kaq shumë të nevojshëm!
Nga Korça deri në Shkodër stafet tona janë angazhuar dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë me ushqime, veshje dhe bazë materiale të nevojshme, deri te dhurimi i gjakut!
GALERIA KOMBËTARE
Galeria Kombëtare e Arteve ka anuluar ekspozitën “Patience” që do të hapej më 27 nëntor.
TEATRI I TURBINËS
Gjatë ditës së djeshme, një ditë pas tërmetit, është solidarizuar edhe stafi i Teatrit Kombëtar që prej një viti ka lënë godinën dhe ka kaluar te ArTurbina. Përmes një postimi, ai u ka bërë thirrje bashkëpunëtorëve të komunitetit të artit skenik dhe të gjithë publikut artdashës të solidarizohen me aktoret dhe stafin e Teatrit Kombëtar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti.
”Tek holli i ArTurbina, jemi mbledhur të gjithë për të kontribuar sa më shumë për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar. Në emër të respektit për jetën dhe humanizmin, le të bashkohemi së bashku për të ardhmen e fëmijëve, atyre foshnjave që në ditët e para të jetës po përballen me një dukuri shkatërruese. Le të ndihmojmë bashkërisht foshnjat, prindërit, gjyshërit dhe të gjithë të afërmit e tyre, me çdo gjë që ju e shikoni të nevojshme dhe mund të ndihmojë ata në këto ditë shumë të vështira. Veçanërisht në vëmendjen tonë qëndrojnë nevojat për fëmijët si dhe produktet e tyre specifike si: qumësht për fëmijët, pampersë, ushqime për fëmijë dhe rroba për fëmijë”, shkruan faqja duke shtuar se presin në ArTurbina çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00 për ndihma.

VIDEO – Bebe Rexha: Do shkoj në Shqipëri të kujdesem vetë që paratë të shkojnë aty ku ka nevojë

Përmes një videoje që Bebe Rexha postuar në Instagram, ka njoftuar ae po niset drejt Shqipërisë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Në gjuhën angleze, Bebe shprehet se do të lërë turin e saj për dy ditë për të ardhur në Shqipëri në mënyrë që t’i dorëzojë vetë paratë që ka mbledhur dhe të sigurohet që do përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jetë në terren për të ndihmuar njerëzit që po kalojnë mbrëmjet jashtë në çadra.

 

 

Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an

 

PLEASE HELP ALBANIA. I will personally fly over to Albania to make sure the money is put to good use. The link is on my bio on my page up above.

Ein Beitrag geteilt von Bebe Rexha (@beberexha) am

Dua Lipa lutet për popullin e saj

Dua Lipa me anë të rrjeteve sociale ka shkruar për tërmetet që kanë goditur Shqipërinë.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka informuar 36 milionë ndjekësit e saj se populli shqiptar është goditur nga një tragjedi so gjatë ditëve të para të mëngjesit.

Dua ka postuar një fotografi të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa ka shkruar se është prekur shumë nga lajmet e rënda.

“Zemra ime dhe lutjet e mira janë me njerëzit e Shqipërisë. Ju dërgoj gjithë dashurinë time gjatë këtyre kohëve të rënda“, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Deri tani raportohet për deri 18 viktima nga shumë tërmete që kanë goditur Shqipërinë, saktësisht Durrësin, ndërsa tërmeti më i lartë ishte 6.4 ballë dhe është ndjerë edhe në territorin e Kosovës./Gazeta Express/

VIDEO – Reperi afrikano-shqiptar sjell një këngë për Shqipërinë dhe Kosovën në prag të festave të nëntorit

Artisti afrikano-shqiptar Cliqme ka sjellë për festat e nëntorit një projekt muzikor dedikuar shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kënga që titullohet “Pavarësia”, është sjellë nga reperi në gjuhën shqipe.
Kënga është prezantuar për herë të parë në një komunitet shqiptar jashtë vendit nga vetë reperi i njohur.

“Unë jam Cliqme. Sot jam këtu me ju, me flamurin e Shqipërisë. Qëndroni tolerantë, gjakun e kuq të gjithë jemi të njëjtë. I kam dy tre fjalë për ju, për një popull në një shtet të pavarur. Edhe ju keni përjetuar të lini vendlindjen për të shkuar në një vend të huaj. Kjo këngë nuk do kishte kuptim pa i përmendur heronjtë dhe legjendat”, thotë Cliqme.

