VOAL

VOAL

Grushti i Shtetit, i drejtuar prej Kryeministrit të vendit, duhet të marrë fund Nga Romeo Gurakuqi

July 6, 2018

Komentet

Këto janë rrugët ku opozita do të protestojë nesër në Tiranë

Policia ka bërë të ditur se, ka marrë masa për të siguruar protestën e nesërme të opozitës.

Në këtë njoftim, policia ka bërë publike edhe rrugët që do të bllokohen nga protestuesit gjatë protestës madhështore të 7 tetorit në orën 18:00 në Tiranë.

Njoftim i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.

Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe në rrugët:’Ukraina e Lirë’, ‘Papa Gjon Pali II’ dhe ‘Ismail Qemali’.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit  të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe ‘Europa’ – Segmenti ‘Ushtari i panjohur’ deri te 9-katëshet;

Shkolla ‘1 Maji’ – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi ‘Skenderbej’, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla ‘Sabaudin Gabrani’;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga ‘Ibrahim Rugova’ dhe rruga ‘Ismail Qemali’;

Rrethrrotullimi ‘Zogu i Zi’;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit ‘Skënderbej’;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel ‘Dajti’;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga ‘Dritan Hoxha’, përpara vendit të quajtur ‘Kupola’;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë  në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj  institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Albin Kurti i kërkon NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

 

Kërkesën për kthimin e masës së hequr 23 vjet më parë, ai e justifikoi me aktivitetet e Serbisë për afrimin e ushtrisë dhe artilerisë në kufi me Kosovën gjatë dy vjetëve të fundit.

“Meqë brenda dy vjetëve Serbia ka sjellë katër herë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë që NATO e quan ‘ground safety zone’, në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Ajo u hoq në gusht të 2001-s, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjiç që e vranë dhe këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksandër Vuçiç”, ka thënë kryeministri Kurti, gjatë adresimit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, parti të cilën e udhëheq.

Kurti theksoi se udhëheqja aktuale në Serbi ka mbetur agresore, sikurse gjatë kohës së luftës.

Përgjegjësinë për sigurinë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë e ka misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.sn

UGSHPD: TURIZMI(!) PASKA EDHE DITË ME SHI

 

Mund të mendohej se ATSH-ja do t’i kushtonte pa propagandë turistike qoftë një ditë të vetme gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga reshjet e shiut për popullsinë e qyteteve dhe fshatrave, por kjo ndodhi në shumë pak orë. Në faqen kryesore kurrë nuk duhet të mungojnë përshtypjet e gazetave, revistave dhe bloge-ve të huaja për turizmin. Numërimi i vizitorëve është kthyer në sëmundje dhe ves përsëritje në media dhe politikë pavarësisht problemeve shpërthyese që ndodhin me varfërinë, përmbytjen, mungesat e ujit, energjisë dhe njerëzit ndjehen pa kujdesje dhe me ditë në mëshirë të fatit. Turizmi i Rilindjes Socialiste tashmë është kthyer si fryma e aksionit të viteve të shkuara për “prodhimin e bukës në vend”. Me këtë frymë patronazhimi Rama i do të gjithë ministrat në detyrë dhe mediat, pavarësisht se ditët me shi i zbrazin plazhet dhe numrat e zotuar i duhen fjalimeve për zgjedhjet e ardhshme. 

Një situatë e jashtëzakonshme që do ta ndajmë me subjektin e një humori në fund të shtrimit të problemit sepse shqetësimi i qeverisë janë dezinformacioni dhe propaganda dhe jo rindërtimet e fasadave elektorale që po e rrënojnë përditë Shqipërinë.

Javën e kaluar më 26 Shtator një ngjarje që ndoshta kaloi pa u vënë re prej ngarkesave të jetës politike në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ishte edhe mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, kryesuar nga Erion Braçe. Një emërtim i gjatë që nënkupton gjithë përfshirjen e cilitdo që jo vetëm është kundër, por edhe për ata që mendojnë ndryshe dhe e kritikojnë qeverinë dhe ideologjinë e re të prodhuar prej saj.

Interesant për publikun është politizimi dhe sulm-propaganda njëkohësisht e ligjbërësve të Rilindjes Socialiste tashmë të shkëputur edhe nga baza tradicionale e saj ku shohim se të përfshirë me të gjitha forcat, kërkohet dhe tregohet vetëm suksesi e udhëheqjes socialiste, elitës. Pra dora e fortë që e drejton mazhorancën me çdo mjet dhe me çdo justifikim të nënshtruar prej Edvin Ramës, si një forcë politike që zbaton jo vetëm kërkesat e tij por në shënjestër për gabim dhe marrje ndëshkimi ka opozitën. Popullsinë e këshillojmë me stabilitetin dhe me mirëqeverisjen në pushtet 12 vjeçar që nuk është ndalur nga korrupsioni, ndërsa kundërshtarët politik i goditen armiqësisht për mos bashkëpunim, për mospjesëmarrje madje deri në sabotim. 

