Policia njoftoi se autoritetet kanë bastisur shtëpitë e rreth 40 personave të dyshuar për publikimin e përmbajtjeve anti-semite dhe të ekstremit të djathtë në internet
BERLIN – Autoritetet në Gjermani janë duke kryer bastisje të shumta në mbarë vendin në kërkim të të dyshuarve për përhapje të gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.
Policia federale ka njoftuar se autoritetet kanë bastisur shtëpitë e rreth 40 personave të dyshuar për publikimin e përmbajtjeve anti-semite dhe të ekstremit të djathtë në internet.
Ligji gjerman kufizon lirinë e shprehjes, nëse ajo përfshin nxitje të dhunës, madhështimin e nazizmit, diskriminimin racor apo mohimin e Holokaustit. aa
Emergjenca e shkaktuar nga hiri vullkanik i Etnës vijon të rëndojë ndjeshëm trafikun ajror në Siçili, duke sjellë anulime, devijime dhe vonesa të shumta për mijëra udhëtarë.
Sipas SAC, kompanisë që menaxhon aeroportet e Katanias dhe Comisos, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar Vincenzo Bellini janë pezulluar deri në orën 18:00. Kjo shënon ditën e katërt radhazi të kaosit të shkaktuar nga hiri i Etnës, në një periudhë kur ishulli është në kulmin e sezonit turistik.
Sipas të dhënave të raportuara nga Corriere della Sera, situata ka prekur planet e më shumë se 100 mijë udhëtarëve. Në Aeroportin e Katanias janë anuluar të paktën 388 fluturime nisjeje, rreth 55% e totalit të planifikuar, ndërsa 212 fluturime të tjera nuk kanë mundur të ulen.
Një pjesë e fluturimeve është devijuar drejt aeroporteve të tjera të Siçilisë. Për shumë turistë, kjo ka nënkuptuar udhëtime më të gjata dhe nevojën për të vijuar rrugën drejt destinacionit me makinë, taksi ose autobus.
Problemi, megjithatë, nuk lidhet vetëm me vonesat dhe anulimet. Hiri vullkanik përbën një rrezik serioz për sigurinë e aviacionit. Grimcat e imëta mund të ulin dukshmërinë dhe të dëmtojnë sipërfaqet e avionëve, motorët dhe sisteme të ndryshme teknike në bord, duke e bërë të pasigurt operimin e fluturimeve në zonat e prekura.
Ndërsa aktiviteti i Etnës vazhdon, situata mbetet e paqartë për mijëra udhëtarë që presin të dinë nëse fluturimet e tyre do të realizohen apo do të anulohen. gsh
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë konferencës në Beograd
Shërbimi i Ballkanit i REL-it
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pavarësisht se Kievi nuk e njeh pavarësinë e shpallur më 2008, Kosova i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Prishtina po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas, që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.
Ndërkaq, Vuçiq tha se me udhëheqësin ukrainas, shteti i të cilit po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, ka biseduar për bashkëpunimin ushtarak.
“Çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta, kjo është çështje tjetër”, tha Vuçiq, i cili e mirëpriti Zelenskyn në vizitën e parë zyrtare në Serbi.
Vuçiq njoftoi se në Serbi, në mesin e shtatorit, do të hapet një fabrikë dronësh, por në bashkëpunim me izraelitët.
“Ukrainasit janë shumë të suksesshëm dhe kanë shumë fabrika të tyre të dronëve”, shtoi ai.
Zelensky vizitoi Serbinë, shtet që është një nga të paktat në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës.
“Ne duam paqe dinjitoze”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për arritjen e paqes.
“Çdo mundësi që ekziston në Uashington, Pekin, kryeqytetet e Evropës, mes partnerëve tanë në Lindjen e Mesme, në vendet e Gjirit dhe në të gjitha kryeqytetet e tjera dhe qytetet kryesore në mbarë botën”, tha ai.
Udhëheqësi ukrainas shtoi se shteti i tij po zhvillon çdo lloj bashkëpunimi që mund t’i ofrojë popullit të tij qëndrueshmëri më të madhe dhe mundësi për t’u përballur me të gjitha sfidat e kësaj lufte.
Ai tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj BE-s[ për secilën prej 21 paketave të sanksioneve, por vlerësoi se kjo nuk është e mjaftueshme.
Zelensky tha se në raketat balistike ruse ka qindra mijëra komponentë që në Rusi mbërrijnë nga çdo kontinent.
“Vendosni sanksione ndaj furnizimit me komponentë për prodhimin e armëve ruse. Dhe është e rëndësishme që Rusisë të mos i jepet mundësia të fitojë miliarda”, tha Zelenski.
Presidenti ukrainas nuk iu referua faktit se Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të vendit të tij.
Serbia mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, por është një nga të paktat vende evropiane që nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës fqinje.
Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të respektojë integritetin territorial të Ukrainë.
Vuçiq tha gjithashtu se Serbia nuk do të kundërshtonte që Ukraina të pranohej e para në Bashkimin Evropian.
“Ne kurrë nuk do të krijojmë problem, kurrë nuk do të themi na pranoni ne të parët, ne kemi filluar më herët”, tha presidenti serb.
Serbia dhe Ukraina po vendosin bashkëpunim, ndërsa të dyja vendet janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht lidhjeve të Beogradit me Kremlinin.
Për çfarë u bisedua?
Zelensky tha se me Vuçiqin kanë biseduar për bashkëpunimin dypalësh dhe për çështje që mund të forcojnë infrastrukturën.
“Ekzistojnë projekte konkrete zhvillimore dhe infrastrukturore, siç janë projektet e rindërtimit në Ukrainë, të cilat mund t’i zbatojmë së bashku”, shtoi ai.
