VOAL

VOAL

Gjermania nuk ndihmon Afganistanin nëse talibanët marrin pushtetin

August 12, 2021

Komentet

Hakerët rusë përdorën qasjen në Microsoft për të vjedhur emailet e qeverisë amerikane

VOA/Marrë nga Reuters

Agjencia amerikane për sigurinë kibernetike dhe të infrastrukturës, CISA, tha se hakerë të mbështetur nga qeveria ruse shfrytëzuan qasjen e tyre tek sistemi i emaileve të programit Microsoft për të vjedhur letërkëmbimet midis zyrtarëve dhe gjigandit të teknologjisë, thuhet në një direktivë emergjente që u bë publike të enjten.

Në direktivën që mban datën 2 prill, agjencia paralajmëron se hakerët po shfrytëzonin detajet e njëjtësimit që ndahen me email në përpjekje për të penetruar në sistemet e klientëve të Microsoftit, përfshirë një numër të paspecifikuar agjencish qeveritare. CISA nuk pranoi të thoshte se cilat agjenci qeveritare ishin prekur. Kompania Microsoft nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

“Organizata të tjera mund të jenë ndikuar gjithashtu nga penetrimi në emailat e korporatës Microsoft”, tha CISA, duke inkurajuar klientët që të kontaktojnë firmën Microsoft për detaje të mëtejshme.

Marsi 2024, më i ngrohti i regjistruar deri tani

Muaji që sapo përfundoi ishte marsi me temperaturat më të larta. Copernicus e konstatoi këtë, duke theksuar një vlerë prej 0,73 °C më të lartë se mesatarja për periudhën tridhjetëvjeçare 1991-2020

VOAL- Marsi i vitit 2024 ishte marsi më i ngrohtë i regjistruar. Këtë e ka bërë të ditur shërbimi i motit i Bashkimit Evropian, Copernicus, sipas të cilit ky është muaji i dhjetë me radhë që klasifikohet si më i ngrohti ndonjëherë.

Temperatura mesatare globale muajin e kaluar ishte 14,4°C, 0,73°C më e lartë se mesatarja për periudhën tridhjetëvjeçare 1991-2020 dhe 0,10°C krahasuar me rekordin e mëparshëm të marsit, atë të vitit 2016. pra në 12 muajt e fundit Temperaturat mesatare globale kanë tejkaluar kufirin prej 1.5°C nga nivelet para-industriale (pesëdhjetë vitet 1850-1900, periudha e referencës).

Muaji ishte gjithashtu 1.68°C më i ngrohtë se mesatarja e marsit para-industrial të vendosur nga Marrëveshja e Parisit në 2015 dhe COP26 në Glasgow në 2021. Temperatura mesatare për dymbëdhjetë muajt e fundit, nga prilli 2023 deri në mars 2024, është më e larta e regjistruar. 0,70°C mbi mesataren 1991-2020 dhe 1,68°C mbi mesataren.rsi-eb

Eklipsi i plotë, 200 milionë me hundën lart – “Dielli i zi” shtangu gjithë Amerikën e Veriut për minuta të tëra

VOAL- E gjithë Amerika e Veriut, nga Meksika në Kanada, u ndal për të admiruar eklipsin diellor, i pari i shekullit që kaloi të tre vendet, pas atij të vitit 2017 që errësoi kryesisht Shtetet e Bashkuara. Të gjithë janë të çmendur për ‘diellin e zi’, i cili e ka mbajtur gjysmën e kontinentit të shikojë lart, mes ngjarjeve speciale, shkollave të mbyllura, stadiumeve plot, hoteleve të shitura, dasmave masive, eksperimenteve shkencore dhe teorive të pashmangshme konspirative, nga apokaliptike në ato politika. .

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, një audiencë prej mbi 200 milionë spektatorësh vlerësohet, sikur të kishte pasur 50 Super Bowl në të njëjtën kohë nga Teksasi në Maine. Për të mos përmendur miliarda njerëz në mbarë botën që dëshmuan eklipsin më social ndonjëherë në TV ose në internet. Dielli i zi filloi në orën 12.39 me orën lokale në Ishujt Kuk në Paqësor, më pas u shfaq në bregun e Meksikës pranë qytetit Mazatlan në mes të mëngjesit dhe më pas vazhdoi në 13 shtete të SHBA-së dhe Kanadanë lindore, përpara se të shuhej në Atlantik.

