VOAL

VOAL

Hague: Britania duhet ta shpëtojë veten nga Brexiti “fatkeq”

August 1, 2017

Komentet

NASA në kërkim për katër “marsianë”

Fillon përzgjedhja për ekuipazhin e misionit të dytë të simuluar CHAPEA

VOAL- Doni të përetoni një përvojë njëvjeçare në Mars? Kjo është ajo që propozon eksperimenti CHAPEA (Crew Health and Performance Exploration Analog) i NASA-s: agjencia hapësinore amerikane në fakt po kërkon katër kandidatë për misionin e dytë të simuluar në planetin e kuq.

Misioni, i cili do të nisë në pranverën e vitit 2025, përfshin ekuipazhin e përzgjedhur që jeton dhe punon brenda një kolonie marsiane të krijuar falë printerëve 3D. Quhet Mars Dune Alpha dhe ndodhet në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston, Teksas. Mjedisi është 150 metra katror në madhësi dhe simulon sfidat e një përvoje në Mars, duke përfshirë burimet e kufizuara, dështimet e pajisjeve dhe vonesat e komunikimit.

Simulimet e projektit CHAPEA (e para filloi në qershor 2023) synojnë t’i ofrojnë NASA-s një seri të tërë të dhënash shkencore të dobishme për zhvillimin e zgjidhjeve për misionet e ardhshme njerëzore në Mars.

Aplikantët duhet të jenë shtetas amerikanë ose rezidentë të përhershëm të Shteteve të Bashkuara nga mosha 30 deri në 55 vjeç.rsi-eb

Teknikë e shërbimit sekret sovjetik- Deklarata ‘bombë’ e aktivistit: Navalny-n e mbajtën në të ftohtë dhe e vranë me një grusht në zemër

Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknikë e mësuar dikur nga agjentët e shërbimit sekret sovjetik. Kështu deklaroi Vladimir Osechkin, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut Gulag.net, i cili është i informuar nga një rrjet i gjerë i të burgosurve dhe zyrtarëve rusë, i tha The Times se ai besonte se autoritetet ruse e mbanin Navalny në të ftohtë përpara se ta ekzekutonin me një grusht të vetëm.

Aktivisti citoi si provë komentet e një burimi që punonte në qendrën e paraburgimit të Rrethit Arktik ku vdiq Navalny, i cili tha se kishte mavijosje në trupin e tij kur ai vdiq, në përputhje me teknikën e “një grusht”. Njerëzit e Navalny-t nuk i kanë komentuar akuzat dhe gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok.

Raportet për mavijosje në trupin e tij gjithashtu mbeten të pakonfirmuara. E gjithë kjo vjen pasi gjykata në Salekhard, qyteti ku supozohet se u mor trupi i Navalny-t pas vdekjes së tij, tha se do të shqyrtonte kërkesën e nënës së tij që trupi t’i kthehej më 4 mars.

(BalkanWeb)

Stoltenberg: Navalny nderohet më së miri nëse mposhtet Rusia në Ukrainë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur me Zoriana Stepanenkon e Radios Evropa e Lirë gjatë një interviste në Bruksel, Belgjikë, 20 shkurt 2024.

Zoriana Stepanenko

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se vdekja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, si dhe përfitimet e para të Rusisë në fushëbetejë pas shumë muajve, duhet ta ndihmojnë aleancën ushtarake dhe aleatët e saj t’i kushtojnë vëmendje nevojës urgjente për ta mbështetur Ukrainën.

Gjatë një interviste me Radion Evropa e Lirë (REL) më 20 shkurt në Bruksel, shefi i NATO-s tha se tërheqja e forcave ukrainase nga qyteti i Avdivkës pas shumë muajve luftimesh, dëshmon nevojën për më shumë ndihma ushtarake “për t’u siguruar se Rusia nuk fiton më shumë territor”.

Vdekja e Navalnyt në një burg në Arktik të premten më 16 shkurt nën rrethana të dyshimta e rrit nevojën për t’u siguruar që sundimi autoritar i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk kalon pa u kontrolluar.