Më 12 nëntor 1929 lindi Princesha e Monakos, Grace Patricia Kelly – Nga Elida Buçpapaj

Grace, Princesha e Monakos, e thirrur në përgjithësi Princesha Greis Patricia e Monakos, pra Grace Patricia Kelly, më tepër e njohur si Greis Kelli, simbol i elegancës për brezni të tëra femrash, e renditur nga Instituti Amerikan i Filmit në vendin e 13-të mes Yjeve më të Mëdhenj Femra të të Gjitha Kohërave, lindi më 12 nëntor 1929 në Filadelfia të SHBA, e treta nga të katër fëmijët e familjes Kelli- dhe u shua më 14 shtator 1982. Pasi mbaroi studimet e larta në Filadelfia, ajo shkoi në Nju Jork për të studiuar në Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike (American Academy of Dramatic Arts ). Këtu, pasi kishte marrë diplomën, bëri debutimet e para teatrore.

Ajo ishte e treta e katër fëmijëve të John Brenda Kelly Sinjor, i njohur edhe si Jack Kelly, dhe e Margaret Katherine Majer Kelly. Fëmijët e tjerë të familjes ishin, me radhë, Peggy, John Junior, dhe Lezzane. Babai i saj ishte një prej dhjetë fëmijëve të John Henry Kelly (1847-1879) dhe e Mary Costello në një familje katolike irlandeze amerikane. Tashmë hero i tri medaljeve të arta olimpike, biznesi i tullave i John Kelly u rrit me shpejtësi të jashtëzakonshme. Multimilioneri i vetëbërë dhe familja e tij hynë në radhët e shoqërisë së lartë amerikane. Rrethi i gjerë i familjes Kelly përfshinte dy artistë të mëdhenj, humoristin Walter Kelly, dhe George Kelly, dramaturg me Pultzer Prize. Më 1935, John Kelly garoi për kryetar bashkie të Filadelfias, duke humbur për pak vota. Gjatë Luftës II presidenti Ruzvelt e emëroi Drejtor Kombëtar të Fitnesit fizik. Nëna e Grace, lindur luterane nga prindër gjermanë (Carl Majer dhe Margaretha Berg), u bë katolike kur u martua me zotërinë Kelly. Si shoqi, edhe ajo ishte e shquar në fitnes.