Por ky shi që ra përplas të vërtetat për dezinformimin. Në qytete dhe fshatra shpërthen njëherësh problematika e furnizimit me ushqime, barna, i rrugëve dhe tubacioneve të shtruara, i linjave elektrike, stacioneve të pompave etj. Dhe në ditë si këto matet edhe qeverisja qendrore dhe vendore me cilësinë e punimeve të kryera. Ditë si këto duhen për të menduar seriozisht mbi infrastrukturën, tunelin dhe aeroportin që ndërtohen në Vlorë, ku raste të tilla reshjesh shndërrohen në lumenj kanionesh mes kullave dhe ndërtimeve dhe popullsia e vizitorët bëjnë aventurat lundruese mu buzë detit. 

Sa miliona euro janë shtyrë përmes skemës dhe agjendës nga projektet “transformuese koncesionare”?

 Kush kanë qenë përfituesit dhe kush është shpronësuar nga një politikë e tillë ekonomike?

Por kush mban përgjegjësitë për paranë e investuar, sigurinë dhe shëndetin e popullsisë së prekur?

Ndërtohet një rrugë, tunel, port dhe aeroport si dhe shpërthejnë ndërtimet në zonat bregdetare, në zonat e mbrojtura natyrore si edhe të dhe ato të trashëgimisë kulturore ndërkombëtare dhe…kulmojnë me bumin e vizitorëve ditorë dhe thuhet se “turizmi është pika më e lartë kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht e qeverisë”. Madje nuk ka ministër tjetër veç institucionit përkatës dhe krye bashkiak që nuk flet për milionat e turistëve.

Numërimi i turistëve po pasohet nga sindromi* i numërimit të votës. Kjo na kujton milionat e vizitorëve gjatë dy viteve të fundit që u preken nga kontrolli i “garës” politike për zgjedhjet vendore dhe ato të Kuvendit të Shqipërisë ku në përmasa të frikshme po shkohet drejt një sistemi parti-shtet pa pluralizëm ose me “opozitë” sa për formë.

Po si mund ta dallojmë sindromin e të numëruarit ? 

Këtë ta thotë kryetari i komisionit të posaçëm Braçe:“…vende të BE, por edhe institucione të tjera nga Evropa në Amerikë, janë përfshirë gjithnjë e më shumë në adresimin e problematikës që ka të bëjë me ndërhyrjet e huaja direkte, veҫanërisht në proceset demokratike zgjedhore dhe më gjerë sesa kaq, përfshirë edhe dezinformimin”. Fraza shabllone, retorikë pa shtrim dhe zgjidhje problemesh disa ditë para ardhjes së motit të keq.

Kjo është një histori e vjetër që na kujton byronë politike të Hoxhës dikur që mbështetej tek ideologjia e revolucionit të përbotshëm ndërsa ky i sotmi me përjetësinë e elitave globaliste që flasin në emër të demokracisë. Kur biroja/byroja (lexoje elita e Rilindjes Socialiste sot), e kishte bërë bujqësinë “çështje të gjithë popullit” sepse Shqipëria ishte vendi i rrethuar nga imperializmi dhe social-imperializmi. 

Kështu sot edhe sindromi i turizmit. Propagandë, reklamë, mbulim mediatik marramendës. Nuk ka takime dhe samite ndërkombëtare ku Rama nuk i përmbahet dy gjërave, turizmit dhe barcaletave.

Me që e solli rasti, po i kujtojmë atij dhe publikut këtë të dytën. Për ta prurë në kohë rëndësinë e rreshjeve të shiut që bien në tokën e vet, por për socializmin “buka e prodhuar në vend” ishte ankthi i rendimentit para korrjes së grurit sepse teknologjia bujqësore çalonte dhe thatësira nuk njihej ende si efekt i ndryshimit global të klimës. Megjithatë numrat duheshin.