“Unë besoj fuqishëm se mënyra më e mirë për ta nderuar kujtimin e Alexei Navalnyt është të sigurohemi se presidenti Putin nuk fiton në fushëbetejë, por që Ukraina të triumfojë”, tha Stoltenberg.

Aleatët e Ukrainës kanë punuar për një pako prej 61 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake amerikane, tha Stoltenberg, por derisa kjo pako ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve, vendet e tjera, përfshirë Suedinë, Kanadanë dhe Japoninë, e kanë rritur mbështetjen për Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Suedisë tha të martën se do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë rreth 680 milionë dollarë, përfshirë dërgimin e pajisjeve dhe para të gatshme për blerjen e armëve.

Kjo do të jetë hera e 15-të që Suedia i dërgon ndihmë Ukrainës dhe pakoja më e madhe e ndihmës deri më sot, duke rritur në rreth 2.8 miliardë dollarë ndihmën e përgjithshme që ia ka dhënë asaj prej se Rusia e filloi pushtimin e saj më 2022.

Departamenti i Mbrojtjes i Kanadasë tha më 19 shkurt se do t’ia dërgojë Ukrainës në mënyrë të përshpejtuar më shumë se 800 dronë, duke shtuar se dronët janë bërë armë kritike për Ukrainën në këtë luftë. Ata kushtojnë rreth 70 milionë dollarë dhe do të dërgohen nga fillimi i pranverës.

Tokio do ta ndihmojë Ukrainën për t’u rindërtuar nga dëmet e luftës duke ia dhuruar 106 milionë dollarë.

“Natyrisht se ne e kemi vëmendjen te Shtetet e Bashkuara, por ne po e shohim gjithashtu se si aleatët e tjerë po i japin mbështetje të madhe Ukrainës”, tha Stoltenberg.

I pyetur se kur do të jenë në gjendje t’i përdorë avionët luftarakë F-16 Ukraina, Stoltenberg tha se nuk mund ta thotë tani.

Ai e përsëriti se të gjithë aleatët e Ukrainës duan që avionët luftarakë të jenë në dorën e saj sa më shpejt që është e mundur, por shtoi se ndikimi i tyre do të jetë më i fortë nëse pilotët janë të trajnuar mirë dhe nëse ekuipazhi dhe personeli mbështetës i tyre janë të përgatitur mirë.

“Pra, mendoj se ne duhet t’i dëgjojmë ekspertët ushtarakë se kur saktësisht do të jemi ne të gatshëm, apo se kur aleatët do të jenë të gatshëm të fillojnë t’ia dërgojnë Ukrainës avionët F-16”, shtoi ai.

“Sa më parë, aq më mirë”, theksoi ai.

Ukraina vazhdimisht ka kërkuar avionë luftarakë F-16, të prodhuar nga SHBA-ja, për ta luftuar superioritetin rus në ajër. Shtetet e Bashkuara i dhanë leje në gusht Danimarkës dhe Holandës për t’i dërguar Ukrainës avionë luftarakë F-16 sapo pilotët ukrainas ta mbarojnë trajnimin.

Secili vend do të vendosë vetë se a t’i dërgojë apo jo avionë luftarakë F-16 Ukrainës, dhe aleatët kanë politika të ndryshme, tha Stoltenberg.

Por, njëkohësisht, lufta në Ukrainë është luftë prej agresori, nënvizoi ai, dhe Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, përfshirë duke i goditur caqet ushtarake ruse jashtë Ukrainës.

I pyetur për mundësinë që ish-presidenti Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Stoltenberg tha se beson se, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit, Shtetet e Bashkuara do të mbesin aleatë të përkushtuar të NATO-s, sepse kjo është në interes të sigurisë së vetë Shteteve të Bashkuara.

Trump, i cili është lider në garën për t’u nominuar për president nga Partia Republikane, nxiti kritika të ashpra nga presidenti Joe Biden, liderët evropianë dhe NATO-ja, pasi tha më 10 shkurt se Shtetet e Bashkuara mund të mos i mbrojnë anëtarët e aleancës ushtarake nga pushtimi i mundshëm rus, nëse ato nuk paguajnë mjaftueshëm para për mbrojtjen e vet.