Filmi i parë i Grace Kelly ishte “Forteen Hours” ( Katërmbëdhjetë orë ) (1951), i regjisorit Henry Hataway, me një rol që kishte një hapësirë shumë të vogël në film. Por prova e saj e madhe si artiste vjen vitin e mëvonshëm, në filmin legjendar „High Noon“ (Pika e mesditës ), ku aktorja e re luante personazhin e një nuseje të një sherifi,rolin e të cilit e luante i famshmi Geri Kuper (Gary Cooper). Filmi i mëvonshëm do të ishte rezultat i kontratës me shtëpinë prodhuese të filmave MGM. Bëhet fjalë për filmin “Mogambo“ (1953), ku bashkëprotagonist i Kellit ishte mitiku Klerk Gebëll (Clark Gable).
Kur mund të quhej yll ndërkombëtar me plot kuptimin e plotë fjalës, Greis tërheq vëmendjen e mjeshtrit të të sapensit (suspense ), Alfred Içkokut (Alfred Hitchcock). Do të ishte pikërisht ky regjisor i madh njeriu që e zbuloi dhe vlerësoi plotësisht talentin e saj kur, më 1954, ia besoj asaj rolin e protagonistes në filmin „Dial M for M Murder“ (“Krimi i përsosur“ ). Në vazhdim, ata xhirojnë bashkë filmat „Rear Window“ (“Dritarja mbi oborr” ) dhe „To Catch a Thief“ (“Të kapësh hajdutin”). Greis do të ishte pjesë e suksesit të Mjeshtrit të filmave me tmerre, dhe prania e saj skenike bashkë me bukurinë tronditëse do t’i jepnin asaj mbiemrin “Akulli i zjarrtë “. Më 1954 Greis Kelli fiton edhe çmimin Oskar si aktorja më e mirë në rol kryesor në filmin „The Country Girl“ ( “Vajza e fshatit” ) të regjisorit George Seaton. Në film luante edhe divi Bing Crosby.
Filmi “Të kapësh hajdutin” zhvillohet në Costa Azzurra, një vend që ia ndërroi asaj fatin një herë e përgjithmonë. Gjatë pjesëmarrjes së mëvonshme në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Kanës, ajo takohet me Princin e Montekarlos Ranieri. Ranieri është i çmendur pas saj që në takimin e parë, ai bën gjithçka për ta përvetësuar, duke i kushtuar një mori të pafundme letrash dashurie dhe duke bërë gjithfarë gjestesh simbolike që e dëshmonin dashurinë e tij për Greisin. Brenda pak muajsh ata e shpallën zyrtarisht fejesën e tyre. Ishte saktësisht 5 janari i vitit 1956.
Për aktoren vijnë çaste të lumturisë së madhe. Ndërkohë, në fshehtësi, në rrafshin profesional, po ndodhnin mosmarrëveshja përfundimtare siç ishte shkëputja me shtëpinë prodhuese të filmave MGM, shtëpinë më të madhe dhe më të suksesshmen amerikane të filmave. Por në kuadrin e bashkëpunimit më këtë shtëpi prodhuese të filmave u realizuan edhe filmi i saj “High Society” (Shoqëria e Lartë ), ndërkohë që MGM pati edhe të drejtën ekskluzive për dokumentarin e martesës së saj me Princin e Montekarlos. Komedia muzikore “High Society”e xhiruar më 1956, ishte edhe filmi i fundit që kishte protagonistë të famshmit Bing Crosby e Frank Sinatra. Martesa ishte fiksuar për në muajin prill, kështu që Kelli ua dha lamtumirën për gjithmonë shesheve kinematografike të xhirimit për të ikur në Francë, kur e priste i dashuri i saj, Princi Ranieri.
Gazetat tabloide tashmë kishin një objekt tejet të pashtershëm, saqë nuk ia lejonin vetes të humbisnin as hollësinë më të vogël nga jeta e Greis Kellit. Që nga sjelljet e saj aristokratike, te shkëmbimet e dhuratave, deri te pamja e jashtme trallisëse e saj, Greis u bë shumë shpejt model për ta imituar të gjitha vajzat e Amerikës së viteve 1950. Dhe kjo dukuri kulmohet edhe më shumë kur Greis martohet me Ranierin. Dasma e saj ishte epokale dhe jeta e saj filloi që të pasqyrohej minutë për minutë në gazetat dhe në mediat botërore.

Martesa përrallore u bë pikërisht në datën e fiksuar. Prilli dhe pranvera shënuan edhe lamtumirën e Greisit jo vetëm ndaj kinematografisë por edhe ndaj Amerikës. Martesa e tyre u quajt njëzëri nga shtypi i gjithë botës “martesa e shekullit”. Ceremonia civile u kremtua më 15 Prill 1956, ndërsa ceremonia religjioze u krye të nesërmen në Kishën e Shën Kollit (St. Nicholas Church ). Nuk është nevoja të kujtojmë se kisha dhe mjediset e saj u pushtuan ato ditë faktikisht nga gazetarët (që tashmë njihen me emrin “paparacë” ) dhe nga telekamerat e gjithë botës. Gresi e fsheh mrekullisht nervozizmin, duke dashur të jetë gjithmonë e afërt dhe e natyrshme, pavarësisht se njerëzve të saj ua kishte hapur zemrën duke thënë se kishte mbetur tejet e bezdisur nga ceremonia, natyrisht për shkak të rolit të shtypit që, pa mëshirë, gjithçka e kishte publikuar në faqet e tij. Me pak fjalë, nga ajo ditë Greis Kelli, në sytë e mendjen e gjithë botës ishte transformuar përfundimisht në Princesha Greis e Montekarlos.