Në Shtetet e Bashkuara, rripi i hijes ka mbuluar një territor të banuar nga pothuajse 32 milionë njerëz, por i rrethuar nga miliona më shumë kureshtarë, entuziastë apo gjuetarë profesionistë të eklipsit të gatshëm të fluturojnë nga një kontinent në tjetrin për të siguruar më mirë vendin e tyre, duke shkaktuar çmimet e hoteleve. , kampingje dhe shtëpi me qira në Airbnb për t’u rritur dhe për të gjeneruar – përveç trafikut të çmendur – një xhiro miliarda dollarësh. rsi-eb

Amerika e Veriut përgatitet për eklipsin

Sot të hënën në mbrëmje do të mund të jemi dëshmitarë të një ngjarjeje me rëndësi të jashtëzakonshme

Si një mbret i vërtetë, Dielli do të mbajë një ‘kurorë’ të jashtëzakonshme për ta bërë unik eklipsin e shumëpritur, i cili do të jetë i dukshëm në Amerikën e Veriut sot (e hënë) në mbrëmje.

VOAL- Sipas Ryan French, fizikan diellor në Observatorin Kombëtar Diellor në Boulder, Kolorado (SHBA), “shfaqjet filamentare të koronës do të shtrihen jo vetëm nga rajoni ekuatorial, si në periudhat e aktivitetit minimal, por nga i gjithë disku diellor, duke u degëzuar në çdo drejtim ashtu si në vizatimet e fëmijëve.”

Eklipsi i sotëm do të jetë gjithashtu një test i rëndësishëm për teoritë aktuale, siç ka ndodhur tashmë për fenomene të tjera të ngjashme në të kaluarën që kanë shënuar historinë e shkencës. Një nga eklipset më të paharrueshme ishte ai i 29 majit 1919, i cili lejoi të testohej teoria e përgjithshme e relativitetit e zhvilluar nga Albert Ajnshtajni vetëm disa vjet më parë.rsi-eb

Me Trumpin në horizont, e ardhmja e luftës në Ukrainë mjegullohet

Valona Tela

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, përsërit vazhdimisht se është në pozitë të mirë për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë, duke thënë se ka marrëdhënie të mira si me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump, gjatë karrierës së tij politike, ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur Putinin… madje edhe pas pushtimit të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Vetëm pak ditë pasi tanket ruse kanë hyrë në territorin e shtetit fqinj, Trump e ka përshkruar liderin rus si lojtar “të zgjuar” politik dhe ka shprehur admirim për, siç ka thënë ai, faktin që Rusia ka marrë shpejt “një copë të madhe toke” me koston e, sipas tij, sanksioneve relativisht të lehta.

Trump ka qenë vazhdimisht kritik edhe ndaj përfshirjes së SHBA-së në luftën në Ukrainë, duke thënë se në vend se t’i jepte ndihmë, do të duhej t’i jepte kredi.

Këtë gjë e ka përsëritur edhe pak javë më parë në Ohajo, derisa ka bërë fushatë për kandidaturën e tij për president në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.

“Duhet t’i japim para hua, e jo t’i dërgojmë para. Pra, t’i huazojmë para dhe nëse ia del, të na i kthejë”, ka thënë Trump.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më shumë se dy vjet më parë, SHBA-ja ka qenë donatorja më e madhe e ndihmave ushtarake për shtetin e pushtuar.

Por, një paketë e re ndihme, në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, prej muajsh mbetet e bllokuar në Kongresin amerikan, për shkak të kundërshtimeve të republikanëve pro Trumpit.

Trump, i cili ka qenë president nga viti 2017 deri më 2021, do të garojë sërish për të parin e Shtëpisë së Bardhë – sipas të gjitha gjasave, kundër presidentit aktual, Joe Biden.

Në disa paraqitje, Trump ka thënë se, nëse do të zgjidhej president, do t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, por pa treguar se si. Ka thënë se SHBA-ja nuk ka municione për vete dhe ka akuzuar Evropën se nuk kontribuon sa duhet.

Ai nuk ka pranuar të thotë nëse do të donte që Ukraina ta fitonte luftën.

