VOAL

VOAL

Gjykata e Lartë britanike: Pezullimi i parlamentit, i paligjshëm

September 24, 2019
blank

Komentet

blank

Shefi i NASA-s lëshon alarmin: Kinezët dhe rusët duan të pushtojnë Hënën

Nga Maximilian Both, BILD

SHBA dëshiron të dërgojë përsëri astronautë në Hënë, por ata nuk janë të vetmit.

Në gazetën BILD, shefi i NASA-s, Bill Nelson paralajmëron: “Ka një garë të re në hapësirë- këtë herë me Kinën”.

Astronautët e parë të NASA-s janë planifikuar që të udhëtojnë në Hënë në vitin 2025- për herë të parë mes tyre do jetë një grua.

Por planet e Pekinit shkojnë më tej: Kina po planifikon bazën e saj hënore- së bashku me Rusinë!

Ajo duhet të përfundojë në vitin 2035. Nëse kjo funksionon, taikonautët- kështu quhen astronautët nga Kina- mund të kryejnë eksperimente në Hënë nga viti 2036.

Shefi i NASA-s, Nelson nuk ndjehet mirë nga kjo: “Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar që Kina po zbret në Hënë dhe po thotë: Tani është e jona dhe ju duhet të qëndroni jashtë”.

Që tani ka një betejë për polin jugor të Hënës: dyshohet se aty ka depozita uji që mund të përdoren në të ardhmen për të prodhuar karburant raketash.

Kjo do të thotë se kushdo që dominon anën jugore të Hënës ka një bazë të rëndësishme në hapësirë. Dhe ndoshta edhe pushtetin.

Në çdo rast, Bill Nelson është i sigurt: “Programi hapësinor i Kinës është një program hapësinor ushtarak”. Ai vetë ka qenë astronaut në hapësirë përpara se të hynte në politikë.

Si një politikan që mbështetet në tonet e buta, Nelson ëhtë shumë i qartë. Ai kritikon vjedhjen e teknologjisë që mundëson pjesëmarrjen e Kinës në garën hapësinore. “Kina është e mirë. Por Kina është e mirë sepse ata vjedhin ide dhe teknologji nga të tjerët”.

Çfarë qëllimesh ushtarake mund të ketë Kina në hapësirë?

Nelson tërbohet nga pyetja e BILD: “Epo çfarë mendoni se do ndodhë në stacionin hapësinor kinez? Ata do mësojnë se si të shkatërrojnë satelitët e të tjerëve”.

Në fakt, Kina ka vite që po punon për teknologjinë që synon ‘kapjen’ e satelitëve me rrjeta robotike me qëllim shkatërrimin e tyre: gjoja për të pastruar mbeturinat e tyre hapësinore, por në fakt satelitët e vendeve të tjera mund të sulmohen në këtë mënyrë.

Ja çfarë po planifikon NASA në Hënë

Me programin Artemis, NASA po planifikon një rikthim në Hënë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë hapësinore evropiane ESA.

-Këtë vetë, kapsula e parë hapësinore Orion do të fluturojë drejt Hënës dhe do të rrotullohet rreth saj. Orion do jetë pa pilot.

-Astronautët e NASA-s do të jenë të pranishëm në orbitën e dytë të Hënës në vitin 2023.

-Fluturimi i tretë në vitin 2025 do të dërgojë dy njerëz në Hënë: një grua dhe një astronaut me ngjyrë.

Planet e mëtejshme: ndërtimi i një stacioni portë në orbitën e Hënës, një fshat, një platformë lëshimi për në Mars.

blank

Studimi i Reuters: Njerëzit në mbarë botën po bezdisen nga lajmet

Në qarqet mediatike ka një frazë të re popullore, deri diku shqetësuese, këtë muaj: “Shmangia selektive e lajmeve”.

blank

 

Kjo frazë vjen nga edicioni më i ri i Raportit vjetor të Lajmeve Dixhitale të Institutit Reuters.

Ndërsa shumica e njerëzve “mbeten të angazhuar dhe ndjekin rregullisht lajmet, ne zbulojmë se shumë gjithashtu zgjedhin gjithnjë e më shumë të racionojnë ose kufizojnë ekspozimin ndaj tyre, ose të paktën ndaj llojeve të caktuara të lajmeve,” shkruajnë studiuesit. Dhe ata përmendën një sërë arsyesh për ta bërë këtë.

Raporti i institutit cilësohet si “studimi më gjithëpërfshirës i konsumit të lajmeve në mbarë botën”. Ishte Rasmus K. Nielsen, drejtor i Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë, ai që përshkroi fenomenin.

Analistët e medias kanë shkruar shumë për lodhjen nga lajmet në SHBA, shpesh në lidhje me ciklet rraskapitëse të lajmeve të lidhura me Trump, por Nielsen e ka parë atë edhe në vende të tjera. Sondazhet e institutit Reuters me lexuesit e lajmeve në internet në 46 tregje gjetën një sasi në rritje të “shmangjes së lajmeve” nga Brazili në Australi, në Britani dhe në SHBA.

blank

Disa njerëz thjesht kanë “më pak interes për lajmet se sa në të kaluarën,” tha Nielsen. Dhe madje edhe mes njerëzve që përgjithësisht janë konsumatorë të zjarrtë të lajmeve, shumë prej tyre “i shmangin në mënyrë selektive lajmet shpesh ose ndonjëherë”, qoftë për shkak se tema specifike i lodh, i mërzit ose sasia e informacionit është dërrmuese.