Stoltenberg tha se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta dhe më të fuqishme me më shumë se 30 aleatë – diçka që i mungon edhe Kinës, edhe Rusisë.

Kritikat ndaj NATO-s kanë të bëjnë me aleatët që shpenzojnë pak në mbrojtje, tha ai. Por, Stoltenberg shtoi se të dhënat e reja tregojnë se seç herë e më shumë aleatë të NATO-s po e plotësojnë cakun e shpenzimit të 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen, dhe se kjo tregon se aleanca ka shënuar përparim të madh prej se e dha këtë zotim më 2014.

Në atë kohë, vetëm tri vende anëtare të NATO-s i shpenzuan 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen; tani janë 18, tha ai.

“Nëse e bashkon atë çfarë e bëjnë të gjithë aleatët evropianë dhe e krahason me GDP-në në përgjithësi në Evropë, del 2 për qind sot, në fakt. Kjo është mirë, por nuk mjafton sepse ne duam [që çdo anëtar i NATO-s] t’i shpenzojë 2 për qind. Dhe, ne po ashtu sigurohemi që 2 për qind të jetë minimumi”, shtoi ai.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Dënohet Elon Musk nga përdoruesit pas përjashtimit të gruas së Navalny nga rrjeti X për ‘shkelje të stadardeve’ të platformës

Shefi i rrjetit social X, Elon Musk është kritikuar sot nga përdoruesit pasi duket se kishte përjashtuar nga platforma sociale Yulia Navalnaya, duke bllokuar llogarinë e bashkëshortes së kryeopozitarit të vdekur rus Alexei Navalny.

Të premten zyrtarët e burgut rus ku mbahej kritiku i vjetër i Putin njoftuan se Navalny kishte vdekur nga e ashtuquajtura “vdekja e papritur”, por përfaqësuesit e Navalny thanë se ai është vrarë.

Bashkëshortja e tij në zi Yulia Navalnaya shpërndau një video-deklaratë në rrjetin e Musk, X ku pohonte hapur se Vladimir Putin “vrau burrin tim”. Rrjeti kishte bërë pezullimin e llogarisë për informacione të rreme dhe mungesë të provave ose burimeve për deklaratën se Putin ishte “autor i vrasjes”, por pas kritikave të gjera online, llogaria e saj është rikthyer aktive.

Ajo shtonte në dekalratë: “Ju kërkoj të shpërndani zemërimin për ata që guxuan të vrasin burrin tim. Ju flas me fjalët e Alexei, nuk është turp të bësh sado pak, turp është të mos bësh asgjë”.

Ndërsa sot (e martë, 20 shkurt) Yulia i kërkonte Kremlinit në llogarinë e saj “t’i rikthente trupin e Alexei për ta varrosur me dinjitet”. Ajo shtonte gjithashtu se “nuk merakosej për fjalët e zëdhënësit të shtypit të vrasësit”, pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov quante akuzat e saj të vrasjes “të pabaza” e “ofenduese”.

Përdoruesit e rrjetit X komentonin masivisht pas pezullimit të llogarisë së @yulia_navalnaya, duke kritikuar politikat e Musk. Një prej tyre tha: ” X ose Twitter kanë ndaluar llogarinë e të vesë së Navalny!! Putin mbanka peng edhe Musk?

Një i dytë shkruante: “Rrjeti i Musk ndalon llogarinë e gruas së Alexey Navalny? Për kë skuadër lufton grupi i tij?Rusine?”

Mbi 67.000 rusë kërkojnë zyrtarisht që trupi i Navalnyt t’i kthehet familjes

Njerëzit marrin pjesë në një protestë pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny, pranë Ambasadës ruse në Kapara, Maltë, 19 shkurt 2024.

Më shumë se 67.000 qytetarë rusë i kanë dërguar letra Komisionit Hetues të Rusisë, duke i kërkuar që trupi i Alexei Navalnyt t’i kthehet familjes, raportoi të martën mediumi Meduza.