“Dua të ndalojnë vrasjet. Rusët dhe ukrainasit po vriten. Dua që kjo të ndalojë”, ka thënë Trump për rrjetin televiziv CNN.

Muajin e kaluar, pasi ka takuar Trumpin në SHBA, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se nëse zgjidhet president, Trump nuk do ta financojë luftën e Ukrainës kundër Rusisë. “Kjo është arsyeja përse lufta do të përfundojë”, ka thënë Orban.

Duke i komentuar këto deklarata për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Ben Hodges, ish-komandant i ushtrisë amerikane në Evropë, thotë:

“Nëse dëgjojmë atë që ka thënë Trump javëve të fundit, rikthimi i tij do të sillte një situatë të tmerrshme. Ai e ka ndaluar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, që ta çojë përpara paketën e ndihmës për Ukrainën. Pra, nuk ka indikatorë të mirë nëse ai rikthehet”.

“Tash për tash, për fat të mirë, shumica e Kongresit vazhdon ta mbështesë ndihmën për Ukrainën dhe do të mund të gjenden mënyra për ta çuar përpara, por po bëhet më e vështirë”, thotë Hodges.

Grant Reeher, drejtor i Shkollës Maxwell për Marrëdhënie Publike në Universitetin Syracuse në Nju Jork, thotë se kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të sillte një ndryshim rrënjësor të multilateralizmit të Bidenit.

Ai do të vinte theksin në marrëdhëniet dypalëshe dhe jo shumëpalëshe; do të reduktonte po ashtu përfshirjen amerikane në çështjet ndërkombëtare, thotë Reeher për Exposenë.

“Është po ashtu e rëndësishme të theksohet se kjo nuk ka të bëjë vetëm me Donald Trumpin dhe me atë që ai mund të bëjë si president. Ndjesia në SHBA për ndihmën që duhet t’i jepet Ukrainës, po ndryshon. Dhe mënyra se si amerikanët mendojnë për pjesën tjetër të botës, lidhet pikërisht me të menduarit për Amerikën së pari”, thotë ai.

Një sondazh i qendrës së kërkimeve Pew në SHBA ka gjetur qysh në mes të vitit të kaluar se mbështetja e publikut amerikan për Ukrainën, është në rënie.

Sondazhi ka nxjerrë në pah një numër më të lartë të amerikanëve që besojnë se SHBA-ja duhet të fokusohet më shumë në problemet në vend.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Ben Hodges, nuk beson se tërheqja e mundshme e ndihmës amerikane do t’i jepte fund luftës në Ukrainë. Sipas tij, një skenar i tillë nuk do të nënkuptonte automatikisht as disfatën e Ukrainës.

“Ukrainasit nuk do të tërhiqen. Ata e dinë se çfarë ndodh nëse tërhiqen. Evropa, po ashtu, është duke u zgjuar ngadalë dhe duke e kuptuar se çfarë kërcënimi paraqet Rusia. Shumica e vendeve të Evropës Lindore, të cilat kanë jetuar nën ndikimin rus – qofshin ato vendet sovjetike, vendet e Paktit të Varshavës apo fqinjët e tyre – e kuptojnë kërcënimin. Tani edhe shumica e vendeve perëndimore e kuptojnë këtë”, thotë Hodges.

Bashkimi Evropian dhe vendet e tij veç e veç kanë dërguar po ashtu në Ukrainë ndihma të vazhdueshme ushtarake, në vlerë prej miliarda eurosh. Më herët këtë vit, BE-ja është dakorduar që të ndajë edhe 50 miliardë euro si mbështetje të re financiare për Qeverinë e Ukrainës.

Gjenerali Hodges thotë se evropianët, deri diku, mund të ndërhyjnë dhe ta mbushin boshllëkun që lë tërheqja eventuale e SHBA-së nga ndihmat, por thekson se është tejet e rëndësishme të ruhen lidhjet transatlantike.

“Qasja që vendet evropiane i japin SHBA-së me bazat e tyre ajrore, portet detare dhe lehtësirat tjera, është e rëndësishme për interesat tona strategjike në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm në Evropë. Por, në anën tjetër, askush në Evropë nuk mund të ofrojë mbrojtje bërthamore në nivelin që mundet SHBA-ja”, thotë Hodges.