“Kur i pyetëm pse, një pjesë e kësaj ka të bëjë me politikën. Disa do të thonë se i shohin lajmet të pabesueshme ose të njëanshme.” – u shpreh Nielsen. Por bëhet fjalë për më shumë se kaq. “Një numër i madh i atyre që i shmangen në mënyrë selektive lajmeve thonë se lajmi ka një efekt negativ në humorin e tyre”, shtoi drejtori i Institutit të Reuters.

Mendoni pak: Një transmetim i pafund lajmesh në ekranin e telefonit është si një ulërimë therëse, shumë e ndryshme nga, për shembull, një transmetim lajmesh gjysmë ore që përfundon gjithmonë me sport ose një histori që ju bën të ndiheni mirë. Në të njëjtën kohë, interneti përmban një numër po aq të pafund alternativash ndaj lajmeve. Nuk është çudi pse më shumë njerëz po vetë-raportojnë se po ndryshojnë zakonet e tyre.

Këtë po e ndjejnë edhe gazetarët. “Gjatë muajve të fundit, ne kemi kaluar nga një tragjedi e tmerrshme në tjetrën,” shkroi kryeredaktori i HuffPost Danielle Belton në Twitter.

Autori dhe profesori Brian Klaas e quajti atë një “lak distopian” të lajmeve të tmerrshme “ku zbulimet e reja rreth një përpjekjeje të organizuar për grusht shteti ndiqet nga një pushkatim masiv i fëmijëve, i cili largohet nga lajmi nga humbja e të drejtave themelore, e cila largohet nga lajmet nga një kamion me emigrantë të vdekur, i cili…”

“Dhe kjo do të ndiqet nga lajmet nga cilido qoftë i pari,” shkroi Klaas në Twitter pas një varg titujsh tronditës në ditët e mëparshme që përfshinin fundin e të drejtave të abortit dhe zbulimin e më shumë se 50 emigrantëve që ishin gjetur të vdekur në një traktor-rimorkio në Teksas.

Gjatë një paneli diskutimi në Nju Jork të sponsorizuar nga Reuters, botuesja e Vox, Melissa Bell foli për “pafuqinë” që lexuesit ndonjëherë ndiejnë kur përballen me historira të zymta pas historirash të tjera të zymta. Ajo u kërkoi redaksive të mendojnë për prodhimin e gazetarisë “si një shërbim për audiencën” kundrejt thjesht një akti botimi.

Moderimi“, jo shmangia, mund të jetë çelësi, shkroi shkrimtarja shkencore Susan D’Agostino në përgjigje të gjetjeve të Institutit Reuters.

Më poshtë janë disa gjetje të tjera që sintetizon CNN nga raporti i Reuters.

Gjendje stresuese e mediave dixhitale  

– Drejtori i Institutit të Reuters, Nielsen kujtoi se “ky është tregu më konkurrues për vëmendje në historinë njerëzore.” 

– Në përgjithësi, thuhet në raport, “besimi në lajmet ka rënë në pothuajse gjysmën e vendeve në sondazhin tonë dhe është rritur në vetëm shtatë, duke përmbysur pjesërisht fitimet e bëra në kulmin e pandemisë së Coronavirus.” 

– Në SHBA, “ata që vetë-identifikohen nga e djathta kanë më shumë se dy herë më shumë gjasa të mos i besojnë lajmet krahasuar me ata të majtët. Në fillim të vitit 2021 vetëm 14% e atyre në të djathtën politike thanë se u besonin lajmeve. ” Nuk është kështu në vendet e tjera. “Në Finlandë,” tha raporti, “ne nuk shohim pothuajse asnjë ndryshim në besimin e lajmeve bazuar në politikë.”

– Ndërsa disa modele abonimi (subscripitons) janë inkurajuese, “shumica e publikut nuk po paguan për lajmet” dhe shumë nuk duan të paguajnë, vuri në dukje Nielsen.

– Një nga sllajdet e tij titullohej “revolucioni i Substack ka ende rrugë për të bërë”. Afërsisht 1 në 5 amerikanë paguan për çdo formë të lajmeve në internet, zbuluan studiuesit, dhe vetëm 7% e tyre “aktualisht paguajnë për një email gazetari”. Me fjalë të tjera, ka shumë hapësirë ​​për rritje.

– Kur studiuesit pyetën: “Cila është mënyra juaj kryesore për të arritur te lajmet?”, vetëm 23% e të anketuarve cituan vizita të drejtpërdrejta në faqet e internetit të lajmeve. Pjesa tjetër citoi “dyert anësore” si mediat sociale, kërkimi dhe alarmet celulare.

blank

“TikTok është globalisht rrjeti me rritjen më të shpejtë për lajme,” thuhet në raport, dhe është më i popullarizuari tek moshat nën 25 vjeç. Më gjerësisht, “rrjetet sociale vizuale vazhdojnë të rriten për lajme”. 

– Studiuesit zbuluan se “rritja në podkaste duket se ka rifilluar, me 34% që kanë konsumuar një ose më shumë podkaste në muajin e fundit”. 

– Të dhënat tregojnë se “audienca më e re gjithnjë e më shumë konsumon dhe mendon për lajmet ndryshe nga audienca më e vjetër,” shkroi studiuesi Kirsten Eddy. “Ata janë përdorues më të rastësishëm të lajmeve, mbështeten më shumë në mediat sociale dhe janë më pak të lidhur me (dhe për rrjedhojë më pak besnikë ndaj) markave të lajmeve. Ata gjithashtu kanë perceptime të ndryshme se çfarë është lajmi dhe si praktikohet.” Lapsi.al

blank

Nis gjyqi ndaj basketbollistes amerikane të arrestuar në Moskë

Brittney Griner, basketbollistja amerikane e arrestuar në aeroportin e Moskës, rrezikon deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtore.