Më 23 janar 1957 Greis Kelli solli në jetë Karolinën (Caroline ), fëmijën e parë dhe vajzën e parë. Më 14 mars 1958 ajo lindi fëmijën e dytë dhe të vetmin djalë të saj, Princin Alberto. Shtatë vjet më vonë, në mes të shkurtit, solli në jetën princeshën Stefani (Stephanie ). Këta janë emra që përfaqësojnë aktualisht principatën e Montekarlos, të cilët, që të gjithë, që nga çasti kur erdhën në jetë, në mënyrë konstante, u bënë personazhe të të gjitha tabloideve ndërkombëtare.
Por sa ishte në këtë jetë, Greisi kërkoi me këmbëngulje që t’i rriste në kushte sa më të natyrshme dhe normale fëmijët e saj, edhe pse i duhej të luftonte, përveçse me gazetarët, edhe me temperamentet kryeneçe e rebele të disa prej tyre. Më 1978, për shembull, Karolina (së cilës i pëlqente të bënte një jetë thellësisht mondane, krejt në kundërshtim me vullnetin e së ëmës ), u martua, por martesa e saj zgjati sa bryma para diellit, çka nuk çuditi askënd, aq më tepër prindërit, të cilët e kishin kundërshtuar që në fillim. Stefania, nga ana e saj, ka kërkuar gjithmonë që të gjejë rrugën e saj, por jo të gjitha herët ka pasur sukses.
Më 13 shtatorin e vitit 1982, Greis dhe vajza e saj Stefani pësuan një aksident me makinën që po e drejtonte vetë Greis, një Rover P6, ndërsa po ktheheshin nga Franca në Montekarlo. Thuhet se ajo po e ngiste veturën në të njëjtën rrugë ku ajo kishte xhiruar filmin e vitit 1955 To Catche Thief, edhe pse djali i saj thotë se nuk ishte i njejti vend ku ishin bërë xhirimet e filmit. Stefania arriti të dilte nga vetura që po shkonte drejt honit, ndërsa Greis e plagosur rëndë, në gjendje koma, vdiq në spital pas 26 orësh kur ishte vetëm 52 vjeç.
Ishte ora 23:45 e 14 shtatorit 1982, kur televizioni i Montekarlos dha lajmin flesh të vdekjes së Greis Kellit, aktores të famshme të Hollivudit dhe Princeshës me hijeshi të magjishme, duke e ulur kështu siparin e legjendës të “Mjellmës”, të ikonës, bukuria e së cilës nuk perëndon kurrë, sepse princesha e Montekarlos bashkë me bukurinë e jashtëzakonshme, ishte mishërim i mrekullisë që vjen kur bukuria, mirësia dhe fisnikëria përzihen së bashku.

Princesha u varros në Katedralen e Shën Nikollës në Monako. Aty pranë saj do të varrosej edhe i shoqi, Princi Rainier, më 2005. Rreth 100 milionë veta në mbarë botën e panë nëpërmjet televizioneve funeralin e saj. Ajo do të mbetet princesha më e kujtuar në historinë monegashe.

Në eulogjinë e tij, pra fjalimin lavdërues, James Stewart tha: “Ju e dini sa e kam dashur Garce Kelly-n. E kam dashur jo pse ishte princeshë, jo pse ishte aktore, jo pse ishte mikesha ime, por sepse ajo ishte zonja më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë. Grace solli në jetën time, ashtu siç solli në jetën tuaj, një dritë të butë dhe të ngrohtë të pashterrëshme.”

Greis Kelli i takon asaj kategorie personazhesh, që lenë shenjë në historinë e njerëzimit, duke i mbetur shoqërisë njerëzore në kujtesë. E paharrueshme do të vazhdojë të mbetet biondja me sy të paqtë, si për pasurinë e çmueshme gjithë dritë si aktore e përmasave botërore, ashtu edhe për historinë personale që është shumë e ngjashme me ato të përrallave, për të cilat kemi aq shumë nevojë./Elida BUÇPAPAJ

Festivali i RTSH – Diana Ziu letër publike Edi Ramës: Vera Grabocka e Zhani Ciko po u marrin frymën artistëve, ju jeni “urdhri nga lart”

Pas letrës së bujshme drejtuar Vera Grabockës, kompozitorja e njohur, Diana Ziu, i është drejtuar sot me një letër publike kryeministrit Edi Rama, lidhur me mënyrën se si bëhet përzgjedhja e këngëve në Festivalin e Këngës në RTSH.

Në letrën e publikuar në “Facebook”, teksa thekson se shoqja Vera dhe shoku Zhani ose e kanë urdhrin nga lart, ndaj bëjnë çfarë të duan, ose bëjnë çfarë duan se nuk kanë urdhër nga lart, kompozitorja shkruan se do apo nuk do, Rama është “urdhri nga lart”  për këtë kategori kuadrosh të realizmit socialist, të cilët mendojnë ende se boll të jesh në rregull me partinë, pa në djall të tjerat.

Ziu i drejtohet Ramës me pesë pyetje publike, ku mes të tjerash i thotë nëse ka forcën të urdhërojë nga lart që mos të përdhoset krijimtaria kombëtare. “A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!”, shkruan kompozitorja.