Vuçiq theksoi se autoritetet serbe i kishin premtuar më herët Zelenskyt se do të kujdeseshin për rindërtimin e një qyteti më të vogël që ishte goditur gjatë luftës.
“Dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.
Vuçiq njoftoi gjithashtu se Serbia ka ndarë ndihmë të konsiderueshme për Ukrainën.
Ai tha se beson se Ukraina do të jetë më e kënaqur në periudhën e ardhshme sa i përket ndihmës humanitare nga Serbia, para së gjithash për sektorin energjetik, me pajisjet që nevojiten për dimër.
“Besoj se pas përfundimit të luftës, bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm dhe më i madh edhe në planin e politikës së jashtme, në mënyrë që së bashku të mund të eksportojmë në tregje të treta, veçanërisht në kontinentin afrikan dhe aziatik”, tha Vuçiq.
Të dy udhëheqësit shprehën bindjen se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje për tregti të lirë mes dy vendeve.
Gjatë vizitës së Zelenskyt u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Serbisë dhe Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve për bashkëpunimin në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore.
Zelenski mbërriti në Beograd mbrëmjen e 7 gushtit, ndërsa në aeroport e priti ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjelloviq Handanovq, ndërsa Vuçiqi u takua më vonë me të gjatë një darke të organizuar.
Vizita ishte paralajmëruar prej kohësh, ndërsa Zelensky mbërriti në Serbi tri javë pas samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Kiev, në të cilin Vuçiq ishte i vetmi udhëheqës që nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët.
Në atë dokument thuhej se nevojitet rritje e presionit ndaj Rusisë me qëllim përfundimin e pushtimit të saj në Ukrainë.
Një grup i vogël i ekstremit të djathtë protestoi me flamuj të Rusisë dhe fotografi të Putinit
Me ftesë të Mlladen Obradoviqit, liderit të grupit ekstremist të djathtë “Obraz”, grup i ndaluar në Serbi, dhjetëra persona u mblodhën për një kohë të shkurtër në qendër të Beogradit në një tubim kundër vizitës së Zelenskyt.
Të mbledhurit para monumentit të carit rus Nikolai, që gjendet pranë Presidencës së Serbisë, mbanin flamuj të Rusisë, Serbisë dhe flamuj me imazhin e presidentit rus Vladimir Putin.
Tubimi kaloi i qetë, me prani minimale të policisë.
Djathtistët protestojnë kundër vizitës së Zelenskyt në Serbi. Beograd, 8 gusht 2026
Obradoviq tha për Radion Evropa e Lirë se bëhej fjalë për një konferencë spontane për publikun, përmes së cilës dëshironin të shprehnin kundërshtimin ndaj pritjes së presidentit ukrainas, gjë që ai e cilësoi si “turp të shtetit të Serbisë”.
Gjithashtu, 100 figura me pikëpamje të djathta publikuan një deklaratë për të protestuar ftesën që Zelensky të vizitojë Serbinë, duke e konsideruar udhëheqësin ukrainas “fajtorin kryesor për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe eksponent të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.
Edhe pse Beogradi vazhdon të këmbëngulë se BE-ja është orientimi strategjik i vendit, ai nuk heq dorë nga lidhjet me Rusinë, nga e cila Serbia varet në masë të madhe për furnizimin me gaz.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar rrëzimin e një rakete ruse në territorin e Polonisë si një tjetër “shkelje të papranueshme” të hapësirës ajrore të Bashkimit Evropian.
Në një reagim të publikuar në platformën X, von der Leyen shprehu mbështetjen për Poloninë dhe popullin polak, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përballjen me agresionin rus.
“Një tjetër shkelje e papranueshme e hapësirës ajrore të BE-së, e shkaktuar nga sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, këtë herë mbi Poloni. Për t’i dhënë fund kësaj, ne po e ndihmojmë Ukrainën ta fitojë këtë luftë në çdo mënyrë që mundemi. Në të njëjtën kohë, ne po ndërtojmë një arkitekturë të fortë evropiane të sigurisë në tokë, në det dhe në ajër”, shkroi ajo.
Deklarata e presidentes së Komisionit Evropian vjen pasi kryeministri polak, Donald Tusk, bëri të ditur se objekti që ra gjatë natës në lindje të Polonisë duket të jetë një raketë ruse.
Autoritetet polake vijojnë hetimet për të përcaktuar identitetin përfundimtar të objektit dhe rrethanat e incidentit, ndërsa ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë përgjatë kufirit lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. bw
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Bashkimi Europian nuk do të pranojë një Shqipëri me probleme korrupsioni dhe mungesë transparence zgjedhore.
Zdechovský tha për Syri Tv se situata në Shqipëri është shqetësuese dhe se përdorimi i pushtetit në mënyrë jo demokratike do të ketë pasoja.
“Ne kemi një pasqyrë të qartë të situatës në Shqipëri. Nuk është e mundur të vazhdohet kështu. Korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian dhe zoti Rama duhet ta dijë se nëse keqpërdor pushtetin në mënyrë jo demokratike, ai nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së”, u shpreh eurodeputeti.
Ai deklaroi se mesazhi ndaj kryeministrit shqiptar është i qartë dhe se të njëjtin qëndrim e kanë përcjellë edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
“Është e nevojshme të ushtrohet presion. Nga Bashkimi Europian mund të jeni të sigurt se situata në Shqipëri po monitorohet dhe qëndrimi ynë është absolutisht i qartë. Nëse zoti Rama nuk përgatit zgjedhje transparente, do të ketë pasoja, veçanërisht për të dhe familjen e tij”, tha Zdechovský.
