Gjermania shënon 60-vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit
Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi ndarjen e re administrativo-territoriale me 85 vota pro.
Varianti i mazhorancës synon të krijojë njësi vendore më të mëdha dhe financiarisht më të qëndrueshme, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por raporti përfundimtar i Komisionit Parlamentar evidenton se bashkimi territorial nuk mjafton për të garantuar shërbime më të mira. Reforma kërkon ndryshime të thella në shpërndarjen e kompetencave, financimin e pushtetit vendor dhe organizimin rajonal. Ndërkohë, opozita propozoi një model të kundërt, me mbi 92 bashki, duke argumentuar se pushteti vendor duhet të jetë më afër qytetarëve.
Dymbëdhjetë vjet pas reformës së vitit 2014, që reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, Shqipëria po shkon drejt një konsolidimi të mëtejshëm territorial.
Sipas reformws se re 15 bashki do të humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore, duke iu bashkuar bashkive më të mëdha fqinje. Reforma mbështetet në synimin për të ulur kostot administrative, për të përqendruar burimet financiare dhe për të rritur kapacitetet e bashkive për të ofruar shërbime publike.
Megjithatë, raporti përfundimtar prej 357 faqesh i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale tregon se problemet e pushtetit vendor janë më të gjera sesa madhësia e bashkive.
Pas miratimit të sotshëm Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosit me Matin dhe Rrogozhina me Kavajën. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani bashkohen me Beratin, ndërsa në qarkun e Fierit, Patosi bashkohet me Fierin dhe Divjaka me Lushnjën.
Në jug të vendit, Selenica bashkohet me Vlorën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Korçës, Maliqi bashkohet me Korçën, ndërsa në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi bashkohen me Elbasanin dhe Përrenjasi me Librazhdin.
Qëllimi është krijimi i njësive më të mëdha, të afta për të menaxhuar një territor dhe një bazë më të gjerë ekonomike. Bashkitë që shkrihen nuk do të kenë më drejtim politik dhe buxhet të pavarur, por do të administrohen nga strukturat e bashkive përkatëse.
Një nga çështjet kryesore mbetet nëse përqendrimi i administrimit do të shoqërohet me ruajtjen e aksesit në shërbime për komunitetet që humbasin bashkinë e tyre.
Financimi, më shumë para nga taksat e ndara dhe ndryshimi i formulës së transfertave
Një nga problemet kryesore që evidenton raporti lidhet me varësinë e bashkive nga financimet e qeverisë qendrore.
Me refrormwn e re propozohet rishikimi i formulës së financimit, duke përfshirë tregues si relievi, shpërndarja e fshatrave, gjatësia e rrugëve, mosha e popullsisë, niveli i varfërisë dhe kapaciteti fiskal. Rritet pesha së transfertave të pakushtëzuara në raport me financimet e kushtëzuara, për t’u dhënë bashkive më shumë autonomi në përcaktimin e prioriteteve të shpenzimeve.
Një tjetër propozim është që një pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale t’u rikthehet bashkive sipas vendbanimit të tatimpaguesve. Po kështu, rekomandohet që një pjesë më e qartë e rentës minerare dhe të ardhurave nga turizmi të përfitohet nga territoret ku krijohen këto të ardhura.
Reforma kërkon edhe funksionalizimin e plotë të taksës së pasurisë dhe përdorimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë kryesisht për investime, jo për paga dhe shpenzime të zakonshme.
Këto masa synojnë të forcojnë autonominë financiare, por mbeten rekomandime që kërkojnë ndërhyrje në legjislacionin fiskal dhe atë të financave vendore.
Kostot e reformës dhe rreziqet e zbatimit
Ndërsa bashkimi i bashkive synon kursimin e shpenzimeve administrative, raporti pranon se zbatimi i reformës do të shoqërohet me kosto të përkohshme. Ato lidhen me riorganizimin e personelit, trajnimin e administratës, integrimin e sistemeve digjitale, transferimin e aseteve, harmonizimin e kontratave dhe detyrimeve financiare.
Për përballimin e këtyre kostove rekomandohet krijimi i një Fondi Kombëtar të Tranzicionit, me financim shumëvjeçar. Raporti i mazhorancws identifikon gjithashtu rrezikun e mbivendosjes së përgjegjësive, vonesave në vendimmarrje, pasigurisë për punonjësit dhe vështirësive financiare të njësive që përfshihen në proces.
Për këtë arsye propozohet një zbatim gradual, me përgatitjen ligjore dhe institucionale gjatë viteve 2026-2027, transferimin e kompetencave, aseteve dhe personelit në vitet 2027-2028, konsolidimin gjatë viteve 2029-2030 dhe vlerësimin e rezultateve deri në vitin 2035.