Zemërimi ndaj autoritetet ruse është duke u rritur, për shkak të mospranimit të tyre për ta liruar trupin e kritikut të zëshëm të Kremlinit, i cili vdiq në një burg rus të premten, sipas autoriteteve ruse.

Grupi për të drejtat e njeriut, OVD-Info, e ndërmori këtë nismë në një kohë kur Bashkimi Evropian bëri thirrje për një hetim të brendshëm të pavarur për vdekjen e Navalnyt në një burg të largët në Arktik.

E veja e kritikut të Kremlinit, Yulia Navalnaya, e ka fajësuar publikisht presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për vdekjen e burrit të saj, si dhe është zotuar se do ta vazhdojë luftën e tij kundër Kremlinit dhe se do t’i ndëshkojë përgjegjësit e vdekjes së tij.

Nisma e OVD-Infos po e përdor shërbimin Dyatel (Qukapiku), i cili ua mundëson qytetarëve të dërgojnë kërkesa zyrtare online.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, shkroi në rrjetin social X të hënën se zyrtarët rusë i kanë thënë familjes se do t’iu duhet dy javë për ta analizuar trupin e tij.

“Hetuesit i thanë avokatëve dhe nënës së Alexeit se ata nuk do t’ua japim trupin atyre. Trupi do t’i nënshtrohet njëfarë ‘analize kimike’ për 14 ditë”, shkroi ajo.

“Ata genjëjnë, i blejnë kohë vetes dhe as që e fshehin këtë bile”, shtoi ajo.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel kanë bërë thirrje për sanksione shtesë kundër Moskës, për ta mbajtur përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt.

“Rusia duhet patjetër të lejojë hetim të brendshëm të pavarur dhe transparent ndaj rrethanave të vdekjes së tij të papritur”, thanë ministrat në një komunikatë.

“BE-ja nuk i kursen përpjekjet për t’i mbajtur përgjegjës autoritetet dhe lidershipin politik të Rusisë, në bashkërendim të ngushtë me partnerët tanë, si dhe të vendosë sanksione shtesë për shkak të veprimeve të tyre”, thanë ata.

Navalnaya, e cila është bërë kritike e Kremlinit në vitet e fundit, u zotua se “do ta vazhdojmë luftën tonë për vendin tonë”, teksa udhëtoi drejt Brukselit për të kërkuar mbështetje nga blloku me 27 vende anëtare.

“Tri ditë më parë, Vladimir Putin, e vrau burrin tim, Alexei Navalny”, tha Yulia Navalnaya në një video të shkurtër në X.

Kremlini – i cili për shumë vite e ka shmangur përmendjen e Navalnyt përmes emrit – e theu heshtjen zyrtare më 19 shkurt duke thënë se një hetim është duke u kryer dhe se do të bëhet sipas ligjit rus.

Gazeta me bazë në Letoni, Novaya Gazeta Europe tha më 18 shkurt se policia e siguroi një morg në qytetin e Arktikut, Salekhard, pas thashethemeve për vendndodhjen e trupit të 47-vjeçarit dhe nëse ai tregonte shenja abuzimi.

Navalny është më i fundit në një listë të madhe të kundërshtarëve të Putinit që përfundon i vdekur nën rrethana të dyshimta jashtë vendit apo në atdhe, ku Kremlini i ka shtypur pamëshirshëm kundërshtarët dhe lirinë e shprehjes prej se e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Policia ruse i ka rrethuar zonat memoriale, ku njerëzit vendosnin lule dhe qirinj për nder të Navalnyt, prej 16 shkurtit, kur u njoftua vdekja e tij. Janë arrestuar po ashtu mbi 430 njerëz në dhjetëra qytete ruse.

Trupi i Navalnyt do të mbahet edhe dy javë për “analiza kimike”, thotë ekipi i tij

Qirinj vendosen pranë një fotografie të politikanit rus Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg rus javën e kaluar, në Paris, Francë, 19 shkurt 2024.