 

RFE/RL

Basketbollistja amerikane Brittney Griner u paraqit në seancën gjyqësore të së premtes në Moskë, pas më shumë se katër muajsh që kur u arrestua në aeroport me akuzën e trafikimit të kanabisit.

Griner u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Sipas policisë ajo po transportonte cigare elektrike me vaj kanabisi. Basketbollistja e “Phoenix Mercury” dhe dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike rrezikon deri në 10 vjet burg nëse dënohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Më pak se 1 për qind e të pandehurve për çështje penale shpallen të pafajshëm në Rusi dhe ndryshe nga SHBA-ja, vendimet e pafajshmërisë mund të anulohen.

Në një seancë me dyer të mbyllura që u zhvillua të hënën në Moskë, periudha e paraburgimit e Griner u zgjat edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Arrestimi dhe gjyqi i sportistes amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në pikën e tyre më të ulët. Griner u arrestua më pak se një muaj para se Rusia të dërgonte trupat në Ukrainë, çka rriti edhe më shumë tensionet mes dy shteteve.

Pushtimi solli sanksione të shumta të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndërkohë që Rusia dënoi dërgimin e armëve në Ukrainë nga ana e SHBA-së.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi të premten që arrestimi dhe gjyqi ndaj Griner po ndikohej nga situata aktuale politike mes dy vendeve..

“Faktet janë që sportistja e famshme u ndalua pasi iu gjendën medikamente të ndaluara që përmbanin substanca narkotike”, deklaroi Peskov për gazetarët. “Duke marrë parasysh këto fakte, nuk ka se si të jetë e motivuar politikisht,”shtoi ai.

Mbështetësit e Griner shpresonin që çështja të zgjidhej pa shumë bujë, deri para muajit maj, kur Departamenti Amerikan i Shtetit e ri-klasifikoi atë “një person të ndaluar padrejtësisht” dhe duke e kaluar çështjen e saj tek krye-negociatori i qeverisë amerikane.

Bashkëshortja e Griner, Cherelle, i ka bërë thirrje Presidentit Joe Biden që të mundësojë lirimin e saj, duke e quajtur rastin si një “burgosje politike”.

“Mu bë qejfi që e pashe në disa pamje, por është shumë e vështirë. Çdo herë na kujtohet që mikesha jonë, kolegia jonë është e burgosur padrejtësisht në një shtet tjetër,” deklaroi trajnerja e Phoenix Mercury, Vanessa Nygaard.

Ajo shpreson se Biden do të mund të “ndërmarrë hapa që të sigurohet që ajo të kthehet në shtëpi.”

Mbështetësit e Griner kanë kërkuar që ajo të përfshihet në një shkëmbim të burgosurish si rasti i veteranit Trevor Reed, i cili në prill u shkëmbye me një pilot rus të dënuar për trafik droge.

Mediat ruse kanë spekuluar së fundmi që ajo mund të shkëmbehet me tregtarin rus të armëve, Viktor Bout, i ashtuquajturi “tregtari i vdekjes”, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh në SHBA.

I pyetur të dielën nga CNN, nëse po merrej ne konsideratë një shkëmbim midis Griner dhe Bout sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken evitoi të përgjigjej.

blank

Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

RFE/RL

Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus si dhe “për të forcuar misionin e NATO-s, dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë”, ka Qeveria britanike të enjten.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të [presidentit rus, Vladimir] Putin”, thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

“Duke ndezur flakët e secesionizmit dhe sektarizmit, Rusia përpiqet t’i kthejë mbrapsht sukseset e tri dekadave të fundit në Bosnje-Hercegovinë”, shtoi ai.

Andaj, tha Johnson, kjo është arsyeja që “ne po forcojmë mbështetjen për Bosnje-Hercegovinën”.

“Ne po i përgjigjemi thirrjes së miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes”, tha ai.

Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, dy ekspertë për luftën kundër dezinformimit dhe reformën e mbrojtjes, do të punojnë me Forcat e Armatosura të Bosnje-Hercegovinës dhe NATO-n, për të ruajtur paqen dhe sigurinë në këtë vend.

Britania do të sigurojë, po ashtu, fonde për rritjen e sigurisë kibernetike atje.

“Bosnje dhe Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial prej pas luftës dhe liderët secesionistë po punojnë në mënyrë aktive për të krijuar ndarje dhe konflikte të mëtejme. Këto plane mbështeten nga Moska”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike.

Shqetësimet e Perëndimit për Bosnje-Hercegovinën janë rritur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka qëndruar në Sarajevë më 26 maj, ku ka premtuar se vendi i saj do të ndihmojë në trajnimin e ushtrisë së Bosnjës.

Bosnje-Hercegovina, që pas përfundimit të luftës më 1995, është e ndarë në vija etnike: me Federatën Myslimane-Kroate, në njërën anë, dhe Republikën Sërpska, të banuar me shumicë serbe, në anën tjetër.

Udhëheqësi i serbëve, Millorad Dodik, që është edhe anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka disa muaj që ka intensifikuar përpjekjet për të ndarë Republikën Sërpska nga pjesa tjetër e territorit.

Për këtë plan, analistë, por edhe disa zyrtarë, thonë se Dodik ka bekimin e Rusisë.

