VOAL

VOAL

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij në pritje të një bebeje

May 20, 2019
blank

Komentet

blank

Hana Beiqi dhe Martin Muja dy notarë të Kosovës në Kampionatin Europian në Romë, nga Shqipëria asnjë Nga Alba Kepi

Kjo eshte Hana Beiqi 13 vjeçe notarja me e re ne moshe ne Kampionatin Europian te notit qe po zhvillohet ne Rome, e se bashku me Martin Muja jane dy sportistet perfaqesues te Federates se Kosoves ne kete gare ku marrin pjese 1500 notare nga 52 vende.
Nga kerkimet e mia, ne vendin tone, kampionati i pare kombetar i notit eshte mbajtur me 23 gusht 1931, ne kohen e Mbreterise se Zogut.
Pra plot 91 vjet me pare e nje histori qe sot eshte harruar duke mos u vleresuar me perfaqesues notare te rinj te kesaj tradite.
Nuk mungon sot ne kete Kampionat Europian te Romes Kosova, ky shtet i ri institucional me plot halle te brendshme e te jashtme!
Nuk mungon Ukraina, vend qe jeton dramacitetin e luftes, nuk mungojne vendet ballkanike si Serbia, Mali i Zi, Bosnja etj qe perballen ende me pasojat qe lane luftrat Ballkanike!
Ej Hane je nje hone e re kaq ndricuese per Federaten Kosovare te Notit!
Te pafshim shpejt me medalje mbi krye!
blank

Europiani i atletikës, Luiza Gega kualifikohet në finalen e Munich 2022

Vetëm pak minuta më parë, Luiza Gega u konfirmua si një prej atleteve më të forta në kontinent.

Kampionia shqiptare fitoi baterinë e parë të garës së 3,000 metrave me pengesa dhe siguroi në këtë mënyrë vendin në finalen e Europianit të Atletikës “Mynih 2022”.

Pasi ruajti energjitë, Luiza nisi shkëputjen në gjysmën e garës, duke mos i lënë asnjë shans rivaleve të reagonin.

Rekordmenia kuqezi regjistroi kohën 9 minuta, 30 sekonda e 93 të qindtat dhe tashmë do të synojë medaljen e artë europiane.Kjo edhe pas paraqitjes së qershorit që kaloi, ku u pozicionua e pesta në Botërorin e Atletikës./ dita

blank

Peshëngritësi Ertjan Kofsha fenomenal, tri medalje ari në Kampionatin Europian U-17!

Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë.

Talenti shtërmenas, i cili është prodhimi i radhës i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska, ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.

Kofsha, i cili garoi në peshat 89 kg, realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.

Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg. Gjithçka mbyllet me festën e merituar për Shqipërinë në këtë kompeticion, ndërsa Ertjan Kofsha konsiderohet pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi.

Kështu kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Europian, pasi disa ditë më parë siç dihet edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

Rezultatet shumë premtuese, të cilat konfirmojnë edhe një herë se peshëngritja mbetet absolutisht sporti më i suksesshëm i vendit në arenën ndërkombëtare./ PanoramaSport

blank

Ylli i Francës dhe Manchester City përdhunoi 7 vajza të moshës nga 17 në 18 vjeç, policia hyn brenda rezidencës së izoluar të “predatorit” Mendy

Mediat britanike kanë publikuar pamje të rezidencës së yllit të kombëtares franceze dhe Manchester City, Benjamin Mendy ku “predatori” përdhunoi viktima të moshës 17 dhe 18 vjeç në dhoma të mbyllura paniku.

Juristët në sallën e gjyqit panë pamje nga kamerat e policisë nga brenda rezidencës “së izoluar” ku 28-vjeçari Mendy, akuzohet se kreu përdhunimin e shumë grave.

Pamjet ishin regjistruar me dron nga lart në Cheshire, 17 milje në jug të Mançesterit qendror dhe Prokurori Timothy Cray tha se fshati më i afërt ishte 15 minuta në këmbë.

“Ishte i izoluar aq shumë nga dëshmitarët dhe sapo viktimat ishin atje me portat e mbyllura pas tyre, ndiheshin menjëherë të pambrojtura”, theksoi prokurori.