Vendndodhja e trupit të Navalnyt nuk është bërë e ditur nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për ta gjetur atë janë ndaluar.

Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit të ndjerë opozitar rus, i ka akuzuar autoritetet ruse se po e fshehin trupin e tij, pasi po presin që të zhduken prej trupit të tij gjurmët e agjentit nervor Noviçok.

Në një video të postuar të hënën, Navalnaya u zotua se do ta vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë.

Ajo e ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e bashkëshortit të saj.

“Ne e kemi ditur saktë pse Putin e ka vrarë Aleksin tri ditë më parë”, tha ajo.

Autoritetet e burgut në Arktik njoftuan të premten për vdekjen e Navalnyt.

Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij.

Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

Ai ishte helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.

Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg.rel

Autoritetet ruse nuk lejojnë nënën e Navalnit të marrë trupin e djalit të saj

Nëna e Alexei Navalnit arrin në departamentin rajonal të Komisionit Hetues rus në Salekhard

VOA/Marrë nga Associated Press

Nënës së udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny të hënën iu mohua hyrja në një morg ku besohej se mbahej trupi i tij. Alexei Navalny vdiq në burgun “Ujku Polar” në Arktik. Autoritetet thanë se shkaku i vdekjes së zotit Navalny të premten nuk është përcaktuar ende. Kjo ka nxitur spekulime se po bëhen përpjekje për të fshehur arsyen e vërtetë pse vdiq zoti Navalny. Kritiku i ashpër i Kremlinit vdiq të premten në moshën 47 vjeçare në koloninë penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuzën për ekstremizëm.

Lyudmila Navalnaya, nëna e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalny, udhëtoi rreth 2,000 kilometra nga Moska për në koloninë e burgut të izoluar në qytetin Kharp të shtunën, por iu tha se trupi i tij nuk ishte aty.

Më pas ajo u dërgua në një morg, por zyrtarët atje gjithashtu ia mohuan kërkesën për të marrë trupin e djalit të saj.

Aleatët e zotit Navalny akuzuan autoritetet se po përpiqen të fshehin provat.

Autoritetet thanë se shkaku i vdekjes së zotit Navalny të premten nuk është përcaktuar ende dhe refuzimi i tyre për t’ia dorëzuar trupin familjes ka nxitur spekulime se autoritetet ruse mund të jenë të prirura për ta mbajtur trupin në një përpjekje për të fshehur provat mbi shkaqet e vdekjes.

Zoti Navalny ishte 47 vjeç. Ai vdiq të premten në koloninë penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuzën për ekstremizëm.

Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë Presidentin Joe Biden fajësuan udhëheqësin rus, Vladimir Putin për vdekjen e kundërshtarit të Kremlinit.

“Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt. Kjo është një provë tjetër e brutalitetit të Putinit”, tha Presidenti Joe Biden pasi u dha lajmi për vdekjen e kritikut të zëshëm të Presidentit rus, Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kritikoi të hënën deklaratat e “e ashpra” dhe “të papranueshme” të udhëheqësve perëndimorë që bëjnë presidentin Vladimir Putin përgjegjës për vdekjen e zotit Alexei Navalny.

“Këto deklarata sigurisht që nuk mund t’i shkaktojnë asnjë dëm kreut të shtetit tonë. Por, absolutisht nuk iu ofrojnë asnjë të mirë atyre që bëjnë deklarata të tilla”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov.

E veja e Navalnit, Yulia Navalnaya, tha në një video-mesazh të hënën se ajo do të vazhdojë punën e burrit të saj dhe do të luftojë për një Rusi të lirë.

Vdekja e kritikut më të madh të presidentit rus e ka privuar opozitën ruse nga politikani i saj më i njohur dhe më frymëzues më pak se një muaj para zgjedhjeve që pritet t’i japin Presidentit Vladimir Putin një mandat tjetër gjashtë vjet vjeçar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë fillon shqyrtimin e çështjes së territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli

VOA

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sot filloi një seancë historike mbi ligjshmërinë e pushtimit 57-vjeçar nga Izraeli të territoreve, që palestinezët thonë se duhet të jenë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm.