“Ishte një verë kur byroja ishte e mbyllur në zyra dhe kryeministri kërkonte llogari të gjithë vartësve të dhënat për vaditjen dhe parashikimin e rendimenteve në drithë. Ato duheshin çdo ditë të freskëta që t’ia shpinte zotimin dhe tejkalimin e shifrave, atij që ishte më lartë, diktatorit. Pjesa më e rëndësishme e zhvillimeve të ditës ishte koha pas revistës televizive. Moti sot dhe parashikimi për ditën e nesërme”  Qetësia e meteorologut ishte e përnatshme sepse ai quante mot të mirë diellin rrezatues të verës që i shkonte për shtat pushuesve plazhistë. Thatësia dhe moti pa reshje zgjatën me javë, dhe asnjë vranësi nuk kthehej në pika uji me përjashtim të Ersekës që vazhdimisht kishte “shi të dobët”. Shiu i dobët ishte një alarm për byronë politike, ndaj një ekip i specializuar u nis drejt Ersekës. Në qendrën sinoptike të Ersekës ekipi survejues dallonte punonjësin që bënte matjet e herë pas hershme të drejtimit të erës dhe temperaturës dhe në fund të ditës ngjyente shufrën në enën shi mbledhëse dhe raportonte saktësisht çka mblidhte ajo. Kjo ishte rutina e vetme dhe e pazbuluara që vriste ankthin e ideve sabotuese dhe e bënte rubrikën e shkurtër Moti sot dhe parashikimi për ditën e nesërme” më të ndjekshmin nga byroja politike.  Meteorologu përsëriste frazën e njohur ‘Në territorin e Shqipërisë moti ka qenë i qëndrueshëm dhe vetëm Erseka ka patur me shi të dobët. Matjet e Ersekës Megjithëse ju konfirmuan kryeministrit ndërsa grupi survejues qëndronte aty pa i rënë në sy punonjësit të sinoptikës. Porosia ishte që kontrolli të vazhdonte ditë natë. E thënë shkurt historia pas disa ditësh edhe pse survejimi bëhej me turne u zbulua se një qen e kishte bërë zakon që sa herë kalonte në territorin pranë ndërtesës së sinoptikës, ndalte tek shimbledhësja,… ngrinte këmbën e pasme (herë të majtën dhe herë të djathtën sipas ditëve) duke çliruar veten, shënonte territorin, por çrregullonte rezultatin e shi-matësit”. 

Ndjesë për tregimin me detaje të historisë së qenit sabotator. Por menduam ta sillnim në kujtesë këtë situatë të pushtetit në politikën e nivelit të lartë se raportimi i numrave është i rëndësisë jetike për jetëgjatësinë e shefit. Ato kthehen në propagandë. Është mund i madh, e ca më tepër të drejtosh një Komision të Posaçëm” dhe të gjesh shkaqet. Dhe kur nuk i ke ato, është fare e lehtë gjej sabotatorin, ose në politikën e sotme drejtoi gishtin opozitës apo edhe publikut, akuzoi për dezinformim. 

Myzeqeja, dikur hambari i drithit digjej për ujë nga mendësia e sistemit dhe ideologjisë ashtu sikurse edhe këto 12 vite drejtuesit e Fondeve të Zhvillimit dhe ministrat/et e bujqësisë e bëjnë Shqipërinë të vuaj me varfërinë e ideve dhe stimulimit të biznesin privat dhe tregut të e lirë të shqiptarëve duke lidhur ata këmbë e duar pas prirjeve të turizmit. Politika klienteliste që kanë favorizuar korrupsionin prej partisë shtet të Rilindjes Socialiste dhe po shterojnë energjitë e vërteta të popullsisë vendase.

5 Tetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Raporti: Paditë dhe sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri në rritje! Gjykatat të ndikuara nga politika

Gazetaria e pavarur dhe liria e shprehjes në Shqipëri është nën kërcënim të vazhdueshëm, ndërsa mediat janë shpesh herë të kapura nga interesa të ngushta politike dhe ekonomike.

Ky përfundim është nxjerrë në pah nga një raport i botuar së fundmi nga dy qendra të pavarura që merren me studimin e medias, të cilat kanë përmbledhur me shqetësim rritjen e padive dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Raporti (Shkarko dokumentin) i botuar nga qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa (OBCT) nxjerr në pah faktin shqetësues të shtimit të padive ndaj gazetarëve.

Kështu, sipas raportit, gjatë vitit të shkuar, deri në muajin korrik 2024, janë raportuar 43 padi ndaj gazetarëve apo punonjësve të mediave, ku 38 prej tyre ishin regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

Paralelisht gjatë kësaj periudhe kishte 28 çështje në Apel dhe dy të tjera në Gjykatën e Lartë.

Kjo atmosferë ka ndikuar negativisht mbi cilësinë e gazetarisë hulumtuese, pasi shumë media janë nën presion që të mbulojnë ose të mos mbulojnë lajme të caktuara.

“Një numër i madh padish ligjore kundër gazetarëve është përdorur si një mjet për t’i heshtur ata. Gjykatat janë shpesh të ndikuara nga politika dhe biznesi, duke e bërë mbrojtjen ligjore të gazetarëve jashtëzakonisht të vështirë”, citohet në raport.