LETRA E PLOTË:
Leter e hapur z. Edi Rama.
z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje përpjekje. Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.
Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.

Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja: Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart ! Kush valle i perkrah kaq shume?

Ku e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.

z. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.
Ajo qe me shqeteson me shume sot si intelektuale dhe krijuese, nuk jane dy shoket per te cilet gjithe vendi ka nje jave qe gumezhin per abuzimin me pushtetin dhe fondet, por per modelin qe ata kane krijuar, dhe mirembajne pa j’u hyre gjemb ne kembe,
Pa folur per marrjen e fymes qe i bejne dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artisteve re rinj, te cilet nen ombrellen e shokeve ne fjale nuk kane asnje mundesi pervec se te ikin, e te ikin nga syte kembet madje.
5 pyetje publike per ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja
1. Pse nuk ka nje ekip kontrolli per procedurat e konkurimit, te shkelura me fakte publike
2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.
3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot.
4. Si eshte e munduur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?
5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!
Me respekt
Diana Ziu

Këngëtarja shqiptare Ava Max vlerësohet me çmim në MTV EMAs

Suksesi i Ava Max nuk ndalet. Pas një performance që i la pa frymë të gjithë në skenën e MTV EMAs, këngëtarja u vlerësua me çmimin e parë nga ky festival.

Ylli i muzikës pop rrëmbeu çmimin “Best Push”. Ndërsa ishte nominuar edhe në kategorinë “Best New”, por nuk rezultoi fituese.

Edhe këngëtarja Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori por nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim.

Ndërkohë Ava Max ndezi skenën e MTV EMAs 2019 në Seville, Spanjë. Ajo performoi këngën e saj ‘Torn’ në skenën gjigante.

Zhani “kukull” e Verës”! Diana Ziu: Ç’thuhet korridoreve për Elvana Gjatën, si më fliste Grabocka në emër të partisë

Kompozitorja e njohur, Diana Ziu, ka vijuar sulmet ndaj Vera Grabockës, pasi kënga e saj nuk u përzgjodh në Festivalin e Këngës, në RTSH. Pas letrës që ajo dhe bashkëshorti i saj, Vangjel Toçe, i drejtuan Grabockës, dhe që bëri bujë të madhe në media, kompozitorja tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se në mbledhjen, ku janë përzgjedhur këngët pjesëmarrëse në festival, kanë qenë tre presona dhe gjithçka e ka vendosur Vera, ndërsa Zhani Ciko ka heshtur.

“Me çfarë të drejte Grabocka vër veten e vet. Aty kanë qenë tre veta dhe të gjithë zërat flasin se të gjitha i ka vendosur Vera, edhe Zhani ka heshtur. Zhani është një “pjo” në karakterin e vet, nuk thotë kurrë Po ose Jo. Ta lëmë “Pjo-në”, e të flasim për bëmat. Nuk i takon Zhanit, nuk është profesionist në drejtimin e këngës, nuk ka shkuar kurrë një këngë. Me çfarë parimi nxirren këngët që fitojnë ose jo. A ka mundësi të na thërrasin e të na thonë, mbi nivelin kulturor të tyre, nëse do ishin të zotët, pse më pëlqen ose jo kënga. Unë kam katër vjet që çoj këngë në festival. Çova këngën e Orgesa Zaimit, që mezi u fut natën e parë, sepse qarkullonin lekë. Kënga me Kastro Zizon, me të gjithë karakteret profesionistë.

Unë rriskova dhe thashë që po e provoj edhe njëherë, dhe bëra një këngë shumë të bukur, sipas mendimit tim. Nëse dikush do ketë kuroje të më thotë pse nuk e pëlqeu këngën, por jo një person që nuk është i zanatit dhe nuk është i duhuri. Nuk është Vera Grabocka që vendos. Duhet të ketë formë, strukturë dhe kriteret e drejta për të ngritur një festival, siç duhet. Festivali të mos bëhet me një etje për të shkuar në Eurosong. Nuk kemi si të hyjmë në Europë me tmerret dhe korrupsionet që bëhen, se korrupsion është edhe ky. Vera bën qejf siç i do ajo, pra e ka kthyer në privat. Mos vallë TVSH është i Vera Grabockës dhe e ka kthyer në privat? Jo, TVSH është i shqiptarëve, është publik. Unë dhe gjithë shqiptarët duhet të na kthejnë përgjigje pse nuk pranohet një këngë. Unë këtë radhë kisha këngën “Mos”, që e këndonte një djalë, që mori çmim. Ata ia prenë në fyt ëndrrën”, u shpreh Ziu e revoltuar.