Në fillim të seancës, ministri i jashtëm i Autoritetit Palestinez akuzoi Izraelin për aparteid ndërsa i kërkoi gjykatës që ta shpallë të paligjshëm pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë izraelite që të tërhiqej menjëherë dhe pa kushte nga territoret e pushtuara palestineze.

Zhvillimet në gjykatën me seli në Hagë po ndodhin në sfondin e luftës Izrael-Hamas, e cila u bë menjëherë një temë kryesore e ditës, megjithëse seancat kishin për qëllim të përqendroheshin vetëm në kontrollin e Bregut Perëndimor, Rripit të Gazës dhe Jeruzalemit lindor nga Izraeli.

Ministri i Punëve të Jashtme i Autoritetit palestinez, Riyad al-Maliki tha se ai ndodhet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ‘ndërsa 2.3 milionë palestinezë në Rripin e Gazës, gjysma e tyre fëmijë, janë të rrethuar, po bombardohen, po vriten, po vuajnë nga uria dhe janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre’.

Trajtimi i kësaj çështjeje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që pritet të zgjasë gjashtë ditë, pason një kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një opinion këshillues, ligjërisht jo të detyrueshëm për politikat e Izraelit në territoret e pushtuara, Bregun Perëndimore dhe Rripin e Gazës.

Anëtarëve të gjykatës së OKB-së ka të ngjarë t’u duhen muaj për të nxjerrë një vendim për këtë çështje.

Ndërkohë, jashtë gjykatës u mblodhën protestues të shumtë pro-palestinezë, të cilit valëvisnin flamuj dhe pankarta në mbështetje të palestinezëve dhe bënin thirrje për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.

Gruaja e Navalnyt: Do të vazhdoj luftën e burrit tim për një Rusi të lirë

Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë të hënën se do të vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë, dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të sfidojnë presidentin rus, Vladimir Putin me forcë më të madhe se kurrë.

“Dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të ndërtoj një Rusi të lirë”, ka thënë Navalnaya në një video-mesazh me titullin “Do të vazhdoj të punoj për Aleksei Navalnyn”.

“Vladimir Putin më ka vrarë burrin”, ka thënë Navalnaya, duke shtuar se do të punojë me popullin rus për të sfiduar Kremlinin që të krijohet një Rusi e re.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij.

“Duke e vrarë Aleksein, Putin e ka vrarë gjysmën time – gjysmën e zemrës sime, gjysmën e shpirtit tim”, ka thënë Navalnaya.

“Mirëpo ende e kam gjysmën tjetër që më thotë se nuk kam të drejtë të heqë dorë. Do të vazhdoj punën e Aleksei Navalnyt, do të vazhdoj të luftoj për shtetin tim”.

Navalnaya i ka akuzuar autoritetet ruse se po e fshehin trupin e Navalnyt pasi po presin që të zhduken prej trupit të tij gjurmët e agjentit nervor Noviçok.

“Ne e kemi ditur saktë pse Putin e ka vrarë Aleksin tri ditë më parë”.

“Do t’ju tregojmë shumë shpejt. E kemi kuptuar kush e ka kryer këtë krim dhe si. Do të kemi emra dhe do t’ua shihni fytyrat”, ka thënë ajo.

Autoritetet e burgut në Arktik kanë njoftuar të premten për vdekjen e Navalnyt.

Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij.

Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

Ai është helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, me Putinin në krye, për atë vendim.

Navalny është shëruar në Gjermani, pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, është dërguar në burg.rel

Bëri përgjegjës Putinin për vdekjen e bashkëshortit, BILD: A do t’i shtohet Yulia Navalnya listës së kundërshtarëve të liderit rus?

Yulia Navalnya, bashkëshortja e kundërshtarit të Presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny, ka akuzuar dhe bërë përgjegjës Putinin për vdekjen e tij.