Si ekspert i mbrojtjes, Hodges thotë se gjatë dy vjetëve luftë kundër pushtimit rus, Ukraina ka shpenzuar sasi të mëdha municionesh dhe armësh. Në këtë pikë, thotë ai, asaj i mungojnë municione artilerie dhe armë precize me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund të bëjnë vërtet ndryshime.

Për t’ia mbajtur sadopak anën, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka ndarë një paketë emergjente për Ukrainën, që përfshin artileri dhe raketa Himars, në vlerë prej 300 milionë dollarësh.

Këshilltari për siguri kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se fondet janë siguruar nga disa kursime të paparashikuara të Pentagonit.

“Është një ndihmë për të cilën Ukraina ka dëshpërimisht nevojë që t’iu kundërvihet sulmeve ruse dhe t’i zmbrapsë ato në lindje dhe në pjesë të tjera të vendit”, ka thënë Sullivan.

Në një intervistë dhënë Televizionit Fox News javën e kaluar, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, ka thënë se ai do që ndihma e re për Ukrainën të miratohet “tani” dhe ka thënë se do të propozojë një paketë shpejt, pasi që Kongresi të kthehet nga pushimet, më 9 prill.

Johnson, aleat i Trumpit, ka thënë se propozimi i tij do të përfshijë “risi të rëndësishme”, por nuk i ka përshkruar ato.

Paketa që mbetet e bllokuar, parasheh fonde kryesisht për armë dhe pajisje të tjera ushtarake. Johnson ka thënë vetëm se ligjvënësit do të konsiderojnë tri elemente: dhënien e ndihmës në formë kredie, shfrytëzimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën, dhe rritjen e eksporteve të gazit natyror të SHBA-së, për të zvogëluar të ardhurat buxhetore të Rusisë.

Duke folur për Politico-n javën e kaluar, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se çfarëdo që të ndodhë, Ukraina duhet të gjejë një mënyrë për t’u angazhuar me fituesin e zgjedhjeve në SHBA.

“Kur bëni një luftë ekzistenciale, gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni, është rezultati i një zgjedhjeje ku nuk mund të keni ndonjë ndikim, sepse janë njerëzit e tjerë që e bëjnë zgjedhjen. Ju do të duhet të punoni me atë zgjedhje, cilado qoftë ajo”, ka thënë Kuleba.

Duke komentuar mundësinë e negociatave mes dy vendeve në luftë – që në disa raste e ka përmendur edhe Trump – gjenerali Hodges thotë se kushdo që beson se Rusia mund të negociojë me mirëbesim, e ka gabim.

Por, ndryshe mendon Reeher nga Universiteti Syracuse. Ai thotë se SHBA-ja apo vendet tjera mund të ndihmojnë për t’i ulur palët në tryezë.

“Nëse ngërçi që po shohim do të vazhdojë me muaj, më duhet të mendoj se presioni për të zhvilluar negociata do të rritet. Palët nuk mund të mbeten në këtë luftë për një dekadë. Unë thjesht nuk shoh se si ato do të mund ta përballojnë këtë”, thotë Reeher.

Trump, disa herë, ka thënë se do të donte që SHBA-ja të tërhiqej krejtësisht edhe nga NATO-ja – aleanca më e madhe ushtarake në botë – si dhe nga marrëveshje të tjera me Perëndimin.

Ish-këshilltari i Trumpit, John Bolton, tani njëri nga kritikët më të mëdhenj të tij, ka shkruar në librin e tij “Dhoma ku ndodhi: Një kujtim nga Shtëpia e Bardhë” se “nëse katër vjetët e parë të Trumpit ishin të këqij, katër vjetët e dytë do të ishin edhe më të këqij”. Radio Evropa e Lirë

Nesër eklipsi total diellor që pritet të zgjasë 4 minuta, ja vendet ku mund të shihet

TIRANE

Një eklips total diellor, ose një shtrirje e përsosur e Tokës, Hënës dhe Diellit, pritet të ndodhë  nesër më 8 prill dhe do të jetë i dukshëm nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eklipsi do të zgjasë katër minuta e gjysmë dhe do të mund të shihet në faqen e internetit dhe kanalin YouTube të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së.

Ndryshe nga një eklips i pjesshëm diellor, eklips total diellor e errëson qiellin sikur të ishte muzg dhe ju lejon të shihni koronën e Diellit, d.m.th., atmosferën e tij të bardhë të ndritshme.