Si e mësuat lajmin që kënga nuk është pranuar?
Këtu është defekti, që nuk di s’i i shpëtoi Vera Grabockës. Një ndryshim i madh është mes meje e Grabockës; Unë shkruaj muzikë, duke shkruar me nota atë të padukshmen dhe botën e varfër, që jetojnë njerëzit, por një botë të madhe, që ata kanë. Unë këtë e shoh dhe e prek me dorë. Por, Vera Grabocka, ose “shoqja’ Vera, ajo varfërinë e këtyre njerëzve e kthen në luks.

Kush është Vera Grabocka? Pse them “shoqja”. Se ajo dikur më ka thënë “ik moj vajzë, ose vërë emrin, ose këngën nuk e paraqes në RTSH”. Vera Grabocka e hoqi, sepse tha “jo, në asnjë mënyrë, partia”. Filloi të fliste në emër të partisë. Më ndaloi një këngë shumë të bukur, pse nuk ishte fustani shumë i bukur. Një ditë në një korridor duke luajtur në piano, po improvizoja, në vitet ’78. Më vjen pranë një shoqe imja dhe më thotë “nuk ke frikë, po buçasin korridoret, duke i rënë”. I thashë: Po pata frikë do kem nga ti. Në atë kohë më vjen një grua dhe më tha “Shoqja Diana çfarë po luani kështu, po tingëllon dhe korridori”. I thashë: Po luaj nga veriu.

Në atë moment m’u kujtua Vera Grabocka, se me mua ashtu është sjellë, madje edhe me të tjerë, ka thyer shumë shpirtra. Ajo duhet të zgjidhte njerëzit e duhur, por të bënte punët e veta, mos të fshihej pas gishtit. Ajo rri pas Alketa Vejsiut, se kjo është e talentuar, as për Elvana Gjatën.

Ju thoni që fituese është Elvana Gjata…
Në të gjithë korridoret thuhet se do ta fitojë Arilena, Elvana. Kjo është sëmundje. Unë nuk kam gjë me Elvanën, se ajo është shumë e mirë, e ngrohtë. Le ta fitojë edhe Arilena. Unë e kam me mënyrë si Vera Grabocka i përmbledh këta njerëz në mënyrën e gabuar.

Pse vendosët të flisnit sot?
Unë akoma do flas, unë sapo e nisa. Kam shumë gjëra për të thënë, sepse jemi të fyer. Jam e fyer thellësisht nga këta njerëz, që po e drejtojnë gabimisht këtë art. Kur thashë që Grabocka të shkojë në shtëpi, se është e dështuar, kam në krah popullin. Janë 18 mijë klikime për këngën “Mos”. Vera po drejton me një falsitet, por mua nuk më gënjen dot.

Kush do më testojë mua? Soni Malaj? Është sikur një nxënës i klasës së parë të liceut të vlerësojë një emër të njohur. Është të vësh duart në kokë, është tmerr. Zhani Cikon e ka vënë si kukull Vera. Nuk e kanë dëgjuar këngën. Zhani nuk di të bëjë një këngë, ai nuk ka folur me emra kompozitorësh, por me emra këngëtarësh. Nuk është televizioni i këngëtarëve.

Pasioni thoni se nuk vdes kurrë. Pavarësisht kësaj situate që paraqitët këtu, do vazhdoni ta provoni sërish?
Kur erdha këtu po binte një shi. Mendova me vete se njeriut të lagur s’ka çfarë i bën shiu. Unë e burri kemi ëndrra dhe do t’i realizojmë. Me lekë, pa lekë, mbase do na ndihmojnë, por do t’i realizojmë. Nëse unë do kem përpara një mal të madh, nuk kam një grusht të fortë që ta rrëzoj, ndoshta duhet të mblidhemi të gjithë. Nuk jam vetëm unë, janë edhe shumë të tjerë që nuk janë pranuar. Pra, çfarë fshihet pas kësaj? Vera duhet të japë dorëheqjen dhe të ikë në shtëpi dhe festivali të bëhet, edhe me Diana Ziun, që ma ka dhënë votën publiku. Do marr pjesë këtë vit në festival. Njerëzit të mos fshehin emrat e tyre, të shkojë të punojë Vera te privati apo ku të dojë, nuk ka punë me festivalin.

Balkanweb