Bild në një analizë të gjatë pasqyron përplasjet dhe e forta në Navalnyt dhe rezistencën e tij kundër regjimit të Putinit. Por gjithashtu shtron pyetjen nëse Yulia Navalny a do të jetë ‘në shënjestër’ të Putinit, duke qenë se ka dalë hapur kundër presidentit rus dhe se a do të mund të ketë ajo të njëjtin fat të vështirë si bashkëshorti i saj?

A do të jetë ajo kundërshtarja e radhës e Putin dhe a do të ketë fatin e vështirë si të bashkëshortit të saj?,-shkruan BILD.

 

Artikulli i BILD;

 

Yulia Navalni, dikur ka dalë në krah të bashkëshortit të saj, Alexei Navalny, jo sepse ishte burri i saj, por sepse ishte personi që e dinte me mirë se çfarë kishte kaluar Navalny.
Por tani kritiku dhe kundërshtari më i fortë i Putinit, Alexei Navalny vdiq në burg.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yilua Navalny tha: Putini duhet të mbahet përgjegjësi kryesor për të gjitha krime që ka kryer në vendin tona”, ndërsa premton: “Shumë shpejt do të vijë dita. Unë i bjë thirrje të gjithë njerëzve, jo vetëm në Rusi, por kudo. Duhet të bashkohemi dhe të luftojmë kundër këtyre njerëzve”.
Por a do jetë ajo zëri i opozitës ruse? Dhe nëse po, a do të kthehet ajo në një ‘shënjestër’ të Putinit.
Dita kur Yulia Navalny u bë e njohur ishte 21 gushti i vitit 2020, dita kur bashkëshorti i saj u helmua.
44-vjeçarja qëndroi në spital teksa burri i saj po luftonte me jetën. Ajo konsiderohet si një nga gratë më me ndikim në Rusi, sidomos pas arrestimit të Navalnyt në vitin 20221.
Në një intervistë të dhënë më herët për “Spiegel” ku u pyet nëse dëshiron të hyjë në politikë, ajo tha: “Duhet ta duash politikën, unë dua diçka tjetër. Unë dua që njerëzit të kujtojnë liderin e opozitës, Alexei Navalni”, i cili në atë kohë ndodhej në burg.
Por a do të ndryshojë kjo tani?, përfundon artikullin BILD.bw

Diaspora ruse kërkon përgjigje për shkakun e vdekjes së Alexey Navalnyt

VOA

Diaspora ruse në mbarë botën ka zhvilluar protesta e po mban zi për vdekjen e udhëheqësit kryesor të opozitës ruse, Alexey Navalny si dhe po kërkon një hetim të duhur për të zbuluar shkaqet që shkaktuan vdekjen e tij.

Nikita Kharchenko mbërriti në SHBA si refugjat nga Rusia rreth një vit më parë, duke i shpëtuar përndjekjes politike. Ai thotë se nuk ishte aq i guximshëm sa udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny, i cili ishte i patrembur për të shprehur kritikat ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Navalny u kthye në Rusi pas helmimit të tij në vitin 2021, shkoi në burg dhe e pagoi me jetë.

“Edhe sikur të mos ishte një vrasje e qëllimshme, siç u përpoqën ta helmonin më parë, nuk mendoj se dikush dyshon se Putini tregoi me veprimet e tij një qëllim të drejtpërdrejtë për të shkatërruar Navalny-n në burg përfundimisht, ose për të shkaktuar vdekjen e tij drejtpërdrejt”, thotë Nikita Kharchenko.

Kharchenko ishte një nga rreth 500 protestuesit që u mblodhën të premten mbrëma në Beverly Hills në Los Anxhelos për të nderuar kujtimin e Navalny-t dhe për të kërkuar një hetim të duhur për vdekjen e tij.

Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg kur u raportua se ndihej i sëmurë pas një shëtitje, humbi ndjenjat dhe vdiq, sipas Shërbimit të burgjeve të Rusisë.

Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, Navalny u pa duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka gjatë një seance në gjykatë që u mbajt përmes videokonferencës.

Protestuesit thonë se Navalny u eliminua si kreu i opozitës ruse një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit, ku Putin pritet të fitojë dhe të qëndrojë edhe gjashtë vite të tjera në pushtet.