Madje sipas hetuesve shumë prej grave iu ishin marrë telefonat kur mbërrinin në rezidencë, duke i lënë ato të ndiheshin si “pre” e Mendy.

Jurisë iu shfaq gjithashtu një filmim i kamerës së trupit të policisë “duke ecur” brenda shtëpisë. Pamjet tregojnë katin e parë, ku përfshihet një pishinë, xhakuzi dhe dhomë kinemaje.

Sipas Gjykatës së Lartë në Chester, rezidenca ishte “pjesë e pandarë” e mënyrës sesi mbrojtësi i majtë i Manchester Cityt dhe bashkë i pandehuri i tij Louis Saha Matturie, 40 vjeç, ishin në gjendje të abuzonin me viktimat e tyre.

 

Mendy akuzohet për 10 vepra të abuzimit seksual kundër shtatë grave midis tetorit 2018 dhe gushtit 2021, por ai i mohon këto ngjarje. Konkretisht, ylli i City mohon 8 akuza për përdhunim, një akuzë për sulm seksual dhe një akuzë për tentativë përdhunimi.

Ndërkohë, Saha akuzohet për tetë akuza për përdhunim dhe katër akuza për sulme seksuale në lidhje me tetë gra, të cilat ai gjithashtu i mohon.

Prokurori Cray tha se kishte pesë takime midis tetorit 2018 dhe gushtit 2021 kur nëntë gra të reja mbërritën në adresën e Mendy. Më pas, ato të gjitha u ankuan për përdhunim ose sulm seksual nga Mendy dhe Saha.

Mendy akuzohet për përdhunimin e pesë prej femrave, më e reja prej tyre vetëm 17 vjeç.

Gjykata dëgjoi se si Mendy dhe Saha mbyllën disa nga viktimat e tyre në dhomat e rezidencës. Gratë dyshohet se janë futur në dhomën e gjumit, që ka “dyer speciale me kyçje”.

Mekanizmi i mbylljes krijonte një “dhomë paniku” në rast vjedhjeje e cila mund të hapet vetëm nga brenda dhe jo nga jashtë.

Cray u tha juristëve se vetëm dikush që dinte të hapte dyert mund ta bënte këtë, duke shtuar: “Dy dëshmitarë pretendojnë përdhunime në ato dhoma dhe menduan se ishin të mbyllura përgjithmonë”.

Më herët, juria dëgjoi sesi Mendy i tha një prej viktimave të tij “mos lëviz”, ndërsa ai i mbante krahët pas shpine dhe e përdhunoi.

blank

Messi mungon në kandidatët për Topin e Artë

Nuk kishte ndodhur që nga viti 2005, mungon edhe emri i Neymar

 

VOAL- Një kthesë në listën e paraqitur nga ekipi prej 30 kandidatësh për Topin e Artë. Në fakt, mes atyre që mungojnë janë dy yjet e PSG-së: Messi dhe Neymar. Për argjentinasin, shtatë herë fitues të këtij çmimi, kjo nuk ka ndodhur që nga viti 2005. Në një përzgjedhje ku ka 18 fytyra të reja në krahasim me edicionin e kaluar, ndër skuadrat më të pranishme janë kampionët e Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid.

Padyshim një frymë e freskët që ka zgjedhur gazeta franceze, me përjashtimin e shumë lojtarëve që i përkasin një brezi në fund të ciklit. Më tej, nga ky vit do të ketë një format të ri, i cili do të përbëhet nga kalendari i ri në bazë të sezonit dhe jo më të vitit kalendarik dhe përveç kësaj me performancën që bëhet kriteri numër një, në kurriz të karrierës personale. Së fundi, për herë të parë që nga viti 2004, Argjentina, Spanja dhe Italia nuk do të kenë asnjë përfaqësues. Nga Seria A janë përzgjedhur vetëm 3 emra: Vlahovic (Juventus), Maignan dhe Leao (Milan).
Këta janë 30 kandidatët:

