Në mes të urrejtjes,
zbulova brenda meje se kishte
një dashuri të pathyeshme.
Në mes të lotëve,
zbulova brenda meje se kishte
një buzëqeshje të pathyeshme.
Në mes të kaosit,
zbulova brenda meje se kishte
një qetësi të pathyeshme.
Përmes gjithë kësaj, kuptova se,
Në mes të dimrit,
kishte brenda meje
një verë të pathyeshme,
Dhe kjo më bën të lumtur
pak rëndësi ka që bota më shkon kundër
pasi tek unë, është diçka më e fortë-
diçka më e mirë
që më shtyn përpara