Më 17 qershor, Dodik ka takuar në Shën Petërsburg, presidentin rus Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ka marrë ftesë të re nga Putini për një vizitë edhe në shtator.

blank

Sa po e ndihmon Kina Rusinë që të financojë luftën e saj në Ukrainë?

Reid Standish

Kërkesa në rritje e Kinës për naftën ruse me çmim të ulët e ka bërë atë financuesen kryesore të luftës së Kremlinit në Ukrainë, duke i dhënë Moskës një burim të qëndrueshëm të ardhurash që zbut ndikimin e sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj ekonomisë së saj.

Katër muaj pas pushtimit rus në Ukrainë, Kina e ka kaluar Gjermaninë si blerësja më e madhe e karburanteve ruse, me shitjet e naftës në Kinë – dhe Indi, një tjetër vend aziatik që po blen naftë nga Rusia – duke ndihmuar kështu në mbushjen e boshllëkut të lënë nga Evropa, tregu më i madh i eksporteve ruse.

Çdo ditë për muajin maj, Kina dhe India kanë blerë së bashku rreth 2.4 milionë fuçi naftë ruse bruto, sa gjysma e totalit të eksporteve të Rusisë.

Pavarësisht se janë shitur me një ulje të konsiderueshme, blerjet — së bashku me rritjen e çmimeve të naftës — kanë lejuar që të ardhurat ruse të rriten përballë presionit perëndimor dhe i kanë dhënë Moskës një frymëmarrje të domosdoshme financiare për të vazhduar financimin e luftës së saj.

Blerja e naftës së lirë ruse i ka lejuar Kinës të diversifikojë rezervat e veta dhe i ka dhënë Indisë një rrjedhë fitimprurëse duke rieksportuar karburante të rafinuara nga nafta e papërpunuar ruse. Aktualisht, blerjet nuk rrezikojnë të shkaktojnë sanksione dytësore, ndërsa bllokimi aktual i naftës ruse nga ana e Bashkimit Evropian mbetet i pjesshëm, por gatishmëria e Pekinit dhe Nju Delhit për të blerë naftë ruse do të vihet në provë më vonë këtë vit, pasi të hyjnë në fuqi masat më të rrepta.

Ndërkohë, presidenti kinez, Xi Jinping, priti në një samit virtual më 22-23 qershor liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, të njohur kolektivisht si ‘BRICS’, ku ai kritikoi sanksionet perëndimore duke i cilësuar si “armatim” të ekonomisë globale dhe bëri thirrje që grupimi të punojë më ngushtë mes tyre.

Gjatë fjalimit të tij në samit, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendet BRICS-it po “zhvillojnë mekanizma të besueshëm alternativë për pagesat ndërkombëtare” dhe “janë duke eksploruar mundësinë e krijimit të një monedhe rezervë ndërkombëtare, të bazuar në shportën e valutave të BRICS-it”.

Por sa mund të mbështetet Moska në tregjet dhe partnerët joperëndimorë, si Kina dhe India, për ta ndihmuar atë të përballet me pasojat e sanksioneve?

Për të zbuluar më tepër, Radio Evropa e Lirë foli me Maria Shagina, një bashkëpunëtore në Institutin Ndërkombëtar të Britanisë për Studime Strategjike (IISS).

Radio Evropa e Lirë: Gjatë rrjedhës së luftës në Ukrainë, Kina është bërë tashmë blerësi më i madh i naftës ruse. Çfarë do të thotë kjo për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Rusisë dhe a është kjo një shenjë e thellimit të partneritetit të tyre apo Pekini thjesht po bën një lëvizje oportuniste për të blerë energji më lirë?

Maria Shagina: Ne kemi dëgjuar në shumë raste se Rusia dhe Kina kanë krijuar një partneritet “pa kufij” dhe së fundmi [më 15 qershor], Xi përsëriti mbështetjen për bashkëpunimin e ndërsjellë me Rusinë.

Por, ne e dimë se retorika dhe veprimet e Kinës ndryshojnë shumë dhe kjo ka qenë e qartë që nga viti 2014 [kur Pekini dhe Moska thelluan lidhjet e tyre me një ritëm më të shpejtë]. Kina është e etur të përfitojë nga izolimi i Rusisë, përfshirë blerjen e lirë të naftës bruto ruse. Por, kur bëhet fjalë për shkeljen e sanksioneve perëndimore, sektori privat kinez është zakonisht mjaft i kujdesshëm.

Në këtë rast, ne ende nuk kemi sanksione [Perëndimore] mbi naftën ruse dhe embargoja e naftës nga Bashkimi Evropian do të nisë më 5 dhjetor. Pra, ka ende një periudhë të largimit para se të hyjnë në fuqi sanksionet dhe kjo është koha për Kinën — dhe gjithashtu Indinë — për të kapitalizuar të gjithë naftën e lirë që mund ta blejnë nga Rusia.

Radio Evropa e Lirë: Përveç blerjes së naftës, Kina është treguar shumë e kujdesshme kur vjen puna për të shmangur sanksionet dytësore të vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi. A duhet të presim që Pekini t’i japë më shumë mbështetje të hapur Rusisë në të ardhmen, veçanërisht kur bëhet fjalë për teknologjinë e përparuar si gjysmëpërçuesit?

Maria Shagina: Qëndrimi balancues i Kinës është shumë delikat dhe, ndërsa lufta përparon, do të jetë më e vështirë për Pekinin të mbajë këtë pozicion të të ashtuquajturit “neutraliteti pro-rus”, ku ata janë zyrtarisht neutralë, por anojnë kah Rusia.