Trent Alexander-Arnold, Luis Diaz, Fabinho, Darwin Nunez, Mohamed Salah, Virgin van Dijk (Liverpool); Karim Benzema, Casemiro, Courtois, Modric, Vinicius Junior, Antonio Rüdiger (Real Madrid); Joao Cancelo, Kevin De Bruyne, Phil Foden, Erling Haaland, Riyad Mahrez, Bernardo Silva (Manchester City); Joshua Kimmich, Sadio Mané (Bayern Munich); Harry Kane, Son (Tottenham); Rafael Leao, Mike Maignan (Milan); Cristiano Ronaldo (Manchester United); Sébastien Haller (Borussia Dormund); Robert Lewandowski (Barcelona); Kylian Mbappé (PSG); Christopher Nkunku (Leipzig); Dushan Vlahovic (Juventus). rsi-eb

blank

Në ditëlindjen e 34-t, Tyson Fury konfirmon largimin nga boksi

Tyson Fury ka njoftuar edhe një herë tërheqjen e tij nga boksi, pavarësisht se ka zbuluar planet për t’u rikthyer në ring vetëm katër ditë më parë.

The Gypsy King është luhatur brenda dhe jashtë pensionimit që ai njoftoi fillimisht pas fitores së tij mahnitëse me nokaut ndaj rivalit britanik Dillian Whyte në prill.

Lajmin për pensionimin e dha vet ai përmes rrjeteve sociale.

“Falënderim i madh për të gjithë që ishin pjesë e karrierës sime përgjatë viteve dhe pas bisedave të gjata dhe të vështira kam vendosur përfundimisht të pensionohem dhe në ditëlindjen e 34-t të them udhëtim të mbarë”, shkroi Fury në profilin e tij në Twitter.

Ai është dy herë kampion bote në peshën e rëndë, pasi ka mbajtur titujt e WBC dhe The Ring që kur mposhti Deontay Wilder në vitin 2020. /Gazeta Express/

blank

E paparashikuar, Kupa e Botës në Qatar ndryshon datën e nisjes dhe ndeshjen e parë

Kupa e Botës do nisë një ditë më herët. Byroja e Këshillit të FIFA-s konfimoi ndryshimet në lidhje me Kupën e Botës që ishin propozuar ditët e fundit dhe që paraqesin një ndryshim të rëndësishëm në kalendar.

Si fillim, turneu do të fillojë të dielën, më 20 nëntor dhe jo në datën 21, siç ishte planifikuar më parë.

Gjithashtu, ndeshja hapëse do të jetë Katar – Ecuador, në vend të Holandë – Senegal, që ishte parashikuar pas hedhjes së shortit në fillim të muajit prill.

Ky ndryshim nënkupton një nisje të Kupës së Botës me festë më të madhe, pasi është vendi pritës ai që do të hapë turneun.bw

blank

Federata angleze hetime për kartonin e verdhë të futbollistit shqiptar, baste në Shqipëri me kriptomonedha

Gazeta britanike Daily Mail raporton se Federata Angleze, pas tetë muajsh hetime të brendshme ka deleguar Agjencinë Kombëtare të Krimit për të hedhur dritë mbi një rast që përfshin Granit Xhakën dhe bastet e futbollit.

Objekt hetimi është një karton i verdhë nga mesfushori gjatë minutave të fundit të ndeshjes së sezonit të kaluar mes Arsenalit dhe Leeds.

Federata Angleze kishte hapur hetimin e saj pasi ishte alarmuar për flukse të dyshimta bastesh në lidhje me kartonin e verdhë të zviceranit, por nuk kishte asnjë sugjerim për ndonjë veprim të dyshimtë nga Xhaka apo ndonjë lojtar tjetër i Arsenalit.

Alarmi u shkaktua nga një bast jashtëzakonisht i madh prej rreth 52,000 stërlina (rreth 60,000 €) i vendosur gjatë ndeshjes vetëm në lidhje me kartonin e verdhë të Xhakës në 10 minutat e fundit, dhe i cili i dha bastit më shumë se 300,000 €.

Por sipas burimeve të “Sportsmail”, tashmë NCA ka zbuluar shuma edhe më të mëdha që janë vendosur baste duke përdorur kriptomonedhat në tregje që nuk kontrollohen dot, me një pjesë të madhe që mendohet se është vënë në Shqipëri, ndonëse në teori në vendin tonë bastet sportive nuk janë të ligjshme e si rrjedhojë nuk duhet të ekzistojnë.