I pyetur nga moderatori Flavio Qarri për kuptimin e deklaratës “pasoja për të dhe familjen e tij”, eurodeputeti pretendoi se bëhet fjalë për hetimin e lëvizjeve financiare.
“Ne kemi vënë re se ai përdor familjen e tij për të çuar para jashtë shtetit. Ne po ndjekim paratë. Është një mesazh i qartë dhe ai do ta kuptojë shumë mirë”,deklaroi Zdechovský.
Biseda në studio:
Flavio Qarri: Now, that brings us to our direct problem. Not only with Serbia, but with our Prime Minister, which has maybe same, maybe more corruption, at least that’s what our institutions say. I’m not giving my opinion right now. We have even worse than corruption problems with elections. We don’t know who actually voted for the ruling party in Albania. OSCE has called it electoral autocracy, which is a nice terminology and diplomatic language for dictatorship. What about Mr. Rama in regards of Europe?
Eurodeputeti: Yes, you want to translate your question?
Flavio Qarri: Yes, thank you, I was thinking about after the answer, but… Po e përkthej për miqtë tanë. Çështja është që ne kemi një hall tjetër, ndoshta më të rrezikshëm se Vuçiç, për shkak se kryeministri ynë në terma korrupsioni, të paktën sipas institucioneve, jo për shpikjeve dhe investigimeve tona, qëndron më lart se Vuçiç në korrupsion, por më keq se aq është të paktën edhe në gjuhë diplomatike e konsideruar një autokraci elektorale, që është një mënyrë e butë për të thënë që është një diktaturë, ku nuk dihet se kush e zgjedh këtë, por që në mënyrë misterioze fiton gjithmonë zgjedhjet. Mr. Zdechovský?
Eurodeputeti: I have to say that I was the chairing the end of the mission in Albania. It was budgetary control mission, and we have it clear overview about the situation here. And we have to say that really it’s not possible to continue like this. We were absolutely straight to say that corruption is, never will be part of the European Union, and Mr. Rama have to know that he will misuse the power in undemocratic way, he will never be joined the European Union. And it was our clear message also, and the same message he received from US embassy and from other partners. Also, I think that really it’s necessary to press him, and from European Union you can really be sure that European Union is overview the situation in Albania. And we are absolutely, absolutely straight in our position. And if Mr. Rama will not prepare the transparent election, it will have it consequences, especially for him and his family.
Flavio Qarri: For him and his family. Dakord. Përgjigja e eurodeputetit, pjesë e grupit të EPP, Thomas Zdechovský, është se i vjen… unë kam qenë pjesë e emisionit të faktmbledhjes të EPP-së në Shqipëri. E kam situatën tmerrësisht të qartë. Ajo që dua t’i them kryeministrit është që keqpërdorimi i pushtetit është një gjë që nuk do të tolerohet nga Bashkimi Europian. Ta harrojë, ishte terminologjia e përdorur, anëtarësimin në BE me mënyrën sesi po shkojnë gjërat dhe kështu nuk mund të vazhdojë më. Por këtë mesazh e ka marrë edhe nga partnerët tanë, edhe nga Bashkimi Europian z. Rama.
Nuk do të ketë në Europë një Shqipëri të korruptuar, Shqipëria që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian nuk do të ketë këto simptoma, këto trajta që ka me kryeministrin, dhe z. Rama e ka marrë një mesazh të qartë, kjo ishte fjali shumë e fortë, që nëse nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të adresojë problematikat e ngritura nga partnerët europianë, do të ketë pasoja për Edi Ramën dhe për familjen e tij. Can I ask you, if it’s politically correct, to elaborate what does it mean “for him and his family” consequences? A mund ta zhvillosh pak më shumë çfarë do të thotë pasoja për të dhe familjen e tij?
Eurodeputeti: Because we notes that he really use his family to take some money abroad. And we are following the money. Also, I think that it’s clear message especially for him and he will understand very well my message.
Flavio Qarri: Okay, ajo që doja të nënkuptoja me pasoja për të dhe familjen e tij është se ne e dimë që ai përdor familjarë të tij për të lëvizur para jashtë shtetit, dhe kaq mund të them, ai… ne po i ndjekim këto para dhe ai e kupton shumë mirë mesazhin tim. And I think this will be the topic of the political discussions today.
Deklarata e një ministreje të Qeverisë së Serbisë se do ta “spastronte etnikisht” Kosovën po të ishte në krye të shtetit më 1998, për vëzhguesit në Kosovë dhe në Serbi është pjesë e një modeli politik të Serbisë karshi Kosovës.
Ata kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë.
Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se as mediat, as shoqëria civile s’mund ta ndryshojnë gjuhën dhe qëndrimin e Serbisë karshi Kosovës.
Por ai thekson se Bashkimi Evropian ka në duar instrumente, në kuadër të rrugës evropiane të Serbisë, për të parandaluar një retorikë të tillë.
“Mund t’i vendosë disa sanksione, do të thosha, në mënyrë që ta zvogëlojë këtë farë qëndrimi zyrtar të Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën, për stigmatizimin e shqiptarëve dhe moslejimin e realizmit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy shoqërive”, thotë ai.
Sipas Blakajt, instrumente të tilla veçse përfshihen në kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE, “mirëpo, mund të jenë edhe më specifikë – tek e fundit, të bëjnë edhe një lloj presioni ndërkombëtar kur ndodhin këto fjalime nga zyrtarët serbë”.
Bashkimi Evropian, i cili e ka kushtëzuar përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit me normalizimin e marrëdhënieve, e dënoi deklaratën që ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, bëri më 11 korrik në televizionin serb, Kurir.
