Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa prezantoi paketën vjetore të zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin evropian, eurokomisioneri Jonahes Hahn tha se Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociata me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor. “Duhet ti përmbahemi angazhimeve tona” tha Hahn, ndërsa njohu progresin e bërë nga vendi ynë sa i përket reformave.
“Ne kemi folur për strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Raporti i këtij viti parashtron progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit perëndimor. Mbeten shumë sfida. Ne do paraqesim të njëjtin rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende. Sfida e tretë për këto vende është ekonomia. Vendet duhet të zbatojnë reforma në sajë të përmirësimit të ekonomisë
Shteti ligjor, qëllimi kryesor i politikës së zgjerimit është të eksportojmë stabilitet, është nevojë që Ballkani Perëndimor të bëjë më shumë progres në pajtim, fqinjësi të mirë. Sfida kryesore mbetet ekonomia, e cila përballet me dobësi. Duhet të reformohen. Çështjen e papunësisë duhet zgjidhur, çështja e emigracionit dhe lindjet e ulëta janë problem. Standardet e jetesës duhet të rriten pasi janë të ulëta”, tha Hahn.
“Jam i kënaqur se si Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë ndjekur reformat. Shqipëria ka çuar përpara reformat, veçanërisht një transformim të madh të sistemit të Drejtësisë, përfshirë një proces të paprecedentë rivlerësimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve.” -vijoi më tej Hahn.
“Maqedonia e Veriut jo vetëm që vijon reformat e saj ambicioze, por arriti dhe një marrëveshje historike me Greqinë, duke zgjidhur problemin e gjatë të emrit. Kjo marrëveshje, së bashku me atë të arritur me Bullgarinë, është një shembull për forcimin e marrëdhënieve fqinjësore në rajon, është një shembull i shkëlqyer për vendet e tjera, dhe dëshmon fuqinë tërheqëse të perspektivës europiane. Të dyja vendet kanë bërë përpara me reformat, vecanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në Qershor 2018. Për këtë arsye Komisioni europian i rekomandon Këshillit hapjen e bisedimeve tani, si me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Që të mbetet i besueshëm, Bashkimi europian duhet t’i përmbahet angazhimeve të veta dhe t’u përgjigjet qartë dhe pozitivisht, kur vendet i përmbushin detyrimet e tyre”- u shpreh Hahn.
Këto dy çështje do të diskutohen më vonë në nivel të ministrive të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pasi vendimi i fundit për hapjen e negociatave merret nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së përmes një samiti të rregullt.
Raport i këtij viti gjithashtu është i rëndësishëm për Bosnjë e Hercegovinën, e cila këtë herë merr zyrtarisht dokumentin e quajtur Avis, që është mendimi i Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendit që të bëhet kandidat për anëtarësim të plotë në BE.
Ky është një dokument, i cili do të përcaktojë gjendjen e përgjithshme të vendit dhe gatishmërinë e saj për t’u bërë anëtare potenciale e BE-së.
Roterdami do të bëhet qyteti i parë në Holandë që do të lejojë qarkullimin e një autobusi vetë-drejtues në rrugët publike, duke nisur nga data 1 gusht. Pas disa vitesh përgatitje dh . . .
Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari gjerman Friedrich Merz në një konfe . . .
Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Në seancë morën pj . . .
Polonia ka përfunduar një marrëveshje të re për të blerë një grup të dytë prej 180 tankesh moderne K2 nga Koreja e Jugut, duke e çuar totalin e automjeteve të blinduara të planifi . . .
Gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga ECR dhe Parlamenti Europian, e zhvilluar në qytetin historik të Napolit, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë . . .
Radio Evropa e Lirë
Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të ecur përpara. Vetëm . . .
Radio Evropa e Lirë
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Vikto . . .
VOAL- Industria e turizmit në Itali po mbytet nën peshën e mbiturizmit, fenomenit ku një destinacion turistik pret më shumë vizitorë sesa mund të menaxhojë në një mënyrë të ekuilibrua . . .
Në seancën për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andrey Kovatchev theksoi nevojën urgjente për përpjekje të reja në luftën kundër korrupsionit dhe për garantimin e nj . . .
Në seancën e djeshme në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman i CDU, David McAllister theksoi nevojën urgjente për përpjekje të reja nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit . . .
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet politike dhe sfidat e sundimit të ligjit në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në Parlamentin Euro . . .
Dear President Ursula von der Leyen,
President of the European Commission
I am a dual citizen of Albania and the United States. I emigrated to the U.S. in 1991 and currently live betw . . .
Komentet