FA nuk ka hapur asnjë hetim për sjelljen e Xhakës, por besohet se ia ka kaluar informacionin e mbledhur Agjencisë Kombëtare të Krimit./ dita

blank

Më 4 gusht 1922 lindi Loro Boriçi, një nga legjendat e futbollit shqiptar

Loro Boriçi 2002 stamp of Albania.jpgBoriçi on a 2002 stamp of Albania
Personal information
Full name Lorenco Boriçi
Date of birth 4 August 1922
Place of birth Shkodër, Albania
Date of death 25 April 1984 (aged 61)
Place of death Tirana, Albania
Height 1.87 m (6 ft 2 in)[1]
Position(s) Forward
Senior career*
Years Team Apps (Gls)
1937–1941 Vllaznia Shkodër
1941–1943 Lazio 18 (3)
1945–1949 Vllaznia Shkodër
1949–1956 Partizani Tirana 152 (68)
1957 Spartak Tirana
Total 170 (71)
National team
1945–1957 Albania 24 (6)
Teams managed
1957 Spartak Tirana (player-manager)
1957–1963 Albania
1962–1971 Partizani Tirana
1965–1967 Lokomotiva Durrës
1965–1972 Albania
1972–1975 China (technical director)[2]
1976 Albania
1981 Albania
*Club domestic league appearances and goals

 

Lorenco Boriçi (4 gusht 1922 – 25 prill 1984), i njohur zakonisht si Loro Boriçi, i cili konsiderohet si një nga legjendat e futbollit shqiptar.

blank

Ai luajti kryesisht për Partizanin e Tiranës (fitoi titullin shqiptar në 1949 dhe 1954 dhe shënoi 68 gola për të) dhe Vllazninë (fitoi titullin shqiptar në 1945). Boriçi ishte rezerva e Silvio Piolës në Serinë A italiane me Lazion. Ai ishte kapiten i Shqipërisë në fitimin e Kupës Ballkanike të vitit 1946. Sot në nder të tij emërtohet stadiumi Loro-Boriçi në Shkodër.

I lindur me Lorenco Boriçi më 4 gusht 1922 në Shkodër, Shqipëri, Boriçi po ndiqte studimet e mesme në Kolegjin Xaverian të qytetit të tij dhe ishte vetëm 15 vjeç kur luajti si pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë në miqësoren e gushtit 1937 kundër Dragoi të Pogradecit. Ai shkoi në Itali dhe u regjistrua në Universitetin La Sapienza të Romës për të ndjekur studimet e Jurisprudencës dhe në vitin 1941 u bë pjesë e ekipit të SS Lazio, ku luajti në vitin e parë me rezervistët dhe në vitin e dytë ishte pjesë e ekipit të parë, me të cilin shënoi 6 gola në 19 ndeshje. Me kthimin në Shqipëri, ai u bë kapiten i Vllaznisë me dy tituj, atë të vitit 1945 dhe atë të vitit 1946, pas së cilës, në vitin 1949, në moshën 27-vjeçare, iu bashkua KF Partizani. Me Partizanin Boriçi fitoi titujt e viteve 1949 dhe 1954. Ai e mbylli karrierën te KF Spartaku Tiranë, por besohet se mund të ketë luajtur edhe disa ndeshje me Flamurtarin e Vlorës.

Ai bëri debutimin e tij për Shqipërinë në një ndeshje miqësore të gushtit 1946 kundër Malit të Zi dhe realizoi gjithsej 24 paraqitje, duke shënuar 6 gola. Ndërkombëtarja e tij i fundit ishte një ndeshje miqësore e shtatorit 1957 kundër Kinës. Lorenco Boriçi ishte kapiten i Shqipërisë në fitimin e Kupës së Ballkanit në vitin 1946.

Boriçi më pas u bë menaxher në KF Partizani, skuadër të cilën ai e drejtoi për të fituar titujt e viteve 1962–63, 1963–64 dhe 1970–71, përveç kësaj ai drejtoi edhe titujt 1963–64, 1965–66, 1967– 68, dhe Kupat e Shqipërisë 1969–70.

Krahas Partizanit, ai drejtoi Kombëtaren e Shqipërisë në pesë mandate të ndara.