Që nga viti 2014, Rusia ka pasur pritshmëri mjaft të mëdha që Pekini të ndërhyjë për të ndihmuar [me] këtë situatë shumë të vështirë [financiare] për Moskën. Kremlini që atëherë ka pasur një vlerësim më të matur për sa i përket çështjes se sa ndihmë mund të pritet realisht nga Kina, por edhe tani Rusia është mjaft e zhgënjyer me mungesën e mbështetjes nga Kina.

Ne e dimë se kishte pakënaqësi nga pala ruse kur bëhej fjalë për mungesën e mbështetjes kineze për sa i përket ndihmës financiare dhe transfereve të teknologjisë pas hyrjes në fuqi të sanksioneve [pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt]. Këto janë dy fushat ku Rusia tani është shumë e varur nga Kina dhe vendet e tjera të paangazhuara për mbështetjen e tyre dhe Kina do të jetë një nga vendet kryesore që duhet vëzhguar kur vjen puna për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të sanksioneve. Kjo nuk ka të bëjë vetëm nëse Pekini do të ofrojë ose jo ndonjë ndihmë financiare, por edhe nëse do të ofrojë ndonjë teknologji që tani është nën sanksione, si çipat dhe gjysmëpërçuesit.

Mësimet që nxjerrim nga viti 2014 na tregojnë se sektori privat kinez është i prirë të qëndrojë larg rreziqeve, sepse është shumë i varur nga dollari amerikan për transaksionet dhe tenton të qëndrojë larg subjekteve të sanksionuara ruse dhe madje qëndron në përputhje me sanksionet për të qenë tepër i kujdesshëm. Pra, në situatën aktuale ku kemi një numër të paprecedentë sanksionesh për sa i përket shtrirjes dhe ashpërsisë së tyre, do të thosha se do të ketë edhe më shumë sjellje kundërshtuese ndaj rrezikut nga sektori privat kinez.

Por, duhet të jemi të vetëdijshëm se institucionet e mbështetura nga qeveria sillen ndryshe. Në vitin 2014, bankat kineze si Banka e Eksport-Importit të Kinës dhe Banka e Kinës për Zhvillim, punuan me kompani [ruse] si Novatek, e cila është prodhuesi i dytë më i madh i gazit natyror në Rusi, për të financuar projekte. Pra, ka vend për të mbështetur subjektet dhe personat e sanksionuar, por duhet të jemi të kujdesshëm ndaj shtrirjes së kufizuar të kësaj mbështetjeje.

Radio Evropa e Lirë: Xi Jinping priti samitin e BRICS-it dhe tha se grupimi është i rëndësishëm për ekonominë globale, ndërsa komentuesit rusë kanë thënë vazhdimisht se grupimi është vendimtar për zbutjen e sanksioneve perëndimore. A i jep lufta në Ukrainë një mundësi që më në fund ky grupim të realizojë potencialin e saj dhe të luajë një rol më të spikatur?

Maria Shagina: Mendoj se në mënyrë retorike ka një narrativë shumë të fortë për t’iu kundërvënë Perëndimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, lidhur me përdorimin e tyre të njëanshëm të sanksioneve që nuk janë mbështetur nga OKB-ja.
India është një shembull tjetër [brenda BRICS-it] ku Rusia është gjithashtu e prirë të zgjerojë bashkëpunimin, por ne nuk kemi parë shumë përparim përtej blerjes së naftës.

Për shembull, Rusia hodhi idenë për të përdorur mekanizma të ndryshëm për sistemet e pagesave dhe alternativa ndaj SWIFT-it, që është bllokuar dhe s’mund të përdorë prej sanksioneve. Por, asnjë nga këto nisma nuk ka marrë hov dhe ato mbeten kryesisht të fjetura.

Unë mendoj se samiti ishte një mundësi për t’i rezistuar hegjemonisë së SHBA-së, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të materializohet në diçka më të madhe.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë gjë që prisni të ndodhë në lidhje me përfshirjen ekonomike të Kinës me Rusinë që ndoshta mendoni se do të vijë ose ia vlen të mbahet në vëmendje?

Maria Shagina: Një aspekt janë gjysmëpërçuesit dhe transferimi më i gjerë i teknologjisë. Kjo është diçka që ia vlen të vëzhgohet për të parë nëse Kina do ta ndihmojë Rusinë. Deri më tani, siç kanë thënë zyrtarët amerikanë, nuk ka pasur mbështetje sistematike nga ana e Kinës, por nuk është çudi nëse Kina do të jetë e gatshme t’i furnizojë ato për të zbutur këtë presion nga sanksionet teknologjike ndaj Rusisë duke pasur parasysh nivelin e partneritetit që të dyja vendet kanë.

Aspekti tjetër që ia vlen të shikohet është nëse kompanitë kineze do të ndihmojnë në sigurimin e pajisjeve energjetike për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe pajisjet e LNG-së që BE-ja i ka ndërprerë dhe që Rusia nuk mund t’i zëvendësojë vetë.
Që nga viti 2014 kompanitë kineze inxhinierike kanë furnizuar deri në 80 për qind të këtyre pajisjeve, kështu që ka gjasa që Kina të ndërhyjë për të forcuar pozicionet e saj dhe potencialisht për të ofruar financime shtesë për projektet [energjetike] të mbështetura nga Kina në Arktik.

Përgatiti: Besmir Nenaj
blank

Mbretëria e Bashkuar do t’i ofrojë dhe 1 miliard paund shtesë ndihmë ushtarake Ukrainës

Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë dhe 1 miliard paund shtesë mbështetje ushtarake për Ukrainën, ka njoftuar kryeministri i vendit Boris Johnson.

Shuma do të rrisë vlerën e ndihmës ushtarake britanike për Kievin në 2.3 miliardë paund , tha ai në një deklaratë të lëshuar nga nr. 10 Downing Street, duke e përshkruar këtë rritje si të rëndësishme për “fazën e re” të mbështetjes perëndimore, e cila do të lejojë ushtrinë ukrainase të kundërsulmojë.

“Ndërsa (Presidenti rus Vladimir Putin) Putin nuk arrin të regjistrojë fitimet që ai priste dhe shpresonte, dhe ndërsa kotësia e kësaj lufte bëhet e dukshme për të gjithë, sulmet e tij ndaj popullit ukrainas po bëhen gjithnjë e më barbare ,” është shprehur kryeministri britanik.

“Armët, pajisjet dhe trajnimi ushtarëve ukrainas në Britani” do të “transformojnë mbrojtjen e Ukrainës, ” tha ai, duke shtuar se “ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm popullin ukrainas për të siguruar që Putini të dështojë” në luftën në Ukrainë.

Ndihma ushtarake do të përfshijë “sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore” , “mjete ajrore pa pilot”, “pajisje elektronike inovative” dhe gjëra të tjera “jetike për ushtarët ukrainas “, sipas Downing Street.

Londra sheh këtë paketë si “një hap të parë” që do ta lejojë Ukrainën të kalojë nga “mbrojtja” në “operacionet sulmuese” për të rifituar territorin.

blank

OKB dokumenton vdekjen e 10 mijë civilëve në luftën në Ukrainë: Shifrat reale shumë më të larta

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport mbi situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë pas nisjes së agresionit rus.

OKB ka dokumentuar vdekjen e 10 mijë civilëve që nga nisja e konfliktit më 24 shkurt.

“Mes tyre 4.731 persona janë vrarë” u tha gazetarëve në Kiev Matilda Bogner, kryetarja e Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, ndërsa prezantoi gjetjet e raportit.

Ajo paralajmëroi se numri i viktimave është shumë më i lartë pasi raporti thekson vetëm shifrat që misioni ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur.

“Sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës ka pasur një ndikim shkatërrues në të drejtat e njeriut në të gjithë vendin. Ne dokumentuam shkelje të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë krimet e luftës. Këto shkelje nxjerrin në pah numrin e madh të viktimave që konflikti po sjell ditë pas dite”, tha Bogner.

Raporti bazohet në informacionin e mbledhur gjatë 11 vizitave në terren, tre vizitave në vendet e paraburgimit dhe 517 intervistave me viktima dhe dëshmitarë midis 24 shkurtit dhe 15 majit 2022. Provat bazohen gjithashtu nga dokumentet gjyqësore, të dhënat zyrtare dhe burimet e hapura.

Raporti dokumenton shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar “në shkallë të ndryshme, nga të dyja palët”, sipas Bogner.

“Numri i lartë i viktimave civile dhe shkalla e shkatërrimit dhe e dëmtimit të shkaktuar në infrastrukturën civile ngriti shqetësime të mëdha se sulmet e kryera nga Forcat e Armatosura Ruse nuk ishin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ndërsa në një shkallë shumë më të ulët, duket gjithashtu se forcat e armatosura ukrainase nuk respektuan ligjin ndërkombëtar humanitar në pjesët lindore të vendit”, shtoi Bogner.

Raporti gjithashtu ngriti alarmin në lidhje me pretendimet për torturimin e të burgosurve të luftës nga të dyja palët në konflikt, duke përfshirë dëshmitë e 44 të burgosurve të luftës të intervistuar nga misioni i OKB-së.

Bogner theksoi se misioni hasi prova të përdorimit të gjerë të dënimeve jashtëgjyqësore kundër atyre që supozohet se ishin grabitës, hajdutë dhe shkelës të shtetrrethimit në Ukrainë.

“OHCHR ka dokumentuar dhe verifikuar pretendimet për vrasje të paligjshme, duke përfshirë ekzekutime të civilëve në më shumë se 30 vendbanime në rajonet e Kievit, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy, të kryera ndërsa këto territore ishin nën kontrollin e forcave të armatosura ruse.

Vetëm në Bucha, OHCHR dokumentoi vrasjet e paligjshme, duke përfshirë ekzekutimet e përmbledhura, të të paktën 50 civilëve”, nënvizoi raporti, duke shtuar se shkalla e plotë e problemit duhet ende të vlerësohet plotësisht.

Dokumenti i OKB-së përshkruan gjithashtu “shqetësimin për ndalimin arbitrar dhe zhdukjen e detyruar” të përfaqësuesve të autoriteteve lokale, gazetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe civilëve të tjerë nga trupat ruse dhe grupet e armatosura të lidhura me to.

OHCHR dokumentoi 248 raste të ndalimit arbitrar, me gjashtë prej të cilave rezultuan me vdekje. bw

blank

Kolumbi, “nuk ka të ardhme pa të vërtetën”

Komisioni i së Vërtetës u drejtua nga prifti jezuit Francisco De Roux

Është dorëzuar raporti për mizoritë e kryera gjatë mbi gjysmë shekulli konflikt të brendshëm mes shtetit dhe guerrilasve

 

VOAL- Komisioni i së Vërtetës i krijuar pas marrëveshjes së paqes midis shtetit dhe guerrilasve të FARC në Kolumbi dha të martën raportin e tij mbi mizoritë e kryera gjatë më shumë se gjysmë shekulli konflikt të brendshëm që shkaktoi 260,000 vdekje dhe 7 milionë persona të zhvendosur brenda vendit. Mbi 14,000 viktima u dëgjuan, jo për të dhënë dënime (detyra e hetimit të krimeve më të rënda i takon organeve të tjera) por për t’i dorëzuar historisë versionin më të vërtetë të asaj që ndodhi, nën sloganin “E ardhmja është e mundur vetëm me të vërtetën”.

“Ne kemi marrë misionin për të rindërtuar atë që ndodhi në këtë konflikt të armatosur që zgjati 60 vjet, për t’i dhënë dinjitet viktimave, për të ndihmuar në përmirësimin e bashkëjetesës në rajonet e prekura”, tha prifti jezuit Francisco De Roux, president i komisionit. Në një teatër në Bogota, ai ia transmetoi dokumentin prej 896 faqesh kreut të zgjedhur të shtetit Gustavo Petro, presidentit të parë të krahut të majtë në historinë e fundit kolumbiane që do të marrë detyrën më 7 gusht. Paraardhësi i tij, Ivan Duque në largim, kundër marrëveshjes së paqes, nuk mori pjesë në këtë ngjarje.

blank

Në Kolumbi, presidenti i parë i majtë në histori

Raporti do të bëhet publik në faza gjatë muajve të ardhshëm. Nëpërmjet historive të ish-luftëtarëve, të burgosurve dhe viktimave, rishikohen krimet e kryera nga të gjithë aktorët e luftës: forcat e armatosura revolucionare, grupet paramilitare të ekstremit të djathtë dhe forcat e sigurisë. Zhdukjet me forcë, vrasjet, përdhunimet, masakrat kanë lënë te kolumbianët “një traumë kolektive të transmetuar brez pas brezi për dekada”. rsi-eb

blank

Kryeministrja e Skocisë propozon datën e referendumit për pavarësi nga Britania e Madhe

RFE/RL

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon tha të martën më 28 qershor se dëshiron që referendum i ri për pavarësinë të mbahet më 19 tetor të vitit 2023.

Në vazhdën e Brexit, Sturgeon, e cila është udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), thotë se është koha për ta çuar Skocinë përsëri në Bashkimin Evropian si një vend të pavarur.

Kryeministrja skoceze tha se “është gati të negociojë” me qeverinë britanike mbi kushtet e mbajtjes së një referendumi të dytë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.

Duke nënvizuar se do t’i shkruante të martën kryeministrit Boris Johnson ajo tha: “Unë nuk do të lejoj kurrë që demokracia skoceze të jetë peng i Boris Johnson apo çdokujt kryeministri tjetër britanik.”

“Skocia gjatë brezave ka paguar një çmim për të mos qenë e pavarur. Qeveritë e Britanike për të cilat nuk votojmë, imponojnë politika që ne nuk i mbështesim, shumë shpesh duke na penguar nga përmbushja e potencialit tonë,” i tha Sturgeon parlamentit skocez.

“Konservatorët kanë vetëm gjashtë deputetë në Skoci, që përbën dhjetë për qind të përfaqësimit skocez, dhe megjithatë ata na kanë nxjerrë jashtë BE-së kundër vullnetit tonë,” tha Sturgeon.

Ajo tha se parlamenti i deleguar i vendit mund të ecë përpara me një referendum të ri për pavarësinë pa pëlqimin e qeverisë britanike.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Partia e tij Konservatore, e cila është në opozitë në Skoci, kundërshtojnë çdo votim të tillë. Ata thonë se çështja u zgjidh në vitin 2014-të, kur elektorati skocez votoi me 55 për qind kundër daljes nga Mbretëria e Bashkuar.

blank

“Dhimbje koke” për Putin, raketa e sapoardhur nga SHBA i merr jetën kolonelit të 56-të dhe 40 ushtarëve rusë

Vladimir Putini ka humbur kolonelin e tij të 56-të dhe 40 ushtarë pasi u goditën nga raketat që ushtria ukrainase ka marrë si dhuratë nga SHBA.

Komandanti i parashutistëve, kolonel Andrei Vasilyev, dyshohet se u vra në një sulm të premten mbrëma. Sipas raportimeve një raketë me rreze të mesme HIMARS ishte përgjegjëse për shkatërrimin e konvojit me 40 ushtarë që drejtohej nga koloneli 49-vjeccar.

“Një sulm i veçantë i HIMARS në Izyum, rajoni i Kharkivit goditi një post komandë ruse, duke vrarë ose plagosur mbi 40”, njofton ushtria ukrainase.

Nëse konfirmohet, vdekja e tij do të ishte një nga të parat nga armët e reja me rreze 43 milje dërguar në Ukrainë nga Presidenti Joe Biden.

blank

Vasilyev thuhet se ishte në një post komandimi të avancuar të trupave të sulmit ajror të ushtrisë ruse, por vendndodhja nuk u specifikua. Ai ishte komandant i Regjimentit të 137-të të Gardës Ajrore, me bazë në Ryazan.

I martuar dhe me një vajzë, ai ishte vlerësuar me Urdhrin Rus të Guximit.

blank

Ndërkohë, koloneli i 55-të që vdiq ishte nënkoloneli Sergey Gundorov, 51 vjeç, helikopteri i të cilit u pa duke u rrëzuar në një humnerë pranë Volnovakha në Donbas, pasi u godit me një raketë portative tokë-ajër.