Sipas BE-së, ajo “është në kundërshtim me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, përgjegjësisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.
“Shiptari” e “të dalë nga mali”
Por, Paunoviq nuk është zyrtarja e vetme që ka bërë deklarata fyese apo nxitëse ndaj shqiptarëve.
Ana Bërnabiq, kur ishte kryeministre e Serbisë më 2019, tha se udhëheqësit e Kosovës ishin njerëz “të dalë nga mali” dhe “u bënë pjesë e elitës politike”.
Bërnabiq, më vonë si kryetare e Kuvendit, përdori edhe termin fyes “shiptari”, duke iu referuar mediave në Kosovë.
Ndonëse shqiptarët e quajnë veten “shqiptarë”, termi “shiptar” në gjuhën serbe konsiderohet fyes.
Forma neutrale dhe zyrtare është “Albanci”. Në vitin 2018, një gjykatë në Serbi konstatoi se përdorimi i termit “shiptar” përbën gjuhë të urrejtjes.
Megjithatë, këtë term e kanë përdorur në disa raste edhe zyrtarë të tjerë të lartë serbë, përfshirë Aleksandar Vullinin, i cili ndër vite ka mbajtur poste të rëndësishme në Qeverinë e Serbisë, si dhe ish-drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, aktualisht ministër i Jashtëm.
Objekt i ofendimeve kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të Kosovës.
Së voni, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, “fundërrinë terroriste”, ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, iu referua atij si “Hitleri i vogël”.
Kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq, më 4 mars 2025, tregoi raportimet e mediave në Kosovë dhe përdori ndaj tyre terma ofendues.
“Model politik”
Historiani serb, Sërgjan Millosheviq, thotë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj shqiptarëve është karakterizuar prej dekadash nga retorika “degraduese, çnjerëzore dhe haptazi shoviniste”, e cila, sipas tij, i paraqet shqiptarët si një “kërcënim demografik dhe qytetërues”.
Ai thotë se rasti i Paunoviqit është pjesë e një modeli të kahershëm politik, ku shqiptarët nuk trajtohen si qytetarë të barabartë, por reduktohen në numra, natalitet dhe një kërcënim për serbët.
“Pas krimeve të kryera gjatë viteve ‘90, një gjuhë e tillë paraqet vazhdimin e një lloj ‘kontributi vullnetar’ të Serbisë zyrtare për pavarësinë e Kosovës, sepse konfirmon pikërisht politikën e poshtërimit dhe përjashtimit, e cila vazhdon ta shkatërrojë mundësinë e jetesës së përbashkët”, thotë ai.
Për Blakajn, kjo gjuhë tregon se elita politike në Serbi nuk është shkëputur asnjëherë nga politika që ka udhëhequr ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq – i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës – karshi Kosovës.
“Asnjëherë nuk kemi dëgjuar asnjë zyrtar të lartë serbë që ka shprehur keqardhje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve, që i ka pranuar viktimat, që ka folur për varrezat masive që janë gjetur në Serbi”, thotë Blakaj.
Ai paralajmëron se deklarata si ato të Paunoviqit, të cilat i cilëson si “luftënxitëse”, mund të shtyjnë individë ose grupe që, “kur të krijohen kushtet”, t’i shndërrojnë paragjykimet dhe stigmatizimin ndaj shqiptarëve në veprime konkrete.
Si shembull, ai përmend sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 2023.
Qeveria në detyrë e Kosovës e dënoi ashpër deklaratën e ministres serbe.
Reagimet në Kosovë dhe Serbi
Disa serbë të Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se deklarata të tilla janë “problematike dhe provokuese” dhe se, në fund, dëmtojnë vetë komunitetin serb që jeton në Kosovë.
Qeveria në detyrë e Kosovës, e cila e shpalli Paunoviqin person të padëshiruar, tha se Serbia nuk është distancuar asnjëherë nga politika e Millosheviqit.
Sipas saj, qëndrimet e tilla nuk janë thjesht deklarime, por “aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”.
Presidenti serb, Vuçiq, tha se deklarata e Paunoviqit nuk pasqyron politikën zyrtare të Serbisë.
Vetë Paunoviq – nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, partisë së dikurshme të Millosheviqit – nuk i tërhoqi fjalët e saj, por tha se ato “janë nxjerrë jashtë kontekstit” dhe i kërkoi falje Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë për reagimet që ka shkaktuar.
Gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa më shumë se 1.500 persona – shumica shqiptarë – vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Tribunali i Hagës konstatoi se udhëheqësit e Jugosllavisë së atëhershme dhe drejtuesit e aparatit të sigurisë ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte dëbimin me forcë të qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova.
Për krime kundër shqiptarëve të Kosovës u dënuan disa zyrtarë të lartë politikë, policorë dhe ushtarakë serbë. rel
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së ministres të Qeverisë serbe, Snezhana Paunoviq, lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë dhe shprehu habinë që ajo vazhdon të mbetet ministre.
Kos u bëri thirrje politikanëve në vendet kandidate për anëtarësim në BE që të kenë parasysh se çdo fjalë e thënë ka peshë.
“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, deklaroi komisionarja Kos, gjatë fjalimit të saj në Komitetin e Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane të Parlamentit Evropian.
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë serbe, Snezhana Paunoviq, duke folur për jetën në Kosovë dhe largimin e saj nga Peja gjatë luftës, ajo deklaroi më 11 korrik se “nuk do t’i kishte likuiduar shqiptarët ashtu siç ata po përpiqen ta pastrojnë etnikisht Kosovën, por në atë mënyrë që secili që ndihej më pak qytetar i Republikës Federale të Jugosllavisë, të largohej dhe të shkonte në shtetin e vet amë”.
Kjo deklaratë u dënua edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Sipas Londrës, gjuha e përdorur nga Paunoviq është “e neveritshme” dhe referencat për spastrim etnik s’kanë vend në shoqërinë e sotme.
Përmes një deklarate, një zëdhënës i Zyrës për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, tha se në kohën kur shtetet në Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore dhe shumetnike “deklaratat si këto synojnë të rihapin përçarjet e vjetra dhe të nxisin tensione”.
“Udhëheqësit e përgjegjshëm politikë duhet të refuzojnë një gjuhë të tillë”, u tha në deklaratë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar për Paunoviqin, duke thënë se deklarata e saj nuk pasqyron vullnetin e tij, e as të Qeverisë së Serbisë, duke shtuar se politika e shtetit serb është dialogu, e jo kurrë spastrimi etnik.
Paunoviq – nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, partisë së dikurshme të Millosheviqit – nuk i tërhoqi fjalët e saj, por tha më 16 korrik se ato “janë nxjerrë jashtë kontekstit” dhe i kërkoi falje Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë për reagimet që ka shkaktuar.
Deklarata e saj se do ta spastronte etnikisht Kosovën nëse do të ishte në krye të shtetit më 1998 nxiti reagime të shumta dhe Kosova më 14 korrik e shpalli atë person të padëshiruar, duke i ndaluar ndaluar përgjithmonë hyrjen ose kalimin nëpër territorin e Kosovës.
Vëzhgues nga Kosova dhe Serbia thanë Radion Evropa e Lirë se deklarata e Paunoviqit është pjesë e një modeli politik të Serbisë karshi Kosovës, duke kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë.
Nga Qeveria në detyrë e Kosovës i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se “problemi qëndron se shteti i Serbisë nuk ka bërë asnjëherë asnjë lloj distancimi nga politika e Millosheviqit”.
“Është mirë që të gjithë – përveçse ta dënojnë këtë gjuhë – ta kenë edhe në mendje kur flasin me Serbinë për integrimin, reformat dhe fondet, si dhe ta kuptojmë që këto nuk janë thjesht deklarime, por aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”, thanë nga ekzekutivi kosovar.
Udhëheqësit e atëhershëm shtetërorë dhe forcat e sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë u dënuan nga Tribunali i Hagës për dëbimin me dhunë të qindra mijëra civilëve shqiptarë nga Kosova, në periudhën mars-qershor të vitit 1999.
Gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, u vranë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Më shumë se 1.500 persona, shumica prej tyre shqiptarë, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Evropian, shkalla e harmonizimit të Serbisë me politikën e sanksioneve të BE-së është pak më shumë se 60 për qind. Deri më tani, Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë apo Bjellorusisë në përputhje me vendimet e bllokut evropian, i cili deri tani i ka miratuar Moskës 20 paketa sanksionesh si përgjigje ndaj agresionit kundër Ukrainës.
Komisionarja Kos, duke folur para eurodeputetëve, vlerësoi se mbështetja e ulët për integrimin evropian në Serbi është edhe pasojë e mesazheve që dërgojnë politikanët, si dhe e mënyrës se si raportojnë mediat. Ajo theksoi se është e papranueshme që një vend kandidat të përdorë retorikë antievropiane, veçanërisht kundër deputetëve të Parlamentit Evropian, gazetarëve dhe të gjithë atyre që kritikojnë zhvillimet në vend.
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat kundër qeverisë dhe te reformat që lidhen me procesin e integrimit europian.
Kos theksoi se mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin me atë europian. Ajo kujtoi se me autoritetet shqiptare ishte rënë dakord që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura, si edhe ligji për investimet strategjike.
“Përpara se të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura dhe të shfuqizohej ligji për investimet strategjike. Këto ndryshime do të duheshin bërë për të mbyllur negociatat për kapitullin 27, që ka të bëjë me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Inkurajoj autoritetet, siç dëgjuam që do ta bëjnë këtë gjë, që të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo është një çështje shumë e rëndësishme në debatin publik shqiptar.
Protestat janë pjesë e proceseve më të gjera demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta është pjesë thelbësore e proceseve demokratike. Kështu që qeveria shqiptare duhet të marrë hapa përpara dhe të trajtojë shqetësimet e qytetarëve.
Por, siç thashë, procesi i anëtarësimit është një proces në vazhdimësi. Kapitulli 27 është një kapitull kërkues, kështu që sigurisht jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por mbi të gjitha që Shqipëria të harmonizojë legjislacionin për të cilin kemi rënë dakord kur çelëm grupkapitullin. Jemi të sigurt që asgjë nuk do të ndodhë në këtë fushë që nuk do të jetë e harmonizuar me legjislacionin evropian.”, deklaroi Marta Kos.
Komisionerja nënvizoi se trajtimi i protestave dhe adresimi i shqetësimeve të qytetarëve janë pjesë e funksionimit normal të një demokracie, ndërsa përsëriti se harmonizimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian mbetet një kusht i rëndësishëm për ecurinë e negociatave të anëtarësimit. bw
ITALI– Deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, për Kosovën kanë shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare. Eurodeputeti italian Sandro Gozi i ka cilësuar ato si skandaloze, dhe i ka kërkuar presidentit Aleksander Vuçiç që të marrë masa ndaj ministres.
Ai deklaroi se qëndrimet e ministres lidhen me politikat për të cilat ish-presidenti jugosllav Slobodan Millosheviq u akuzua para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa zyrtarë të tjerë serbë dhe jugosllavë u dënuan për krime lufte.
““Në çdo demokraci të bazuar në sundimin e ligjit, deklarata të tilla do të ishin të papajtueshme me ushtrimin e një funksioni publik. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto deklarata dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm”, tha Gozi.
Reagimi i eurodeputetit erdhi pas deklaratës së Paunoviçit për televizionin serb “Kurir”, ku ajo u shpreh se, nëse do të kishte qenë në vendin e Millosheviçit në vitin 1998, do të kishte ndjekur një politikë të spastrimit etnik në Kosovë. Deklarata ka nxitur reagime dhe dënime edhe nga institucionet dhe figura politike në Kosovë./Dosja.al
Në nisje të protestës së 45-të njëri prej aktivistëve u shpreh se protesta i ka treguar Europës se Rama është një Lukashenko i dytë dhe jo një lider novator siç e paraqet veten.
Ai shtoi se qeveria po sillet njëlloj si ajo e Ramiz Alisë gjatë protestave të studentëve në fillim të ’90.
Protestuesi:Arritjet e kësaj proteste, për 45 ditë janë të jashtëzakonshme. Të paimagjinueshme deri në ditën që kjo protestë nisi.
Kjo protestë ka denoncuar fuqishëm korrupsioni ne kësaj qeverie. Dalja masive e rinisë e ka mplakur këtë qeveri të korruptuar si kurrë më parë. Për 45 ditë qëndresë paqësore kemi arritur t’ja çjerrim maskën këtij kryeministër që kudo që shkonte paraqitej dhe propagandonte veten si lider novator. Por për 45 ditë i treguam Europës dhe jo vetëm se ky nuk është lider novator, por Edi Rama thjesht është një Lukashenko i dytë. Justifikohet se e mban pushtetin me votat e popullit. Sistemi autokratik ku pakica përfiton në kurriz të shumicës. Kjo e ka nxjerrë popullin në shesh.
Kjo rini kaq kreative për 45 ditë ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Njësoj si Ramiz Alia po abuzojnë se pas qytetarëve të lirë dhe të ndershëm qëndrojnë forca të errëta. Faleminderit gazetarëve që na sollën në vëmendje deklaratat e Ramiz Alisë se nuk ka asnjë dallim ai sistem para 90, që përpiqen të na delegjitimojnë me akuza të pavërteta. Në pamundësi, kryeministri bashkë me qeverinë kanë vendosur të na përgjigjen me arrogancë ndërsa ne përgjigjemi me rezistencë derisa ata të largohen. Panorama
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ka shkelur arkitekturën evropiane të sigurisë, ndërsa paralajmëroi se Evropa po përballet me një periudhë të re sfidash gjeopolitike.
Në një intervistë për televizionin publik gjerman ZDF, Steinmeier tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndryshimet në politikën amerikane përbëjnë një “pikë kthese të dyfishtë historike”, duke kërkuar një qasje realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Rusia, me sulmin e saj ndaj Ukrainës në vitin 2022, theu arkitekturën evropiane të sigurisë”, u shpreh presidenti gjerman.
Duke iu referuar Shteteve të Bashkuara, Steinmeier tha se administrata e presidentit Donald Trump po reflekton një ndryshim në perceptimin e vlerave tradicionale, por theksoi se Gjermania dhe Evropa vazhdojnë të kenë nevojë për partneritetin me SHBA-në.
“Ne kemi nevojë për Shtetet e Bashkuara. Për Gjermaninë dhe Evropën është thelbësore të mbrojmë rendin ndërkombëtar, ligjin dhe rregullat”, tha ai.
Presidenti gjerman shprehu gjithashtu shqetësim për rritjen e forcave populiste dhe ekstremiste, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë me përgjegjësi për të mbrojtur demokracinë.
“Kur qytetarët shkojnë në votime, nuk vendosin vetëm për një parti politike, por edhe për ruajtjen e sistemit demokratik apo hapjen e rrugës për alternativa autoritare”, deklaroi Steinmeier.
Në planin e brendshëm, ai përshëndeti reformat e fundit të qeverisë federale në fushën e pensioneve, shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore, duke theksuar se suksesi i tyre do të varet nga rritja ekonomike dhe zbatimi i qëndrueshëm i tyre.
Ditën kur Rusia bombardoi Kievin për herë të tretë brenda një jave, presidenti ukrainas ndodhej 1.200 kilometra larg, duke kërkuar leje për të prodhuar armët që mund të ndalonin, ose së paku të zbusnin, sulmet shkatërruese të Rusisë.
Ukrainës i duhen shumë gjëra ndërsa përpiqet t’i rezistojë pushtimit të plotë rus, që ka hyrë tashmë në muajin e 52-të.
Por, mbi të gjitha, asaj i duhet një mënyrë për të zmbrapsur armët shkatërruese që Rusia po përdor kundër saj: raketat balistike.
Deri vonë, sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot konsiderohej mënyra e vetme e besueshme për të interceptuar raketat balistike.
Por rezervat ukrainase të raketave interceptuese për këtë sistem po shterojnë, e edhe Shtetet e Bashkuara kanë më pak rezerva, pasi shumë prej tyre janë përdorur nga forcat amerikane në Lindjen e Mesme për t’u mbrojtur nga sulmet iraniane.
Për këtë arsye, Kievi kërkon t’i prodhojë vetë raketat interceptuese për sistemin Patriot.
Por, për ta bërë këtë, i duhet miratimi i Uashingtonit.
Më 8 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mori atë që kërkonte.
“Do t’ua japim të drejtën të prodhojnë Patriot”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, i ulur pranë Zelenskyt në margjinat e samitit të NATO-s në Turqi.