Ky kalendar tregon se ndryshimi i hartës administrative është vetëm faza fillestare e një procesi shumë më të gjatë riorganizimi institucional.
Ekspertët: Zvogëlimi i bashkive nuk garanton automatikisht shërbime më të mira
Edhe vetë raporti parlamentar pranon se bashkimet territoriale duhet të justifikohen nga përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare dhe funksionale, pa përkeqësuar në mënyrë të papranueshme aksesin e qytetarëve dhe përfaqësimin e komuniteteve.
Ky është edhe shqetësimi kryesor i ekspertëve të pavarur të pyetur nga Monitor.
Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike, paralajmëron se reforma rrezikon të ndikohet nga interesat politike dhe elektorale, ndërkohë që debati duhet të përqendrohet te modeli i qeverisjes vendore.
Urbanisti Gent Kaprata argumenton se problemi nuk qëndron vetëm te kufijtë administrativë, por te funksionet, kompetencat dhe burimet që i jepen pushtetit vendor. Sipas tij, numri i bashkive duhet të dalë si rezultat i një analize të këtyre elementeve dhe jo të jetë pikënisja e reformës.
Një shqetësim tjetër lidhet me zonat rurale, ku bashkimi me qendra më të mëdha mund të rrisë distancën e qytetarëve nga vendimmarrja. Në mungesë të një mekanizmi që garanton ruajtjen dhe përmirësimin e shërbimeve, konsolidimi administrativ mund të mos sjellë përfitimet e pritshme për komunitetet që po shpopullohen.
Varianti i opozitës thellim i decentralizimit
Ndryshe nga mazhoranca, Partia Demokratike propozoi një rishikim të hartës që synon shtimin e numrit të bashkive në mbi 92 njësi, me alternativa që mund të çojnë edhe në mbi 100 bashki.
Sipas bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, platforma mbështetet në katër kritere kryesore: demografinë, potencialin ekonomik dhe fiskal, distancën nga shërbimet dhe identitetin territorial e historik.
Opozita argumenton se reforma e vitit 2014 e largoi pushtetin vendor nga shumë komunitete rurale dhe malore, duke dobësuar përfaqësimin dhe aksesin në shërbime. Një nga alternativat parashikon krijimin e bashkive të reja në zona ku distanca nga qendra administrative është mbi 15-20 kilometra ose kërkon rreth 30 minuta udhëtim, duke marrë parasysh edhe numrin e banorëve dhe mundësitë ekonomike. PD propozon gjithashtu një organizim me bashki më të vogla dhe 6-8 rajone funksionale, ose ruajtjen e 12 qarqeve me kompetenca të qarta për planifikimin territorial, emergjencat dhe projektet ndërbashkiake.
Megjithatë, krijimi i më shumë bashkive do të kërkonte financim të qëndrueshëm dhe riorganizim të administratës, për të shmangur shtimin e kostove dhe fragmentimin e shërbimeve.
Në aspektin financiar, PD propozoi rritjen e transfertës së pakushtëzuar nga rreth 1% e PBB-së në të paktën 2%, me një objektiv afatgjatë deri në 4%.
Sipas Boçit, rritja e financimit duhet të shoqërohet me ndryshimin e formulës së shpërndarjes, në mënyrë që bashkitë e vogla dhe zonat rurale të mos mbeten të disavantazhuara për shkak të popullsisë së ulët.
Propozimi mbështetet në financimin bazë për çdo bashki, përfshirjen e kostove të territorit dhe relievit, si dhe krijimin e një mekanizmi barazimi për njësitë me kapacitet të dobët fiskal.
Kjo qasje ka pika të përbashkëta me rekomandimet financiare të raportit parlamentar, veçanërisht për nevojën e një formule që pasqyron koston reale të shërbimeve.
Dallimi kryesor mbetet mënyra se si duhet të organizohet territori: mazhoranca synon më pak bashki, me kapacitete më të përqendruara, ndërsa opozita kërkon më shumë njësi vendore dhe shpërndarje më të gjerë të financimeve.
Në të dy variantet, sfida mbetet sigurimi i burimeve të mjaftueshme financiare dhe kompetencave reale për pushtetin vendor. Pa këto ndryshime, rishikimi i hartës administrative mund të mos mjaftojë për të përmirësuar shërbimet dhe për të frenuar braktisjen e zonave rurale./Monitor

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot në Tiranë, me qytetarë dhe aktivistë që janë mbledhur për protestën e 132-të radhazi.
Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i qeverisë. Krahas saj, gjatë muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe rishikimin ose shfuqizimin e disa nismave ligjore të kundërshtuara nga protestuesit.
Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Një tjetër pikë e rëndësishme e mobilizimit pritet të jetë 13 tetori, kur është bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të studentëve dhe të rinjve.bw
Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit kundër reformës territoriale. Protestuesit kanë shpalosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale, ndërsa situata është shoqëruar edhe me përplasje me policinë.
“Shkrini qeverinë, jo bashkitë” dhe “Si Siçilia e viteve ’80” janë disa prej mesazheve të shfaqura në pankarta gjatë protestës.











Në disa momente, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur spraj lotsjellës.
Përplasjet kanë sjellë tensione të forta pranë ambienteve të Kuvendit, ndërsa protestuesit vijojnë të kundërshtojnë reformën territoriale dhe ndryshimet e propozuara për bashkitë.
Protesta zhvillohet në një situatë të tensionuar, me forca të shumta policie të angazhuara në ruajtjen e perimetrit të sigurisë rreth Kuvendit. bw
TIRANË- Një protestuese la një meszh gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit “Shkrini qeverinë, jo bashkinë”. Protestuesja e ka shkruar mesazhin në fasadën e qendrës tregtare pranë Kuvendit, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe faktit që sot kalo për votim drafti për Hartën e re Territoriale.
Qytetarë të bashkive që preken nga shkrirja e 15 bashkive kundërshtojnë këtë vendim dhe për këtë arsye ata janë mbledhur në protestë pranë Kuvendit./Dosja.al
Gazetarja e famshme amerikane, Isa Soares ka ndarë në rrjetet sociale një pamje të protestës së mbrëmjes së kaluar në Shqipëri, të cilën e ka ndjekur përmes transmetimit në ekranin e televizionit më të madh informativ në vend, News24.
Në postimin e saj në llogarinë e Instagram-it, gazetarja e CNN America, Isa Soares, shkruan: “Në Shqipëri, protestuesit vazhdojnë të dalin dhe të ngrenë zërin… #Dita130”, duke shoqëruar mesazhin me pamje nga protesta e shënuar si “Dita 130”.
Postimi i gazetares së njohur sjell në vëmendje vijimin e protestave dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa pamjet tregojnë një numër të konsiderueshëm protestuesish në rrugët e Tiranës, tanimë prej rreth 4 muajsh. bw

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 131-të të revoltës qytetare. Pas më shumë se katër muajsh tubime të njëpasnjëshme, protestuesit pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Gjatë ditëve të fundit, në protestë janë përsëritur edhe kërkesat për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik e zgjedhor.
Tubimet e fundit kanë sjellë në vëmendje edhe përfshirjen e të rinjve dhe studentëve. Në protestën e ditëve të fundit është bërë thirrje për një mobilizim më të madh të studentëve më 13 tetor, ndërsa protestuesit kanë theksuar se lëvizja nuk lidhet me një parti politike.
Protesta e sotme zhvillohet në një ditë me zhvillime të rëndësishme politike. Në Kuvend është në rendin e ditës edhe shqyrtimi i reformës administrativo-territoriale, ndërsa në ditët e fundit aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 8 tetorit, duke e lidhur mobilizimin edhe me këtë çështje.
Protestat e përditshme kanë vijuar prej më shumë se katër muajsh, me marshime nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe, në disa raste, edhe drejt institucioneve të tjera.bw
Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë në Tiranë, ku qytetarët do të dalin sërish në rrugë, duke shënuar tubimin e 130-të të revoltës që prej nisjes së saj më shumë se katër muaj më parë.
Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë.
Krahas largimit të Ramës, gjatë më shumë se katër muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe ndërhyrje në një sërë ligjesh dhe nismash të kundërshtuara nga protestuesit.
Një element që ka marrë më shumë vëmendje në ditët e fundit është përfshirja e studentëve. Me nisjen e vitit të ri akademik, të rinj dhe studentë iu bashkuan tubimit të mbrëmshëm, ndërsa në bulevardin përpara Kryeministrisë lanë edhe mbishkrimin “Studentët protestues”.
Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë, ndërsa për 13 tetorin është bërë thirrje për një mobilizim më të madh të studentëve dhe të rinjve. Protestuesit këmbëngulin se do të qëndrojnë në rrugë dhe do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre. bw
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe sot duke hyrë në ditën e 129-të radhazi.
Pas më shumë se katër muajsh tubime të përditshme, qytetarët pritet të rikthehen sërish në qendër të Tiranës për të vijuar aksionin e tyre, me kërkesën kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Krahas dorëheqjes së Ramës, gjatë protestave janë artikuluar edhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, si dhe ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor.
Në tubimin e mbrëmshëm, qytetarët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe akuzuan qeverinë për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe keqqeverisje.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se tubimet do të vijojnë çdo ditë.