“Një eklips total diellor është një nga pamjet më të bukura të natyrës dhe mund të jetë i rrallë kudo në galaktikë”, tha profesori i astrofizikës në Universitetin e Oksfordit, Chris Lintott.

Shkencëtarët e NASA-s janë veçanërisht të interesuar për njohuritë e reja rreth koronës së Diellit që mund të fitohen kur ata dërgojnë aeroplanë kërkimor në një lartësi prej rreth 15 kilometrash gjatë eklipsit.

Korona e Diellit është një mister për shkencëtarët, sepse është qindra herë më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit dhe burimi i erës diellore.

Në studimin e këtij fenomeni pritet të marrin pjesë qindra qytetarë, duke matur qetësinë e shpendëve dhe kafshëve të tjera, rënien e temperaturës në Tokë dhe efektin në kanalet e komunikimit.

Rusia e gatshme për të negociuar me Ukrainën, Kremlini ‘zgjedh’ propozimin kinez

“Kina ka propozuar planin më të arsyeshëm të paqes për konfliktin në Ukrainë deri tani”, tha dje Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Më shumë se një vit më parë, Pekini propozoi një plan prej 12 pikash me parime të përgjithshme për përfundimin e konfliktit, por pa shpjeguar se si do të zbatoheshin. Në atë kohë, propozimi u prit me reagime “të vakëta” nga Rusia dhe Ukraina, dhe SHBA-të pretenduan se Kina e paraqet veten si një paqebërëse, por pasqyron “narrativën e rreme” të Rusisë dhe nuk e dënon pushtimin e saj.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është që dokumenti kinez të bazohet në analizën e arsyeve të asaj që po ndodh dhe nevojës për eliminimin e këtyre shkaqeve. Është strukturuar logjikisht, nga e përgjithshmja tek ajo specifike”, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA fjalët e Lavrov.

“Ai plan është kritikuar se është shumë i paqartë, por është një plan i arsyeshëm që qytetërimi i madh kinez propozoi për diskutim”, shtoi ai. Sakaq, Ministri i Jashtëm i Rusisë do të takohet së shpejti me homologun e tij kinez dhe presidenti Vladimir Putin tha muajin e kaluar se ai po konsideronte një vizitë në Kinë si udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në mandatin e tij të ri. Rusia pretendon se është e gatshme të negociojë me Ukrainën, por thekson se këto bisedime duhet të bazohen në “realitete të reja” në terren, ku forcat ruse kontrollojnë pak më pak se një të pestën e territorit të Ukrainës, dhe Moska pretendon se katër rajone të pushtuara janë të sajat.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi planin e tij, i cili përfshin një ndërprerje të armiqësive dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë ruse nga territori i pushtuar. Pra, Moska duket e gatshme për të negociuar.sn

Tërmeti apokaliptik në Tajvan, si mbijetoi rrokaqielli 101-katësh në Taipei (VIDEO)

Pavarësisht tërmetit 7.4 rihter që goditi Tajvanin herët të mërkurën, rrokaqielli “Taipei 101” në qendër të kryeqytetit të vendit mbeti i paprekur, ashtu siç parashikonte ndërtimi i tij. Ndërtesa 509 metra e lartë ka një strukturë të veçantë brenda saj që redukton lëkundjen e saj me 40% gjatë tërmeteve, por dhe në ditët me erëra të forta. Struktura është një top çeliku me peshë 660 tonë që është vendosur brenda ndërtesës, në katin e 92-të, si një lavjerrës.

Sa herë që ndërtesa lëviz në një drejtim, topi i çelikut lëviz në drejtim të kundërt dhe kështu ruan ekuilibrin e përgjithshëm të ndërtesës, transmeton Daily Mail. Në këtë mënyrë rrokaqielli lëkundet, por nuk mund të rrëzohet. Ky është një “sistem amortizimi pasiv”, që do të thotë se funksionon pa asnjë forcë apo kontroll të jashtëm, vetëm gravitetin dhe lëvizjen e ndërtesës. Ndërkohë, pistonët hidraulikë nën sferën masive thithin dhe shpërndajnë energjinë si nxehtësi. Siç shpjegon për Dail Mail, Dr Agathoklis Giaralis, një profesor i dinamikës strukturore në qytetin e Londrës, topi prej çeliku i “Taipei 101” funksionon në një mënyrë të ngjashme me mënyrën se si funksionojnë amortizatorët në suspensionet e makinave.

Rrokaqiejt moderne janë ndërtuar për të qenë fleksibël, veçanërisht ato në zonat e tërmeteve si Tajvani, shpjegon për Daily Mail profesor Anthony Darby i Universitetit të Bath. Materialet nga të cilat janë bërë janë elastike, domethënë ato shtrihen ose kontraktohen sipas ngarkesave të ndryshimit të aplikuar në to. Sasia e deformimit në një element të vetëm si një rreze është shumë e vogël, por kur shtohet për të gjithë ndërtesën e lartë, ato mund të çojnë në lëvizje të konsiderueshme anësore. Këto lëvizje nuk janë të rrezikshme për vetë strukturën, por, nëse janë të tepërta, mund të shkaktojnë shqetësim tek banorët.

Ndërtimi i rrokaqiellit filloi në vitin 1999 dhe përfundoi para Vitit të Ri 2004, kur u hap për publikun. Dizajni i ndërtesës ngjan me një kërcell bambuje që ngrihet lart në tetë seksione. Në çdo kat u vendosën trarë mbështetës prej çeliku, duke filluar nga bërthama e ndërtesës dhe duke përfunduar në kolonat e jashtme të saj, për të rritur ngurtësinë e kullës. Edhe pse në ndërtesat e tjera mekanizmat e tërmeteve janë të padukshëm, “Taipei 101” është një atraksion turistik për vizitorët nga kati i 88-të deri në katin e 92-të.

(BalkanWeb)

Moska ndërron komandantët e Marinës ruse

Një luftanije ruse duke lundruar drejt portit të Sevastopolit në Krimenë e aneksuar nga Miska. 10 shkurt 2022.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka bërë ndryshime në komandën e flotës. Admirali Alexender Moiseev është emëruar komandant i Marinës.

Pasi ai mori këtë detyrë, postin paraprak që ai mbante, përkatësisht të udhëheqjes së flotës veriore, iu dha zëvendësadmiralit Konstantin Kabantsov. Ndërkaq, udhëheqja e flotës së Detit të Zi iu besua ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, zëvendësadmiralit, Sergei Pinchuk.

Gazetarët dhe blogerët ushtarakë veçse kishin raportuar për disa nga këto ndryshime. Më 2 prill, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi për dekretin e nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, lidhur me ndryshimet.

Ndryshimet në komandë u bënë në kohën kur Rusia është përballur me dështime në flotën e Detit të Zi në luftën kundër Ukrainës.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, forcat e Kievit kanë arritur të fundosin anijet kyçe të Marinës ruse, sikurse luftanijet Moska dhe Sergei Kotov, e të tjera. Disa anije të tjera janë dëmtuar.

Shumica e anijeve të Marinës ruse, që gjendeshin në bazën në Sevastopol të Krimesë të aneksuar paligjshëm nga Moska, janë zhvendosur n Novorusia. Ukraina sulmon flotën ruse me dronë detarë dhe raketa lundruese dhe ka pretenduar se deri më tani ka shkatërruar një të tretën e anijeve të Marinës së Rusisë.REL

Rusi, salla e koncerteve raportohet të jetë përmendur në paralajmërimin nga SHBA

Paralajmërimi i inteligjencës amerikane ndaj Moskës dy javë para sulmit vdekjeprurës terrorist të 22 marsit përfshiu edhe referencë specifike për sallën e koncerteve Crocus, që u shënjestrua, raportoi The Washington Post më 2 prill.

Sipas raportimit, që më pas u konfirmua nga New York Times, zyrtarët amerikanë i thanë Moskës se Shteti Islamik po planifikonte një sulm dhe se salla e koncerteve Crocus ishte një cak i mundshëm. Në paralajmërim nuk u përfshin specifika të tjera apo koha e sulmit, por u tha se sulmi mund të kryejë brenda ditësh, thanë burime të inteligjencës për dy gazetat amerikane, përcjell Radio Evropa e Lirë.

Katër sulmues të armatosur sulmuan sallën Crocus, që gjendet në periferi të Moskës, pak para se të niste një koncert, duke vrarë 144 persona.