Shqipëria nuk ka regjistër elektronik për çështjet ndaj gazetarëve, ndonëse sistemi aktual i Gjykatës së Tiranës e lejon një kategorizim të tillë, siç shpjegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në raportin e tyre SCiDEV dhe OBCT konsiderojnë autocensurën si një ndër problematikat më shqetësuese të lirisë së medias në vend.

“Gazetarët përballen me autocensurë të detyruar, pasi shpesh janë të frikësuar nga pasojat që mund të kenë raportimet kritike për qeverinë ose për bizneset e mëdha”, thuhet në raport.

Sipas raportit, 94% e mediave kryesore në Shqipëri janë të kontrolluara nga një numër i vogël pronarësh me lidhje të forta politike dhe ekonomike.

Ky përqendrim i pronësisë ka ndikuar negativisht në pavarësinë editoriale, duke krijuar një mjedis ku mbulimi i lajmeve ndikohet nga interesat komerciale ose politike të pronarëve.

Raporti thekson se presioni politik mbi median është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Gazetarët dhe redaksitë shpesh përballen me sulme verbale, kërcënime dhe përndjekje të hapura nga zyrtarët.

Raporti citon se më shumë se 70% e gazetarëve të anketuar pranojnë se janë vetëcensuruar për të mos rrezikuar pozitat e tyre profesionale ose për t’u mbrojtur nga pasoja ligjore dhe politike.

Një rast konkret i përfshirë në raport është ai i gazetarit investigativ Elvis Hila, i cili është përballur me sulme fizike dhe kërcënime të drejtpërdrejta nga politikanë lokalë pas publikimit të një artikulli që zbulonte skema korruptive në njësitë lokale të pushtetit.

Sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve janë gjithashtu në rritje.

Në vitin 2023, Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dokumentoi 24 raste të sulmeve kundër gazetarëve dhe profesionistëve të medias, 9 prej të cilave ishin sulme të drejtpërdrejta ndaj disa gazetarëve apo grupeve të profesionistëve të mediave. Gjatë vitit 2024, në periudhën janar-korrik janë regjistruar 19 raste.

Raporti nënvizon se ka një mospërputhje të dukshme në numrin e raportuar nga institucionet me atë të policisë që raporton 5 raste sulmesh në vitin 2023 dhe prokuroria që raporton 7 raste.

“Kjo mospërputhje nënvizon nevojën për regjistrim dhe publikim sistematik dhe të saktë të të dhënave për sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias si nga policia ashtu edhe prokuroria”, thuhet në raport.

Një tjetër shqetësim madhor janë pengesat për gazetarët që duan të ushtrojnë gazetarinë investigative. Raporti përmend që qasja në informacion mbetet e vështirë, dhe gazetarët përballen me një burokraci të rëndë kur përpiqen të marrin informacione publike nga institucionet shtetërore.

Për më tepër, gazetarët që raportojnë për korrupsionin dhe abuzimet e pushtetit shpesh përballen me ndëshkime të ndryshme, duke përfshirë paditë e shumta ligjore.

Raporti zbulon se vetëm 15% e kërkesave për informacion të bëra nga gazetarët janë pranuar brenda afatit ligjor. Për më tepër, shumë nga informacionet e dhëna janë të pjesshme ose të manipuluara, duke e bërë të vështirë për gazetarët të kryejnë një analizë të plotë dhe të saktë të çështjeve të ndjeshme publike.

Në një zhvillim të ri, media online dhe rrjetet sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në informimin e publikut.

Megjithatë, raporti shpreh shqetësime për dezinformimin dhe mungesën e transparencës së shumë mediave online. Mungesa e rregullimit efektiv të këtyre mediave ka sjellë një rritje të lajmeve të rreme dhe manipulimit të opinionit publik.

Më shumë se 50% e faqeve online nuk kanë të dhëna të qarta për pronarët dhe veprojnë në mënyrë anonime, duke kontribuar në përhapjen e lajmeve të rreme dhe manipulimit të opinionit publik.

“Rritja e medias online ka sjellë një përhapje të dezinformimit, ndërsa mungesa e rregullimit ka bërë që shumë platforma të operojnë pa transparencë dhe standarde etike”, përcjell raporti.

Një shqetësim në rritje që është evidentuar nga raporit janë dhe sulmet kibernetike ndaj medias.

“Në vitin 2024, sulmet kibernetike nxorën në pah sfida të mëdha për mediat e pavarura (rasti i Citizens), duke theksuar domosdoshmërinë që agjencitë e zbatimit të ligjit të pajisen me burime të mjaftueshme për të adresuar numrin në rritje të këtyre incidenteve që kanë si objektiv gazetarët si dhe qytetarët në përgjithësi”, thuhet në raport.

Raporti nënvizon se figurat politike urdhërojnë kryesisht sulme kundër mediave kritike, investigative ose gazetarëve të pavarur, duke përmendur rastin e Ola Xamës.

Numri aktual i incidenteve ka të ngjarë të tejkalojë numrin e rasteve të dokumentuara, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të gazetarëve në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e tyre.

Raporti vëren segazetaret gra në Shqipëri vazhdojnë të raportojnë raste të ngacmimeve seksuale, dhunës online dhe fushatave të shpifjes si format më të zakonshme të presioneve me bazë gjinore me të cilat përballen ato.

“Këto presione shpesh nuk raportohen”, thotë raporti dhe shton se shumë gazetare mendojnë se ankesat e tyre nuk do të merren seriozisht ose gazetaret do të përballen me hakmarrje në rast se denoncojnë.

“Për më tepër, ka shqetësime në rritje për dizinformimin me bazë gjinore dhe për dhunën online ndaj gazetareve gra”, vijon më tej raporti.

Raporti i SciDev sugjeron se për të përmirësuar situatën e medias në Shqipëri, duhet të merren masa për të garantuar pavarësinë editoriale dhe për të mbrojtur gazetarët nga presioni politik dhe ekonomik.

Rekomandohet gjithashtu një rritje e transparencës në pronësinë e mediave dhe një qasje më e lehtë në informacionin publik./ citizen/

Reshjet në Pogradec, përmbyten rrugët kryesore, aksi që lidh qytetin me Korçën “pushtohet” nga mjegulla

Moti i keq me reshje të shumta shiu ka sjellë përmbytje në disa nga rrugët kryesore të Pogradecit, duke i lënë ato nën pushtetin e ujit. Aktualisht, në terren ndodhen punonjës të shërbimeve publike dhe policisë bashkiake, të cilët po punojnë për të normalizuar situatën.

Sipas raportimeve, deri tani nuk ka pasur njoftime për dëme në banesa apo subjekte, ndonëse prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar shqetësime. Grupi i punës është angazhuar për të pastruar rrugët dhe për të rikthyer qarkullimin normal.

Situata po normalizohet gradualisht, por në të njëjtën kohë, aksin nacional Korçë-Pogradec, veçanërisht në zonën e Qafë Plloçës dhe atë të Qafë Thanës, e ka mbuluar mjegulla. Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar për drejtuesit e mjeteve, duke i kërkuar të ulin shpejtësinë dhe të kufizojnë lëvizjet për të shmangur aksidentet.

Po ashtu, është raportuar një prezencë e shtuar e policisë në akset nacionale për të siguruar sigurinë dhe për të asistuar në rast emergjencash.bw

Albin Kurti vendos kushte: Dorëzoni Radoiçiçin të kthehem në tryezën e dialogut me Serbinë

Për t’u kthyer në dialog, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiçit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.

Kryeministri Kurti në një intervistë për Bloomberg i ka kërkuar BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. “Duhej të ndodhte dje”, ka thënë  Kurti, duke thënë se beson se është e mundur.

Kryeministri i është përgjigjur edhe kritikave perëndimore për trajtimin e serbëve. Kurti ka theksuar se kritikat e ndërkombëtarëve për trajtimin që po i bën komunitetit serb janë të tepërta.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia në veri dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit kanë nxitur paralajmërime nga BE-ja dhe SHBA-ja se veprimet mund të përbëjnë kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.

“Ata janë shumë të shqetësuar. Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi, Kosova është më e mirë se kurrë më parë”, ka deklaruar Kurti, në një intervistë për “Bloomberg”.

Kreu i ekzekutivit i ka mbrojtur veprimet e fundit të Qeverisë në veri, duke i cilësuar si të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin. Ai ka këmbëngulur se veprimet janë të nevojshme për vendosjen e kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.

“Përshtypja ime është se pikërisht për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv”, ka thënë ndër të tjera Kurti. sn

Albin Kurti: Mbështetja ruse për Serbinë rrezikon të gjithë Ballkanin

Kryeministri Kurti ka deklaruar ‘se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus’.

Kurti ka argumentuar se një Rusi më e fortë do të trimëronte Serbinë – dhe se jo vetëm Kosova, por edhe Bosnja, Mali i Zi dhe ndoshta Maqedonia e Veriut do të rrezikoheshin nga ato që ai i përshkroi si ambicie ekspansioniste serbe.

‘Në këto 25 vite në këtë shekull, ky ka qenë një çerek shekulli me shkallën më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në Ballkan’, tha Kurti.

I pyetur se çfarë do të thoshte për Kosovën dhe Ballkanin nëse Rusia do të mbizotëronte në Ukrainë, Kurti tha se ‘me Serbinë si një hegjemon rajonal dhe përfaqësues rus, këto 25 vite paqeje, lirie dhe demokracie në Ballkan, të paprecedentë në histori, janë sërish në rrezik’.sn

Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor

VOA/Ilirian Agolli

Koalicioni SELDI, i cili vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në Europën Juglindore, thekson në raportin më të fundit se reformat kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur ndonjë përmirësim thelbësor. Sipas raportit të publikuar në Tiranë, Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë rryshfet dhe viktimizimin më të lartë të qytetarëve prej korrupsionit.

Në raportin më të fundit të koalicionit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet po ashtu se vijon një ngecje (stanjacion) në reformat e antikorrupsionit.

Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të rryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind).

Grafika 2

Grafika 2

Në Shqipëri, po sipas raportit, janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (31 për qind), Serbia (26 për qind), Bosnja e Hercegovina (24 për qind) e në fund Mali i Zi (11 për qind) dhe Kosova (7 për qind).

Në 2023/2024, Shqipëria është më e cënuara prej viktimizimit të korrupsionit; 80% e popullsisë së saj është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet, ndërsa më pak të cënueshëm janë qytetarët e Malit të Zi, ku vetëm 48% janë të ndjeshëm ndaj korrupsionit, thuhet në raport.

Grafika 4

Grafika 4

Optimizmi i qytetarëve të Shqipërisë ndaj politikave antikorrupsion ka shënuar rënie në 20 për qind (-6 për qind më pak se matja e mëparshme), ndërsa në pothuaj gjithë vendet e tjera është shënuar rritje e besimit se korrupsioni do të pakësohet.

Ekspertja e Qendrës për Studimin e Demokracisë, Daniela Mineva, pjesëtare e koalicionit me 17 organizata nga 14 shtete të Europës Juglindore, thotë për Zërin e Amerikës se ngrihen institucione të reja dhe miratohen ligje të reja, por ato nuk zbatohen në praktikë.

Ajo shtoi se projekti IPA i BE-së parashikon 619 milion euro për përmirësime të sundimit të ligjit në këtë rajon, por ende nuk ka asnjë dënim për zyrtarë të nivelit të lartë si të përfshirë në korrupsion.

Grafika 3

Grafika 3

“Sondazhi që zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se aktualisht përfshirja në korrupsion ndryshon midis 10% në Malin e Zi dhe Shqipërisë me 40 për qind. Në Shqipëri 80 përqind e njerëzve pohuan se do të japin ose do të pranojnë rryshfet nëse kanë nevojë ta bëjnë këtë. Kjo është shumë shqetësuese dhe rrëzon optimizmin e njerëzve se qeveria mund të bëjë diçka mbi premtimet për antikorrupsionin. Ne këshillojmë që të pranohet kapja e shtetit në organet publike dhe që partnerët ndërkombëtarë e shoqëria civile të punojnë për të siguruar kontrollin dhe balancat e pushteteve”, tha zonja Mineva.

Në vlerësimin e nivelit të korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nga Sistemi SELDI i Monitorimit të Korrupsionit, doli se politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm, ndërsa institucionet publike dhe partitë politike po bashkohen me rrjetet e kapjes së shtetit që rrëmbejnë vendimmarrjen e qeverisë.

Pavarësisht reformave të ndërmarra për integrim në BE, qytetarët ende e cilësojnë korrupsionin si një prej problemeve kryesore të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen mosndarja e pushteteve, mungesa e rezultateve të drejtësisë, ndërhyrjet politike dhe integriteti i dobët i sektorit publik, thuhet në raport.

Koalicioni SELDI dhe Qendra për Kërkime Ekonomike ACER organizuan sot një forum rajonal mbi antikorrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, tha se masat ndaj korrupsonit duhet të jenë të dukshme si në parandalim, ndjekje penale dhe ndëshkim, sepse korrupsioni sjell krim e pabarazi, dëmton klimën e biznesit, si dhe largon nga vendi të rinjtë që kanë humbur besimin se autoritetet do të kenë sukses ndaj kësaj dukurie.

“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu edhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se sa mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqëndrohemi që të gjithë përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjithë kapitujt e negociatave, duke nisur nga sektorët me rrezikun më të lartë, dhe që rezultatet e kësaj lufte të jenë të dukshme dhe kjo është një kërkesë e rëndësishme për të ecur përpara me anëtarësimin në BE”, tha ambasadori Gonzato.

Kuvendi ka krijuar kohët e fundit një komision të posaçëm për thellimin e reformave në mirëqeverisje, antikorrupsion dhe sundimin e ligjit, i cili shihet si një mundësi më shumë për ta luftuar korrupsionin. Megjithë skepticizmin e opozitës, shumica shpreh besimin se masat e reja do të ndikojnë në këto përpjekje.

Plani i ri i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po synon të forcojë dhe përshpejtojë përpjekjeve antikorrupsion, duke ofruar deri në 6 miliardë euro huadhënie dhe grante, në këmbim të zbatimit të reformave kyçe në këto vende. Kjo vlerësohet si një mbështetje e re europiane për masat antikorrupsion të Ballkanit Perëndimor, vendet e të cilit aspirojnë të integrohen në BE.

Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në Europë gjatë gjysmës së parë të vitit

VOA/Raimond Kola

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor.

Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.

Sipas të dhënave të EUROSTAT 3 mijë e 85 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.

Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.

Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt.

Shefi i NATO-s në Kiev, teksa Rumania i dërgon një sistem Patriot Ukrainës

Një sistem i mbrojtjes ajrore, Patriot, i dhuruar nga anëtarja e NATO-s, Rumania u dërgua në Ukrainë më 3 tetor, teksa sekretari i ri i Përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.

Këtë vizitë në kryeqendrën ukrainase, Rutte e zhvilloi dy ditë pasi mori udhëheqjen e NATO-s.

Rusia sulmoi me dronë dhe raketa Kievin dhe rajonet e tjera ukrainase mëngjesin e 3 tetorit, dhe teksa Rutte u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës, në Kiev u lëshuan dy herë sirenat paralajmëruese për sulme ajrore.

“E falënderoj çdo shtet që na ndihmon ne me mbrojtje ajrore. Një falënderim të veçantë për Rumaninë për sistemin Patriot. Së bashku mund të arrijmë efikasitet më të madh, ne mund t’i japim fund terrorit rus, duke rrëzuar bashkërisht dronët Shahed dhe raketat”, shkroi në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa Ministria rumune e Mbrojtjes konfirmoi për Radion Evropa e Lirës e sistemi Patriot është dërguar në Ukrainë.

Pas takimit me Zelenskyn, Rutte u zotua se do të ndihmojë në rritjen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

“Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë”, tha ai.

Duke vënë në pah rrezikun ndaj anëtarëve të NATO-s, sikurse është Rumania, e cila gjendet në kufi me Ukrainën, dronët rusë sërish sulmuan portin ukrainas të Izmajilit, duke nxitur Bukureshtin që të aktivizonte avionët luftarakë F-16 për të monitoruar situatën në orët e vona të 2 tetorit.

“Mund të konfirmojmë se sistemi Patriot është dërguar në Ukrainë”, tha Constantin Spinu, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë, pasi Qeveria në Bukuresht muajin e kaluar miratoi një projektligj për të mundësuar dërgimin e këtij sistemi në Kiev.

Sipas projektligjit, Rumania i jep të drejtën Ukrainës që të përdorë këtë sistem kundërajror.

Kievi po u kërkon aleatëve perëndimorë që t’i dërgojnë më shumë armë moderne dhe sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qiellin mbi Ukrainë, por edhe po kërkon që t’i lejohet që të sulmojë caqet ushtarake thellë brenda Rusisë. Ukraina ka argumentuar se duke sulmuar thellë brenda Rusisë do të parandalonte Moskën që të sulmojë nga distanca të largëta. REL

Kurti: Për ne në rajon s’ka kërcënim më të madh se agresioni serbo-rus

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht për Republikën e Kosovës, integrimi i plotë euroatlantik në NATO dhe Bashkimin Evropian, mbetet qëllimi përfundimtar i sigurisë.

Këto komente, Kurti i bëri në fjalimin e tij mbi temën ndërlidhjes mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian, me vëmendje të veçantë te Ballkani Perëndimor, në kuadër të sesioneve të Forumit të Varshavës për Siguri (WSF).

Kreu i ekzekutivit tha se sot, siguria rajonale në Evropë është siguri kolektive për Evropën sepse “ajo që ndodh në Ukrainë apo Poloni, në vendet e Partneritetit Lindor dhe në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, prek jo vetëm kontinentin, por gjithë botën”.

“Për ne në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht për Republikën e Kosovës, integrimi i plotë euroatlantik në NATO dhe Bashkimin Evropian, mbetet qëllimi përfundimtar i sigurisë. Kjo, krahas aftësive të mjaftueshme mbrojtëse dhe marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë me aleatët tanë më të afërt, formon një ombrellë solide sigurie. Ashtu si Rusia, NATO dhe BE kanë një histori zgjerimi. Por ndryshe nga Rusia, zgjerimi i tyre ka ecur në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, u shpreh Kurti.

Ai foli për rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s, integrimin e Kosovës dhe rritjen e bashkëpunimit, si kundërpërgjigje ndaj influencës ruse.

Sipas tij, “në rajonin tonë nuk ekziston asnjë kërcënim më i madh se agresioni serb dhe rreziku që ndikimi rus të punojë së bashku me atë agresion”.