“Do t’ju japim licencën për të prodhuar Patriot. Kështu nuk do të mund të ankoheni se nuk po ju japim mjaftueshëm. Do t’ju them: ‘Prodhoni vetë’”, shtoi Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ankara, 8 korrik 2026.
Nëse presidenti amerikan e mban premtimin e tij, Ukraina do të përfitonte ndjeshëm.
Kjo do të forconte jo vetëm pozitën e presidentit Zelensky, por edhe mbrojtjen ajrore të vendit, e cila po përballet me sulme gjithnjë e më intensive.
Kievi, në veçanti, ka qenë objektiv i sulmeve të njëpasnjëshme me dronë, raketa lundruese dhe raketa balistike ruse.
Sulmi i 2 korrikut, ku u vranë më shumë se 30 persona, ishte një nga më të përgjakshmit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Por, edhe pse Rusia i ka intensifikuar sulmet, Ukraina ka arritur të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen e saj ajrore gjatë luftës.
Forcat ajrore ukrainase kanë rritur aftësinë për të rrëzuar dronët dhe raketat lundruese ruse, ndërsa industria vendase e mbrojtjes ka shtuar prodhimin e sistemeve të reja të armatimit, përfshirë ato për mbrojtjen ajrore.
Që nga janari, sipas vlerësimeve të organizatës londineze Qendra për Qëndrueshmërinë e Informacionit, Ukraina ka arritur të rrëzojë 90 për qind të dronëve rusë me rreze të gjatë veprimi dhe 80 për qind të 722 raketave lundruese të lëshuara nga Rusia.
Por, situata është krejt ndryshe kur bëhet fjalë për raketat balistike.
Nga 522 raketat balistike që Rusia ka lëshuar këtë vit, rreth 70 për qind kanë arritur objektivat e tyre, pa u ndalur nga mbrojtja ajrore ukrainase.
Arma kryesore balistike e Rusisë është raketa tokë-tokë Iskander-M, me rreze veprimi rreth 500 kilometra dhe shpejtësi deri në 7 mach, që i mundëson të godasë objektiva brenda pak minutash.
Gjatë sulmit të 6 korrikut, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, asnjë nga 23 raketat Iskander-M nuk është rrëzuar.
Po ashtu, gjashtë raketa hipersonike Tsirkon goditën objektivat e tyre, pasi Ukraina nuk kishte mjaftueshëm raketa interceptuese për t’i ndalur.
“Për t’i rrëzuar raketat balistike duhen mjetet e duhura. Ne kemi mjaft sisteme, por ajo që na mungon, është një furnizim i qëndrueshëm me raketa interceptuese”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, koloneli Yuriy Ihnat, pas sulmit të 2 korrikut.
Sipas tij, Rusia po e shfrytëzon mungesën e raketave interceptuese Patriot, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në nivel global.
“Rusia e di se Ukraina – dhe në fakt e gjithë bota – po përballet me mungesë serioze të raketave interceptuese Patriot. Pikërisht për këtë arsye, ajo mbështetet gjithnjë e më shumë te sulmet me raketa balistike”, tha Ihnat.
“Raketat Patriot janë jashtëzakonisht komplekse”
Sistemi Patriot, i prodhuar nga kompanitë amerikane Lockheed Martin dhe RTX Corporation, nuk përbëhet vetëm nga raketat interceptuese.
Një bateri Patriot përfshin edhe lëshuesin e raketave, radarin, antenën me frekuencë të lartë, qendrën e komandimit dhe një gjenerator energjie.
Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, kostoja e një sistemi të plotë Patriot arrin në rreth 1.1 miliard dollarë.
Prej tyre, rreth 400 milionë dollarë kushtojnë lëshuesi dhe pajisjet e tjera, ndërsa 690 milionë dollarë raketat interceptuese.
Besohet se Ukraina disponon të paktën shtatë sisteme Patriot: tri të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, tri nga Gjermania dhe të paktën një nga një grup i aleatëve evropianë.
Megjithatë, jo të gjitha janë funksionale në të njëjtën kohë, kryesisht për shkak të mirëmbajtjes.
Përveç Patriotit, Ukraina përdor edhe sistemin franko-italian të mbrojtjes ajrore SAMP/T.
Ky sistem është efektiv kundër raketave lundruese dhe dronëve, por konsiderohet më pak i besueshëm përballë raketave balistike, të cilat fluturojnë më lart dhe me shpejtësi shumë më të madhe.
Ajo që Ukrainës i mungon më së shumti, janë vetë raketat interceptuese të sistemit Patriot, modelet PAC-2 dhe PAC-3.
Prej muajsh, zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar administratës amerikane leje për t’i prodhuar vetë këto raketa.
Njëkohësisht, ata kanë kërkuar mbështetje edhe nga aleatët evropianë.
“Ukrainasit na kanë thënë se mund të zhvillojnë një raketë interceptuese pothuajse të barasvlershme me modelin PAC-2 brenda më pak se një viti dhe se mund ta prodhojnë në numër të madh”, tha një diplomat i lartë i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, ekspertët janë skeptikë se Ukraina do të jetë në gjendje të nisë prodhimin masiv të këtyre raketave në një periudhë të shkurtër.
“Nuk jam i mendimit se ne në Ukrainë mund të krijojmë prodhim të licencuar” të raketave PAC-3, thotë Valeriy Romanenko, ish-oficer i mbrojtjes ajrore në Ukrainë, i cili tani ligjëron në Universitetin Kombëtar të Aviacionit në Kiev.
Sipas tij, ekzistojnë dy pengesa kryesore.
“Së pari, të gjitha ndërmarrjet tona janë objektiv i sulmeve me raketa balistike ruse dhe aktualisht nuk jemi në gjendje t’i mbrojmë ato. Së dyti, do të përballemi me të njëjtat probleme si prodhuesit aktualë – mungesën e komponentëve”, thotë Romanenko.