Ky ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në Rusi që nga viti 2004. Shteti Islamik i shpallur grup terrorist, menjëherë mori përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarët e komentatorë të tjerë rusë kanë pretenduar, pa ofruar dëshmi, se Ukraina mund të ketë luajtur një rol në sulm. Zyrtarët ukrainas kanë mohuar çdo përfshirje dhe kanë akuzuar Moskën se po përdor tragjedinë për të intensifikuar luftën e saj kundër Kievit.

Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme, SVR, tha për Interfaxin më 2 prill se paralajmërimet amerikane ishin “shumë të përgjithshme” për t’i mundësuar Rusisë që të parandalonte sulmin.

Po të njëjtën ditë, Putin tha se organizatorët e sulmit në Crocus dëshironin “të mbillnin fara të mospajtimit dhe panikut… në shtetin tonë dhe ta mposhtin Rusinë nga brenda”. Paraprakisht, ai kishte akuzuar SHBA-në dhe shtetet e tjera perëndimore se kanë qëllime të ngjashme. Ai u bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese që të identifikojnë “përfituesit kryesorë kriminalë” të këtij sulmi.

Sulmi në Crocus është një dështim i madh i forcave të sigurisë së Rusisë, që kritikët thonë se janë të përqendruara në shtypjen e mospajtimit politikë brenda vendit dhe kundërshtimit të luftës kundër Ukrainës, shpesh duke i cilësuar opinionet politike si “terrorizëm” dhe “ekstremizëm”.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më 3 prill tha se rekrutimi ushtarak është rritur ndjeshëm që nga sulmi, me 16.000 persona që raportohet se kanë nënshkruar kontrata ushtarake në dhjetë ditët paraprake.

“Shumica e kandidatëve kanë shprehur dëshirën për hakmarrje për viktimat e tragjedisë… si motivin kryesor për të nënshkruar një kontratë”, u tha në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Tajvani goditet nga një tërmet vdekjeprurës

Zjarrfikësit punojnë pranë një ndërtese të kolapsuar nga tërmeti në Hualien të Tajvanit. 3 prill 2024.

Një tërmet prej 7.2 ballësh ka goditur Tajvanin më 3 prill duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur më shumë se 700 të tjerë.

Si pasojë e tërmetit – që ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë ishull në të paktën 25 vjet – u lëshuan paralajmërime për cunami në jug të Japonisë dhe Filipine, por më vonë autoritetet tërhoqën paralajmërimet.

Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor malor të Hualienit.

Autoritetet thanë se 60 nga 77 personat e bllokuar nën rrënoja janë bllokuar në një tunel në veri të qytetit Hualien, ndërkaq dy shtetas gjerman janë bllokuar në një tunel tjetër.

Qeveria tajvaneze tha se numri i të plagosurve është 736.

Tërmeti ndodhi rreth orës 08:00, sipas kohës lokale, të mërkurën. Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se tërmeti kishte një thellësi prej 15.5 kilometrash.

Ndërkaq, autoritetet në Japoni paralajmëruan qytetarët se cunami mund të godasë pjesën jugore të Okinavës, por më pas tërhoqën këtë paralajmërim.

Paralajmërime të njëjta për cunami lëshoi edhe Filipine, duke u kërkuar banorëve pranë bregdetit që të evakuoheshin.

Autoritetet në Tajvan thanë se kanë regjistruar 25 goditje pasuese. Tërmeti është ndier është në shtete të tjera, përfshirë në Kinë.

Për shkak të dridhjeve të tokës, operatori i energjisë Taipower, tha se mbi 87.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, duke shtuar se dy centralet bërthamore të vendit nuk janë prekur nga reduktimet.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Tajvanit tha se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur ishullin që nga viti 1999, kur një tërmet prej 7.6 ballësh të Rihterit vrau afër 2.400 persoa dhe shkatërroi 50.000 ndërtesa.REL

Sulmet ajrore izraelite rrafshojnë konsullatën iraniane në Damask

VOA/Marrë nga Associated Press

Një sulm ajror izraelit që shkatërroi konsullatën e Iranit në Siri të hënën, la pas vetes dy gjeneralë iranianë dhe pesë oficerë të vrarë, sipas zyrtarëve sirianë dhe iranianë. Sulmi duket një përshkallëzim i veprimeve të Izraelit ndaj zyrtarëve ushtarakë nga Irani, i cili ofroj para dhe armë për Hamasin dhe militantët e tjerë përgjegjës për sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit.