Putin gjithsej ka humbur të paktën 11 gjeneralë. Humbjet e përgjithshme ruse besohet të jenë mbi 30,000.

blank

Krimet e luftës të Rusisë – Rusët goditën me raketa një qendër tregtare në Kremenchuk

“Rusët goditën me raketa një qendër tregtare në Kremenchuk. Në këtë qendër tregtare kishte qindra e qindra civilë.”

Sulmi me raketa që shënjestroi një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk sot, të hënën, vrau të paktën 10 persona dhe plagosi 40 të tjerë. Lajmin e tha guvernatori i rajonit, i vendosur në Ukrainën qendrore, duke specifikuar se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më të rënda. Vetë guvernatori denoncoi “një tjetër krim lufte rus, një akt të qartë dhe cinik terrori kundër popullatës civile.” Inkursioni “godi një vend shumë të frekuentuar pa asnjë lidhje me armiqësitë”, nënvizoi më pas kryetari i bashkisë së këtij qyteti, i cili, para pushtimi, kishte një popullsi prej rreth 220,000 njerëz. Në qendër, siç tregoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kishte më shumë se një mijë civilë. Ndërkohë në zonë vijojnë operacionet e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit. Në nivel ndërkombëtar, sulmi provokoi, veçanërisht, reagimin dënues të Boris Johnson: sulmi, deklaroi kryeministri britanik, tregon “mizorinë dhe barbarizmin” e Vladimir Putinit. Kreu i Kremlinit, shtoi ai, duhet të kuptojë se sjellja e tij nuk do të arrijë asnjë rezultat tjetër përveçse të forcojë vendosmërinë e Ukrainës dhe atë të çdo vendi të G7-ës për t’u anuar me të për aq kohë sa duhet./RSI

blank

G7 midis luftës dhe efekteve të saj

Foto në grup: duke filluar me Joe Biden në drejtim të akrepave të orës Boris Johnson, kryeministri japonez Fumio Kishida, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz , mikpritës

Në Bavari në tavolinë ideja e sanksioneve ndaj arit rus, por edhe shqetësimet për energjinë dhe ekonominë

 

VOAL- G7 dhe NATO “duhet të qëndrojnë së bashku” tha presidenti amerikan Joe Biden teksa u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz të dielën, në hapjen e samitit të ekonomive kryesore të botës, liderët e të cilëve janë mbledhur në Alpet bavareze. Nga samiti dhe ai i Aleancës Atlantike që do të pasojë në ditët në vijim, Kievi tha se priste premtimin për furnizime të reja me armë dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të flasë përmes videokonferencës të hënën.

blank

Olaf Scholz në bisedë me Joe Biden

 

Sinjali i parë u dha nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia, të cilat njoftuan një embargo ndaj importeve të arit rus, një burim kapitali nga i cili Moska mblodhi 15 miliardë euro në vitin 2021. Franca, Gjermania dhe Italia duhet të rrinë së bashku.

Në një konferencë për shtyp në Kështjellën Elmau, vendi i takimit të izoluar nga qindra policë, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha në lidhje me këtë se “sot dhe nesër do të vazhdojmë të flasim për këtë, për të arritur një vendim unanim. Por mbi sanksionet brenda njëzet e shtatë të BE-së mbizotëron nevoja për t’u thelluar. Ato “duhet të kenë ndikim në aftësitë e Rusisë për të bërë luftë, por ne duhet të marrim parasysh edhe interesat tona ekonomike”.

Kujdesi i Michel ka të bëjë veçanërisht me propozimin e SHBA për të vendosur një tavan për naftën, duke pasur parasysh shpërthimin aktual të çmimeve që Rusia po përfiton. Ekziston frika se masa mund të ketë pasoja negative.

Michel tha gjithashtu se ai mbështetej në një marrëveshje që do të lironte eksportet e grurit ukrainas.

blank

Kaq shumë probleme në tapet

Frika për ekonominë

Konflikti dhe pasojat e tij do të mbizotërojnë diskutimet në Gjermani, të cilat janë planifikuar të zgjasin deri të martën. Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë bërë thirrje që “të mos braktiset Ukraina” tani që diskutimet për një armëpushim duken ende të largëta. Në të vërtetë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jason Stoltenberg paralajmëroi se lufta “mund të zgjasë me vite”. Megjithatë, në të njëjtën kohë, retë e zeza po mblidhen mbi të ardhmen e afërt të ekonomive perëndimore dhe joperëndimore, mes kërcënimeve të mungesës së ushqimit, inflacionit galopant dhe krizës energjetike.

Scholz, Biden, presidenti francez Macron dhe Johnson gjithashtu kanë shqetësime në frontin e brendshëm. Popullariteti i të parit po bie te gjermanët, i dyti është i shqetësuar për efektet e ekonomisë në zgjedhjet e ardhshme afatmesme dhe vendimet e Gjykatës së Lartë për të drejtat civile, si aborti. Macron doli i goditur nga zgjedhjet e fundit dhe Johnson paguan çmimin e “Partygate”.

blank

Një aksion i Greenpeace të shtunën në mbrëmje në malet përreth Garmisch

 

Nga ana tjetër, duket se nuk ka shumë hapësirë ​​për çështje të tjera, siç është ajo mjedisore. Mijëra njerëz demonstruan për masat klimatike të shtunën në mbrëmje në Mynih. rsi-eb


Send this to a friend