Edhe Jennifer Kavanagh, studiuese e lartë dhe drejtoreshë e analizave ushtarake në organizatën amerikane Defense Priorities, vlerëson se miratimi politik nuk mjafton.
“Trump mund ta ketë dhënë miratimin e tij, por plani ende nuk është i realizueshëm. Ukraina duhet të ndërtojë objekte prodhimi që i përmbushin standardet e eksportit, t’i sigurojë komponentët e nevojshëm dhe të kalojë një sërë procedurash ligjore amerikane”, thotë Kavanagh.
Sipas saj, edhe nëse Ukraina arrin t’i prodhojë raketat Patriot, kjo nuk do të ndodhë shpejt.
“Në rastin më të mirë, ato do të prodhohen në numër të kufizuar dhe vetëm pas një ose më shumë vitesh. Kjo nuk është diçka që do ta ndihmojë Ukrainën në një periudhë afatshkurtër”, thotë ajo.
Kavanagh paralajmëron edhe për një tjetër rrezik: mundësinë që teknologjia e klasifikuar të përfundojë në duart e kundërshtarëve të SHBA-së.
“Ka rreziqe shumë të mëdha në transferimin e kësaj teknologjie në Ukrainë. Sipas mendimit tim, nëse Ukraina merr licencën, është shumë e mundshme që teknologjia të përfundojë në duart e Rusisë dhe Kinës”, thotë ajo.
Sipas Romanenkos, për Ukrainën do të ishte më e dobishme një strategji tjetër: sigurimi i më shumë raketave me rreze të gjatë veprimi për të goditur fabrikat ruse të armëve dhe njësitë që lëshojnë raketa balistike.
Ai përmend si shembull raketat amerikane Tomahawk.
Ai thotë se, vitin e kaluar, Departamenti amerikan i Mbrojtjes dha miratimin për furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë nga Shtëpia e Bardhë.
“Unë jam mbështetës i mbrojtjes aktive. Duhet t’i godasim prodhuesit rusë të raketave dhe njësitë që i lëshojnë këto raketa balistike”, thotë Romanenko.
“Për të goditur në mënyrë efektive industrinë ushtarake ruse, na duhen raketa të fuqishme me rreze të gjatë veprimi, si Tomahawk ose raketa lundruese që lëshohen nga avionët”, shton ai.
Kompania ukrainase Fire Point, e njohur për zhvillimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi dhe të raketave lundruese Flamingo, po punon për një sistem vendas të mbrojtjes ajrore.
Qëllimi është që ky sistem të plotësojë, ose në të ardhmen edhe të zëvendësojë, sistemin Patriot.
Muajin e kaluar, kompania njoftoi se kishte testuar me sukses sistemin e ri, të quajtur Freya.
Por, analistët paralajmërojnë se do të duhen edhe disa muaj përpara se ky sistem të jetë plotësisht operacional dhe i gatshëm për përdorim në fushën e betejës.
VOAL- Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme anti-ajrore Patriot për t’u mbrojtur nga sulmet raketore ruse, ndërsa mbështetet gjithnjë e më shumë në dronë të tjerë për t’u mbrojtur nga dronët.Midis tyre është një interceptor nga Shtetet e Bashkuara, i projektuar nga një kompani e Silicon Valley dhe i bazuar në sensorë dhe inteligjencë artificiale.Kushton rreth 15 000 dollarë.Kjo është teknologji moderne e luftës, e cila po testohet në terren në teatrin ukrainas të luftës. “Ky dron është projektuar për të zbuluar në mënyrë autonome objektivat ajrore, për t’i ndjekur ato dhe për t’i shkatërruar automatikisht. Është shumë i besueshëm dhe efektiv”, shpjegon ushtria e Kievit.Burrat e Divizionit të 101-të Autonom Kundërajror të Korpusit të 30-të Detar të Forcave të Armatosura të Ukrainës kapin dronë si Shahed-ët rusë brenda një rrezeje prej rreth 40 kilometrash midis Mykolaiv dhe Kherson, në jug të vendit.Ata mbështeten në informacionin nga lart dhe paralajmërojnë për sulme.Kur objektivi zbulohet nga instrumentet, ai vihet në shënjestër.
Teknologjitë dhe aftësitë kërkohen në të gjithë botën
Ekzistojnë gjithashtu modele ukrainase më të lira, por po aq efektive.Teknologjitë që Kievi ka zhvilluar gjatë këtyre katër viteve të konfliktit tani kërkohen në të gjithë botën, por sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore Yuriy Ignat, “Perëndimi nuk është i interesuar vetëm për zgjidhjet teknologjike, por edhe për taktikat e vendosjes së tyre. Mund të kesh teknologjinë, por pa njohuritë, nuk do të arrish shumë larg. Mund të kesh një radar ose një interceptor dhe të mos dish vërtet si ta përdorësh atë. Kjo është arsyeja pse instruktorët tanë shkuan në Lindjen e Mesme. Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme janë njerëzit. Është përvoja në terren.” Ushtarët në terren kanë shumë liri veprimi.Sipas zëdhënësit, “Ekuipazhi në terren merr vendimet. Nëse shohin, për shembull, një dron zbulues, mund ta rrëzojnë atë me një dron më të lirë dhe ta ruajnë atë më të shtrenjtë për një Shahed. Me fjalë të tjera, ata vendosin: kanë përvojën dhe zgjedhin se cilin dron të përdorin kundër çdo objektivi specifik. Dhe kjo është thelbësore, sepse – siç e dimë – fondet janë të kufizuara.”RSI
Komentet