Që nga fillimi i luftës në Gaza gati gjashtë muaj më parë, përleshjet midis Izraelit dhe Hezbollahut, një grup tjetër militant i mbështetur nga Irani, janë shtuar përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin.

Izraeli, i cili rrallë i pranon sulmet e tilla, tha se nuk kishte asnjë koment për sulmin e fundit në Siri, megjithëse një zëdhënës ushtarak fajësoi Iranin për një sulm me dron herët të hënën, kundër një baze detare në Izraelin jugor.

Sulmi ajror i së hënës në Siri vrau gjeneralin Ali Reza Zahdi, i cili udhëhoqi forcat elitare Quds në Liban dhe Siri deri në vitin 2016, sipas Rojave Revolucionare të Iranit. Ai vrau gjithashtu zëvendësin e Zahdiut, gjeneralin Mohammad Hadi Hajriahimi dhe pesë oficerë të tjerë.

Një anëtar i Hezbollahut, Hussein Youssef, gjithashtu u vra në sulm, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, një zëdhënës i grupit militant që foli me kushtin që të mos i përmendej emri.

Dy oficerë policie që ruanin konsullatën janë në mesin e të plagosurve, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të trupave nën rrënoja.

Ambasadori i Iranit, Hossein Akbari, u zotua për hakmarrje “me të njëjtat përmasa dhe ashpërsi”.

Ekspertët thanë se nuk ka dyshim që Irani do të hakmerret. Sulmi në Siri ishte një “përshkallëzim i madh”, shkroi në rrejtin X, Charles Lister, një ekspert për Sirinë në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, u bëri thirrje vendeve të tjera që të dënojnë sulmin.

Izraeli ka kryer qindra sulme në pjesët e kontrolluara nga qeveria siriane në vitet e fundit. Sulme të tilla ajrore janë përshkallëzuar që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.


Send this to a friend
slot garansi kekalahan pkv games depo 50 bonus 50 depo 25 bonus 25 depo 25 bonus 25 slot depo 10k depo 50 bonus 50 depo 25 bonus 25 depo 20 bonus 20 depo 10 bonus 10 slot garansi kekalahan bonus new member slot77 judi slot triofus mpo bandarqq pkv games dominoqq slot depo 5k bonus new member depo 25 bonus 25 depo 50 bonus 50 pkv games bandarqq dominoqq pkv games dominoqq bandarqq bandarqq dominoqq pkv games depo 25 bonus 25 judi slot triofus pkv games dominoqq bandarqq bocoran slot jarwo mpo pkv games bandarqq dominoqq bandarqq dominoqq pkv games poker qq dominoqq bandarqq pkv games pkv games pkv dominoqq slot depo 5k bandarqq poker qq pkv games dominoqq bandarqq slot depo 5k liga99 priaqq liga99 slot pulsa 5000 pkv dominoqq bandarqq depo 100 bonus 100 pkv games dominoqq bandarqq slot depo 5k depo 25 bonus 25 pkv games dominoqq bandarqq depo 50 bonus 50 bonus new member slot garansi kekalahan poker qq slot77 parlay judi bola pg soft mpo demo slot pragmatic depo 25 bonus 25 slot77 depo 50 bonus 50 https://i9saude.app.br/slot-depo-5k/ slot depo 5k depo 25 bonus 25 liga99 priaqq liga99 priaqq depo 25 bonus 25 slot depo 5k liga99 priaqq halubet76 slot garansi kekalahan bonus new member slot depo 10k pkv games dominoqq bandarqq robopragma slot depo 15k mpo deposit pulsa tanpa potongan liga99 priaqq cafeqq ayahqq bandarqq pkv games dominoqq pkv games bandarqq dominoqq slot depo 5k depo 25 bonus 25 depo 25 bonus 25 liga99 ayahqq cafeqq dominoqq bandarqq judi bola judi bola euro slot77 poker qq parlay slot77 dominoqq pkv games bandarqq dominoqq liga99 priaqq priaqq halubet76 priaqq liga99 bandarqq dominoqq pkv games pkv games dominoqq bandarqq