Boriçi nuk u martua kurrë, por besohej se kishte një djalë me një grua të martuar. Tifozët e KF Tirana gjatë derbit kundër FK Partizani Tirana, zakonisht këndonin emrin e djalit të tij natyral, për ta nervozuar, gjë që zakonisht ia dilnin. Wikipedia

blank

“Pa mua, futbolli vdes”. Ibrahimovic në Instagram: “Nuk do të tërhiqem kurrë”

Deti i Sardenjës, një pishinë luksoze në sfond dhe ngrohtësia e tifozëve të tij: Zlatan Ibrahimovic shijon rrezet e fundit të diellit para fillimit të kampionatit. Për rikthimin e tij në fushë duhet pritur edhe pak, duke qenë se suedezi është ende duke eliminuar pasojat e operacionit në gjurin e majtë. Ndërkohë, megjithatë, Ibra shijon jetën dhe i befason të gjithë me një Instagram live, në të cilin sulmuesi iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të tij. “Kur do të tërhiqem? Asnjëherë. Nëse unë tërhiqem, futbolli vdes.”

Menjëherë pas kësaj, Zlatan mirëpriti ish-portierin kuqezi Gigio Donnarumma në live-in e tij, duke e quajtur me shaka “Hundëderr”. Portieri i Paris Saint-Germain është kthyer nga Japonia, ku skuadra e tij zhvilloi turneun parasezonal. “Janë shumë njerëz që na shikojnë, rri i qetë Gigio, mos u nervozo”, e ngacmoi Ibra në kujtim të kohëve kur luanin bashkë. Në moshën 40-vjeçare, suedezi ka hequr kënaqësinë e e një tjetër rinovimi të kontratës: fotot e tij në rrjetet sociale dëshmojnë se Ibra ka punuar shumë gjatë gjithë verës dhe tani është gati, në pritje që gjuri i tij të rifitojë forcën. Lapsi

blank

5 skuadra shqiptare kërkojnë kualifikimin për Ligën e Konferencës, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës, teksa në fushën e blertë në mbrëmje do të zbresin 5 skuadra shqiptare.

Ekipi i parë shqiptar që do të luajë mbrëmjen e sotme është Vllaznia, e cila në orën 19:30 do të ketë përballë Universitatea Kraiovën në transfertë.

Ndeshja e parë ka përfunduar me barazimin 1-1, teksa ky duel do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën “TIBO” në “OverSport 1”.

Në orën 20:00, Laçi do të presë në stadiumin “Elbasan Arena” ekipin e Petrokubit. Takimi i parë ka përfunduar me shifrën e bardhë 0-0 teksa kjo sfidë do të transmetohet direkt në platformën “DigitAlb” në “SuperSport 3”.

Në orën 20:00, e ka radhën dhe Shkëndija, e cila kërkon të ruajë fitoren e ndeshjes së parë me rezultatin 2-1 ndaj Valmierës. Ky takim do të transmetohet direkt në “DigitAlb” në “SuperSport 4”.

Në po të njëjtën orë, Drita do të sfidojë në shtëpi belgët e Antverpit. Dueli i parë përfundoi me shifrat 0-0 dhe takimi i mbrëmjes së sotme do të transmetohet drejtpërdrejt në “DigitAlb” në “SuperSport 1”.

Në orën 21:00 do të zbresin në fushë kampionët e Shqipërisë, Tirana, e cila do të kërkojë kualifikimin në Mostar ndaj Zrinjskit. Takimi i parë përfundoi me rezultatin minimal 0-1 për boshnjakët, teksa ndeshja e sotme do të mund ta ndiqni direkt në “DigitAlb” në “SuperSport 2”.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË LIGËN E KONFERENCËS

blank

blank

Super gol dhe asist, Shaqiri spektakolar në fitoren e Chicago Fire

Chicago Fire triumfoi dje ndaj Vancouver Whitecaps në udhëtim me rezultat 1:3.

Xherdan Shaqiri tregoi paraqitje fantastike duke shënuar një gol dhe duke bërë një asist, shkruan Gazeta Express/

Fillimisht, Shaqiri shënoi në minutën e 13-të të ndeshjes një gol të bukur nga distanca.

Kurse, në golin e tretë, ai asistoi për Mueller.


Send this to a friend