“Ata donin të destabilizonin opozitën, të na paralizojnë. Kështu ne nuk mund të vazhdojmë të inkurajojmë njerëzit që të votojnë kundër Putinit, kështu që ne i kemi duart bosh, nuk mund të vazhdojmë të luftojmë sepse për shumë njerëz, me vdekjen e Alexey-t, u shua shpresa për një Rusi më të mirë”, thotë Antonina Zemlianskaia, organizatore e protestës.

Diaspora ruse ishte në rrugët e qyteteve në mbarë botën pas lajmit për vdekjen e Navalny-t. Qindra persona u mblodhën para ambasadës ruse në Uashington.

“Sot është një ditë shumë tragjike, sepse Navalny ishte një simbol i rezistencës, një simbol i heroizmit, heroizmit rus… Ai ishte një person për të cilin mund të thuash: “Po, rusët po rezistojnë dhe nuk po e pranojnë atë regjim”, thotë Ekaterina Gromova, protestuese në Uashington.

Vdekja e Navalny-t ka ndikuar shumë tek rusët thotë një protestues në Los Anxhelos.

“Ai gjithmonë kishte ndjenjën e humorit, ishte gjithmonë i buzëqeshur, edhe në kohën më të vështirë. Kjo është ajo që më frymëzon. Unë kurrë nuk kam takuar një person në historinë moderne, i cili mund të sillet si ai”, thotë Oleg Shipovskii, protestues në Los Anxhelos.

Protestuesit thonë se ata e dinë rrugën që do të ndjekin edhe me vdekjen e udhëheqësit të opozitës Alexey Navalny, pasi ky i fundit e kishte parashikuar fundin e tij në një film dokumentar që ka fituar çmimin Oskar: Ai i kërkon popullit rus “të mos dorëzohet kurrë”.

Ku është trupi i Alexei Navalnyt?

Familjarët ende nuk kanë mundur ta marrin trupin, sipas Novaya Gazeta Europa do të ishte në Salekhard – Në Moskë vazhdojnë ta kujtojnë duke vendosur lule në këmbët e Murit të Trishtimit.

VOAL- Ku është trupi i Alexei Navalny? Anëtarët e familjes së disidentit rus, i cili vdiq të premten e kaluar, ndërsa ishte në një koloni penale në Arktik, nuk kanë arritur ende të marrin trupin e tij.

Novaya Gazeta Europa ka mësuar se trupi do të gjendej në morgun e spitalit të rrethit në Salekhard, Siberi. Dhe deri dje ende nuk ishte bërë autopsi, thanë disa burime të cituara nga gazeta. Për më tepër, sipas një burimi nga njësitë e ndihmës mjekësore, trupi i Navalny-t do të kishte mavijosje, megjithëse me sa duket jo si pasojë e rrahjeve.

“Si një ndihmës me përvojë, mund të them se lëndimet e përshkruara nga ata që i kanë parë duket se janë për shkak të konvulsioneve… Nëse një person ka konvulsione dhe të tjerët përpiqen t’i mbajnë, por konvulsionet janë shumë të forta, ai ka mavijosje. Ata gjithashtu thanë se ai kishte një mavijosje në gjoks, lloji që vjen nga masazhi indirekt i zemrës”, tha burimi. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Më shumë lule në Moskë

Në Moskë vazhdojmë për të tretën ditë radhazi të kujtojmë Navalny-n duke vendosur lule në këmbët e Murit të Trishtimit, një monument kushtuar viktimave të represionit sovjetik.

Policia ka rrethuar sheshin në të cilin qëndron monumenti dhe po kontrollon çantat dhe çantat e shpatullave të atyre që duan të përkujtojnë disidentin që vdiq në burgun në veriun e largët ku u mbyll për arsye politike.

Lulet, qirinjtë dhe mesazhet e vendosura dje para monumentit duket se janë hequr, por lule të tjera vazhdojnë të mbeten përpara memorialit tani.rsi-eb


Send this to a friend