“Fatkeqësisht, e njëjta Serbi që nën regjimin e Millosheviçit në vitet e 90-ta kreu gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë, vazhdon të kërcënojë pa u penduar. Serbia minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve të saj, përfshirë Kosovën. Vitin e kaluar, aksionet e njëpasnjëshme agresive të Serbisë kulmuan me një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Militantë të armatosur të trajnuar në Serbi, me armatim prej miliona Euro, hynë në vendin tonë, duke organizuar një sulm nga Manastiri Ortodoks i Banjskës. Qëllimi i tyre ishte të përsërisnin veprimet e Rusisë të vitit 2014 në Donbas”, tha kryeministri.

Shtoi se Kosova nuk po mbron vetëm integritetin territorial, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjin, njerëzit dhe shoqërinë, por edhe prosperitetin dhe progresin e arritur veçanërisht në tri vitet e fundit.

“Ne duhet të mbështesim fitoren e Ukrainës, të parandalojmë përhapjen e ndikimit dashakeq të Rusisë dhe të ringjallim procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Kosova mirëpret presidencën e Polonisë të BE-së në janar 2025. Më 15 dhjetor 2022, Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në BE. Ne jemi të përkushtuar ndaj procesit të reformave dhe bashkëpunimit rajonal, duke ruajtur vlerat evropiane”, përfundoi kryeministri Kurti, duke ritheksuar dhe përkushtimin e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ecjen tutje dhe angazhimin konstruktiv në proces.

Një libër i rrallë me letërkëmbimin e poetit të shquar Lasgush Poradeci

Një libër i rallë me letërkëmbimin e Lasgush Poradecit me majat e elitës kombetare sapo ka dalë në qarkullim. Libri është botuar nën kujdesin dhe me shpenzimet e bijave të poetit. Lajmin e jep njëra nga vajzat, Marie Lasgush Poradeci në rrjetin social si më poshtë:

“O shpirt i bukur, o babai im i shtrenjte, po te gezoj me nje lajm te mrekullueshem.
Tani kam ne dore te botuar librin me LETERKEMBIME.
E botuam ne, bijat e tua, Kostandina dhe Maria me shpenzimet tona!
TA GEZOSH TI DHE TE GJITHE ATA QE DO TA KENE NE DORE KETE VLERE TE KULTURES SONE KOMBETARE.
Libri ndodhet te Librari “Plisi” te pallatet e Derveneve te Rruga e Qelqit. Mund të merrni edhe në këtë libër telefoni 0696163329 dhe libri ju vjen ne shtepi.
Nga letrkembimet me:
Kristo Dako
Gjeorgjia Filçe
Mihal Sherko
Mbretërija Shqiptare
Dhimitër Canco
Reuf Zaimi .
Andrea Ktona
Petraq Ktona
Petraq Mëngri
Mihal Xoxe
Aleks Buda
Pasko Mili Pasko
Lumo Skëndo
Faik Konitza
Dr. Jovan Basho
Inspektoria e Studentëve të Austrisë
Odise Paskal
Dr. Gjergj Pekmezi
Gjergj Bubani
Skënder Luarasi
Eqrem Çabej
Tefta Tashko
Gaqo Tashko
Musine Kokalari
Emrush Myftari
Carl Lenders
Nush Bushati
Kel Marubi
Ramazan A. Mneri
Lef Nosi
Stefan Shundi
Hristo Stefan
Rosolino Petrotta
Renato Baldini
Pjetër Guraziu
Sofika Opari
Thanas Konomi
Hilmi Leka
Llukë Karafili
Angelo Leotti
Baba Ali Myrteza Kruja
Vani Burda
Leonidha Naçi
Beqir Çela
Kristaq Tërpo
Themistokli Duro
Hipokrat Popa
Dhosi Havjari
Sami Sulstarova
Gaqo Mosko
Zef Schiró
Paolo Schiró
Istituto Orientale Di Napoli .
Dhimitër Falo
Eftim Kovaci
Domnului Eftin Kovaçi .
Achile Eftimiu
Kristo Kono
Pandeli Evangjeli
Jani Evangjeli
Jonel Evangjeli
Kristaq (Taqi Evagjeli)
S. Xhaxhuli
Hil Mosi
Përpjekja Shqiptare
(Revistë Kulturale e Përmuajshme)
Kartvizitë e Branko Merxhanit
Simon Shuteriqi
Sterjo Spase
Behar Shtylla
Petraq Peppo
Fadil Hoxha
Casa Editrice Palermo
ORGANE TË SHTYPIT
Komiteti “At Gjergj Fishta”
Bashkia Korçë
Revista “Neo-Shqiptarizma”
Shtypshkronja Gutenberg .
Miku i Popullit
Fryma .
Kombi
Zoi Xoxa
Vullneti
Tomori
Demokratia
Musa Tullar

 

 


Send this to a friend