Ndërkohë, aksioni qytetar pritet të intensifikohet gjatë ditëve në vazhdim. Për 13 tetorin është paralajmëruar një tjetër protestë, ku është bërë thirrje për një pjesëmarrje më të madhe të studentëve dhe të rinjve. gsh
Vendosja e emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe, për shkak të qëndrimit tonë parimor, logjik e shtetar, është përpjekje e ulët për linçim publik dhe kërcënim politik.
Mesazhi ynë është i qartë, LDK nuk shantazhohet. As me etiketime, as me kërcënime, as me përpjekje të tilla.
Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës. Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike. Çështje kaq të ndjeshme kërkojnë seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët tanë.
Po aq qartë, LDK nuk e braktis identitetin e vet ekzistencial. Jemi partia e Ibrahim Rugovës, e lirisë, e pavarësisë dhe e orientimit perëndimor të Kosovës. Jemi edhe partia e veprimtarëve të vrarë, familjet e të cilëve ende presin drejtësi. Askush nuk mund të na kërkojë ta harrojmë këtë pjesë të historisë sonë, aq më pak të na kërcënojë pse kërkojmë drejtësi.
Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Kërkimi i drejtësisë për viktimat është detyrim i patjetërsueshëm. Kosova duhet t’i mbrojë të dyja, me të vërtetën, me shtetin dhe me përgjegjësi.
LDK-së nuk i caktohet qëndrimi me shantazh. Dhe nuk i merret identiteti me kërcënim.
U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe udhëheqësve të tyre të tregojnë përgjegjësi dhe të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e përkrahësit e tyre. Të ndalin gjuhën e linçimit dhe të mos e kthejnë këtë çështje në betejë kundër njëri-tjetrit. Dallimet për rrugën që duhet ndjekur nuk na bëjnë armiq. Kosova ka nevojë për maturi dhe bashkëpunim; nxitja e urrejtjes mes nesh vetëm e dobëson atë.
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë, duke hyrë në ditën e 128-të radhazi.
Pas më shumë se katër muajsh tubime të përditshme, protestuesit pritet të mblidhen sërish në qendër të Tiranës, duke vijuar aksionin e nisur prej muajsh me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në protestat e ditëve të fundit, qytetarët pritet të organizohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Krahas largimit të Ramës, ndër kërkesat e artikuluara nga protestuesit janë krijimi i një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik.
Protesta e 128-të vjen një ditë pas tubimit të së dielës, kur qytetarë dhe aktivistë marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen”. Protestuesit deklaruan se do ta vijojnë qëndresën dhe u bënë thirrje qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestës.
Aktivisti Mirjan Aliaj, gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë, foli për protestat e paralajmëruara për sot. Sipas tij, protestat do të zhvillohen para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa një tjetër tubim është paralajmëruar në orën 15:00 pranë Parlamentit.
Gjatë tubimit të 127-të pati edhe mesazhe nga përfaqësues të diasporës, ndërsa një pjesë e protestuesve ngritën akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe kërkuan veprimin e drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë.
Edhe një ditë më herët, në protestën e 126-të, pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, qytetarët marshuan në disa prej rrugëve të Tiranës. Në përfundim të tubimit ata paralajmëruan vijimin e protestave dhe kërkuan një pjesëmarrje më të madhe në ditët në vazhdim.
Ndërkohë, është paralajmëruar edhe një protestë më e madhe më 13 tetor, me fokus pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve. bw
KARAFILAT QË PËRQAFOJNË “KARIATIDET ”… Kujtime DR. EDUARD A. SKUFI
Urime për postin e Presidentes, Justinë, çika shtatselvi e Simon Shirokës! Nga Çun Lajçi
SKIFTER NË SHKREPA- Nga ARIF EJUPI
KUR RIVALITETI POLITIK I LË VEND INTERESIT TË PËRGJITHSHËM- Nga ARIF EJUPI
Prokuroria e akuzon Thaçin se ka gënjyer për historinë e UÇK-së – Thaçi duket se u kundërgodit nga intrigat e tij Nga Idriz Morina
Albin Kurti & opozita duhet të bien dakord për Faton Bislimin, kandidatin për president konsensual propozuar nga kongresmeni JoeDioGuardi & ambasadori Walker Nga Elida Buçpapaj
Nobeli për Paqe i ndahet gjyqtares afrikanojugore Navi Pillay
BIRN: Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE
Lisat nuk ikën- Poezi të reja nga Ismet TAHIRAJ
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Nuk kuptoj çfarë po të shqetëson nga angazhimi im për shqiptarët”
Shqipëria në planin rajonal për rikthimin e pyjeve, në fokus Alpet dhe pellgu i Drinit
Kendi i humorit: I kërkon partnerit të bëjnë përsëri dashuri
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet